Return to Video

Çfarë ndodh kur hiqni hipokampusin? - Sam Kean

  • 0:07 - 0:10
    Më 1 Shtator 1953,
  • 0:10 - 0:13
    William Scoville përdori mjete dore
    dhe një shpuese të lirë
  • 0:13 - 0:18
    për të shpuar kafkën e një të riu,
    duke i prerë një pjesë vitale të trurit
  • 0:18 - 0:21
    dhe nxjerr atë përmes një gypi të metalit.
  • 0:21 - 0:25
    Veçse kjo nuk ishte skenë filmi horror
    apo ndonjë raport i frikshëm policie.
  • 0:25 - 0:30
    Dr.Scoville ishte një nga neurokirurgët
    më të njohur të kohës së tij,
  • 0:30 - 0:35
    kurse i riu ishte Henry Molaison,
    pacienti i famshëm, i njohur si "H.M.",
  • 0:35 - 0:40
    rast që ofroi ide të jashtëzakonshme
    mbi atë se si punon truri.
  • 0:40 - 0:44
    Si i ri, Henry kishte pëlcitur
    kafkën në një aksident
  • 0:44 - 0:50
    e shpejt filloi të ketë kriza epileptike,
    të fikët dhe nuk komandonte dot trupin.
  • 0:50 - 0:54
    Pas vitesh durimi të krizave të shpeshta
    e madje edhe braktisjes së shkollimit,
  • 0:54 - 0:57
    i riu i dëshpëruar
    u kthye tek Dr.Scoville,
  • 0:57 - 1:00
    një dreq-guximtari i njohur për operime
    të rrezikshme.
  • 1:00 - 1:04
    Lobotomitë e pjesshme qenë përdorur
    me dekada për trajtim t'sëmundjeve mendore
  • 1:04 - 1:08
    bazuar në mendimin se funksionet
    mendore ishin saktësisht të lokalizuara
  • 1:08 - 1:11
    në fusha përkatëse të trurit.
  • 1:11 - 1:14
    Meqë kishte përdorur ato me sukses
    në reduktimin e sulmeve psikotike,
  • 1:14 - 1:17
    Scoville vendosi t'i heq
    "H.M"-it hipokampusin,
  • 1:17 - 1:21
    pjesë e sistemit limbik
    e lidhur me emocionet
  • 1:21 - 1:24
    por funksioni i të cilës ishte i panjohur.
  • 1:24 - 1:26
    Në shikim të parë,
    operacioni ishte i suksesshëm.
  • 1:26 - 1:31
    Sulmet e H.M u zhdukën,
    pa ndryshime në personalitet,
  • 1:31 - 1:33
    dhe IQ e tij madje u përmirësua.
  • 1:33 - 1:37
    Por kishte një problem:
    kujtesa e tij ishte goditur.
  • 1:37 - 1:40
    Përveç humbjes së pjesës më të madhe
    të kujtesës së dekadave të shkuara,
  • 1:40 - 1:43
    H.M nuk mund të formonte kujtime të reja,
    harronte çfarë dite ishte,
  • 1:43 - 1:48
    përsëriste komentet, e madje edhe
    hante disa herë me radhë.
  • 1:48 - 1:52
    Kur Scoville informoi një ekspert tjetër,
    Wilder Penfield, për rezultatin,
  • 1:52 - 1:58
    ai dërgoi një studente të doktoraturës,
    Brenda Milner, për ta studiuar H.M. në shtëpi
  • 1:58 - 2:00
    ku ai kalonte shumicën e ditëve
    duke bërë detyra rasti
  • 2:00 - 2:05
    e shikuar filma klasik
    përsëri e përsëri, sikur për herë t'parë.
  • 2:05 - 2:07
    Çfarë ajo zbuloi pas një seri
    testesh e intervistash
  • 2:07 - 2:11
    jo vetem qe kontribuoi shume për
    studimin e kujtesës por
  • 2:11 - 2:14
    ne ridefinicionin se çfarë në fakt
    do të thotë kujtesë.
  • 2:14 - 2:17
    Një nga gjetjet e Milner hodhi dritë
    mbi faktin e dukshëm
  • 2:17 - 2:22
    se H.M s'mund te krijonte kujtime
    të reja, por ai mund t'i ruante ato
  • 2:22 - 2:26
    mjaft gjatë, nga momenti ne moment, për të
    të përfunduar fjalinë apo gjetur banjën.
  • 2:26 - 2:28
    Kur Milner i jepte një numër të rëndomte,
  • 2:28 - 2:31
    ai arrinte ta kujtonte
    për 15 minuta
  • 2:31 - 2:33
    duke e përsëritur në vete vazhdimisht.
  • 2:33 - 2:38
    Por vetëm pas 5 minutash ai harronte
    madje që ishte testuar.
  • 2:38 - 2:42
    Neuroshkencëtarët e kishin menduar
    kujtesën si monolite;
  • 2:42 - 2:46
    e gjitha e njëjtë në esencë
    dhe e ruajtur nëpër tru.
  • 2:46 - 2:50
    Rezultatet e Milner dhanë jo vetëm idetë
    e para mbi dallimin, tanimë të njohur,
  • 2:50 - 2:53
    në mes të kujtesës afat-shkurtër
    dhe afat-gjatë,
  • 2:53 - 2:56
    por po ashtu tregouan se secila
    përdor regjione të ndryshme truri.
  • 2:56 - 2:59
    Ne e dimë se formimi i kujtesës
    përfshin disa hapa.
  • 2:59 - 3:05
    Pasi të dhënat ndjesore të jenë
    regjistruar nga neuronet në korteks,
  • 3:05 - 3:07
    udhëtojnë në hipokampus,
  • 3:07 - 3:12
    ku proteina të veçanta punojnë për të
    përforcuar lidhjet kortikale sinaptike.
  • 3:12 - 3:14
    Nëse eksperienca ka qenë mjaft
    e fortë,
  • 3:14 - 3:17
    apo e kujtojmë periodikisht
    në ditët e para,
  • 3:17 - 3:22
    hipokampusi e transferon kujtimin
    në korteks për ruajtje të përhershme.
  • 3:22 - 3:25
    Mendja e H.M mund të formonte
    përshtypjet e para,
  • 3:25 - 3:29
    por pa një hipokampus që bën
    konsolidimin e kujtimit
  • 3:29 - 3:33
    ato shkatërroheshin,
    si një mesazh i shkruar në rërë.
  • 3:33 - 3:37
    Por kjo s'ishte veçoria e vetme që
    Milner gjeti.
  • 3:37 - 3:41
    Në një eksperiment, tashmë të famshëm,
    ajo kërkoi nga H.M. të vizatoje yllin
  • 3:41 - 3:46
    në hapësirën e ngushtë mes
    vijave të dy yjeve
  • 3:46 - 3:49
    përderisa ai mund të shihte vetëm
    letrën e lapsin përmes pasqyrës.
  • 3:49 - 3:52
    Si kushdo që bën një detyrë
    aq të veshtirë për herë te parë,
  • 3:52 - 3:54
    ai e bëri shume keq.
  • 3:54 - 3:58
    Por për çudi, u përmirësua gjatë
    përpjekjeve të përsëritura,
  • 3:58 - 4:01
    edhe pse nuk kishte kujtesë
    për përpjekjet e mëparshme.
  • 4:01 - 4:05
    Qendrat e tij motorike, të pavetëdijshme,
    kujtonin çfarë mendja e tij harronte.
  • 4:08 - 4:12
    Çfarë Milner zbuloi ishte se kujtesa
    deklarative: emrat, datat, faktet
  • 4:12 - 4:17
    ishte ndryshe nga ajo procedurale;
    ngasja e biçikletës apo këndimi i emrit.
  • 4:17 - 4:20
    Tani e dimë që kujtesa procedurale
  • 4:20 - 4:23
    mbështet më shumë në basal ganglia
    dhe cerebellum,
  • 4:23 - 4:26
    struktura që nuk ishin prekur në trurin
    e H.M.
  • 4:26 - 4:30
    Dallimi në mes të "të dish diçka" dhe
    të dish "si të bësh diçka"
  • 4:30 - 4:33
    që nga ajo kohë, ka përforcuar
    hulumtimet e kujtesës.
  • 4:33 - 4:38
    H.M vdiq në moshën 82 vjeçare,
    pas një jete të qetë në shtëpi përkujdesi.
  • 4:38 - 4:43
    Përgjatë vitesh, ai ishte ekzaminuar nga
    më shumë se 100 neuroshkencëtarë,
  • 4:43 - 4:46
    duke e bërë atë mendjen më të
    studiuar në histori.
  • 4:46 - 4:49
    Pas vdekjes, truri i tij ishte skanuar
    e ruajtur
  • 4:49 - 4:52
    para se te pritej në mbi 2000
    pjesë të veçanta
  • 4:52 - 4:58
    dhe fotografuar për të formuar një hartë
    digjitale në nivel neuronesh individuale,
  • 4:58 - 5:02
    e gjitha gjatë një transmetimi direkt
    të ndjekur nga 400,000 njerëz.
  • 5:02 - 5:05
    Edhe pse H.M kaloi jetën e tij
    duke harruar,
  • 5:05 - 5:08
    ai dhe kontributi i tij mbi kuptimin
    tonë për kujtesën
  • 5:08 - 5:10
    do të kujtohet nëpër gjenerata.
Title:
Çfarë ndodh kur hiqni hipokampusin? - Sam Kean
Speaker:
Sam Kean
Description:

Shiko ligjëratën e plotë: http://ed.ted.com/lessons/what-happens-when-you-remove-the-hippocampus-sam-kean

Kur Henry Molaison (tani i njohur si H.M) kishte krisur kafkën në një aksident. Ai filloi të kishte sulme dhe të fikët. Në përpjekje për ta shëruar atë, kirurgu guximtar Dr.William Skoville i hoqi H.M. hipokampusin. Për fat, krizat u larguan- por po ashtu edhe kujtesa e tij afat-gjatë! Sam Kean na udhëheq nëpër këtë rast te jashtëzakonshëm mjekësor, duke detajuar gjithçka që H.M na mësoi mbi trurin dhe kujtesën.

Mësimi nga Sam Kean, animacioni nga Anton Bogaty.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TED-Ed
Duration:
05:26

Albanian subtitles

Revisions