Return to Video

Kapitalizmi do ta hajë demokracinë - po nuk e ngritëm zërin

  • 0:01 - 0:02
    Demokracia.
  • 0:03 - 0:04
    Në Perëndim,
  • 0:04 - 0:08
    bëjmë një gabim kolosal,
    kur e marrim për të mirëqenë.
  • 0:08 - 0:10
    Demokracinë e shohim
  • 0:10 - 0:14
    jo si lulen më të brishtë,
    siç është në fakt,
  • 0:14 - 0:17
    por e shohim si pjesë
    të mobilimit të shoqërisë tonë.
  • 0:18 - 0:22
    Priremi ta shohim si
    një të dhënë të pandryshueshme.
  • 0:23 - 0:28
    Gabimisht besojmë se kapitalizmi
    sjell pashmangshmërisht demokraci.
  • 0:28 - 0:29
    Ja që nuk sjell.
  • 0:29 - 0:34
    Lee Kuan Yew i Singaporit dhe
    imituesit e tij të famshëm në Pekin
  • 0:34 - 0:37
    e kanë dëshmuar tej dyshimeve të arsyeshme
  • 0:37 - 0:41
    se është fare e mundur
    të kihet një kapitalizëm i lulëzuar,
  • 0:41 - 0:42
    rritje spektakolare, teksa
  • 0:43 - 0:46
    politika të mbetet pa hiç demokraci.
  • 0:46 - 0:50
    Në fakt, në mëhallën tonë,
    këtu në Europë,
  • 0:50 - 0:52
    demokracia po bën prapa.
  • 0:52 - 0:55
    Në fillimet e këtij viti,
    teksa përfaqësoja Greqinë --
  • 0:55 - 0:58
    qeverinë e sapozgjedhur greke -
  • 0:58 - 1:01
    si ministër i saj i financave në Eurogrup,
  • 1:01 - 1:06
    më thanë në terma jo të paqartë se
    procesi demokratik i kombit tonë -
  • 1:06 - 1:07
    zgjedhjet tona -
  • 1:07 - 1:09
    s’do të lejohej të ndërhynte
  • 1:09 - 1:12
    në politikat ekonomike
    që po zbatoheshin në Greqi.
  • 1:13 - 1:14
    Në atë çast,
  • 1:14 - 1:19
    m’u duk se s’kish mbrojtje më të mirë
    të Lee Kuan Yew-it,
  • 1:19 - 1:20
    ose Partisë Komuniste Kineze,
  • 1:20 - 1:24
    apo të disa miqve të mi të pabindur
    që vijonin të më thoshin se
  • 1:24 - 1:28
    se demokracia duhet dëbuar
    nëse zë e kërcënon për ndryshime.
  • 1:30 - 1:33
    Sot, këtu, dua t’ju parashtroj
  • 1:33 - 1:36
    një çështje ekonomike
    për një demokraci të mirëfilltë.
  • 1:37 - 1:41
    Dua t’ju kërkoj t’i bashkoheni besimit tim
  • 1:41 - 1:43
    se Lee Kuan Yew-i,
  • 1:44 - 1:46
    Partia Komuniste Kineze
  • 1:46 - 1:47
    dhe edhe Eurogrupi
  • 1:47 - 1:51
    e kanë gabim tek besojnë se
    mund të bëjmë pa demokracinë -
  • 1:52 - 1:55
    se na duhet një demokraci e mirëfilltë,
    energjike.
  • 1:55 - 1:58
    Dhe se pa demokraci,
  • 1:58 - 2:01
    shoqëritë tona do të bëhen më të këqija,
  • 2:01 - 2:03
    e ardhmja jonë e zymtë
  • 2:03 - 2:06
    dhe teknologjitë tonë të reja,
    të shkëlqyera, do të venë dëm.
  • 2:06 - 2:07
    Me që jemi te vajtja dëm,
  • 2:08 - 2:10
    më lejoni të tërheq vëmendjen
    në një paradoks interesant
  • 2:10 - 2:13
    që po kërcënon ekonomitë
    tona mu tani.
  • 2:13 - 2:15
    Unë e quaj paradoksi i majave binjake.
  • 2:15 - 2:17
    Njërën majë e kuptoni -
  • 2:17 - 2:18
    e njihni, e dalloni -
  • 2:18 - 2:23
    është mali i borxheve
    që nxin prej kohësh
  • 2:23 - 2:26
    mbi Shtetet e Bashkuara,
    Europën, krejt botën.
  • 2:26 - 2:28
    Malin e borxheve e shohim të gjithë.
  • 2:29 - 2:33
    Por pak vetë dallojnë vëllanë binjak.
  • 2:34 - 2:36
    Një mal me para të paqarkulluara
  • 2:37 - 2:40
    pronë e llogarish të pasurish
    dhe korporatash,
  • 2:41 - 2:44
    tepër të tmerruar nga investimi i tyre
  • 2:44 - 2:47
    në aktivitete produktive
    që mund të prodhojnë të ardhurat
  • 2:47 - 2:50
    me të cilat mund të eliminoni
    malin e borxheve
  • 2:50 - 2:54
    dhe që mund të prodhojnë gjithë ato gjëra
    për të cilat njerëzimi ka kaq nevojë,
  • 2:54 - 2:56
    bie fjala, energji të gjelbër.
  • 2:56 - 2:58
    Më lejoni t’ju sjell dy shifra.
  • 2:58 - 2:59
    Gjatë tre muajve të fundit,
  • 3:00 - 3:02
    në Shtetet e Bashkuara,
    Britani dhe në Eurozonë,
  • 3:02 - 3:07
    kemi investuar, bashkërisht,
    3.4 trilionë dollarë
  • 3:07 - 3:09
    në krejt të mirat që prodhojnë pasuri -
  • 3:09 - 3:12
    të tilla si objekte industriale, makineri,
  • 3:12 - 3:15
    ansamble zyrash, shkolla,
  • 3:15 - 3:18
    rrugë, hekurudha, makina, etj, etj.
  • 3:18 - 3:21
    3.4 trilionë duket si goxha para,
  • 3:21 - 3:24
    deri sa ta krahasoni me 5.1 trilionë
  • 3:25 - 3:27
    që kanë rrjedhur në të njëjtat vende,
  • 3:27 - 3:29
    nëpër institucionet tona financiare,
  • 3:29 - 3:32
    pa bërë absolutisht asgjë,
    gjatë së njëjtës periudhë,
  • 3:33 - 3:38
    veç fryrjes së çmimeve të aksioneve
    të sikuracioneve të shtëpive.
  • 3:38 - 3:44
    Pra një mal me borxhe dhe
    një mal me para të papërdorura
  • 3:44 - 3:47
    formojnë majat binjake,
    që s’arrijnë të asgjësojnë njëra-tjetrën
  • 3:47 - 3:50
    përmes funksionimit normal të tregjeve.
  • 3:50 - 3:52
    Rezultati është rroga që s’rriten,
  • 3:53 - 3:59
    më shumë se çereku i 25 - 54 vjeçarëve
    në Amerikë, Japoni dhe Europë
  • 3:59 - 4:01
    të papunë.
  • 4:01 - 4:03
    Dhe për pasojë, kërkesë e ulët,
  • 4:03 - 4:05
    e cila, në një cikël të pafund,
  • 4:05 - 4:08
    riforcon pesimizmin e investitorëve,
  • 4:09 - 4:13
    që, duke iu trembur kërkesës së ulët,
    e riprodhojnë duke mos investuar --
  • 4:13 - 4:15
    pikërisht si i ati i Edipit,
  • 4:15 - 4:18
    që, i tmerruar nga profecia e orakullit
  • 4:18 - 4:21
    se i biri do të rritej për ta vrarë,
  • 4:21 - 4:23
    afroi pa mend ditën
  • 4:23 - 4:26
    kur u bë e mundur që Edipi,
    i biri, ta vriste.
  • 4:27 - 4:29
    Kjo është mosmarrëveshja
    ime me kapitalizmin.
  • 4:29 - 4:31
    Natyra e tij e shpërdoruese,
  • 4:31 - 4:33
    gjithë ajo para e papërdorur,
  • 4:33 - 4:37
    do të duhej vënë në punë
    për përmirësim jetësh,
  • 4:37 - 4:38
    për zhvillimin e talenteve njerëzore,
  • 4:38 - 4:41
    dhe për të financuar krejt
    këto teknologji,
  • 4:41 - 4:42
    teknologji të gjelbra,
  • 4:43 - 4:45
    që janë absolutisht thelbësore
    për shpëtimin e planetit Tokë.
  • 4:46 - 4:50
    A e kam mirë kur besoj se
    demokracia mund të jetë përgjigja?
  • 4:50 - 4:51
    Besoj se po,
  • 4:51 - 4:52
    por para se të ecim më tej,
  • 4:52 - 4:54
    ç’kuptojmë me demokraci?
  • 4:55 - 4:57
    Aristoteli e përkufizonte demokracinë
  • 4:57 - 5:01
    si gjendjen në të cilën
    i liri dhe i varfri,
  • 5:01 - 5:05
    meqë këta ishin shumica,
    kontrollojnë qeverisjen.
  • 5:05 - 5:08
    Tani, sigurisht që demokracia
    athinase linte shumë jashtë.
  • 5:08 - 5:11
    Gra, emigrantë dhe,
    sigurisht, skllevërit.
  • 5:12 - 5:13
    Por do të ishte gabim
  • 5:13 - 5:17
    të hidhet tej rëndësia
    e demokracia e Athinës së lashtë
  • 5:17 - 5:19
    mbi bazën se kë përjashtonte.
  • 5:20 - 5:21
    Çka kish më shumë rëndësi,
  • 5:21 - 5:25
    dhe vazhdon të jetë kështu për
    demokracinë e Athinës së lashtë,
  • 5:25 - 5:28
    qe përfshirja e punëtorëve fukarenj,
  • 5:28 - 5:33
    që jo vetëm fituan
    të drejtën e fjalës së lirë,
  • 5:33 - 5:35
    por edhe më me rëndësi, tejet me rëndësi,
  • 5:35 - 5:38
    fituan të drejtën për gjykime politike
  • 5:38 - 5:40
    të cilave u jepej e njëjta peshë
  • 5:40 - 5:44
    në vendimmarrje lidhur me punët e shtetit.
  • 5:44 - 5:47
    Sigurisht që demokracia
    athinase nuk zgjati shumë.
  • 5:47 - 5:52
    Si qiriu që shkëlqen shumë,
    u shua shpejt.
  • 5:52 - 5:53
    Dhe vërtet,
  • 5:53 - 5:57
    demokracitë tona liberale të sotme
    nuk i kanë rrënjët në Athinën e Lashtë.
  • 5:57 - 5:59
    I kanë rrënjët te Magna Carta,
  • 5:59 - 6:03
    në Revolucionin e Dytë Anglez të 1688-s,
  • 6:03 - 6:05
    në fakt në kushtetutën amerikane.
  • 6:05 - 6:10
    Ndërsa demokracia athinase
    përqendrohej te shtetasit pa zotër
  • 6:10 - 6:12
    dhe në fuqizimin e punëtorëve fukarenj,
  • 6:13 - 6:17
    demokracitë tona liberale janë themeluar
    në traditën e Magna Carta-s,
  • 6:17 - 6:21
    e cila qe, tek e fundit,
    kartë kushtetuese për padronët.
  • 6:21 - 6:25
    Dhe në fakt, demokracia liberale
    u shpërfaq vetëm kur qe e mundur
  • 6:25 - 6:29
    të ndahej plotësisht sfera politike
    nga sfera ekonomike,
  • 6:29 - 6:34
    që procesi demokratik të kufizohej
    plotësisht në sferën politike,
  • 6:34 - 6:36
    duke e lënë sferën ekonomike -
  • 6:36 - 6:38
    botën e korporatave, nëse e doni kështu -
  • 6:38 - 6:40
    si një zonë pa demokraci.
  • 6:42 - 6:45
    Tani, në demokracitë tona sot,
  • 6:45 - 6:48
    kjo ndarje e sferës ekonomike
    nga ajo politike,
  • 6:48 - 6:50
    në çastin që filloi të ndodhë,
  • 6:51 - 6:55
    solli shfaqjen e një ndeshjeje epike,
    të pandalshme, mes të dyjave,
  • 6:55 - 6:58
    me sferën ekonomike që kolonizon
    sferën politike,
  • 6:58 - 7:00
    duke e gllabëruar në pushtetin e vet.
  • 7:00 - 7:04
    A e keni pyetur veten pse politikanët
    s’janë më ata si dikur?
  • 7:05 - 7:07
    Jo se u ka degjeneruar ADN-ja.
  • 7:07 - 7:09
    (Të qeshura)
  • 7:09 - 7:13
    Kjo vjen sepse dikush sot mund të jetë
    në qeveri, por pa pushtet,
  • 7:13 - 7:17
    sepse pushteti ka migruar nga
    sfera politike në atë ekonomike,
  • 7:17 - 7:18
    që është veçmas të parës.
  • 7:19 - 7:21
    Vërtet,
  • 7:21 - 7:23
    fola për mosmarrëveshjet
    e mia me kapitalizmin.
  • 7:23 - 7:25
    Po ta mendoni,
  • 7:25 - 7:28
    ngjan pakëz me një kope grabitqarësh,
  • 7:29 - 7:34
    që janë kaq të suksesshëm në asgjësimin
    e presë me të cilën ushqehen,
  • 7:34 - 7:37
    saqë në fund vdesin nga uria,
    sepse mbeten pa të tilla.
  • 7:37 - 7:38
    Në mënyrë të ngjashme,
  • 7:38 - 7:42
    sfera ekonomike ka kolonizuar
    dhe kanibalizuar sferën politike
  • 7:42 - 7:45
    aq shumë sa po gërryen vetveten,
  • 7:45 - 7:47
    duke shkaktuar krizë ekonomike.
  • 7:47 - 7:49
    Pushteti i korporatave po shtohet,
  • 7:49 - 7:51
    vlerat politike po zhvleftësohen,
  • 7:51 - 7:53
    pabarazia po ngrihet,
  • 7:53 - 7:55
    kërkesa po ulet
  • 7:55 - 8:01
    dhe CEO-të e korporatave i tremben shumë
    investimit të parave të korporatave të tyre.
  • 8:02 - 8:07
    Pra, sa më shumë që arrin kapitalizmi
    të nxjerrë jashtë nga demokracia demosin,
  • 8:07 - 8:10
    aq më të larta bëhen majat binjake
  • 8:10 - 8:13
    dhe aq më i madh shpërdorimi
    i burimeve njerëzore
  • 8:13 - 8:15
    dhe i pasurisë së njerëzimit.
  • 8:16 - 8:18
    Qartë pra, nëse ky arsyetim vlen,
  • 8:19 - 8:22
    duhet të ribashkojmë sferat
    politike dhe ekonomike
  • 8:22 - 8:25
    dhe më mirë të bëhet duke
    e patur kontrollin demosi,
  • 8:25 - 8:28
    si në Athinën e lashtë,
    vetëm se pa skllevër
  • 8:28 - 8:31
    apo pa përjashtim grash dhe emigrantësh.
  • 8:32 - 8:34
    Tani, kjo ide s’është origjinale.
  • 8:34 - 8:37
    E majta marksiste e kish
    këtë ide 100 vjet më parë
  • 8:37 - 8:38
    dhe s’eci dhe aq mirë, apo jo?
  • 8:39 - 8:42
    Mësimi që nxorëm nga shkatërrimi
    i Bashkimit Sovjetik
  • 8:42 - 8:49
    është se punëtorët fukarenj, mund
    të rifuqizohen vetëm nga ndonjë mrekulli,
  • 8:49 - 8:51
    ashtu si qenë në Athinën e Lashtë,
  • 8:51 - 8:54
    pa krijuar forma të reja
    të brutalitetit dhe shpërdorimit.
  • 8:55 - 8:56
    Por ka një zgjidhje:
  • 8:57 - 8:59
    eliminimi i të varfërve.
  • 8:59 - 9:01
    Kapitalizmi po e bën
  • 9:01 - 9:06
    duke zëvendësuar punëtorët e rrogave
    të ulëta me automatë, androidë, robotë.
  • 9:07 - 9:08
    Puna është se
  • 9:08 - 9:12
    për sa kohë që sferat ekonomike
    dhe politike janë të ndara,
  • 9:12 - 9:16
    automatizimi i bën
    më të larta majat binjake,
  • 9:17 - 9:18
    shpërdorimin edhe më të madh
  • 9:18 - 9:20
    dhe përplasjet shoqërore më të thella,
  • 9:20 - 9:22
    përfshi --
  • 9:22 - 9:24
    së shpejti, besoj --
  • 9:24 - 9:25
    në vende si Kina.
  • 9:27 - 9:29
    Pra na duhet të riformësojmë,
  • 9:29 - 9:33
    na duhet të ribashkojmë sferën
    ekonomike me atë politike,
  • 9:33 - 9:38
    por më mirë ta bëjmë duke
    demokratizuar sferën e ribashkuar,
  • 9:38 - 9:44
    që të mos përfundojmë në ndonjë
    hiperautokraci të marrosur pas përgjimeve
  • 9:44 - 9:48
    që e bën Matriksin, filmin,
    të duket si dokumentar.
  • 9:48 - 9:50
    (Të qeshura)
  • 9:50 - 9:53
    Pra pyetja nuk është nëse do t’ia dalë
    apo jo kapitalizmi t’u mbijetojë
  • 9:53 - 9:55
    risive teknologjike që po sjell.
  • 9:56 - 9:58
    Pyetja më me interes
  • 9:58 - 10:03
    është nëse kapitalizmit do t’ia zërë vendin
    diçka e ngjashme me një distopi alla Matrix
  • 10:03 - 10:08
    ose diçka shumë më afër
    një shoqërie alla Star Trek,
  • 10:08 - 10:10
    ku makinat u shërbejnë qenieve njerëzore
  • 10:10 - 10:15
    dhe qeniet njerëzore i shpenzojnë
    energjitë për eksplorimin e gjithësisë
  • 10:15 - 10:19
    dhe duke u marrë me debate të gjata
    rreth kuptimit të jetës,
  • 10:19 - 10:23
    në një agora high tech, të ngjashme me
    atë të Athinës së lashtë.
  • 10:24 - 10:28
    Mendoj se i kemi mundësitë
    të jemi optimistë.
  • 10:29 - 10:31
    Por çfarë do të duhej,
  • 10:31 - 10:33
    si do të dukej
  • 10:33 - 10:38
    pasja e një utopie alla Star Trek,
    në vend se të një distopie alla Matrix?
  • 10:38 - 10:39
    Në terma praktikë,
  • 10:40 - 10:41
    lejomëni t’ju sjell fare shkurt,
  • 10:41 - 10:42
    nja dy shembuj.
  • 10:43 - 10:45
    Në nivel sipërmarrjesh,
  • 10:45 - 10:47
    përfytyroni një treg kapitalesh,
  • 10:47 - 10:50
    ku fitoni kapitale teksa punoni,
  • 10:51 - 10:56
    dhe ku kapitali juaj ju ndjek nga
    një vend pune në tjetrin,
  • 10:56 - 10:58
    nga një kompani në një tjetër,
  • 10:58 - 10:59
    dhe kompania -
  • 10:59 - 11:02
    cilado qoftë ajo ku punoni
    në një kohë të dhënë -
  • 11:03 - 11:07
    është pronë vetëm e atyre që punojnë
    në të në atë kohë të caktuar.
  • 11:07 - 11:12
    Atëherë krejt të ardhurat vijnë
    nga kapitali, nga fitimet
  • 11:12 - 11:16
    dhe vetë koncepti i punës
    së paguar bëhet i vjetruar.
  • 11:17 - 11:23
    S’ka më hendek mes atyre që e zotërojnë
    kompaninë, por s’punojnë në të
  • 11:23 - 11:26
    dhe atyre që punojnë në të
    pa qenë zotër të kompanisë;
  • 11:26 - 11:30
    s’ka më betejë me kapitalit dhe punës;
  • 11:30 - 11:35
    s’ka më hendek të madh
    mes investimeve dhe kursimeve;
  • 11:35 - 11:38
    pra, s’ka më maja binjake hijerënda.
  • 11:39 - 11:41
    Në nivelin e ekonomisë politike globale,
  • 11:41 - 11:43
    përfytyroni për një çast
  • 11:43 - 11:48
    që monedhat tona kombëtare
    kanë kurs këmbimi të lirë,
  • 11:48 - 11:52
    kundrejt një monedhe dixhitale
    universale, globale,
  • 11:52 - 11:56
    një të emetuar nga
    Fondi Monetar Ndërkombëtar,
  • 11:56 - 11:57
    G-20-ta,
  • 11:57 - 12:00
    në emër të krejt njerëzimit.
  • 12:00 - 12:01
    Përfytyroni më tej
  • 12:01 - 12:05
    që krejt tregtia ndërkombëtare
    të bazohej në këtë monedhë -
  • 12:05 - 12:07
    le ta quajmë "kozmosi,"
  • 12:07 - 12:08
    në njësi kozmosi -
  • 12:10 - 12:14
    me çdo qeveri dakord të paguajë
    në një fond të përbashkët
  • 12:14 - 12:20
    një shumë kozmosish në përpjesëtim
    me deficitin tregtar të vendit
  • 12:20 - 12:23
    apo të suficitit tregtar të një vendi.
  • 12:24 - 12:29
    Përfytyroni tani që ky fond të përdoret
    për investime në teknologji të gjelbra,
  • 12:29 - 12:34
    veçanërisht në ato pjesë të botës
    ku financimet mezi duken.
  • 12:35 - 12:36
    Kjo s’është ide e re.
  • 12:36 - 12:40
    Është ajo çka, në thelb, propozoi
    John Maynard Keynes
  • 12:40 - 12:43
    më 1944-n në Konferencën
    e Bretton Woods-it.
  • 12:44 - 12:45
    Problemi është se
  • 12:45 - 12:49
    atëherë, s’e kishin teknologjinë
    për ta vënë në punë idenë.
  • 12:49 - 12:50
    Sot e kemi,
  • 12:50 - 12:56
    veçanërisht në kontekstin e sferës
    së ribashkuar politiko-ekonomike.
  • 12:57 - 12:59
    Bota që po ju përshkruaj
  • 12:59 - 13:02
    është njëherësh libertariste,
  • 13:02 - 13:06
    meqë u jep përparësi
    individëve të fuqizuar,
  • 13:06 - 13:07
    marksiste,
  • 13:07 - 13:11
    ngaqë do t’i duhet të hedhë
    në koshin e plehrave të historisë
  • 13:11 - 13:13
    hendekun mes kapitalit dhe punës,
  • 13:13 - 13:15
    dhe kejnesiane,
  • 13:15 - 13:17
    kejnesiane globale.
  • 13:18 - 13:20
    Por mbi të gjitha,
  • 13:20 - 13:25
    një botë ku të mundemi të përfytyrojmë
    një demokraci të mirëfilltë.
  • 13:26 - 13:28
    A do të agojë një botë e tillë?
  • 13:28 - 13:33
    Apo do të biem në
    një distopi alla Matriks?
  • 13:33 - 13:37
    Përgjigja qëndron te zgjedhja politike
    që do të bëjmë bashkërisht.
  • 13:38 - 13:39
    Është zgjedhje e jona,
  • 13:39 - 13:42
    dhe më mirë ta bëjmë demokratikisht.
  • 13:42 - 13:44
    Faleminderit.
  • 13:44 - 13:47
    (Duartrokitje)
  • 13:49 - 13:51
    Bruno Giussani: Yanis ...
  • 13:52 - 13:56
    Vetë ju në biografitë tuaja e keni
    përshkruar veten si marksist libertarist.
  • 13:58 - 14:01
    Si lidhet analiza e Marksit sot?
  • 14:02 - 14:05
    Yanis Varoufakis: Nëse ka ndonjë lidhje
    në çka sapo thashë,
  • 14:05 - 14:07
    atëherë Marksi ka lidhje.
  • 14:07 - 14:10
    Sepse lidhet krejt ideja e ribashkimit
    të politikes dhe ekonomikes -
  • 14:10 - 14:11
    nëse s’e kryejmë,
  • 14:11 - 14:14
    atëherë risitë teknologjike
    do të krijojnë
  • 14:14 - 14:16
    një rënie kaq masive të kërkesës,
  • 14:16 - 14:21
    atë së cilës Larry Summers
    i referohet si stanjacion shekullar.
  • 14:21 - 14:24
    Me këtë krizë migrimi nga një anë e botës,
  • 14:24 - 14:25
    siç e kemi sot,
  • 14:25 - 14:28
    do të destabilizojë jo
    vetëm demokracitë tona,
  • 14:28 - 14:32
    por edhe botën në zhvillim, që s’e ka
    dhe aq për zemër demokracinë liberale.
  • 14:32 - 14:36
    Ndaj nëse kjo analizë qëndron,
    atëherë Marksi ka absolutisht lidhje.
  • 14:36 - 14:38
    Por po njësoj edhe Hajeku,
  • 14:38 - 14:40
    ndaj jam marksist libertarist,
  • 14:40 - 14:41
    dhe po kështu është Kejnesi,
  • 14:41 - 14:43
    dhe ndaj jam tërësisht i hutuar.
  • 14:43 - 14:44
    (Të qeshura)
  • 14:44 - 14:46
    BG: Vërtet, dhe mundet që
    kështu jemi edhe ne, tani.
  • 14:46 - 14:47
    (Të qeshura)
  • 14:47 - 14:49
    (Duartrokitje)
  • 14:49 - 14:52
    YV: Nëse s’hutoheni,
    i bie që s’mendoni, OK?
  • 14:52 - 14:55
    BG: Kjo është vërtet
    si prej filozofi grek -
  • 14:55 - 14:57
    YV: E ka thënë Ainshtajni në fakt -
  • 14:57 - 15:00
    BG: Në fjalën tuaj përmendët
    Singaporin dhe Kinën,
  • 15:00 - 15:02
    dhe mbrëmë në darkën e folësve,
  • 15:02 - 15:07
    shprehët një opinion goxha të fortë
    mbi se si e sheh Perëndimi Kinën.
  • 15:07 - 15:08
    Do të donit ta ndanit me ne?
  • 15:09 - 15:11
    JV: Po ja, ka një shkallë
    të madhe hipokrizie.
  • 15:11 - 15:16
    Në demokracitë tona liberale,
    kemi njëfarë vegimi demokracie.
  • 15:16 - 15:18
    Kjo vjen ngaqë jemi të kufizuar,
    siç e thashë në fjalën time,
  • 15:18 - 15:20
    demokraci në sferën politike,
  • 15:20 - 15:24
    teksa lihet njëra sferë,
    atje ku ndodh gjithë veprimi -
  • 15:24 - 15:25
    sfera ekonomike --
  • 15:25 - 15:27
    një zonë plotësisht pa demokraci.
  • 15:27 - 15:29
    Në një farë kuptimi,
  • 15:29 - 15:31
    nëse më lejohet të jem provokativ,
  • 15:32 - 15:36
    Kina sot ngjan më shumë me
    Britaninë e shekullit XIX.
  • 15:36 - 15:37
    Ngaqë, rikujtoni,
  • 15:37 - 15:40
    priremi ta përshoqërojmë
    liberalizmin me demokracinë --
  • 15:40 - 15:41
    kjo është një gabim, historikisht.
  • 15:41 - 15:44
    Liberalizmi, liberalja,
    është si John Stuart Mill-i.
  • 15:44 - 15:49
    John Stuart Mill-i qe veçanërisht
    skeptik ndaj procesit demokratik.
  • 15:49 - 15:54
    Pra ajo çka shihni sot në Kinë
    është një proces shumë i ngjashëm
  • 15:54 - 15:57
    me atë që patëm në Britani
    gjatë Revolucionit Industrial,
  • 15:57 - 16:00
    veçanërisht tranzicioni
    nga i pari te i dyti.
  • 16:00 - 16:04
    Dhe të fshikullohet Kina
  • 16:04 - 16:07
    pse bën atë çka bëri Perëndimi
    në shekullin e XIX,
  • 16:07 - 16:09
    vjen era hipokrizi.
  • 16:09 - 16:13
    BG: Jam i sigurt se mjaft vetë këtu
    vrasin mendjen për përvojën tuaj
  • 16:13 - 16:16
    si ministër i financave i Greqisë
    në fillimet e këtij viti.
  • 16:16 - 16:18
    YV: E dija që do vinte fjala te kjo.
  • 16:18 - 16:19
    BG: Po.
  • 16:19 - 16:20
    BG: Gjashtë muaj më pas,
  • 16:20 - 16:22
    si e shihni gjysmën e parë të vitit?
  • 16:24 - 16:27
    YV: Tejet ngazëlluese,
    nga pikëpamja personale,
  • 16:27 - 16:28
    dhe shumë zhgënjyese,
  • 16:28 - 16:32
    pasi kishim një mundësi
    të rinisnim Eurozonën.
  • 16:32 - 16:34
    Jo thjesht Greqinë, Eurozonën.
  • 16:34 - 16:37
    Që t’i hiqemi vetëkënaqësisë
  • 16:37 - 16:39
    dhe mohimit konstant
    se kish thyerje masive --
  • 16:39 - 16:42
    dhe ka një thyerje masive tektonike
  • 16:42 - 16:44
    përmes Eurozonës,
  • 16:44 - 16:49
    që kërcënon, masivisht, krejt
    procesin e Bashkimit Europian.
  • 16:49 - 16:52
    Patëm një mundësi
    bazuar në programin grek -
  • 16:52 - 16:53
    i cili, meqë ra fjala,
  • 16:53 - 16:58
    qe i pari program
    që e nxori në pah atë mohim --
  • 16:58 - 16:59
    t’i vinim gjërat në vend.
  • 16:59 - 17:00
    Dhe, mjerisht,
  • 17:00 - 17:02
    pushtetet në Eurozonë,
  • 17:02 - 17:03
    te Eurogrupi,
  • 17:04 - 17:06
    zgjodhën të rrinë me mohimin.
  • 17:06 - 17:07
    Por e dini se ç’ndodh.
  • 17:07 - 17:09
    Kemi rastin e Bashkimit Sovjetik.
  • 17:09 - 17:12
    Kur përpiqeni të mbani gjallë
  • 17:12 - 17:16
    një sistem ekonomik që nga pikëpamja
    arkitekturore s’mund të mbijetojë,
  • 17:17 - 17:19
    përmes vullnetit politik dhe
    përmes autoritarizmit,
  • 17:19 - 17:21
    mund t’ia dilni t’i zgjatni jetën,
  • 17:21 - 17:22
    por kur ndryshimi ndodh
  • 17:22 - 17:25
    ndodh shumë papritur
    dhe katastrofikisht.
  • 17:25 - 17:27
    BG: Ç’lloj ndryshimi parashikoni?
  • 17:27 - 17:28
    YV: Nuk ka dyshim se
  • 17:28 - 17:31
    nëse nuk e ndryshojmë
    arkitekturën e Eurozonës,
  • 17:31 - 17:33
    Eurozona s’ka të ardhme.
  • 17:33 - 17:36
    BG: A bëtë ndonjë gabim
    sa kohë qetë ministër i financave?
  • 17:36 - 17:37
    YV: Përditë.
  • 17:37 - 17:40
    BG: Për shembull?
    YV: Cilido që hedh vështrimin pas --
  • 17:40 - 17:42
    (Duartrokitje)
  • 17:44 - 17:45
    Jo, seriozisht.
  • 17:46 - 17:49
    Nëse ka ndonjë ministër financash,
    apo çfarëdo tjetër të këtij lloji,
  • 17:49 - 17:51
    që ju thotë se pas
    gjashtë muajsh në detyrë,
  • 17:51 - 17:55
    veçanërisht në situatë kaq stresuese,
  • 17:55 - 17:58
    se nuk ka bërë gabime, ai
    është person i rrezikshëm.
  • 17:58 - 17:59
    Sigurisht që bëra gabime.
  • 17:59 - 18:02
    Gabimi më i madh
    qe nënshkrimi i aplikimit
  • 18:02 - 18:04
    për zgjatjen e marrëveshjes së një borxhi
  • 18:04 - 18:06
    në fund të Shkurtit.
  • 18:06 - 18:07
    Mendoja
  • 18:07 - 18:10
    se kish interesim të pastër
    nga ana e kreditorëve
  • 18:10 - 18:11
    për të gjetur pika të përbashkëta.
  • 18:11 - 18:12
    Por nuk pati.
  • 18:12 - 18:15
    U interesonte thjesht
    të rrënonin qeverinë tonë,
  • 18:15 - 18:17
    thjesht sepse s’donin
  • 18:17 - 18:20
    të merreshin me krisjet tektonike
  • 18:20 - 18:22
    që përshkojnë Eurozonën mes për mes.
  • 18:22 - 18:24
    Dhe ngaqë s’donin të pranonin
  • 18:24 - 18:27
    se për pesë vjet me radhë po sendërtonin
    në Greqi një program katastrofik.
  • 18:27 - 18:30
    Humbëm një të tretën
    e PPB-së tonë nominale.
  • 18:30 - 18:32
    Kjo vlerë është më keq
    se Depresioni i Madh.
  • 18:32 - 18:34
    Dhe askush nga trojka e huadhënësve,
  • 18:34 - 18:36
    që ka imponuar këtë politikë,
    nuk e qëroi muhabetin
  • 18:36 - 18:39
    dhe të thoshte "Ky qe një gabim kolosal".
  • 18:39 - 18:41
    BG: Pavarësisht gjithë kësaj,
  • 18:41 - 18:43
    dhe pavarësisht nga
    agresiviteti i diskutimit,
  • 18:43 - 18:45
    duket se mbeteni goxha pro-Europian.
  • 18:45 - 18:47
    YV: Absolutisht.
  • 18:47 - 18:51
    Dëgjoni, kriticizmi im për
    Bashkimin Europian dhe Eurozonën
  • 18:51 - 18:55
    vjen nga dikush që rron dhe
    merr frymë në Europë.
  • 18:56 - 18:59
    Frika ime më e madhe është
    se Eurozona s’do të mbijetojë.
  • 18:59 - 19:01
    Sepse po s’mbijetoi,
  • 19:01 - 19:04
    forcat qendërikëse
    që do të dalin duarsh
  • 19:04 - 19:05
    do të jenë demoniake,
  • 19:05 - 19:07
    dhe do të shkatërrojnë
    Bashkimin Europian.
  • 19:07 - 19:10
    Dhe kjo do të jetë katastrofike
    jo thjesht për Europën
  • 19:10 - 19:11
    por për krejt ekonominë globale.
  • 19:11 - 19:16
    Jemi ndoshta ekonomia
    më e madhe në botë.
  • 19:16 - 19:17
    Dhe nëse e lëmë veten
  • 19:17 - 19:20
    të rrokullisemi në një shteg
    postmodern alla 1930,
  • 19:20 - 19:23
    që më duket se këtë po bëjmë,
  • 19:23 - 19:25
    atëherë kjo do të jetë shkatërruese
  • 19:25 - 19:28
    për të ardhmen e europianëve
    dhe të joeuropianëve.
  • 19:28 - 19:31
    BG: Shpresojmë vërtet që
    ta keni gabim në këtë pikë.
  • 19:31 - 19:33
    Yanis, ju faleminderit që erdhët në TED.
  • 19:33 - 19:34
    YV: Faleminderit.
  • 19:34 - 19:38
    (Duartrokitje)
Title:
Kapitalizmi do ta hajë demokracinë - po nuk e ngritëm zërin
Speaker:
Yanis Varoufakis
Description:

E keni vrarë mendjen pse politikanët s’janë më ata që kanë qenë dikur, pse qeveritë duket se s’janë në gjendje të zgjidhin probleme reale? Ekonomisti Yanis Varoufakis, ish-ministër i financave të Greqisë, thotë se kjo vjen nga sot mund të jeni në politikë, por të mos keni pushtet - ngaqë pushteti real tani u përket atyre që kanë kontrollin e ekonomisë. Ai beson se të pasurit e mëdhenj dhe korporatat po e kanibalizojnë sferën politike, duke shkaktuar krizë financiare. Dëgjoni në këtë fjalë ëndrrën e tij për një botë ku kapitali dhe puna nuk luftojnë më kundër njëri-tjetrit, për "një botë që është njëherësh libertariste, marksiste dhe kejnesiane."

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
19:51

Albanian subtitles

Revisions