Return to Video

Gjuha dhe Religjioni në ish-Jugosllavi

  • 0:00 - 0:05
    Të kuptosh ngjajshmëritë dhe dallimet etnike dhe fetare
  • 0:05 - 0:08
    në shtetin apo regjionin që dikurë quhej Jugosllavi
    mund të jetë mjaft konfuze.
  • 0:08 - 0:11
    Por, ajo që dua të bëjë në këtë video është të mundohem të jap një lloj hyrjeje .
  • 0:11 - 0:15
    Është në të vërtetë qelësi për të kuptuar disa nga shkaktarët e Luftës së Parë Botërore
  • 0:15 - 0:19
    dhe natyrisht, të kuptojmë shpërbërjen e Jugosllavisë, që ishte mjaftë e shëmtuar
  • 0:19 - 0:25
    gjatë rënies së komunizmit në fund të 80-ve dhe në fillim të 90-ve.
  • 0:25 - 0:27
    Para së gjithash, është një ide e mirë ta kuptojmë
  • 0:27 - 0:30
    prej nga rrjedh fjala Jugosllavi.
  • 0:30 - 0:34
    Në të vërtetë iu referohet shteteve Sllave të Jugut
  • 0:34 - 0:36
    Pra "Jugo" nënkupton Jugun
  • 0:36 - 0:39
    dhe "slavia" flet për shtetet sllave.
  • 0:39 - 0:41
    Kur njerëzit flasin për gjuhët sllave, ata flasin për
  • 0:41 - 0:44
    gjuhët që fliten në këtë regjion, por gjithashtu
  • 0:44 - 0:49
    edhe në pjesën më të madhe të Evropës Lindore dhe Rusinë.
  • 0:49 - 0:54
    Tani, këtu me të kaltër kemi hijëzuar vendet ku
  • 0:54 - 0:59
    flitet gjuha serbo-kroate.
  • 0:59 - 1:05
    që është gjuha që dominon në këtë regjion.
  • 1:05 - 1:08
    Dhe, ekzistojnë disa dialekte, disa njerëz do të thonin
  • 1:08 - 1:12
    " kjo është kroatishte, malazeze, apo serbishte" apo qfardo qoftë.
  • 1:12 - 1:15
    Por, shumica e gjuhëtarëve thonë që ato janë mjaft të përafërta njëra me tjetrën.
  • 1:15 - 1:18
    Dhe ju mund ti kategorizoni ato disi si një gjuhë e vetme,
  • 1:18 - 1:21
    si serbo-kroatishte.
  • 1:21 - 1:23
    Dhe ju e shihni që ajo flitet tani në kohën moderne në
  • 1:23 - 1:28
    Kroaci, Bosnie e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi.
  • 1:28 - 1:34
    Kjo këtu është ngjajshmëria, ajo që e mbanë të lidhur këtë regjion.
  • 1:34 - 1:37
    Tani në krye të kësajë, gjuha sllovene poashtu është sllave
  • 1:37 - 1:41
    është ngusht e lidhur me serbo-kroatishten.
  • 1:41 - 1:43
    Në Maqedoni poashtu flitet një gjuhë sllave.
  • 1:43 - 1:46
    që është e përafërt me bullgarishten, por i ka ca lidhje të ngushta,
  • 1:46 - 1:49
    nuk është krejtësisht e ndryshme nga serbo-kroatishtja.
  • 1:49 - 1:52
    Pra ju keni këtë lidhje gjuhësore përgjatë kësaj zone.
  • 1:52 - 1:58
    Tani, ajo që e ndanë këtë zonë në të vërtetë është religjioni dhe historia.
  • 1:58 - 2:00
    Pra, kjo zonë, nëse kthehemi qindra vite pas,
  • 2:00 - 2:04
    ishte nën kontrollin e peranorive të ndryshme.
  • 2:04 - 2:06
    Perandoria Austro-Hungareze, Perandoria Osmane.
  • 2:06 - 2:09
    Me Perandorinë Austro-Hungareze ju nënkuptoni
  • 2:09 - 2:11
    një Perandori Romano Katolike.
  • 2:11 - 2:12
    Kur ju flisni për Osmanët,
  • 2:12 - 2:13
    ju keni të bëni me Perandori Muslimane.
  • 2:13 - 2:18
    Dhe ata zotëruan pjesë të ndryshme të këtij territori për qindra vite me rradhë.
  • 2:18 - 2:22
    Dhe ajo që mbetet pas është një përzierje e vërtetë e religjioneve,
  • 2:22 - 2:28
    dhe kjo shpesh lidhet me atë që njerëzit e perceptojnë si përkatësi etnike.
  • 2:28 - 2:32
    Dhe kjo që unë kam këtu është një lloj ndarje fetare
  • 2:32 - 2:36
    e ish Jugosllavisës.
  • 2:36 - 2:39
    Pra, me ngjyrë të purpurt këtu, kemi zonat që janë të
  • 2:39 - 2:41
    banuara kryesisht me të krishterë romak.
  • 2:41 - 2:43
    Dhe unë po them kryesisht sepse me të vërtetë janë
  • 2:43 - 2:45
    të gjitha të përziera.
  • 2:45 - 2:48
    Pra, Sllovenia, Kroacia, kryesisht të krishterë romak.
  • 2:48 - 2:54
    Nëse e shikoni Serbinë, dhe Malin e Zi, kryesishtë ortodoksë lindorë.
  • 2:54 - 3:00
    Në Kosovë, kemi një shumicë të fortë muslimane, mu aty.
  • 3:00 - 3:05
    Dhe Kosova, para shpërbërjes ishte disi pjesë e
  • 3:05 - 3:10
    Serbisë dhe Malit të Zi, pavarësisht kësaj ngjyre krejt të ndryshme religjioze.
  • 3:10 - 3:14
    Dhe pastaj Bosnja dhe Hercegovina është vendi ku me të vërtetë gjërat përzihen.
  • 3:14 - 3:19
    Afërsisht gjysma e popullsisë, dhe ka lëvizur gjatë shekujve,
  • 3:19 - 3:23
    por feja që dominon atje është Islami.
  • 3:23 - 3:25
    Dhe, në përgjithësi kjo është pika ku krijohet konfuzion.
  • 3:25 - 3:31
    Kur njerëzit flasin pë boshnjak, ata flasin për
  • 3:31 - 3:36
    një musliman boshnjak.
  • 3:36 - 3:41
    Por, Bosnia dhe Hercegovina ka poashtu fraksione të konsiderueshme të
  • 3:41 - 3:44
    serbve, që janë ortodoks lindorë, dhe për këtë arsye
  • 3:44 - 3:47
    po e vë të kaftën edhe këtu, është pothuaj një e treta e popullsisë
  • 3:47 - 3:50
    dhe poashtu ka një popullsi të konsiderueshmetë krishterëve romak
  • 3:50 - 3:53
    ose ne mund të themi boshnjak-kroatë.
  • 3:53 - 3:56
    Pra, sa për ta sqaruar këtu - mund të jetë mjaft e ngatërruar, madje edhe kur dëgjoni
  • 3:56 - 3:58
    një tregim për të, ose kur e dëgjoni në lajme - më kujtohet në
  • 3:58 - 4:01
    vitet e 90-ta, kur dëgjoja lajmet dhe ngatërrohesha fare.
  • 4:01 - 4:04
    Nëse dikush flet për një boshnjak musliman, apo një boshnjak,
  • 4:04 - 4:08
    fjala është për një musliman që jeton në Bosnjë, këtë e mendojnë ata
  • 4:08 - 4:10
    kur i referohen atyre. Nëse ata thonë
  • 4:10 - 4:19
    boshnjak-kroat, ky do të jetë një kroat etnik, i cili
  • 4:19 - 4:24
    jeton në Bosnjë. Dhe ata zakonisht janë të krishterë romak.
  • 4:24 - 4:30
    Dhe nëse keni një serb boshnjak, ky është dikush që
  • 4:30 - 4:35
    etnikisht e identifikon veten si serb,
  • 4:35 - 4:39
    i cili jeton në Bosnjë dhe Hercegovinë, por që me siguri
  • 4:39 - 4:42
    është ortodoks lindorë.
  • 4:42 - 4:44
    Pra, ju mund ta imagjinoni, ju keni këto gjuhë të fuqishme
  • 4:44 - 4:51
    madje edhe lidhjet etnike, por në njëfar pike, për shkak të religjionit,
  • 4:51 - 4:54
    dhe ndryshimeve në dialekt, ekziston edhe një numër i
  • 4:54 - 4:57
    konsiderueshëm i dallimeve këtu, sidomos kur gjërat shkuan keq,
  • 4:57 - 4:59
    siq ishte rënia e komunizmit.
  • 4:59 - 5:01
    Pra, të shpresojmë që kjo bazë të paraqes ngjajshmërit
  • 5:01 - 5:03
    dhe dallimet këtu.
  • 5:03 - 5:06
    Dhe do të na ndihmojë të kuptojmë çka na futi në Luftën e Parë Botërore,
  • 5:06 - 5:08
    apo çka e shkaktoi Luftën e Parë Botërore, dhe gjithashtu disa
  • 5:08 - 5:12
    shëmti që janë parë në fillim të 90-ve.
  • 5:12 - 5:15
    Dhe për ta përmbledhur, me vetëm pakëz kontest,
  • 5:15 - 5:20
    ky nuk ishte një shtet i unifikuar deri në Luftën e Parë Botërore,
  • 5:20 - 5:23
    në njëfar mase kjo u përshpejtua nga dëshira për të krijuar këtë shtet të unifikuar.
  • 5:23 - 5:29
    Ky grupim etnik, ky grupim gjuhësorë, ishte i prirur për tu
  • 5:29 - 5:32
    shkëputur nga Perandoria Austro-Hungareze, nga Perandoria Osmane,
  • 5:32 - 5:35
    duke hyrë në Luftën e Parë Botërore kemi një rënie të
  • 5:35 - 5:39
    Perandorisë Osmane e cila filloi ti lejojë këta njerëz
  • 5:39 - 5:44
    të kenë më shumë energji për realizimin e dëshirës së tyre për krijimin e shtetit të unifikuar.
  • 5:44 - 5:46
    Lufta e Parë Botërore ishte në thelb katalizatori që lejoi
  • 5:46 - 5:49
    unifikimin e shtetit të Jugosllavisë.
  • 5:49 - 5:54
    Dhe, në forma të ndryshme, qëndroi i unifikuar deri në rënien e komunizmit.
  • 5:54 - 5:58
    Dhe, edhe pse ishte një shtet socialist, një shtet komunist,
  • 5:58 - 6:02
    gjatë Luftës së Ftohtë, në të vërtetë gjithmonë ka pasur një
  • 6:02 - 6:04
    lidhje të çuditshme dhe të largët me Bashkimin Sovjetik
  • 6:04 - 6:08
    Por, pas rënies së komunizmit, gjë që e mbante disi të bashkuar,
  • 6:08 - 6:10
    sidomos këto dallime fetare,
  • 6:10 - 6:15
    dhe këto dallime etnike dhe religjioze e shpërbënë atë.
Title:
Gjuha dhe Religjioni në ish-Jugosllavi
Description:

Sal teaches us a thing or two about the region formerly known as Yugoslavia, and why this region helped spark World War I.

more » « less
Video Language:
English
Duration:
06:17
Venera Lama edited Albanian subtitles for Language and Religion of the Former Yugoslavia
Venera Lama added a translation

Albanian subtitles

Revisions