0:00:07.013,0:00:09.584 Je duke qëndruar gati në mes të portës 0:00:09.584,0:00:14.234 kur papritmas, ndjen një kruajtje[br]të ashpër në kokë. 0:00:14.234,0:00:17.942 Të gjithë ne kemi përjetuar[br]bezdinë e kruajtjeve, 0:00:17.942,0:00:22.802 por a keni menduar ndonjëherë[br]se pse kruhemi? 0:00:22.802,0:00:27.634 Njeriu mesatar përjeton dhjetëra kruajtje [br]individuale çdo ditë. 0:00:27.634,0:00:29.765 Ato mund të shkaktohen[br]nga lloj-lloj gjëra, 0:00:29.765,0:00:31.535 duke përfshirë reaksionet alergjike, 0:00:31.535,0:00:32.515 thatësia, 0:00:32.515,0:00:34.705 dhe madje nga disa sëmundje. 0:00:34.705,0:00:39.333 Pastaj ka edhe arsye misterioze të cilat [br]shkaktohen pa arsye, 0:00:39.333,0:00:41.966 ose vetëm duke folur rreth kruajtjes. 0:00:41.966,0:00:45.513 Tani je duke e kruajtur kokën, apo jo? 0:00:45.513,0:00:50.057 Sidoqoftë, le të flasim për një nga [br]arsyet kryesore: kafshimet e insekteve. 0:00:50.057,0:00:51.544 Kur një mushkonjë të kafshon, 0:00:51.544,0:00:55.795 lëshon një komponim në trup[br]i cili quhet antikoagulant 0:00:55.795,0:00:58.527 i cili ndalon gjakun të trashet. 0:00:58.527,0:01:01.256 Ky komponim, prej të cilit[br]jemi pak alergjik, 0:01:01.256,0:01:03.876 shkakton lëshimin e histaminës, 0:01:03.876,0:01:06.895 një substancë që i bën[br]kapilarët tonë të fryhen. 0:01:06.895,0:01:09.065 Kjo mundëson rrjedhje të shtuar të gjakut, 0:01:09.065,0:01:11.956 e cila ndihmon në shpejtimin e reagimit [br]nga sistemi imunitar 0:01:11.956,0:01:14.197 ndaj këtij rreziku të paramenduar. 0:01:14.197,0:01:15.847 Kjo shpjegon fryerjen, 0:01:15.847,0:01:19.777 dhe është e njejta arsye se pse poleni [br]i bën sytë të fryhen. 0:01:19.777,0:01:23.544 Histamina gjithashtu aktivizon nervat[br]e përfshirë në kruajtje, 0:01:23.544,0:01:27.847 prandaj kafshimet e insekteve[br]të bëjnë të kruhesh. 0:01:27.847,0:01:31.696 Por vetë ndjenja e kruajtjes nuk është [br]kuptuar ende plotësisht. 0:01:31.696,0:01:33.429 Në fakt, shumica e asaj çka dimë 0:01:33.429,0:01:38.047 vjen nga studimi i mekanikës[br]së kruajtjes në minj. 0:01:38.047,0:01:41.167 Studiuesit kanë zbuluar se sinjalet e [br]kruajtjes në lëkurën e tyre 0:01:41.167,0:01:47.035 transmetohen përmes një nëndege të [br]nervave të lidhura me dhimbjen. 0:01:47.035,0:01:52.678 Këto nerva të veçanta prodhojnë molekulën [br]e quajtur polipeptid natriuretik B, 0:01:52.678,0:01:56.897 e cila shkakton një sinjal i cili bartet [br]përmes palcës kurrizore në tru, 0:01:56.897,0:02:00.761 ku krijon ndjesinë e kruajtjes. 0:02:00.761,0:02:04.387 Kur kruhemi, veprimi i thonjve në lëkurë 0:02:04.387,0:02:10.138 shkakton një sinjal të vogël të dhimbjes [br]i cili shtyp ndjesinë e kruajtjes. 0:02:10.138,0:02:15.431 Është disi si shpërqëndrim, i cili krijon [br]ndjenjën e çlirimit. 0:02:15.431,0:02:19.698 Por a ka në fakt ndonjë qëllim [br]evolucionar në kruajtje, 0:02:19.698,0:02:23.177 apo ndoshta ekziston vetëm[br]për të na bezdisur? 0:02:23.177,0:02:25.998 Teoria që kryeson është[br]se lëkura jonë ka evoluar 0:02:25.998,0:02:28.248 për të qenë të vetëdijshëm ndaj prekjes 0:02:28.248,0:02:32.429 për të qenë të përgaditur të përballemi [br]me rreziqet e botës së jashtme. 0:02:32.429,0:02:33.348 Mendojeni njëherë. 0:02:33.348,0:02:37.180 Përgjigjja jonë automatike ndaj kruajtjes [br]do të hiqte gjëra të dëmshme 0:02:37.180,0:02:40.091 të cilat janë potencialisht në lëkurë, 0:02:40.091,0:02:41.459 si ndonjë pickim të dëmshëm, 0:02:41.459,0:02:42.782 një kafshim insekti, 0:02:42.782,0:02:45.831 ose dredha të bimëve helmuese. 0:02:45.831,0:02:49.431 Kjo mund të shpjegojë se pse nuk ndjejmë [br]kruajtje brenda trupit, 0:02:49.431,0:02:50.912 si për shembull në zorrë, 0:02:50.912,0:02:53.451 të cilat janë të sigurta nga[br]këto rreziqe të jashtme, 0:02:53.451,0:02:57.386 ndonëse mendojeni[br]se sa acaruse do të ishte. 0:02:57.386,0:03:01.119 Tek disa persona, problemet në rrugët [br]përgjegjëse për kruajtje 0:03:01.119,0:03:06.069 mund të shkaktojnë kruajtje të tepërt [br]e cila mund të jetë e dëmshme për shëndet. 0:03:06.069,0:03:09.060 Një shembull ekstrem është një gjendje [br]psikologjike e quajtur 0:03:09.060,0:03:11.460 parazitozë mashtruese, 0:03:11.460,0:03:15.506 ku njerëzit besojnë se në trupat e tyre [br]jetojnë morra ose pleshta 0:03:15.506,0:03:18.470 duke rrëmuar mbi dhe nën lëkurë, 0:03:18.470,0:03:22.310 duke i bërë ata të kruhen pa nevojë. 0:03:22.310,0:03:24.529 Një fenomen tjetër i quajtur[br]kruajtja fantazmë 0:03:24.529,0:03:28.019 mund të ndodhë në pacientë të cilët kanë [br]amputuar ndonjë pjesë të trupit. 0:03:28.019,0:03:31.871 Për shkak se këto lëndime dëmtojnë [br]seriozisht sistemin nervor, 0:03:31.871,0:03:35.001 huton sinjalizimin normal nervor trupor 0:03:35.001,0:03:40.432 dhe krijon ndjesi në gjymtyrët[br]tê cilat nuk i ka. 0:03:40.432,0:03:45.062 Doktorët tani po gjejnë mënyra për ti [br]trajtuar këto anomali të kruajtjes. 0:03:45.062,0:03:49.230 Në të amputuar, pasqyrat përdoren[br]për të reflektuar gjymtyrën e humbur, 0:03:49.230,0:03:51.601 të cilën pacienti e kruan. 0:03:51.601,0:03:53.961 Kjo krijon një iluzion[br]i cili mashtron trurin 0:03:53.961,0:03:58.608 duke menduar se kruajtja[br]imagjinare është larguar. 0:03:58.608,0:04:02.183 Çuditërisht, kjo në fakt funksionon. 0:04:02.183,0:04:05.521 Studiuesit gjithashtu po kërkojnë[br]për gjenet të përfshira në kruajtje 0:04:05.521,0:04:09.323 dhe po zhvillojnë trajtime duke provuar [br]për ta bllokuar rrugën e kruajtjes 0:04:09.323,0:04:12.002 në raste ekstreme. 0:04:12.002,0:04:16.502 Nëse të pasurit e një kruajtjeje[br]të pakruajtshme jep ndjenjën e ferrit, 0:04:16.502,0:04:19.002 Danteja do të pajtohej. 0:04:19.002,0:04:21.442 Poeti italian shkroi[br]për një pjesë të ferrit 0:04:21.442,0:04:28.662 ku njerëzit ndëshkoheshin duke u lënë[br]në gropa ku kruheshin përjetësisht.