1 00:00:10,780 --> 00:00:12,320 Çfarë është Asnjanësia në Rrjet? 2 00:00:13,220 --> 00:00:16,000 Asnjanësi në rrjet do të thotë trajtim i barabartë i krejt të dhënave. 3 00:00:16,360 --> 00:00:18,000 Ja, si këto pakete të dhënash. 4 00:00:19,100 --> 00:00:26,660 Asnjanësi në rrjet do të thotë që përdoruesit si ne të vendosin se cilat pajisje, software, shërbime, dhe sajte përdoren. 5 00:00:27,660 --> 00:00:33,000 Përdorimi i rrjetit duhet të jetë i hapët dhe pa palë të treta që të na thonë se ç’funksionon dhe çfarë jo. 6 00:00:33,460 --> 00:00:34,880 Pse duhet t’ju hyjë në xhep? 7 00:00:35,300 --> 00:00:39,220 Sepse është një gjë e mahnitshme prej së cilës përfitoni çdo ditë 8 00:00:39,220 --> 00:00:42,180 dhe ngaqë kjo gjë e mahnitshme është në rrezik. 9 00:00:43,020 --> 00:00:49,300 Ose më saktë: Një rrjet asnjanës s’shfaq diskriminim kundrejt dërguesit, lëndës, ose marrësit të paketeve të dërguar të të dhënave. 10 00:00:49,300 --> 00:00:52,660 Nuk bën ndonjë dallim se sa paguan për shërbimin dërguesi apo marrësi, 11 00:00:52,660 --> 00:00:56,060 ç’lloj zbatimi, ose ç’protokoll e dërgon apo e merr paketin. 12 00:00:56,720 --> 00:00:58,060 Ose me fjalë më të thjeshta... 13 00:00:58,060 --> 00:01:01,520 Përfytyrojeni rrjetin si një rrugë në të cilën lëvizin paketet e të dhënave. 14 00:01:01,520 --> 00:01:05,060 Kjo rrugë lidh krejt kompjuterët që janë të lidhur në internet. 15 00:01:05,060 --> 00:01:07,480 Në kryqëzimet e këtyre rrugëve gjenden rrugëzuesit, 16 00:01:07,480 --> 00:01:10,720 të cilët drejtojnë paketet e të dhënave në rrugën e duhur për në vendmbërritje. 17 00:01:10,720 --> 00:01:13,080 Rrugëzuesve nuk u bëhet vonë se kush vjen. 18 00:01:13,080 --> 00:01:19,180 As pyesin se si duket, nga erdhi, ku do të vejë, apo se ç’lëndë kanë me vete. 19 00:01:19,260 --> 00:01:22,140 Në këtë mënyrë unë mund të komunikoj drejtpërsëdrejti me miqtë e mi, edhe kur 20 00:01:22,140 --> 00:01:27,080 ata gjenden në kontinent tjetër, paguajnë tjetër çmim nga i imi, ose kanë tjetër ISP nga unë. 21 00:01:27,160 --> 00:01:30,980 Mund ta përdor internetin për të vizituar çfarëdo sajti ose të luaj çfarëdo loje, 22 00:01:30,980 --> 00:01:34,940 pavarësisht se kush e ofron ose ku gjenden shërbyesit që e bëjnë të mundur. 23 00:01:34,940 --> 00:01:38,720 Mund të shoh çfarëdo videoje apo të lexoj çfarëdo blogjesh nga e gjithë bota, 24 00:01:38,720 --> 00:01:41,960 dhe mund të marr pjesë në nisma dhe projekte me burim të hapur. 25 00:01:41,960 --> 00:01:48,480 Tërë këto mund t’i bëj pavarësisht se për internet përdor tablet, laptop, PC, ose pajisje celulare. 26 00:01:48,760 --> 00:01:52,580 Për këtë është interneti. Kjo është mënyra se si presim që të funksionojë ai. 27 00:01:52,640 --> 00:01:57,540 Prej këtyre rrjetesh asnjanëse komunikimi përfitojmë të gjithë ne, si bashkësi. 28 00:01:57,540 --> 00:02:01,660 Ata garantojnë hyrjen tonë në krejt lëndën e gatshme në rrjetin mbarëbotëror. 29 00:02:01,760 --> 00:02:06,260 Prej kësaj, ofruesit e rrjeteve kanë fituar miliarda gjatë viteve të fundit. 30 00:02:06,260 --> 00:02:09,000 Asnjanësi në rrjet: një ide mahnitëse për të gjithë ne. 31 00:02:09,300 --> 00:02:11,000 Ku fle lepuri? 32 00:02:11,120 --> 00:02:17,140 Ofruesit e telekomunikacioneve tani pretendojnë se këto rrugë të përfytyruara të dhënash mund të jenë pre e mbingarkesës së trafikut. 33 00:02:17,320 --> 00:02:20,080 Duan ta shfuqizojnë konceptin e asnjanësisë në rrjet. 34 00:02:20,120 --> 00:02:24,060 Sigurisht që kjo nuk është e vërtetë, ngaqë rrjetet e të dhënave nuk janë rrugë të njëmendta. 35 00:02:24,160 --> 00:02:27,740 Siç e dimë nga prodhuesit e hardware-it të kësaj infrastrukture, 36 00:02:27,740 --> 00:02:31,520 te rrjeti ka aftësi të pamata të pashfrytëzuara. 37 00:02:31,520 --> 00:02:37,600 Pa folur pastaj që operatorë rrjetesh shpërndarjeje të lëndës na tregojnë se trafiku i të dhënave kushton në mënyrë të pabesueshme fare pak. 38 00:02:37,940 --> 00:02:41,040 Atëherë çne me këto pretendime kompanitë e telekomunikacionit? 39 00:02:41,040 --> 00:02:46,920 Vite me radhë, furnizuesit e lidhjeve kanë vërejtur me xhelozi qendrat e mëdha të fitimeve të IPS-ve: 40 00:02:46,920 --> 00:02:51,640 ofrues lënde, motorë kërkimesh, platforma videosh dhe rrjete sociale. 41 00:02:52,240 --> 00:02:57,280 Tërë këta duan pjesën e tyre prej këtyre fitimeve, teksa epoka dixhitale zvogëlon burimet tradicionale të të ardhurave. 42 00:02:57,820 --> 00:03:04,000 Pra, duan jo vetëm të transportojnë, por edhe të kenë pushtet dhe kontroll mbi çfarëdo që transportohet. 43 00:03:04,560 --> 00:03:06,720 Si duan ta kryejnë këtë? 44 00:03:07,380 --> 00:03:14,500 Për t’ia arritur kësaj, shërbimet e telekomunikacionit kanë menduar t’i ndajnë të dhënat në kategori, ose më mirë të themi kasta. 45 00:03:14,860 --> 00:03:20,960 Kasta më e përulur e këtij sistemi do të ishte interneti i zakonshëm, që do të kihej vetëm për një sasi të kufizuar të dhënash, 46 00:03:20,960 --> 00:03:26,020 dhe që gjatë dërgimit të të dhënave nëpër rrjet do t’i duhej të zinte karriget e fundit, pas kastave të larta. 47 00:03:26,320 --> 00:03:31,040 Kasta më e lartë përmban lëndë nga mundësuesit e hyrjes në internet, ndarazi nga vetë interneti, 48 00:03:31,040 --> 00:03:37,100 dhe do të gëzonte trajtim me hatër dhe përdorim të pakufishëm – kuptohet nëpërmjet tarifash ekstra. 49 00:03:37,480 --> 00:03:40,840 Mes këtyre dy skajeve, ka plot variacione të mundshme. 50 00:03:41,080 --> 00:03:46,940 Për shembull, një kastë për të dhënat nga rrjetet sociale që shtojnë një haraç trafiku të dhënash për shërbimin e këtij rrjeti social. 51 00:03:47,460 --> 00:03:51,600 Kjo sigurisht do të thotë që përdoruesit të shërbimit do t’i duhet të paguajë një tarifë ekstra për pajtimin në të. 52 00:03:52,840 --> 00:03:59,100 Në të njëjtën mënyrë, mund të sendërtohet një shërbim ekstra që ofron lojëra për konsola ose lexim gazetash në linjë. 53 00:03:59,180 --> 00:04:05,300 Ata do të ishin ndaras nga interneti dhe mund të sillnin pagesa si mbi shpërndarjen e shërbimit, ashtu edhe mbi klientët e tij. 54 00:04:05,900 --> 00:04:08,660 Ofertat konkurruese mund të kufizohen ose bllokohen fare. 55 00:04:09,400 --> 00:04:10,900 E si bëhet kjo? 56 00:04:11,240 --> 00:04:14,440 Le t’i kthehemi sërish përfytyrimit të rrjeteve të të dhënave si rrugë. 57 00:04:14,640 --> 00:04:23,620 Rrugëzuesi, i cili fillimisht drejtonte të dhënat në rrugën e duhur, do të përditësohej me një stacion kalimpagesash që skanon të dhënat dhe i ndan ato sipas kastash. 58 00:04:23,980 --> 00:04:32,080 Në varësi të kastës, mund të ofrohet një rrugë speciale, veçmas nga rruga kryesore, për ta përdorur këtë rrugë speciale për mbërritje më të shpejtë në destinacion. 59 00:04:32,080 --> 00:04:38,460 Nëse paguani kalimpagesë për kastë më të ulët, për to do të përdoret rruga më e ngadaltë, e zakonshmja. 60 00:04:38,460 --> 00:04:43,640 Nëse nga dërguesi nuk bëhet pagesë për të dhënat, atyre do t’u caktohet një kastë më e ulët 61 00:04:43,640 --> 00:04:50,200 dhe do t’u lejohet vetëm përdorimi i rrugës kur është e zbrazët dhe kur nuk ka shumë pakete të dhënash që kanë kaluar nëpër stacionin e pagesave. 62 00:04:50,300 --> 00:04:58,320 Në qofshin prej programesh, shërbimesh, lënde ose dërguesish që nuk pëlqehen nga furnizuesi i telekomunikacionit, 63 00:04:58,320 --> 00:05:03,300 mund të ngadalësohen tej mase, të përzgjidhen, dhe mundet edhe të asgjësohen. 64 00:05:03,440 --> 00:05:11,820 Për më tepër, nëse nuk qe e qartë: ne si konsumatorë paguajmë përherë, pavarësisht se një shërbim, në pozicionin e dërguesit, paguan apo jo kalimpagesa. 65 00:05:11,900 --> 00:05:18,040 Për pasojë, trafiku ynë i të dhënave mund të kufizohet dhe të na duhet të paguajmë më tepër tarifa trafiku të dhënash. 66 00:05:18,300 --> 00:05:20,240 Ç’do të thotë kjo? 67 00:05:20,640 --> 00:05:24,960 Shërbimet jokomerciale dhe projektet nga bashkësi, të tilla si Wikipedia, për shembull, 68 00:05:24,960 --> 00:05:31,320 mund të mos e arrijnë dot këtë pagesë kaste dhe pasja e tyre të kufizohet, ose të bëhet krejtësisht e pamundur. 69 00:05:31,860 --> 00:05:39,140 Komunikimet e drejtpërdrejta me miq dhe të njohur të filtrohen, ose të bllokohen, si rivale modelesh shërbimi dhe tregtie që kanë zënë vend tashmë. 70 00:05:39,460 --> 00:05:49,420 Pasi një infrastrukturë e tillë kontrolli dhe filtrimi të jetë ndërtuar dhe vënë në punë, filtrimi dhe hedhja tej e të dhënave të padëshiruara, të tilla si oferta dhe shërbime konkurruese, mund të bëhet kollaj. 71 00:05:49,680 --> 00:05:56,060 Më pas, filtrimi i opinioneve, informacioneve apo pikëpamjeve politike lyp vetëm një ndryshim të vogël në rregullimet e sistemit. 72 00:05:56,520 --> 00:05:59,180 Dhe po i lamë të kryhen cenimet e asnjanësisë së rrjetit? 73 00:05:59,260 --> 00:06:03,280 Një proces i tillë është shumë e vështirë të prapësohet, edhe sikur të qe e mundshme. 74 00:06:03,620 --> 00:06:08,500 Do të humbnim larminë e internetit, shumëllojshmërinë e mundësive përmes të cilave i japin formë atij. 75 00:06:08,880 --> 00:06:14,660 Do të humbnim shumë lëndë, ngaqë furnizuesit nuk do t’ia dalin dot më të paguajnë tarifat e ndërmarrjeve të telekomunikacionit. 76 00:06:15,000 --> 00:06:21,680 Do të humbnim konkurrencën e lirë dhe, bashkë me të, shërbime të reja nga kompani më të vogla apo nga projekte bashkësish. 77 00:06:21,820 --> 00:06:25,940 Hyrja e lirë që gëzojmë sot në lëndë dhe informacione do marrë fund. 78 00:06:26,300 --> 00:06:30,120 Do të kishim një model interneti me dy, tre, ose katër klase, 79 00:06:30,120 --> 00:06:36,220 ose madje jo thjesht një internet, por disa, dhe në rrjete të ndryshme do të mund të kihet lëndë e ndryshme. 80 00:06:36,720 --> 00:06:46,240 Diçka e ngjashme me një grup kanalesh TV prej një pakete transmetimesh me pagesë, ku përveç programeve bazë, ka programe me pagesë çmimi i të cilave ndryshon në varësi të kanalit. 81 00:06:46,740 --> 00:06:51,160 Do të mund të hynit vetëm atje ku duan ofruesit dhe presin që të jetë me fitim. 82 00:06:51,680 --> 00:06:56,800 Regjimi i operatorëve të rrjetit do të kufizonte keqas lirinë e sotme të informacionit në internet. 83 00:06:56,800 --> 00:06:59,200 Dhe këtë humbje do të na duhet ta paguajmë edhe më shtrenjtë. 84 00:06:59,680 --> 00:07:05,460 Megjithatë, ofruesit tanë thonë se nuk do ta bënin kurrë këtë; se është thjesht diçka si rritje çmimi! 85 00:07:05,840 --> 00:07:13,380 Ama, është e faktuar që ofruesit e linjave na gënjejnë sy për sy, lidhur me ligjshmërinë e argumenteve rreth goditjes së asnjanësisë së rrjetit. 86 00:07:13,740 --> 00:07:20,720 Për shembull, pretendimi që s’ka kapacitete, ose se vendet me ligje për asnjanësinë e rrjeti do të shpinin në lidhje më të ngadaltë interneti. 87 00:07:21,100 --> 00:07:27,700 Kur kanë gënjyer deri këtu, çne të na tregonin të vërtetën, kur premtojnë se me paratë shtesë do të ndërtojnë një rrjet më të shpejtë, 88 00:07:27,700 --> 00:07:33,940 kur thonë se nuk do të sitin të dhënat tona, edhe pse kjo u duhet për ta vënë në punë sistemin e kastave? 89 00:07:34,400 --> 00:07:39,540 Si mund ta ruajnë pasurinë e internetit dhe konkurrencën me një sistem të tillë? 90 00:07:40,460 --> 00:07:42,660 Prandaj: Protestoni tok me ne! 91 00:07:43,080 --> 00:07:48,240 Kërkoni në vendin tuaj dhe në BE dispozita ligjore për asnjanësinë në rrjet! 92 00:07:48,660 --> 00:07:50,980 Kërkoni trajtim të barabartë të të dhënave! 93 00:07:51,220 --> 00:07:56,900 Kundërshtoni trajtimin me hatër të të dhënave me pagesë në shkëmbim të një trajtimi më të keq për të dhënat tuaja personale! 94 00:07:57,400 --> 00:08:00,900 Kundërshtoni kyçjet e rrjetit dhe ngadalësimet artificiale! 95 00:08:01,000 --> 00:08:06,840 Luftoni për një rrjet komunikimesh të hapur dhe të lirë, nga i cili përfitojmë të gjithë tok, si bashkësi! 96 00:08:06,940 --> 00:08:09,580 Kërkoni trafik të pamanipuluar të dhënash! 97 00:08:09,580 --> 00:08:14,060 Mos pranoni diskriminim ose dhënie përparësish të të dhënave, pavarësisht se për ç’arsye! 98 00:08:14,060 --> 00:08:18,320 Askush nuk ka të drejtë të zhbirojë në trafikun tonë. Këtë nuk e përligj asgjë. 99 00:08:18,320 --> 00:08:22,360 Të gjithë kemi të drejtën për asnjanësi rrjeti, madje edhe në rrjetet e celularëve! 100 00:08:22,360 --> 00:08:24,560 Rrjet të njëmendtë, tani dhe në të ardhmen!