Return to Video

Pse kruhemi? - Emma Bryce

  • 0:07 - 0:10
    Je duke qëndruar gati në mes të portës
  • 0:10 - 0:14
    kur papritmas, ndjen një kruajtje
    të ashpër në kokë.
  • 0:14 - 0:18
    Të gjithë ne kemi përjetuar
    bezdinë e kruajtjeve,
  • 0:18 - 0:23
    por a keni menduar ndonjëherë
    se pse kruhemi?
  • 0:23 - 0:28
    Njeriu mesatar përjeton dhjetëra kruajtje
    individuale çdo ditë.
  • 0:28 - 0:30
    Ato mund të shkaktohen
    nga lloj-lloj gjëra,
  • 0:30 - 0:32
    duke përfshirë reaksionet alergjike,
  • 0:32 - 0:33
    thatësia,
  • 0:33 - 0:35
    dhe madje nga disa sëmundje.
  • 0:35 - 0:39
    Pastaj ka edhe arsye misterioze të cilat
    shkaktohen pa arsye,
  • 0:39 - 0:42
    ose vetëm duke folur rreth kruajtjes.
  • 0:42 - 0:46
    Tani je duke e kruajtur kokën, apo jo?
  • 0:46 - 0:50
    Sidoqoftë, le të flasim për një nga
    arsyet kryesore: kafshimet e insekteve.
  • 0:50 - 0:52
    Kur një mushkonjë të kafshon,
  • 0:52 - 0:56
    lëshon një komponim në trup
    i cili quhet antikoagulant
  • 0:56 - 0:59
    i cili ndalon gjakun të trashet.
  • 0:59 - 1:01
    Ky komponim, prej të cilit
    jemi pak alergjik,
  • 1:01 - 1:04
    shkakton lëshimin e histaminës,
  • 1:04 - 1:07
    një substancë që i bën
    kapilarët tonë të fryhen.
  • 1:07 - 1:09
    Kjo mundëson rrjedhje të shtuar të gjakut,
  • 1:09 - 1:12
    e cila ndihmon në shpejtimin e reagimit
    nga sistemi imunitar
  • 1:12 - 1:14
    ndaj këtij rreziku të paramenduar.
  • 1:14 - 1:16
    Kjo shpjegon fryerjen,
  • 1:16 - 1:20
    dhe është e njejta arsye se pse poleni
    i bën sytë të fryhen.
  • 1:20 - 1:24
    Histamina gjithashtu aktivizon nervat
    e përfshirë në kruajtje,
  • 1:24 - 1:28
    prandaj kafshimet e insekteve
    të bëjnë të kruhesh.
  • 1:28 - 1:32
    Por vetë ndjenja e kruajtjes nuk është
    kuptuar ende plotësisht.
  • 1:32 - 1:33
    Në fakt, shumica e asaj çka dimë
  • 1:33 - 1:38
    vjen nga studimi i mekanikës
    së kruajtjes në minj.
  • 1:38 - 1:41
    Studiuesit kanë zbuluar se sinjalet e
    kruajtjes në lëkurën e tyre
  • 1:41 - 1:47
    transmetohen përmes një nëndege të
    nervave të lidhura me dhimbjen.
  • 1:47 - 1:53
    Këto nerva të veçanta prodhojnë molekulën
    e quajtur polipeptid natriuretik B,
  • 1:53 - 1:57
    e cila shkakton një sinjal i cili bartet
    përmes palcës kurrizore në tru,
  • 1:57 - 2:01
    ku krijon ndjesinë e kruajtjes.
  • 2:01 - 2:04
    Kur kruhemi, veprimi i thonjve në lëkurë
  • 2:04 - 2:10
    shkakton një sinjal të vogël të dhimbjes
    i cili shtyp ndjesinë e kruajtjes.
  • 2:10 - 2:15
    Është disi si shpërqëndrim, i cili krijon
    ndjenjën e çlirimit.
  • 2:15 - 2:20
    Por a ka në fakt ndonjë qëllim
    evolucionar në kruajtje,
  • 2:20 - 2:23
    apo ndoshta ekziston vetëm
    për të na bezdisur?
  • 2:23 - 2:26
    Teoria që kryeson është
    se lëkura jonë ka evoluar
  • 2:26 - 2:28
    për të qenë të vetëdijshëm ndaj prekjes
  • 2:28 - 2:32
    për të qenë të përgaditur të përballemi
    me rreziqet e botës së jashtme.
  • 2:32 - 2:33
    Mendojeni njëherë.
  • 2:33 - 2:37
    Përgjigjja jonë automatike ndaj kruajtjes
    do të hiqte gjëra të dëmshme
  • 2:37 - 2:40
    të cilat janë potencialisht në lëkurë,
  • 2:40 - 2:41
    si ndonjë pickim të dëmshëm,
  • 2:41 - 2:43
    një kafshim insekti,
  • 2:43 - 2:46
    ose dredha të bimëve helmuese.
  • 2:46 - 2:49
    Kjo mund të shpjegojë se pse nuk ndjejmë
    kruajtje brenda trupit,
  • 2:49 - 2:51
    si për shembull në zorrë,
  • 2:51 - 2:53
    të cilat janë të sigurta nga
    këto rreziqe të jashtme,
  • 2:53 - 2:57
    ndonëse mendojeni
    se sa acaruse do të ishte.
  • 2:57 - 3:01
    Tek disa persona, problemet në rrugët
    përgjegjëse për kruajtje
  • 3:01 - 3:06
    mund të shkaktojnë kruajtje të tepërt
    e cila mund të jetë e dëmshme për shëndet.
  • 3:06 - 3:09
    Një shembull ekstrem është një gjendje
    psikologjike e quajtur
  • 3:09 - 3:11
    parazitozë mashtruese,
  • 3:11 - 3:16
    ku njerëzit besojnë se në trupat e tyre
    jetojnë morra ose pleshta
  • 3:16 - 3:18
    duke rrëmuar mbi dhe nën lëkurë,
  • 3:18 - 3:22
    duke i bërë ata të kruhen pa nevojë.
  • 3:22 - 3:25
    Një fenomen tjetër i quajtur
    kruajtja fantazmë
  • 3:25 - 3:28
    mund të ndodhë në pacientë të cilët kanë
    amputuar ndonjë pjesë të trupit.
  • 3:28 - 3:32
    Për shkak se këto lëndime dëmtojnë
    seriozisht sistemin nervor,
  • 3:32 - 3:35
    huton sinjalizimin normal nervor trupor
  • 3:35 - 3:40
    dhe krijon ndjesi në gjymtyrët
    tê cilat nuk i ka.
  • 3:40 - 3:45
    Doktorët tani po gjejnë mënyra për ti
    trajtuar këto anomali të kruajtjes.
  • 3:45 - 3:49
    Në të amputuar, pasqyrat përdoren
    për të reflektuar gjymtyrën e humbur,
  • 3:49 - 3:52
    të cilën pacienti e kruan.
  • 3:52 - 3:54
    Kjo krijon një iluzion
    i cili mashtron trurin
  • 3:54 - 3:59
    duke menduar se kruajtja
    imagjinare është larguar.
  • 3:59 - 4:02
    Çuditërisht, kjo në fakt funksionon.
  • 4:02 - 4:06
    Studiuesit gjithashtu po kërkojnë
    për gjenet të përfshira në kruajtje
  • 4:06 - 4:09
    dhe po zhvillojnë trajtime duke provuar
    për ta bllokuar rrugën e kruajtjes
  • 4:09 - 4:12
    në raste ekstreme.
  • 4:12 - 4:17
    Nëse të pasurit e një kruajtjeje
    të pakruajtshme jep ndjenjën e ferrit,
  • 4:17 - 4:19
    Danteja do të pajtohej.
  • 4:19 - 4:21
    Poeti italian shkroi
    për një pjesë të ferrit
  • 4:21 - 4:29
    ku njerëzit ndëshkoheshin duke u lënë
    në gropa ku kruheshin përjetësisht.
Title:
Pse kruhemi? - Emma Bryce
Speaker:
Emma Bryce
Description:

Shiko lekturën e plotë: http://ed.ted.com/lessons/why-do-we-itch-emma-bryce

Personi mesatar përjeton dhjetëra kruajtje individuale në ditë. Të gjithë kemi përjetuar bezdinë e kruajtjeve të mërzitshme -- por a keni menduar ndonjëherë se pse kruhemi? A ka ndonjë qëllim evolucionar në kruajtje, apo ekziston thjesht për të na bezdisur? Emma Bryce "gërmon thellë në lëkurë" për ta gjetur.

Lektura nga Emma Bryce, animacioni nga Sashko Danylenko.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TED-Ed
Duration:
04:44
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Why do we itch?
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why do we itch?
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for Why do we itch?
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why do we itch?
Retired user edited Albanian subtitles for Why do we itch?
Retired user edited Albanian subtitles for Why do we itch?

Albanian subtitles

Revisions