Return to Video

Viti që kam lexuar një libër nga çdo vend i botës

  • 0:01 - 0:04
    Thuhet shpesh që mund të mësosh
    shumë për një person
  • 0:04 - 0:06
    vetëm duke parë se çfarë librash
    mban në raftin e tij.
  • 0:08 - 0:10
    Çfarë thotë rafti im i librave për mua?
  • 0:10 - 0:14
    Kur ia shtrova vetes këtë pyetje
    para disa vjetëve,
  • 0:14 - 0:16
    zbulova diçka alarmuese.
  • 0:17 - 0:20
    Gjithmonë e kam menduar
    veten si e kulturuar,
  • 0:20 - 0:23
    një tip kozmopolit.
  • 0:23 - 0:26
    Por rafti im i librave shfaq
    diçka krejt tjetër.
  • 0:26 - 0:28
    Pak a shumë të gjithë librat
  • 0:28 - 0:31
    ishin nga autorë britanikë ose
    të Amerikës së Veriut,
  • 0:31 - 0:34
    dhe pothuajse nuk kishte
    asgjë në përkthime.
  • 0:34 - 0:38
    Kur zbulova këtë boshllëk të
    madh kulturor në sirtarin tim
  • 0:38 - 0:40
    u trondita.
  • 0:40 - 0:44
    Dhe kur mendoja për këtë,
    u ndjeva si e turpëruar.
  • 0:44 - 0:47
    E dija që mund të kishte
    shumë tregime mahnitëse
  • 0:47 - 0:50
    nga shkrimtarë që shkruajnë në
    gjuhë të ndryshme përpos anglishtes.
  • 0:50 - 0:54
    Dhe m'u duk e trishtueshme të
    mendoja që zakonet e mia të lexuarit
  • 0:54 - 0:56
    nënkuptonin që unë ndoshta
    kurrë nuk do t'i lexoja ato.
  • 0:56 - 0:59
    Kështu, vendosa t'i bëj vetes
  • 0:59 - 1:02
    një kurs intensiv të të lexuarit global.
  • 1:03 - 1:06
    Viti 2012 ishte vit ndërkombëtar
    për Mbretërinë e Bashkuar;
  • 1:06 - 1:08
    ishte viti i Olimpiadës në Londër.
  • 1:08 - 1:12
    Dhe kështu vendosa ta përdorja
    këtë hark kohor
  • 1:12 - 1:15
    që të përpiqesha të lexoja një novelë,
    koleksion tregimesh të shkurtra,
  • 1:15 - 1:20
    ose kujtime nga çdo vend i botës.
  • 1:21 - 1:22
    Dhe kështu bëra.
  • 1:22 - 1:24
    Ishte shumë emocionuese
  • 1:24 - 1:26
    dhe mësova disa gjëra të mrekullueshme
  • 1:26 - 1:28
    dhe bëra lidhje të mahnitshme
  • 1:28 - 1:30
    që dua t'i ndaj me ju sot.
  • 1:30 - 1:33
    Por filloi me disa probleme praktike.
  • 1:34 - 1:39
    Pasi kisha zgjedhur se cilat vende të
    të ndryshme të botës
  • 1:39 - 1:41
    do të përdorja për projektin tim,
  • 1:41 - 1:44
    përfundova me listën e vendeve që
    janë të njohura nga Kombeve të Bashkuara,
  • 1:44 - 1:45
    në të cilën e shtova Taiwan-in
  • 1:45 - 1:49
    që më dha një numër total të
    196 vendeve.
  • 1:49 - 1:52
    Dhe pasi e rregullova orarin
    se si të lexoj dhe të mbaj blogun
  • 1:52 - 1:54
    përafërsisht, rreth, katër libra në javë
  • 1:54 - 1:57
    dhe të punoja pesë ditë në javë,
  • 1:57 - 2:01
    m'u desh të përballesha me faktin
    se ndoshta nuk do të arrija
  • 2:01 - 2:04
    të gjeja libra në gjuhën angleze
    nga çdo vend.
  • 2:05 - 2:08
    VetVm 4.5 përqind të veprave
    letrare që publikohen
  • 2:08 - 2:11
    çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar
    janë përkthime,
  • 2:11 - 2:15
    dhe numrat janë të ngjashme për pjesën më
    të madhe të botës anglisht folëse.
  • 2:15 - 2:18
    Megjithëse, përqindja e veprave
    të përkthyera që publikohen
  • 2:18 - 2:20
    në shumë vende është shumë më i lartë.
  • 2:21 - 2:24
    4.5 përqind është e mjaftueshme
    për t'ja filluar,
  • 2:24 - 2:26
    por çfarë nuk të tregon ajo shifër
  • 2:26 - 2:29
    është se shumica e këtyre librave
    vinin nga vendet
  • 2:29 - 2:31
    me rrjet të fuqishëm botues
  • 2:31 - 2:35
    dhe shumicën e profesionistëve
    të gatshëm së pari për tja shitur veprat
  • 2:35 - 2:37
    botuesve të gjuhës angleze.
  • 2:38 - 2:42
    Kështu, për shembull, edhe pse gati 100
    vepra që janë përkthyer nga frëngjishtja
  • 2:42 - 2:44
    dhe janë botuar në Mbretërinë e Bashkuar
    çdo vit,
  • 2:44 - 2:49
    shumica e tyre do të vijnë prej vendeve
    si Franca apo Zvicra.
  • 2:49 - 2:52
    Në anën tjetër, folësit e gjuhës
    frënge nga Afrika,
  • 2:52 - 2:54
    rallë se do kenë mundësi.
  • 2:54 - 2:58
    Rezultati është që ka shumë vende
  • 2:58 - 3:01
    që janë përfaqsuar shumë pak ose fare
  • 3:01 - 3:02
    në literaturën e përkthyer në anglisht.
  • 3:03 - 3:06
    Librat e tyre mbeten të panjohur
    për lexuesit
  • 3:06 - 3:09
    e gjuhës më të botuar në botë.
  • 3:10 - 3:12
    Por kur vjen puna tek të lexuarit e botës,
  • 3:12 - 3:14
    sfida më e madhe për mua
  • 3:14 - 3:17
    ishte fakti që nuk dija nga t'ja filloja.
  • 3:17 - 3:21
    E kisha kaluar kohën duke lexuar
    vetëm nga autorë britanikë
  • 3:21 - 3:22
    dhe libra të Amerikës së Veriut,
  • 3:22 - 3:26
    nuk e kisha idenë se nga t'ja filloja
    të gjurmoja dhe të gjeja tregime
  • 3:26 - 3:29
    dhe t'i zgjidhja ato nga pothuajse
    e gjithë bota.
  • 3:29 - 3:32
    S'mund t'ju them se si gjurmova
    një tregim nga Swaziland-i.
  • 3:32 - 3:35
    Unë nuk do të dija një
    roman të mirë nga Namibia.
  • 3:35 - 3:37
    As nuk e fshehja --
  • 3:37 - 3:40
    Isha një ksenofobe letrare pa asnjë ide.
  • 3:41 - 3:43
    Dhe se si në dreq do t'i lexoja
    të gjitha veprat e botës?
  • 3:44 - 3:46
    Isha gati të kërkoja ndihmë.
  • 3:46 - 3:49
    Kështu në tetor të 2011,
    e regjistrova blogun tim,
  • 3:49 - 3:51
    ayearofreadingtheworld.com
    një vit për të lexuar botën.com,
  • 3:51 - 3:53
    dhe postova një thirrje
    të shkurtër online.
  • 3:54 - 3:55
    Shpjegova se kush jam,
  • 3:55 - 3:57
    se sa i kufizuar ishte të lexuarit
    që e kisha,
  • 3:57 - 3:59
    dhe pyeta nëse dikush do të dëshironte
  • 3:59 - 4:02
    të më lërë një mesazh me sugjerime
    se çka duhej të lexoja
  • 4:02 - 4:03
    nga vendet e tjera të botës.
  • 4:04 - 4:08
    Tash, nuk kisha ide se ndokush
    do të ishte i interesuar,
  • 4:08 - 4:11
    por brenda disa orëve të thirrjes
    sime online,
  • 4:11 - 4:14
    njerëzit filluan të më kontaktojnë.
  • 4:14 - 4:16
    Në fillim, ishin shokët dhe kolegët.
  • 4:16 - 4:18
    Pastaj ishin shokët e shokëve.
  • 4:18 - 4:21
    Dhe shumë shpejt,
    ishin edhe të panjohurit.
  • 4:21 - 4:24
    Katër ditë pas thirrjes sime online,
  • 4:24 - 4:28
    mora një mesazh nga një grua
    e cila quhej Rafidah në Kuala Lumpur.
  • 4:28 - 4:31
    Ajo më tha se i pëlqente shumë
    ideja e projektit tim, dhe më pyeste
  • 4:31 - 4:34
    nëse mund të shkonte
    në një librari lokale në anglisht
  • 4:34 - 4:37
    dhe të zgjidhte një libër malajzian
    e të ma postonte?
  • 4:38 - 4:40
    Unë pranova me entuziazëm,
  • 4:40 - 4:41
    dhe pas disa javëve,
  • 4:41 - 4:46
    arriti një pako që përmbante jo
    një, por dy libra --
  • 4:47 - 4:50
    që Rafidah i zgjodhi nga Malajzia,
  • 4:51 - 4:55
    dhe një libër nga Singapori
    që edhe këtë e kishte zgjedhur për mua.
  • 4:56 - 4:59
    Në atë moment isha e mahnitur
  • 4:59 - 5:02
    që një i huaj që është
    më shumë se 9600 km
  • 5:02 - 5:04
    do të arrinte aty për t'i ndihmuar dikujt
  • 5:04 - 5:06
    që mbase nuk do t'a takonte kurrë.
  • 5:07 - 5:11
    Por mirësia e Rafidas vërtetoi
    të ishte një model për atë vit.
  • 5:11 - 5:15
    Shpesh dhe përsëri, njerëzit bënin shumë
    që të më ndihmonin mua.
  • 5:15 - 5:18
    Disa bënë edhe hulumtime për mua,
  • 5:18 - 5:21
    dhe disa të tjerë bënë devijime gjatë
    pushimeve dhe udhëtime të punës
  • 5:21 - 5:23
    që të shkonin nëpër librari për mua.
  • 5:24 - 5:27
    Duket sikur, se nëse doni të lexoni botën,
  • 5:27 - 5:30
    nëse doni t'a shikoni me një
    mendje të hapur,
  • 5:30 - 5:32
    bota do t'ju ndihmojë.
  • 5:33 - 5:34
    Në rastin e vendeve
  • 5:34 - 5:38
    me pak ose fare pa qasje të librave
    e disponueshme në anglisht,
  • 5:38 - 5:40
    njerëzit shkuan edhe më tej,
  • 5:41 - 5:44
    Librat shpesh vinin nga burime
    nga më të ndryshme.
  • 5:45 - 5:48
    Librin panamez, për shembull, e mora
    nga një bisedë
  • 5:48 - 5:51
    që bëra me Kanalin e Panamasë në Twitter.
  • 5:51 - 5:55
    Po, Kanali i Panamasë ka
    një llogari në Twitter.
  • 5:56 - 5:58
    Dhe kur postova në Twitter për
    projektin tim,
  • 5:58 - 6:02
    m'u sugjerua që të provoj
    dhe të gjej veprat
  • 6:02 - 6:04
    e autorit panamez Juan David Morgan.
  • 6:05 - 6:07
    E gjeta website-n e Morgan-it
    dhe i dërgova një mesazh,
  • 6:07 - 6:10
    e pyeta nëse ndonjë nga romanet e tij
    në spanjisht
  • 6:10 - 6:12
    qenë përkthyer në gjuhën angleze.
  • 6:12 - 6:15
    Ai më tha që asnjë nuk ishte botuar,
    ,
  • 6:15 - 6:17
    por që kishte një përkthim të pabotuar
  • 6:17 - 6:19
    të romanit të tij "Kali i Artë".
  • 6:20 - 6:21
    Ai ma dërgoi me e-mail atë,
  • 6:21 - 6:24
    duke më bërë mua lexuesen e parë
  • 6:24 - 6:26
    të atij libri në gjuhën angleze.
  • 6:27 - 6:30
    Morgan nuk ishte i vetmi autor
  • 6:30 - 6:32
    që ndante punën e tij me mua
    në këtë mënyrë.
  • 6:32 - 6:34
    Nga Suedia në Palau,
  • 6:34 - 6:38
    shkrimtarët dhe përkthyesit
    më dërguan librat e vetë-publikuar
  • 6:38 - 6:40
    dhe dorëshkrime të pabotuara të librave
  • 6:40 - 6:42
    që nuk ishin zgjedhur nga
    botuesit anglofon
  • 6:42 - 6:44
    ose që nuk ishin më të disponueshme,
  • 6:45 - 6:49
    duke më dhënë privilegjin të
    hyja në disa nga botërat imagjinare.
  • 6:50 - 6:51
    Lexova, për shembull,
  • 6:51 - 6:56
    rreth mbretit afrikan jugor Ngungunhane,
    që udhëhoqi rezistencën
  • 6:56 - 6:58
    kundër portugezëve në shekullin 19të;
  • 6:59 - 7:02
    dhe për ritualet e martesës
    në një fshat të largët
  • 7:02 - 7:05
    në brigjet e detit Kaspik në Turkmenistan.
  • 7:07 - 7:10
    Gjeta përgjigjën e Kuvaitit ndaj
    Brixhit Xhons.
  • 7:10 - 7:12
    (Të qeshura)
  • 7:13 - 7:17
    Dhe lexova për një orgji në
    një pemë në Angolë.
  • 7:21 - 7:23
    Por ndoshta shembulli më i mahnitshëm
  • 7:23 - 7:25
    në largësitë që njerëzit
    ishin të gatshëm të shkojnë
  • 7:25 - 7:27
    që të më ndihmonin të lexoja botën,
  • 7:27 - 7:30
    erdhi drejt përfundimit
    të kërkimit tim,
  • 7:30 - 7:33
    kur provova të gjej një libër
    të vockël, të folësve portugez
  • 7:33 - 7:37
    populli i ishullit afrikan i
    São Tomé dhe Príncipe.
  • 7:37 - 7:41
    Pasi provova për ca kohë gjithshka
    për sa munda që të gjeja
  • 7:41 - 7:44
    një libër nga ky vend që të ishte
    i përkthyer në anglisht,
  • 7:44 - 7:47
    m'u duk që opsioni i vetëm që kisha
  • 7:47 - 7:50
    ishte të shikoja nëse mund të gjeja
    diçka të përkthyer posacerisht për mua.
  • 7:50 - 7:52
    Tani, isha shumë e pasigurt
  • 7:52 - 7:54
    nëse ndokush do të donte të
    më ndihmonte me këtë,
  • 7:54 - 7:57
    dhe të harxhonin kohën e tyre për
    diçka të tillë.
  • 7:58 - 8:02
    Por, një javë pasi kisha bërë thirrje
    në Twitter dhe Facebook
  • 8:02 - 8:04
    për folësit e portugalishtes,
  • 8:04 - 8:07
    kisha më shumë se sa më duheshin
    për këtë projekt,
  • 8:07 - 8:12
    duke përfshirë Margaret Jull Costa,
    një lidere në fushën e saj,
  • 8:12 - 8:17
    e cila kishte përkthyer veprën e
    fituesit të Çmimit Nobel José Saramago.
  • 8:18 - 8:20
    Në sajë të nëntë vullnetarëve të mi,
  • 8:20 - 8:23
    ia dola të gjeja një libër nga
    një autor nga São Tomé
  • 8:23 - 8:26
    që mund të blija mjaft kopje online.
  • 8:26 - 8:27
    Ja njëra prej tyre.
  • 8:27 - 8:31
    Dhe i dërgova një kopje
    secilit nga vullnetarët e mi.
  • 8:31 - 8:34
    Ata të gjithë morën nga dy
    tregime të shkurtëra nga ky koleksion,
  • 8:34 - 8:38
    e mbajtën fjalën,
    më dërguan përkthimet e tyre,
  • 8:38 - 8:41
    dhe brenda gjashtë javësh,
    e kisha të gjithë librin për t'a lexuar.
  • 8:42 - 8:47
    Në këtë rast, si e gjeta shumë shpesh
    gjatë vitit tim për të lexuar botën,
  • 8:47 - 8:51
    mosdijenia ime dhe të qenurit
    e hapur rreth limiteve të mia
  • 8:51 - 8:53
    më ishte bërë një mundësi e madhe.
  • 8:54 - 8:56
    Kur bie fjala tek São Tomé dhe Príncipe,
  • 8:56 - 8:59
    ishte një shans që jo vetëm të
    mësoja diçka të re
  • 9:00 - 9:02
    dhe të zbuloja një koleksion të
    ri të tregimeve,
  • 9:02 - 9:05
    por gjithashtu të sillja së bashku
    një grup të njerëzve
  • 9:05 - 9:08
    dhe t'i ndihmoja të bashkoheshin
    një përpjekje kreative.
  • 9:09 - 9:13
    Dobësia ime ishte bërë fuqia e projektit.
  • 9:14 - 9:17
    Librat që i lexova atë vit
    më ndihmuan t'i shoh gjërat ndryshe.
  • 9:18 - 9:20
    Ata që kënaqen duke lexuar e dinë,
  • 9:20 - 9:24
    që librat kanë një fuqi të jashtëzakonshme
    që të na bëjnë për vete
  • 9:24 - 9:26
    dhe të na vendosin
    në mendjen e dikujt tjetër,
  • 9:26 - 9:28
    për atë, për ca kohë të paktën,
  • 9:28 - 9:30
    ju e shikoni botën
    nëpërmjet syve të ndryshëm.
  • 9:30 - 9:33
    Kjo mund të jetë dhe një përvojë
    e pakëndshme,
  • 9:33 - 9:35
    veçanërisht nëse jeni duke e lexuar
    një libër
  • 9:35 - 9:38
    nga një kulturë që ka vlera të ndryshme
    nga ato tuajat.
  • 9:39 - 9:41
    Por gjithashtu mund të jetë edhe
    diçka ndriçuese.
  • 9:41 - 9:45
    Duke luftuar me ide të panjohura
    ndihmon të qartësoni mendjen tuaj.
  • 9:46 - 9:48
    Dhe gjithashtu mund t'ju tregojë
    s'i shihnit dot
  • 9:48 - 9:51
    në atë mënyrë që ndoshta po e
    shikonit botën.
  • 9:51 - 9:54
    Kur po rimendoja për letërsinë Angleze
  • 9:54 - 9:56
    që isha rritur, për shembull,
  • 9:56 - 9:59
    fillova të shikoj se sa e kufizuar ishte,
  • 9:59 - 10:02
    në krahasim me thesarin
    që bota ka për të ofruar.
  • 10:03 - 10:05
    Dhe ndërsa faqet ktheheshin,
  • 10:05 - 10:08
    diçka tjetër filloi të ndodhte,
    gjithashtu.
  • 10:08 - 10:09
    Pak nga pak,
  • 10:09 - 10:14
    ajo listë e gjatë e vendeve që
    fillova vitin, ndryshoi
  • 10:14 - 10:18
    nga një emër i thatë, akademik
    i vendeve
  • 10:18 - 10:21
    në subjekte të gjalla.
  • 10:21 - 10:24
    Tani, nuk dua të sugjeroj
    që është e mundur
  • 10:24 - 10:28
    të krijoni një ide për një vend
    vetëm duke lexuar një libër.
  • 10:29 - 10:33
    Por në total, tregimet që lexova atë vit
  • 10:33 - 10:36
    më kanë bërë të ndihem më e gjallë
    se kurrë më parë
  • 10:36 - 10:42
    nga pasuria, diversiteti dhe kompleksiteti
    i planetit tonë të shkëlqyer.
  • 10:43 - 10:45
    Ishte sikur tregimet e botës
  • 10:45 - 10:49
    dhe të njerëzve që kishin shkuar deri
    në atë pikë për të ndihmuar t'i lexoja
  • 10:49 - 10:50
    më kanë bërë personin që jam.
  • 10:52 - 10:55
    Këto ditë, kur e shikoj raftin tim të
    librave
  • 10:55 - 10:58
    ose kur i konsideroj veprat në
    sirtarin tim online,
  • 10:58 - 11:00
    tregojnë një tregim tjetër.
  • 11:01 - 11:04
    Është tregimi i fuqisë që kanë
    librat për të na lidhur ne
  • 11:04 - 11:09
    pa marrë parasysh ndarjet politike,
    gjeografike, kulturore, shoqërore, fetare.
  • 11:09 - 11:14
    Është tregimi i potencialit të
    qenieve njerëzore që të punojnë së bashku.
  • 11:14 - 11:16
    Dhe, është një testament
  • 11:16 - 11:20
    i kohës së jashtëzakonshme që jemi
    duke jetuar, ku, falë internetit,
  • 11:20 - 11:22
    e kemi më të lehtë se kurrë
  • 11:22 - 11:27
    për një të huaj të ndajë një tregim,
    një botëkuptim, një libër
  • 11:27 - 11:31
    me dikë që ndoshta ajo s'mund t'a
    takojë kurrë, në anën tjetër të planetit.
  • 11:32 - 11:35
    Shpresoj të jetë një tregim që do t'a
    lexoj për shumë vite të tjera.
  • 11:35 - 11:38
    Dhe shpresoj që shumë e shumë
    njerëz të më bashkohen.
  • 11:38 - 11:41
    Nëse të gjithë do të kishim lexuar
    më gjerësisht, do të kishte më shumë nxitje
  • 11:41 - 11:43
    për botuesit që të përkthenin libra,
  • 11:43 - 11:45
    dhe ne të gjithë do të ishim më
    të pasur.
  • 11:46 - 11:47
    Falemnderit.
  • 11:47 - 11:51
    (Duartrokitje)
Title:
Viti që kam lexuar një libër nga çdo vend i botës
Speaker:
Ann Morgan
Description:

Ann Morgan e kishte konsideruar veten si një lexuese e mirëfilltë -- derisa ajo zbuloi "hapësirën e madhe boshe kulturore" që kishte në raftin e saj të librave. Në mes të shumë librave të autorëve anglez dhe amerikan, kishte shumë pak vepra të autorëve që nuk janë folës të gjuhës angleze. Kështu ajo vendosi një qëllim ambicioz: të lexonte një libër nga çdo vend i botës brenda një viti. Tani ajo është duke i bërë thirrje anglisht folësve të lexojnë vepra të përkthyera në mënyrë që t'i shtyjnë botuesit më shumë që të sjellin letërsinë e çmuar të huaj. Eksploroni hartat interaktive të udhëtimit të të lexuarit e saj këtu: go.ted.com/readtheworld

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
12:03

Albanian subtitles

Revisions