Return to Video

Pse bëj robotë sa një kokërr orizi

  • 0:00 - 0:04
    Unë dhe nxënësit e mi merremi
    me robotë shumë të vegjël.
  • 0:04 - 0:06
    Mund t’i mendoni si versionin robot
  • 0:06 - 0:10
    të diçkaje shumë të njohur
    për ne të gjithë: milingonat
  • 0:10 - 0:13
    Të gjithë e dimë që milingonat, ashtu
    si insektet e tjera të kësaj madhësie
  • 0:13 - 0:15
    mund të bëjnë gjëra krejt të pabesueshme.
  • 0:15 - 0:18
    Të gjithë kemi parë një grup
    milingonash ose diçka të ngjashme,
  • 0:18 - 0:22
    të mbartin thërrimet që ju bien
    në piknik, për shembull.
  • 0:22 - 0:26
    Por cilat janë sfidat e vërteta të
    projektimit të milingonave të tilla?
  • 0:26 - 0:30
    Pikësëpari, si t’i përfshijmë
    të gjitha aftësitë e milingonës
  • 0:30 - 0:32
    në një robot me po atë përmasa?
  • 0:32 - 0:35
    Fillimisht, na duhet të gjejmë
    si t’i bëjmë të lëvizin
  • 0:35 - 0:36
    kur janë kaq të vegjël.
  • 0:36 - 0:38
    Na duhen mekanizma të tillë,
    si këmbë dhe motorë efikasë
  • 0:38 - 0:40
    mbi të cilët të bazohet lëvizja
  • 0:40 - 0:43
    dhe na duhen sensorë, energji dhe kontroll
  • 0:43 - 0:47
    për të montuar gjithçka në një robot
    milingonë gjysmë-inteligjent.
  • 0:47 - 0:49
    Dhe së fundi, për t’i bërë këto sende
    vërtet funksionale
  • 0:49 - 0:53
    duam që krejt kjo të punojë si një e tërë,
    që të mund të bëjmë gjëra më të mëdha.
  • 0:53 - 0:56
    Pra, le t’ia nisim me lëvizshmërinë.
  • 0:56 - 0:59
    Insektet lëvizin në mënyrë të mahnitshme.
  • 0:59 - 1:01
    Kjo video është marrë nga
    University of California, Berkeley
  • 1:01 - 1:03
    Ajo tregon një kacabu që lëviz në
    një terren vërtet të vështirë,
  • 1:03 - 1:05
    por pa u rrokullisur,
  • 1:05 - 1:09
    dhe arrin ta bëjë këtë ngaqë këmbët e tij
    janë një ndërthurje materialesh të ngurta,
  • 1:09 - 1:12
    që janë çka kemi përdorur
    tradicionalisht në robotët
  • 1:12 - 1:14
    dhe materialesh të buta.
  • 1:14 - 1:18
    Kërcimi është tjetër mënyrë interesante
    për të lëvizur kur jeni i vogël
  • 1:18 - 1:21
    Këto insekte depozitojnë energji elastike
    dhe e çlirojnë atë shumë shpejt
  • 1:21 - 1:25
    kur iu duhet shumë forcë, si në rastin
    e kërcimit nga uji, për shembull.
  • 1:25 - 1:29
    Një nga kontributet më të mëdha
    prej laboratorit tim
  • 1:29 - 1:31
    ka qenë kombinimi i materialeve
    të ngurta me ato të buta
  • 1:31 - 1:34
    në mekanizma shumë, shumë të vegjël
  • 1:34 - 1:37
    Ky mekanizëm kërcyes i ka
    brinjët rreth katër milimetra,
  • 1:37 - 1:39
    pra përnjëmend i vogël
  • 1:39 - 1:43
    Materiali i fortë këtu është silikoni
    ndërsa ai i buti gomë silikoni
  • 1:43 - 1:46
    Dhe ideja bazë është që
    do ta ngjeshim,
  • 1:46 - 1:49
    do të depozitojmë energji elastike
    dhe ta çlirojmë të kërcejë
  • 1:49 - 1:52
    Pra, hëpërhë s’ka as motorë, as energji.
  • 1:52 - 1:55
    Në lëvizje vihet me anë të
    një metode që e quajmë
  • 1:55 - 1:57
    "Studentë diplome me piskatore"
  • 1:57 - 1:59
    Pra, ajo që do të shihni
    në videon e radhës
  • 1:59 - 2:02
    është ky djalë që po ia del mbanë
    shumë mirë me kërcimet.
  • 2:02 - 2:06
    Ky është Aaroni, student
    diplome me piskatore,
  • 2:06 - 2:09
    dhe ajo që shikoni është
    ky mekanizëm me brinjë 4 mm
  • 2:09 - 2:11
    që kërcen rreth 40 cm lart.
  • 2:11 - 2:13
    Pra, rreth 100 herë më shumë se
    lartësia e vetë objektit.
  • 2:13 - 2:15
    Dhe mbijeton, hidhet mbi tryezë,
  • 2:15 - 2:19
    është shumë i fortë, dhe mbijeton mirë,
    derisa na humb nga sytë
  • 2:19 - 2:21
    sepse është shumë i vogël.
  • 2:21 - 2:24
    Së fundi, duam t’i shtojmë kësaj motorë
  • 2:24 - 2:27
    dhe kemi studentë në laboratorë
    që merren me motorë milimetrikë
  • 2:27 - 2:31
    që të mund t’i integrojmë
    në robotë të vegjël, të pavarur.
  • 2:31 - 2:34
    Por që të mund të vëzhgojmë
    lëvizjen në këtë shkallë
  • 2:34 - 2:36
    po bëjmë me hile,
    po përdorim magnete.
  • 2:36 - 2:39
    Këtu tregohet ajo që do të ishte
    pjesë e këmbës së mikro-robotit
  • 2:39 - 2:41
    dhe mund të shikoni kyçet prej
    gome silikoni
  • 2:41 - 2:44
    me një magnet të trupëzuar
    që vihet në lëvizje
  • 2:44 - 2:46
    nga një fushë e jashtme magnetike
  • 2:46 - 2:50
    Kjo na shpie tek roboti
    që ju tregova më parë.
  • 2:50 - 2:53
    Gjëja më interesante që ky
    robot na ndihmon ta kuptojmë
  • 2:53 - 2:55
    është mënyra se si lëvizin
    insektet e kësaj madhësie.
  • 2:55 - 2:57
    Ne kemi një model shumë të mirë
    për mënyrën si
  • 2:57 - 2:59
    lëviz gjithçka,
    nga kacabujtë tek elefantët.
  • 2:59 - 3:02
    Të gjithë lëvizim me kërcime
    kur jemi duke vrapuar.
  • 3:02 - 3:07
    Por po qe se jam vërtet i vogël,
    forcat mes këmbëve dhe truallit
  • 3:07 - 3:09
    do të ndikojnë lëvizjen time
    shumë më tepër se masa ime,
  • 3:09 - 3:12
    ky është shkaku i lëvizjes me kërcime.
  • 3:12 - 3:13
    Pra ky ende nuk punon dhe aq,
  • 3:13 - 3:16
    por kemi versione pak më të mëdha,
    që vijnë rrotull.
  • 3:16 - 3:20
    Ky është rreth një centimetër kub,
    një centimetër brinja, pra shumë i vogël
  • 3:20 - 3:23
    dhe kemi arritur të vrapojë me
    rreth 10 gjatësi trupore për sekondë,
  • 3:23 - 3:25
    pra 10 centimetra në sekondë.
  • 3:25 - 3:27
    Goxha i shpejtë, për një gjë të vogël,
  • 3:27 - 3:29
    dhe kufizohet vetëm nga
    kushtet tona për provën.
  • 3:29 - 3:32
    Por kjo ju jep një ide për
    mënyrën si funksionon.
  • 3:32 - 3:36
    Mund të krijojmë versione 3D të tij,
    që mund të ngjiten mbi pengesa,
  • 3:36 - 3:39
    pak a shumë si kacabuja
    që ju tregova më parë.
  • 3:39 - 3:42
    Së fundi, duam t’i shtojmë
    çdo gjë robotit.
  • 3:42 - 3:46
    Duam që ndijimi, energjia,
    dhe kontrolli të punojnë së bashku,
  • 3:46 - 3:49
    dhe s’ka pse të jetë çdo gjë
    e frymëzuar nga natyra.
  • 3:49 - 3:52
    Ky robot është afërsisht në
    rendin e një karameleje Tic Tac
  • 3:52 - 3:55
    Dhe në këtë rast, në vend të magnetit
    ose muskujve për ta lëvizur,
  • 3:55 - 3:58
    kemi përdorur raketa.
  • 3:58 - 4:01
    Ky është një material energjetik
    i mikro-fabrikuar
  • 4:01 - 4:04
    dhe mund të prodhojmë
    pikselë të vegjël të tij
  • 4:04 - 4:07
    dhe mund t’i vendosim këto pikselë
    në barkun e këtij roboti,
  • 4:07 - 4:12
    dhe ky robot, atëherë, do të kërcejë
    sa herë që ndjen një shtim të dritës.
  • 4:12 - 4:15
    Videoja e radhës, është
    nga të preferuarat e mia.
  • 4:15 - 4:18
    Kemi këtë robotin prej 300 miligramësh
  • 4:18 - 4:20
    i cili kërcen rreth 8 centimetra në ajër
  • 4:20 - 4:23
    Përmasat e tij janë vetëm
    4x4x7 mm.
  • 4:23 - 4:25
    Në fillim do të shihni një ndriçim të madh,
  • 4:25 - 4:27
    kur çlirohet energjia
  • 4:27 - 4:29
    dhe roboti që bën akrobaci në ajër.
  • 4:29 - 4:30
    Pra, pamë një ndriçimi të madh,
  • 4:30 - 4:33
    dhe ja ku duket roboti që kërcen në ajër.
  • 4:33 - 4:36
    Pa asnjë pengore ose tela të lidhur me të.
  • 4:36 - 4:39
    Çdo gjë e ka brenda dhe
    kërcen si kundërpërgjigje
  • 4:39 - 4:43
    të goditjes së lehtë që studenti
    i bëri ndriçuesit ngjitur me të.
  • 4:43 - 4:47
    Besoj se mund t’i përfytyroni të gjitha
    gjërat e mrekullueshme që mund të bëjmë
  • 4:47 - 4:52
    me robotë të kësaj shkalle që mund të
    turren, zvarriten, hidhen dhe rrotullohen.
  • 4:52 - 4:55
    Mendoni për rrënojat që mbeten pas
    një katastrofe natyrore, si tërmeti.
  • 4:55 - 4:58
    Përfytyroni këta robotë të vegjël
    që lëvizin mes atyre rrënojave,
  • 4:58 - 5:00
    në kërkim të të mbijetuarve.
  • 5:00 - 5:03
    Ose, përfytyroni shumë robotë
    që lëvizin rreth një ure
  • 5:03 - 5:05
    për ta inspektuar dhe për
    t’u siguruar se është e parrezik,
  • 5:05 - 5:07
    që të mos kemi vithisje si kjo,
  • 5:07 - 5:11
    që ndodhi në Mineapolis më 2007-n.
  • 5:11 - 5:13
    Ose thjesht përfytyroni
    ç'mund të bënit
  • 5:13 - 5:16
    po të kishit robotë që mund
    të notonin në gjakun tuaj.
  • 5:16 - 5:18
    Apo jo? "Udhëtimi Fantastik"
    i Isaac Asimov-it.
  • 5:18 - 5:22
    Që mund t’ju operonin pa pasur
    nevojë për t’ju prerë paraprakisht.
  • 5:22 - 5:25
    Ose mund të ndryshonim
    rrënjësisht mënyrën si ndërtojmë
  • 5:25 - 5:28
    nëse i bëjmë robotët tanë të veckël
    të veprojnë njësoj si termitet,
  • 5:28 - 5:31
    që ndërtojnë këta pirgje të pabesueshëm
    tetë metra të lartësh
  • 5:31 - 5:35
    banesa të ajrosura shumë mirë,
    për termite të tjera
  • 5:35 - 5:37
    në Afrikë dhe Australi.
  • 5:37 - 5:40
    Mendoj se ju dhashë disa nga mundësitë
  • 5:40 - 5:42
    se ç’mund të bëjmë me
    këta robotë të vegjël.
  • 5:42 - 5:47
    Deri tani kemi bërë ca përparime,
    por ende ka goxha rrugë për të bërë
  • 5:47 - 5:49
    dhe shpresojmë që disa prej jush
    të mund të kontribuojnë për këtë.
  • 5:49 - 5:51
    Shumë faleminderit.
  • 5:51 - 5:53
    (Duartrokitje)
Title:
Pse bëj robotë sa një kokërr orizi
Speaker:
Sarah Bergbreiter
Description:

Duke studiuar lëvizjen dhe trupin e insekteve të tilla si milingonat, Sarah Bergbreiter dhe grupi e saj ndërtojnë versione mekanike kandrrash, super të vogla, pabesueshmërisht të fuqishme... dhe më pas, u shtojnë raketa. Shikoni zhvillimet e tyre në mikrorobotikë, zhvillime që të lënë gojëhapur, dhe njihuni me tre rrugë për përdorim në të ardhmen të këtyre ndihmësve të vegjël.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
06:06
  • Dejv,

    Urime për punën.
    I bëra një ndreqje masive drejtshkrimit, për ta patur edhe anën formale të përkthimit në një shkallë me thelbin.
    Do të doja të dija mendimin tënd mbi to, dhe çfarëdo propozimi tjetër, përpara se të miratoj përkthimin.

  • Rishikimi 7 që sapo ngarkova është vetëm i përkohshëm. Ka ende pak gjëra që dua t’i rishoh.

  • Rishikimi 11 është i fundit për mua. Veç në u dashtë ndrequr ndonjë gabim drejtshkrimi.

  • Pershendetje Besnik!
    Fillimisht, faleminderit per rishikimin :)
    Sigurisht, ky eshte perkthimi im i pare dhe e prisja qe do kishte gabime.
    Per mua eshte OK, mund ta aprovosh.
    Faleminderit
    Dejvi

  • Në rregull, atëherë. Po e mbaroj këtë punë.

  • Shume faleminderit :)
    Gjithe te mirat

Albanian subtitles

Revisions