Return to Video

Vizatime që tregojnë bukurinë dhe brishtësinë e Tokës

  • 0:01 - 0:04
    E konsideroj misionin e jetës sime,
  • 0:04 - 0:08
    të tregoj urgjencën e ndryshimeve
    klimatike përmes punës sime.
  • 0:08 - 0:12
    Kam udhëtuar në veri te Artikut
    për të kapur historinë e pashpalosur
  • 0:12 - 0:13
    të shkrirjes polare,
  • 0:13 - 0:18
    dhe në jug të Ekuadorit për dokumentimin
    e rritjes graduale të nivelit të deteve.
  • 0:18 - 0:22
    Së fundmi, kam vizituar
    bregdetin e akullt të Groenlandës
  • 0:22 - 0:24
    edhe ishujt e ulëta të Maldiveve,
  • 0:25 - 0:28
    duke lidhur kështu, dy pjesë të ndryshme
  • 0:28 - 0:30
    por njëlloj të rrezikuara në Tokë.
  • 0:32 - 0:37
    Vizatimet e mia eksplorojnë momente
    të trancizionit, të turbullirës
  • 0:37 - 0:40
    dhe të qetësisë së peisazhit,
  • 0:40 - 0:44
    duke iu mundësuar shikuesve
    të lidhen emocionalisht me një vend
  • 0:44 - 0:46
    që ndoshta nuk do të munden ta vizitojnë.
  • 0:47 - 0:52
    Zgjedh të përcjell bukurinë
    kundrejt shkatërrimit
  • 0:52 - 0:56
    Nëse ndjeni madhështinë e peisazheve
  • 0:57 - 1:02
    ndoshta mund të frymëzoheni
    që t'i mbroni dhe t'i ruani ata.
  • 1:02 - 1:05
    Psikologjia e sjelljes thotë se veprojmë
  • 1:05 - 1:09
    dhe marrim vendime
    bazuar në ndjenjat tona më tepër.
  • 1:09 - 1:14
    Studimet tregojnë se arti ndikon
    në ndjenjat tona
  • 1:14 - 1:16
    më shumë sesa një lajm tronditës.
  • 1:17 - 1:19
    Ekspertët parashikojnë
  • 1:19 - 1:23
    verë arktike pa akull në 2020.
  • 1:23 - 1:26
    Nivelet e detit kanë gjasa të rriten
  • 1:26 - 1:29
    me 0.6-3m deri në fund të shekullit.
  • 1:30 - 1:35
    I kam kushtuar karrierën time
    nxjerrjes në dritë të këtyre projektimeve
  • 1:36 - 1:40
    me një mjet të aksesueshëm që na nxit
  • 1:40 - 1:43
    në një mënyrë që statistikat s'munden.
  • 1:43 - 1:47
    Procesi im fillon me udhëtime në vende
    në ballë të ndryshimeve klimatike.
  • 1:47 - 1:50
    Aty bëj mijëra fotografi.
  • 1:51 - 1:56
    Në studio, punoj bazuar
    në kujtimet e përvojës dhe foto
  • 1:56 - 1:58
    për të krijuar vepra me përmasa të mëdha,
  • 1:59 - 2:01
    ndonjëherë deri në 3 m të gjera.
  • 2:02 - 2:06
    Vizatoj me pastel të butë
    që është i thatë si qymyr, por me ngjyra.
  • 2:06 - 2:10
    Unë i quaj punët e mia vizatime,
    por të tjerët i quajnë piktura.
  • 2:10 - 2:14
    Megjithatë strukem, kur më quajnë
    piktore që pikturon me gishta.
  • 2:14 - 2:15
    (Të qeshura)
  • 2:15 - 2:18
    Por unë nuk përdor mjete,
  • 2:18 - 2:20
    gjithmonë kam përdorur gishtat
    dhe pëllëmbën e dorës
  • 2:20 - 2:23
    për të manipuluar pigmentin në letër.
  • 2:24 - 2:28
    Vizatimi është një formë meditimi për mua
  • 2:28 - 2:30
    Më qetëson mendjen.
  • 2:30 - 2:33
    Nuk e perceptoj atë që vizatoj
    si akull apo ujë.
  • 2:34 - 2:36
    Në fakt, imazhi zhvishet nga gjithçka
  • 2:36 - 2:40
    deri në formën bazë të ngjyrës dhe formës.
  • 2:41 - 2:42
    Kur vepra ka mbaruar,
  • 2:42 - 2:45
    më në fund mund ta shoh si një të tërë,
  • 2:46 - 2:48
    si një ajsberg që pluskon në ujin e qelqtë
  • 2:48 - 2:51
    ose një valë që krijon shkumë.
  • 2:52 - 2:55
    Një vepër si kjo më merr mesatarisht
  • 2:56 - 2:58
    10 sekonda, siç mund ta shihni.
  • 2:58 - 2:59
    (Të qeshura)
  • 2:59 - 3:03
    (Duartrokitje)
  • 3:03 - 3:06
    Në të vërtetë, më shumë se 200-250 orë
  • 3:06 - 3:08
    për të tilla përmasa.
  • 3:08 - 3:11
    Unë kam vizatuar që e vogël fare.
  • 3:11 - 3:12
    Mamaja ime ishte artiste
  • 3:12 - 3:13
    dhe teksa rritesha,
  • 3:13 - 3:15
    kishim gjithnjë vegla arti nëpër shtëpi.
  • 3:15 - 3:18
    Dashuria e sime mëje për fotografinë,
  • 3:18 - 3:19
    e nxiti të shkonte
  • 3:19 - 3:21
    në rajonet më të largëta të Tokës,
  • 3:21 - 3:24
    për mua dhe familjen time ishte fat
  • 3:24 - 3:27
    t'i bashkoheshim dhe ta mbështesnim
    në këto aventura.
  • 3:27 - 3:30
    Udhëtuam mbi deve në Afrikën Veriore
  • 3:30 - 3:34
    dhe rrëshkitëm me slitë qensh
    pranë Polit të Veriut.
  • 3:34 - 3:38
    Në gusht të vitit 2012,
    udhëhoqa ekspeditën time të parë,
  • 3:38 - 3:43
    një grup me artistë dhe studiues
    në bregun veriperëndimor të Groenlandës.
  • 3:44 - 3:47
    Në fillim, ime më
    do ta drejtonte këtë udhëtim.
  • 3:47 - 3:50
    Ne ishim në fazat e para të planifikimit,
  • 3:50 - 3:52
    meqë kishim planifikuar të shkonim bashkë,
  • 3:52 - 3:55
    kur u diagnostikua me tumor në tru.
  • 3:56 - 4:00
    Kanceri ia mori shpejt
    kontrollin e trupit dhe të mendjes
  • 4:00 - 4:02
    dhe ajo ndërroi jetë 6 muaj më vonë.
  • 4:03 - 4:05
    Megjithatë, gjatë muajve të sëmundjes,
  • 4:05 - 4:09
    përkushtimi i saj ndaj ekspeditës
    nuk u lëkund kurrë
  • 4:09 - 4:13
    dhe premtova që do ta kryeja unë
    udhëtimin e saj të fundit.
  • 4:13 - 4:17
    Pasioni i sime mëje për Arktikun
  • 4:17 - 4:20
    jehonte gjatë përvojës sime në Groenlandë
  • 4:20 - 4:23
    dhe ndjeva fuqinë
  • 4:23 - 4:25
    dhe brishtësinë e peisazhit.
  • 4:27 - 4:29
    Përmasat gjigande të ajsbergut
  • 4:29 - 4:31
    të bëjnë të ndihesh e vogël.
  • 4:31 - 4:34
    Fushat e akullta
    janë plot lëvizje dhe tinguj
  • 4:35 - 4:37
    në një mënyrë që unë s'e prisja kurrë.
  • 4:37 - 4:40
    Unë rrita përmasat e veprave të mia
  • 4:40 - 4:45
    për t'ju dhënë ju të njëjtën ndjesi frike
    që përjetova unë.
  • 4:45 - 4:49
    Megjithatë, ndërsa madhështia
    e akullit është e dukshme,
  • 4:49 - 4:51
    ashtu është edhe cënueshmëria e tij.
  • 4:51 - 4:52
    Nga varka jonë,
  • 4:52 - 4:57
    mund ta shihja akullin teksa shkrinte
    nën diellin shumë të nxehtë për stinën.
  • 4:59 - 5:03
    Ne patëm rastin të vizitonim
    shumë nga komunitetet Inuit në Groenlandë
  • 5:03 - 5:05
    që tani përballen me sfida shumë të mëdha.
  • 5:05 - 5:09
    Vendasit më folën
    për sipërfaqe të pafundme akulli
  • 5:09 - 5:11
    që nuk ngrinin më si dikur.
  • 5:11 - 5:14
    Pa akull, territoret e gjuetisë
    dhe të të korrave
  • 5:15 - 5:16
    janë zvogëluar shumë.
  • 5:16 - 5:20
    duke kërcënuar mënyrën e tyre të jetesës
    dhe të mbijetesës.
  • 5:21 - 5:23
    Akullnajat në shkrirje
    e sipër në Groenlandë,
  • 5:23 - 5:27
    janë një nga faktorët më të mëdhenj
    të rritjes së nivelit të detit,
  • 5:27 - 5:29
    që tashmë ka filluar të fundosë
  • 5:29 - 5:32
    disa nga ishujt më të ulët në botë.
  • 5:33 - 5:37
    Një vit pas udhëtimit në Groenlandë,
    vizitova Maldivet,
  • 5:37 - 5:40
    shteti me lartësinë mbi nivelin e detit
    më të ulët në botë.
  • 5:41 - 5:45
    Kur isha atje, mblodha imazhe dhe frymëzim
  • 5:45 - 5:47
    për një tjetër vepër:
  • 5:47 - 5:51
    vizatime të valëve në bregun e një kombi
  • 5:51 - 5:57
    që mund të ishte nën ujë
    brenda këtij shekulli.
  • 5:58 - 6:01
    Ngjarje shkatërruese ndodhin çdo ditë
  • 6:01 - 6:04
    në shkallë botërore dhe personale.
  • 6:05 - 6:08
    Në Groenlandë, hodha hirin e mamasë
  • 6:08 - 6:10
    në akullin që shkrinte.
  • 6:11 - 6:16
    Tani është një pjesë e peisazhit që donte
  • 6:16 - 6:20
    edhe pse merr një formë të re.
  • 6:21 - 6:24
    Në mes të dhuratave që më ka dhënë ime më
  • 6:24 - 6:26
    është aftësia për t'u fokusuar
  • 6:26 - 6:28
    te pozitivja më shumë sesa te negativja.
  • 6:30 - 6:35
    Vizatimet e mia i thurin lavde bukurisë
    së atyre që rrezikojmë të humbasim.
  • 6:36 - 6:42
    Uroj që këto të shërbejnë si regjistrime
    të peizazheve madhështore në ndryshim,
  • 6:42 - 6:46
    duke dokumentuar tranzicionin
    dhe duke frymëzuar komunitetin tonë global
  • 6:46 - 6:48
    për të ndërmarrë veprime për të ardhmen.
  • 6:49 - 6:50
    Ju falemnderit.
  • 6:50 - 7:01
    (Duartrokitje)
Title:
Vizatime që tregojnë bukurinë dhe brishtësinë e Tokës
Speaker:
Zaria Forman
Description:

Zaria Forman vizaton vepra arti me përmasa të mëdha të akullnajave që po shkrijnë, të ajsbergëve që pluskojnë në ujin e qelqtë dhe valëve që krijojnë shkumë. Këto vepra eksplorojnë momente tranzicioni, turbullire dhe qetësie. Bashkohuni me të teksa diskuton procesin meditues të krijimit artistik dhe motivimin në punën e saj. "Vizatimet e mia i thurin lavde bukurisë së atyre që rrezikojmë të humbasim", thotë ajo. "Uroj që të shërbejnë si regjistrime të këtyre peisazheve madhështore në ndryshim e sipër".

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
07:14

Albanian subtitles

Revisions