Nëse vështroni me ngulm qiellin natën,
shihni yje,
nëse shihni më tej, shihni më tepër yje,
dhe, më tej, galaksi, dhe akoma më tej,
më shumë galaksi.
Por nëse vazhdoni të shihni tej e më tej,
nuk shihni më gjë, për ca kohë,
dhe mandej, më në fund, shihni
një muzg të dobët, që venitet,
ky është muzgu i mbetur nga Big Bengu.
Tani, Big Bengu ishte një epokë
në fillimet e gjithësisë
kur krejt sa shohim në qiellin e natës
qe e dendësuar në një masë
pabesueshmërisht të vogël,
pabesueshmërisht të nxehtë,
pabesueshmërisht gurgulluese,
dhe prej saj buthtoi gjithë sa shohim.
Atë muzg e kemi hartëzuar
me përpikëri të madhe,
dhe kur them "ne",
nuk e kam fjalën për veten.
E kemi hartëzuar muzgun
me përpikëri spektakolare,
dhe çka është tronditëse
është se shfaqet thuajse i njëtrajtshëm.
Katërmbëdhjetë miliardë
vite-dritë në këtë drejtim
apo 14 miliardë vite-dritë në atë drejtim,
temperatura është po ajo.
Që nga Big Bengu, kanë rrjedhur
14 miliardë vjet,
ndaj është zbehur dhe ftohur.
Tani është 2.7 gradë.
Por s’është saktësisht 2.7 gradë.
2.7 gradë është vetëm për rreth
10 drejtime në një milion.
Këtej, është pak më i nxehtë,
kurse andej është pak më i ftohtë,
dhe kjo është jashtëzakonisht
e rëndësishme për këdo në këtë sallë,
sepse ku qe pak më nxehtë,
kish pak më shumë lëndë,
dhe ku kish ca lëndë më shumë,
kemi galaktika, grumbuj galaktikash,
supergrumbuj,
dhe krejt strukturën që shihni në kozmos.
Këto panjëtrajtshmëri të vogla, të imta,
20 në një milion,
qenë formuar nga dridhje mekanike kuantike
në fillimet e gjithësisë, që u shtri
sa madhësia e krejt kozmosit.
Kjo është e mahnitshme,
por jo ajo çka gjetën të hënën;
çka zbuluan të hënën
është më e bukur se kaq.
Ja se ç’gjetën të hënën:
Përfytyroni se merrni një zile,
dhe e goditni me çekiç.
Ç’ndodh? Tingëllon.
Por nëse prisni, tingëllima zbehet,
dhe zbehet e zbehet
derisa nuk e vini më re.
Gjithësia e hershme qe
pabesueshmërisht e dendur,
si metal, por shumë më e dendur,
dhe po ta goditnit, do të tingëllonte,
por çka do të tingëllonte do të qe
vetë struktura e hapësirë-kohës,
me mekanikën kuantike në
funksionin e çekiçit.
Ajo që gjetën të hënën
qe dëshmi për tingëllimën
e hapësirë-kohës së gjithësisë së hershme,
ato çka ne i quajmë valë rëndesore
prej epokës fillestare,
dhe ja se si i gjetën.
Këto valë ka kohë që janë zbehur.
Nëse dilni për një shëtitje,
ju nuk tundeni.
Këto valë rëndesore
në strukturën e hapësirës
janë krejtësisht të padukshme
për çfarëdo qëllimi praktik.
Por më herët, kur gjithësia prodhoi
atë muzg të fundit,
valët rëndesore shkaktuan
shformime të vogla në strukturën
e dritës që ne shohim.
Pra, duke vëzhguar qiellin e natës
thellë e më thellë -
në fakt, këta djem kaluan tre
vjet në Polin e Jugut,
duke vëzhguar përmes ajrit
më të ftohtë, më të kthjellët,
më të pastër që mundën të gjenin,
duke vëzhguar thellë në qiellin
e natës dhe duke studiuar
atë muzg për të kapur
shformimet më të dobëta
të cilat janë simboli, sinjali,
i valëve rëndesore,
tingëllima e gjithësisë së hershme.
Dhe të hënën shpallën se
e kanë pikasur atë.
Gjëja që është kaq
mahnitëse te kjo, për mua,
nuk është thjesht tingëllima,
edhe pse ajo është e mrekullueshme.
Gjëja që më lë krejtësisht me gojë hapur,
arsyeja pse jam në këtë skenë, është se
ajo çka na tregon, është diçka
e thellë rreth gjithësisë së hershme.
Na tregon se ne,
dhe çdo gjë që shohim përreth nesh
është në thelb një flluskë e madhe -
dhe kjo është ideja e zgjerimit -
një flluskë e madhe
e rrethuar nga diçka tjetër.
Nuk është dëshmi vërtetuese mbi zgjerimin,
por cilado teori që s’është zgjerim
dhe e shpjegon këtë,
do të dukej si kjo.
Që është një teori, një ide,
që ka ca kohë që qarkullon,
por kurrë nuk menduam se
do ta vinim re vërtet.
Me të drejtë, menduam se nuk
do të shihnim kurrë
dëshmi asgjësuese, dhe ja ku
e kemi dëshminë asgjësuese.
Por ideja vërtet për të luajtur mendsh
është se flluska jonë është
thjesht vetëm njëra
prej atyre, në një kazan më të madh,
gurgullues, lënde universale.
Ne nuk do t’i shohim kurrë
gjërat jashtë saj,
por me vajtjen në Polin e Jugut
dhe shpenzimin e tri viteve
duke vëzhguar strukturën e hollësishme
të qiellit të natës,
ne mund të zbulojmë
se ndoshta gjendemi në një gjithësi
që duket pak a shumë kështu.
Dhe kjo mua më mahnit.
Shumë faleminderit!
(Duartrokitje)