Return to Video

Ç'është Asnjanësia Në Rrjet dhe pse është e rëndësishme? [Video e Plotë - Titra Në Shumë Gjuhë]

  • 0:11 - 0:12
    Çfarë është Asnjanësia në Rrjet?
  • 0:13 - 0:16
    Asnjanësi në rrjet do të thotë trajtim
    i barabartë i krejt të dhënave.
  • 0:16 - 0:18
    Ja, si këto pakete të dhënash.
  • 0:19 - 0:27
    Asnjanësi në rrjet do të thotë që përdoruesit
    si ne të vendosin se cilat pajisje, software,
    shërbime, dhe sajte përdoren.
  • 0:28 - 0:33
    Përdorimi i rrjetit duhet të jetë i hapët dhe pa palë
    të treta që të na thonë se ç’funksionon dhe çfarë jo.
  • 0:33 - 0:35
    Pse duhet t’ju hyjë në xhep?
  • 0:35 - 0:39
    Sepse është një gjë e mahnitshme
    prej së cilës përfitoni çdo ditë
  • 0:39 - 0:42
    dhe ngaqë kjo gjë e mahnitshme është në rrezik.
  • 0:43 - 0:49
    Ose më saktë: Një rrjet asnjanës s’shfaq diskriminim kundrejt dërguesit, lëndës, ose marrësit të paketeve të dërguar të të dhënave.
  • 0:49 - 0:53
    Nuk bën ndonjë dallim se sa paguan
    për shërbimin dërguesi apo marrësi,
  • 0:53 - 0:56
    ç’lloj zbatimi, ose ç’protokoll
    e dërgon apo e merr paketin.
  • 0:57 - 0:58
    Ose me fjalë më të thjeshta...
  • 0:58 - 1:02
    Përfytyrojeni rrjetin si një rrugë në
    të cilën lëvizin paketet e të dhënave.
  • 1:02 - 1:05
    Kjo rrugë lidh krejt kompjuterët
    që janë të lidhur në internet.
  • 1:05 - 1:07
    Në kryqëzimet e këtyre rrugëve gjenden rrugëzuesit,
  • 1:07 - 1:11
    të cilët drejtojnë paketet e të dhënave
    në rrugën e duhur për në vendmbërritje.
  • 1:11 - 1:13
    Rrugëzuesve nuk u bëhet vonë se kush vjen.
  • 1:13 - 1:19
    As pyesin se si duket, nga erdhi,
    ku do të vejë, apo se ç’lëndë kanë me vete.
  • 1:19 - 1:22
    Në këtë mënyrë unë mund të komunikoj
    drejtpërsëdrejti me miqtë e mi, edhe kur
  • 1:22 - 1:27
    ata gjenden në kontinent tjetër, paguajnë tjetër
    çmim nga i imi, ose kanë tjetër ISP nga unë.
  • 1:27 - 1:31
    Mund ta përdor internetin për të vizituar
    çfarëdo sajti ose të luaj çfarëdo loje,
  • 1:31 - 1:35
    pavarësisht se kush e ofron ose ku
    gjenden shërbyesit që e bëjnë të mundur.
  • 1:35 - 1:39
    Mund të shoh çfarëdo videoje apo të lexoj
    çfarëdo blogjesh nga e gjithë bota,
  • 1:39 - 1:42
    dhe mund të marr pjesë në nisma
    dhe projekte me burim të hapur.
  • 1:42 - 1:48
    Tërë këto mund t’i bëj pavarësisht se për internet
    përdor tablet, laptop, PC, ose pajisje celulare.
  • 1:49 - 1:53
    Për këtë është interneti. Kjo është
    mënyra se si presim që të funksionojë ai.
  • 1:53 - 1:58
    Prej këtyre rrjetesh asnjanëse komunikimi
    përfitojmë të gjithë ne, si bashkësi.
  • 1:58 - 2:02
    Ata garantojnë hyrjen tonë në krejt
    lëndën e gatshme në rrjetin mbarëbotëror.
  • 2:02 - 2:06
    Prej kësaj, ofruesit e rrjeteve kanë
    fituar miliarda gjatë viteve të fundit.
  • 2:06 - 2:09
    Asnjanësi në rrjet: një ide
    mahnitëse për të gjithë ne.
  • 2:09 - 2:11
    Ku fle lepuri?
  • 2:11 - 2:17
    Ofruesit e telekomunikacioneve tani pretendojnë se këto rrugë të përfytyruara të dhënash mund të jenë pre e mbingarkesës së trafikut.
  • 2:17 - 2:20
    Duan ta shfuqizojnë konceptin
    e asnjanësisë në rrjet.
  • 2:20 - 2:24
    Sigurisht që kjo nuk është e vërtetë, ngaqë
    rrjetet e të dhënave nuk janë rrugë të njëmendta.
  • 2:24 - 2:28
    Siç e dimë nga prodhuesit e hardware-it
    të kësaj infrastrukture,
  • 2:28 - 2:32
    te rrjeti ka aftësi të pamata të pashfrytëzuara.
  • 2:32 - 2:38
    Pa folur pastaj që operatorë rrjetesh shpërndarjeje të lëndës na tregojnë se trafiku i të dhënave kushton në mënyrë të pabesueshme fare pak.
  • 2:38 - 2:41
    Atëherë çne me këto pretendime
    kompanitë e telekomunikacionit?
  • 2:41 - 2:47
    Vite me radhë, furnizuesit e lidhjeve kanë vërejtur
    me xhelozi qendrat e mëdha të fitimeve të IPS-ve:
  • 2:47 - 2:52
    ofrues lënde, motorë kërkimesh,
    platforma videosh dhe rrjete sociale.
  • 2:52 - 2:57
    Tërë këta duan pjesën e tyre prej këtyre fitimeve, teksa epoka dixhitale zvogëlon burimet tradicionale të të ardhurave.
  • 2:58 - 3:04
    Pra, duan jo vetëm të transportojnë, por edhe të kenë
    pushtet dhe kontroll mbi çfarëdo që transportohet.
  • 3:05 - 3:07
    Si duan ta kryejnë këtë?
  • 3:07 - 3:14
    Për t’ia arritur kësaj, shërbimet e telekomunikacionit kanë menduar t’i ndajnë të dhënat në kategori, ose më mirë të themi kasta.
  • 3:15 - 3:21
    Kasta më e përulur e këtij sistemi do të ishte interneti i zakonshëm, që do të kihej vetëm për një sasi të kufizuar të dhënash,
  • 3:21 - 3:26
    dhe që gjatë dërgimit të të dhënave nëpër rrjet do t’i duhej të zinte karriget e fundit, pas kastave të larta.
  • 3:26 - 3:31
    Kasta më e lartë përmban lëndë nga mundësuesit
    e hyrjes në internet, ndarazi nga vetë interneti,
  • 3:31 - 3:37
    dhe do të gëzonte trajtim me hatër dhe përdorim
    të pakufishëm – kuptohet nëpërmjet tarifash ekstra.
  • 3:37 - 3:41
    Mes këtyre dy skajeve, ka plot variacione të mundshme.
  • 3:41 - 3:47
    Për shembull, një kastë për të dhënat nga rrjetet sociale që shtojnë një haraç trafiku të dhënash për shërbimin e këtij rrjeti social.
  • 3:47 - 3:52
    Kjo sigurisht do të thotë që përdoruesit të shërbimit
    do t’i duhet të paguajë një tarifë ekstra për pajtimin në të.
  • 3:53 - 3:59
    Në të njëjtën mënyrë, mund të sendërtohet një shërbim ekstra që ofron lojëra për konsola ose lexim gazetash në linjë.
  • 3:59 - 4:05
    Ata do të ishin ndaras nga interneti dhe mund të sillnin pagesa si mbi shpërndarjen e shërbimit, ashtu edhe mbi klientët e tij.
  • 4:06 - 4:09
    Ofertat konkurruese mund
    të kufizohen ose bllokohen fare.
  • 4:09 - 4:11
    E si bëhet kjo?
  • 4:11 - 4:14
    Le t’i kthehemi sërish përfytyrimit të
    rrjeteve të të dhënave si rrugë.
  • 4:15 - 4:24
    Rrugëzuesi, i cili fillimisht drejtonte të dhënat në rrugën e duhur, do të përditësohej me një stacion kalimpagesash që skanon të dhënat dhe i ndan ato sipas kastash.
  • 4:24 - 4:32
    Në varësi të kastës, mund të ofrohet një rrugë speciale, veçmas nga rruga kryesore, për ta përdorur këtë rrugë speciale për mbërritje më të shpejtë në destinacion.
  • 4:32 - 4:38
    Nëse paguani kalimpagesë për kastë më të ulët, për
    to do të përdoret rruga më e ngadaltë, e zakonshmja.
  • 4:38 - 4:44
    Nëse nga dërguesi nuk bëhet pagesë për të dhënat,
    atyre do t’u caktohet një kastë më e ulët
  • 4:44 - 4:50
    dhe do t’u lejohet vetëm përdorimi i rrugës kur është e zbrazët dhe kur nuk ka shumë pakete të dhënash që kanë kaluar nëpër stacionin e pagesave.
  • 4:50 - 4:58
    Në qofshin prej programesh, shërbimesh, lënde ose dërguesish që nuk pëlqehen nga furnizuesi i telekomunikacionit,
  • 4:58 - 5:03
    mund të ngadalësohen tej mase, të përzgjidhen,
    dhe mundet edhe të asgjësohen.
  • 5:03 - 5:12
    Për më tepër, nëse nuk qe e qartë: ne si konsumatorë paguajmë përherë, pavarësisht se një shërbim, në pozicionin e dërguesit, paguan apo jo kalimpagesa.
  • 5:12 - 5:18
    Për pasojë, trafiku ynë i të dhënave mund të kufizohet dhe
    të na duhet të paguajmë më tepër tarifa trafiku të dhënash.
  • 5:18 - 5:20
    Ç’do të thotë kjo?
  • 5:21 - 5:25
    Shërbimet jokomerciale dhe projektet nga
    bashkësi, të tilla si Wikipedia, për shembull,
  • 5:25 - 5:31
    mund të mos e arrijnë dot këtë pagesë kaste dhe pasja
    e tyre të kufizohet, ose të bëhet krejtësisht e pamundur.
  • 5:32 - 5:39
    Komunikimet e drejtpërdrejta me miq dhe të njohur të filtrohen, ose të bllokohen, si rivale modelesh shërbimi dhe tregtie që kanë zënë vend tashmë.
  • 5:39 - 5:49
    Pasi një infrastrukturë e tillë kontrolli dhe filtrimi të jetë ndërtuar dhe vënë në punë, filtrimi dhe hedhja tej e të dhënave të padëshiruara, të tilla si oferta dhe shërbime konkurruese, mund të bëhet kollaj.
  • 5:50 - 5:56
    Më pas, filtrimi i opinioneve, informacioneve apo pikëpamjeve politike lyp vetëm një ndryshim të vogël në rregullimet e sistemit.
  • 5:57 - 5:59
    Dhe po i lamë të kryhen cenimet e asnjanësisë së rrjetit?
  • 5:59 - 6:03
    Një proces i tillë është shumë e vështirë
    të prapësohet, edhe sikur të qe e mundshme.
  • 6:04 - 6:08
    Do të humbnim larminë e internetit, shumëllojshmërinë
    e mundësive përmes të cilave i japin formë atij.
  • 6:09 - 6:15
    Do të humbnim shumë lëndë, ngaqë furnizuesit nuk do t’ia dalin dot më të paguajnë tarifat e ndërmarrjeve të telekomunikacionit.
  • 6:15 - 6:22
    Do të humbnim konkurrencën e lirë dhe, bashkë me të, shërbime të reja nga kompani më të vogla apo nga projekte bashkësish.
  • 6:22 - 6:26
    Hyrja e lirë që gëzojmë sot në lëndë
    dhe informacione do marrë fund.
  • 6:26 - 6:30
    Do të kishim një model interneti
    me dy, tre, ose katër klase,
  • 6:30 - 6:36
    ose madje jo thjesht një internet, por disa, dhe në rrjete të ndryshme do të mund të kihet lëndë e ndryshme.
  • 6:37 - 6:46
    Diçka e ngjashme me një grup kanalesh TV prej një pakete transmetimesh me pagesë, ku përveç programeve bazë, ka programe me pagesë çmimi i të cilave ndryshon në varësi të kanalit.
  • 6:47 - 6:51
    Do të mund të hynit vetëm atje ku duan
    ofruesit dhe presin që të jetë me fitim.
  • 6:52 - 6:57
    Regjimi i operatorëve të rrjetit do të kufizonte
    keqas lirinë e sotme të informacionit në internet.
  • 6:57 - 6:59
    Dhe këtë humbje do të na duhet
    ta paguajmë edhe më shtrenjtë.
  • 7:00 - 7:05
    Megjithatë, ofruesit tanë thonë se nuk do ta bënin
    kurrë këtë; se është thjesht diçka si rritje çmimi!
  • 7:06 - 7:13
    Ama, është e faktuar që ofruesit e linjave na gënjejnë sy për sy, lidhur me ligjshmërinë e argumenteve rreth goditjes së asnjanësisë së rrjetit.
  • 7:14 - 7:21
    Për shembull, pretendimi që s’ka kapacitete, ose se vendet me ligje për asnjanësinë e rrjeti do të shpinin në lidhje më të ngadaltë interneti.
  • 7:21 - 7:28
    Kur kanë gënjyer deri këtu, çne të na tregonin të vërtetën, kur premtojnë se me paratë shtesë do të ndërtojnë një rrjet më të shpejtë,
  • 7:28 - 7:34
    kur thonë se nuk do të sitin të dhënat tona, edhe pse
    kjo u duhet për ta vënë në punë sistemin e kastave?
  • 7:34 - 7:40
    Si mund ta ruajnë pasurinë e internetit
    dhe konkurrencën me një sistem të tillë?
  • 7:40 - 7:43
    Prandaj: Protestoni tok me ne!
  • 7:43 - 7:48
    Kërkoni në vendin tuaj dhe në BE dispozita ligjore për asnjanësinë në rrjet!
  • 7:49 - 7:51
    Kërkoni trajtim të barabartë të të dhënave!
  • 7:51 - 7:57
    Kundërshtoni trajtimin me hatër të të dhënave me pagesë në shkëmbim të një trajtimi më të keq për të dhënat tuaja personale!
  • 7:57 - 8:01
    Kundërshtoni kyçjet e rrjetit
    dhe ngadalësimet artificiale!
  • 8:01 - 8:07
    Luftoni për një rrjet komunikimesh të hapur dhe të lirë, nga i cili përfitojmë të gjithë tok, si bashkësi!
  • 8:07 - 8:10
    Kërkoni trafik të pamanipuluar të dhënash!
  • 8:10 - 8:14
    Mos pranoni diskriminim ose dhënie përparësish
    të të dhënave, pavarësisht se për ç’arsye!
  • 8:14 - 8:18
    Askush nuk ka të drejtë të zhbirojë në trafikun tonë. Këtë nuk e përligj asgjë.
  • 8:18 - 8:22
    Të gjithë kemi të drejtën për asnjanësi rrjeti,
    madje edhe në rrjetet e celularëve!
  • 8:22 - 8:25
    Rrjet të njëmendtë, tani dhe në të ardhmen!
Title:
Ç'është Asnjanësia Në Rrjet dhe pse është e rëndësishme? [Video e Plotë - Titra Në Shumë Gjuhë]
Description:

Transkriptime:
English http://pastebin.com/HFsrJhTb
Français http://pastebin.com/uZMRAjsx
Español http://pastebin.com/T5QaS12P
Português http://pastebin.com/vYaHh7ht
日本人 http://pastebin.com/WK19eu6K
русский http://pastebin.com/1qTDRDkW
Deutsch http://pastebin.com/FcWyyrPT

Are you a native speaker and able to translate this video into a language we don't have subtitles for? Or you can record the translated text for a language we don't have
a voiceover yet? Then write us an e-mail at hhanon040@googlemail.com
If you want to do it encrypted here is the Public Key: http://pastebin.com/zaDYTkfP
If you don't want the NSA to get a copy, use: hamburg@anonamegame.net

What can you do?
Votes about Net-Neutrality are about to be held in the European Parliament.
Call your MPs and explain them, that you want a neutral and free Internet without fast and slow lanes or data-discrimination.
This is done easily and free with Piphone:
http://piphone.lqdn.fr/campaign/call2/DataProtection-LIBE-all

You can also support the following organisations that support net-neutrality:
at EU level:
LA Quadrature due Net :http://www.laquadrature.net/en/Net_neutrality
European Digital Rights: http://www.edri.org/taxonomy/term/43

In the US :https://www.eff.org/issues/net-neutrality

You can also tell your local representatives how you want the Internet to be.
Talk with your family, friends and aquaintances about Net-Neutrality and protest online and offline for your Internet.

https://www.facebook.com/Netneutralityrocks

Further Information on Net Neutrality
What is Net-Neutrality?
[open source]
at the National Media Museum http://www.youtube.com/watch?v=VIsNGJlHxKs
re:publica 2013: Net Neutrality - Ben Scott, Hannah Seiffert, Markus Beckedahl: http://www.youtube.com/watch?v=MQAK38KCjfY
LEAKED: The Internet Must Go: http://www.youtube.com/watch?v=Pp1MAMkIa6A
Net Neutrality: http://www.youtube.com/watch?v=zASHI9qdB0U
Do people know what netneutrality is? https://www.youtube.com/watch?v=gdY2hUEqXok
La Quadrature Du Net: http://www.laquadrature.net/en/Net_neutrality
Net Neutrality - The Internet You Need http://www.youtube.com/watch?v=EZnUcadqjjQ

CC-BY-NC-SA
Music:
Electrisma - Agre
http://www.jamendo.com/de/track/757233/with-asmodeus-dark-electro
Capashen - With Asmodeus
http://www.jamendo.com/de/track/757233/with-asmodeus-dark-electro
O.Z.O.N. - Down The Rabbit Hole
http://www.jamendo.com/de/track/910188/down-the-rabbit-hole
Artwork, Concept and Animation:
Anonymous Hamburg

more » « less
Video Language:
English
Duration:
09:15

Albanian subtitles

Revisions