0:00:01.200,0:00:02.400 Demokracia. 0:00:02.960,0:00:04.296 Në Perëndim, 0:00:04.320,0:00:08.256 bëjmë një gabim kolosal,[br]kur e marrim për të mirëqenë. 0:00:08.280,0:00:09.576 Demokracinë e shohim 0:00:09.600,0:00:14.096 jo si lulen më të brishtë,[br]siç është në fakt, 0:00:14.120,0:00:16.960 por e shohim si pjesë[br]të mobilimit të shoqërisë tonë. 0:00:17.960,0:00:21.960 Priremi ta shohim si[br]një të dhënë të pandryshueshme. 0:00:22.680,0:00:27.896 Gabimisht besojmë se kapitalizmi[br]sjell pashmangshmërisht demokraci. 0:00:27.920,0:00:29.256 Ja që nuk sjell. 0:00:29.280,0:00:33.656 Lee Kuan Yew i Singaporit dhe[br]imituesit e tij të famshëm në Pekin 0:00:33.680,0:00:36.616 e kanë dëshmuar tej dyshimeve të arsyeshme 0:00:36.640,0:00:40.536 se është fare e mundur[br]të kihet një kapitalizëm i lulëzuar, 0:00:40.560,0:00:42.160 rritje spektakolare, teksa 0:00:42.960,0:00:46.016 politika të mbetet pa hiç demokraci. 0:00:46.040,0:00:50.456 Në fakt, në mëhallën tonë,[br]këtu në Europë, 0:00:50.480,0:00:52.056 demokracia po bën prapa. 0:00:52.080,0:00:55.456 Në fillimet e këtij viti,[br]teksa përfaqësoja Greqinë -- 0:00:55.480,0:00:58.216 qeverinë e sapozgjedhur greke - 0:00:58.240,0:01:00.936 si ministër i saj i financave në Eurogrup, 0:01:00.960,0:01:05.896 më thanë në terma jo të paqartë se[br]procesi demokratik i kombit tonë - 0:01:05.920,0:01:07.336 zgjedhjet tona - 0:01:07.360,0:01:09.136 s’do të lejohej të ndërhynte 0:01:09.160,0:01:12.400 në politikat ekonomike[br]që po zbatoheshin në Greqi. 0:01:13.120,0:01:14.336 Në atë çast, 0:01:14.360,0:01:18.656 m’u duk se s’kish mbrojtje më të mirë[br]të Lee Kuan Yew-it, 0:01:18.680,0:01:20.216 ose Partisë Komuniste Kineze, 0:01:20.240,0:01:23.976 apo të disa miqve të mi të pabindur[br]që vijonin të më thoshin se 0:01:24.000,0:01:28.320 se demokracia duhet dëbuar[br]nëse zë e kërcënon për ndryshime. 0:01:29.640,0:01:32.896 Sot, këtu, dua t’ju parashtroj 0:01:32.920,0:01:36.080 një çështje ekonomike[br]për një demokraci të mirëfilltë. 0:01:36.600,0:01:41.456 Dua t’ju kërkoj t’i bashkoheni besimit tim 0:01:41.480,0:01:43.480 se Lee Kuan Yew-i, 0:01:44.480,0:01:45.856 Partia Komuniste Kineze 0:01:45.880,0:01:47.256 dhe edhe Eurogrupi 0:01:47.280,0:01:50.920 e kanë gabim tek besojnë se[br]mund të bëjmë pa demokracinë - 0:01:51.600,0:01:55.336 se na duhet një demokraci e mirëfilltë,[br]energjike. 0:01:55.360,0:01:58.336 Dhe se pa demokraci, 0:01:58.360,0:02:01.216 shoqëritë tona do të bëhen më të këqija, 0:02:01.240,0:02:03.310 e ardhmja jonë e zymtë 0:02:03.310,0:02:06.256 dhe teknologjitë tonë të reja,[br]të shkëlqyera, do të venë dëm. 0:02:06.256,0:02:07.496 Me që jemi te vajtja dëm, 0:02:07.520,0:02:10.294 më lejoni të tërheq vëmendjen[br]në një paradoks interesant 0:02:10.320,0:02:13.096 që po kërcënon ekonomitë[br]tona mu tani. 0:02:13.120,0:02:15.416 Unë e quaj paradoksi i majave binjake. 0:02:15.440,0:02:16.736 Njërën majë e kuptoni - 0:02:16.760,0:02:18.376 e njihni, e dalloni - 0:02:18.400,0:02:23.456 është mali i borxheve[br]që nxin prej kohësh 0:02:23.480,0:02:26.296 mbi Shtetet e Bashkuara,[br]Europën, krejt botën. 0:02:26.320,0:02:28.200 Malin e borxheve e shohim të gjithë. 0:02:28.880,0:02:33.000 Por pak vetë dallojnë vëllanë binjak. 0:02:33.640,0:02:35.840 Një mal me para të paqarkulluara 0:02:36.840,0:02:40.200 pronë e llogarish të pasurish[br]dhe korporatash, 0:02:41.120,0:02:43.696 tepër të tmerruar nga investimi i tyre 0:02:43.720,0:02:47.016 në aktivitete produktive[br]që mund të prodhojnë të ardhurat 0:02:47.040,0:02:50.096 me të cilat mund të eliminoni[br]malin e borxheve 0:02:50.120,0:02:54.096 dhe që mund të prodhojnë gjithë ato gjëra[br]për të cilat njerëzimi ka kaq nevojë, 0:02:54.120,0:02:55.776 bie fjala, energji të gjelbër. 0:02:55.800,0:02:58.136 Më lejoni t’ju sjell dy shifra. 0:02:58.160,0:02:59.496 Gjatë tre muajve të fundit, 0:02:59.520,0:03:02.296 në Shtetet e Bashkuara,[br]Britani dhe në Eurozonë, 0:03:02.320,0:03:06.736 kemi investuar, bashkërisht,[br]3.4 trilionë dollarë 0:03:06.760,0:03:09.416 në krejt të mirat që prodhojnë pasuri - 0:03:09.440,0:03:12.456 të tilla si objekte industriale, makineri, 0:03:12.480,0:03:14.696 ansamble zyrash, shkolla, 0:03:14.720,0:03:17.856 rrugë, hekurudha, makina, etj, etj. 0:03:17.880,0:03:20.616 3.4 trilionë duket si goxha para, 0:03:20.640,0:03:24.496 deri sa ta krahasoni me 5.1 trilionë 0:03:24.520,0:03:27.216 që kanë rrjedhur në të njëjtat vende, 0:03:27.240,0:03:29.056 nëpër institucionet tona financiare, 0:03:29.080,0:03:32.280 pa bërë absolutisht asgjë,[br]gjatë së njëjtës periudhë, 0:03:33.440,0:03:38.296 veç fryrjes së çmimeve të aksioneve[br]të sikuracioneve të shtëpive. 0:03:38.320,0:03:43.576 Pra një mal me borxhe dhe[br]një mal me para të papërdorura 0:03:43.600,0:03:47.296 formojnë majat binjake, [br]që s’arrijnë të asgjësojnë njëra-tjetrën 0:03:47.320,0:03:50.136 përmes funksionimit normal të tregjeve. 0:03:50.160,0:03:52.480 Rezultati është rroga që s’rriten, 0:03:53.360,0:03:59.016 më shumë se çereku i 25 - 54 vjeçarëve[br]në Amerikë, Japoni dhe Europë 0:03:59.040,0:04:00.536 të papunë. 0:04:00.560,0:04:02.896 Dhe për pasojë, kërkesë e ulët, 0:04:02.920,0:04:05.136 e cila, në një cikël të pafund, 0:04:05.160,0:04:07.880 riforcon pesimizmin e investitorëve, 0:04:08.880,0:04:12.696 që, duke iu trembur kërkesës së ulët,[br]e riprodhojnë duke mos investuar -- 0:04:12.720,0:04:15.416 pikërisht si i ati i Edipit, 0:04:15.440,0:04:17.935 që, i tmerruar nga profecia e orakullit 0:04:17.959,0:04:20.696 se i biri do të rritej për ta vrarë, 0:04:20.720,0:04:22.656 afroi pa mend ditën 0:04:22.680,0:04:25.680 kur u bë e mundur që Edipi,[br]i biri, ta vriste. 0:04:26.560,0:04:29.200 Kjo është mosmarrëveshja[br]ime me kapitalizmin. 0:04:29.200,0:04:31.216 Natyra e tij e shpërdoruese, 0:04:31.240,0:04:32.856 gjithë ajo para e papërdorur, 0:04:32.880,0:04:36.976 do të duhej vënë në punë[br]për përmirësim jetësh, 0:04:37.000,0:04:38.336 për zhvillimin e talenteve njerëzore, 0:04:38.360,0:04:41.216 dhe për të financuar krejt[br]këto teknologji, 0:04:41.240,0:04:42.496 teknologji të gjelbra, 0:04:42.520,0:04:45.280 që janë absolutisht thelbësore[br]për shpëtimin e planetit Tokë. 0:04:46.280,0:04:49.536 A e kam mirë kur besoj se[br]demokracia mund të jetë përgjigja? 0:04:49.560,0:04:50.776 Besoj se po, 0:04:50.800,0:04:52.236 por para se të ecim më tej, 0:04:52.236,0:04:54.490 ç’kuptojmë me demokraci? 0:04:54.520,0:04:56.936 Aristoteli e përkufizonte demokracinë 0:04:56.960,0:05:01.476 si gjendjen në të cilën[br]i liri dhe i varfri, 0:05:01.476,0:05:04.910 meqë këta ishin shumica,[br]kontrollojnë qeverisjen. 0:05:05.000,0:05:08.296 Tani, sigurisht që demokracia[br]athinase linte shumë jashtë. 0:05:08.320,0:05:11.360 Gra, emigrantë dhe,[br]sigurisht, skllevërit. 0:05:12.040,0:05:13.296 Por do të ishte gabim 0:05:13.320,0:05:16.896 të hidhet tej rëndësia[br]e demokracia e Athinës së lashtë 0:05:16.920,0:05:18.920 mbi bazën se kë përjashtonte. 0:05:19.680,0:05:20.936 Çka kish më shumë rëndësi, 0:05:20.960,0:05:24.816 dhe vazhdon të jetë kështu për[br]demokracinë e Athinës së lashtë, 0:05:24.840,0:05:28.336 qe përfshirja e punëtorëve fukarenj, 0:05:28.360,0:05:33.056 që jo vetëm fituan[br]të drejtën e fjalës së lirë, 0:05:33.080,0:05:35.336 por edhe më me rëndësi, tejet me rëndësi, 0:05:35.360,0:05:37.976 fituan të drejtën për gjykime politike 0:05:38.000,0:05:40.376 të cilave u jepej e njëjta peshë 0:05:40.400,0:05:44.056 në vendimmarrje lidhur me punët e shtetit. 0:05:44.080,0:05:47.136 Sigurisht që demokracia[br]athinase nuk zgjati shumë. 0:05:47.160,0:05:51.576 Si qiriu që shkëlqen shumë,[br]u shua shpejt. 0:05:51.600,0:05:52.816 Dhe vërtet, 0:05:52.840,0:05:57.096 demokracitë tona liberale të sotme[br]nuk i kanë rrënjët në Athinën e Lashtë. 0:05:57.120,0:05:59.456 I kanë rrënjët te Magna Carta, 0:05:59.480,0:06:02.736 në Revolucionin e Dytë Anglez të 1688-s, 0:06:02.760,0:06:04.976 në fakt në kushtetutën amerikane. 0:06:05.000,0:06:10.016 Ndërsa demokracia athinase[br]përqendrohej te shtetasit pa zotër 0:06:10.040,0:06:12.320 dhe në fuqizimin e punëtorëve fukarenj, 0:06:13.240,0:06:17.416 demokracitë tona liberale janë themeluar[br]në traditën e Magna Carta-s, 0:06:17.440,0:06:20.536 e cila qe, tek e fundit,[br]kartë kushtetuese për padronët. 0:06:20.560,0:06:24.856 Dhe në fakt, demokracia liberale[br]u shpërfaq vetëm kur qe e mundur 0:06:24.880,0:06:28.736 të ndahej plotësisht sfera politike[br]nga sfera ekonomike, 0:06:28.760,0:06:33.816 që procesi demokratik të kufizohej[br]plotësisht në sferën politike, 0:06:33.840,0:06:35.696 duke e lënë sferën ekonomike - 0:06:35.720,0:06:37.746 botën e korporatave, nëse e doni kështu - 0:06:37.746,0:06:40.360 si një zonë pa demokraci. 0:06:41.720,0:06:44.696 Tani, në demokracitë tona sot, 0:06:44.720,0:06:48.216 kjo ndarje e sferës ekonomike[br]nga ajo politike, 0:06:48.240,0:06:50.496 në çastin që filloi të ndodhë, 0:06:50.520,0:06:54.816 solli shfaqjen e një ndeshjeje epike,[br]të pandalshme, mes të dyjave, 0:06:54.840,0:06:58.056 me sferën ekonomike që kolonizon[br]sferën politike, 0:06:58.080,0:07:00.480 duke e gllabëruar në pushtetin e vet. 0:07:00.480,0:07:03.880 A e keni pyetur veten pse politikanët [br]s’janë më ata si dikur? 0:07:04.560,0:07:06.976 Jo se u ka degjeneruar ADN-ja. 0:07:07.000,0:07:08.616 (Të qeshura) 0:07:08.640,0:07:13.256 Kjo vjen sepse dikush sot mund të jetë[br]në qeveri, por pa pushtet, 0:07:13.280,0:07:16.576 sepse pushteti ka migruar nga[br]sfera politike në atë ekonomike, 0:07:16.600,0:07:17.840 që është veçmas të parës. 0:07:19.160,0:07:20.736 Vërtet, 0:07:20.760,0:07:23.056 fola për mosmarrëveshjet[br]e mia me kapitalizmin. 0:07:23.080,0:07:24.816 Po ta mendoni, 0:07:24.840,0:07:28.160 ngjan pakëz me një kope grabitqarësh, 0:07:29.080,0:07:33.710 që janë kaq të suksesshëm në asgjësimin[br]e presë me të cilën ushqehen, 0:07:33.710,0:07:36.696 saqë në fund vdesin nga uria,[br]sepse mbeten pa të tilla. 0:07:36.720,0:07:37.936 Në mënyrë të ngjashme, 0:07:37.960,0:07:41.656 sfera ekonomike ka kolonizuar[br]dhe kanibalizuar sferën politike 0:07:41.680,0:07:45.056 aq shumë sa po gërryen vetveten, 0:07:45.080,0:07:46.816 duke shkaktuar krizë ekonomike. 0:07:46.840,0:07:48.936 Pushteti i korporatave po shtohet, 0:07:48.960,0:07:51.160 vlerat politike po zhvleftësohen, 0:07:51.160,0:07:52.980 pabarazia po ngrihet, 0:07:52.980,0:07:54.756 kërkesa po ulet 0:07:54.756,0:08:00.760 dhe CEO-të e korporatave i tremben shumë[br]investimit të parave të korporatave të tyre. 0:08:01.520,0:08:07.290 Pra, sa më shumë që arrin kapitalizmi[br]të nxjerrë jashtë nga demokracia demosin, 0:08:07.290,0:08:09.536 aq më të larta bëhen majat binjake 0:08:09.560,0:08:13.096 dhe aq më i madh shpërdorimi[br]i burimeve njerëzore 0:08:13.120,0:08:14.560 dhe i pasurisë së njerëzimit. 0:08:15.640,0:08:18.496 Qartë pra, nëse ky arsyetim vlen, 0:08:18.520,0:08:21.576 duhet të ribashkojmë sferat[br]politike dhe ekonomike 0:08:21.600,0:08:25.096 dhe më mirë të bëhet duke[br]e patur kontrollin demosi, 0:08:25.120,0:08:28.056 si në Athinën e lashtë,[br]vetëm se pa skllevër 0:08:28.080,0:08:31.040 apo pa përjashtim grash dhe emigrantësh. 0:08:32.120,0:08:33.856 Tani, kjo ide s’është origjinale. 0:08:33.880,0:08:36.655 E majta marksiste e kish[br]këtë ide 100 vjet më parë 0:08:36.679,0:08:38.360 dhe s’eci dhe aq mirë, apo jo? 0:08:38.840,0:08:42.256 Mësimi që nxorëm nga shkatërrimi[br]i Bashkimit Sovjetik 0:08:42.280,0:08:48.616 është se punëtorët fukarenj, mund[br]të rifuqizohen vetëm nga ndonjë mrekulli, 0:08:48.640,0:08:50.616 ashtu si qenë në Athinën e Lashtë, 0:08:50.640,0:08:54.400 pa krijuar forma të reja[br]të brutalitetit dhe shpërdorimit. 0:08:54.960,0:08:56.200 Por ka një zgjidhje: 0:08:56.880,0:08:58.720 eliminimi i të varfërve. 0:08:59.360,0:09:00.616 Kapitalizmi po e bën 0:09:00.640,0:09:05.520 duke zëvendësuar punëtorët e rrogave[br]të ulëta me automatë, androidë, robotë. 0:09:07.080,0:09:08.296 Puna është se 0:09:08.320,0:09:11.536 për sa kohë që sferat ekonomike[br]dhe politike janë të ndara, 0:09:11.560,0:09:15.880 automatizimi i bën[br]më të larta majat binjake, 0:09:16.640,0:09:18.376 shpërdorimin edhe më të madh 0:09:18.400,0:09:20.456 dhe përplasjet shoqërore më të thella, 0:09:20.480,0:09:21.680 përfshi -- 0:09:22.320,0:09:23.856 së shpejti, besoj -- 0:09:23.880,0:09:25.480 në vende si Kina. 0:09:26.720,0:09:29.136 Pra na duhet të riformësojmë, 0:09:29.160,0:09:32.816 na duhet të ribashkojmë sferën[br]ekonomike me atë politike, 0:09:32.840,0:09:38.216 por më mirë ta bëjmë duke[br]demokratizuar sferën e ribashkuar, 0:09:38.240,0:09:43.936 që të mos përfundojmë në ndonjë[br]hiperautokraci të marrosur pas përgjimeve 0:09:43.960,0:09:47.976 që e bën Matriksin, filmin,[br]të duket si dokumentar. 0:09:48.000,0:09:49.576 (Të qeshura) 0:09:49.600,0:09:53.016 Pra pyetja nuk është nëse do t’ia dalë[br]apo jo kapitalizmi t’u mbijetojë 0:09:53.040,0:09:55.360 risive teknologjike që po sjell. 0:09:55.960,0:09:57.576 Pyetja më me interes 0:09:57.600,0:10:03.336 është nëse kapitalizmit do t’ia zërë vendin[br]diçka e ngjashme me një distopi alla Matrix 0:10:03.360,0:10:07.776 ose diçka shumë më afër[br]një shoqërie alla Star Trek, 0:10:07.800,0:10:10.176 ku makinat u shërbejnë qenieve njerëzore 0:10:10.200,0:10:14.616 dhe qeniet njerëzore i shpenzojnë[br]energjitë për eksplorimin e gjithësisë 0:10:14.640,0:10:18.936 dhe duke u marrë me debate të gjata[br]rreth kuptimit të jetës, 0:10:18.960,0:10:22.960 në një agora high tech, të ngjashme me[br]atë të Athinës së lashtë. 0:10:24.360,0:10:27.800 Mendoj se i kemi mundësitë[br]të jemi optimistë. 0:10:29.400,0:10:30.696 Por çfarë do të duhej, 0:10:30.720,0:10:32.696 si do të dukej 0:10:32.720,0:10:37.600 pasja e një utopie alla Star Trek,[br]në vend se të një distopie alla Matrix? 0:10:38.240,0:10:39.496 Në terma praktikë, 0:10:39.520,0:10:41.256 lejomëni t’ju sjell fare shkurt, 0:10:41.280,0:10:42.480 nja dy shembuj. 0:10:43.080,0:10:44.856 Në nivel sipërmarrjesh, 0:10:44.880,0:10:47.216 përfytyroni një treg kapitalesh, 0:10:47.240,0:10:49.920 ku fitoni kapitale teksa punoni, 0:10:50.880,0:10:56.216 dhe ku kapitali juaj ju ndjek nga[br]një vend pune në tjetrin, 0:10:56.240,0:10:57.736 nga një kompani në një tjetër, 0:10:57.760,0:10:59.016 dhe kompania - 0:10:59.040,0:11:02.496 cilado qoftë ajo ku punoni[br]në një kohë të dhënë - 0:11:02.520,0:11:06.840 është pronë vetëm e atyre që punojnë[br]në të në atë kohë të caktuar. 0:11:07.400,0:11:12.096 Atëherë krejt të ardhurat vijnë[br]nga kapitali, nga fitimet 0:11:12.120,0:11:16.496 dhe vetë koncepti i punës[br]së paguar bëhet i vjetruar. 0:11:16.520,0:11:23.136 S’ka më hendek mes atyre që e zotërojnë[br]kompaninë, por s’punojnë në të 0:11:23.160,0:11:26.416 dhe atyre që punojnë në të[br]pa qenë zotër të kompanisë; 0:11:26.440,0:11:29.640 s’ka më betejë me kapitalit dhe punës; 0:11:30.440,0:11:34.576 s’ka më hendek të madh[br]mes investimeve dhe kursimeve; 0:11:34.600,0:11:37.840 pra, s’ka më maja binjake hijerënda. 0:11:38.600,0:11:40.976 Në nivelin e ekonomisë politike globale, 0:11:41.000,0:11:42.936 përfytyroni për një çast 0:11:42.960,0:11:47.936 që monedhat tona kombëtare[br]kanë kurs këmbimi të lirë, 0:11:47.960,0:11:51.736 kundrejt një monedhe dixhitale[br]universale, globale, 0:11:51.760,0:11:55.776 një të emetuar nga[br]Fondi Monetar Ndërkombëtar, 0:11:55.800,0:11:57.016 G-20-ta, 0:11:57.040,0:11:59.576 në emër të krejt njerëzimit. 0:11:59.600,0:12:00.816 Përfytyroni më tej 0:12:00.840,0:12:05.176 që krejt tregtia ndërkombëtare[br]të bazohej në këtë monedhë - 0:12:05.200,0:12:07.016 le ta quajmë "kozmosi," 0:12:07.040,0:12:08.440 në njësi kozmosi - 0:12:09.720,0:12:14.096 me çdo qeveri dakord të paguajë[br]në një fond të përbashkët 0:12:14.120,0:12:19.656 një shumë kozmosish në përpjesëtim[br]me deficitin tregtar të vendit 0:12:19.680,0:12:23.080 apo të suficitit tregtar të një vendi. 0:12:23.720,0:12:28.936 Përfytyroni tani që ky fond të përdoret[br]për investime në teknologji të gjelbra, 0:12:28.960,0:12:34.280 veçanërisht në ato pjesë të botës[br]ku financimet mezi duken. 0:12:34.840,0:12:36.416 Kjo s’është ide e re. 0:12:36.440,0:12:39.776 Është ajo çka, në thelb, propozoi[br]John Maynard Keynes 0:12:39.800,0:12:43.120 më 1944-n në Konferencën[br]e Bretton Woods-it. 0:12:44.080,0:12:45.296 Problemi është se 0:12:45.320,0:12:48.616 atëherë, s’e kishin teknologjinë[br]për ta vënë në punë idenë. 0:12:48.640,0:12:49.856 Sot e kemi, 0:12:49.880,0:12:55.800 veçanërisht në kontekstin e sferës[br]së ribashkuar politiko-ekonomike. 0:12:56.640,0:12:59.056 Bota që po ju përshkruaj 0:12:59.080,0:13:01.536 është njëherësh libertariste, 0:13:01.560,0:13:06.136 meqë u jep përparësi[br]individëve të fuqizuar, 0:13:06.160,0:13:07.376 marksiste, 0:13:07.400,0:13:10.616 ngaqë do t’i duhet të hedhë[br]në koshin e plehrave të historisë 0:13:10.640,0:13:13.096 hendekun mes kapitalit dhe punës, 0:13:13.120,0:13:14.680 dhe kejnesiane, 0:13:15.320,0:13:16.800 kejnesiane globale. 0:13:18.320,0:13:19.896 Por mbi të gjitha, 0:13:19.920,0:13:24.840 një botë ku të mundemi të përfytyrojmë[br]një demokraci të mirëfilltë. 0:13:25.760,0:13:27.520 A do të agojë një botë e tillë? 0:13:28.400,0:13:32.896 Apo do të biem në[br]një distopi alla Matriks? 0:13:32.920,0:13:37.040 Përgjigja qëndron te zgjedhja politike[br]që do të bëjmë bashkërisht. 0:13:37.720,0:13:39.336 Është zgjedhje e jona, 0:13:39.360,0:13:41.680 dhe më mirë ta bëjmë demokratikisht. 0:13:42.280,0:13:43.536 Faleminderit. 0:13:43.560,0:13:46.920 (Duartrokitje) 0:13:49.480,0:13:50.680 Bruno Giussani: Yanis ... 0:13:51.880,0:13:56.320 Vetë ju në biografitë tuaja e keni[br]përshkruar veten si marksist libertarist. 0:13:58.400,0:14:00.920 Si lidhet analiza e Marksit sot? 0:14:02.000,0:14:05.336 Yanis Varoufakis: Nëse ka ndonjë lidhje[br]në çka sapo thashë, 0:14:05.360,0:14:06.576 atëherë Marksi ka lidhje. 0:14:06.600,0:14:10.096 Sepse lidhet krejt ideja e ribashkimit[br]të politikes dhe ekonomikes - 0:14:10.120,0:14:11.336 nëse s’e kryejmë, 0:14:11.360,0:14:13.616 atëherë risitë teknologjike[br]do të krijojnë 0:14:13.640,0:14:15.936 një rënie kaq masive të kërkesës, 0:14:15.960,0:14:20.736 atë së cilës Larry Summers[br]i referohet si stanjacion shekullar. 0:14:20.760,0:14:23.616 Me këtë krizë migrimi nga një anë e botës, 0:14:23.640,0:14:25.176 siç e kemi sot, 0:14:25.200,0:14:27.896 do të destabilizojë jo[br]vetëm demokracitë tona, 0:14:27.920,0:14:32.136 por edhe botën në zhvillim, që s’e ka[br]dhe aq për zemër demokracinë liberale. 0:14:32.160,0:14:35.976 Ndaj nëse kjo analizë qëndron,[br]atëherë Marksi ka absolutisht lidhje. 0:14:36.000,0:14:37.736 Por po njësoj edhe Hajeku, 0:14:37.760,0:14:39.520 ndaj jam marksist libertarist, 0:14:39.520,0:14:41.036 dhe po kështu është Kejnesi, 0:14:41.036,0:14:42.736 dhe ndaj jam tërësisht i hutuar. 0:14:42.760,0:14:43.850 (Të qeshura) 0:14:43.850,0:14:46.276 BG: Vërtet, dhe mundet që[br]kështu jemi edhe ne, tani. 0:14:46.276,0:14:47.376 (Të qeshura) 0:14:47.400,0:14:49.376 (Duartrokitje) 0:14:49.400,0:14:52.176 YV: Nëse s’hutoheni,[br]i bie që s’mendoni, OK? 0:14:52.200,0:14:55.250 BG: Kjo është vërtet [br]si prej filozofi grek - 0:14:55.250,0:14:56.976 YV: E ka thënë Ainshtajni në fakt - 0:14:57.000,0:14:59.616 BG: Në fjalën tuaj përmendët[br]Singaporin dhe Kinën, 0:14:59.640,0:15:01.696 dhe mbrëmë në darkën e folësve, 0:15:01.720,0:15:06.896 shprehët një opinion goxha të fortë[br]mbi se si e sheh Perëndimi Kinën. 0:15:06.920,0:15:08.496 Do të donit ta ndanit me ne? 0:15:08.520,0:15:10.680 JV: Po ja, ka një shkallë[br]të madhe hipokrizie. 0:15:11.400,0:15:15.530 Në demokracitë tona liberale,[br]kemi njëfarë vegimi demokracie. 0:15:15.530,0:15:18.456 Kjo vjen ngaqë jemi të kufizuar,[br]siç e thashë në fjalën time, 0:15:18.480,0:15:20.136 demokraci në sferën politike, 0:15:20.160,0:15:23.616 teksa lihet njëra sferë,[br]atje ku ndodh gjithë veprimi - 0:15:23.640,0:15:24.856 sfera ekonomike -- 0:15:24.880,0:15:26.720 një zonë plotësisht pa demokraci. 0:15:27.280,0:15:28.536 Në një farë kuptimi, 0:15:28.560,0:15:30.760 nëse më lejohet të jem provokativ, 0:15:31.880,0:15:35.810 Kina sot ngjan më shumë me[br]Britaninë e shekullit XIX. 0:15:35.810,0:15:37.120 Ngaqë, rikujtoni, 0:15:37.120,0:15:39.766 priremi ta përshoqërojmë[br]liberalizmin me demokracinë -- 0:15:39.766,0:15:41.456 kjo është një gabim, historikisht. 0:15:41.480,0:15:44.016 Liberalizmi, liberalja,[br]është si John Stuart Mill-i. 0:15:44.040,0:15:48.736 John Stuart Mill-i qe veçanërisht[br]skeptik ndaj procesit demokratik. 0:15:48.760,0:15:54.136 Pra ajo çka shihni sot në Kinë[br]është një proces shumë i ngjashëm 0:15:54.160,0:15:57.336 me atë që patëm në Britani[br]gjatë Revolucionit Industrial, 0:15:57.360,0:16:00.336 veçanërisht tranzicioni[br]nga i pari te i dyti. 0:16:00.360,0:16:03.656 Dhe të fshikullohet Kina 0:16:03.680,0:16:06.816 pse bën atë çka bëri Perëndimi[br]në shekullin e XIX, 0:16:06.840,0:16:09.330 vjen era hipokrizi. 0:16:09.330,0:16:12.790 BG: Jam i sigurt se mjaft vetë këtu[br]vrasin mendjen për përvojën tuaj 0:16:12.790,0:16:15.810 si ministër i financave i Greqisë[br]në fillimet e këtij viti. 0:16:15.810,0:16:17.521 YV: E dija që do vinte fjala te kjo. 0:16:17.521,0:16:18.616 BG: Po. 0:16:18.640,0:16:19.976 BG: Gjashtë muaj më pas, 0:16:20.000,0:16:22.400 si e shihni gjysmën e parë të vitit? 0:16:23.920,0:16:26.536 YV: Tejet ngazëlluese,[br]nga pikëpamja personale, 0:16:26.560,0:16:27.816 dhe shumë zhgënjyese, 0:16:27.840,0:16:31.736 pasi kishim një mundësi[br]të rinisnim Eurozonën. 0:16:31.760,0:16:33.856 Jo thjesht Greqinë, Eurozonën. 0:16:33.880,0:16:36.816 Që t’i hiqemi vetëkënaqësisë 0:16:36.840,0:16:39.296 dhe mohimit konstant[br]se kish thyerje masive -- 0:16:39.320,0:16:42.176 dhe ka një thyerje masive tektonike 0:16:42.200,0:16:44.376 përmes Eurozonës, 0:16:44.400,0:16:48.816 që kërcënon, masivisht, krejt[br]procesin e Bashkimit Europian. 0:16:48.840,0:16:52.016 Patëm një mundësi[br]bazuar në programin grek - 0:16:52.040,0:16:53.376 i cili, meqë ra fjala, 0:16:53.400,0:16:57.776 qe i pari program[br]që e nxori në pah atë mohim -- 0:16:57.800,0:16:59.016 t’i vinim gjërat në vend. 0:16:59.040,0:17:00.256 Dhe, mjerisht, 0:17:00.280,0:17:02.096 pushtetet në Eurozonë, 0:17:02.120,0:17:03.320 te Eurogrupi, 0:17:04.079,0:17:06.056 zgjodhën të rrinë me mohimin. 0:17:06.079,0:17:07.336 Por e dini se ç’ndodh. 0:17:07.358,0:17:09.415 Kemi rastin e Bashkimit Sovjetik. 0:17:09.440,0:17:11.935 Kur përpiqeni të mbani gjallë 0:17:11.960,0:17:15.839 një sistem ekonomik që nga pikëpamja[br]arkitekturore s’mund të mbijetojë, 0:17:16.520,0:17:19.175 përmes vullnetit politik dhe[br]përmes autoritarizmit, 0:17:19.200,0:17:20.856 mund t’ia dilni t’i zgjatni jetën, 0:17:20.880,0:17:22.454 por kur ndryshimi ndodh 0:17:22.480,0:17:24.976 ndodh shumë papritur[br]dhe katastrofikisht. 0:17:25.000,0:17:27.007 BG: Ç’lloj ndryshimi parashikoni? 0:17:27.031,0:17:28.285 YV: Nuk ka dyshim se 0:17:28.309,0:17:30.976 nëse nuk e ndryshojmë[br]arkitekturën e Eurozonës, 0:17:31.001,0:17:32.895 Eurozona s’ka të ardhme. 0:17:32.920,0:17:35.816 BG: A bëtë ndonjë gabim[br]sa kohë qetë ministër i financave? 0:17:35.840,0:17:37.056 YV: Përditë. 0:17:37.080,0:17:39.616 BG: Për shembull?[br]YV: Cilido që hedh vështrimin pas -- 0:17:39.640,0:17:41.720 (Duartrokitje) 0:17:44.120,0:17:45.496 Jo, seriozisht. 0:17:45.520,0:17:49.096 Nëse ka ndonjë ministër financash,[br]apo çfarëdo tjetër të këtij lloji, 0:17:49.120,0:17:51.336 që ju thotë se pas[br]gjashtë muajsh në detyrë, 0:17:51.360,0:17:55.056 veçanërisht në situatë kaq stresuese, 0:17:55.080,0:17:57.776 se nuk ka bërë gabime, ai[br]është person i rrezikshëm. 0:17:57.800,0:17:59.096 Sigurisht që bëra gabime. 0:17:59.120,0:18:01.936 Gabimi më i madh[br]qe nënshkrimi i aplikimit 0:18:01.960,0:18:04.056 për zgjatjen e marrëveshjes së një borxhi 0:18:04.080,0:18:05.696 në fund të Shkurtit. 0:18:05.720,0:18:06.936 Mendoja 0:18:06.960,0:18:09.610 se kish interesim të pastër[br]nga ana e kreditorëve 0:18:09.610,0:18:11.256 për të gjetur pika të përbashkëta. 0:18:11.256,0:18:12.456 Por nuk pati. 0:18:12.480,0:18:15.096 U interesonte thjesht[br]të rrënonin qeverinë tonë, 0:18:15.120,0:18:16.576 thjesht sepse s’donin 0:18:16.600,0:18:19.736 të merreshin me krisjet tektonike 0:18:19.760,0:18:21.776 që përshkojnë Eurozonën mes për mes. 0:18:21.800,0:18:23.616 Dhe ngaqë s’donin të pranonin 0:18:23.640,0:18:27.256 se për pesë vjet me radhë po sendërtonin[br]në Greqi një program katastrofik. 0:18:27.280,0:18:30.020 Humbëm një të tretën[br]e PPB-së tonë nominale. 0:18:30.020,0:18:32.080 Kjo vlerë është më keq[br]se Depresioni i Madh. 0:18:32.080,0:18:33.826 Dhe askush nga trojka e huadhënësve, 0:18:33.826,0:18:36.376 që ka imponuar këtë politikë,[br]nuk e qëroi muhabetin 0:18:36.400,0:18:39.270 dhe të thoshte "Ky qe një gabim kolosal". 0:18:39.270,0:18:40.656 BG: Pavarësisht gjithë kësaj, 0:18:40.656,0:18:42.976 dhe pavarësisht nga[br]agresiviteti i diskutimit, 0:18:43.000,0:18:45.416 duket se mbeteni goxha pro-Europian. 0:18:45.440,0:18:46.656 YV: Absolutisht. 0:18:46.680,0:18:50.816 Dëgjoni, kriticizmi im për[br]Bashkimin Europian dhe Eurozonën 0:18:50.840,0:18:54.880 vjen nga dikush që rron dhe[br]merr frymë në Europë. 0:18:55.680,0:18:59.256 Frika ime më e madhe është[br]se Eurozona s’do të mbijetojë. 0:18:59.280,0:19:00.736 Sepse po s’mbijetoi, 0:19:00.760,0:19:03.616 forcat qendërikëse [br]që do të dalin duarsh 0:19:03.640,0:19:05.220 do të jenë demoniake, 0:19:05.220,0:19:07.290 dhe do të shkatërrojnë[br]Bashkimin Europian. 0:19:07.290,0:19:09.816 Dhe kjo do të jetë katastrofike[br]jo thjesht për Europën 0:19:09.816,0:19:11.416 por për krejt ekonominë globale. 0:19:11.440,0:19:15.536 Jemi ndoshta ekonomia[br]më e madhe në botë. 0:19:15.560,0:19:17.296 Dhe nëse e lëmë veten 0:19:17.320,0:19:20.136 të rrokullisemi në një shteg[br]postmodern alla 1930, 0:19:20.160,0:19:22.816 që më duket se këtë po bëjmë, 0:19:22.840,0:19:24.656 atëherë kjo do të jetë shkatërruese 0:19:24.680,0:19:28.070 për të ardhmen e europianëve[br]dhe të joeuropianëve. 0:19:28.070,0:19:30.590 BG: Shpresojmë vërtet që[br]ta keni gabim në këtë pikë. 0:19:30.590,0:19:32.526 Yanis, ju faleminderit që erdhët në TED. 0:19:32.526,0:19:33.916 YV: Faleminderit. 0:19:33.916,0:19:38.343 (Duartrokitje)