Return to Video

Zbulimi që mund të shkaktojë rishkrimin e fizikës

  • 0:01 - 0:04
    Nëse vështroni me ngulm qiellin natën,
  • 0:04 - 0:06
    shihni yje,
  • 0:06 - 0:09
    nëse shihni më tej, shihni më tepër yje,
  • 0:09 - 0:11
    dhe, më tej, galaksi, dhe akoma më tej,
    më shumë galaksi.
  • 0:11 - 0:15
    Por nëse vazhdoni të shihni tej e më tej,
  • 0:15 - 0:18
    nuk shihni më gjë, për ca kohë,
  • 0:18 - 0:22
    dhe mandej, më në fund, shihni
    një muzg të dobët, që venitet,
  • 0:22 - 0:25
    ky është muzgu i mbetur nga Big Bengu.
  • 0:25 - 0:28
    Tani, Big Bengu ishte një epokë
    në fillimet e gjithësisë
  • 0:28 - 0:30
    kur krejt sa shohim në qiellin e natës
  • 0:30 - 0:33
    qe e dendësuar në një masë
    pabesueshmërisht të vogël,
  • 0:33 - 0:37
    pabesueshmërisht të nxehtë,
    pabesueshmërisht gurgulluese,
  • 0:37 - 0:40
    dhe prej saj buthtoi gjithë sa shohim.
  • 0:40 - 0:43
    Atë muzg e kemi hartëzuar
  • 0:43 - 0:44
    me përpikëri të madhe,
  • 0:44 - 0:46
    dhe kur them "ne",
    nuk e kam fjalën për veten.
  • 0:46 - 0:48
    E kemi hartëzuar muzgun
  • 0:48 - 0:49
    me përpikëri spektakolare,
  • 0:49 - 0:51
    dhe çka është tronditëse
  • 0:51 - 0:54
    është se shfaqet thuajse i njëtrajtshëm.
  • 0:54 - 0:56
    Katërmbëdhjetë miliardë
    vite-dritë në këtë drejtim
  • 0:56 - 0:58
    apo 14 miliardë vite-dritë në atë drejtim,
  • 0:58 - 0:59
    temperatura është po ajo.
  • 0:59 - 1:02
    Që nga Big Bengu, kanë rrjedhur
  • 1:02 - 1:04
    14 miliardë vjet,
  • 1:04 - 1:07
    ndaj është zbehur dhe ftohur.
  • 1:07 - 1:09
    Tani është 2.7 gradë.
  • 1:09 - 1:11
    Por s’është saktësisht 2.7 gradë.
  • 1:11 - 1:14
    2.7 gradë është vetëm për rreth
  • 1:14 - 1:15
    10 drejtime në një milion.
  • 1:15 - 1:16
    Këtej, është pak më i nxehtë,
  • 1:16 - 1:18
    kurse andej është pak më i ftohtë,
  • 1:18 - 1:21
    dhe kjo është jashtëzakonisht
    e rëndësishme për këdo në këtë sallë,
  • 1:21 - 1:23
    sepse ku qe pak më nxehtë,
  • 1:23 - 1:25
    kish pak më shumë lëndë,
  • 1:25 - 1:26
    dhe ku kish ca lëndë më shumë,
  • 1:26 - 1:28
    kemi galaktika, grumbuj galaktikash,
  • 1:28 - 1:30
    supergrumbuj,
  • 1:30 - 1:32
    dhe krejt strukturën që shihni në kozmos.
  • 1:32 - 1:35
    Këto panjëtrajtshmëri të vogla, të imta,
  • 1:35 - 1:38
    20 në një milion,
  • 1:38 - 1:40
    qenë formuar nga dridhje mekanike kuantike
  • 1:40 - 1:42
    në fillimet e gjithësisë, që u shtri
  • 1:42 - 1:45
    sa madhësia e krejt kozmosit.
  • 1:45 - 1:46
    Kjo është e mahnitshme,
  • 1:46 - 1:48
    por jo ajo çka gjetën të hënën;
  • 1:48 - 1:50
    çka zbuluan të hënën
    është më e bukur se kaq.
  • 1:50 - 1:52
    Ja se ç’gjetën të hënën:
  • 1:52 - 1:56
    Përfytyroni se merrni një zile,
  • 1:56 - 1:57
    dhe e goditni me çekiç.
  • 1:57 - 1:59
    Ç’ndodh? Tingëllon.
  • 1:59 - 2:01
    Por nëse prisni, tingëllima zbehet,
  • 2:01 - 2:03
    dhe zbehet e zbehet
  • 2:03 - 2:05
    derisa nuk e vini më re.
  • 2:05 - 2:07
    Gjithësia e hershme qe
    pabesueshmërisht e dendur,
  • 2:07 - 2:10
    si metal, por shumë më e dendur,
  • 2:10 - 2:12
    dhe po ta goditnit, do të tingëllonte,
  • 2:12 - 2:14
    por çka do të tingëllonte do të qe
  • 2:14 - 2:16
    vetë struktura e hapësirë-kohës,
  • 2:16 - 2:19
    me mekanikën kuantike në
    funksionin e çekiçit.
  • 2:19 - 2:21
    Ajo që gjetën të hënën
  • 2:21 - 2:23
    qe dëshmi për tingëllimën
  • 2:23 - 2:25
    e hapësirë-kohës së gjithësisë së hershme,
  • 2:25 - 2:27
    ato çka ne i quajmë valë rëndesore
  • 2:27 - 2:29
    prej epokës fillestare,
  • 2:29 - 2:31
    dhe ja se si i gjetën.
  • 2:31 - 2:33
    Këto valë ka kohë që janë zbehur.
  • 2:33 - 2:34
    Nëse dilni për një shëtitje,
  • 2:34 - 2:36
    ju nuk tundeni.
  • 2:36 - 2:39
    Këto valë rëndesore
    në strukturën e hapësirës
  • 2:39 - 2:42
    janë krejtësisht të padukshme
    për çfarëdo qëllimi praktik.
  • 2:42 - 2:45
    Por më herët, kur gjithësia prodhoi
  • 2:45 - 2:47
    atë muzg të fundit,
  • 2:47 - 2:48
    valët rëndesore shkaktuan
  • 2:48 - 2:51
    shformime të vogla në strukturën
  • 2:51 - 2:53
    e dritës që ne shohim.
  • 2:53 - 2:56
    Pra, duke vëzhguar qiellin e natës
    thellë e më thellë -
  • 2:56 - 2:58
    në fakt, këta djem kaluan tre
    vjet në Polin e Jugut,
  • 2:58 - 3:01
    duke vëzhguar përmes ajrit
    më të ftohtë, më të kthjellët,
  • 3:01 - 3:03
    më të pastër që mundën të gjenin,
  • 3:03 - 3:06
    duke vëzhguar thellë në qiellin
    e natës dhe duke studiuar
  • 3:06 - 3:09
    atë muzg për të kapur
    shformimet më të dobëta
  • 3:09 - 3:12
    të cilat janë simboli, sinjali,
  • 3:12 - 3:13
    i valëve rëndesore,
  • 3:13 - 3:16
    tingëllima e gjithësisë së hershme.
  • 3:16 - 3:17
    Dhe të hënën shpallën se
  • 3:17 - 3:19
    e kanë pikasur atë.
  • 3:19 - 3:22
    Gjëja që është kaq
    mahnitëse te kjo, për mua,
  • 3:22 - 3:24
    nuk është thjesht tingëllima,
    edhe pse ajo është e mrekullueshme.
  • 3:24 - 3:26
    Gjëja që më lë krejtësisht me gojë hapur,
  • 3:26 - 3:28
    arsyeja pse jam në këtë skenë, është se
  • 3:28 - 3:31
    ajo çka na tregon, është diçka
    e thellë rreth gjithësisë së hershme.
  • 3:31 - 3:33
    Na tregon se ne,
  • 3:33 - 3:34
    dhe çdo gjë që shohim përreth nesh
  • 3:34 - 3:37
    është në thelb një flluskë e madhe -
  • 3:37 - 3:39
    dhe kjo është ideja e zgjerimit -
  • 3:39 - 3:43
    një flluskë e madhe
    e rrethuar nga diçka tjetër.
  • 3:43 - 3:45
    Nuk është dëshmi vërtetuese mbi zgjerimin,
  • 3:45 - 3:47
    por cilado teori që s’është zgjerim
    dhe e shpjegon këtë,
  • 3:47 - 3:49
    do të dukej si kjo.
  • 3:49 - 3:50
    Që është një teori, një ide,
  • 3:50 - 3:52
    që ka ca kohë që qarkullon,
  • 3:52 - 3:53
    por kurrë nuk menduam se
    do ta vinim re vërtet.
  • 3:53 - 3:55
    Me të drejtë, menduam se nuk
    do të shihnim kurrë
  • 3:55 - 3:57
    dëshmi asgjësuese, dhe ja ku
    e kemi dëshminë asgjësuese.
  • 3:57 - 3:59
    Por ideja vërtet për të luajtur mendsh
  • 3:59 - 4:02
    është se flluska jonë është
    thjesht vetëm njëra
  • 4:02 - 4:07
    prej atyre, në një kazan më të madh,
    gurgullues, lënde universale.
  • 4:07 - 4:09
    Ne nuk do t’i shohim kurrë
    gjërat jashtë saj,
  • 4:09 - 4:11
    por me vajtjen në Polin e Jugut
    dhe shpenzimin e tri viteve
  • 4:11 - 4:14
    duke vëzhguar strukturën e hollësishme
    të qiellit të natës,
  • 4:14 - 4:16
    ne mund të zbulojmë
  • 4:16 - 4:19
    se ndoshta gjendemi në një gjithësi
    që duket pak a shumë kështu.
  • 4:19 - 4:21
    Dhe kjo mua më mahnit.
  • 4:21 - 4:23
    Shumë faleminderit!
  • 4:23 - 4:26
    (Duartrokitje)
Title:
Zbulimi që mund të shkaktojë rishkrimin e fizikës
Speaker:
Allan Adams
Description:

Më 17 Mars 2014, një grup fizikanësh njoftuan një zbulim emocionues; të dhëna te pakundershtueshme për idenë e një gjithësie zgjeruese, një piketë për kuptimin e Big Bang. Ç’do të thotë kjo për ata që s’janë fizikanë? TED i kërkoi Allan Adams të shpjegonte shkurtimisht rezultatet, në këtë prezantim të improvizuar, ilustruar nga Randall Munroe-i i xkcd-së.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
04:42
  • Mëkat që kjo video ka kaq muaj në pritje të shqyrtimit. Kam frikë se nuk e ka marrë njeri përsipër për shkak të subjektit, së pari. Dhe së dyti për shkak të përkthimit me të meta. U mundova "ta sjell në bina". Mbetet të sqarohet termi "quantum wiggles". I kam kërkuar dikujt të fushës se si është përkthyer Shqip procesi në fjalë.

  • Një specialist i fushës më thotë se termi "quantum wiggles" nuk është përdorur deri më sot nën ndonjë përkthim në Shqip, duke qenë "koncept shumë i avancuar". Sugjerimi i tij është "dridhje kuantike" dhe mua më duket i përshtatshëm. Ndaj edhe po e fus te përkthimi.

Albanian subtitles

Revisions