WEBVTT 00:00:00.000 --> 00:00:04.184 Unë dhe nxënësit e mi merremi me robotë shumë të vegjël. 00:00:04.209 --> 00:00:06.426 Mund t’i mendoni si versionin robot 00:00:06.426 --> 00:00:10.016 të diçkaje shumë të njohur për ne të gjithë: milingonat 00:00:10.016 --> 00:00:12.776 Të gjithë e dimë që milingonat, ashtu si insektet e tjera të kësaj madhësie 00:00:12.776 --> 00:00:15.012 mund të bëjnë gjëra krejt të pabesueshme. 00:00:15.012 --> 00:00:18.197 Të gjithë kemi parë një grup milingonash ose diçka të ngjashme, 00:00:18.197 --> 00:00:21.767 të mbartin thërrimet që ju bien në piknik, për shembull. 00:00:21.767 --> 00:00:25.910 Por cilat janë sfidat e vërteta të projektimit të milingonave të tilla? 00:00:25.910 --> 00:00:29.861 Pikësëpari, si t’i përfshijmë të gjitha aftësitë e milingonës 00:00:29.861 --> 00:00:31.909 në një robot me po atë përmasa? 00:00:31.909 --> 00:00:34.513 Fillimisht, na duhet të gjejmë si t’i bëjmë të lëvizin 00:00:34.513 --> 00:00:35.923 kur janë kaq të vegjël. 00:00:35.923 --> 00:00:38.223 Na duhen mekanizma të tillë, si këmbë dhe motorë efikasë 00:00:38.223 --> 00:00:40.072 mbi të cilët të bazohet lëvizja 00:00:40.072 --> 00:00:42.563 dhe na duhen sensorë, energji dhe kontroll 00:00:42.563 --> 00:00:46.525 për të montuar gjithçka në një robot milingonë gjysmë-inteligjent. 00:00:46.525 --> 00:00:49.071 Dhe së fundi, për t’i bërë këto sende vërtet funksionale 00:00:49.071 --> 00:00:53.019 duam që krejt kjo të punojë si një e tërë, që të mund të bëjmë gjëra më të mëdha. 00:00:53.019 --> 00:00:55.710 Pra, le t’ia nisim me lëvizshmërinë. 00:00:55.710 --> 00:00:58.871 Insektet lëvizin në mënyrë të mahnitshme. 00:00:58.871 --> 00:01:00.559 Kjo video është marrë nga University of California, Berkeley 00:01:00.559 --> 00:01:03.342 Ajo tregon një kacabu që lëviz në një terren vërtet të vështirë, 00:01:03.342 --> 00:01:05.194 por pa u rrokullisur, 00:01:05.194 --> 00:01:09.192 dhe arrin ta bëjë këtë ngaqë këmbët e tij janë një ndërthurje materialesh të ngurta, 00:01:09.192 --> 00:01:11.545 që janë çka kemi përdorur tradicionalisht në robotët 00:01:11.545 --> 00:01:14.107 dhe materialesh të buta. 00:01:14.107 --> 00:01:17.725 Kërcimi është tjetër mënyrë interesante për të lëvizur kur jeni i vogël 00:01:17.725 --> 00:01:21.303 Këto insekte depozitojnë energji elastike dhe e çlirojnë atë shumë shpejt 00:01:21.303 --> 00:01:25.409 kur iu duhet shumë forcë, si në rastin e kërcimit nga uji, për shembull. 00:01:25.409 --> 00:01:28.844 Një nga kontributet më të mëdha prej laboratorit tim 00:01:28.844 --> 00:01:31.009 ka qenë kombinimi i materialeve të ngurta me ato të buta 00:01:31.009 --> 00:01:33.746 në mekanizma shumë, shumë të vegjël 00:01:33.746 --> 00:01:37.143 Ky mekanizëm kërcyes i ka brinjët rreth katër milimetra, 00:01:37.143 --> 00:01:39.150 pra përnjëmend i vogël 00:01:39.150 --> 00:01:43.058 Materiali i fortë këtu është silikoni ndërsa ai i buti gomë silikoni 00:01:43.058 --> 00:01:45.953 Dhe ideja bazë është që do ta ngjeshim, 00:01:45.953 --> 00:01:48.654 do të depozitojmë energji elastike dhe ta çlirojmë të kërcejë 00:01:48.654 --> 00:01:52.037 Pra, hëpërhë s’ka as motorë, as energji. 00:01:52.037 --> 00:01:54.800 Në lëvizje vihet me anë të një metode që e quajmë 00:01:54.800 --> 00:01:57.472 "Studentë diplome me piskatore" 00:01:57.472 --> 00:01:59.306 Pra, ajo që do të shihni në videon e radhës 00:01:59.306 --> 00:02:02.333 është ky djalë që po ia del mbanë shumë mirë me kërcimet. 00:02:02.333 --> 00:02:05.947 Ky është Aaroni, student diplome me piskatore, 00:02:05.947 --> 00:02:08.630 dhe ajo që shikoni është ky mekanizëm me brinjë 4 mm 00:02:08.630 --> 00:02:10.841 që kërcen rreth 40 cm lart. 00:02:10.841 --> 00:02:13.265 Pra, rreth 100 herë më shumë se lartësia e vetë objektit. 00:02:13.265 --> 00:02:15.221 Dhe mbijeton, hidhet mbi tryezë, 00:02:15.221 --> 00:02:18.735 është shumë i fortë, dhe mbijeton mirë, derisa na humb nga sytë 00:02:18.735 --> 00:02:21.361 sepse është shumë i vogël. 00:02:21.361 --> 00:02:23.970 Së fundi, duam t’i shtojmë kësaj motorë 00:02:23.970 --> 00:02:27.086 dhe kemi studentë në laboratorë që merren me motorë milimetrikë 00:02:27.086 --> 00:02:30.686 që të mund t’i integrojmë në robotë të vegjël, të pavarur. 00:02:30.686 --> 00:02:34.267 Por që të mund të vëzhgojmë lëvizjen në këtë shkallë 00:02:34.267 --> 00:02:36.241 po bëjmë me hile, po përdorim magnete. 00:02:36.241 --> 00:02:39.317 Këtu tregohet ajo që do të ishte pjesë e këmbës së mikro-robotit 00:02:39.317 --> 00:02:41.334 dhe mund të shikoni kyçet prej gome silikoni 00:02:41.334 --> 00:02:43.753 me një magnet të trupëzuar që vihet në lëvizje 00:02:43.753 --> 00:02:46.266 nga një fushë e jashtme magnetike 00:02:46.266 --> 00:02:49.969 Kjo na shpie tek roboti që ju tregova më parë. 00:02:49.969 --> 00:02:53.110 Gjëja më interesante që ky robot na ndihmon ta kuptojmë 00:02:53.110 --> 00:02:55.117 është mënyra se si lëvizin insektet e kësaj madhësie. 00:02:55.117 --> 00:02:57.342 Ne kemi një model shumë të mirë për mënyrën si 00:02:57.342 --> 00:02:59.304 lëviz gjithçka, nga kacabujtë tek elefantët. 00:02:59.304 --> 00:03:02.228 Të gjithë lëvizim me kërcime kur jemi duke vrapuar. 00:03:02.228 --> 00:03:06.513 Por po qe se jam vërtet i vogël, forcat mes këmbëve dhe truallit 00:03:06.513 --> 00:03:09.288 do të ndikojnë lëvizjen time shumë më tepër se masa ime, 00:03:09.288 --> 00:03:11.642 ky është shkaku i lëvizjes me kërcime. 00:03:11.642 --> 00:03:13.317 Pra ky ende nuk punon dhe aq, 00:03:13.317 --> 00:03:16.392 por kemi versione pak më të mëdha, që vijnë rrotull. 00:03:16.392 --> 00:03:20.277 Ky është rreth një centimetër kub, një centimetër brinja, pra shumë i vogël 00:03:20.277 --> 00:03:23.179 dhe kemi arritur të vrapojë me rreth 10 gjatësi trupore për sekondë, 00:03:23.179 --> 00:03:24.565 pra 10 centimetra në sekondë. 00:03:24.565 --> 00:03:26.598 Goxha i shpejtë, për një gjë të vogël, 00:03:26.598 --> 00:03:28.960 dhe kufizohet vetëm nga kushtet tona për provën. 00:03:28.960 --> 00:03:31.597 Por kjo ju jep një ide për mënyrën si funksionon. 00:03:31.597 --> 00:03:35.901 Mund të krijojmë versione 3D të tij, që mund të ngjiten mbi pengesa, 00:03:35.901 --> 00:03:39.275 pak a shumë si kacabuja që ju tregova më parë. 00:03:39.280 --> 00:03:42.166 Së fundi, duam t’i shtojmë çdo gjë robotit. 00:03:42.166 --> 00:03:45.859 Duam që ndijimi, energjia, dhe kontrolli të punojnë së bashku, 00:03:45.859 --> 00:03:48.765 dhe s’ka pse të jetë çdo gjë e frymëzuar nga natyra. 00:03:48.765 --> 00:03:51.840 Ky robot është afërsisht në rendin e një karameleje Tic Tac 00:03:51.840 --> 00:03:55.279 Dhe në këtë rast, në vend të magnetit ose muskujve për ta lëvizur, 00:03:55.279 --> 00:03:58.311 kemi përdorur raketa. 00:03:58.311 --> 00:04:00.940 Ky është një material energjetik i mikro-fabrikuar 00:04:00.940 --> 00:04:03.539 dhe mund të prodhojmë pikselë të vegjël të tij 00:04:03.539 --> 00:04:07.326 dhe mund t’i vendosim këto pikselë në barkun e këtij roboti, 00:04:07.326 --> 00:04:12.064 dhe ky robot, atëherë, do të kërcejë sa herë që ndjen një shtim të dritës. 00:04:12.064 --> 00:04:14.618 Videoja e radhës, është nga të preferuarat e mia. 00:04:14.618 --> 00:04:17.658 Kemi këtë robotin prej 300 miligramësh 00:04:17.658 --> 00:04:20.064 i cili kërcen rreth 8 centimetra në ajër 00:04:20.064 --> 00:04:22.974 Përmasat e tij janë vetëm 4x4x7 mm. 00:04:22.974 --> 00:04:25.130 Në fillim do të shihni një ndriçim të madh, 00:04:25.130 --> 00:04:26.622 kur çlirohet energjia 00:04:26.622 --> 00:04:28.530 dhe roboti që bën akrobaci në ajër. 00:04:28.530 --> 00:04:30.139 Pra, pamë një ndriçimi të madh, 00:04:30.139 --> 00:04:33.336 dhe ja ku duket roboti që kërcen në ajër. 00:04:33.336 --> 00:04:36.368 Pa asnjë pengore ose tela të lidhur me të. 00:04:36.368 --> 00:04:38.862 Çdo gjë e ka brenda dhe kërcen si kundërpërgjigje 00:04:38.862 --> 00:04:43.243 të goditjes së lehtë që studenti i bëri ndriçuesit ngjitur me të. 00:04:43.243 --> 00:04:46.897 Besoj se mund t’i përfytyroni të gjitha gjërat e mrekullueshme që mund të bëjmë 00:04:46.897 --> 00:04:51.604 me robotë të kësaj shkalle që mund të turren, zvarriten, hidhen dhe rrotullohen. 00:04:51.604 --> 00:04:55.394 Mendoni për rrënojat që mbeten pas një katastrofe natyrore, si tërmeti. 00:04:55.394 --> 00:04:57.953 Përfytyroni këta robotë të vegjël që lëvizin mes atyre rrënojave, 00:04:57.953 --> 00:05:00.171 në kërkim të të mbijetuarve. 00:05:00.171 --> 00:05:03.127 Ose, përfytyroni shumë robotë që lëvizin rreth një ure 00:05:03.127 --> 00:05:05.286 për ta inspektuar dhe për t’u siguruar se është e parrezik, 00:05:05.286 --> 00:05:07.326 që të mos kemi vithisje si kjo, 00:05:07.326 --> 00:05:11.233 që ndodhi në Mineapolis më 2007-n. 00:05:11.233 --> 00:05:12.995 Ose thjesht përfytyroni ç'mund të bënit 00:05:12.995 --> 00:05:15.518 po të kishit robotë që mund të notonin në gjakun tuaj. 00:05:15.518 --> 00:05:17.851 Apo jo? "Udhëtimi Fantastik" i Isaac Asimov-it. 00:05:17.851 --> 00:05:22.206 Që mund t’ju operonin pa pasur nevojë për t’ju prerë paraprakisht. 00:05:22.206 --> 00:05:24.936 Ose mund të ndryshonim rrënjësisht mënyrën si ndërtojmë 00:05:24.936 --> 00:05:28.343 nëse i bëjmë robotët tanë të veckël të veprojnë njësoj si termitet, 00:05:28.343 --> 00:05:31.108 që ndërtojnë këta pirgje të pabesueshëm tetë metra të lartësh 00:05:31.108 --> 00:05:35.196 banesa të ajrosura shumë mirë, për termite të tjera 00:05:35.196 --> 00:05:37.287 në Afrikë dhe Australi. 00:05:37.287 --> 00:05:39.717 Mendoj se ju dhashë disa nga mundësitë 00:05:39.717 --> 00:05:42.154 se ç’mund të bëjmë me këta robotë të vegjël. 00:05:42.154 --> 00:05:46.561 Deri tani kemi bërë ca përparime, por ende ka goxha rrugë për të bërë 00:05:46.561 --> 00:05:49.419 dhe shpresojmë që disa prej jush të mund të kontribuojnë për këtë. 00:05:49.419 --> 00:05:51.187 Shumë faleminderit. 00:05:51.187 --> 00:05:53.391 (Duartrokitje)