Return to Video

Fuqia e efektit placebo

  • 0:07 - 0:11
    Në vitin 1996, 56 vullnetarë morën pjesë
    në një studim
  • 0:11 - 0:15
    për të testuar një qetësues
    të quajtur Trivaricaine
  • 0:15 - 0:19
    Në secilin subjekt, njëri gisht tregues
    ishte lyer me qetësuesin
  • 0:19 - 0:22
    derisa gishti tjetër mbeti i paprekur.
  • 0:22 - 0:25
    Pastaj, të dy u shtypën me darë
    që shkaktonin shumë dhembje.
  • 0:25 - 0:27
    Ata thanë se gishti i trajtuar
    dhembi më pak
  • 0:27 - 0:30
    se gishti i pa trajtuar.
  • 0:30 - 0:31
    Kjo nuk do të ishte surprizuese,
  • 0:31 - 0:35
    veç se Trivaricaine
    nuk ishte qetësues,
  • 0:35 - 0:39
    por vetëm një përzierje e rreme
    që nuk kishte fare përbërës qetësues.
  • 0:39 - 0:43
    Çfarë i bëri studentët të mendojnë
    se ky ilac i pavërtetë kishte funksionuar?
  • 0:43 - 0:46
    Përgjigjia qëndron në efektin e placebos,
  • 0:46 - 0:47
    Një fenomen i pashpjegueshëm
  • 0:47 - 0:52
    ku ilaqet, trajtimet dhe terapitë
    që nuk janë të supozuara të japin efekt,
  • 0:52 - 0:53
    dhe zakonisht janë falso,
  • 0:53 - 0:56
    mrekullisht i bëjnë njerëzit
    të ndjehen më mirë.
  • 0:56 - 1:00
    Mjekët e kanë përdorur termin placebo
    që nga vitet 1700
  • 1:00 - 1:05
    kur ata kuptuan fuqinë e ilaceve të rreme
    për të përmirësuar simptomet e pacientëve.
  • 1:05 - 1:08
    Ato përdoreshin kur ilacet e duhura
    nuk ishin në dispozicion,
  • 1:08 - 1:11
    ose kur dikush imagjinonte se është sëmurë
  • 1:11 - 1:16
    Në fakt, termi placebo do të thotë
    "unë do të kënaq" në latinisht,
  • 1:16 - 1:19
    që nënkupton një histori për t'i qetësuar
    pacientët të shqetësuar.
  • 1:19 - 1:23
    Placebot duhej t'i imitonin mjekimet
    e vërteta për të qenë të besueshëm,
  • 1:23 - 1:25
    kështu ato morën formën
    e pilulave të sheqerit
  • 1:25 - 1:27
    injeksioneve me ujë,
  • 1:27 - 1:29
    dhe madje edhe operacioneve të rreme.
  • 1:29 - 1:34
    Shumë shpejt mjekët kuptuan se ky mashtrim
    kishte një dobi tjetër:
  • 1:34 - 1:36
    në testet klinike.
  • 1:36 - 1:40
    Në vitet 1950, hulumtuesit po përdornin
    placebot si një mjet standard
  • 1:40 - 1:42
    për të testuar trajtime të reja.
  • 1:42 - 1:44
    Për të vlerësuar ilace të reja,
  • 1:44 - 1:47
    gjysma e pacientëve në një test
    merrnin pilulën e vërtetë.
  • 1:47 - 1:50
    Gjysma tjetër merrnin një placebo
    që dukej njësoj.
  • 1:50 - 1:54
    Përderisa pacientët nuk dinin nëse kanë
    marrë pilulën e vërtetë apo jo
  • 1:54 - 1:56
    rezultati nuk do të ishte i anshëm,
  • 1:56 - 1:58
    hulumtuesit besuan.
  • 1:58 - 2:02
    Pastaj, nëse ilaci i ri tregonte sukses
    në krahasim me placebon,
  • 2:02 - 2:04
    vërtetohej se ishte efektiv.
  • 2:04 - 2:10
    Sot, nuk është e zakonshme për përdorimin
    e placebo në këtë mënyrë për shkaqe etike.
  • 2:10 - 2:13
    Nëse është e mundur të krahasojmë
    një ilac të ri me një version të vjetër,
  • 2:13 - 2:15
    ose me ndonjë ilac tjetër ekzistues,
  • 2:15 - 2:19
    është e preferueshme që thjesht dikujt të
    mos i japim asnjë trajtim,
  • 2:19 - 2:23
    veçanërisht nëse ata
    kanë një sëmundje serioze.
  • 2:23 - 2:26
    Në këto raste, placebot zakonisht përdoren
    për të mundësuar suksesin e testit
  • 2:26 - 2:30
    që efektet e ilacit të ri kundrejt
    të vjetrit apo ndonjë ilaqi alternativ
  • 2:30 - 2:33
    mund të krahasohen me saktësi.
  • 2:33 - 2:38
    Por sigurisht, ne e dijmë që placebot
    gjithashtu ushtrojnë edhe ndikimin e tyre.
  • 2:38 - 2:39
    Falë efektit të placebos,
  • 2:39 - 2:42
    pacientët kanë përjetuar lehtësim
    nga një varg sëmundjesh,
  • 2:42 - 2:43
    përfshirë probleme me zemër
  • 2:43 - 2:44
    astmën,
  • 2:44 - 2:46
    dhe dhimbje të forta,
  • 2:46 - 2:50
    edhe pse ajo që kanë marrë
    ishte një ilac apo një operacion i rremë.
  • 2:50 - 2:53
    Ne ende jemi duke u përpjekur
    për të kuptuar arsyen.
  • 2:53 - 2:55
    Disa besojnë që në vend të jetë i vërtetë,
  • 2:55 - 2:59
    efekti placebo është thjesht ngatërruar
    me disa faktorë të tjerë,
  • 2:59 - 3:03
    si pacientët për t'i kënaqur mjekët
    raportojnë përmirësime jo të vërteta.
  • 3:03 - 3:04
    Në anën tjetër,
  • 3:04 - 3:08
    studiuesit mendojnë se nëse një person
    beson se trajtimi është i vërtetë
  • 3:08 - 3:11
    pritjet e tyre për t'u përmirësuar në fakt
    mund të nxisin faktorë fiziologjikë
  • 3:11 - 3:14
    që përmirësojnë simptomat e tyre.
  • 3:14 - 3:18
    Placebo duket të jenë i aftë të shkaktojë
    ndryshime të matshme në presionin e gjakut
  • 3:18 - 3:20
    rrahjet e zemrës,
  • 3:20 - 3:23
    dhe në lirimin e kemikaleve që zvogëlojnë
    dhimbjet, si endorfina.
  • 3:23 - 3:28
    Kjo shpjegon arsyen që subjektët në studim
    shprehen se placebot i kanë ndihmuar
  • 3:28 - 3:29
    në shqetësimet e tyre
  • 3:29 - 3:31
    Placebo mund edhe të ulë nivelin
    e hormonit të stresit,
  • 3:31 - 3:33
    si adrenalina,
  • 3:33 - 3:36
    e cila mund të ulë edhe efektet e dëmshme
    të ndonjë sëmundje.
  • 3:36 - 3:40
    Pra a nuk duhet të lartësojmë përfitimet
    e mrekullueshme të placebos?
  • 3:40 - 3:41
    Jo domosdoshmërisht.
  • 3:41 - 3:44
    Nëse dikush beson që një trajtim i rremë
    e ka shëruar,
  • 3:44 - 3:49
    ata mund të anashkalojnë ilace dhe terapi
    që janë vërtetuar se kanë efekt.
  • 3:49 - 3:52
    Plus, efektet pozitive
    mund të zbehen me kalimin e kohës,
  • 3:52 - 3:54
    dhe shpeshherë ashtu ndodh.
  • 3:54 - 3:56
    Placebot poashtu lënë në hije
    rezultate klinike
  • 3:56 - 3:59
    duke bërë që shkencëtarët
    të motivohen më shumë për të zbuluar
  • 3:59 - 4:01
    se si ato po zotërojnë
    kaq shumë fuqi mbi ne.
  • 4:01 - 4:04
    Pavarësisht gjithçkaje që dijmë
    mbi trupin e njeriut,
  • 4:04 - 4:07
    ende ka disa mistere të çuditshme
  • 4:07 - 4:09
    si efekti i placebos.
  • 4:09 - 4:13
    Pra, çfarë mrekullie tjetër të pazbuluar
    mund të përmbajmë?
  • 4:13 - 4:16
    Është e lehtë të hetojmë botën rreth nesh
  • 4:16 - 4:19
    dhe të harrojmë që një nga çështjet
    më magjepsëse
  • 4:19 - 4:21
    qëndron pikërisht mbrapa syve tanë.
Title:
Fuqia e efektit placebo
Speaker:
Emma Bryce
Description:

Shikoni mësimin e tërë: http://ed.ted.com/lessons/the-power-of-the-placebo-effect-emma-bryce

Efekti placebo është një fenomen i pashpjegueshëm ku ilaqet, tretmanet dhe terapitë që nuk supozohen të kenë ndonjë efekt - dhe janë zakonisht falso - mrekullisht ndikojnë që njerëzit të ndjehen më mirë. Çfarë po ndodh? Emma Bryce thellohet në misterin e placebos dhe përfitimeve të tij.

Ligjrata nga Emma Bryce, animacioni nga Globizco.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TED-Ed
Duration:
04:38

Albanian subtitles

Revisions