Return to Video

Harta sociale që zbulojnë kryqëzimet e një qyteti - dhe ndarjet

  • 0:01 - 0:02
    Kur mendojmë për hartografinë urbane,
  • 0:02 - 0:05
    na shkon mendja më tepër te
    rrugët dhe ndërtesat,
  • 0:05 - 0:08
    dhe historinë e vendbanimit
    që shkaktoi krijimin e tyre.
  • 0:08 - 0:11
    Ose, mendohet për vizionin
    e guximshëm të një urbanisti,
  • 0:11 - 0:14
    por ka dhe mënyra të tjera për të menduar
    rreth hartave urbane
  • 0:14 - 0:16
    dhe sesi arritëm aty.
  • 0:16 - 0:18
    Sot, dua t'ju tregoj
    një lloj të ri të hartës.
  • 0:18 - 0:19
    Nuk është një hartë gjeografike.
  • 0:19 - 0:22
    Eshtë një hartë e lidhjeve midis njerëzve
  • 0:22 - 0:24
    në vendlindjen time, Baltimore, Maryland.
  • 0:24 - 0:28
    Këtu secila pikë përfaqëson një person,
  • 0:28 - 0:31
    çdo linjë përfaqëson një lidhje
    midis atyre njerëzve,
  • 0:31 - 0:35
    dhe çdo ngjyrë përfaqëson
    një komunitet brenda rrjetit.
  • 0:35 - 0:40
    Unë jam këtu në anën e gjelbërt,
    poshtë në të djathtë fare ku janë geeks,
  • 0:40 - 0:44
    TEDx po ashtu është poshtë
    fare në të djathtë. (Të qeshura)
  • 0:44 - 0:46
    Në anën e kundërt të rrjetit,
  • 0:46 - 0:49
    ka tendencë të ketë kryesisht
    popullësi afrikano-amerikane dhe latine
  • 0:49 - 0:52
    që i interesojnë gjëra disi
    të ndryshme nga geeks,
  • 0:52 - 0:54
    Për t'ju dhënë një ide,
  • 0:54 - 0:57
    pjesën e gjelbër ne e quajmë Smalltimore,
  • 0:57 - 0:58
    për ne që banojmë aty,
  • 0:58 - 1:01
    sepse kemi përshtypjen që jetojmë
    në një qytet shumë të vogël.
  • 1:01 - 1:03
    Ne shohim vazhdimisht të njëjtit njerëz,
  • 1:03 - 1:06
    por kjo është për shkak se nuk
    eksplorojme në të vërtetë
  • 1:06 - 1:08
    qytetin gjerë e gjatë.
  • 1:08 - 1:10
    Në anën tjetër të rrjetit,
  • 1:10 - 1:13
    keni personat që
    i intereson muzika hip-hop.
  • 1:13 - 1:17
    Në sytë e tyre ata jetojnë
    në zonën DC / Maryland / Virginia,
  • 1:17 - 1:21
    sesa në qytetin Baltimore
    që është përcaktimi i duhur.
  • 1:21 - 1:23
    Por në mes, ju shihni
  • 1:23 - 1:25
    se ka diçka që lidh
    dy komunitetet së bashku,
  • 1:25 - 1:26
    dhe kjo është sportet.
  • 1:26 - 1:29
    Ne kemi Baltimore Orioles,
    ekipi i futbollit Baltimore Ravens,
  • 1:29 - 1:31
    Michael Phelps, kampioni olimpik.
  • 1:31 - 1:34
    Under Armour, ju mund ta keni dëgjuar,
    është një kompani nga Baltimore,
  • 1:34 - 1:37
    dhe komuniteti i sporteve
    shërben si ura e vetme
  • 1:37 - 1:39
    ndërmjet këtyre dy skajeve të rrjetit.
  • 1:39 - 1:41
    Le të hedhim një vështrim
    në San Francisko.
  • 1:41 - 1:44
    Shikoni që gjërat ndodhin pak
    më ndryshe në San Francisko.
  • 1:44 - 1:48
    Në njërën anë,
    keni zonën e medias dhe politikës
  • 1:48 - 1:51
    që ekzistojnë në Baltimore
    dhe qytete të tjera,
  • 1:51 - 1:53
    por keni gjithashtu
    këtë grup shumë mbizotërues
  • 1:53 - 1:57
    të geeks dhe techies që dominojnë
    gjysmën e sipërme të rrjetit.
  • 1:57 - 2:00
    Ka bile dhe një grup
    që identifikohet qartë
  • 2:00 - 2:02
    si të punësuar në Twitter,
  • 2:02 - 2:06
    në anë të geeks,
    midis lojtarëve dhe geeks,
  • 2:06 - 2:08
    në anën e kundërt të zonës hip-hop.
  • 2:08 - 2:10
    Kështu mund të shihni,
  • 2:10 - 2:13
    që tensionet për të cilat
    flitet në San Francisko
  • 2:13 - 2:15
    për njerëzit e shqetësuar
    në lidhje me xhentrifikimin
  • 2:15 - 2:19
    dhe kompanitë e reja të
    teknologjisë që sjellin te pasur të rinj
  • 2:19 - 2:21
    dhe po vendosen në qytet, janë reale.
  • 2:21 - 2:23
    Mund t'i shihni vërtet
    të dokumentuara këtu.
  • 2:23 - 2:25
    Mund të shihni se komuniteti LGBT
  • 2:25 - 2:28
    nuk shkon shumë mirë me komunitetin geek,
  • 2:28 - 2:30
    me komunitetin e artistëve,
    me komunitetin e muzikantëve.
  • 2:30 - 2:32
    Kjo të çon në gjëra të tilla si kjo.
  • 2:32 - 2:33
    [ "Dëboni Twitter"]
  • 2:33 - 2:35
    Ma dërguan këtë foto disa javë më parë,
  • 2:35 - 2:38
    që tregon se çfarë po ndodh
    në terren në San Francisko.
  • 2:38 - 2:40
    Mendoj se ju mund ta kuptoni
  • 2:40 - 2:42
    duke parë në një hartë si kjo.
  • 2:42 - 2:44
    Le të hedhim një sy në Rio de Janeiro.
  • 2:44 - 2:46
    Kam kaluar javët e fundit
    duke mbledhur të dhëna mbi Rio,
  • 2:46 - 2:49
    dhe një nga gjërat që më
    shtangu ne këtë qytet,
  • 2:49 - 2:52
    është se çdo gjë është
    me të vërtetë e përzierë.
  • 2:52 - 2:55
    Është një qytet shumë heterogjen por jo
    si Baltimore ose San Francisco.
  • 2:55 - 2:57
    Ju ende keni zonën e njerëzve
  • 2:57 - 3:00
    të përfshirë në qeveri,
    gazeta, politika, kolumnistët.
  • 3:00 - 3:04
    TEDxRio është këtu në cepin e poshtëm
    djathtas, afër blogerave e shkrimtarëve.
  • 3:04 - 3:06
    Por keni gjithashtu këtë
    diversitet të madh të njerëzve
  • 3:06 - 3:09
    që janë të interesuar në lloje
    të ndryshme të muzikës.
  • 3:09 - 3:11
    Edhe tifozët e Justin Bieber janë
    të përfaqësuar këtu.
  • 3:11 - 3:13
    Grupe të tjera muzikore,
    këngëtarë country,
  • 3:13 - 3:16
    muzikë gospel, funk dhe rap
    dhe komedi stand-up.
  • 3:16 - 3:19
    Ka bile edhe një seksion të tërë
    të dedikuar drogës dhe barcaletave.
  • 3:19 - 3:21
    Nuk është fantastike?
  • 3:21 - 3:24
    Edhe ekipi i futbollit Flamengo
    është i përfaqësuar këtu.
  • 3:24 - 3:26
    Pra, keni të njëjtin lloj të përhapjes
  • 3:26 - 3:29
    së sportit dhe edukatës qytetare
    të arteve dhe muzikës,
  • 3:29 - 3:31
    por është e përfaqësuar
    në një mënyrë shumë të ndryshme,
  • 3:31 - 3:34
    dhe mendoj se ndoshta përshtatet
    me të kuptuarit tonë të Rio,
  • 3:34 - 3:38
    si një qytet shumë multikulturor,
    i ndryshëm muzikalisht.
  • 3:38 - 3:42
    Kështu, ne kemi gjithë këto të dhëna.
  • 3:42 - 3:45
    Kemi grupe tepër të pasura të të dhënave
    në lidhje me qytetet,
  • 3:45 - 3:48
    ndoshta edhe më të pasur se çdo grup
    të dhënash që kemi pasur ndonjëherë.
  • 3:48 - 3:50
    Cfarë mund të bëjmë me to?
  • 3:50 - 3:53
    Mendoj se gjëja e parë që
    mund të përpiqemi të kuptojmë
  • 3:53 - 3:55
    është, se ndarja
    është një konstrukt social.
  • 3:55 - 3:59
    Ne zgjedhin për ta bërë,
    po mund të zgjedhim të kundërtën,
  • 3:59 - 4:00
    dhe, kur e mendon,
  • 4:00 - 4:04
    ajo që po bëjmë me këto të dhëna është
    si të drejtojmë një teleskop në qytet
  • 4:04 - 4:07
    dhe të shikojmë sikur të ishte
    një mensë gjimnazi,
  • 4:07 - 4:11
    e të shohim sesi është
    ulur gjithsecili në sallë.
  • 4:11 - 4:14
    Ndoshta është koha ta ndryshojmë
    pak rregullin e vendosjes.
  • 4:14 - 4:17
    Gjë tjetër që fillojmë të kuptojnë është
  • 4:17 - 4:20
    se raca është vërtet një faktor shumë
    i limituar për diversitetin
  • 4:20 - 4:22
    Në këtë hartë,
  • 4:22 - 4:25
    janë përfaqsuar njerëz
    nga të gjitha llojet e racave,
  • 4:25 - 4:27
    por, duke konsideruar vetëm racën,
  • 4:27 - 4:30
    nuk na ndihmon të zhvillojmë
    konceptin e diversitetit.
  • 4:30 - 4:32
    Kështu, nëse duam të përdorim diversitetin
  • 4:32 - 4:35
    si mjet për të trajtuar problemet
    më të pazgjidhshme,
  • 4:35 - 4:38
    duhet të fillojmë të mendojmë
    për diversitetin në një mënyrë të re.
  • 4:38 - 4:41
    Dhe së fundi,
    ne kemi aftësinë për të krijuar
  • 4:41 - 4:45
    ndërhyrje për ti dhënë
    një formë të re qytetit.
  • 4:45 - 4:47
    Dhe nëse e kemi këtë mundësi,
  • 4:47 - 4:50
    ne kemi dhe përgjegjësinë për ta bërë.
  • 4:50 - 4:52
    Cfarë është një qytet?
  • 4:52 - 4:55
    Mendoj se disa mund të thonë që
    është një zonë gjeografike
  • 4:55 - 4:57
    ose një koleksion
    i rrugëve dhe ndërtesave,
  • 4:57 - 5:00
    por unë besoj se një qytet
    është shuma e marrëdhënieve
  • 5:00 - 5:02
    të njerëzve që jetojnë aty,
  • 5:02 - 5:08
    dhe besoj se në qoftë se mund të fillojmë
    të dokumentojme këto lidhje konkretisht,
  • 5:08 - 5:09
    ndoshta ne kemi vërtet rastin
  • 5:09 - 5:12
    të krijojmë ato lloj qytetesh që
    do të donim ti kishim.
  • 5:12 - 5:13
    Ju falemnderit.
  • 5:13 - 5:16
    (Duartrokitje)
Title:
Harta sociale që zbulojnë kryqëzimet e një qyteti - dhe ndarjet
Speaker:
Dave Troy
Description:

Secili qytet ka lagjet e tij, grupet dhe klubet, linjat e padukshme që lidhin apo i ndajnë njerëzit në cdo qytet. Çfarë mund të mësojmë për qytetin duke parë ato që njerëzit ndajnë online? Duke filluar me qytetin e vet, Baltimore, Dave Troy paraqet grafikisht atë që tregojnë tweets të vendasve: ku jeton gjithsecili, me kë flasin - dhe me kë nuk flasin.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
05:28

Albanian subtitles

Revisions