Return to Video

Si shpjegohet rritja e njerëzimit?

  • 0:01 - 0:06
    Shtatëdhjetë mijë vjet më parë, paraardhësit tanë
    ishin kafshë pa veçanti.
  • 0:06 - 0:10
    Gjeja më e rëndësishme që duhet ditur
    mbi njerëzit prehistorikë
  • 0:11 - 0:12
    është se ata ishin të parëndësishëm.
  • 0:12 - 0:18
    Ndikimi i tyre në botë nuk ishte më
    i madh se ai i një kandili deti
  • 0:18 - 0:20
    apo xixëllonje apo qukapiku.
  • 0:21 - 0:24
    Sot, në të kundërt, ne dominojmë
    këtë planet.
  • 0:25 - 0:26
    Pyetja atehere është:
  • 0:26 - 0:29
    Si arritëm deri këtu?
  • 0:30 - 0:33
    Si, trasformuam vetveten nga majmunë
    të rëndomtë
  • 0:33 - 0:36
    që jetonin në një cep të Afrikës,
  • 0:37 - 0:39
    në sunduesit e botës?
  • 0:40 - 0:46
    Zakonisht, ne kërkojmë dallimin mes nesh
    dhe kafshëve të tjera
  • 0:46 - 0:47
    në nivel individual.
  • 0:47 - 0:50
    Ne duam të besojmë - unë dua të besoj -
  • 0:50 - 0:54
    se ka diçka të veçantë te unë,
  • 0:54 - 0:57
    në trupin tim, në trurin tim,
  • 0:57 - 1:02
    që më bën superior mbi një qen,
    mbi një derr, apo një shimpanze.
  • 1:03 - 1:06
    Por në të vërtetë, si individ,
    duhet ta pranoj me siklet
  • 1:07 - 1:10
    që jam jashtëzakonisht i ngjashëm
    me një shimpanze.
  • 1:10 - 1:15
    Dhe nëse do të na linit vetëm, mua dhe
    një shimpanze në një ishull të vetmuar,
  • 1:15 - 1:20
    për të parë se cili prej nesh do të ketë
    sukses më të mirë të mbijetojë,
  • 1:20 - 1:25
    pa hezitim do të vija bast
    mbi shimpanzenë, jo mbi mua.
  • 1:25 - 1:28
    Dhe nuk ka ndonjë gjë që nuk vete,
    tek unë personalisht.
  • 1:28 - 1:33
    Unë mendoj se nëse marrin ndonjë nga ju,
    dhe ju lënë vetëm
  • 1:33 - 1:35
    me një shimpanze në ndonjë ishull,
  • 1:35 - 1:37
    shimpanzeja do ja dali mbanë më mirë
    se ju.
  • 1:39 - 1:43
    Diferenca e vërtetë mes njerëzve
    dhe kafshëve të tjera
  • 1:43 - 1:45
    nuk është në nivel individi;
  • 1:46 - 1:47
    është në nivel kolektiv.
  • 1:48 - 1:52
    Njerëzit sundojnë planetin
    pasi ata janë kafshët e vetme
  • 1:52 - 1:58
    që mund të bashkëpunojnë mes tyre në
    mënyrë fleksibile dhe në numër të madh.
  • 1:58 - 2:00
    Sigurisht ka kafshë të tjera -
  • 2:00 - 2:03
    si insektet socialë, bletët, milingonat -
  • 2:03 - 2:08
    ato mund të bashkëpunojnë në numër
    të madh, por nuk janë aq fleksibël.
  • 2:08 - 2:11
    Kooperimi i tyre është shumë i ngurtë.
  • 2:11 - 2:15
    Një zgjua me bletë, në thelb, mund të
    funksionojë vetëm në një mënyrë.
  • 2:15 - 2:19
    Dhe nëse i jepet një mundësi e re
    apo ndonjë rrezik,
  • 2:19 - 2:24
    bletët nuk mund të shpikin një sistem
    të ri social brenda ditës.
  • 2:24 - 2:26
    Ato, p.sh., nuk mund të ekzekutojnë
    mbretëreshën
  • 2:27 - 2:28
    dhe të vendosin republikën e bletëve,
  • 2:28 - 2:32
    apo një diktaturë proletariati
    të bletëve punëtore.
  • 2:32 - 2:35
    Shtazë të tjera, si gjitarët socialë -
  • 2:35 - 2:39
    ujqërit, elefantët, delfinët,
    shimpanzetë -
  • 2:39 - 2:41
    mund të bashkëpunojnë në mënyrë
    më elastike,
  • 2:41 - 2:45
    por ata e bejnë atë vetëm në numër
    të vogël,
  • 2:45 - 2:48
    pasi bashkëpunimi midis shimpanzeve
  • 2:48 - 2:52
    bazohet në njohurinë intime
    të njëri tjetrit.
  • 2:52 - 2:55
    Unë jam një shimpanze
    dhe ti je një shimpanze,
  • 2:55 - 2:56
    dhe dua të bashkëpunoj me ty.
  • 2:56 - 2:59
    Unë kam nevojë të të njoh personalisht.
  • 2:59 - 3:01
    Çfarë lloj shimpanzeje je?
  • 3:01 - 3:02
    A je një shimpanze e bukur?
  • 3:02 - 3:04
    A je një shimpanze e keqe?
  • 3:04 - 3:05
    A je e besueshme?
  • 3:05 - 3:08
    Nëse nuk të njoh, si mund të
    bashkëpunoj me ty?
  • 3:10 - 3:13
    E vetmja kafshë që mund të kombinojë
    të dyja aftësitë sëbashku
  • 3:13 - 3:19
    dhe të bashkëpunojë njëkohësisht
    me elasticitet dhe në numër të madh
  • 3:19 - 3:20
    është ne, Homo sapiens.
  • 3:21 - 3:25
    Në një kundër një, apo deri edhe
    dhjetë kundër dhjetë,
  • 3:25 - 3:28
    shimpanzetë mund të jetë
    më mirë se ne.
  • 3:28 - 3:33
    Por nëse vini 1000 njerëz kundër 1000
    shimpanze,
  • 3:33 - 3:37
    njerëzit do të mbizotërojnë me lehtësi,
    për arsyen të thjeshtë
  • 3:37 - 3:41
    që një mijë shimpanzetë
    nuk mund të bashkëpunojnë.
  • 3:41 - 3:45
    Provoni të mbushni me 100.000 shimpanze
  • 3:45 - 3:49
    rrugën Oxford të Londrës, apo stadiumin
    e Wembley
  • 3:49 - 3:52
    apo sheshin Tienanmen apo Vatikanin,
  • 3:52 - 3:54
    do të kini vetëm kaos, kaos i plotë.
  • 3:54 - 3:58
    Vetëm imagjinoni stadiumin e Wembley
    me 100.000 shimpanze.
  • 3:59 - 4:00
    Marrëzi e plotë.
  • 4:00 - 4:06
    Në të kundërt, njerëzit normalisht
    mblidhen aty në dhjetëra mijra
  • 4:06 - 4:09
    dhe rezultati nuk është kaos, zakonisht.
  • 4:09 - 4:15
    Por është një bashkëpunim i sofistikuar
    dhe tepër efikas.
  • 4:17 - 4:21
    Të gjitha arritjet e mëdha të njerëzimit
    gjatë historisë,
  • 4:21 - 4:24
    që nga ndërtimi i piramidave
    apo deri tek udhëtimi për në hënë,
  • 4:24 - 4:27
    nuk u bazua në aftësitë individuale,
  • 4:27 - 4:31
    por në aftësinë të bashkëpunojnë
    me fleksibilitet në numër të madh.
  • 4:31 - 4:35
    Mendoni rreth këtij fjalimi
    që po mbaj këtu sot:
  • 4:35 - 4:41
    Gjendem këtu para një publiku të rreth
    300 apo 400 personave,
  • 4:41 - 4:44
    shumica prej jush jeni krejt të panjohur
    për mua.
  • 4:45 - 4:50
    Po ashtu unë nuk njoh, gjithë personat
    që kanë organizuar
  • 4:50 - 4:52
    dhe kanë punuar në këtë eveniment.
  • 4:52 - 4:56
    Unë nuk njoh pilotin dhe anëtarët
    e ekuipazhit të avionit
  • 4:56 - 4:59
    që më solli këtu dje, nga Londra.
  • 4:59 - 5:03
    Unë nuk njoh personat që shpikën dhe
    prodhuan
  • 5:03 - 5:08
    këtë mikrofon dhe këto kamera
    që po rregjistrojnë ç'po them.
  • 5:08 - 5:12
    Nuk njoh të gjithë personat që
    shkruajtën të gjithë librat dhe artikujt
  • 5:12 - 5:14
    që lexova për të pergatitur këtë fjalim.
  • 5:14 - 5:17
    Dhe natyrisht nuk njoh të gjithe personat
  • 5:17 - 5:21
    që mund të shohin këtë fjalim
    nëpërmjet internetit,
  • 5:21 - 5:24
    diku në Buenos Aires apo në Nju Dehli.
  • 5:24 - 5:28
    Gjithësesi, edhe kur ne nuk e njohim
    njëri tjetrin
  • 5:28 - 5:34
    ne mund të punojmë sëbashku për të krijuar
    këtë shkëmbim global idesh.
  • 5:34 - 5:35
    Kjo është diçka që shimpanzetë nuk mund
    të bëjnë.
  • 5:37 - 5:40
    Ato komunikojnë, natyrisht,
  • 5:40 - 5:42
    por nuk do shihni kurrë një shimpanze
  • 5:42 - 5:45
    të udhëtojë diku larg për të takuar
    një fis tjetër shimpanzesh
  • 5:45 - 5:49
    dhe tu mbajë atyre një fjalim mbi bananat
    apo mbi elefantët,
  • 5:49 - 5:52
    apo ç'do gjë tjetër që u intereson
    shimpanzeve.
  • 5:53 - 5:57
    Tani, bashkëpunimi, natyrisht,
    nuk është gjithnjë i këndshëm;
  • 5:57 - 6:01
    gjithë ato gjëra të tmerrshme të kryera
    nga njerëzit në histori -
  • 6:01 - 6:04
    dhe disa janë shumë të tmerrshëm -
  • 6:04 - 6:09
    të gjitha këto gjëra janë të bazuara
    në një bashkëpunim në shkallë të gjerë.
  • 6:09 - 6:11
    Burgjet janë një sistem bashkëpunimi;
  • 6:12 - 6:14
    thertoret janë një sistem bashkëpunimi;
  • 6:15 - 6:18
    kampet e përqëndrimit
    janë një sistem bashkëpunimi.
  • 6:18 - 6:23
    Shimpanzetë nuk kanë thertore dhe burgje
    dhe kampe përqëndrimi.
  • 6:24 - 6:28
    Tani, unë mendoj se arrita t'ju bind,
    që mbase efektivisht ne kontrollojmë botën
  • 6:28 - 6:33
    pasi ne mund të bashkëpunojmë në mënyrë
    fleksibile dhe në numër të madh.
  • 6:34 - 6:36
    Pyetja që lind menjëherë
  • 6:36 - 6:39
    në mendjen e një dëgjuesi kureshtar është:
  • 6:39 - 6:42
    si e bëjmë atë saktësisht?
  • 6:42 - 6:48
    Çfarë mundëson vetëm specien tonë
    të bashkëpunojë në këtë mënyrë?
  • 6:50 - 6:52
    Përgjigja është imagjinata jonë.
  • 6:53 - 6:58
    Ne mund të bashkëpunojmë në mënyrë
    fleksibile me një numër të pallogaritshëm
  • 6:58 - 7:02
    personash të panjohur, pasi vetëm ne,
    nga të gjithë kafshët e planetit
  • 7:02 - 7:07
    mund të krijojmë dhe ti besojmë
    trillimeve, historive imagjinare.
  • 7:07 - 7:12
    Dhe për sa kohë të gjithë i besojmë,
    të njëjtës histori,
  • 7:12 - 7:15
    të gjithë binden dhe ndjekin të njëjtat
    rregulla,
  • 7:16 - 7:18
    të njëjtat standarde, të njëjtat vlera.
  • 7:19 - 7:23
    Të gjithë kafshët e tjera përdorin
    sistemet e tyre të komunikimit
  • 7:23 - 7:25
    vetëm për të përshkruar realitetin.
  • 7:26 - 7:30
    Një shimpanze mund të thotë: "Vini re!
    Qenka një luan, ikim me vrap!"
  • 7:30 - 7:34
    Ose, "Shikoni! Atje qenka një pemë
    bananeje! Vemë të marrim bananet!"
  • 7:34 - 7:40
    Njerëzit, në të kundërt, nuk përdorin
    të folurën e tyre
  • 7:40 - 7:42
    thjesht për të përshkruar realitetin, por
    edhe për të krijuar realitete imagjinarë.
  • 7:42 - 7:45
    Një njeri mund të thotë, "Shikoni,
    ndodhet një perëndi mbi re!
  • 7:45 - 7:49
    Dhe nëse nuk bëni atë që ju them,
  • 7:49 - 7:51
    kur të vdisni, Perëndia do t'ju dënojë
    dhe do t'ju çojë në ferr."
  • 7:51 - 7:55
    Dhe nëse të gjithë ju i besoni
    kësaj historie që shpika,
  • 7:55 - 7:59
    atëherë ju do të ndiqni të njëjtat
    norma dhe ligje dhe vlera,
  • 7:59 - 8:03
    dhe mund të bashkëpunoni.
  • 8:03 - 8:04
    Këtë vetëm njerëzit mund ta bëjnë.
  • 8:04 - 8:05
    Nuk mund të bindni dot një shimpanze t'ju
    japë një banane
  • 8:05 - 8:06
    duke i premtuar, "...kur të vdesësh,
    do vesh në parajsën e shimpanzeve..."
  • 8:06 - 8:07
    (Të qeshura)
  • 8:07 - 8:11
    "...dhe do të merrni shumë dhe shumë
    banane për veprat e tua të mira.
  • 8:11 - 8:15
    Pra ma jep tani atë banane."
  • 8:15 - 8:16
    Asnjë shimpanze nuk do ti besojë
    një historie të tillë.
  • 8:16 - 8:19
    Vetëm njerëzit i besojnë historive
    të tilla,
  • 8:19 - 8:21
    arsyeja që ne kontrollojmë botën,
  • 8:21 - 8:23
    ndërsa shimpanzetë janë mbyllura në
    kopshte zoologjikë dhe laboratore kërkimi.
  • 8:24 - 8:26
    Tani, mund të pranoni që po,
  • 8:26 - 8:29
    në fushën fetare, njerëzit bashkëpunojnë
    duke i besuar të njëjtave histori.
  • 8:29 - 8:32
    Miliona njerëz mblidhen për të ndërtuar
    një katedrale apo xhami
  • 8:32 - 8:35
    a për të luftuar
    në një kryqëzatë apo xhihad,
  • 8:35 - 8:38
    sepse të gjithë ata besojnë
    të njëjtat histori
  • 8:38 - 8:44
    rreth perëndisë dhe parajsës dhe ferrit.
  • 8:44 - 8:49
    Por ajo që unë dua të theksoj është
    saktësisht i njëjti mekanizëm
  • 8:49 - 8:55
    që në bazë të të gjitha formave të
    bashkëpunimit njerëzor në shkallë të gjerë
  • 8:55 - 8:57
    jo vetëm në fushën e fesë.
  • 8:58 - 9:03
    Le të marim p.sh. fushën ligjore.
  • 9:03 - 9:09
    Shumica e sistemeve ligjore sot në botë
    bazohen në të drejtat e njeriut.
  • 9:09 - 9:12
    Por çfarë janë të drejtat e njeriut?
  • 9:12 - 9:14
    Të drejtat e njeriut, ashtu si perëndia
    dhe parajsa janë vetëm histori të shpikura.
  • 9:15 - 9:21
    Ato nuk përfaqësojnë një realitet objektiv.
  • 9:21 - 9:23
    Ato nuk përputhen me
    një fakt biologjik të homo sapiens.
  • 9:24 - 9:28
    Merrni një qenie njerëzore, hapeni,
    dhe shikoni brenda,
  • 9:28 - 9:31
    do të gjeni zemrën, veshkat, neuronet,
    hormonet, ADN-ja,
  • 9:31 - 9:34
    dhe nuk do të gjeni të drejta.
  • 9:35 - 9:39
    I vetmi vend ku mund të gjeni të drejta
    janë tek historitë
  • 9:39 - 9:44
    ne kemi shpikur dhe shpërndarë
    në shekujt e fundit.
  • 9:44 - 9:46
    Ato mund të jenë histori shumë pozitive,
    histori shumë të mira,
  • 9:46 - 9:50
    por këto janë ende vetëm histori
    imagjinare që ne kemi shpikur.
  • 9:50 - 9:54
    E njëjta gjë vlen edhe për politikën.
  • 9:55 - 10:00
    Faktorët më të rëndësishem të politikës
    moderne janë shtetet dhe kombet.
  • 10:00 - 10:03
    Por çfarë janë shtetet dhe kombet
  • 10:04 - 10:06
    Ata nuk janë një realitet objektiv.
  • 10:07 - 10:13
    Një mal është një realitet objektiv.
  • 10:13 - 10:15
    Ju mund ta shihni atë, ta prekni,
    madje ti ndjeni edhe erën.
  • 10:16 - 10:18
    Por një komb apo një shtet
  • 10:18 - 10:20
    si Izraeli apo Irani o Franca o Gjermania,
  • 10:20 - 10:24
    është vetëm një histori që ne kemi shpikur
  • 10:24 - 10:26
    dhe me të cilat jemi shumë të lidhur.
  • 10:26 - 10:30
    Është e njëjta gjë edhe për ekonominë.
  • 10:30 - 10:33
    Sot, aktorët më të rëndësishëm
    në ekonominë botërore
  • 10:33 - 10:35
    janë ndërmarrjet dhe kompanitë.
  • 10:35 - 10:37
    Shumë prej jush sot, ndoshta
    punojnë për një kompani të madhe,
  • 10:38 - 10:42
    si Google apo Toyota apo McDonald's.
  • 10:42 - 10:44
    Por, per çfarë po flasim?
  • 10:44 - 10:48
    Avokatët i quajnë histori ligjore
  • 10:48 - 10:51
    Këto tregime janë shpikur
    dhe mirëmbahen
  • 10:52 - 10:53
    nga këta magjistarë të fuqishëm
    të quajtur avokatë.
  • 10:54 - 10:58
    (Të qeshura)
  • 10:58 - 11:02
    Dhe çfarë bëjnë kompanitë e mëdha
    gjithë ditën?
  • 11:02 - 11:05
    Ata kryesisht përpiqen të bëjnë para.
  • 11:05 - 11:07
    Tani, çfarë janë paratë?
  • 11:07 - 11:10
    Paraja nuk është një realitet objektiv,
    dhe nuk ka asnjë vlerë objektive.
  • 11:10 - 11:13
    Merrni biletën e gjelbërt, dollarin.
  • 11:13 - 11:15
    Vini re - nuk ka vlerë.
  • 11:15 - 11:20
    Nuk mund ta hani, nuk mund ta pini,
  • 11:20 - 11:23
    nuk mund ta vishni.
  • 11:23 - 11:26
    por është këtu që arrin mjeshtri
    i tregimit
  • 11:26 - 11:28
    bankierët e mëdhenj,
  • 11:28 - 11:29
    ministrat e financave,
  • 11:30 - 11:34
    kryeministrat -
  • 11:34 - 11:35
    dhe ata na tregojnë një histori shumë
    të besueshme:
  • 11:35 - 11:37
    "E shikoni këtë copë letër të gjelbër?
  • 11:37 - 11:38
    Kjo faktikisht vlen 10 banane."
  • 11:38 - 11:41
    Dhe nëse unë i besoj, nëse ju e besoni atë,
  • 11:41 - 11:43
    dhe të gjithë e besojnë
  • 11:43 - 11:45
    kjo gjë faktikisht funksionon.
  • 11:46 - 11:48
    Unë mund të marr këtë copë letër pa vlerë
  • 11:48 - 11:49
    shkoj në supermarket,
  • 11:49 - 11:51
    ja jap një personi krejtësisht të panjohur
    që nuk kam takuar kurrë më parë
  • 11:51 - 11:54
    dhe ta shkëmbej me banane të vërteta
    të cilat mund ti ha.
  • 11:54 - 11:56
    Kjo është diçka e mahnitëse.
  • 11:56 - 12:00
    Nuk mund ta bëni kurrë me një shimpanze.
  • 12:00 - 12:04
    Shimpanzetë tregtojnë natyrisht:
  • 12:05 - 12:07
    "Pra, ti më jep një arrë kokosi,
    unë të jap një banane."
  • 12:07 - 12:09
    Kjo mund të funksionojë.
  • 12:09 - 12:11
    Por, ti më jep një copë letër pa vlerë
  • 12:11 - 12:13
    dhe pret që unë të jap një banane?
  • 12:13 - 12:15
    E pamundur!
  • 12:15 - 12:18
    Çmendoni se jam, një njeri?
  • 12:18 - 12:20
    (Të qeshura)
  • 12:20 - 12:21
    Paraja, në fakt, është historia
    më e suksesshme
  • 12:21 - 12:23
    e shpikur ndonjëherë, dhe treguar njerëzve,
  • 12:23 - 12:25
    pasi e vetrmja histori
    që i besojnë të gjithë.
  • 12:25 - 12:29
    Jo të gjithë besojnë tek Perëndia,
  • 12:29 - 12:32
    jo të gjithë besojnë tek të drejtat
    e njeriut,
  • 12:32 - 12:36
    jo gjithë i besojnë
    nacionalizmit,
  • 12:37 - 12:39
    Por të gjithë besojnë tek paraja
    dhe tek kartëmonedha e dollarit.
  • 12:40 - 12:43
    Merrni Osama bin Laden.
  • 12:43 - 12:45
    Ai urrente politikën amerikane,
    fenë amerikane
  • 12:45 - 12:49
    dhe kulturën amerikane
  • 12:50 - 12:51
    por nuk kishte ndonjë kundërshtim
    ndaj dollarit amerikan.
  • 12:52 - 12:55
    Faktikisht dollarët i adhuronte.
  • 12:55 - 12:57
    (Të qeshura)
  • 12:57 - 13:00
    Pra, për të përfunduar,
  • 13:00 - 13:02
    ne kontrollojmë botën për shkak
    se jetojmë në një realitet të dyfishtë.
  • 13:02 - 13:04
    Të gjitha kafshët e tjera
    jetojnë në një realitet objektiv.
  • 13:04 - 13:06
    Realiteti i tyre konsiston
    në entitete objektive,
  • 13:06 - 13:12
    si lumenj dhe pemë
    luanë dhe elefantë.
  • 13:13 - 13:16
    Njerëzit po ashtu jetojnë në një
    realitet objektiv.
  • 13:17 - 13:22
    Edhe në botën tonë, gjenden lumenj,
    pemë, elefantë dhe luanë.
  • 13:22 - 13:26
    Por gjatë shekujve,
  • 13:26 - 13:30
    ne kemi ndërtuar
    mbi këtë realitet objektiv
  • 13:30 - 13:35
    një shtresë të dytë të realitetit
    imagjinar,
  • 13:35 - 13:37
    një realitet i bërë prej subjekteve
    fiktive,
  • 13:37 - 13:42
    si kombet, perënditë,
    paratë, korporatat.
  • 13:42 - 13:46
    Dhe ajo që është e jashtëzakonshme,
    është se gjatë gjithë historisë,
  • 13:46 - 13:49
    ky realitet imagjinar është bërë
    gjithnjë e më i fuqishëm
  • 13:49 - 13:54
    deri në pikën që forcat
    më të fuqishme në botë
  • 13:54 - 13:59
    janë këto entitete fiktive.
  • 13:59 - 14:05
    Mbijetesa e kafshëve dhe natyrës
  • 14:05 - 14:09
    varet nga vendimet dhe dëshirat
    e këtyre subjekteve fiktive,
  • 14:09 - 14:11
    si Shtetet e Bashkuara,
    Google, Banka Botërore -
  • 14:12 - 14:19
    entitete që ekzistojnë
    vetëm në imagjinatën tonë.
  • 14:19 - 14:24
    Faleminderit
  • 14:24 - 14:28
    (Duartrokitje)
  • 14:28 - 14:32
    Bruno Xhusani: Yuval, ju keni botuar
    një libër të ri.
  • 14:33 - 14:34
    pas botimit të mëparshëm
    me titull Sapiens.
  • 14:34 - 14:39
    Ai është botuar në hebraisht,
    dhe nuk është përkthyer ende.
  • 14:44 - 14:47
    YNH: Po punoj me përkthimin tani.
  • 14:47 - 14:48
    BG: Në këtë libër, siç e kuptoj unë,
  • 14:48 - 14:51
    ju thoni se progresi i mahnitshëm
    që ne jemi dëshmitarë sot
  • 14:51 - 14:54
    jo vetëm që do të përmirësojë jetën tonë,
  • 14:54 - 14:56
    por do të krijojnë - po ju citoj -
  • 14:56 - 15:02
    klasa të reja dhe luftë klasash
    si gjatë revolucionit industrial.
  • 15:02 - 15:04
    A mund të na e shpjegoni?
  • 15:04 - 15:06
    YNH: Po, gjatë revolucionit industrial,
  • 15:06 - 15:11
    ne pamë lindjen e një klase të re
    proletariati urban.
  • 15:11 - 15:12
    Dhe historia politike dhe shoqërore e
    200 viteve të fundit është lidhur ngushtë
  • 15:13 - 15:15
    me këtë klasë, probleme të reja
    dhe mundësitë që ajo përfaqëson.
  • 15:15 - 15:20
    Tani ne shohim krijimin e një klase të re
    personash të padobishëm.
  • 15:20 - 15:25
    (Të qeshura)
  • 15:25 - 15:28
    Meqë kompjuterat po përmirësojnë
    performancat e tyre në shumë fusha,
  • 15:28 - 15:33
    Prandaj është e mundur që një ditë
    kompjuterat mund të na parakalojnë
  • 15:33 - 15:34
    në shumicën e detyrave, duke
    i bërë kështu njerëzit të panevojshëm.
  • 15:34 - 15:39
    Pyetja e madhe
    politike dhe ekonomike
  • 15:39 - 15:44
    e shekullit të 21-të,
  • 15:44 - 15:48
    "Pse kemi nevojë për njerëzit?"
  • 15:48 - 15:51
    ose të paktën "Pse kemi nevojën
    e kaq shumë njerëzve? "
  • 15:51 - 15:53
    BXh: A i jepni një përgjigje
    në librin tuaj?
  • 15:53 - 15:55
    Aktualisht, supozimi më i mirë
    është ti mbajmë ata të lumtur
  • 15:55 - 15:59
    me ndonjë tabletë dhe lojra komputeri...
  • 15:59 - 16:01
    (Të qeshura)
  • 16:01 - 16:05
    por kjo nuk është një e ardhme
    shumë e kënaqshme.
  • 16:05 - 16:07
    BXh: Pra, ajo që thoni në këtë libër është
  • 16:07 - 16:08
    se pavarësisht nga të gjitha diskutimet
    mbi shenjat e shumta
  • 16:08 - 16:11
    e një pabarazie të konsiderueshme
    ekonomike, jemi praktikisht në fillim
  • 16:11 - 16:14
    të procesit.
  • 16:14 - 16:17
    YNH: Kjo nuk është një profeci,
  • 16:17 - 16:21
    kemi shumë mundësi para nesh
  • 16:21 - 16:22
    Një prej tyre është krijimi
    një klasë e njerëzish të padobishëm.
  • 16:22 - 16:24
    Një mundësi tjetër
    do të jetë ndarja e llojeve të njeriut
  • 16:24 - 16:28
    në kasta të ndryshme biologjike,
  • 16:28 - 16:33
    me të pasurit që do të lartësohen
    në perëndi virtuale,
  • 16:33 - 16:36
    dhe të varfërit do të degradohen
    në njerëz të padobishëm.
  • 16:36 - 16:39
    BXh: E ndjej që në një tjetër TED Talk
    do të përvijohet pas një viti o dy.
  • 16:39 - 16:43
    Faleminderit, Yuval që erdhët këtu.
  • 16:43 - 16:48
    YNH: Faleminderit!
  • 16:48 - 16:51
    (Duartrokitje)
Title:
Si shpjegohet rritja e njerëzimit?
Speaker:
Yuval Noah Harari
Description:

Shtatëdhjetmijë vjetë me parë, paraardhësit tanë ishin kafshë jo të veçanta, që jetonin jetën e tyre në një cep të Afrikës me kafshë të tjera. Por tani është e vështirë të mos pajtohesh me faktin që njerëzit dominojnë planetin Tokë. Ne jemi përhapur në çdo kontinent dhe veprimet tona vendosin fatin e kafshëve të tjera (dhe ka mundësi edhe të vetë tokës). Si arritëm nga atje deri këtu? Historiani Yuval Noah Harari sugjeron një arsye të habitshme për rritjen e njerëzimit.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
17:08

Albanian subtitles

Revisions