Të kuptosh ngjajshmëritë dhe dallimet etnike dhe fetare në shtetin apo regjionin që dikurë quhej Jugosllavi mund të jetë mjaft konfuze. Por, ajo që dua të bëjë në këtë video është të mundohem të jap një lloj hyrjeje . Është në të vërtetë qelësi për të kuptuar disa nga shkaktarët e Luftës së Parë Botërore dhe natyrisht, të kuptojmë shpërbërjen e Jugosllavisë, që ishte mjaftë e shëmtuar gjatë rënies së komunizmit në fund të 80-ve dhe në fillim të 90-ve. Para së gjithash, është një ide e mirë ta kuptojmë prej nga rrjedh fjala Jugosllavi. Në të vërtetë iu referohet shteteve Sllave të Jugut Pra "Jugo" nënkupton Jugun dhe "slavia" flet për shtetet sllave. Kur njerëzit flasin për gjuhët sllave, ata flasin për gjuhët që fliten në këtë regjion, por gjithashtu edhe në pjesën më të madhe të Evropës Lindore dhe Rusinë. Tani, këtu me të kaltër kemi hijëzuar vendet ku flitet gjuha serbo-kroate. që është gjuha që dominon në këtë regjion. Dhe, ekzistojnë disa dialekte, disa njerëz do të thonin " kjo është kroatishte, malazeze, apo serbishte" apo qfardo qoftë. Por, shumica e gjuhëtarëve thonë që ato janë mjaft të përafërta njëra me tjetrën. Dhe ju mund ti kategorizoni ato disi si një gjuhë e vetme, si serbo-kroatishte. Dhe ju e shihni që ajo flitet tani në kohën moderne në Kroaci, Bosnie e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi. Kjo këtu është ngjajshmëria, ajo që e mbanë të lidhur këtë regjion. Tani në krye të kësajë, gjuha sllovene poashtu është sllave është ngusht e lidhur me serbo-kroatishten. Në Maqedoni poashtu flitet një gjuhë sllave. që është e përafërt me bullgarishten, por i ka ca lidhje të ngushta, nuk është krejtësisht e ndryshme nga serbo-kroatishtja. Pra ju keni këtë lidhje gjuhësore përgjatë kësaj zone. Tani, ajo që e ndanë këtë zonë në të vërtetë është religjioni dhe historia. Pra, kjo zonë, nëse kthehemi qindra vite pas, ishte nën kontrollin e peranorive të ndryshme. Perandoria Austro-Hungareze, Perandoria Osmane. Me Perandorinë Austro-Hungareze ju nënkuptoni një Perandori Romano Katolike. Kur ju flisni për Osmanët, ju keni të bëni me Perandori Muslimane. Dhe ata zotëruan pjesë të ndryshme të këtij territori për qindra vite me rradhë. Dhe ajo që mbetet pas është një përzierje e vërtetë e religjioneve, dhe kjo shpesh lidhet me atë që njerëzit e perceptojnë si përkatësi etnike. Dhe kjo që unë kam këtu është një lloj ndarje fetare e ish Jugosllavisës. Pra, me ngjyrë të purpurt këtu, kemi zonat që janë të banuara kryesisht me të krishterë romak. Dhe unë po them kryesisht sepse me të vërtetë janë të gjitha të përziera. Pra, Sllovenia, Kroacia, kryesisht të krishterë romak. Nëse e shikoni Serbinë, dhe Malin e Zi, kryesishtë ortodoksë lindorë. Në Kosovë, kemi një shumicë të fortë muslimane, mu aty. Dhe Kosova, para shpërbërjes ishte disi pjesë e Serbisë dhe Malit të Zi, pavarësisht kësaj ngjyre krejt të ndryshme religjioze. Dhe pastaj Bosnja dhe Hercegovina është vendi ku me të vërtetë gjërat përzihen. Afërsisht gjysma e popullsisë, dhe ka lëvizur gjatë shekujve, por feja që dominon atje është Islami. Dhe, në përgjithësi kjo është pika ku krijohet konfuzion. Kur njerëzit flasin pë boshnjak, ata flasin për një musliman boshnjak. Por, Bosnia dhe Hercegovina ka poashtu fraksione të konsiderueshme të serbve, që janë ortodoks lindorë, dhe për këtë arsye po e vë të kaftën edhe këtu, është pothuaj një e treta e popullsisë dhe poashtu ka një popullsi të konsiderueshmetë krishterëve romak ose ne mund të themi boshnjak-kroatë. Pra, sa për ta sqaruar këtu - mund të jetë mjaft e ngatërruar, madje edhe kur dëgjoni një tregim për të, ose kur e dëgjoni në lajme - më kujtohet në vitet e 90-ta, kur dëgjoja lajmet dhe ngatërrohesha fare. Nëse dikush flet për një boshnjak musliman, apo një boshnjak, fjala është për një musliman që jeton në Bosnjë, këtë e mendojnë ata kur i referohen atyre. Nëse ata thonë boshnjak-kroat, ky do të jetë një kroat etnik, i cili jeton në Bosnjë. Dhe ata zakonisht janë të krishterë romak. Dhe nëse keni një serb boshnjak, ky është dikush që etnikisht e identifikon veten si serb, i cili jeton në Bosnjë dhe Hercegovinë, por që me siguri është ortodoks lindorë. Pra, ju mund ta imagjinoni, ju keni këto gjuhë të fuqishme madje edhe lidhjet etnike, por në njëfar pike, për shkak të religjionit, dhe ndryshimeve në dialekt, ekziston edhe një numër i konsiderueshëm i dallimeve këtu, sidomos kur gjërat shkuan keq, siq ishte rënia e komunizmit. Pra, të shpresojmë që kjo bazë të paraqes ngjajshmërit dhe dallimet këtu. Dhe do të na ndihmojë të kuptojmë çka na futi në Luftën e Parë Botërore, apo çka e shkaktoi Luftën e Parë Botërore, dhe gjithashtu disa shëmti që janë parë në fillim të 90-ve. Dhe për ta përmbledhur, me vetëm pakëz kontest, ky nuk ishte një shtet i unifikuar deri në Luftën e Parë Botërore, në njëfar mase kjo u përshpejtua nga dëshira për të krijuar këtë shtet të unifikuar. Ky grupim etnik, ky grupim gjuhësorë, ishte i prirur për tu shkëputur nga Perandoria Austro-Hungareze, nga Perandoria Osmane, duke hyrë në Luftën e Parë Botërore kemi një rënie të Perandorisë Osmane e cila filloi ti lejojë këta njerëz të kenë më shumë energji për realizimin e dëshirës së tyre për krijimin e shtetit të unifikuar. Lufta e Parë Botërore ishte në thelb katalizatori që lejoi unifikimin e shtetit të Jugosllavisë. Dhe, në forma të ndryshme, qëndroi i unifikuar deri në rënien e komunizmit. Dhe, edhe pse ishte një shtet socialist, një shtet komunist, gjatë Luftës së Ftohtë, në të vërtetë gjithmonë ka pasur një lidhje të çuditshme dhe të largët me Bashkimin Sovjetik Por, pas rënies së komunizmit, gjë që e mbante disi të bashkuar, sidomos këto dallime fetare, dhe këto dallime etnike dhe religjioze e shpërbënë atë.