Shtatëdhjetë mijë vjet më parë, paraardhësit tanë ishin kafshë pa veçanti. Gjeja më e rëndësishme që duhet ditur mbi njerëzit prehistorikë është se ata ishin të parëndësishëm. Ndikimi i tyre në botë nuk ishte më i madh se ai i një kandili deti apo xixëllonje apo qukapiku. Sot, në të kundërt, ne dominojmë këtë planet. Pyetja atehere është: Si arritëm deri këtu? Si, trasformuam vetveten nga majmunë të rëndomtë që jetonin në një cep të Afrikës, në sunduesit e botës? Zakonisht, ne kërkojmë dallimin mes nesh dhe kafshëve të tjera në nivel individual. Ne duam të besojmë - unë dua të besoj - se ka diçka të veçantë te unë, në trupin tim, në trurin tim, që më bën superior mbi një qen, mbi një derr, apo një shimpanze. Por në të vërtetë, si individ, duhet ta pranoj me siklet që jam jashtëzakonisht i ngjashëm me një shimpanze. Dhe nëse do të na linit vetëm, mua dhe një shimpanze në një ishull të vetmuar, për të parë se cili prej nesh do të ketë sukses më të mirë të mbijetojë, pa hezitim do të vija bast mbi shimpanzenë, jo mbi mua. Dhe nuk ka ndonjë gjë që nuk vete, tek unë personalisht. Unë mendoj se nëse marrin ndonjë nga ju, dhe ju lënë vetëm me një shimpanze në ndonjë ishull, shimpanzeja do ja dali mbanë më mirë se ju. Diferenca e vërtetë mes njerëzve dhe kafshëve të tjera nuk është në nivel individi; është në nivel kolektiv. Njerëzit sundojnë planetin pasi ata janë kafshët e vetme që mund të bashkëpunojnë mes tyre në mënyrë fleksibile dhe në numër të madh. Sigurisht ka kafshë të tjera - si insektet socialë, bletët, milingonat - ato mund të bashkëpunojnë në numër të madh, por nuk janë aq fleksibël. Kooperimi i tyre është shumë i ngurtë. Një zgjua me bletë, në thelb, mund të funksionojë vetëm në një mënyrë. Dhe nëse i jepet një mundësi e re apo ndonjë rrezik, bletët nuk mund të shpikin një sistem të ri social brenda ditës. Ato, p.sh., nuk mund të ekzekutojnë mbretëreshën dhe të vendosin republikën e bletëve, apo një diktaturë proletariati të bletëve punëtore. Shtazë të tjera, si gjitarët socialë - ujqërit, elefantët, delfinët, shimpanzetë - mund të bashkëpunojnë në mënyrë më elastike, por ata e bejnë atë vetëm në numër të vogël, pasi bashkëpunimi midis shimpanzeve bazohet në njohurinë intime të njëri tjetrit. Unë jam një shimpanze dhe ti je një shimpanze, dhe dua të bashkëpunoj me ty. Unë kam nevojë të të njoh personalisht. Çfarë lloj shimpanzeje je? A je një shimpanze e bukur? A je një shimpanze e keqe? A je e besueshme? Nëse nuk të njoh, si mund të bashkëpunoj me ty? E vetmja kafshë që mund të kombinojë të dyja aftësitë sëbashku dhe të bashkëpunojë njëkohësisht me elasticitet dhe në numër të madh është ne, Homo sapiens. Në një kundër një, apo deri edhe dhjetë kundër dhjetë, shimpanzetë mund të jetë më mirë se ne. Por nëse vini 1000 njerëz kundër 1000 shimpanze, njerëzit do të mbizotërojnë me lehtësi, për arsyen të thjeshtë që një mijë shimpanzetë nuk mund të bashkëpunojnë. Provoni të mbushni me 100.000 shimpanze rrugën Oxford të Londrës, apo stadiumin e Wembley apo sheshin Tienanmen apo Vatikanin, do të kini vetëm kaos, kaos i plotë. Vetëm imagjinoni stadiumin e Wembley me 100.000 shimpanze. Marrëzi e plotë. Në të kundërt, njerëzit normalisht mblidhen aty në dhjetëra mijra dhe rezultati nuk është kaos, zakonisht. Por është një bashkëpunim i sofistikuar dhe tepër efikas. Të gjitha arritjet e mëdha të njerëzimit gjatë historisë, që nga ndërtimi i piramidave apo deri tek udhëtimi për në hënë, nuk u bazua në aftësitë individuale, por në aftësinë të bashkëpunojnë me fleksibilitet në numër të madh. Mendoni rreth këtij fjalimi që po mbaj këtu sot: Gjendem këtu para një publiku të rreth 300 apo 400 personave, shumica prej jush jeni krejt të panjohur për mua. Po ashtu unë nuk njoh, gjithë personat që kanë organizuar dhe kanë punuar në këtë eveniment. Unë nuk njoh pilotin dhe anëtarët e ekuipazhit të avionit që më solli këtu dje, nga Londra. Unë nuk njoh personat që shpikën dhe prodhuan këtë mikrofon dhe këto kamera që po rregjistrojnë ç'po them. Nuk njoh të gjithë personat që shkruajtën të gjithë librat dhe artikujt që lexova për të pergatitur këtë fjalim. Dhe natyrisht nuk njoh të gjithe personat që mund të shohin këtë fjalim nëpërmjet internetit, diku në Buenos Aires apo në Nju Dehli. Gjithësesi, edhe kur ne nuk e njohim njëri tjetrin ne mund të punojmë sëbashku për të krijuar këtë shkëmbim global idesh. Kjo është diçka që shimpanzetë nuk mund të bëjnë. Ato komunikojnë, natyrisht, por nuk do shihni kurrë një shimpanze të udhëtojë diku larg për të takuar një fis tjetër shimpanzesh dhe tu mbajë atyre një fjalim mbi bananat apo mbi elefantët, apo ç'do gjë tjetër që u intereson shimpanzeve. Tani, bashkëpunimi, natyrisht, nuk është gjithnjë i këndshëm; gjithë ato gjëra të tmerrshme të kryera nga njerëzit në histori - dhe disa janë shumë të tmerrshëm - të gjitha këto gjëra janë të bazuara në një bashkëpunim në shkallë të gjerë. Burgjet janë një sistem bashkëpunimi; thertoret janë një sistem bashkëpunimi; kampet e përqëndrimit janë një sistem bashkëpunimi. Shimpanzetë nuk kanë thertore dhe burgje dhe kampe përqëndrimi. Tani, unë mendoj se arrita t'ju bind, që mbase efektivisht ne kontrollojmë botën pasi ne mund të bashkëpunojmë në mënyrë fleksibile dhe në numër të madh. Pyetja që lind menjëherë në mendjen e një dëgjuesi kureshtar është: si e bëjmë atë saktësisht? Çfarë mundëson vetëm specien tonë të bashkëpunojë në këtë mënyrë? Përgjigja është imagjinata jonë. Ne mund të bashkëpunojmë në mënyrë fleksibile me një numër të pallogaritshëm personash të panjohur, pasi vetëm ne, nga të gjithë kafshët e planetit mund të krijojmë dhe ti besojmë trillimeve, historive imagjinare. Dhe për sa kohë të gjithë i besojmë, të njëjtës histori, të gjithë binden dhe ndjekin të njëjtat rregulla, të njëjtat standarde, të njëjtat vlera. Të gjithë kafshët e tjera përdorin sistemet e tyre të komunikimit vetëm për të përshkruar realitetin. Një shimpanze mund të thotë: "Vini re! Qenka një luan, ikim me vrap!" Ose, "Shikoni! Atje qenka një pemë bananeje! Vemë të marrim bananet!" Njerëzit, në të kundërt, nuk përdorin të folurën e tyre thjesht për të përshkruar realitetin, por edhe për të krijuar realitete imagjinarë. Një njeri mund të thotë, "Shikoni, ndodhet një perëndi mbi re! Dhe nëse nuk bëni atë që ju them, kur të vdisni, Perëndia do t'ju dënojë dhe do t'ju çojë në ferr." Dhe nëse të gjithë ju i besoni kësaj historie që shpika, atëherë ju do të ndiqni të njëjtat norma dhe ligje dhe vlera, dhe mund të bashkëpunoni. Këtë vetëm njerëzit mund ta bëjnë. Nuk mund të bindni dot një shimpanze t'ju japë një banane duke i premtuar, "...kur të vdesësh, do vesh në parajsën e shimpanzeve..." (Të qeshura) "...dhe do të merrni shumë dhe shumë banane për veprat e tua të mira. Pra ma jep tani atë banane." Asnjë shimpanze nuk do ti besojë një historie të tillë. Vetëm njerëzit i besojnë historive të tilla, arsyeja që ne kontrollojmë botën, ndërsa shimpanzetë janë mbyllura në kopshte zoologjikë dhe laboratore kërkimi. Tani, mund të pranoni që po, në fushën fetare, njerëzit bashkëpunojnë duke i besuar të njëjtave histori. Miliona njerëz mblidhen për të ndërtuar një katedrale apo xhami a për të luftuar në një kryqëzatë apo xhihad, sepse të gjithë ata besojnë të njëjtat histori rreth perëndisë dhe parajsës dhe ferrit. Por ajo që unë dua të theksoj është saktësisht i njëjti mekanizëm që në bazë të të gjitha formave të bashkëpunimit njerëzor në shkallë të gjerë jo vetëm në fushën e fesë. Le të marim p.sh. fushën ligjore. Shumica e sistemeve ligjore sot në botë bazohen në të drejtat e njeriut. Por çfarë janë të drejtat e njeriut? Të drejtat e njeriut, ashtu si perëndia dhe parajsa janë vetëm histori të shpikura. Ato nuk përfaqësojnë një realitet objektiv. Ato nuk përputhen me një fakt biologjik të homo sapiens. Merrni një qenie njerëzore, hapeni, dhe shikoni brenda, do të gjeni zemrën, veshkat, neuronet, hormonet, ADN-ja, dhe nuk do të gjeni të drejta. I vetmi vend ku mund të gjeni të drejta janë tek historitë ne kemi shpikur dhe shpërndarë në shekujt e fundit. Ato mund të jenë histori shumë pozitive, histori shumë të mira, por këto janë ende vetëm histori imagjinare që ne kemi shpikur. E njëjta gjë vlen edhe për politikën. Faktorët më të rëndësishem të politikës moderne janë shtetet dhe kombet. Por çfarë janë shtetet dhe kombet Ata nuk janë një realitet objektiv. Një mal është një realitet objektiv. Ju mund ta shihni atë, ta prekni, madje ti ndjeni edhe erën. Por një komb apo një shtet si Izraeli apo Irani o Franca o Gjermania, është vetëm një histori që ne kemi shpikur dhe me të cilat jemi shumë të lidhur. Është e njëjta gjë edhe për ekonominë. Sot, aktorët më të rëndësishëm në ekonominë botërore janë ndërmarrjet dhe kompanitë. Shumë prej jush sot, ndoshta punojnë për një kompani të madhe, si Google apo Toyota apo McDonald's. Por, per çfarë po flasim? Avokatët i quajnë histori ligjore Këto tregime janë shpikur dhe mirëmbahen nga këta magjistarë të fuqishëm të quajtur avokatë. (Të qeshura) Dhe çfarë bëjnë kompanitë e mëdha gjithë ditën? Ata kryesisht përpiqen të bëjnë para. Tani, çfarë janë paratë? Paraja nuk është një realitet objektiv, dhe nuk ka asnjë vlerë objektive. Merrni biletën e gjelbërt, dollarin. Vini re - nuk ka vlerë. Nuk mund ta hani, nuk mund ta pini, nuk mund ta vishni. por është këtu që arrin mjeshtri i tregimit bankierët e mëdhenj, ministrat e financave, kryeministrat - dhe ata na tregojnë një histori shumë të besueshme: "E shikoni këtë copë letër të gjelbër? Kjo faktikisht vlen 10 banane." Dhe nëse unë i besoj, nëse ju e besoni atë, dhe të gjithë e besojnë kjo gjë faktikisht funksionon. Unë mund të marr këtë copë letër pa vlerë shkoj në supermarket, ja jap një personi krejtësisht të panjohur që nuk kam takuar kurrë më parë dhe ta shkëmbej me banane të vërteta të cilat mund ti ha. Kjo është diçka e mahnitëse. Nuk mund ta bëni kurrë me një shimpanze. Shimpanzetë tregtojnë natyrisht: "Pra, ti më jep një arrë kokosi, unë të jap një banane." Kjo mund të funksionojë. Por, ti më jep një copë letër pa vlerë dhe pret që unë të jap një banane? E pamundur! Çmendoni se jam, një njeri? (Të qeshura) Paraja, në fakt, është historia më e suksesshme e shpikur ndonjëherë, dhe treguar njerëzve, pasi e vetrmja histori që i besojnë të gjithë. Jo të gjithë besojnë tek Perëndia, jo të gjithë besojnë tek të drejtat e njeriut, jo gjithë i besojnë nacionalizmit, Por të gjithë besojnë tek paraja dhe tek kartëmonedha e dollarit. Merrni Osama bin Laden. Ai urrente politikën amerikane, fenë amerikane dhe kulturën amerikane por nuk kishte ndonjë kundërshtim ndaj dollarit amerikan. Faktikisht dollarët i adhuronte. (Të qeshura) Pra, për të përfunduar, ne kontrollojmë botën për shkak se jetojmë në një realitet të dyfishtë. Të gjitha kafshët e tjera jetojnë në një realitet objektiv. Realiteti i tyre konsiston në entitete objektive, si lumenj dhe pemë luanë dhe elefantë. Njerëzit po ashtu jetojnë në një realitet objektiv. Edhe në botën tonë, gjenden lumenj, pemë, elefantë dhe luanë. Por gjatë shekujve, ne kemi ndërtuar mbi këtë realitet objektiv një shtresë të dytë të realitetit imagjinar, një realitet i bërë prej subjekteve fiktive, si kombet, perënditë, paratë, korporatat. Dhe ajo që është e jashtëzakonshme, është se gjatë gjithë historisë, ky realitet imagjinar është bërë gjithnjë e më i fuqishëm deri në pikën që forcat më të fuqishme në botë janë këto entitete fiktive. Mbijetesa e kafshëve dhe natyrës varet nga vendimet dhe dëshirat e këtyre subjekteve fiktive, si Shtetet e Bashkuara, Google, Banka Botërore - entitete që ekzistojnë vetëm në imagjinatën tonë. Faleminderit (Duartrokitje) Bruno Xhusani: Yuval, ju keni botuar një libër të ri. pas botimit të mëparshëm me titull Sapiens. Ai është botuar në hebraisht, dhe nuk është përkthyer ende. YNH: Po punoj me përkthimin tani. BG: Në këtë libër, siç e kuptoj unë, ju thoni se progresi i mahnitshëm që ne jemi dëshmitarë sot jo vetëm që do të përmirësojë jetën tonë, por do të krijojnë - po ju citoj - klasa të reja dhe luftë klasash si gjatë revolucionit industrial. A mund të na e shpjegoni? YNH: Po, gjatë revolucionit industrial, ne pamë lindjen e një klase të re proletariati urban. Dhe historia politike dhe shoqërore e 200 viteve të fundit është lidhur ngushtë me këtë klasë, probleme të reja dhe mundësitë që ajo përfaqëson. Tani ne shohim krijimin e një klase të re personash të padobishëm. (Të qeshura) Meqë kompjuterat po përmirësojnë performancat e tyre në shumë fusha, Prandaj është e mundur që një ditë kompjuterat mund të na parakalojnë në shumicën e detyrave, duke i bërë kështu njerëzit të panevojshëm. Pyetja e madhe politike dhe ekonomike e shekullit të 21-të, "Pse kemi nevojë për njerëzit?" ose të paktën "Pse kemi nevojën e kaq shumë njerëzve? " BXh: A i jepni një përgjigje në librin tuaj? Aktualisht, supozimi më i mirë është ti mbajmë ata të lumtur me ndonjë tabletë dhe lojra komputeri... (Të qeshura) por kjo nuk është një e ardhme shumë e kënaqshme. BXh: Pra, ajo që thoni në këtë libër është se pavarësisht nga të gjitha diskutimet mbi shenjat e shumta e një pabarazie të konsiderueshme ekonomike, jemi praktikisht në fillim të procesit. YNH: Kjo nuk është një profeci, kemi shumë mundësi para nesh Një prej tyre është krijimi një klasë e njerëzish të padobishëm. Një mundësi tjetër do të jetë ndarja e llojeve të njeriut në kasta të ndryshme biologjike, me të pasurit që do të lartësohen në perëndi virtuale, dhe të varfërit do të degradohen në njerëz të padobishëm. BXh: E ndjej që në një tjetër TED Talk do të përvijohet pas një viti o dy. Faleminderit, Yuval që erdhët këtu. YNH: Faleminderit! (Duartrokitje)