1 00:00:07,013 --> 00:00:09,584 Je duke qëndruar gati në mes të portës 2 00:00:09,584 --> 00:00:14,234 kur papritmas, ndjen një kruajtje të ashpër në kokë. 3 00:00:14,234 --> 00:00:17,942 Të gjithë ne kemi përjetuar bezdinë e kruajtjeve, 4 00:00:17,942 --> 00:00:22,802 por a keni menduar ndonjëherë se pse kruhemi? 5 00:00:22,802 --> 00:00:27,634 Njeriu mesatar përjeton dhjetëra kruajtje individuale çdo ditë. 6 00:00:27,634 --> 00:00:29,765 Ato mund të shkaktohen nga lloj-lloj gjëra, 7 00:00:29,765 --> 00:00:31,535 duke përfshirë reaksionet alergjike, 8 00:00:31,535 --> 00:00:32,515 thatësia, 9 00:00:32,515 --> 00:00:34,705 dhe madje nga disa sëmundje. 10 00:00:34,705 --> 00:00:39,333 Pastaj ka edhe arsye misterioze të cilat shkaktohen pa arsye, 11 00:00:39,333 --> 00:00:41,966 ose vetëm duke folur rreth kruajtjes. 12 00:00:41,966 --> 00:00:45,513 Tani je duke e kruajtur kokën, apo jo? 13 00:00:45,513 --> 00:00:50,057 Sidoqoftë, le të flasim për një nga arsyet kryesore: kafshimet e insekteve. 14 00:00:50,057 --> 00:00:51,544 Kur një mushkonjë të kafshon, 15 00:00:51,544 --> 00:00:55,795 lëshon një komponim në trup i cili quhet antikoagulant 16 00:00:55,795 --> 00:00:58,527 i cili ndalon gjakun të trashet. 17 00:00:58,527 --> 00:01:01,256 Ky komponim, prej të cilit jemi pak alergjik, 18 00:01:01,256 --> 00:01:03,876 shkakton lëshimin e histaminës, 19 00:01:03,876 --> 00:01:06,895 një substancë që i bën kapilarët tonë të fryhen. 20 00:01:06,895 --> 00:01:09,065 Kjo mundëson rrjedhje të shtuar të gjakut, 21 00:01:09,065 --> 00:01:11,956 e cila ndihmon në shpejtimin e reagimit nga sistemi imunitar 22 00:01:11,956 --> 00:01:14,197 ndaj këtij rreziku të paramenduar. 23 00:01:14,197 --> 00:01:15,847 Kjo shpjegon fryerjen, 24 00:01:15,847 --> 00:01:19,777 dhe është e njejta arsye se pse poleni i bën sytë të fryhen. 25 00:01:19,777 --> 00:01:23,544 Histamina gjithashtu aktivizon nervat e përfshirë në kruajtje, 26 00:01:23,544 --> 00:01:27,847 prandaj kafshimet e insekteve të bëjnë të kruhesh. 27 00:01:27,847 --> 00:01:31,696 Por vetë ndjenja e kruajtjes nuk është kuptuar ende plotësisht. 28 00:01:31,696 --> 00:01:33,429 Në fakt, shumica e asaj çka dimë 29 00:01:33,429 --> 00:01:38,047 vjen nga studimi i mekanikës së kruajtjes në minj. 30 00:01:38,047 --> 00:01:41,167 Studiuesit kanë zbuluar se sinjalet e kruajtjes në lëkurën e tyre 31 00:01:41,167 --> 00:01:47,035 transmetohen përmes një nëndege të nervave të lidhura me dhimbjen. 32 00:01:47,035 --> 00:01:52,678 Këto nerva të veçanta prodhojnë molekulën e quajtur polipeptid natriuretik B, 33 00:01:52,678 --> 00:01:56,897 e cila shkakton një sinjal i cili bartet përmes palcës kurrizore në tru, 34 00:01:56,897 --> 00:02:00,761 ku krijon ndjesinë e kruajtjes. 35 00:02:00,761 --> 00:02:04,387 Kur kruhemi, veprimi i thonjve në lëkurë 36 00:02:04,387 --> 00:02:10,138 shkakton një sinjal të vogël të dhimbjes i cili shtyp ndjesinë e kruajtjes. 37 00:02:10,138 --> 00:02:15,431 Është disi si shpërqëndrim, i cili krijon ndjenjën e çlirimit. 38 00:02:15,431 --> 00:02:19,698 Por a ka në fakt ndonjë qëllim evolucionar në kruajtje, 39 00:02:19,698 --> 00:02:23,177 apo ndoshta ekziston vetëm për të na bezdisur? 40 00:02:23,177 --> 00:02:25,998 Teoria që kryeson është se lëkura jonë ka evoluar 41 00:02:25,998 --> 00:02:28,248 për të qenë të vetëdijshëm ndaj prekjes 42 00:02:28,248 --> 00:02:32,429 për të qenë të përgaditur të përballemi me rreziqet e botës së jashtme. 43 00:02:32,429 --> 00:02:33,348 Mendojeni njëherë. 44 00:02:33,348 --> 00:02:37,180 Përgjigjja jonë automatike ndaj kruajtjes do të hiqte gjëra të dëmshme 45 00:02:37,180 --> 00:02:40,091 të cilat janë potencialisht në lëkurë, 46 00:02:40,091 --> 00:02:41,459 si ndonjë pickim të dëmshëm, 47 00:02:41,459 --> 00:02:42,782 një kafshim insekti, 48 00:02:42,782 --> 00:02:45,831 ose dredha të bimëve helmuese. 49 00:02:45,831 --> 00:02:49,431 Kjo mund të shpjegojë se pse nuk ndjejmë kruajtje brenda trupit, 50 00:02:49,431 --> 00:02:50,912 si për shembull në zorrë, 51 00:02:50,912 --> 00:02:53,451 të cilat janë të sigurta nga këto rreziqe të jashtme, 52 00:02:53,451 --> 00:02:57,386 ndonëse mendojeni se sa acaruse do të ishte. 53 00:02:57,386 --> 00:03:01,119 Tek disa persona, problemet në rrugët përgjegjëse për kruajtje 54 00:03:01,119 --> 00:03:06,069 mund të shkaktojnë kruajtje të tepërt e cila mund të jetë e dëmshme për shëndet. 55 00:03:06,069 --> 00:03:09,060 Një shembull ekstrem është një gjendje psikologjike e quajtur 56 00:03:09,060 --> 00:03:11,460 parazitozë mashtruese, 57 00:03:11,460 --> 00:03:15,506 ku njerëzit besojnë se në trupat e tyre jetojnë morra ose pleshta 58 00:03:15,506 --> 00:03:18,470 duke rrëmuar mbi dhe nën lëkurë, 59 00:03:18,470 --> 00:03:22,310 duke i bërë ata të kruhen pa nevojë. 60 00:03:22,310 --> 00:03:24,529 Një fenomen tjetër i quajtur kruajtja fantazmë 61 00:03:24,529 --> 00:03:28,019 mund të ndodhë në pacientë të cilët kanë amputuar ndonjë pjesë të trupit. 62 00:03:28,019 --> 00:03:31,871 Për shkak se këto lëndime dëmtojnë seriozisht sistemin nervor, 63 00:03:31,871 --> 00:03:35,001 huton sinjalizimin normal nervor trupor 64 00:03:35,001 --> 00:03:40,432 dhe krijon ndjesi në gjymtyrët tê cilat nuk i ka. 65 00:03:40,432 --> 00:03:45,062 Doktorët tani po gjejnë mënyra për ti trajtuar këto anomali të kruajtjes. 66 00:03:45,062 --> 00:03:49,230 Në të amputuar, pasqyrat përdoren për të reflektuar gjymtyrën e humbur, 67 00:03:49,230 --> 00:03:51,601 të cilën pacienti e kruan. 68 00:03:51,601 --> 00:03:53,961 Kjo krijon një iluzion i cili mashtron trurin 69 00:03:53,961 --> 00:03:58,608 duke menduar se kruajtja imagjinare është larguar. 70 00:03:58,608 --> 00:04:02,183 Çuditërisht, kjo në fakt funksionon. 71 00:04:02,183 --> 00:04:05,521 Studiuesit gjithashtu po kërkojnë për gjenet të përfshira në kruajtje 72 00:04:05,521 --> 00:04:09,323 dhe po zhvillojnë trajtime duke provuar për ta bllokuar rrugën e kruajtjes 73 00:04:09,323 --> 00:04:12,002 në raste ekstreme. 74 00:04:12,002 --> 00:04:16,502 Nëse të pasurit e një kruajtjeje të pakruajtshme jep ndjenjën e ferrit, 75 00:04:16,502 --> 00:04:19,002 Danteja do të pajtohej. 76 00:04:19,002 --> 00:04:21,442 Poeti italian shkroi për një pjesë të ferrit 77 00:04:21,442 --> 00:04:28,662 ku njerëzit ndëshkoheshin duke u lënë në gropa ku kruheshin përjetësisht.