[Script Info] Title: [Events] Format: Layer, Start, End, Style, Name, MarginL, MarginR, MarginV, Effect, Text Dialogue: 0,0:00:01.20,0:00:02.40,Default,,0000,0000,0000,,Demokracia. Dialogue: 0,0:00:02.96,0:00:04.30,Default,,0000,0000,0000,,Në Perëndim, Dialogue: 0,0:00:04.32,0:00:08.26,Default,,0000,0000,0000,,bëjmë një gabim kolosal,\Nkur e marrim për të mirëqenë. Dialogue: 0,0:00:08.28,0:00:09.58,Default,,0000,0000,0000,,Demokracinë e shohim Dialogue: 0,0:00:09.60,0:00:14.10,Default,,0000,0000,0000,,jo si lulen më të brishtë,\Nsiç është në fakt, Dialogue: 0,0:00:14.12,0:00:16.96,Default,,0000,0000,0000,,por e shohim si pjesë\Ntë mobilimit të shoqërisë tonë. Dialogue: 0,0:00:17.96,0:00:21.96,Default,,0000,0000,0000,,Priremi ta shohim si\Nnjë të dhënë të pandryshueshme. Dialogue: 0,0:00:22.68,0:00:27.90,Default,,0000,0000,0000,,Gabimisht besojmë se kapitalizmi\Nsjell pashmangshmërisht demokraci. Dialogue: 0,0:00:27.92,0:00:29.26,Default,,0000,0000,0000,,Ja që nuk sjell. Dialogue: 0,0:00:29.28,0:00:33.66,Default,,0000,0000,0000,,Lee Kuan Yew i Singaporit dhe\Nimituesit e tij të famshëm në Pekin Dialogue: 0,0:00:33.68,0:00:36.62,Default,,0000,0000,0000,,e kanë dëshmuar tej dyshimeve të arsyeshme Dialogue: 0,0:00:36.64,0:00:40.54,Default,,0000,0000,0000,,se është fare e mundur\Ntë kihet një kapitalizëm i lulëzuar, Dialogue: 0,0:00:40.56,0:00:42.16,Default,,0000,0000,0000,,rritje spektakolare, teksa Dialogue: 0,0:00:42.96,0:00:46.02,Default,,0000,0000,0000,,politika të mbetet pa hiç demokraci. Dialogue: 0,0:00:46.04,0:00:50.46,Default,,0000,0000,0000,,Në fakt, në mëhallën tonë,\Nkëtu në Europë, Dialogue: 0,0:00:50.48,0:00:52.06,Default,,0000,0000,0000,,demokracia po bën prapa. Dialogue: 0,0:00:52.08,0:00:55.46,Default,,0000,0000,0000,,Në fillimet e këtij viti,\Nteksa përfaqësoja Greqinë -- Dialogue: 0,0:00:55.48,0:00:58.22,Default,,0000,0000,0000,,qeverinë e sapozgjedhur greke - Dialogue: 0,0:00:58.24,0:01:00.94,Default,,0000,0000,0000,,si ministër i saj i financave në Eurogrup, Dialogue: 0,0:01:00.96,0:01:05.90,Default,,0000,0000,0000,,më thanë në terma jo të paqartë se\Nprocesi demokratik i kombit tonë - Dialogue: 0,0:01:05.92,0:01:07.34,Default,,0000,0000,0000,,zgjedhjet tona - Dialogue: 0,0:01:07.36,0:01:09.14,Default,,0000,0000,0000,,s’do të lejohej të ndërhynte Dialogue: 0,0:01:09.16,0:01:12.40,Default,,0000,0000,0000,,në politikat ekonomike\Nqë po zbatoheshin në Greqi. Dialogue: 0,0:01:13.12,0:01:14.34,Default,,0000,0000,0000,,Në atë çast, Dialogue: 0,0:01:14.36,0:01:18.66,Default,,0000,0000,0000,,m’u duk se s’kish mbrojtje më të mirë\Ntë Lee Kuan Yew-it, Dialogue: 0,0:01:18.68,0:01:20.22,Default,,0000,0000,0000,,ose Partisë Komuniste Kineze, Dialogue: 0,0:01:20.24,0:01:23.98,Default,,0000,0000,0000,,apo të disa miqve të mi të pabindur\Nqë vijonin të më thoshin se Dialogue: 0,0:01:24.00,0:01:28.32,Default,,0000,0000,0000,,se demokracia duhet dëbuar\Nnëse zë e kërcënon për ndryshime. Dialogue: 0,0:01:29.64,0:01:32.90,Default,,0000,0000,0000,,Sot, këtu, dua t’ju parashtroj Dialogue: 0,0:01:32.92,0:01:36.08,Default,,0000,0000,0000,,një çështje ekonomike\Npër një demokraci të mirëfilltë. Dialogue: 0,0:01:36.60,0:01:41.46,Default,,0000,0000,0000,,Dua t’ju kërkoj t’i bashkoheni besimit tim Dialogue: 0,0:01:41.48,0:01:43.48,Default,,0000,0000,0000,,se Lee Kuan Yew-i, Dialogue: 0,0:01:44.48,0:01:45.86,Default,,0000,0000,0000,,Partia Komuniste Kineze Dialogue: 0,0:01:45.88,0:01:47.26,Default,,0000,0000,0000,,dhe edhe Eurogrupi Dialogue: 0,0:01:47.28,0:01:50.92,Default,,0000,0000,0000,,e kanë gabim tek besojnë se\Nmund të bëjmë pa demokracinë - Dialogue: 0,0:01:51.60,0:01:55.34,Default,,0000,0000,0000,,se na duhet një demokraci e mirëfilltë,\Nenergjike. Dialogue: 0,0:01:55.36,0:01:58.34,Default,,0000,0000,0000,,Dhe se pa demokraci, Dialogue: 0,0:01:58.36,0:02:01.22,Default,,0000,0000,0000,,shoqëritë tona do të bëhen më të këqija, Dialogue: 0,0:02:01.24,0:02:03.31,Default,,0000,0000,0000,,e ardhmja jonë e zymtë Dialogue: 0,0:02:03.31,0:02:06.26,Default,,0000,0000,0000,,dhe teknologjitë tonë të reja,\Ntë shkëlqyera, do të venë dëm. Dialogue: 0,0:02:06.26,0:02:07.50,Default,,0000,0000,0000,,Me që jemi te vajtja dëm, Dialogue: 0,0:02:07.52,0:02:10.29,Default,,0000,0000,0000,,më lejoni të tërheq vëmendjen\Nnë një paradoks interesant Dialogue: 0,0:02:10.32,0:02:13.10,Default,,0000,0000,0000,,që po kërcënon ekonomitë\Ntona mu tani. Dialogue: 0,0:02:13.12,0:02:15.42,Default,,0000,0000,0000,,Unë e quaj paradoksi i majave binjake. Dialogue: 0,0:02:15.44,0:02:16.74,Default,,0000,0000,0000,,Njërën majë e kuptoni - Dialogue: 0,0:02:16.76,0:02:18.38,Default,,0000,0000,0000,,e njihni, e dalloni - Dialogue: 0,0:02:18.40,0:02:23.46,Default,,0000,0000,0000,,është mali i borxheve\Nqë nxin prej kohësh Dialogue: 0,0:02:23.48,0:02:26.30,Default,,0000,0000,0000,,mbi Shtetet e Bashkuara,\NEuropën, krejt botën. Dialogue: 0,0:02:26.32,0:02:28.20,Default,,0000,0000,0000,,Malin e borxheve e shohim të gjithë. Dialogue: 0,0:02:28.88,0:02:33.00,Default,,0000,0000,0000,,Por pak vetë dallojnë vëllanë binjak. Dialogue: 0,0:02:33.64,0:02:35.84,Default,,0000,0000,0000,,Një mal me para të paqarkulluara Dialogue: 0,0:02:36.84,0:02:40.20,Default,,0000,0000,0000,,pronë e llogarish të pasurish\Ndhe korporatash, Dialogue: 0,0:02:41.12,0:02:43.70,Default,,0000,0000,0000,,tepër të tmerruar nga investimi i tyre Dialogue: 0,0:02:43.72,0:02:47.02,Default,,0000,0000,0000,,në aktivitete produktive\Nqë mund të prodhojnë të ardhurat Dialogue: 0,0:02:47.04,0:02:50.10,Default,,0000,0000,0000,,me të cilat mund të eliminoni\Nmalin e borxheve Dialogue: 0,0:02:50.12,0:02:54.10,Default,,0000,0000,0000,,dhe që mund të prodhojnë gjithë ato gjëra\Npër të cilat njerëzimi ka kaq nevojë, Dialogue: 0,0:02:54.12,0:02:55.78,Default,,0000,0000,0000,,bie fjala, energji të gjelbër. Dialogue: 0,0:02:55.80,0:02:58.14,Default,,0000,0000,0000,,Më lejoni t’ju sjell dy shifra. Dialogue: 0,0:02:58.16,0:02:59.50,Default,,0000,0000,0000,,Gjatë tre muajve të fundit, Dialogue: 0,0:02:59.52,0:03:02.30,Default,,0000,0000,0000,,në Shtetet e Bashkuara,\NBritani dhe në Eurozonë, Dialogue: 0,0:03:02.32,0:03:06.74,Default,,0000,0000,0000,,kemi investuar, bashkërisht,\N3.4 trilionë dollarë Dialogue: 0,0:03:06.76,0:03:09.42,Default,,0000,0000,0000,,në krejt të mirat që prodhojnë pasuri - Dialogue: 0,0:03:09.44,0:03:12.46,Default,,0000,0000,0000,,të tilla si objekte industriale, makineri, Dialogue: 0,0:03:12.48,0:03:14.70,Default,,0000,0000,0000,,ansamble zyrash, shkolla, Dialogue: 0,0:03:14.72,0:03:17.86,Default,,0000,0000,0000,,rrugë, hekurudha, makina, etj, etj. Dialogue: 0,0:03:17.88,0:03:20.62,Default,,0000,0000,0000,,3.4 trilionë duket si goxha para, Dialogue: 0,0:03:20.64,0:03:24.50,Default,,0000,0000,0000,,deri sa ta krahasoni me 5.1 trilionë Dialogue: 0,0:03:24.52,0:03:27.22,Default,,0000,0000,0000,,që kanë rrjedhur në të njëjtat vende, Dialogue: 0,0:03:27.24,0:03:29.06,Default,,0000,0000,0000,,nëpër institucionet tona financiare, Dialogue: 0,0:03:29.08,0:03:32.28,Default,,0000,0000,0000,,pa bërë absolutisht asgjë,\Ngjatë së njëjtës periudhë, Dialogue: 0,0:03:33.44,0:03:38.30,Default,,0000,0000,0000,,veç fryrjes së çmimeve të aksioneve\Ntë sikuracioneve të shtëpive. Dialogue: 0,0:03:38.32,0:03:43.58,Default,,0000,0000,0000,,Pra një mal me borxhe dhe\Nnjë mal me para të papërdorura Dialogue: 0,0:03:43.60,0:03:47.30,Default,,0000,0000,0000,,formojnë majat binjake, \Nqë s’arrijnë të asgjësojnë njëra-tjetrën Dialogue: 0,0:03:47.32,0:03:50.14,Default,,0000,0000,0000,,përmes funksionimit normal të tregjeve. Dialogue: 0,0:03:50.16,0:03:52.48,Default,,0000,0000,0000,,Rezultati është rroga që s’rriten, Dialogue: 0,0:03:53.36,0:03:59.02,Default,,0000,0000,0000,,më shumë se çereku i 25 - 54 vjeçarëve\Nnë Amerikë, Japoni dhe Europë Dialogue: 0,0:03:59.04,0:04:00.54,Default,,0000,0000,0000,,të papunë. Dialogue: 0,0:04:00.56,0:04:02.90,Default,,0000,0000,0000,,Dhe për pasojë, kërkesë e ulët, Dialogue: 0,0:04:02.92,0:04:05.14,Default,,0000,0000,0000,,e cila, në një cikël të pafund, Dialogue: 0,0:04:05.16,0:04:07.88,Default,,0000,0000,0000,,riforcon pesimizmin e investitorëve, Dialogue: 0,0:04:08.88,0:04:12.70,Default,,0000,0000,0000,,që, duke iu trembur kërkesës së ulët,\Ne riprodhojnë duke mos investuar -- Dialogue: 0,0:04:12.72,0:04:15.42,Default,,0000,0000,0000,,pikërisht si i ati i Edipit, Dialogue: 0,0:04:15.44,0:04:17.94,Default,,0000,0000,0000,,që, i tmerruar nga profecia e orakullit Dialogue: 0,0:04:17.96,0:04:20.70,Default,,0000,0000,0000,,se i biri do të rritej për ta vrarë, Dialogue: 0,0:04:20.72,0:04:22.66,Default,,0000,0000,0000,,afroi pa mend ditën Dialogue: 0,0:04:22.68,0:04:25.68,Default,,0000,0000,0000,,kur u bë e mundur që Edipi,\Ni biri, ta vriste. Dialogue: 0,0:04:26.56,0:04:29.20,Default,,0000,0000,0000,,Kjo është mosmarrëveshja\Nime me kapitalizmin. Dialogue: 0,0:04:29.20,0:04:31.22,Default,,0000,0000,0000,,Natyra e tij e shpërdoruese, Dialogue: 0,0:04:31.24,0:04:32.86,Default,,0000,0000,0000,,gjithë ajo para e papërdorur, Dialogue: 0,0:04:32.88,0:04:36.98,Default,,0000,0000,0000,,do të duhej vënë në punë\Npër përmirësim jetësh, Dialogue: 0,0:04:37.00,0:04:38.34,Default,,0000,0000,0000,,për zhvillimin e talenteve njerëzore, Dialogue: 0,0:04:38.36,0:04:41.22,Default,,0000,0000,0000,,dhe për të financuar krejt\Nkëto teknologji, Dialogue: 0,0:04:41.24,0:04:42.50,Default,,0000,0000,0000,,teknologji të gjelbra, Dialogue: 0,0:04:42.52,0:04:45.28,Default,,0000,0000,0000,,që janë absolutisht thelbësore\Npër shpëtimin e planetit Tokë. Dialogue: 0,0:04:46.28,0:04:49.54,Default,,0000,0000,0000,,A e kam mirë kur besoj se\Ndemokracia mund të jetë përgjigja? Dialogue: 0,0:04:49.56,0:04:50.78,Default,,0000,0000,0000,,Besoj se po, Dialogue: 0,0:04:50.80,0:04:52.24,Default,,0000,0000,0000,,por para se të ecim më tej, Dialogue: 0,0:04:52.24,0:04:54.49,Default,,0000,0000,0000,,ç’kuptojmë me demokraci? Dialogue: 0,0:04:54.52,0:04:56.94,Default,,0000,0000,0000,,Aristoteli e përkufizonte demokracinë Dialogue: 0,0:04:56.96,0:05:01.48,Default,,0000,0000,0000,,si gjendjen në të cilën\Ni liri dhe i varfri, Dialogue: 0,0:05:01.48,0:05:04.91,Default,,0000,0000,0000,,meqë këta ishin shumica,\Nkontrollojnë qeverisjen. Dialogue: 0,0:05:05.00,0:05:08.30,Default,,0000,0000,0000,,Tani, sigurisht që demokracia\Nathinase linte shumë jashtë. Dialogue: 0,0:05:08.32,0:05:11.36,Default,,0000,0000,0000,,Gra, emigrantë dhe,\Nsigurisht, skllevërit. Dialogue: 0,0:05:12.04,0:05:13.30,Default,,0000,0000,0000,,Por do të ishte gabim Dialogue: 0,0:05:13.32,0:05:16.90,Default,,0000,0000,0000,,të hidhet tej rëndësia\Ne demokracia e Athinës së lashtë Dialogue: 0,0:05:16.92,0:05:18.92,Default,,0000,0000,0000,,mbi bazën se kë përjashtonte. Dialogue: 0,0:05:19.68,0:05:20.94,Default,,0000,0000,0000,,Çka kish më shumë rëndësi, Dialogue: 0,0:05:20.96,0:05:24.82,Default,,0000,0000,0000,,dhe vazhdon të jetë kështu për\Ndemokracinë e Athinës së lashtë, Dialogue: 0,0:05:24.84,0:05:28.34,Default,,0000,0000,0000,,qe përfshirja e punëtorëve fukarenj, Dialogue: 0,0:05:28.36,0:05:33.06,Default,,0000,0000,0000,,që jo vetëm fituan\Ntë drejtën e fjalës së lirë, Dialogue: 0,0:05:33.08,0:05:35.34,Default,,0000,0000,0000,,por edhe më me rëndësi, tejet me rëndësi, Dialogue: 0,0:05:35.36,0:05:37.98,Default,,0000,0000,0000,,fituan të drejtën për gjykime politike Dialogue: 0,0:05:38.00,0:05:40.38,Default,,0000,0000,0000,,të cilave u jepej e njëjta peshë Dialogue: 0,0:05:40.40,0:05:44.06,Default,,0000,0000,0000,,në vendimmarrje lidhur me punët e shtetit. Dialogue: 0,0:05:44.08,0:05:47.14,Default,,0000,0000,0000,,Sigurisht që demokracia\Nathinase nuk zgjati shumë. Dialogue: 0,0:05:47.16,0:05:51.58,Default,,0000,0000,0000,,Si qiriu që shkëlqen shumë,\Nu shua shpejt. Dialogue: 0,0:05:51.60,0:05:52.82,Default,,0000,0000,0000,,Dhe vërtet, Dialogue: 0,0:05:52.84,0:05:57.10,Default,,0000,0000,0000,,demokracitë tona liberale të sotme\Nnuk i kanë rrënjët në Athinën e Lashtë. Dialogue: 0,0:05:57.12,0:05:59.46,Default,,0000,0000,0000,,I kanë rrënjët te Magna Carta, Dialogue: 0,0:05:59.48,0:06:02.74,Default,,0000,0000,0000,,në Revolucionin e Dytë Anglez të 1688-s, Dialogue: 0,0:06:02.76,0:06:04.98,Default,,0000,0000,0000,,në fakt në kushtetutën amerikane. Dialogue: 0,0:06:05.00,0:06:10.02,Default,,0000,0000,0000,,Ndërsa demokracia athinase\Npërqendrohej te shtetasit pa zotër Dialogue: 0,0:06:10.04,0:06:12.32,Default,,0000,0000,0000,,dhe në fuqizimin e punëtorëve fukarenj, Dialogue: 0,0:06:13.24,0:06:17.42,Default,,0000,0000,0000,,demokracitë tona liberale janë themeluar\Nnë traditën e Magna Carta-s, Dialogue: 0,0:06:17.44,0:06:20.54,Default,,0000,0000,0000,,e cila qe, tek e fundit,\Nkartë kushtetuese për padronët. Dialogue: 0,0:06:20.56,0:06:24.86,Default,,0000,0000,0000,,Dhe në fakt, demokracia liberale\Nu shpërfaq vetëm kur qe e mundur Dialogue: 0,0:06:24.88,0:06:28.74,Default,,0000,0000,0000,,të ndahej plotësisht sfera politike\Nnga sfera ekonomike, Dialogue: 0,0:06:28.76,0:06:33.82,Default,,0000,0000,0000,,që procesi demokratik të kufizohej\Nplotësisht në sferën politike, Dialogue: 0,0:06:33.84,0:06:35.70,Default,,0000,0000,0000,,duke e lënë sferën ekonomike - Dialogue: 0,0:06:35.72,0:06:37.75,Default,,0000,0000,0000,,botën e korporatave, nëse e doni kështu - Dialogue: 0,0:06:37.75,0:06:40.36,Default,,0000,0000,0000,,si një zonë pa demokraci. Dialogue: 0,0:06:41.72,0:06:44.70,Default,,0000,0000,0000,,Tani, në demokracitë tona sot, Dialogue: 0,0:06:44.72,0:06:48.22,Default,,0000,0000,0000,,kjo ndarje e sferës ekonomike\Nnga ajo politike, Dialogue: 0,0:06:48.24,0:06:50.50,Default,,0000,0000,0000,,në çastin që filloi të ndodhë, Dialogue: 0,0:06:50.52,0:06:54.82,Default,,0000,0000,0000,,solli shfaqjen e një ndeshjeje epike,\Ntë pandalshme, mes të dyjave, Dialogue: 0,0:06:54.84,0:06:58.06,Default,,0000,0000,0000,,me sferën ekonomike që kolonizon\Nsferën politike, Dialogue: 0,0:06:58.08,0:07:00.48,Default,,0000,0000,0000,,duke e gllabëruar në pushtetin e vet. Dialogue: 0,0:07:00.48,0:07:03.88,Default,,0000,0000,0000,,A e keni pyetur veten pse politikanët \Ns’janë më ata si dikur? Dialogue: 0,0:07:04.56,0:07:06.98,Default,,0000,0000,0000,,Jo se u ka degjeneruar ADN-ja. Dialogue: 0,0:07:07.00,0:07:08.62,Default,,0000,0000,0000,,(Të qeshura) Dialogue: 0,0:07:08.64,0:07:13.26,Default,,0000,0000,0000,,Kjo vjen sepse dikush sot mund të jetë\Nnë qeveri, por pa pushtet, Dialogue: 0,0:07:13.28,0:07:16.58,Default,,0000,0000,0000,,sepse pushteti ka migruar nga\Nsfera politike në atë ekonomike, Dialogue: 0,0:07:16.60,0:07:17.84,Default,,0000,0000,0000,,që është veçmas të parës. Dialogue: 0,0:07:19.16,0:07:20.74,Default,,0000,0000,0000,,Vërtet, Dialogue: 0,0:07:20.76,0:07:23.06,Default,,0000,0000,0000,,fola për mosmarrëveshjet\Ne mia me kapitalizmin. Dialogue: 0,0:07:23.08,0:07:24.82,Default,,0000,0000,0000,,Po ta mendoni, Dialogue: 0,0:07:24.84,0:07:28.16,Default,,0000,0000,0000,,ngjan pakëz me një kope grabitqarësh, Dialogue: 0,0:07:29.08,0:07:33.71,Default,,0000,0000,0000,,që janë kaq të suksesshëm në asgjësimin\Ne presë me të cilën ushqehen, Dialogue: 0,0:07:33.71,0:07:36.70,Default,,0000,0000,0000,,saqë në fund vdesin nga uria,\Nsepse mbeten pa të tilla. Dialogue: 0,0:07:36.72,0:07:37.94,Default,,0000,0000,0000,,Në mënyrë të ngjashme, Dialogue: 0,0:07:37.96,0:07:41.66,Default,,0000,0000,0000,,sfera ekonomike ka kolonizuar\Ndhe kanibalizuar sferën politike Dialogue: 0,0:07:41.68,0:07:45.06,Default,,0000,0000,0000,,aq shumë sa po gërryen vetveten, Dialogue: 0,0:07:45.08,0:07:46.82,Default,,0000,0000,0000,,duke shkaktuar krizë ekonomike. Dialogue: 0,0:07:46.84,0:07:48.94,Default,,0000,0000,0000,,Pushteti i korporatave po shtohet, Dialogue: 0,0:07:48.96,0:07:51.16,Default,,0000,0000,0000,,vlerat politike po zhvleftësohen, Dialogue: 0,0:07:51.16,0:07:52.98,Default,,0000,0000,0000,,pabarazia po ngrihet, Dialogue: 0,0:07:52.98,0:07:54.76,Default,,0000,0000,0000,,kërkesa po ulet Dialogue: 0,0:07:54.76,0:08:00.76,Default,,0000,0000,0000,,dhe CEO-të e korporatave i tremben shumë\Ninvestimit të parave të korporatave të tyre. Dialogue: 0,0:08:01.52,0:08:07.29,Default,,0000,0000,0000,,Pra, sa më shumë që arrin kapitalizmi\Ntë nxjerrë jashtë nga demokracia demosin, Dialogue: 0,0:08:07.29,0:08:09.54,Default,,0000,0000,0000,,aq më të larta bëhen majat binjake Dialogue: 0,0:08:09.56,0:08:13.10,Default,,0000,0000,0000,,dhe aq më i madh shpërdorimi\Ni burimeve njerëzore Dialogue: 0,0:08:13.12,0:08:14.56,Default,,0000,0000,0000,,dhe i pasurisë së njerëzimit. Dialogue: 0,0:08:15.64,0:08:18.50,Default,,0000,0000,0000,,Qartë pra, nëse ky arsyetim vlen, Dialogue: 0,0:08:18.52,0:08:21.58,Default,,0000,0000,0000,,duhet të ribashkojmë sferat\Npolitike dhe ekonomike Dialogue: 0,0:08:21.60,0:08:25.10,Default,,0000,0000,0000,,dhe më mirë të bëhet duke\Ne patur kontrollin demosi, Dialogue: 0,0:08:25.12,0:08:28.06,Default,,0000,0000,0000,,si në Athinën e lashtë,\Nvetëm se pa skllevër Dialogue: 0,0:08:28.08,0:08:31.04,Default,,0000,0000,0000,,apo pa përjashtim grash dhe emigrantësh. Dialogue: 0,0:08:32.12,0:08:33.86,Default,,0000,0000,0000,,Tani, kjo ide s’është origjinale. Dialogue: 0,0:08:33.88,0:08:36.66,Default,,0000,0000,0000,,E majta marksiste e kish\Nkëtë ide 100 vjet më parë Dialogue: 0,0:08:36.68,0:08:38.36,Default,,0000,0000,0000,,dhe s’eci dhe aq mirë, apo jo? Dialogue: 0,0:08:38.84,0:08:42.26,Default,,0000,0000,0000,,Mësimi që nxorëm nga shkatërrimi\Ni Bashkimit Sovjetik Dialogue: 0,0:08:42.28,0:08:48.62,Default,,0000,0000,0000,,është se punëtorët fukarenj, mund\Ntë rifuqizohen vetëm nga ndonjë mrekulli, Dialogue: 0,0:08:48.64,0:08:50.62,Default,,0000,0000,0000,,ashtu si qenë në Athinën e Lashtë, Dialogue: 0,0:08:50.64,0:08:54.40,Default,,0000,0000,0000,,pa krijuar forma të reja\Ntë brutalitetit dhe shpërdorimit. Dialogue: 0,0:08:54.96,0:08:56.20,Default,,0000,0000,0000,,Por ka një zgjidhje: Dialogue: 0,0:08:56.88,0:08:58.72,Default,,0000,0000,0000,,eliminimi i të varfërve. Dialogue: 0,0:08:59.36,0:09:00.62,Default,,0000,0000,0000,,Kapitalizmi po e bën Dialogue: 0,0:09:00.64,0:09:05.52,Default,,0000,0000,0000,,duke zëvendësuar punëtorët e rrogave\Ntë ulëta me automatë, androidë, robotë. Dialogue: 0,0:09:07.08,0:09:08.30,Default,,0000,0000,0000,,Puna është se Dialogue: 0,0:09:08.32,0:09:11.54,Default,,0000,0000,0000,,për sa kohë që sferat ekonomike\Ndhe politike janë të ndara, Dialogue: 0,0:09:11.56,0:09:15.88,Default,,0000,0000,0000,,automatizimi i bën\Nmë të larta majat binjake, Dialogue: 0,0:09:16.64,0:09:18.38,Default,,0000,0000,0000,,shpërdorimin edhe më të madh Dialogue: 0,0:09:18.40,0:09:20.46,Default,,0000,0000,0000,,dhe përplasjet shoqërore më të thella, Dialogue: 0,0:09:20.48,0:09:21.68,Default,,0000,0000,0000,,përfshi -- Dialogue: 0,0:09:22.32,0:09:23.86,Default,,0000,0000,0000,,së shpejti, besoj -- Dialogue: 0,0:09:23.88,0:09:25.48,Default,,0000,0000,0000,,në vende si Kina. Dialogue: 0,0:09:26.72,0:09:29.14,Default,,0000,0000,0000,,Pra na duhet të riformësojmë, Dialogue: 0,0:09:29.16,0:09:32.82,Default,,0000,0000,0000,,na duhet të ribashkojmë sferën\Nekonomike me atë politike, Dialogue: 0,0:09:32.84,0:09:38.22,Default,,0000,0000,0000,,por më mirë ta bëjmë duke\Ndemokratizuar sferën e ribashkuar, Dialogue: 0,0:09:38.24,0:09:43.94,Default,,0000,0000,0000,,që të mos përfundojmë në ndonjë\Nhiperautokraci të marrosur pas përgjimeve Dialogue: 0,0:09:43.96,0:09:47.98,Default,,0000,0000,0000,,që e bën Matriksin, filmin,\Ntë duket si dokumentar. Dialogue: 0,0:09:48.00,0:09:49.58,Default,,0000,0000,0000,,(Të qeshura) Dialogue: 0,0:09:49.60,0:09:53.02,Default,,0000,0000,0000,,Pra pyetja nuk është nëse do t’ia dalë\Napo jo kapitalizmi t’u mbijetojë Dialogue: 0,0:09:53.04,0:09:55.36,Default,,0000,0000,0000,,risive teknologjike që po sjell. Dialogue: 0,0:09:55.96,0:09:57.58,Default,,0000,0000,0000,,Pyetja më me interes Dialogue: 0,0:09:57.60,0:10:03.34,Default,,0000,0000,0000,,është nëse kapitalizmit do t’ia zërë vendin\Ndiçka e ngjashme me një distopi alla Matrix Dialogue: 0,0:10:03.36,0:10:07.78,Default,,0000,0000,0000,,ose diçka shumë më afër\Nnjë shoqërie alla Star Trek, Dialogue: 0,0:10:07.80,0:10:10.18,Default,,0000,0000,0000,,ku makinat u shërbejnë qenieve njerëzore Dialogue: 0,0:10:10.20,0:10:14.62,Default,,0000,0000,0000,,dhe qeniet njerëzore i shpenzojnë\Nenergjitë për eksplorimin e gjithësisë Dialogue: 0,0:10:14.64,0:10:18.94,Default,,0000,0000,0000,,dhe duke u marrë me debate të gjata\Nrreth kuptimit të jetës, Dialogue: 0,0:10:18.96,0:10:22.96,Default,,0000,0000,0000,,në një agora high tech, të ngjashme me\Natë të Athinës së lashtë. Dialogue: 0,0:10:24.36,0:10:27.80,Default,,0000,0000,0000,,Mendoj se i kemi mundësitë\Ntë jemi optimistë. Dialogue: 0,0:10:29.40,0:10:30.70,Default,,0000,0000,0000,,Por çfarë do të duhej, Dialogue: 0,0:10:30.72,0:10:32.70,Default,,0000,0000,0000,,si do të dukej Dialogue: 0,0:10:32.72,0:10:37.60,Default,,0000,0000,0000,,pasja e një utopie alla Star Trek,\Nnë vend se të një distopie alla Matrix? Dialogue: 0,0:10:38.24,0:10:39.50,Default,,0000,0000,0000,,Në terma praktikë, Dialogue: 0,0:10:39.52,0:10:41.26,Default,,0000,0000,0000,,lejomëni t’ju sjell fare shkurt, Dialogue: 0,0:10:41.28,0:10:42.48,Default,,0000,0000,0000,,nja dy shembuj. Dialogue: 0,0:10:43.08,0:10:44.86,Default,,0000,0000,0000,,Në nivel sipërmarrjesh, Dialogue: 0,0:10:44.88,0:10:47.22,Default,,0000,0000,0000,,përfytyroni një treg kapitalesh, Dialogue: 0,0:10:47.24,0:10:49.92,Default,,0000,0000,0000,,ku fitoni kapitale teksa punoni, Dialogue: 0,0:10:50.88,0:10:56.22,Default,,0000,0000,0000,,dhe ku kapitali juaj ju ndjek nga\Nnjë vend pune në tjetrin, Dialogue: 0,0:10:56.24,0:10:57.74,Default,,0000,0000,0000,,nga një kompani në një tjetër, Dialogue: 0,0:10:57.76,0:10:59.02,Default,,0000,0000,0000,,dhe kompania - Dialogue: 0,0:10:59.04,0:11:02.50,Default,,0000,0000,0000,,cilado qoftë ajo ku punoni\Nnë një kohë të dhënë - Dialogue: 0,0:11:02.52,0:11:06.84,Default,,0000,0000,0000,,është pronë vetëm e atyre që punojnë\Nnë të në atë kohë të caktuar. Dialogue: 0,0:11:07.40,0:11:12.10,Default,,0000,0000,0000,,Atëherë krejt të ardhurat vijnë\Nnga kapitali, nga fitimet Dialogue: 0,0:11:12.12,0:11:16.50,Default,,0000,0000,0000,,dhe vetë koncepti i punës\Nsë paguar bëhet i vjetruar. Dialogue: 0,0:11:16.52,0:11:23.14,Default,,0000,0000,0000,,S’ka më hendek mes atyre që e zotërojnë\Nkompaninë, por s’punojnë në të Dialogue: 0,0:11:23.16,0:11:26.42,Default,,0000,0000,0000,,dhe atyre që punojnë në të\Npa qenë zotër të kompanisë; Dialogue: 0,0:11:26.44,0:11:29.64,Default,,0000,0000,0000,,s’ka më betejë me kapitalit dhe punës; Dialogue: 0,0:11:30.44,0:11:34.58,Default,,0000,0000,0000,,s’ka më hendek të madh\Nmes investimeve dhe kursimeve; Dialogue: 0,0:11:34.60,0:11:37.84,Default,,0000,0000,0000,,pra, s’ka më maja binjake hijerënda. Dialogue: 0,0:11:38.60,0:11:40.98,Default,,0000,0000,0000,,Në nivelin e ekonomisë politike globale, Dialogue: 0,0:11:41.00,0:11:42.94,Default,,0000,0000,0000,,përfytyroni për një çast Dialogue: 0,0:11:42.96,0:11:47.94,Default,,0000,0000,0000,,që monedhat tona kombëtare\Nkanë kurs këmbimi të lirë, Dialogue: 0,0:11:47.96,0:11:51.74,Default,,0000,0000,0000,,kundrejt një monedhe dixhitale\Nuniversale, globale, Dialogue: 0,0:11:51.76,0:11:55.78,Default,,0000,0000,0000,,një të emetuar nga\NFondi Monetar Ndërkombëtar, Dialogue: 0,0:11:55.80,0:11:57.02,Default,,0000,0000,0000,,G-20-ta, Dialogue: 0,0:11:57.04,0:11:59.58,Default,,0000,0000,0000,,në emër të krejt njerëzimit. Dialogue: 0,0:11:59.60,0:12:00.82,Default,,0000,0000,0000,,Përfytyroni më tej Dialogue: 0,0:12:00.84,0:12:05.18,Default,,0000,0000,0000,,që krejt tregtia ndërkombëtare\Ntë bazohej në këtë monedhë - Dialogue: 0,0:12:05.20,0:12:07.02,Default,,0000,0000,0000,,le ta quajmë "kozmosi," Dialogue: 0,0:12:07.04,0:12:08.44,Default,,0000,0000,0000,,në njësi kozmosi - Dialogue: 0,0:12:09.72,0:12:14.10,Default,,0000,0000,0000,,me çdo qeveri dakord të paguajë\Nnë një fond të përbashkët Dialogue: 0,0:12:14.12,0:12:19.66,Default,,0000,0000,0000,,një shumë kozmosish në përpjesëtim\Nme deficitin tregtar të vendit Dialogue: 0,0:12:19.68,0:12:23.08,Default,,0000,0000,0000,,apo të suficitit tregtar të një vendi. Dialogue: 0,0:12:23.72,0:12:28.94,Default,,0000,0000,0000,,Përfytyroni tani që ky fond të përdoret\Npër investime në teknologji të gjelbra, Dialogue: 0,0:12:28.96,0:12:34.28,Default,,0000,0000,0000,,veçanërisht në ato pjesë të botës\Nku financimet mezi duken. Dialogue: 0,0:12:34.84,0:12:36.42,Default,,0000,0000,0000,,Kjo s’është ide e re. Dialogue: 0,0:12:36.44,0:12:39.78,Default,,0000,0000,0000,,Është ajo çka, në thelb, propozoi\NJohn Maynard Keynes Dialogue: 0,0:12:39.80,0:12:43.12,Default,,0000,0000,0000,,më 1944-n në Konferencën\Ne Bretton Woods-it. Dialogue: 0,0:12:44.08,0:12:45.30,Default,,0000,0000,0000,,Problemi është se Dialogue: 0,0:12:45.32,0:12:48.62,Default,,0000,0000,0000,,atëherë, s’e kishin teknologjinë\Npër ta vënë në punë idenë. Dialogue: 0,0:12:48.64,0:12:49.86,Default,,0000,0000,0000,,Sot e kemi, Dialogue: 0,0:12:49.88,0:12:55.80,Default,,0000,0000,0000,,veçanërisht në kontekstin e sferës\Nsë ribashkuar politiko-ekonomike. Dialogue: 0,0:12:56.64,0:12:59.06,Default,,0000,0000,0000,,Bota që po ju përshkruaj Dialogue: 0,0:12:59.08,0:13:01.54,Default,,0000,0000,0000,,është njëherësh libertariste, Dialogue: 0,0:13:01.56,0:13:06.14,Default,,0000,0000,0000,,meqë u jep përparësi\Nindividëve të fuqizuar, Dialogue: 0,0:13:06.16,0:13:07.38,Default,,0000,0000,0000,,marksiste, Dialogue: 0,0:13:07.40,0:13:10.62,Default,,0000,0000,0000,,ngaqë do t’i duhet të hedhë\Nnë koshin e plehrave të historisë Dialogue: 0,0:13:10.64,0:13:13.10,Default,,0000,0000,0000,,hendekun mes kapitalit dhe punës, Dialogue: 0,0:13:13.12,0:13:14.68,Default,,0000,0000,0000,,dhe kejnesiane, Dialogue: 0,0:13:15.32,0:13:16.80,Default,,0000,0000,0000,,kejnesiane globale. Dialogue: 0,0:13:18.32,0:13:19.90,Default,,0000,0000,0000,,Por mbi të gjitha, Dialogue: 0,0:13:19.92,0:13:24.84,Default,,0000,0000,0000,,një botë ku të mundemi të përfytyrojmë\Nnjë demokraci të mirëfilltë. Dialogue: 0,0:13:25.76,0:13:27.52,Default,,0000,0000,0000,,A do të agojë një botë e tillë? Dialogue: 0,0:13:28.40,0:13:32.90,Default,,0000,0000,0000,,Apo do të biem në\Nnjë distopi alla Matriks? Dialogue: 0,0:13:32.92,0:13:37.04,Default,,0000,0000,0000,,Përgjigja qëndron te zgjedhja politike\Nqë do të bëjmë bashkërisht. Dialogue: 0,0:13:37.72,0:13:39.34,Default,,0000,0000,0000,,Është zgjedhje e jona, Dialogue: 0,0:13:39.36,0:13:41.68,Default,,0000,0000,0000,,dhe më mirë ta bëjmë demokratikisht. Dialogue: 0,0:13:42.28,0:13:43.54,Default,,0000,0000,0000,,Faleminderit. Dialogue: 0,0:13:43.56,0:13:46.92,Default,,0000,0000,0000,,(Duartrokitje) Dialogue: 0,0:13:49.48,0:13:50.68,Default,,0000,0000,0000,,Bruno Giussani: Yanis ... Dialogue: 0,0:13:51.88,0:13:56.32,Default,,0000,0000,0000,,Vetë ju në biografitë tuaja e keni\Npërshkruar veten si marksist libertarist. Dialogue: 0,0:13:58.40,0:14:00.92,Default,,0000,0000,0000,,Si lidhet analiza e Marksit sot? Dialogue: 0,0:14:02.00,0:14:05.34,Default,,0000,0000,0000,,Yanis Varoufakis: Nëse ka ndonjë lidhje\Nnë çka sapo thashë, Dialogue: 0,0:14:05.36,0:14:06.58,Default,,0000,0000,0000,,atëherë Marksi ka lidhje. Dialogue: 0,0:14:06.60,0:14:10.10,Default,,0000,0000,0000,,Sepse lidhet krejt ideja e ribashkimit\Ntë politikes dhe ekonomikes - Dialogue: 0,0:14:10.12,0:14:11.34,Default,,0000,0000,0000,,nëse s’e kryejmë, Dialogue: 0,0:14:11.36,0:14:13.62,Default,,0000,0000,0000,,atëherë risitë teknologjike\Ndo të krijojnë Dialogue: 0,0:14:13.64,0:14:15.94,Default,,0000,0000,0000,,një rënie kaq masive të kërkesës, Dialogue: 0,0:14:15.96,0:14:20.74,Default,,0000,0000,0000,,atë së cilës Larry Summers\Ni referohet si stanjacion shekullar. Dialogue: 0,0:14:20.76,0:14:23.62,Default,,0000,0000,0000,,Me këtë krizë migrimi nga një anë e botës, Dialogue: 0,0:14:23.64,0:14:25.18,Default,,0000,0000,0000,,siç e kemi sot, Dialogue: 0,0:14:25.20,0:14:27.90,Default,,0000,0000,0000,,do të destabilizojë jo\Nvetëm demokracitë tona, Dialogue: 0,0:14:27.92,0:14:32.14,Default,,0000,0000,0000,,por edhe botën në zhvillim, që s’e ka\Ndhe aq për zemër demokracinë liberale. Dialogue: 0,0:14:32.16,0:14:35.98,Default,,0000,0000,0000,,Ndaj nëse kjo analizë qëndron,\Natëherë Marksi ka absolutisht lidhje. Dialogue: 0,0:14:36.00,0:14:37.74,Default,,0000,0000,0000,,Por po njësoj edhe Hajeku, Dialogue: 0,0:14:37.76,0:14:39.52,Default,,0000,0000,0000,,ndaj jam marksist libertarist, Dialogue: 0,0:14:39.52,0:14:41.04,Default,,0000,0000,0000,,dhe po kështu është Kejnesi, Dialogue: 0,0:14:41.04,0:14:42.74,Default,,0000,0000,0000,,dhe ndaj jam tërësisht i hutuar. Dialogue: 0,0:14:42.76,0:14:43.85,Default,,0000,0000,0000,,(Të qeshura) Dialogue: 0,0:14:43.85,0:14:46.28,Default,,0000,0000,0000,,BG: Vërtet, dhe mundet që\Nkështu jemi edhe ne, tani. Dialogue: 0,0:14:46.28,0:14:47.38,Default,,0000,0000,0000,,(Të qeshura) Dialogue: 0,0:14:47.40,0:14:49.38,Default,,0000,0000,0000,,(Duartrokitje) Dialogue: 0,0:14:49.40,0:14:52.18,Default,,0000,0000,0000,,YV: Nëse s’hutoheni,\Ni bie që s’mendoni, OK? Dialogue: 0,0:14:52.20,0:14:55.25,Default,,0000,0000,0000,,BG: Kjo është vërtet \Nsi prej filozofi grek - Dialogue: 0,0:14:55.25,0:14:56.98,Default,,0000,0000,0000,,YV: E ka thënë Ainshtajni në fakt - Dialogue: 0,0:14:57.00,0:14:59.62,Default,,0000,0000,0000,,BG: Në fjalën tuaj përmendët\NSingaporin dhe Kinën, Dialogue: 0,0:14:59.64,0:15:01.70,Default,,0000,0000,0000,,dhe mbrëmë në darkën e folësve, Dialogue: 0,0:15:01.72,0:15:06.90,Default,,0000,0000,0000,,shprehët një opinion goxha të fortë\Nmbi se si e sheh Perëndimi Kinën. Dialogue: 0,0:15:06.92,0:15:08.50,Default,,0000,0000,0000,,Do të donit ta ndanit me ne? Dialogue: 0,0:15:08.52,0:15:10.68,Default,,0000,0000,0000,,JV: Po ja, ka një shkallë\Ntë madhe hipokrizie. Dialogue: 0,0:15:11.40,0:15:15.53,Default,,0000,0000,0000,,Në demokracitë tona liberale,\Nkemi njëfarë vegimi demokracie. Dialogue: 0,0:15:15.53,0:15:18.46,Default,,0000,0000,0000,,Kjo vjen ngaqë jemi të kufizuar,\Nsiç e thashë në fjalën time, Dialogue: 0,0:15:18.48,0:15:20.14,Default,,0000,0000,0000,,demokraci në sferën politike, Dialogue: 0,0:15:20.16,0:15:23.62,Default,,0000,0000,0000,,teksa lihet njëra sferë,\Natje ku ndodh gjithë veprimi - Dialogue: 0,0:15:23.64,0:15:24.86,Default,,0000,0000,0000,,sfera ekonomike -- Dialogue: 0,0:15:24.88,0:15:26.72,Default,,0000,0000,0000,,një zonë plotësisht pa demokraci. Dialogue: 0,0:15:27.28,0:15:28.54,Default,,0000,0000,0000,,Në një farë kuptimi, Dialogue: 0,0:15:28.56,0:15:30.76,Default,,0000,0000,0000,,nëse më lejohet të jem provokativ, Dialogue: 0,0:15:31.88,0:15:35.81,Default,,0000,0000,0000,,Kina sot ngjan më shumë me\NBritaninë e shekullit XIX. Dialogue: 0,0:15:35.81,0:15:37.12,Default,,0000,0000,0000,,Ngaqë, rikujtoni, Dialogue: 0,0:15:37.12,0:15:39.77,Default,,0000,0000,0000,,priremi ta përshoqërojmë\Nliberalizmin me demokracinë -- Dialogue: 0,0:15:39.77,0:15:41.46,Default,,0000,0000,0000,,kjo është një gabim, historikisht. Dialogue: 0,0:15:41.48,0:15:44.02,Default,,0000,0000,0000,,Liberalizmi, liberalja,\Nështë si John Stuart Mill-i. Dialogue: 0,0:15:44.04,0:15:48.74,Default,,0000,0000,0000,,John Stuart Mill-i qe veçanërisht\Nskeptik ndaj procesit demokratik. Dialogue: 0,0:15:48.76,0:15:54.14,Default,,0000,0000,0000,,Pra ajo çka shihni sot në Kinë\Nështë një proces shumë i ngjashëm Dialogue: 0,0:15:54.16,0:15:57.34,Default,,0000,0000,0000,,me atë që patëm në Britani\Ngjatë Revolucionit Industrial, Dialogue: 0,0:15:57.36,0:16:00.34,Default,,0000,0000,0000,,veçanërisht tranzicioni\Nnga i pari te i dyti. Dialogue: 0,0:16:00.36,0:16:03.66,Default,,0000,0000,0000,,Dhe të fshikullohet Kina Dialogue: 0,0:16:03.68,0:16:06.82,Default,,0000,0000,0000,,pse bën atë çka bëri Perëndimi\Nnë shekullin e XIX, Dialogue: 0,0:16:06.84,0:16:09.33,Default,,0000,0000,0000,,vjen era hipokrizi. Dialogue: 0,0:16:09.33,0:16:12.79,Default,,0000,0000,0000,,BG: Jam i sigurt se mjaft vetë këtu\Nvrasin mendjen për përvojën tuaj Dialogue: 0,0:16:12.79,0:16:15.81,Default,,0000,0000,0000,,si ministër i financave i Greqisë\Nnë fillimet e këtij viti. Dialogue: 0,0:16:15.81,0:16:17.52,Default,,0000,0000,0000,,YV: E dija që do vinte fjala te kjo. Dialogue: 0,0:16:17.52,0:16:18.62,Default,,0000,0000,0000,,BG: Po. Dialogue: 0,0:16:18.64,0:16:19.98,Default,,0000,0000,0000,,BG: Gjashtë muaj më pas, Dialogue: 0,0:16:20.00,0:16:22.40,Default,,0000,0000,0000,,si e shihni gjysmën e parë të vitit? Dialogue: 0,0:16:23.92,0:16:26.54,Default,,0000,0000,0000,,YV: Tejet ngazëlluese,\Nnga pikëpamja personale, Dialogue: 0,0:16:26.56,0:16:27.82,Default,,0000,0000,0000,,dhe shumë zhgënjyese, Dialogue: 0,0:16:27.84,0:16:31.74,Default,,0000,0000,0000,,pasi kishim një mundësi\Ntë rinisnim Eurozonën. Dialogue: 0,0:16:31.76,0:16:33.86,Default,,0000,0000,0000,,Jo thjesht Greqinë, Eurozonën. Dialogue: 0,0:16:33.88,0:16:36.82,Default,,0000,0000,0000,,Që t’i hiqemi vetëkënaqësisë Dialogue: 0,0:16:36.84,0:16:39.30,Default,,0000,0000,0000,,dhe mohimit konstant\Nse kish thyerje masive -- Dialogue: 0,0:16:39.32,0:16:42.18,Default,,0000,0000,0000,,dhe ka një thyerje masive tektonike Dialogue: 0,0:16:42.20,0:16:44.38,Default,,0000,0000,0000,,përmes Eurozonës, Dialogue: 0,0:16:44.40,0:16:48.82,Default,,0000,0000,0000,,që kërcënon, masivisht, krejt\Nprocesin e Bashkimit Europian. Dialogue: 0,0:16:48.84,0:16:52.02,Default,,0000,0000,0000,,Patëm një mundësi\Nbazuar në programin grek - Dialogue: 0,0:16:52.04,0:16:53.38,Default,,0000,0000,0000,,i cili, meqë ra fjala, Dialogue: 0,0:16:53.40,0:16:57.78,Default,,0000,0000,0000,,qe i pari program\Nqë e nxori në pah atë mohim -- Dialogue: 0,0:16:57.80,0:16:59.02,Default,,0000,0000,0000,,t’i vinim gjërat në vend. Dialogue: 0,0:16:59.04,0:17:00.26,Default,,0000,0000,0000,,Dhe, mjerisht, Dialogue: 0,0:17:00.28,0:17:02.10,Default,,0000,0000,0000,,pushtetet në Eurozonë, Dialogue: 0,0:17:02.12,0:17:03.32,Default,,0000,0000,0000,,te Eurogrupi, Dialogue: 0,0:17:04.08,0:17:06.06,Default,,0000,0000,0000,,zgjodhën të rrinë me mohimin. Dialogue: 0,0:17:06.08,0:17:07.34,Default,,0000,0000,0000,,Por e dini se ç’ndodh. Dialogue: 0,0:17:07.36,0:17:09.42,Default,,0000,0000,0000,,Kemi rastin e Bashkimit Sovjetik. Dialogue: 0,0:17:09.44,0:17:11.94,Default,,0000,0000,0000,,Kur përpiqeni të mbani gjallë Dialogue: 0,0:17:11.96,0:17:15.84,Default,,0000,0000,0000,,një sistem ekonomik që nga pikëpamja\Narkitekturore s’mund të mbijetojë, Dialogue: 0,0:17:16.52,0:17:19.18,Default,,0000,0000,0000,,përmes vullnetit politik dhe\Npërmes autoritarizmit, Dialogue: 0,0:17:19.20,0:17:20.86,Default,,0000,0000,0000,,mund t’ia dilni t’i zgjatni jetën, Dialogue: 0,0:17:20.88,0:17:22.45,Default,,0000,0000,0000,,por kur ndryshimi ndodh Dialogue: 0,0:17:22.48,0:17:24.98,Default,,0000,0000,0000,,ndodh shumë papritur\Ndhe katastrofikisht. Dialogue: 0,0:17:25.00,0:17:27.01,Default,,0000,0000,0000,,BG: Ç’lloj ndryshimi parashikoni? Dialogue: 0,0:17:27.03,0:17:28.28,Default,,0000,0000,0000,,YV: Nuk ka dyshim se Dialogue: 0,0:17:28.31,0:17:30.98,Default,,0000,0000,0000,,nëse nuk e ndryshojmë\Narkitekturën e Eurozonës, Dialogue: 0,0:17:31.00,0:17:32.90,Default,,0000,0000,0000,,Eurozona s’ka të ardhme. Dialogue: 0,0:17:32.92,0:17:35.82,Default,,0000,0000,0000,,BG: A bëtë ndonjë gabim\Nsa kohë qetë ministër i financave? Dialogue: 0,0:17:35.84,0:17:37.06,Default,,0000,0000,0000,,YV: Përditë. Dialogue: 0,0:17:37.08,0:17:39.62,Default,,0000,0000,0000,,BG: Për shembull?\NYV: Cilido që hedh vështrimin pas -- Dialogue: 0,0:17:39.64,0:17:41.72,Default,,0000,0000,0000,,(Duartrokitje) Dialogue: 0,0:17:44.12,0:17:45.50,Default,,0000,0000,0000,,Jo, seriozisht. Dialogue: 0,0:17:45.52,0:17:49.10,Default,,0000,0000,0000,,Nëse ka ndonjë ministër financash,\Napo çfarëdo tjetër të këtij lloji, Dialogue: 0,0:17:49.12,0:17:51.34,Default,,0000,0000,0000,,që ju thotë se pas\Ngjashtë muajsh në detyrë, Dialogue: 0,0:17:51.36,0:17:55.06,Default,,0000,0000,0000,,veçanërisht në situatë kaq stresuese, Dialogue: 0,0:17:55.08,0:17:57.78,Default,,0000,0000,0000,,se nuk ka bërë gabime, ai\Nështë person i rrezikshëm. Dialogue: 0,0:17:57.80,0:17:59.10,Default,,0000,0000,0000,,Sigurisht që bëra gabime. Dialogue: 0,0:17:59.12,0:18:01.94,Default,,0000,0000,0000,,Gabimi më i madh\Nqe nënshkrimi i aplikimit Dialogue: 0,0:18:01.96,0:18:04.06,Default,,0000,0000,0000,,për zgjatjen e marrëveshjes së një borxhi Dialogue: 0,0:18:04.08,0:18:05.70,Default,,0000,0000,0000,,në fund të Shkurtit. Dialogue: 0,0:18:05.72,0:18:06.94,Default,,0000,0000,0000,,Mendoja Dialogue: 0,0:18:06.96,0:18:09.61,Default,,0000,0000,0000,,se kish interesim të pastër\Nnga ana e kreditorëve Dialogue: 0,0:18:09.61,0:18:11.26,Default,,0000,0000,0000,,për të gjetur pika të përbashkëta. Dialogue: 0,0:18:11.26,0:18:12.46,Default,,0000,0000,0000,,Por nuk pati. Dialogue: 0,0:18:12.48,0:18:15.10,Default,,0000,0000,0000,,U interesonte thjesht\Ntë rrënonin qeverinë tonë, Dialogue: 0,0:18:15.12,0:18:16.58,Default,,0000,0000,0000,,thjesht sepse s’donin Dialogue: 0,0:18:16.60,0:18:19.74,Default,,0000,0000,0000,,të merreshin me krisjet tektonike Dialogue: 0,0:18:19.76,0:18:21.78,Default,,0000,0000,0000,,që përshkojnë Eurozonën mes për mes. Dialogue: 0,0:18:21.80,0:18:23.62,Default,,0000,0000,0000,,Dhe ngaqë s’donin të pranonin Dialogue: 0,0:18:23.64,0:18:27.26,Default,,0000,0000,0000,,se për pesë vjet me radhë po sendërtonin\Nnë Greqi një program katastrofik. Dialogue: 0,0:18:27.28,0:18:30.02,Default,,0000,0000,0000,,Humbëm një të tretën\Ne PPB-së tonë nominale. Dialogue: 0,0:18:30.02,0:18:32.08,Default,,0000,0000,0000,,Kjo vlerë është më keq\Nse Depresioni i Madh. Dialogue: 0,0:18:32.08,0:18:33.83,Default,,0000,0000,0000,,Dhe askush nga trojka e huadhënësve, Dialogue: 0,0:18:33.83,0:18:36.38,Default,,0000,0000,0000,,që ka imponuar këtë politikë,\Nnuk e qëroi muhabetin Dialogue: 0,0:18:36.40,0:18:39.27,Default,,0000,0000,0000,,dhe të thoshte "Ky qe një gabim kolosal". Dialogue: 0,0:18:39.27,0:18:40.66,Default,,0000,0000,0000,,BG: Pavarësisht gjithë kësaj, Dialogue: 0,0:18:40.66,0:18:42.98,Default,,0000,0000,0000,,dhe pavarësisht nga\Nagresiviteti i diskutimit, Dialogue: 0,0:18:43.00,0:18:45.42,Default,,0000,0000,0000,,duket se mbeteni goxha pro-Europian. Dialogue: 0,0:18:45.44,0:18:46.66,Default,,0000,0000,0000,,YV: Absolutisht. Dialogue: 0,0:18:46.68,0:18:50.82,Default,,0000,0000,0000,,Dëgjoni, kriticizmi im për\NBashkimin Europian dhe Eurozonën Dialogue: 0,0:18:50.84,0:18:54.88,Default,,0000,0000,0000,,vjen nga dikush që rron dhe\Nmerr frymë në Europë. Dialogue: 0,0:18:55.68,0:18:59.26,Default,,0000,0000,0000,,Frika ime më e madhe është\Nse Eurozona s’do të mbijetojë. Dialogue: 0,0:18:59.28,0:19:00.74,Default,,0000,0000,0000,,Sepse po s’mbijetoi, Dialogue: 0,0:19:00.76,0:19:03.62,Default,,0000,0000,0000,,forcat qendërikëse \Nqë do të dalin duarsh Dialogue: 0,0:19:03.64,0:19:05.22,Default,,0000,0000,0000,,do të jenë demoniake, Dialogue: 0,0:19:05.22,0:19:07.29,Default,,0000,0000,0000,,dhe do të shkatërrojnë\NBashkimin Europian. Dialogue: 0,0:19:07.29,0:19:09.82,Default,,0000,0000,0000,,Dhe kjo do të jetë katastrofike\Njo thjesht për Europën Dialogue: 0,0:19:09.82,0:19:11.42,Default,,0000,0000,0000,,por për krejt ekonominë globale. Dialogue: 0,0:19:11.44,0:19:15.54,Default,,0000,0000,0000,,Jemi ndoshta ekonomia\Nmë e madhe në botë. Dialogue: 0,0:19:15.56,0:19:17.30,Default,,0000,0000,0000,,Dhe nëse e lëmë veten Dialogue: 0,0:19:17.32,0:19:20.14,Default,,0000,0000,0000,,të rrokullisemi në një shteg\Npostmodern alla 1930, Dialogue: 0,0:19:20.16,0:19:22.82,Default,,0000,0000,0000,,që më duket se këtë po bëjmë, Dialogue: 0,0:19:22.84,0:19:24.66,Default,,0000,0000,0000,,atëherë kjo do të jetë shkatërruese Dialogue: 0,0:19:24.68,0:19:28.07,Default,,0000,0000,0000,,për të ardhmen e europianëve\Ndhe të joeuropianëve. Dialogue: 0,0:19:28.07,0:19:30.59,Default,,0000,0000,0000,,BG: Shpresojmë vërtet që\Nta keni gabim në këtë pikë. Dialogue: 0,0:19:30.59,0:19:32.53,Default,,0000,0000,0000,,Yanis, ju faleminderit që erdhët në TED. Dialogue: 0,0:19:32.53,0:19:33.92,Default,,0000,0000,0000,,YV: Faleminderit. Dialogue: 0,0:19:33.92,0:19:38.34,Default,,0000,0000,0000,,(Duartrokitje)