Pse bëj robotë sa një kokërr orizi
-
0:00 - 0:04Unë dhe nxënësit e mi merremi
me robotë shumë të vegjël. -
0:04 - 0:06Mund t’i mendoni si versionin robot
-
0:06 - 0:10të diçkaje shumë të njohur
për ne të gjithë: milingonat -
0:10 - 0:13Të gjithë e dimë që milingonat, ashtu
si insektet e tjera të kësaj madhësie -
0:13 - 0:15mund të bëjnë gjëra krejt të pabesueshme.
-
0:15 - 0:18Të gjithë kemi parë një grup
milingonash ose diçka të ngjashme, -
0:18 - 0:22të mbartin thërrimet që ju bien
në piknik, për shembull. -
0:22 - 0:26Por cilat janë sfidat e vërteta të
projektimit të milingonave të tilla? -
0:26 - 0:30Pikësëpari, si t’i përfshijmë
të gjitha aftësitë e milingonës -
0:30 - 0:32në një robot me po atë përmasa?
-
0:32 - 0:35Fillimisht, na duhet të gjejmë
si t’i bëjmë të lëvizin -
0:35 - 0:36kur janë kaq të vegjël.
-
0:36 - 0:38Na duhen mekanizma të tillë,
si këmbë dhe motorë efikasë -
0:38 - 0:40mbi të cilët të bazohet lëvizja
-
0:40 - 0:43dhe na duhen sensorë, energji dhe kontroll
-
0:43 - 0:47për të montuar gjithçka në një robot
milingonë gjysmë-inteligjent. -
0:47 - 0:49Dhe së fundi, për t’i bërë këto sende
vërtet funksionale -
0:49 - 0:53duam që krejt kjo të punojë si një e tërë,
që të mund të bëjmë gjëra më të mëdha. -
0:53 - 0:56Pra, le t’ia nisim me lëvizshmërinë.
-
0:56 - 0:59Insektet lëvizin në mënyrë të mahnitshme.
-
0:59 - 1:01Kjo video është marrë nga
University of California, Berkeley -
1:01 - 1:03Ajo tregon një kacabu që lëviz në
një terren vërtet të vështirë, -
1:03 - 1:05por pa u rrokullisur,
-
1:05 - 1:09dhe arrin ta bëjë këtë ngaqë këmbët e tij
janë një ndërthurje materialesh të ngurta, -
1:09 - 1:12që janë çka kemi përdorur
tradicionalisht në robotët -
1:12 - 1:14dhe materialesh të buta.
-
1:14 - 1:18Kërcimi është tjetër mënyrë interesante
për të lëvizur kur jeni i vogël -
1:18 - 1:21Këto insekte depozitojnë energji elastike
dhe e çlirojnë atë shumë shpejt -
1:21 - 1:25kur iu duhet shumë forcë, si në rastin
e kërcimit nga uji, për shembull. -
1:25 - 1:29Një nga kontributet më të mëdha
prej laboratorit tim -
1:29 - 1:31ka qenë kombinimi i materialeve
të ngurta me ato të buta -
1:31 - 1:34në mekanizma shumë, shumë të vegjël
-
1:34 - 1:37Ky mekanizëm kërcyes i ka
brinjët rreth katër milimetra, -
1:37 - 1:39pra përnjëmend i vogël
-
1:39 - 1:43Materiali i fortë këtu është silikoni
ndërsa ai i buti gomë silikoni -
1:43 - 1:46Dhe ideja bazë është që
do ta ngjeshim, -
1:46 - 1:49do të depozitojmë energji elastike
dhe ta çlirojmë të kërcejë -
1:49 - 1:52Pra, hëpërhë s’ka as motorë, as energji.
-
1:52 - 1:55Në lëvizje vihet me anë të
një metode që e quajmë -
1:55 - 1:57"Studentë diplome me piskatore"
-
1:57 - 1:59Pra, ajo që do të shihni
në videon e radhës -
1:59 - 2:02është ky djalë që po ia del mbanë
shumë mirë me kërcimet. -
2:02 - 2:06Ky është Aaroni, student
diplome me piskatore, -
2:06 - 2:09dhe ajo që shikoni është
ky mekanizëm me brinjë 4 mm -
2:09 - 2:11që kërcen rreth 40 cm lart.
-
2:11 - 2:13Pra, rreth 100 herë më shumë se
lartësia e vetë objektit. -
2:13 - 2:15Dhe mbijeton, hidhet mbi tryezë,
-
2:15 - 2:19është shumë i fortë, dhe mbijeton mirë,
derisa na humb nga sytë -
2:19 - 2:21sepse është shumë i vogël.
-
2:21 - 2:24Së fundi, duam t’i shtojmë kësaj motorë
-
2:24 - 2:27dhe kemi studentë në laboratorë
që merren me motorë milimetrikë -
2:27 - 2:31që të mund t’i integrojmë
në robotë të vegjël, të pavarur. -
2:31 - 2:34Por që të mund të vëzhgojmë
lëvizjen në këtë shkallë -
2:34 - 2:36po bëjmë me hile,
po përdorim magnete. -
2:36 - 2:39Këtu tregohet ajo që do të ishte
pjesë e këmbës së mikro-robotit -
2:39 - 2:41dhe mund të shikoni kyçet prej
gome silikoni -
2:41 - 2:44me një magnet të trupëzuar
që vihet në lëvizje -
2:44 - 2:46nga një fushë e jashtme magnetike
-
2:46 - 2:50Kjo na shpie tek roboti
që ju tregova më parë. -
2:50 - 2:53Gjëja më interesante që ky
robot na ndihmon ta kuptojmë -
2:53 - 2:55është mënyra se si lëvizin
insektet e kësaj madhësie. -
2:55 - 2:57Ne kemi një model shumë të mirë
për mënyrën si -
2:57 - 2:59lëviz gjithçka,
nga kacabujtë tek elefantët. -
2:59 - 3:02Të gjithë lëvizim me kërcime
kur jemi duke vrapuar. -
3:02 - 3:07Por po qe se jam vërtet i vogël,
forcat mes këmbëve dhe truallit -
3:07 - 3:09do të ndikojnë lëvizjen time
shumë më tepër se masa ime, -
3:09 - 3:12ky është shkaku i lëvizjes me kërcime.
-
3:12 - 3:13Pra ky ende nuk punon dhe aq,
-
3:13 - 3:16por kemi versione pak më të mëdha,
që vijnë rrotull. -
3:16 - 3:20Ky është rreth një centimetër kub,
një centimetër brinja, pra shumë i vogël -
3:20 - 3:23dhe kemi arritur të vrapojë me
rreth 10 gjatësi trupore për sekondë, -
3:23 - 3:25pra 10 centimetra në sekondë.
-
3:25 - 3:27Goxha i shpejtë, për një gjë të vogël,
-
3:27 - 3:29dhe kufizohet vetëm nga
kushtet tona për provën. -
3:29 - 3:32Por kjo ju jep një ide për
mënyrën si funksionon. -
3:32 - 3:36Mund të krijojmë versione 3D të tij,
që mund të ngjiten mbi pengesa, -
3:36 - 3:39pak a shumë si kacabuja
që ju tregova më parë. -
3:39 - 3:42Së fundi, duam t’i shtojmë
çdo gjë robotit. -
3:42 - 3:46Duam që ndijimi, energjia,
dhe kontrolli të punojnë së bashku, -
3:46 - 3:49dhe s’ka pse të jetë çdo gjë
e frymëzuar nga natyra. -
3:49 - 3:52Ky robot është afërsisht në
rendin e një karameleje Tic Tac -
3:52 - 3:55Dhe në këtë rast, në vend të magnetit
ose muskujve për ta lëvizur, -
3:55 - 3:58kemi përdorur raketa.
-
3:58 - 4:01Ky është një material energjetik
i mikro-fabrikuar -
4:01 - 4:04dhe mund të prodhojmë
pikselë të vegjël të tij -
4:04 - 4:07dhe mund t’i vendosim këto pikselë
në barkun e këtij roboti, -
4:07 - 4:12dhe ky robot, atëherë, do të kërcejë
sa herë që ndjen një shtim të dritës. -
4:12 - 4:15Videoja e radhës, është
nga të preferuarat e mia. -
4:15 - 4:18Kemi këtë robotin prej 300 miligramësh
-
4:18 - 4:20i cili kërcen rreth 8 centimetra në ajër
-
4:20 - 4:23Përmasat e tij janë vetëm
4x4x7 mm. -
4:23 - 4:25Në fillim do të shihni një ndriçim të madh,
-
4:25 - 4:27kur çlirohet energjia
-
4:27 - 4:29dhe roboti që bën akrobaci në ajër.
-
4:29 - 4:30Pra, pamë një ndriçimi të madh,
-
4:30 - 4:33dhe ja ku duket roboti që kërcen në ajër.
-
4:33 - 4:36Pa asnjë pengore ose tela të lidhur me të.
-
4:36 - 4:39Çdo gjë e ka brenda dhe
kërcen si kundërpërgjigje -
4:39 - 4:43të goditjes së lehtë që studenti
i bëri ndriçuesit ngjitur me të. -
4:43 - 4:47Besoj se mund t’i përfytyroni të gjitha
gjërat e mrekullueshme që mund të bëjmë -
4:47 - 4:52me robotë të kësaj shkalle që mund të
turren, zvarriten, hidhen dhe rrotullohen. -
4:52 - 4:55Mendoni për rrënojat që mbeten pas
një katastrofe natyrore, si tërmeti. -
4:55 - 4:58Përfytyroni këta robotë të vegjël
që lëvizin mes atyre rrënojave, -
4:58 - 5:00në kërkim të të mbijetuarve.
-
5:00 - 5:03Ose, përfytyroni shumë robotë
që lëvizin rreth një ure -
5:03 - 5:05për ta inspektuar dhe për
t’u siguruar se është e parrezik, -
5:05 - 5:07që të mos kemi vithisje si kjo,
-
5:07 - 5:11që ndodhi në Mineapolis më 2007-n.
-
5:11 - 5:13Ose thjesht përfytyroni
ç'mund të bënit -
5:13 - 5:16po të kishit robotë që mund
të notonin në gjakun tuaj. -
5:16 - 5:18Apo jo? "Udhëtimi Fantastik"
i Isaac Asimov-it. -
5:18 - 5:22Që mund t’ju operonin pa pasur
nevojë për t’ju prerë paraprakisht. -
5:22 - 5:25Ose mund të ndryshonim
rrënjësisht mënyrën si ndërtojmë -
5:25 - 5:28nëse i bëjmë robotët tanë të veckël
të veprojnë njësoj si termitet, -
5:28 - 5:31që ndërtojnë këta pirgje të pabesueshëm
tetë metra të lartësh -
5:31 - 5:35banesa të ajrosura shumë mirë,
për termite të tjera -
5:35 - 5:37në Afrikë dhe Australi.
-
5:37 - 5:40Mendoj se ju dhashë disa nga mundësitë
-
5:40 - 5:42se ç’mund të bëjmë me
këta robotë të vegjël. -
5:42 - 5:47Deri tani kemi bërë ca përparime,
por ende ka goxha rrugë për të bërë -
5:47 - 5:49dhe shpresojmë që disa prej jush
të mund të kontribuojnë për këtë. -
5:49 - 5:51Shumë faleminderit.
-
5:51 - 5:53(Duartrokitje)
- Title:
- Pse bëj robotë sa një kokërr orizi
- Speaker:
- Sarah Bergbreiter
- Description:
-
Duke studiuar lëvizjen dhe trupin e insekteve të tilla si milingonat, Sarah Bergbreiter dhe grupi e saj ndërtojnë versione mekanike kandrrash, super të vogla, pabesueshmërisht të fuqishme... dhe më pas, u shtojnë raketa. Shikoni zhvillimet e tyre në mikrorobotikë, zhvillime që të lënë gojëhapur, dhe njihuni me tre rrugë për përdorim në të ardhmen të këtyre ndihmësve të vegjël.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 06:06
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Why I make robots the size of a grain of rice | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why I make robots the size of a grain of rice | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why I make robots the size of a grain of rice | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why I make robots the size of a grain of rice | ||
Dejvi Azis commented on Albanian subtitles for Why I make robots the size of a grain of rice | ||
Besnik Bleta accepted Albanian subtitles for Why I make robots the size of a grain of rice | ||
Besnik Bleta commented on Albanian subtitles for Why I make robots the size of a grain of rice | ||
Dejvi Azis commented on Albanian subtitles for Why I make robots the size of a grain of rice |
Besnik Bleta
Dejv,
Urime për punën.
I bëra një ndreqje masive drejtshkrimit, për ta patur edhe anën formale të përkthimit në një shkallë me thelbin.
Do të doja të dija mendimin tënd mbi to, dhe çfarëdo propozimi tjetër, përpara se të miratoj përkthimin.
Besnik Bleta
Rishikimi 7 që sapo ngarkova është vetëm i përkohshëm. Ka ende pak gjëra që dua t’i rishoh.
Besnik Bleta
Rishikimi 11 është i fundit për mua. Veç në u dashtë ndrequr ndonjë gabim drejtshkrimi.
Dejvi Azis
Pershendetje Besnik!
Fillimisht, faleminderit per rishikimin :)
Sigurisht, ky eshte perkthimi im i pare dhe e prisja qe do kishte gabime.
Per mua eshte OK, mund ta aprovosh.
Faleminderit
Dejvi
Besnik Bleta
Në rregull, atëherë. Po e mbaroj këtë punë.
Dejvi Azis
Shume faleminderit :)
Gjithe te mirat