1 00:00:00,000 --> 00:00:04,184 Unë dhe nxënësit e mi merremi me robotë shumë të vegjël. 2 00:00:04,209 --> 00:00:06,426 Mund t’i mendoni si versionin robot 3 00:00:06,426 --> 00:00:10,016 të diçkaje shumë të njohur për ne të gjithë: milingonat 4 00:00:10,016 --> 00:00:12,776 Të gjithë e dimë që milingonat, ashtu si insektet e tjera të kësaj madhësie 5 00:00:12,776 --> 00:00:15,012 mund të bëjnë gjëra krejt të pabesueshme. 6 00:00:15,012 --> 00:00:18,197 Të gjithë kemi parë një grup milingonash ose diçka të ngjashme, 7 00:00:18,197 --> 00:00:21,767 të mbartin thërrimet që ju bien në piknik, për shembull. 8 00:00:21,767 --> 00:00:25,910 Por cilat janë sfidat e vërteta të projektimit të milingonave të tilla? 9 00:00:25,910 --> 00:00:29,861 Pikësëpari, si t’i përfshijmë të gjitha aftësitë e milingonës 10 00:00:29,861 --> 00:00:31,909 në një robot me po atë përmasa? 11 00:00:31,909 --> 00:00:34,513 Fillimisht, na duhet të gjejmë si t’i bëjmë të lëvizin 12 00:00:34,513 --> 00:00:35,923 kur janë kaq të vegjël. 13 00:00:35,923 --> 00:00:38,223 Na duhen mekanizma të tillë, si këmbë dhe motorë efikasë 14 00:00:38,223 --> 00:00:40,072 mbi të cilët të bazohet lëvizja 15 00:00:40,072 --> 00:00:42,563 dhe na duhen sensorë, energji dhe kontroll 16 00:00:42,563 --> 00:00:46,525 për të montuar gjithçka në një robot milingonë gjysmë-inteligjent. 17 00:00:46,525 --> 00:00:49,071 Dhe së fundi, për t’i bërë këto sende vërtet funksionale 18 00:00:49,071 --> 00:00:53,019 duam që krejt kjo të punojë si një e tërë, që të mund të bëjmë gjëra më të mëdha. 19 00:00:53,019 --> 00:00:55,710 Pra, le t’ia nisim me lëvizshmërinë. 20 00:00:55,710 --> 00:00:58,871 Insektet lëvizin në mënyrë të mahnitshme. 21 00:00:58,871 --> 00:01:00,559 Kjo video është marrë nga University of California, Berkeley 22 00:01:00,559 --> 00:01:03,342 Ajo tregon një kacabu që lëviz në një terren vërtet të vështirë, 23 00:01:03,342 --> 00:01:05,194 por pa u rrokullisur, 24 00:01:05,194 --> 00:01:09,192 dhe arrin ta bëjë këtë ngaqë këmbët e tij janë një ndërthurje materialesh të ngurta, 25 00:01:09,192 --> 00:01:11,545 që janë çka kemi përdorur tradicionalisht në robotët 26 00:01:11,545 --> 00:01:14,107 dhe materialesh të buta. 27 00:01:14,107 --> 00:01:17,725 Kërcimi është tjetër mënyrë interesante për të lëvizur kur jeni i vogël 28 00:01:17,725 --> 00:01:21,303 Këto insekte depozitojnë energji elastike dhe e çlirojnë atë shumë shpejt 29 00:01:21,303 --> 00:01:25,409 kur iu duhet shumë forcë, si në rastin e kërcimit nga uji, për shembull. 30 00:01:25,409 --> 00:01:28,844 Një nga kontributet më të mëdha prej laboratorit tim 31 00:01:28,844 --> 00:01:31,009 ka qenë kombinimi i materialeve të ngurta me ato të buta 32 00:01:31,009 --> 00:01:33,746 në mekanizma shumë, shumë të vegjël 33 00:01:33,746 --> 00:01:37,143 Ky mekanizëm kërcyes i ka brinjët rreth katër milimetra, 34 00:01:37,143 --> 00:01:39,150 pra përnjëmend i vogël 35 00:01:39,150 --> 00:01:43,058 Materiali i fortë këtu është silikoni ndërsa ai i buti gomë silikoni 36 00:01:43,058 --> 00:01:45,953 Dhe ideja bazë është që do ta ngjeshim, 37 00:01:45,953 --> 00:01:48,654 do të depozitojmë energji elastike dhe ta çlirojmë të kërcejë 38 00:01:48,654 --> 00:01:52,037 Pra, hëpërhë s’ka as motorë, as energji. 39 00:01:52,037 --> 00:01:54,800 Në lëvizje vihet me anë të një metode që e quajmë 40 00:01:54,800 --> 00:01:57,472 "Studentë diplome me piskatore" 41 00:01:57,472 --> 00:01:59,306 Pra, ajo që do të shihni në videon e radhës 42 00:01:59,306 --> 00:02:02,333 është ky djalë që po ia del mbanë shumë mirë me kërcimet. 43 00:02:02,333 --> 00:02:05,947 Ky është Aaroni, student diplome me piskatore, 44 00:02:05,947 --> 00:02:08,630 dhe ajo që shikoni është ky mekanizëm me brinjë 4 mm 45 00:02:08,630 --> 00:02:10,841 që kërcen rreth 40 cm lart. 46 00:02:10,841 --> 00:02:13,265 Pra, rreth 100 herë më shumë se lartësia e vetë objektit. 47 00:02:13,265 --> 00:02:15,221 Dhe mbijeton, hidhet mbi tryezë, 48 00:02:15,221 --> 00:02:18,735 është shumë i fortë, dhe mbijeton mirë, derisa na humb nga sytë 49 00:02:18,735 --> 00:02:21,361 sepse është shumë i vogël. 50 00:02:21,361 --> 00:02:23,970 Së fundi, duam t’i shtojmë kësaj motorë 51 00:02:23,970 --> 00:02:27,086 dhe kemi studentë në laboratorë që merren me motorë milimetrikë 52 00:02:27,086 --> 00:02:30,686 që të mund t’i integrojmë në robotë të vegjël, të pavarur. 53 00:02:30,686 --> 00:02:34,267 Por që të mund të vëzhgojmë lëvizjen në këtë shkallë 54 00:02:34,267 --> 00:02:36,241 po bëjmë me hile, po përdorim magnete. 55 00:02:36,241 --> 00:02:39,317 Këtu tregohet ajo që do të ishte pjesë e këmbës së mikro-robotit 56 00:02:39,317 --> 00:02:41,334 dhe mund të shikoni kyçet prej gome silikoni 57 00:02:41,334 --> 00:02:43,753 me një magnet të trupëzuar që vihet në lëvizje 58 00:02:43,753 --> 00:02:46,266 nga një fushë e jashtme magnetike 59 00:02:46,266 --> 00:02:49,969 Kjo na shpie tek roboti që ju tregova më parë. 60 00:02:49,969 --> 00:02:53,110 Gjëja më interesante që ky robot na ndihmon ta kuptojmë 61 00:02:53,110 --> 00:02:55,117 është mënyra se si lëvizin insektet e kësaj madhësie. 62 00:02:55,117 --> 00:02:57,342 Ne kemi një model shumë të mirë për mënyrën si 63 00:02:57,342 --> 00:02:59,304 lëviz gjithçka, nga kacabujtë tek elefantët. 64 00:02:59,304 --> 00:03:02,228 Të gjithë lëvizim me kërcime kur jemi duke vrapuar. 65 00:03:02,228 --> 00:03:06,513 Por po qe se jam vërtet i vogël, forcat mes këmbëve dhe truallit 66 00:03:06,513 --> 00:03:09,288 do të ndikojnë lëvizjen time shumë më tepër se masa ime, 67 00:03:09,288 --> 00:03:11,642 ky është shkaku i lëvizjes me kërcime. 68 00:03:11,642 --> 00:03:13,317 Pra ky ende nuk punon dhe aq, 69 00:03:13,317 --> 00:03:16,392 por kemi versione pak më të mëdha, që vijnë rrotull. 70 00:03:16,392 --> 00:03:20,277 Ky është rreth një centimetër kub, një centimetër brinja, pra shumë i vogël 71 00:03:20,277 --> 00:03:23,179 dhe kemi arritur të vrapojë me rreth 10 gjatësi trupore për sekondë, 72 00:03:23,179 --> 00:03:24,565 pra 10 centimetra në sekondë. 73 00:03:24,565 --> 00:03:26,598 Goxha i shpejtë, për një gjë të vogël, 74 00:03:26,598 --> 00:03:28,960 dhe kufizohet vetëm nga kushtet tona për provën. 75 00:03:28,960 --> 00:03:31,597 Por kjo ju jep një ide për mënyrën si funksionon. 76 00:03:31,597 --> 00:03:35,901 Mund të krijojmë versione 3D të tij, që mund të ngjiten mbi pengesa, 77 00:03:35,901 --> 00:03:39,275 pak a shumë si kacabuja që ju tregova më parë. 78 00:03:39,280 --> 00:03:42,166 Së fundi, duam t’i shtojmë çdo gjë robotit. 79 00:03:42,166 --> 00:03:45,859 Duam që ndijimi, energjia, dhe kontrolli të punojnë së bashku, 80 00:03:45,859 --> 00:03:48,765 dhe s’ka pse të jetë çdo gjë e frymëzuar nga natyra. 81 00:03:48,765 --> 00:03:51,840 Ky robot është afërsisht në rendin e një karameleje Tic Tac 82 00:03:51,840 --> 00:03:55,279 Dhe në këtë rast, në vend të magnetit ose muskujve për ta lëvizur, 83 00:03:55,279 --> 00:03:58,311 kemi përdorur raketa. 84 00:03:58,311 --> 00:04:00,940 Ky është një material energjetik i mikro-fabrikuar 85 00:04:00,940 --> 00:04:03,539 dhe mund të prodhojmë pikselë të vegjël të tij 86 00:04:03,539 --> 00:04:07,326 dhe mund t’i vendosim këto pikselë në barkun e këtij roboti, 87 00:04:07,326 --> 00:04:12,064 dhe ky robot, atëherë, do të kërcejë sa herë që ndjen një shtim të dritës. 88 00:04:12,064 --> 00:04:14,618 Videoja e radhës, është nga të preferuarat e mia. 89 00:04:14,618 --> 00:04:17,658 Kemi këtë robotin prej 300 miligramësh 90 00:04:17,658 --> 00:04:20,064 i cili kërcen rreth 8 centimetra në ajër 91 00:04:20,064 --> 00:04:22,974 Përmasat e tij janë vetëm 4x4x7 mm. 92 00:04:22,974 --> 00:04:25,130 Në fillim do të shihni një ndriçim të madh, 93 00:04:25,130 --> 00:04:26,622 kur çlirohet energjia 94 00:04:26,622 --> 00:04:28,530 dhe roboti që bën akrobaci në ajër. 95 00:04:28,530 --> 00:04:30,139 Pra, pamë një ndriçimi të madh, 96 00:04:30,139 --> 00:04:33,336 dhe ja ku duket roboti që kërcen në ajër. 97 00:04:33,336 --> 00:04:36,368 Pa asnjë pengore ose tela të lidhur me të. 98 00:04:36,368 --> 00:04:38,862 Çdo gjë e ka brenda dhe kërcen si kundërpërgjigje 99 00:04:38,862 --> 00:04:43,243 të goditjes së lehtë që studenti i bëri ndriçuesit ngjitur me të. 100 00:04:43,243 --> 00:04:46,897 Besoj se mund t’i përfytyroni të gjitha gjërat e mrekullueshme që mund të bëjmë 101 00:04:46,897 --> 00:04:51,604 me robotë të kësaj shkalle që mund të turren, zvarriten, hidhen dhe rrotullohen. 102 00:04:51,604 --> 00:04:55,394 Mendoni për rrënojat që mbeten pas një katastrofe natyrore, si tërmeti. 103 00:04:55,394 --> 00:04:57,953 Përfytyroni këta robotë të vegjël që lëvizin mes atyre rrënojave, 104 00:04:57,953 --> 00:05:00,171 në kërkim të të mbijetuarve. 105 00:05:00,171 --> 00:05:03,127 Ose, përfytyroni shumë robotë që lëvizin rreth një ure 106 00:05:03,127 --> 00:05:05,286 për ta inspektuar dhe për t’u siguruar se është e parrezik, 107 00:05:05,286 --> 00:05:07,326 që të mos kemi vithisje si kjo, 108 00:05:07,326 --> 00:05:11,233 që ndodhi në Mineapolis më 2007-n. 109 00:05:11,233 --> 00:05:12,995 Ose thjesht përfytyroni ç'mund të bënit 110 00:05:12,995 --> 00:05:15,518 po të kishit robotë që mund të notonin në gjakun tuaj. 111 00:05:15,518 --> 00:05:17,851 Apo jo? "Udhëtimi Fantastik" i Isaac Asimov-it. 112 00:05:17,851 --> 00:05:22,206 Që mund t’ju operonin pa pasur nevojë për t’ju prerë paraprakisht. 113 00:05:22,206 --> 00:05:24,936 Ose mund të ndryshonim rrënjësisht mënyrën si ndërtojmë 114 00:05:24,936 --> 00:05:28,343 nëse i bëjmë robotët tanë të veckël të veprojnë njësoj si termitet, 115 00:05:28,343 --> 00:05:31,108 që ndërtojnë këta pirgje të pabesueshëm tetë metra të lartësh 116 00:05:31,108 --> 00:05:35,196 banesa të ajrosura shumë mirë, për termite të tjera 117 00:05:35,196 --> 00:05:37,287 në Afrikë dhe Australi. 118 00:05:37,287 --> 00:05:39,717 Mendoj se ju dhashë disa nga mundësitë 119 00:05:39,717 --> 00:05:42,154 se ç’mund të bëjmë me këta robotë të vegjël. 120 00:05:42,154 --> 00:05:46,561 Deri tani kemi bërë ca përparime, por ende ka goxha rrugë për të bërë 121 00:05:46,561 --> 00:05:49,419 dhe shpresojmë që disa prej jush të mund të kontribuojnë për këtë. 122 00:05:49,419 --> 00:05:51,187 Shumë faleminderit. 123 00:05:51,187 --> 00:05:53,391 (Duartrokitje)