WEBVTT 00:00:01.200 --> 00:00:02.400 Demokracia. 00:00:02.960 --> 00:00:04.296 Në Perëndim, 00:00:04.320 --> 00:00:08.256 bëjmë një gabim kolosal, kur e marrim për të mirëqenë. 00:00:08.280 --> 00:00:09.576 Demokracinë e shohim 00:00:09.600 --> 00:00:14.096 jo si lulen më të brishtë, siç është në fakt, 00:00:14.120 --> 00:00:16.960 por e shohim si pjesë të mobilimit të shoqërisë tonë. 00:00:17.960 --> 00:00:21.960 Priremi ta shohim si një të dhënë të pandryshueshme. 00:00:22.680 --> 00:00:27.896 Gabimisht besojmë se kapitalizmi sjell pashmangshmërisht demokraci. 00:00:27.920 --> 00:00:29.256 Ja që nuk sjell. 00:00:29.280 --> 00:00:33.656 Lee Kuan Yew i Singaporit dhe imituesit e tij të famshëm në Pekin 00:00:33.680 --> 00:00:36.616 e kanë dëshmuar tej dyshimeve të arsyeshme 00:00:36.640 --> 00:00:40.536 se është fare e mundur të kihet një kapitalizëm i lulëzuar, 00:00:40.560 --> 00:00:42.160 rritje spektakolare, teksa 00:00:42.960 --> 00:00:46.016 politika të mbetet pa hiç demokraci. 00:00:46.040 --> 00:00:50.456 Në fakt, në mëhallën tonë, këtu në Europë, 00:00:50.480 --> 00:00:52.056 demokracia po bën prapa. 00:00:52.080 --> 00:00:55.456 Në fillimet e këtij viti, teksa përfaqësoja Greqinë -- 00:00:55.480 --> 00:00:58.216 qeverinë e sapozgjedhur greke - 00:00:58.240 --> 00:01:00.936 si ministër i saj i financave në Eurogrup, 00:01:00.960 --> 00:01:05.896 më thanë në terma jo të paqartë se procesi demokratik i kombit tonë - 00:01:05.920 --> 00:01:07.336 zgjedhjet tona - 00:01:07.360 --> 00:01:09.136 s’do të lejohej të ndërhynte 00:01:09.160 --> 00:01:12.400 në politikat ekonomike që po zbatoheshin në Greqi. 00:01:13.120 --> 00:01:14.336 Në atë çast, 00:01:14.360 --> 00:01:18.656 m’u duk se s’kish mbrojtje më të mirë të Lee Kuan Yew-it, 00:01:18.680 --> 00:01:20.216 ose Partisë Komuniste Kineze, 00:01:20.240 --> 00:01:23.976 apo të disa miqve të mi të pabindur që vijonin të më thoshin se 00:01:24.000 --> 00:01:28.320 se demokracia duhet dëbuar nëse zë e kërcënon për ndryshime. 00:01:29.640 --> 00:01:32.896 Sot, këtu, dua t’ju parashtroj 00:01:32.920 --> 00:01:36.080 një çështje ekonomike për një demokraci të mirëfilltë. 00:01:36.600 --> 00:01:41.456 Dua t’ju kërkoj t’i bashkoheni besimit tim 00:01:41.480 --> 00:01:43.480 se Lee Kuan Yew-i, 00:01:44.480 --> 00:01:45.856 Partia Komuniste Kineze 00:01:45.880 --> 00:01:47.256 dhe edhe Eurogrupi 00:01:47.280 --> 00:01:50.920 e kanë gabim tek besojnë se mund të bëjmë pa demokracinë - 00:01:51.600 --> 00:01:55.336 se na duhet një demokraci e mirëfilltë, energjike. 00:01:55.360 --> 00:01:58.336 Dhe se pa demokraci, 00:01:58.360 --> 00:02:01.216 shoqëritë tona do të bëhen më të këqija, 00:02:01.240 --> 00:02:03.310 e ardhmja jonë e zymtë 00:02:03.310 --> 00:02:06.256 dhe teknologjitë tonë të reja, të shkëlqyera, do të venë dëm. 00:02:06.256 --> 00:02:07.496 Me që jemi te vajtja dëm, 00:02:07.520 --> 00:02:10.294 më lejoni të tërheq vëmendjen në një paradoks interesant 00:02:10.320 --> 00:02:13.096 që po kërcënon ekonomitë tona mu tani. 00:02:13.120 --> 00:02:15.416 Unë e quaj paradoksi i majave binjake. 00:02:15.440 --> 00:02:16.736 Njërën majë e kuptoni - 00:02:16.760 --> 00:02:18.376 e njihni, e dalloni - 00:02:18.400 --> 00:02:23.456 është mali i borxheve që nxin prej kohësh 00:02:23.480 --> 00:02:26.296 mbi Shtetet e Bashkuara, Europën, krejt botën. 00:02:26.320 --> 00:02:28.200 Malin e borxheve e shohim të gjithë. 00:02:28.880 --> 00:02:33.000 Por pak vetë dallojnë vëllanë binjak. 00:02:33.640 --> 00:02:35.840 Një mal me para të paqarkulluara 00:02:36.840 --> 00:02:40.200 pronë e llogarish të pasurish dhe korporatash, 00:02:41.120 --> 00:02:43.696 tepër të tmerruar nga investimi i tyre 00:02:43.720 --> 00:02:47.016 në aktivitete produktive që mund të prodhojnë të ardhurat 00:02:47.040 --> 00:02:50.096 me të cilat mund të eliminoni malin e borxheve 00:02:50.120 --> 00:02:54.096 dhe që mund të prodhojnë gjithë ato gjëra për të cilat njerëzimi ka kaq nevojë, 00:02:54.120 --> 00:02:55.776 bie fjala, energji të gjelbër. 00:02:55.800 --> 00:02:58.136 Më lejoni t’ju sjell dy shifra. 00:02:58.160 --> 00:02:59.496 Gjatë tre muajve të fundit, 00:02:59.520 --> 00:03:02.296 në Shtetet e Bashkuara, Britani dhe në Eurozonë, 00:03:02.320 --> 00:03:06.736 kemi investuar, bashkërisht, 3.4 trilionë dollarë 00:03:06.760 --> 00:03:09.416 në krejt të mirat që prodhojnë pasuri - 00:03:09.440 --> 00:03:12.456 të tilla si objekte industriale, makineri, 00:03:12.480 --> 00:03:14.696 ansamble zyrash, shkolla, 00:03:14.720 --> 00:03:17.856 rrugë, hekurudha, makina, etj, etj. 00:03:17.880 --> 00:03:20.616 3.4 trilionë duket si goxha para, 00:03:20.640 --> 00:03:24.496 deri sa ta krahasoni me 5.1 trilionë 00:03:24.520 --> 00:03:27.216 që kanë rrjedhur në të njëjtat vende, 00:03:27.240 --> 00:03:29.056 nëpër institucionet tona financiare, 00:03:29.080 --> 00:03:32.280 pa bërë absolutisht asgjë, gjatë së njëjtës periudhë, 00:03:33.440 --> 00:03:38.296 veç fryrjes së çmimeve të aksioneve të sikuracioneve të shtëpive. 00:03:38.320 --> 00:03:43.576 Pra një mal me borxhe dhe një mal me para të papërdorura 00:03:43.600 --> 00:03:47.296 formojnë majat binjake, që s’arrijnë të asgjësojnë njëra-tjetrën 00:03:47.320 --> 00:03:50.136 përmes funksionimit normal të tregjeve. 00:03:50.160 --> 00:03:52.480 Rezultati është rroga që s’rriten, 00:03:53.360 --> 00:03:59.016 më shumë se çereku i 25 - 54 vjeçarëve në Amerikë, Japoni dhe Europë 00:03:59.040 --> 00:04:00.536 të papunë. 00:04:00.560 --> 00:04:02.896 Dhe për pasojë, kërkesë e ulët, 00:04:02.920 --> 00:04:05.136 e cila, në një cikël të pafund, 00:04:05.160 --> 00:04:07.880 riforcon pesimizmin e investitorëve, 00:04:08.880 --> 00:04:12.696 që, duke iu trembur kërkesës së ulët, e riprodhojnë duke mos investuar -- 00:04:12.720 --> 00:04:15.416 pikërisht si i ati i Edipit, 00:04:15.440 --> 00:04:17.935 që, i tmerruar nga profecia e orakullit 00:04:17.959 --> 00:04:20.696 se i biri do të rritej për ta vrarë, 00:04:20.720 --> 00:04:22.656 afroi pa mend ditën 00:04:22.680 --> 00:04:25.680 kur u bë e mundur që Edipi, i biri, ta vriste. 00:04:26.560 --> 00:04:29.200 Kjo është mosmarrëveshja ime me kapitalizmin. 00:04:29.200 --> 00:04:31.216 Natyra e tij e shpërdoruese, 00:04:31.240 --> 00:04:32.856 gjithë ajo para e papërdorur, 00:04:32.880 --> 00:04:36.976 do të duhej vënë në punë për përmirësim jetësh, 00:04:37.000 --> 00:04:38.336 për zhvillimin e talenteve njerëzore, 00:04:38.360 --> 00:04:41.216 dhe për të financuar krejt këto teknologji, 00:04:41.240 --> 00:04:42.496 teknologji të gjelbra, 00:04:42.520 --> 00:04:45.280 që janë absolutisht thelbësore për shpëtimin e planetit Tokë. 00:04:46.280 --> 00:04:49.536 A e kam mirë kur besoj se demokracia mund të jetë përgjigja? 00:04:49.560 --> 00:04:50.776 Besoj se po, 00:04:50.800 --> 00:04:52.236 por para se të ecim më tej, 00:04:52.236 --> 00:04:54.490 ç’kuptojmë me demokraci? 00:04:54.520 --> 00:04:56.936 Aristoteli e përkufizonte demokracinë 00:04:56.960 --> 00:05:01.476 si gjendjen në të cilën i liri dhe i varfri, 00:05:01.476 --> 00:05:04.910 meqë këta ishin shumica, kontrollojnë qeverisjen. 00:05:05.000 --> 00:05:08.296 Tani, sigurisht që demokracia athinase linte shumë jashtë. 00:05:08.320 --> 00:05:11.360 Gra, emigrantë dhe, sigurisht, skllevërit. 00:05:12.040 --> 00:05:13.296 Por do të ishte gabim 00:05:13.320 --> 00:05:16.896 të hidhet tej rëndësia e demokracia e Athinës së lashtë 00:05:16.920 --> 00:05:18.920 mbi bazën se kë përjashtonte. 00:05:19.680 --> 00:05:20.936 Çka kish më shumë rëndësi, 00:05:20.960 --> 00:05:24.816 dhe vazhdon të jetë kështu për demokracinë e Athinës së lashtë, 00:05:24.840 --> 00:05:28.336 qe përfshirja e punëtorëve fukarenj, 00:05:28.360 --> 00:05:33.056 që jo vetëm fituan të drejtën e fjalës së lirë, 00:05:33.080 --> 00:05:35.336 por edhe më me rëndësi, tejet me rëndësi, 00:05:35.360 --> 00:05:37.976 fituan të drejtën për gjykime politike 00:05:38.000 --> 00:05:40.376 të cilave u jepej e njëjta peshë 00:05:40.400 --> 00:05:44.056 në vendimmarrje lidhur me punët e shtetit. 00:05:44.080 --> 00:05:47.136 Sigurisht që demokracia athinase nuk zgjati shumë. 00:05:47.160 --> 00:05:51.576 Si qiriu që shkëlqen shumë, u shua shpejt. 00:05:51.600 --> 00:05:52.816 Dhe vërtet, 00:05:52.840 --> 00:05:57.096 demokracitë tona liberale të sotme nuk i kanë rrënjët në Athinën e Lashtë. 00:05:57.120 --> 00:05:59.456 I kanë rrënjët te Magna Carta, 00:05:59.480 --> 00:06:02.736 në Revolucionin e Dytë Anglez të 1688-s, 00:06:02.760 --> 00:06:04.976 në fakt në kushtetutën amerikane. 00:06:05.000 --> 00:06:10.016 Ndërsa demokracia athinase përqendrohej te shtetasit pa zotër 00:06:10.040 --> 00:06:12.320 dhe në fuqizimin e punëtorëve fukarenj, 00:06:13.240 --> 00:06:17.416 demokracitë tona liberale janë themeluar në traditën e Magna Carta-s, 00:06:17.440 --> 00:06:20.536 e cila qe, tek e fundit, kartë kushtetuese për padronët. 00:06:20.560 --> 00:06:24.856 Dhe në fakt, demokracia liberale u shpërfaq vetëm kur qe e mundur 00:06:24.880 --> 00:06:28.736 të ndahej plotësisht sfera politike nga sfera ekonomike, 00:06:28.760 --> 00:06:33.816 që procesi demokratik të kufizohej plotësisht në sferën politike, 00:06:33.840 --> 00:06:35.696 duke e lënë sferën ekonomike - 00:06:35.720 --> 00:06:37.746 botën e korporatave, nëse e doni kështu - 00:06:37.746 --> 00:06:40.360 si një zonë pa demokraci. 00:06:41.720 --> 00:06:44.696 Tani, në demokracitë tona sot, 00:06:44.720 --> 00:06:48.216 kjo ndarje e sferës ekonomike nga ajo politike, 00:06:48.240 --> 00:06:50.496 në çastin që filloi të ndodhë, 00:06:50.520 --> 00:06:54.816 solli shfaqjen e një ndeshjeje epike, të pandalshme, mes të dyjave, 00:06:54.840 --> 00:06:58.056 me sferën ekonomike që kolonizon sferën politike, 00:06:58.080 --> 00:07:00.480 duke e gllabëruar në pushtetin e vet. 00:07:00.480 --> 00:07:03.880 A e keni pyetur veten pse politikanët s’janë më ata si dikur? 00:07:04.560 --> 00:07:06.976 Jo se u ka degjeneruar ADN-ja. 00:07:07.000 --> 00:07:08.616 (Të qeshura) 00:07:08.640 --> 00:07:13.256 Kjo vjen sepse dikush sot mund të jetë në qeveri, por pa pushtet, 00:07:13.280 --> 00:07:16.576 sepse pushteti ka migruar nga sfera politike në atë ekonomike, 00:07:16.600 --> 00:07:17.840 që është veçmas të parës. 00:07:19.160 --> 00:07:20.736 Vërtet, 00:07:20.760 --> 00:07:23.056 fola për mosmarrëveshjet e mia me kapitalizmin. 00:07:23.080 --> 00:07:24.816 Po ta mendoni, 00:07:24.840 --> 00:07:28.160 ngjan pakëz me një kope grabitqarësh, 00:07:29.080 --> 00:07:33.710 që janë kaq të suksesshëm në asgjësimin e presë me të cilën ushqehen, 00:07:33.710 --> 00:07:36.696 saqë në fund vdesin nga uria, sepse mbeten pa të tilla. 00:07:36.720 --> 00:07:37.936 Në mënyrë të ngjashme, 00:07:37.960 --> 00:07:41.656 sfera ekonomike ka kolonizuar dhe kanibalizuar sferën politike 00:07:41.680 --> 00:07:45.056 aq shumë sa po gërryen vetveten, 00:07:45.080 --> 00:07:46.816 duke shkaktuar krizë ekonomike. 00:07:46.840 --> 00:07:48.936 Pushteti i korporatave po shtohet, 00:07:48.960 --> 00:07:51.160 vlerat politike po zhvleftësohen, 00:07:51.160 --> 00:07:52.980 pabarazia po ngrihet, 00:07:52.980 --> 00:07:54.756 kërkesa po ulet 00:07:54.756 --> 00:08:00.760 dhe CEO-të e korporatave i tremben shumë investimit të parave të korporatave të tyre. 00:08:01.520 --> 00:08:07.290 Pra, sa më shumë që arrin kapitalizmi të nxjerrë jashtë nga demokracia demosin, 00:08:07.290 --> 00:08:09.536 aq më të larta bëhen majat binjake 00:08:09.560 --> 00:08:13.096 dhe aq më i madh shpërdorimi i burimeve njerëzore 00:08:13.120 --> 00:08:14.560 dhe i pasurisë së njerëzimit. 00:08:15.640 --> 00:08:18.496 Qartë pra, nëse ky arsyetim vlen, 00:08:18.520 --> 00:08:21.576 duhet të ribashkojmë sferat politike dhe ekonomike 00:08:21.600 --> 00:08:25.096 dhe më mirë të bëhet duke e patur kontrollin demosi, 00:08:25.120 --> 00:08:28.056 si në Athinën e lashtë, vetëm se pa skllevër 00:08:28.080 --> 00:08:31.040 apo pa përjashtim grash dhe emigrantësh. 00:08:32.120 --> 00:08:33.856 Tani, kjo ide s’është origjinale. 00:08:33.880 --> 00:08:36.655 E majta marksiste e kish këtë ide 100 vjet më parë 00:08:36.679 --> 00:08:38.360 dhe s’eci dhe aq mirë, apo jo? 00:08:38.840 --> 00:08:42.256 Mësimi që nxorëm nga shkatërrimi i Bashkimit Sovjetik 00:08:42.280 --> 00:08:48.616 është se punëtorët fukarenj, mund të rifuqizohen vetëm nga ndonjë mrekulli, 00:08:48.640 --> 00:08:50.616 ashtu si qenë në Athinën e Lashtë, 00:08:50.640 --> 00:08:54.400 pa krijuar forma të reja të brutalitetit dhe shpërdorimit. 00:08:54.960 --> 00:08:56.200 Por ka një zgjidhje: 00:08:56.880 --> 00:08:58.720 eliminimi i të varfërve. 00:08:59.360 --> 00:09:00.616 Kapitalizmi po e bën 00:09:00.640 --> 00:09:05.520 duke zëvendësuar punëtorët e rrogave të ulëta me automatë, androidë, robotë. 00:09:07.080 --> 00:09:08.296 Puna është se 00:09:08.320 --> 00:09:11.536 për sa kohë që sferat ekonomike dhe politike janë të ndara, 00:09:11.560 --> 00:09:15.880 automatizimi i bën më të larta majat binjake, 00:09:16.640 --> 00:09:18.376 shpërdorimin edhe më të madh 00:09:18.400 --> 00:09:20.456 dhe përplasjet shoqërore më të thella, 00:09:20.480 --> 00:09:21.680 përfshi -- 00:09:22.320 --> 00:09:23.856 së shpejti, besoj -- 00:09:23.880 --> 00:09:25.480 në vende si Kina. 00:09:26.720 --> 00:09:29.136 Pra na duhet të riformësojmë, 00:09:29.160 --> 00:09:32.816 na duhet të ribashkojmë sferën ekonomike me atë politike, 00:09:32.840 --> 00:09:38.216 por më mirë ta bëjmë duke demokratizuar sferën e ribashkuar, 00:09:38.240 --> 00:09:43.936 që të mos përfundojmë në ndonjë hiperautokraci të marrosur pas përgjimeve 00:09:43.960 --> 00:09:47.976 që e bën Matriksin, filmin, të duket si dokumentar. 00:09:48.000 --> 00:09:49.576 (Të qeshura) 00:09:49.600 --> 00:09:53.016 Pra pyetja nuk është nëse do t’ia dalë apo jo kapitalizmi t’u mbijetojë 00:09:53.040 --> 00:09:55.360 risive teknologjike që po sjell. 00:09:55.960 --> 00:09:57.576 Pyetja më me interes 00:09:57.600 --> 00:10:03.336 është nëse kapitalizmit do t’ia zërë vendin diçka e ngjashme me një distopi alla Matrix 00:10:03.360 --> 00:10:07.776 ose diçka shumë më afër një shoqërie alla Star Trek, 00:10:07.800 --> 00:10:10.176 ku makinat u shërbejnë qenieve njerëzore 00:10:10.200 --> 00:10:14.616 dhe qeniet njerëzore i shpenzojnë energjitë për eksplorimin e gjithësisë 00:10:14.640 --> 00:10:18.936 dhe duke u marrë me debate të gjata rreth kuptimit të jetës, 00:10:18.960 --> 00:10:22.960 në një agora high tech, të ngjashme me atë të Athinës së lashtë. 00:10:24.360 --> 00:10:27.800 Mendoj se i kemi mundësitë të jemi optimistë. 00:10:29.400 --> 00:10:30.696 Por çfarë do të duhej, 00:10:30.720 --> 00:10:32.696 si do të dukej 00:10:32.720 --> 00:10:37.600 pasja e një utopie alla Star Trek, në vend se të një distopie alla Matrix? 00:10:38.240 --> 00:10:39.496 Në terma praktikë, 00:10:39.520 --> 00:10:41.256 lejomëni t’ju sjell fare shkurt, 00:10:41.280 --> 00:10:42.480 nja dy shembuj. 00:10:43.080 --> 00:10:44.856 Në nivel sipërmarrjesh, 00:10:44.880 --> 00:10:47.216 përfytyroni një treg kapitalesh, 00:10:47.240 --> 00:10:49.920 ku fitoni kapitale teksa punoni, 00:10:50.880 --> 00:10:56.216 dhe ku kapitali juaj ju ndjek nga një vend pune në tjetrin, 00:10:56.240 --> 00:10:57.736 nga një kompani në një tjetër, 00:10:57.760 --> 00:10:59.016 dhe kompania - 00:10:59.040 --> 00:11:02.496 cilado qoftë ajo ku punoni në një kohë të dhënë - 00:11:02.520 --> 00:11:06.840 është pronë vetëm e atyre që punojnë në të në atë kohë të caktuar. 00:11:07.400 --> 00:11:12.096 Atëherë krejt të ardhurat vijnë nga kapitali, nga fitimet 00:11:12.120 --> 00:11:16.496 dhe vetë koncepti i punës së paguar bëhet i vjetruar. 00:11:16.520 --> 00:11:23.136 S’ka më hendek mes atyre që e zotërojnë kompaninë, por s’punojnë në të 00:11:23.160 --> 00:11:26.416 dhe atyre që punojnë në të pa qenë zotër të kompanisë; 00:11:26.440 --> 00:11:29.640 s’ka më betejë me kapitalit dhe punës; 00:11:30.440 --> 00:11:34.576 s’ka më hendek të madh mes investimeve dhe kursimeve; 00:11:34.600 --> 00:11:37.840 pra, s’ka më maja binjake hijerënda. 00:11:38.600 --> 00:11:40.976 Në nivelin e ekonomisë politike globale, 00:11:41.000 --> 00:11:42.936 përfytyroni për një çast 00:11:42.960 --> 00:11:47.936 që monedhat tona kombëtare kanë kurs këmbimi të lirë, 00:11:47.960 --> 00:11:51.736 kundrejt një monedhe dixhitale universale, globale, 00:11:51.760 --> 00:11:55.776 një të emetuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, 00:11:55.800 --> 00:11:57.016 G-20-ta, 00:11:57.040 --> 00:11:59.576 në emër të krejt njerëzimit. 00:11:59.600 --> 00:12:00.816 Përfytyroni më tej 00:12:00.840 --> 00:12:05.176 që krejt tregtia ndërkombëtare të bazohej në këtë monedhë - 00:12:05.200 --> 00:12:07.016 le ta quajmë "kozmosi," 00:12:07.040 --> 00:12:08.440 në njësi kozmosi - 00:12:09.720 --> 00:12:14.096 me çdo qeveri dakord të paguajë në një fond të përbashkët 00:12:14.120 --> 00:12:19.656 një shumë kozmosish në përpjesëtim me deficitin tregtar të vendit 00:12:19.680 --> 00:12:23.080 apo të suficitit tregtar të një vendi. 00:12:23.720 --> 00:12:28.936 Përfytyroni tani që ky fond të përdoret për investime në teknologji të gjelbra, 00:12:28.960 --> 00:12:34.280 veçanërisht në ato pjesë të botës ku financimet mezi duken. 00:12:34.840 --> 00:12:36.416 Kjo s’është ide e re. 00:12:36.440 --> 00:12:39.776 Është ajo çka, në thelb, propozoi John Maynard Keynes 00:12:39.800 --> 00:12:43.120 më 1944-n në Konferencën e Bretton Woods-it. 00:12:44.080 --> 00:12:45.296 Problemi është se 00:12:45.320 --> 00:12:48.616 atëherë, s’e kishin teknologjinë për ta vënë në punë idenë. 00:12:48.640 --> 00:12:49.856 Sot e kemi, 00:12:49.880 --> 00:12:55.800 veçanërisht në kontekstin e sferës së ribashkuar politiko-ekonomike. 00:12:56.640 --> 00:12:59.056 Bota që po ju përshkruaj 00:12:59.080 --> 00:13:01.536 është njëherësh libertariste, 00:13:01.560 --> 00:13:06.136 meqë u jep përparësi individëve të fuqizuar, 00:13:06.160 --> 00:13:07.376 marksiste, 00:13:07.400 --> 00:13:10.616 ngaqë do t’i duhet të hedhë në koshin e plehrave të historisë 00:13:10.640 --> 00:13:13.096 hendekun mes kapitalit dhe punës, 00:13:13.120 --> 00:13:14.680 dhe kejnesiane, 00:13:15.320 --> 00:13:16.800 kejnesiane globale. 00:13:18.320 --> 00:13:19.896 Por mbi të gjitha, 00:13:19.920 --> 00:13:24.840 një botë ku të mundemi të përfytyrojmë një demokraci të mirëfilltë. 00:13:25.760 --> 00:13:27.520 A do të agojë një botë e tillë? 00:13:28.400 --> 00:13:32.896 Apo do të biem në një distopi alla Matriks? 00:13:32.920 --> 00:13:37.040 Përgjigja qëndron te zgjedhja politike që do të bëjmë bashkërisht. 00:13:37.720 --> 00:13:39.336 Është zgjedhje e jona, 00:13:39.360 --> 00:13:41.680 dhe më mirë ta bëjmë demokratikisht. 00:13:42.280 --> 00:13:43.536 Faleminderit. 00:13:43.560 --> 00:13:46.920 (Duartrokitje) 00:13:49.480 --> 00:13:50.680 Bruno Giussani: Yanis ... 00:13:51.880 --> 00:13:56.320 Vetë ju në biografitë tuaja e keni përshkruar veten si marksist libertarist. 00:13:58.400 --> 00:14:00.920 Si lidhet analiza e Marksit sot? 00:14:02.000 --> 00:14:05.336 Yanis Varoufakis: Nëse ka ndonjë lidhje në çka sapo thashë, 00:14:05.360 --> 00:14:06.576 atëherë Marksi ka lidhje. 00:14:06.600 --> 00:14:10.096 Sepse lidhet krejt ideja e ribashkimit të politikes dhe ekonomikes - 00:14:10.120 --> 00:14:11.336 nëse s’e kryejmë, 00:14:11.360 --> 00:14:13.616 atëherë risitë teknologjike do të krijojnë 00:14:13.640 --> 00:14:15.936 një rënie kaq masive të kërkesës, 00:14:15.960 --> 00:14:20.736 atë së cilës Larry Summers i referohet si stanjacion shekullar. 00:14:20.760 --> 00:14:23.616 Me këtë krizë migrimi nga një anë e botës, 00:14:23.640 --> 00:14:25.176 siç e kemi sot, 00:14:25.200 --> 00:14:27.896 do të destabilizojë jo vetëm demokracitë tona, 00:14:27.920 --> 00:14:32.136 por edhe botën në zhvillim, që s’e ka dhe aq për zemër demokracinë liberale. 00:14:32.160 --> 00:14:35.976 Ndaj nëse kjo analizë qëndron, atëherë Marksi ka absolutisht lidhje. 00:14:36.000 --> 00:14:37.736 Por po njësoj edhe Hajeku, 00:14:37.760 --> 00:14:39.520 ndaj jam marksist libertarist, 00:14:39.520 --> 00:14:41.036 dhe po kështu është Kejnesi, 00:14:41.036 --> 00:14:42.736 dhe ndaj jam tërësisht i hutuar. 00:14:42.760 --> 00:14:43.850 (Të qeshura) 00:14:43.850 --> 00:14:46.276 BG: Vërtet, dhe mundet që kështu jemi edhe ne, tani. 00:14:46.276 --> 00:14:47.376 (Të qeshura) 00:14:47.400 --> 00:14:49.376 (Duartrokitje) 00:14:49.400 --> 00:14:52.176 YV: Nëse s’hutoheni, i bie që s’mendoni, OK? 00:14:52.200 --> 00:14:55.250 BG: Kjo është vërtet si prej filozofi grek - 00:14:55.250 --> 00:14:56.976 YV: E ka thënë Ainshtajni në fakt - 00:14:57.000 --> 00:14:59.616 BG: Në fjalën tuaj përmendët Singaporin dhe Kinën, 00:14:59.640 --> 00:15:01.696 dhe mbrëmë në darkën e folësve, 00:15:01.720 --> 00:15:06.896 shprehët një opinion goxha të fortë mbi se si e sheh Perëndimi Kinën. 00:15:06.920 --> 00:15:08.496 Do të donit ta ndanit me ne? 00:15:08.520 --> 00:15:10.680 JV: Po ja, ka një shkallë të madhe hipokrizie. 00:15:11.400 --> 00:15:15.530 Në demokracitë tona liberale, kemi njëfarë vegimi demokracie. 00:15:15.530 --> 00:15:18.456 Kjo vjen ngaqë jemi të kufizuar, siç e thashë në fjalën time, 00:15:18.480 --> 00:15:20.136 demokraci në sferën politike, 00:15:20.160 --> 00:15:23.616 teksa lihet njëra sferë, atje ku ndodh gjithë veprimi - 00:15:23.640 --> 00:15:24.856 sfera ekonomike -- 00:15:24.880 --> 00:15:26.720 një zonë plotësisht pa demokraci. 00:15:27.280 --> 00:15:28.536 Në një farë kuptimi, 00:15:28.560 --> 00:15:30.760 nëse më lejohet të jem provokativ, 00:15:31.880 --> 00:15:35.810 Kina sot ngjan më shumë me Britaninë e shekullit XIX. 00:15:35.810 --> 00:15:37.120 Ngaqë, rikujtoni, 00:15:37.120 --> 00:15:39.766 priremi ta përshoqërojmë liberalizmin me demokracinë -- 00:15:39.766 --> 00:15:41.456 kjo është një gabim, historikisht. 00:15:41.480 --> 00:15:44.016 Liberalizmi, liberalja, është si John Stuart Mill-i. 00:15:44.040 --> 00:15:48.736 John Stuart Mill-i qe veçanërisht skeptik ndaj procesit demokratik. 00:15:48.760 --> 00:15:54.136 Pra ajo çka shihni sot në Kinë është një proces shumë i ngjashëm 00:15:54.160 --> 00:15:57.336 me atë që patëm në Britani gjatë Revolucionit Industrial, 00:15:57.360 --> 00:16:00.336 veçanërisht tranzicioni nga i pari te i dyti. 00:16:00.360 --> 00:16:03.656 Dhe të fshikullohet Kina 00:16:03.680 --> 00:16:06.816 pse bën atë çka bëri Perëndimi në shekullin e XIX, 00:16:06.840 --> 00:16:09.330 vjen era hipokrizi. 00:16:09.330 --> 00:16:12.790 BG: Jam i sigurt se mjaft vetë këtu vrasin mendjen për përvojën tuaj 00:16:12.790 --> 00:16:15.810 si ministër i financave i Greqisë në fillimet e këtij viti. 00:16:15.810 --> 00:16:17.521 YV: E dija që do vinte fjala te kjo. 00:16:17.521 --> 00:16:18.616 BG: Po. 00:16:18.640 --> 00:16:19.976 BG: Gjashtë muaj më pas, 00:16:20.000 --> 00:16:22.400 si e shihni gjysmën e parë të vitit? 00:16:23.920 --> 00:16:26.536 YV: Tejet ngazëlluese, nga pikëpamja personale, 00:16:26.560 --> 00:16:27.816 dhe shumë zhgënjyese, 00:16:27.840 --> 00:16:31.736 pasi kishim një mundësi të rinisnim Eurozonën. 00:16:31.760 --> 00:16:33.856 Jo thjesht Greqinë, Eurozonën. 00:16:33.880 --> 00:16:36.816 Që t’i hiqemi vetëkënaqësisë 00:16:36.840 --> 00:16:39.296 dhe mohimit konstant se kish thyerje masive -- 00:16:39.320 --> 00:16:42.176 dhe ka një thyerje masive tektonike 00:16:42.200 --> 00:16:44.376 përmes Eurozonës, 00:16:44.400 --> 00:16:48.816 që kërcënon, masivisht, krejt procesin e Bashkimit Europian. 00:16:48.840 --> 00:16:52.016 Patëm një mundësi bazuar në programin grek - 00:16:52.040 --> 00:16:53.376 i cili, meqë ra fjala, 00:16:53.400 --> 00:16:57.776 qe i pari program që e nxori në pah atë mohim -- 00:16:57.800 --> 00:16:59.016 t’i vinim gjërat në vend. 00:16:59.040 --> 00:17:00.256 Dhe, mjerisht, 00:17:00.280 --> 00:17:02.096 pushtetet në Eurozonë, 00:17:02.120 --> 00:17:03.320 te Eurogrupi, 00:17:04.079 --> 00:17:06.056 zgjodhën të rrinë me mohimin. 00:17:06.079 --> 00:17:07.336 Por e dini se ç’ndodh. 00:17:07.358 --> 00:17:09.415 Kemi rastin e Bashkimit Sovjetik. 00:17:09.440 --> 00:17:11.935 Kur përpiqeni të mbani gjallë 00:17:11.960 --> 00:17:15.839 një sistem ekonomik që nga pikëpamja arkitekturore s’mund të mbijetojë, 00:17:16.520 --> 00:17:19.175 përmes vullnetit politik dhe përmes autoritarizmit, 00:17:19.200 --> 00:17:20.856 mund t’ia dilni t’i zgjatni jetën, 00:17:20.880 --> 00:17:22.454 por kur ndryshimi ndodh 00:17:22.480 --> 00:17:24.976 ndodh shumë papritur dhe katastrofikisht. 00:17:25.000 --> 00:17:27.007 BG: Ç’lloj ndryshimi parashikoni? 00:17:27.031 --> 00:17:28.285 YV: Nuk ka dyshim se 00:17:28.309 --> 00:17:30.976 nëse nuk e ndryshojmë arkitekturën e Eurozonës, 00:17:31.001 --> 00:17:32.895 Eurozona s’ka të ardhme. 00:17:32.920 --> 00:17:35.816 BG: A bëtë ndonjë gabim sa kohë qetë ministër i financave? 00:17:35.840 --> 00:17:37.056 YV: Përditë. 00:17:37.080 --> 00:17:39.616 BG: Për shembull? YV: Cilido që hedh vështrimin pas -- 00:17:39.640 --> 00:17:41.720 (Duartrokitje) 00:17:44.120 --> 00:17:45.496 Jo, seriozisht. 00:17:45.520 --> 00:17:49.096 Nëse ka ndonjë ministër financash, apo çfarëdo tjetër të këtij lloji, 00:17:49.120 --> 00:17:51.336 që ju thotë se pas gjashtë muajsh në detyrë, 00:17:51.360 --> 00:17:55.056 veçanërisht në situatë kaq stresuese, 00:17:55.080 --> 00:17:57.776 se nuk ka bërë gabime, ai është person i rrezikshëm. 00:17:57.800 --> 00:17:59.096 Sigurisht që bëra gabime. 00:17:59.120 --> 00:18:01.936 Gabimi më i madh qe nënshkrimi i aplikimit 00:18:01.960 --> 00:18:04.056 për zgjatjen e marrëveshjes së një borxhi 00:18:04.080 --> 00:18:05.696 në fund të Shkurtit. 00:18:05.720 --> 00:18:06.936 Mendoja 00:18:06.960 --> 00:18:09.610 se kish interesim të pastër nga ana e kreditorëve 00:18:09.610 --> 00:18:11.256 për të gjetur pika të përbashkëta. 00:18:11.256 --> 00:18:12.456 Por nuk pati. 00:18:12.480 --> 00:18:15.096 U interesonte thjesht të rrënonin qeverinë tonë, 00:18:15.120 --> 00:18:16.576 thjesht sepse s’donin 00:18:16.600 --> 00:18:19.736 të merreshin me krisjet tektonike 00:18:19.760 --> 00:18:21.776 që përshkojnë Eurozonën mes për mes. 00:18:21.800 --> 00:18:23.616 Dhe ngaqë s’donin të pranonin 00:18:23.640 --> 00:18:27.256 se për pesë vjet me radhë po sendërtonin në Greqi një program katastrofik. 00:18:27.280 --> 00:18:30.020 Humbëm një të tretën e PPB-së tonë nominale. 00:18:30.020 --> 00:18:32.080 Kjo vlerë është më keq se Depresioni i Madh. 00:18:32.080 --> 00:18:33.826 Dhe askush nga trojka e huadhënësve, 00:18:33.826 --> 00:18:36.376 që ka imponuar këtë politikë, nuk e qëroi muhabetin 00:18:36.400 --> 00:18:39.270 dhe të thoshte "Ky qe një gabim kolosal". 00:18:39.270 --> 00:18:40.656 BG: Pavarësisht gjithë kësaj, 00:18:40.656 --> 00:18:42.976 dhe pavarësisht nga agresiviteti i diskutimit, 00:18:43.000 --> 00:18:45.416 duket se mbeteni goxha pro-Europian. 00:18:45.440 --> 00:18:46.656 YV: Absolutisht. 00:18:46.680 --> 00:18:50.816 Dëgjoni, kriticizmi im për Bashkimin Europian dhe Eurozonën 00:18:50.840 --> 00:18:54.880 vjen nga dikush që rron dhe merr frymë në Europë. 00:18:55.680 --> 00:18:59.256 Frika ime më e madhe është se Eurozona s’do të mbijetojë. 00:18:59.280 --> 00:19:00.736 Sepse po s’mbijetoi, 00:19:00.760 --> 00:19:03.616 forcat qendërikëse që do të dalin duarsh 00:19:03.640 --> 00:19:05.220 do të jenë demoniake, 00:19:05.220 --> 00:19:07.290 dhe do të shkatërrojnë Bashkimin Europian. 00:19:07.290 --> 00:19:09.816 Dhe kjo do të jetë katastrofike jo thjesht për Europën 00:19:09.816 --> 00:19:11.416 por për krejt ekonominë globale. 00:19:11.440 --> 00:19:15.536 Jemi ndoshta ekonomia më e madhe në botë. 00:19:15.560 --> 00:19:17.296 Dhe nëse e lëmë veten 00:19:17.320 --> 00:19:20.136 të rrokullisemi në një shteg postmodern alla 1930, 00:19:20.160 --> 00:19:22.816 që më duket se këtë po bëjmë, 00:19:22.840 --> 00:19:24.656 atëherë kjo do të jetë shkatërruese 00:19:24.680 --> 00:19:28.070 për të ardhmen e europianëve dhe të joeuropianëve. 00:19:28.070 --> 00:19:30.590 BG: Shpresojmë vërtet që ta keni gabim në këtë pikë. 00:19:30.590 --> 00:19:32.526 Yanis, ju faleminderit që erdhët në TED. 00:19:32.526 --> 00:19:33.916 YV: Faleminderit. 00:19:33.916 --> 00:19:38.343 (Duartrokitje)