0:00:10.780,0:00:12.320 Çfarë është Asnjanësia në Rrjet? 0:00:13.220,0:00:16.000 Asnjanësi në rrjet do të thotë trajtim[br]i barabartë i krejt të dhënave. 0:00:16.360,0:00:18.000 Ja, si këto pakete të dhënash. 0:00:19.100,0:00:26.660 Asnjanësi në rrjet do të thotë që përdoruesit[br]si ne të vendosin se cilat pajisje, software,[br]shërbime, dhe sajte përdoren. 0:00:27.660,0:00:33.000 Përdorimi i rrjetit duhet të jetë i hapët dhe pa palë[br]të treta që të na thonë se ç’funksionon dhe çfarë jo. 0:00:33.460,0:00:34.880 Pse duhet t’ju hyjë në xhep? 0:00:35.300,0:00:39.220 Sepse është një gjë e mahnitshme[br]prej së cilës përfitoni çdo ditë 0:00:39.220,0:00:42.180 dhe ngaqë kjo gjë e mahnitshme është në rrezik. 0:00:43.020,0:00:49.300 Ose më saktë: Një rrjet asnjanës s’shfaq diskriminim kundrejt dërguesit, lëndës, ose marrësit të paketeve të dërguar të të dhënave. 0:00:49.300,0:00:52.660 Nuk bën ndonjë dallim se sa paguan[br]për shërbimin dërguesi apo marrësi, 0:00:52.660,0:00:56.060 ç’lloj zbatimi, ose ç’protokoll[br]e dërgon apo e merr paketin. 0:00:56.720,0:00:58.060 Ose me fjalë më të thjeshta... 0:00:58.060,0:01:01.520 Përfytyrojeni rrjetin si një rrugë në[br]të cilën lëvizin paketet e të dhënave. 0:01:01.520,0:01:05.060 Kjo rrugë lidh krejt kompjuterët[br]që janë të lidhur në internet. 0:01:05.060,0:01:07.480 Në kryqëzimet e këtyre rrugëve gjenden rrugëzuesit, 0:01:07.480,0:01:10.720 të cilët drejtojnë paketet e të dhënave[br]në rrugën e duhur për në vendmbërritje. 0:01:10.720,0:01:13.080 Rrugëzuesve nuk u bëhet vonë se kush vjen. 0:01:13.080,0:01:19.180 As pyesin se si duket, nga erdhi, [br]ku do të vejë, apo se ç’lëndë kanë me vete. 0:01:19.260,0:01:22.140 Në këtë mënyrë unë mund të komunikoj[br]drejtpërsëdrejti me miqtë e mi, edhe kur 0:01:22.140,0:01:27.080 ata gjenden në kontinent tjetër, paguajnë tjetër[br]çmim nga i imi, ose kanë tjetër ISP nga unë. 0:01:27.160,0:01:30.980 Mund ta përdor internetin për të vizituar[br]çfarëdo sajti ose të luaj çfarëdo loje, 0:01:30.980,0:01:34.940 pavarësisht se kush e ofron ose ku[br]gjenden shërbyesit që e bëjnë të mundur. 0:01:34.940,0:01:38.720 Mund të shoh çfarëdo videoje apo të lexoj[br]çfarëdo blogjesh nga e gjithë bota, 0:01:38.720,0:01:41.960 dhe mund të marr pjesë në nisma[br]dhe projekte me burim të hapur. 0:01:41.960,0:01:48.480 Tërë këto mund t’i bëj pavarësisht se për internet[br]përdor tablet, laptop, PC, ose pajisje celulare. 0:01:48.760,0:01:52.580 Për këtë është interneti. Kjo është [br]mënyra se si presim që të funksionojë ai. 0:01:52.640,0:01:57.540 Prej këtyre rrjetesh asnjanëse komunikimi[br]përfitojmë të gjithë ne, si bashkësi. 0:01:57.540,0:02:01.660 Ata garantojnë hyrjen tonë në krejt[br]lëndën e gatshme në rrjetin mbarëbotëror. 0:02:01.760,0:02:06.260 Prej kësaj, ofruesit e rrjeteve kanë[br]fituar miliarda gjatë viteve të fundit. 0:02:06.260,0:02:09.000 Asnjanësi në rrjet: një ide[br]mahnitëse për të gjithë ne. 0:02:09.300,0:02:11.000 Ku fle lepuri? 0:02:11.120,0:02:17.140 Ofruesit e telekomunikacioneve tani pretendojnë se këto rrugë të përfytyruara të dhënash mund të jenë pre e mbingarkesës së trafikut. 0:02:17.320,0:02:20.080 Duan ta shfuqizojnë konceptin[br]e asnjanësisë në rrjet. 0:02:20.120,0:02:24.060 Sigurisht që kjo nuk është e vërtetë, ngaqë[br]rrjetet e të dhënave nuk janë rrugë të njëmendta. 0:02:24.160,0:02:27.740 Siç e dimë nga prodhuesit e hardware-it [br]të kësaj infrastrukture, 0:02:27.740,0:02:31.520 te rrjeti ka aftësi të pamata të pashfrytëzuara. 0:02:31.520,0:02:37.600 Pa folur pastaj që operatorë rrjetesh shpërndarjeje të lëndës na tregojnë se trafiku i të dhënave kushton në mënyrë të pabesueshme fare pak. 0:02:37.940,0:02:41.040 Atëherë çne me këto pretendime[br]kompanitë e telekomunikacionit? 0:02:41.040,0:02:46.920 Vite me radhë, furnizuesit e lidhjeve kanë vërejtur[br]me xhelozi qendrat e mëdha të fitimeve të IPS-ve: 0:02:46.920,0:02:51.640 ofrues lënde, motorë kërkimesh,[br]platforma videosh dhe rrjete sociale. 0:02:52.240,0:02:57.280 Tërë këta duan pjesën e tyre prej këtyre fitimeve, teksa epoka dixhitale zvogëlon burimet tradicionale të të ardhurave. 0:02:57.820,0:03:04.000 Pra, duan jo vetëm të transportojnë, por edhe të kenë[br]pushtet dhe kontroll mbi çfarëdo që transportohet. 0:03:04.560,0:03:06.720 Si duan ta kryejnë këtë? 0:03:07.380,0:03:14.500 Për t’ia arritur kësaj, shërbimet e telekomunikacionit kanë menduar t’i ndajnë të dhënat në kategori, ose më mirë të themi kasta. 0:03:14.860,0:03:20.960 Kasta më e përulur e këtij sistemi do të ishte interneti i zakonshëm, që do të kihej vetëm për një sasi të kufizuar të dhënash, 0:03:20.960,0:03:26.020 dhe që gjatë dërgimit të të dhënave nëpër rrjet do t’i duhej të zinte karriget e fundit, pas kastave të larta. 0:03:26.320,0:03:31.040 Kasta më e lartë përmban lëndë nga mundësuesit[br]e hyrjes në internet, ndarazi nga vetë interneti, 0:03:31.040,0:03:37.100 dhe do të gëzonte trajtim me hatër dhe përdorim[br]të pakufishëm – kuptohet nëpërmjet tarifash ekstra. 0:03:37.480,0:03:40.840 Mes këtyre dy skajeve, ka plot variacione të mundshme. 0:03:41.080,0:03:46.940 Për shembull, një kastë për të dhënat nga rrjetet sociale që shtojnë një haraç trafiku të dhënash për shërbimin e këtij rrjeti social. 0:03:47.460,0:03:51.600 Kjo sigurisht do të thotë që përdoruesit të shërbimit[br]do t’i duhet të paguajë një tarifë ekstra për pajtimin në të. 0:03:52.840,0:03:59.100 Në të njëjtën mënyrë, mund të sendërtohet një shërbim ekstra që ofron lojëra për konsola ose lexim gazetash në linjë. 0:03:59.180,0:04:05.300 Ata do të ishin ndaras nga interneti dhe mund të sillnin pagesa si mbi shpërndarjen e shërbimit, ashtu edhe mbi klientët e tij. 0:04:05.900,0:04:08.660 Ofertat konkurruese mund [br]të kufizohen ose bllokohen fare. 0:04:09.400,0:04:10.900 E si bëhet kjo? 0:04:11.240,0:04:14.440 Le t’i kthehemi sërish përfytyrimit të [br]rrjeteve të të dhënave si rrugë. 0:04:14.640,0:04:23.620 Rrugëzuesi, i cili fillimisht drejtonte të dhënat në rrugën e duhur, do të përditësohej me një stacion kalimpagesash që skanon të dhënat dhe i ndan ato sipas kastash. 0:04:23.980,0:04:32.080 Në varësi të kastës, mund të ofrohet një rrugë speciale, veçmas nga rruga kryesore, për ta përdorur këtë rrugë speciale për mbërritje më të shpejtë në destinacion. 0:04:32.080,0:04:38.460 Nëse paguani kalimpagesë për kastë më të ulët, për[br]to do të përdoret rruga më e ngadaltë, e zakonshmja. 0:04:38.460,0:04:43.640 Nëse nga dërguesi nuk bëhet pagesë për të dhënat,[br]atyre do t’u caktohet një kastë më e ulët 0:04:43.640,0:04:50.200 dhe do t’u lejohet vetëm përdorimi i rrugës kur është e zbrazët dhe kur nuk ka shumë pakete të dhënash që kanë kaluar nëpër stacionin e pagesave. 0:04:50.300,0:04:58.320 Në qofshin prej programesh, shërbimesh, lënde ose dërguesish që nuk pëlqehen nga furnizuesi i telekomunikacionit, 0:04:58.320,0:05:03.300 mund të ngadalësohen tej mase, të përzgjidhen, [br]dhe mundet edhe të asgjësohen. 0:05:03.440,0:05:11.820 Për më tepër, nëse nuk qe e qartë: ne si konsumatorë paguajmë përherë, pavarësisht se një shërbim, në pozicionin e dërguesit, paguan apo jo kalimpagesa. 0:05:11.900,0:05:18.040 Për pasojë, trafiku ynë i të dhënave mund të kufizohet dhe[br]të na duhet të paguajmë më tepër tarifa trafiku të dhënash. 0:05:18.300,0:05:20.240 Ç’do të thotë kjo? 0:05:20.640,0:05:24.960 Shërbimet jokomerciale dhe projektet nga[br]bashkësi, të tilla si Wikipedia, për shembull, 0:05:24.960,0:05:31.320 mund të mos e arrijnë dot këtë pagesë kaste dhe pasja [br]e tyre të kufizohet, ose të bëhet krejtësisht e pamundur. 0:05:31.860,0:05:39.140 Komunikimet e drejtpërdrejta me miq dhe të njohur të filtrohen, ose të bllokohen, si rivale modelesh shërbimi dhe tregtie që kanë zënë vend tashmë. 0:05:39.460,0:05:49.420 Pasi një infrastrukturë e tillë kontrolli dhe filtrimi të jetë ndërtuar dhe vënë në punë, filtrimi dhe hedhja tej e të dhënave të padëshiruara, të tilla si oferta dhe shërbime konkurruese, mund të bëhet kollaj. 0:05:49.680,0:05:56.060 Më pas, filtrimi i opinioneve, informacioneve apo pikëpamjeve politike lyp vetëm një ndryshim të vogël në rregullimet e sistemit. 0:05:56.520,0:05:59.180 Dhe po i lamë të kryhen cenimet e asnjanësisë së rrjetit? 0:05:59.260,0:06:03.280 Një proces i tillë është shumë e vështirë[br]të prapësohet, edhe sikur të qe e mundshme. 0:06:03.620,0:06:08.500 Do të humbnim larminë e internetit, shumëllojshmërinë[br]e mundësive përmes të cilave i japin formë atij. 0:06:08.880,0:06:14.660 Do të humbnim shumë lëndë, ngaqë furnizuesit nuk do t’ia dalin dot më të paguajnë tarifat e ndërmarrjeve të telekomunikacionit. 0:06:15.000,0:06:21.680 Do të humbnim konkurrencën e lirë dhe, bashkë me të, shërbime të reja nga kompani më të vogla apo nga projekte bashkësish. 0:06:21.820,0:06:25.940 Hyrja e lirë që gëzojmë sot në lëndë[br]dhe informacione do marrë fund. 0:06:26.300,0:06:30.120 Do të kishim një model interneti[br]me dy, tre, ose katër klase, 0:06:30.120,0:06:36.220 ose madje jo thjesht një internet, por disa, dhe në rrjete të ndryshme do të mund të kihet lëndë e ndryshme. 0:06:36.720,0:06:46.240 Diçka e ngjashme me një grup kanalesh TV prej një pakete transmetimesh me pagesë, ku përveç programeve bazë, ka programe me pagesë çmimi i të cilave ndryshon në varësi të kanalit. 0:06:46.740,0:06:51.160 Do të mund të hynit vetëm atje ku duan[br]ofruesit dhe presin që të jetë me fitim. 0:06:51.680,0:06:56.800 Regjimi i operatorëve të rrjetit do të kufizonte[br]keqas lirinë e sotme të informacionit në internet. 0:06:56.800,0:06:59.200 Dhe këtë humbje do të na duhet [br]ta paguajmë edhe më shtrenjtë. 0:06:59.680,0:07:05.460 Megjithatë, ofruesit tanë thonë se nuk do ta bënin [br]kurrë këtë; se është thjesht diçka si rritje çmimi! 0:07:05.840,0:07:13.380 Ama, është e faktuar që ofruesit e linjave na gënjejnë sy për sy, lidhur me ligjshmërinë e argumenteve rreth goditjes së asnjanësisë së rrjetit. 0:07:13.740,0:07:20.720 Për shembull, pretendimi që s’ka kapacitete, ose se vendet me ligje për asnjanësinë e rrjeti do të shpinin në lidhje më të ngadaltë interneti. 0:07:21.100,0:07:27.700 Kur kanë gënjyer deri këtu, çne të na tregonin të vërtetën, kur premtojnë se me paratë shtesë do të ndërtojnë një rrjet më të shpejtë, 0:07:27.700,0:07:33.940 kur thonë se nuk do të sitin të dhënat tona, edhe pse [br]kjo u duhet për ta vënë në punë sistemin e kastave? 0:07:34.400,0:07:39.540 Si mund ta ruajnë pasurinë e internetit[br]dhe konkurrencën me një sistem të tillë? 0:07:40.460,0:07:42.660 Prandaj: Protestoni tok me ne! 0:07:43.080,0:07:48.240 Kërkoni në vendin tuaj dhe në BE dispozita ligjore për asnjanësinë në rrjet! 0:07:48.660,0:07:50.980 Kërkoni trajtim të barabartë të të dhënave! 0:07:51.220,0:07:56.900 Kundërshtoni trajtimin me hatër të të dhënave me pagesë në shkëmbim të një trajtimi më të keq për të dhënat tuaja personale! 0:07:57.400,0:08:00.900 Kundërshtoni kyçjet e rrjetit [br]dhe ngadalësimet artificiale! 0:08:01.000,0:08:06.840 Luftoni për një rrjet komunikimesh të hapur dhe të lirë, nga i cili përfitojmë të gjithë tok, si bashkësi! 0:08:06.940,0:08:09.580 Kërkoni trafik të pamanipuluar të dhënash! 0:08:09.580,0:08:14.060 Mos pranoni diskriminim ose dhënie përparësish[br]të të dhënave, pavarësisht se për ç’arsye! 0:08:14.060,0:08:18.320 Askush nuk ka të drejtë të zhbirojë në trafikun tonë. Këtë nuk e përligj asgjë. 0:08:18.320,0:08:22.360 Të gjithë kemi të drejtën për asnjanësi rrjeti,[br]madje edhe në rrjetet e celularëve! 0:08:22.360,0:08:24.560 Rrjet të njëmendtë, tani dhe në të ardhmen!