Kur mendojmë për hartografinë urbane, na shkon mendja më tepër te rrugët dhe ndërtesat, dhe historinë e vendbanimit që shkaktoi krijimin e tyre. Ose, mendohet për vizionin e guximshëm të një urbanisti, por ka dhe mënyra të tjera për të menduar rreth hartave urbane dhe sesi arritëm aty. Sot, dua t'ju tregoj një lloj të ri të hartës. Nuk është një hartë gjeografike. Eshtë një hartë e lidhjeve midis njerëzve në vendlindjen time, Baltimore, Maryland. Këtu secila pikë përfaqëson një person, çdo linjë përfaqëson një lidhje midis atyre njerëzve, dhe çdo ngjyrë përfaqëson një komunitet brenda rrjetit. Unë jam këtu në anën e gjelbërt, poshtë në të djathtë fare ku janë geeks, TEDx po ashtu është poshtë fare në të djathtë. (Të qeshura) Në anën e kundërt të rrjetit, ka tendencë të ketë kryesisht popullësi afrikano-amerikane dhe latine që i interesojnë gjëra disi të ndryshme nga geeks, Për t'ju dhënë një ide, pjesën e gjelbër ne e quajmë Smalltimore, për ne që banojmë aty, sepse kemi përshtypjen që jetojmë në një qytet shumë të vogël. Ne shohim vazhdimisht të njëjtit njerëz, por kjo është për shkak se nuk eksplorojme në të vërtetë qytetin gjerë e gjatë. Në anën tjetër të rrjetit, keni personat që i intereson muzika hip-hop. Në sytë e tyre ata jetojnë në zonën DC / Maryland / Virginia, sesa në qytetin Baltimore që është përcaktimi i duhur. Por në mes, ju shihni se ka diçka që lidh dy komunitetet së bashku, dhe kjo është sportet. Ne kemi Baltimore Orioles, ekipi i futbollit Baltimore Ravens, Michael Phelps, kampioni olimpik. Under Armour, ju mund ta keni dëgjuar, është një kompani nga Baltimore, dhe komuniteti i sporteve shërben si ura e vetme ndërmjet këtyre dy skajeve të rrjetit. Le të hedhim një vështrim në San Francisko. Shikoni që gjërat ndodhin pak më ndryshe në San Francisko. Në njërën anë, keni zonën e medias dhe politikës që ekzistojnë në Baltimore dhe qytete të tjera, por keni gjithashtu këtë grup shumë mbizotërues të geeks dhe techies që dominojnë gjysmën e sipërme të rrjetit. Ka bile dhe një grup që identifikohet qartë si të punësuar në Twitter, në anë të geeks, midis lojtarëve dhe geeks, në anën e kundërt të zonës hip-hop. Kështu mund të shihni, që tensionet për të cilat flitet në San Francisko për njerëzit e shqetësuar në lidhje me xhentrifikimin dhe kompanitë e reja të teknologjisë që sjellin te pasur të rinj dhe po vendosen në qytet, janë reale. Mund t'i shihni vërtet të dokumentuara këtu. Mund të shihni se komuniteti LGBT nuk shkon shumë mirë me komunitetin geek, me komunitetin e artistëve, me komunitetin e muzikantëve. Kjo të çon në gjëra të tilla si kjo. [ "Dëboni Twitter"] Ma dërguan këtë foto disa javë më parë, që tregon se çfarë po ndodh në terren në San Francisko. Mendoj se ju mund ta kuptoni duke parë në një hartë si kjo. Le të hedhim një sy në Rio de Janeiro. Kam kaluar javët e fundit duke mbledhur të dhëna mbi Rio, dhe një nga gjërat që më shtangu ne këtë qytet, është se çdo gjë është me të vërtetë e përzierë. Është një qytet shumë heterogjen por jo si Baltimore ose San Francisco. Ju ende keni zonën e njerëzve të përfshirë në qeveri, gazeta, politika, kolumnistët. TEDxRio është këtu në cepin e poshtëm djathtas, afër blogerave e shkrimtarëve. Por keni gjithashtu këtë diversitet të madh të njerëzve që janë të interesuar në lloje të ndryshme të muzikës. Edhe tifozët e Justin Bieber janë të përfaqësuar këtu. Grupe të tjera muzikore, këngëtarë country, muzikë gospel, funk dhe rap dhe komedi stand-up. Ka bile edhe një seksion të tërë të dedikuar drogës dhe barcaletave. Nuk është fantastike? Edhe ekipi i futbollit Flamengo është i përfaqësuar këtu. Pra, keni të njëjtin lloj të përhapjes së sportit dhe edukatës qytetare të arteve dhe muzikës, por është e përfaqësuar në një mënyrë shumë të ndryshme, dhe mendoj se ndoshta përshtatet me të kuptuarit tonë të Rio, si një qytet shumë multikulturor, i ndryshëm muzikalisht. Kështu, ne kemi gjithë këto të dhëna. Kemi grupe tepër të pasura të të dhënave në lidhje me qytetet, ndoshta edhe më të pasur se çdo grup të dhënash që kemi pasur ndonjëherë. Cfarë mund të bëjmë me to? Mendoj se gjëja e parë që mund të përpiqemi të kuptojmë është, se ndarja është një konstrukt social. Ne zgjedhin për ta bërë, po mund të zgjedhim të kundërtën, dhe, kur e mendon, ajo që po bëjmë me këto të dhëna është si të drejtojmë një teleskop në qytet dhe të shikojmë sikur të ishte një mensë gjimnazi, e të shohim sesi është ulur gjithsecili në sallë. Ndoshta është koha ta ndryshojmë pak rregullin e vendosjes. Gjë tjetër që fillojmë të kuptojnë është se raca është vërtet një faktor shumë i limituar për diversitetin Në këtë hartë, janë përfaqsuar njerëz nga të gjitha llojet e racave, por, duke konsideruar vetëm racën, nuk na ndihmon të zhvillojmë konceptin e diversitetit. Kështu, nëse duam të përdorim diversitetin si mjet për të trajtuar problemet më të pazgjidhshme, duhet të fillojmë të mendojmë për diversitetin në një mënyrë të re. Dhe së fundi, ne kemi aftësinë për të krijuar ndërhyrje për ti dhënë një formë të re qytetit. Dhe nëse e kemi këtë mundësi, ne kemi dhe përgjegjësinë për ta bërë. Cfarë është një qytet? Mendoj se disa mund të thonë që është një zonë gjeografike ose një koleksion i rrugëve dhe ndërtesave, por unë besoj se një qytet është shuma e marrëdhënieve të njerëzve që jetojnë aty, dhe besoj se në qoftë se mund të fillojmë të dokumentojme këto lidhje konkretisht, ndoshta ne kemi vërtet rastin të krijojmë ato lloj qytetesh që do të donim ti kishim. Ju falemnderit. (Duartrokitje)