Harta sociale që zbulojnë kryqëzimet e një qyteti - dhe ndarjet
-
0:01 - 0:02Kur mendojmë për hartografinë urbane,
-
0:02 - 0:05na shkon mendja më tepër te
rrugët dhe ndërtesat, -
0:05 - 0:08dhe historinë e vendbanimit
që shkaktoi krijimin e tyre. -
0:08 - 0:11Ose, mendohet për vizionin
e guximshëm të një urbanisti, -
0:11 - 0:14por ka dhe mënyra të tjera për të menduar
rreth hartave urbane -
0:14 - 0:16dhe sesi arritëm aty.
-
0:16 - 0:18Sot, dua t'ju tregoj
një lloj të ri të hartës. -
0:18 - 0:19Nuk është një hartë gjeografike.
-
0:19 - 0:22Eshtë një hartë e lidhjeve midis njerëzve
-
0:22 - 0:24në vendlindjen time, Baltimore, Maryland.
-
0:24 - 0:28Këtu secila pikë përfaqëson një person,
-
0:28 - 0:31çdo linjë përfaqëson një lidhje
midis atyre njerëzve, -
0:31 - 0:35dhe çdo ngjyrë përfaqëson
një komunitet brenda rrjetit. -
0:35 - 0:40Unë jam këtu në anën e gjelbërt,
poshtë në të djathtë fare ku janë geeks, -
0:40 - 0:44TEDx po ashtu është poshtë
fare në të djathtë. (Të qeshura) -
0:44 - 0:46Në anën e kundërt të rrjetit,
-
0:46 - 0:49ka tendencë të ketë kryesisht
popullësi afrikano-amerikane dhe latine -
0:49 - 0:52që i interesojnë gjëra disi
të ndryshme nga geeks, -
0:52 - 0:54Për t'ju dhënë një ide,
-
0:54 - 0:57pjesën e gjelbër ne e quajmë Smalltimore,
-
0:57 - 0:58për ne që banojmë aty,
-
0:58 - 1:01sepse kemi përshtypjen që jetojmë
në një qytet shumë të vogël. -
1:01 - 1:03Ne shohim vazhdimisht të njëjtit njerëz,
-
1:03 - 1:06por kjo është për shkak se nuk
eksplorojme në të vërtetë -
1:06 - 1:08qytetin gjerë e gjatë.
-
1:08 - 1:10Në anën tjetër të rrjetit,
-
1:10 - 1:13keni personat që
i intereson muzika hip-hop. -
1:13 - 1:17Në sytë e tyre ata jetojnë
në zonën DC / Maryland / Virginia, -
1:17 - 1:21sesa në qytetin Baltimore
që është përcaktimi i duhur. -
1:21 - 1:23Por në mes, ju shihni
-
1:23 - 1:25se ka diçka që lidh
dy komunitetet së bashku, -
1:25 - 1:26dhe kjo është sportet.
-
1:26 - 1:29Ne kemi Baltimore Orioles,
ekipi i futbollit Baltimore Ravens, -
1:29 - 1:31Michael Phelps, kampioni olimpik.
-
1:31 - 1:34Under Armour, ju mund ta keni dëgjuar,
është një kompani nga Baltimore, -
1:34 - 1:37dhe komuniteti i sporteve
shërben si ura e vetme -
1:37 - 1:39ndërmjet këtyre dy skajeve të rrjetit.
-
1:39 - 1:41Le të hedhim një vështrim
në San Francisko. -
1:41 - 1:44Shikoni që gjërat ndodhin pak
më ndryshe në San Francisko. -
1:44 - 1:48Në njërën anë,
keni zonën e medias dhe politikës -
1:48 - 1:51që ekzistojnë në Baltimore
dhe qytete të tjera, -
1:51 - 1:53por keni gjithashtu
këtë grup shumë mbizotërues -
1:53 - 1:57të geeks dhe techies që dominojnë
gjysmën e sipërme të rrjetit. -
1:57 - 2:00Ka bile dhe një grup
që identifikohet qartë -
2:00 - 2:02si të punësuar në Twitter,
-
2:02 - 2:06në anë të geeks,
midis lojtarëve dhe geeks, -
2:06 - 2:08në anën e kundërt të zonës hip-hop.
-
2:08 - 2:10Kështu mund të shihni,
-
2:10 - 2:13që tensionet për të cilat
flitet në San Francisko -
2:13 - 2:15për njerëzit e shqetësuar
në lidhje me xhentrifikimin -
2:15 - 2:19dhe kompanitë e reja të
teknologjisë që sjellin te pasur të rinj -
2:19 - 2:21dhe po vendosen në qytet, janë reale.
-
2:21 - 2:23Mund t'i shihni vërtet
të dokumentuara këtu. -
2:23 - 2:25Mund të shihni se komuniteti LGBT
-
2:25 - 2:28nuk shkon shumë mirë me komunitetin geek,
-
2:28 - 2:30me komunitetin e artistëve,
me komunitetin e muzikantëve. -
2:30 - 2:32Kjo të çon në gjëra të tilla si kjo.
-
2:32 - 2:33[ "Dëboni Twitter"]
-
2:33 - 2:35Ma dërguan këtë foto disa javë më parë,
-
2:35 - 2:38që tregon se çfarë po ndodh
në terren në San Francisko. -
2:38 - 2:40Mendoj se ju mund ta kuptoni
-
2:40 - 2:42duke parë në një hartë si kjo.
-
2:42 - 2:44Le të hedhim një sy në Rio de Janeiro.
-
2:44 - 2:46Kam kaluar javët e fundit
duke mbledhur të dhëna mbi Rio, -
2:46 - 2:49dhe një nga gjërat që më
shtangu ne këtë qytet, -
2:49 - 2:52është se çdo gjë është
me të vërtetë e përzierë. -
2:52 - 2:55Është një qytet shumë heterogjen por jo
si Baltimore ose San Francisco. -
2:55 - 2:57Ju ende keni zonën e njerëzve
-
2:57 - 3:00të përfshirë në qeveri,
gazeta, politika, kolumnistët. -
3:00 - 3:04TEDxRio është këtu në cepin e poshtëm
djathtas, afër blogerave e shkrimtarëve. -
3:04 - 3:06Por keni gjithashtu këtë
diversitet të madh të njerëzve -
3:06 - 3:09që janë të interesuar në lloje
të ndryshme të muzikës. -
3:09 - 3:11Edhe tifozët e Justin Bieber janë
të përfaqësuar këtu. -
3:11 - 3:13Grupe të tjera muzikore,
këngëtarë country, -
3:13 - 3:16muzikë gospel, funk dhe rap
dhe komedi stand-up. -
3:16 - 3:19Ka bile edhe një seksion të tërë
të dedikuar drogës dhe barcaletave. -
3:19 - 3:21Nuk është fantastike?
-
3:21 - 3:24Edhe ekipi i futbollit Flamengo
është i përfaqësuar këtu. -
3:24 - 3:26Pra, keni të njëjtin lloj të përhapjes
-
3:26 - 3:29së sportit dhe edukatës qytetare
të arteve dhe muzikës, -
3:29 - 3:31por është e përfaqësuar
në një mënyrë shumë të ndryshme, -
3:31 - 3:34dhe mendoj se ndoshta përshtatet
me të kuptuarit tonë të Rio, -
3:34 - 3:38si një qytet shumë multikulturor,
i ndryshëm muzikalisht. -
3:38 - 3:42Kështu, ne kemi gjithë këto të dhëna.
-
3:42 - 3:45Kemi grupe tepër të pasura të të dhënave
në lidhje me qytetet, -
3:45 - 3:48ndoshta edhe më të pasur se çdo grup
të dhënash që kemi pasur ndonjëherë. -
3:48 - 3:50Cfarë mund të bëjmë me to?
-
3:50 - 3:53Mendoj se gjëja e parë që
mund të përpiqemi të kuptojmë -
3:53 - 3:55është, se ndarja
është një konstrukt social. -
3:55 - 3:59Ne zgjedhin për ta bërë,
po mund të zgjedhim të kundërtën, -
3:59 - 4:00dhe, kur e mendon,
-
4:00 - 4:04ajo që po bëjmë me këto të dhëna është
si të drejtojmë një teleskop në qytet -
4:04 - 4:07dhe të shikojmë sikur të ishte
një mensë gjimnazi, -
4:07 - 4:11e të shohim sesi është
ulur gjithsecili në sallë. -
4:11 - 4:14Ndoshta është koha ta ndryshojmë
pak rregullin e vendosjes. -
4:14 - 4:17Gjë tjetër që fillojmë të kuptojnë është
-
4:17 - 4:20se raca është vërtet një faktor shumë
i limituar për diversitetin -
4:20 - 4:22Në këtë hartë,
-
4:22 - 4:25janë përfaqsuar njerëz
nga të gjitha llojet e racave, -
4:25 - 4:27por, duke konsideruar vetëm racën,
-
4:27 - 4:30nuk na ndihmon të zhvillojmë
konceptin e diversitetit. -
4:30 - 4:32Kështu, nëse duam të përdorim diversitetin
-
4:32 - 4:35si mjet për të trajtuar problemet
më të pazgjidhshme, -
4:35 - 4:38duhet të fillojmë të mendojmë
për diversitetin në një mënyrë të re. -
4:38 - 4:41Dhe së fundi,
ne kemi aftësinë për të krijuar -
4:41 - 4:45ndërhyrje për ti dhënë
një formë të re qytetit. -
4:45 - 4:47Dhe nëse e kemi këtë mundësi,
-
4:47 - 4:50ne kemi dhe përgjegjësinë për ta bërë.
-
4:50 - 4:52Cfarë është një qytet?
-
4:52 - 4:55Mendoj se disa mund të thonë që
është një zonë gjeografike -
4:55 - 4:57ose një koleksion
i rrugëve dhe ndërtesave, -
4:57 - 5:00por unë besoj se një qytet
është shuma e marrëdhënieve -
5:00 - 5:02të njerëzve që jetojnë aty,
-
5:02 - 5:08dhe besoj se në qoftë se mund të fillojmë
të dokumentojme këto lidhje konkretisht, -
5:08 - 5:09ndoshta ne kemi vërtet rastin
-
5:09 - 5:12të krijojmë ato lloj qytetesh që
do të donim ti kishim. -
5:12 - 5:13Ju falemnderit.
-
5:13 - 5:16(Duartrokitje)
- Title:
- Harta sociale që zbulojnë kryqëzimet e një qyteti - dhe ndarjet
- Speaker:
- Dave Troy
- Description:
-
Secili qytet ka lagjet e tij, grupet dhe klubet, linjat e padukshme që lidhin apo i ndajnë njerëzit në cdo qytet. Çfarë mund të mësojmë për qytetin duke parë ato që njerëzit ndajnë online? Duke filluar me qytetin e vet, Baltimore, Dave Troy paraqet grafikisht atë që tregojnë tweets të vendasve: ku jeton gjithsecili, me kë flasin - dhe me kë nuk flasin.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 05:28
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Social maps that reveal a city's intersections — and separations | ||
Anisa Fezga accepted Albanian subtitles for Social maps that reveal a city's intersections — and separations | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Social maps that reveal a city's intersections — and separations | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Social maps that reveal a city's intersections — and separations | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Social maps that reveal a city's intersections — and separations | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Social maps that reveal a city's intersections — and separations | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Social maps that reveal a city's intersections — and separations | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Social maps that reveal a city's intersections — and separations |