Return to Video

Pse bletët pëlqejnë gjashtëkëndëshat? - Zack Patterson dhe Andy Peterson

  • 0:07 - 0:10
    Bletët janë krijesa magjepsëse
    për shumë arsye:
  • 0:10 - 0:12
    për moralin e tyre
    të jashtëzakonshëm në punë,
  • 0:12 - 0:14
    për shurupin e ëmbël të cilin e prodhojnë
  • 0:14 - 0:16
    dhe për strukturën e ndërlikuar shoqërore.
  • 0:16 - 0:20
    Por një arsye tjetër është
    se bletët janë, në fakt,
  • 0:20 - 0:22
    matematiciene të mrekullueshme.
  • 0:22 - 0:25
    Shkencëtarët pohojnë se këto
    insekte të vogla mund të llogarisin kënde,
  • 0:25 - 0:29
    dhe madje mund të kuptojnë
    rrumbullakësine e Tokës.
  • 0:29 - 0:31
    Por ka një gjenialitet të veçantë
    matematikor të bletëve
  • 0:31 - 0:35
    lidhur me aspektin më të rëndësishëm
    të jetës së tyre: kosheren.
  • 0:35 - 0:39
    Ashtu si njerëzive, bletëve ju nevojitet
    ushqim dhe strehë për të jetuar.
  • 0:39 - 0:41
    Kosherja nuk është vetëm
    shtëpia e bletëve,
  • 0:41 - 0:44
    por shërben edhe si vend
    për të ruajtur mjaltin e tyre.
  • 0:44 - 0:46
    Pasiqë është kaq parësore për mbijetesë,
  • 0:46 - 0:50
    bletët duhet ta perfeksionojnë dizajnin
    arkitekturor të kosheres.
  • 0:50 - 0:53
    Nëse ekzaminojmë çfarëdo
    cope të hojeve të kosheres,
  • 0:53 - 0:55
    do të shohim se është e ndërtuar
  • 0:55 - 0:58
    nga qeli gjashtëkëndëshe
    të puthitura ngushtë.
  • 0:58 - 1:00
    Nga të gjitha dizajnet e mundshme,
  • 1:00 - 1:02
    pse bletët zgjodhën gjashtëkëndëshin?
  • 1:02 - 1:05
    Për ta kuptuar,
    duhet të mendojmë si një bletë.
  • 1:05 - 1:08
    Bletëve ju nevojitet një vend i sigurt
    ku mund të jetojë e gjithë kolonia.
  • 1:08 - 1:10
    Ngjashëm, i duhet edhe një vend
  • 1:10 - 1:13
    ku nektari i tyre mund
    të ruhet dhe "piqet"
  • 1:13 - 1:15
    derisa të kthehet në mjaltë.
  • 1:15 - 1:18
    Kjo do të thotë se ka vërtetë nevojë
    për efiçiencë të hapësirës.
  • 1:18 - 1:22
    Zgjidhje e mirë është ndërtimi i njësive
    të vogla depozituese, ose qelizave,
  • 1:22 - 1:25
    mjaftueshëm të mëdha
    për tu futur një bletë,
  • 1:25 - 1:28
    të cilat mund të përdoren edhe si kuti
    ku nektari depozitohet:
  • 1:28 - 1:31
    Kavanozët e mjaltit të vetë bletëve.
  • 1:31 - 1:35
    Puna tjetër, është të vendosin se prej
    çka duhet të ndërtohen ato qeli.
  • 1:35 - 1:37
    Bletët nuk kanë sqepa ose krahë
    për të kapur gjëra,
  • 1:37 - 1:40
    por mund të prodhojnë dyll.
  • 1:40 - 1:43
    Problemi është se, prodhimi i tij
    kërkon shumë punë.
  • 1:43 - 1:46
    Bletët duhet të konsumojnë
    240 gram mjaltë
  • 1:46 - 1:48
    Për të prodhuar 30 gram dyll.
  • 1:48 - 1:50
    Prandaj nuk dëshirojnë
    ta shpërdorojnë atë.
  • 1:50 - 1:53
    Bletëve i duhet një dizajn
    që u lejon të depozitojnë
  • 1:53 - 1:55
    sasitë më të mëdha të mundshme të mjaltit
  • 1:55 - 1:58
    duke përdorur sa më pak dyll.
  • 1:58 - 1:59
    Cila formë e mundëson këtë?
  • 1:59 - 2:01
    Imagjinoni se të gjitha
    bletëve do tu duhej
  • 2:01 - 2:04
    të studionin arkitekturën
    dhe të shkonin në kurse të matëmatikës.
  • 2:04 - 2:07
    Nëse ato pyetën profesorin
    e tyre të gjeometrisë,
  • 2:07 - 2:10
    "Cila formë do të na jepte hapësirën
    më të madhe për të depozituar mjaltin,
  • 2:10 - 2:12
    por që do të kërkonte sa më pak dyll?"
  • 2:12 - 2:14
    Profesori i gjeometrisë u përgjigj,
  • 2:14 - 2:17
    "Forma të cilën po kërkoni është rrethi."
  • 2:17 - 2:19
    Bletët u kthyen në zonën
    eksperimentale të ndërtimit
  • 2:19 - 2:23
    dhe filluan të ndërtonin kosheret
    me qeliza rrethore.
  • 2:23 - 2:26
    Pas pak, disa nga to mund të kenë dalluar
  • 2:26 - 2:27
    një problem me dizajnin e tyre:
  • 2:27 - 2:30
    hapësirat e vogla mes qelizave.
  • 2:30 - 2:33
    "Neve nuk na zë aty!
    Ajo hapësirë është e çuar dëm!"
  • 2:33 - 2:34
    mund të kenë menduar.
  • 2:34 - 2:36
    Kështu, duke injoruar
    mësimet e gjeometrisë,
  • 2:36 - 2:38
    dhe duke menduar zgjidhjen vetë,
  • 2:38 - 2:40
    bletët kthehen te dërrasa e zëze
  • 2:40 - 2:42
    për të menduar prapë dizajnin e kosheres.
  • 2:42 - 2:44
    Njëra sugjeroi trekëndëshat,
  • 2:44 - 2:47
    "Ne mund ti përdorim trekëndëshat.
    Shiko! Përshtaten në mënyrë perfekte."
  • 2:47 - 2:50
    Një bletë tjetër sugjeroi katrorët.
  • 2:50 - 2:52
    Në fund, bleta e tretë u ngrit dhe tha,
  • 2:52 - 2:55
    "Pesëkëndëshat nuk po pështaten,
    por gjashtëkëndëshat po!
  • 2:55 - 2:58
    Ne do donim një dizajn
    i cili kërkon sa më pak dyll
  • 2:58 - 3:01
    e që do të depozitojë sa më shumë mjaltë.
  • 3:01 - 3:03
    Po, mendoj se është gjashtëkëndëshi."
  • 3:03 - 3:04
    "Pse?"
  • 3:04 - 3:06
    "Duket më shumë si rreth se të tjerët."
  • 3:06 - 3:08
    "Por si ta dimë me siguri?"
  • 3:08 - 3:11
    Për ta ditur,
    insektet arkitekte industriale
  • 3:11 - 3:15
    llogariten syprinat e trekëndëshit,
    katrorit dhe gjashtëkëndëshit
  • 3:15 - 3:17
    dhe gjetën se gjashtëkëndëshi
    ishte, në fakt,
  • 3:17 - 3:20
    forma që i jepte më së shumti
    hapësirë depozituese.
  • 3:20 - 3:23
    Ato u pajtuan në formën ideale
    dhe vazhduan punën.
  • 3:23 - 3:26
    Kosherja me hapësirë efikase
    që është simbol i bletëve sot,
  • 3:26 - 3:29
    është me siguri rezultat i këtyre
    provave dhe gabimeve,
  • 3:29 - 3:32
    por gjatë periudhave të gjata
    të historisë së evolucionit.
  • 3:32 - 3:33
    Sidoqoftë, ja vlejti mundin.
  • 3:33 - 3:35
    Futu në ndonjë koshere --
  • 3:35 - 3:37
    me syzet mbrojtëse dhe rrjetat,
    sigurisht --
  • 3:37 - 3:41
    e do ti shohësh rezultatet përfundimtare:
    një koshere e bukur dhe kompakte
  • 3:41 - 3:44
    që çdo arkitekt
    do të ishte krenar ta dizajnonte.
Title:
Pse bletët pëlqejnë gjashtëkëndëshat? - Zack Patterson dhe Andy Peterson
Description:

Shikoje lekturën e plotë: http://ed.ted.com/lessons/why-do-honeybees-love-hexagons-zack-patterson-and-andy-peterson

Bletët janë disa nga matematicienet më të mira të natyrës. Jo vetëm që mund të llogarisin kënde dhe ta kuptojnë rrumbullakësinë e tokës, por këto insekte të mençura ndërtojnë dhe jetojnë në një nga dizajnet arkitektonike më efektive matematikisht: koshere. Zack Patterson dhe Andy Peterson gërmojnë në gjeometrinë e zgjuar pas shtëpisë së bletëve.

Lektura nga Zack Patterson dhe Andy Peterson, animacioni nga TED-Ed.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TED-Ed
Duration:
03:59

Albanian subtitles

Revisions