WEBVTT 00:00:10.780 --> 00:00:12.320 Çfarë është Asnjanësia në Rrjet? 00:00:13.220 --> 00:00:16.000 Asnjanësi në rrjet do të thotë trajtim i barabartë i krejt të dhënave. 00:00:16.360 --> 00:00:18.000 Ja, si këto pakete të dhënash. 00:00:19.100 --> 00:00:26.660 Asnjanësi në rrjet do të thotë që përdoruesit si ne të vendosin se cilat pajisje, software, shërbime, dhe sajte përdoren. 00:00:27.660 --> 00:00:33.000 Përdorimi i rrjetit duhet të jetë i hapët dhe pa palë të treta që të na thonë se ç’funksionon dhe çfarë jo. 00:00:33.460 --> 00:00:34.880 Pse duhet t’ju hyjë në xhep? 00:00:35.300 --> 00:00:39.220 Sepse është një gjë e mahnitshme prej së cilës përfitoni çdo ditë 00:00:39.220 --> 00:00:42.180 dhe ngaqë kjo gjë e mahnitshme është në rrezik. 00:00:43.020 --> 00:00:49.300 Ose më saktë: Një rrjet asnjanës s’shfaq diskriminim kundrejt dërguesit, lëndës, ose marrësit të paketeve të dërguar të të dhënave. 00:00:49.300 --> 00:00:52.660 Nuk bën ndonjë dallim se sa paguan për shërbimin dërguesi apo marrësi, 00:00:52.660 --> 00:00:56.060 ç’lloj zbatimi, ose ç’protokoll e dërgon apo e merr paketin. 00:00:56.720 --> 00:00:58.060 Ose me fjalë më të thjeshta... 00:00:58.060 --> 00:01:01.520 Përfytyrojeni rrjetin si një rrugë në të cilën lëvizin paketet e të dhënave. 00:01:01.520 --> 00:01:05.060 Kjo rrugë lidh krejt kompjuterët që janë të lidhur në internet. 00:01:05.060 --> 00:01:07.480 Në kryqëzimet e këtyre rrugëve gjenden rrugëzuesit, 00:01:07.480 --> 00:01:10.720 të cilët drejtojnë paketet e të dhënave në rrugën e duhur për në vendmbërritje. 00:01:10.720 --> 00:01:13.080 Rrugëzuesve nuk u bëhet vonë se kush vjen. 00:01:13.080 --> 00:01:19.180 As pyesin se si duket, nga erdhi, ku do të vejë, apo se ç’lëndë kanë me vete. 00:01:19.260 --> 00:01:22.140 Në këtë mënyrë unë mund të komunikoj drejtpërsëdrejti me miqtë e mi, edhe kur 00:01:22.140 --> 00:01:27.080 ata gjenden në kontinent tjetër, paguajnë tjetër çmim nga i imi, ose kanë tjetër ISP nga unë. 00:01:27.160 --> 00:01:30.980 Mund ta përdor internetin për të vizituar çfarëdo sajti ose të luaj çfarëdo loje, 00:01:30.980 --> 00:01:34.940 pavarësisht se kush e ofron ose ku gjenden shërbyesit që e bëjnë të mundur. 00:01:34.940 --> 00:01:38.720 Mund të shoh çfarëdo videoje apo të lexoj çfarëdo blogjesh nga e gjithë bota, 00:01:38.720 --> 00:01:41.960 dhe mund të marr pjesë në nisma dhe projekte me burim të hapur. 00:01:41.960 --> 00:01:48.480 Tërë këto mund t’i bëj pavarësisht se për internet përdor tablet, laptop, PC, ose pajisje celulare. 00:01:48.760 --> 00:01:52.580 Për këtë është interneti. Kjo është mënyra se si presim që të funksionojë ai. 00:01:52.640 --> 00:01:57.540 Prej këtyre rrjetesh asnjanëse komunikimi përfitojmë të gjithë ne, si bashkësi. 00:01:57.540 --> 00:02:01.660 Ata garantojnë hyrjen tonë në krejt lëndën e gatshme në rrjetin mbarëbotëror. 00:02:01.760 --> 00:02:06.260 Prej kësaj, ofruesit e rrjeteve kanë fituar miliarda gjatë viteve të fundit. 00:02:06.260 --> 00:02:09.000 Asnjanësi në rrjet: një ide mahnitëse për të gjithë ne. 00:02:09.300 --> 00:02:11.000 Ku fle lepuri? 00:02:11.120 --> 00:02:17.140 Ofruesit e telekomunikacioneve tani pretendojnë se këto rrugë të përfytyruara të dhënash mund të jenë pre e mbingarkesës së trafikut. 00:02:17.320 --> 00:02:20.080 Duan ta shfuqizojnë konceptin e asnjanësisë në rrjet. 00:02:20.120 --> 00:02:24.060 Sigurisht që kjo nuk është e vërtetë, ngaqë rrjetet e të dhënave nuk janë rrugë të njëmendta. 00:02:24.160 --> 00:02:27.740 Siç e dimë nga prodhuesit e hardware-it të kësaj infrastrukture, 00:02:27.740 --> 00:02:31.520 te rrjeti ka aftësi të pamata të pashfrytëzuara. 00:02:31.520 --> 00:02:37.600 Pa folur pastaj që operatorë rrjetesh shpërndarjeje të lëndës na tregojnë se trafiku i të dhënave kushton në mënyrë të pabesueshme fare pak. 00:02:37.940 --> 00:02:41.040 Atëherë çne me këto pretendime kompanitë e telekomunikacionit? 00:02:41.040 --> 00:02:46.920 Vite me radhë, furnizuesit e lidhjeve kanë vërejtur me xhelozi qendrat e mëdha të fitimeve të IPS-ve: 00:02:46.920 --> 00:02:51.640 ofrues lënde, motorë kërkimesh, platforma videosh dhe rrjete sociale. 00:02:52.240 --> 00:02:57.280 Tërë këta duan pjesën e tyre prej këtyre fitimeve, teksa epoka dixhitale zvogëlon burimet tradicionale të të ardhurave. 00:02:57.820 --> 00:03:04.000 Pra, duan jo vetëm të transportojnë, por edhe të kenë pushtet dhe kontroll mbi çfarëdo që transportohet. 00:03:04.560 --> 00:03:06.720 Si duan ta kryejnë këtë? 00:03:07.380 --> 00:03:14.500 Për t’ia arritur kësaj, shërbimet e telekomunikacionit kanë menduar t’i ndajnë të dhënat në kategori, ose më mirë të themi kasta. 00:03:14.860 --> 00:03:20.960 Kasta më e përulur e këtij sistemi do të ishte interneti i zakonshëm, që do të kihej vetëm për një sasi të kufizuar të dhënash, 00:03:20.960 --> 00:03:26.020 dhe që gjatë dërgimit të të dhënave nëpër rrjet do t’i duhej të zinte karriget e fundit, pas kastave të larta. 00:03:26.320 --> 00:03:31.040 Kasta më e lartë përmban lëndë nga mundësuesit e hyrjes në internet, ndarazi nga vetë interneti, 00:03:31.040 --> 00:03:37.100 dhe do të gëzonte trajtim me hatër dhe përdorim të pakufishëm – kuptohet nëpërmjet tarifash ekstra. 00:03:37.480 --> 00:03:40.840 Mes këtyre dy skajeve, ka plot variacione të mundshme. 00:03:41.080 --> 00:03:46.940 Për shembull, një kastë për të dhënat nga rrjetet sociale që shtojnë një haraç trafiku të dhënash për shërbimin e këtij rrjeti social. 00:03:47.460 --> 00:03:51.600 Kjo sigurisht do të thotë që përdoruesit të shërbimit do t’i duhet të paguajë një tarifë ekstra për pajtimin në të. 00:03:52.840 --> 00:03:59.100 Në të njëjtën mënyrë, mund të sendërtohet një shërbim ekstra që ofron lojëra për konsola ose lexim gazetash në linjë. 00:03:59.180 --> 00:04:05.300 Ata do të ishin ndaras nga interneti dhe mund të sillnin pagesa si mbi shpërndarjen e shërbimit, ashtu edhe mbi klientët e tij. 00:04:05.900 --> 00:04:08.660 Ofertat konkurruese mund të kufizohen ose bllokohen fare. 00:04:09.400 --> 00:04:10.900 E si bëhet kjo? 00:04:11.240 --> 00:04:14.440 Le t’i kthehemi sërish përfytyrimit të rrjeteve të të dhënave si rrugë. 00:04:14.640 --> 00:04:23.620 Rrugëzuesi, i cili fillimisht drejtonte të dhënat në rrugën e duhur, do të përditësohej me një stacion kalimpagesash që skanon të dhënat dhe i ndan ato sipas kastash. 00:04:23.980 --> 00:04:32.080 Në varësi të kastës, mund të ofrohet një rrugë speciale, veçmas nga rruga kryesore, për ta përdorur këtë rrugë speciale për mbërritje më të shpejtë në destinacion. 00:04:32.080 --> 00:04:38.460 Nëse paguani kalimpagesë për kastë më të ulët, për to do të përdoret rruga më e ngadaltë, e zakonshmja. 00:04:38.460 --> 00:04:43.640 Nëse nga dërguesi nuk bëhet pagesë për të dhënat, atyre do t’u caktohet një kastë më e ulët 00:04:43.640 --> 00:04:50.200 dhe do t’u lejohet vetëm përdorimi i rrugës kur është e zbrazët dhe kur nuk ka shumë pakete të dhënash që kanë kaluar nëpër stacionin e pagesave. 00:04:50.300 --> 00:04:58.320 Në qofshin prej programesh, shërbimesh, lënde ose dërguesish që nuk pëlqehen nga furnizuesi i telekomunikacionit, 00:04:58.320 --> 00:05:03.300 mund të ngadalësohen tej mase, të përzgjidhen, dhe mundet edhe të asgjësohen. 00:05:03.440 --> 00:05:11.820 Për më tepër, nëse nuk qe e qartë: ne si konsumatorë paguajmë përherë, pavarësisht se një shërbim, në pozicionin e dërguesit, paguan apo jo kalimpagesa. 00:05:11.900 --> 00:05:18.040 Për pasojë, trafiku ynë i të dhënave mund të kufizohet dhe të na duhet të paguajmë më tepër tarifa trafiku të dhënash. 00:05:18.300 --> 00:05:20.240 Ç’do të thotë kjo? 00:05:20.640 --> 00:05:24.960 Shërbimet jokomerciale dhe projektet nga bashkësi, të tilla si Wikipedia, për shembull, 00:05:24.960 --> 00:05:31.320 mund të mos e arrijnë dot këtë pagesë kaste dhe pasja e tyre të kufizohet, ose të bëhet krejtësisht e pamundur. 00:05:31.860 --> 00:05:39.140 Komunikimet e drejtpërdrejta me miq dhe të njohur të filtrohen, ose të bllokohen, si rivale modelesh shërbimi dhe tregtie që kanë zënë vend tashmë. 00:05:39.460 --> 00:05:49.420 Pasi një infrastrukturë e tillë kontrolli dhe filtrimi të jetë ndërtuar dhe vënë në punë, filtrimi dhe hedhja tej e të dhënave të padëshiruara, të tilla si oferta dhe shërbime konkurruese, mund të bëhet kollaj. 00:05:49.680 --> 00:05:56.060 Më pas, filtrimi i opinioneve, informacioneve apo pikëpamjeve politike lyp vetëm një ndryshim të vogël në rregullimet e sistemit. 00:05:56.520 --> 00:05:59.180 Dhe po i lamë të kryhen cenimet e asnjanësisë së rrjetit? 00:05:59.260 --> 00:06:03.280 Një proces i tillë është shumë e vështirë të prapësohet, edhe sikur të qe e mundshme. 00:06:03.620 --> 00:06:08.500 Do të humbnim larminë e internetit, shumëllojshmërinë e mundësive përmes të cilave i japin formë atij. 00:06:08.880 --> 00:06:14.660 Do të humbnim shumë lëndë, ngaqë furnizuesit nuk do t’ia dalin dot më të paguajnë tarifat e ndërmarrjeve të telekomunikacionit. 00:06:15.000 --> 00:06:21.680 Do të humbnim konkurrencën e lirë dhe, bashkë me të, shërbime të reja nga kompani më të vogla apo nga projekte bashkësish. 00:06:21.820 --> 00:06:25.940 Hyrja e lirë që gëzojmë sot në lëndë dhe informacione do marrë fund. 00:06:26.300 --> 00:06:30.120 Do të kishim një model interneti me dy, tre, ose katër klase, 00:06:30.120 --> 00:06:36.220 ose madje jo thjesht një internet, por disa, dhe në rrjete të ndryshme do të mund të kihet lëndë e ndryshme. 00:06:36.720 --> 00:06:46.240 Diçka e ngjashme me një grup kanalesh TV prej një pakete transmetimesh me pagesë, ku përveç programeve bazë, ka programe me pagesë çmimi i të cilave ndryshon në varësi të kanalit. 00:06:46.740 --> 00:06:51.160 Do të mund të hynit vetëm atje ku duan ofruesit dhe presin që të jetë me fitim. 00:06:51.680 --> 00:06:56.800 Regjimi i operatorëve të rrjetit do të kufizonte keqas lirinë e sotme të informacionit në internet. 00:06:56.800 --> 00:06:59.200 Dhe këtë humbje do të na duhet ta paguajmë edhe më shtrenjtë. 00:06:59.680 --> 00:07:05.460 Megjithatë, ofruesit tanë thonë se nuk do ta bënin kurrë këtë; se është thjesht diçka si rritje çmimi! 00:07:05.840 --> 00:07:13.380 Ama, është e faktuar që ofruesit e linjave na gënjejnë sy për sy, lidhur me ligjshmërinë e argumenteve rreth goditjes së asnjanësisë së rrjetit. 00:07:13.740 --> 00:07:20.720 Për shembull, pretendimi që s’ka kapacitete, ose se vendet me ligje për asnjanësinë e rrjeti do të shpinin në lidhje më të ngadaltë interneti. 00:07:21.100 --> 00:07:27.700 Kur kanë gënjyer deri këtu, çne të na tregonin të vërtetën, kur premtojnë se me paratë shtesë do të ndërtojnë një rrjet më të shpejtë, 00:07:27.700 --> 00:07:33.940 kur thonë se nuk do të sitin të dhënat tona, edhe pse kjo u duhet për ta vënë në punë sistemin e kastave? 00:07:34.400 --> 00:07:39.540 Si mund ta ruajnë pasurinë e internetit dhe konkurrencën me një sistem të tillë? 00:07:40.460 --> 00:07:42.660 Prandaj: Protestoni tok me ne! 00:07:43.080 --> 00:07:48.240 Kërkoni në vendin tuaj dhe në BE dispozita ligjore për asnjanësinë në rrjet! 00:07:48.660 --> 00:07:50.980 Kërkoni trajtim të barabartë të të dhënave! 00:07:51.220 --> 00:07:56.900 Kundërshtoni trajtimin me hatër të të dhënave me pagesë në shkëmbim të një trajtimi më të keq për të dhënat tuaja personale! 00:07:57.400 --> 00:08:00.900 Kundërshtoni kyçjet e rrjetit dhe ngadalësimet artificiale! 00:08:01.000 --> 00:08:06.840 Luftoni për një rrjet komunikimesh të hapur dhe të lirë, nga i cili përfitojmë të gjithë tok, si bashkësi! 00:08:06.940 --> 00:08:09.580 Kërkoni trafik të pamanipuluar të dhënash! 00:08:09.580 --> 00:08:14.060 Mos pranoni diskriminim ose dhënie përparësish të të dhënave, pavarësisht se për ç’arsye! 00:08:14.060 --> 00:08:18.320 Askush nuk ka të drejtë të zhbirojë në trafikun tonë. Këtë nuk e përligj asgjë. 00:08:18.320 --> 00:08:22.360 Të gjithë kemi të drejtën për asnjanësi rrjeti, madje edhe në rrjetet e celularëve! 00:08:22.360 --> 00:08:24.560 Rrjet të njëmendtë, tani dhe në të ardhmen!