0:00:00.928,0:00:04.420 Nëse vështroni me ngulm qiellin natën, 0:00:04.420,0:00:06.036 shihni yje, 0:00:06.036,0:00:08.608 nëse shihni më tej, shihni më tepër yje, 0:00:08.608,0:00:10.767 dhe, më tej, galaksi, dhe akoma më tej,[br]më shumë galaksi. 0:00:10.767,0:00:14.640 Por nëse vazhdoni të shihni tej e më tej, 0:00:14.640,0:00:17.756 nuk shihni më gjë, për ca kohë, 0:00:17.756,0:00:22.218 dhe mandej, më në fund, shihni[br]një muzg të dobët, që venitet, 0:00:22.218,0:00:25.242 ky është muzgu i mbetur nga Big Bengu. 0:00:25.242,0:00:28.059 Tani, Big Bengu ishte një epokë[br]në fillimet e gjithësisë 0:00:28.059,0:00:30.230 kur krejt sa shohim në qiellin e natës 0:00:30.230,0:00:32.640 qe e dendësuar në një masë[br]pabesueshmërisht të vogël, 0:00:32.640,0:00:36.966 pabesueshmërisht të nxehtë,[br]pabesueshmërisht gurgulluese, 0:00:36.966,0:00:39.658 dhe prej saj buthtoi gjithë sa shohim. 0:00:39.658,0:00:42.517 Atë muzg e kemi hartëzuar 0:00:42.517,0:00:44.196 me përpikëri të madhe, 0:00:44.196,0:00:46.240 dhe kur them "ne",[br]nuk e kam fjalën për veten. 0:00:46.240,0:00:48.116 E kemi hartëzuar muzgun 0:00:48.116,0:00:49.438 me përpikëri spektakolare, 0:00:49.438,0:00:50.986 dhe çka është tronditëse 0:00:50.986,0:00:53.932 është se shfaqet thuajse i njëtrajtshëm. 0:00:53.932,0:00:55.890 Katërmbëdhjetë miliardë [br]vite-dritë në këtë drejtim 0:00:55.890,0:00:57.750 apo 14 miliardë vite-dritë në atë drejtim, 0:00:57.750,0:00:59.158 temperatura është po ajo. 0:00:59.158,0:01:02.472 Që nga Big Bengu, kanë rrjedhur 0:01:02.472,0:01:04.290 14 miliardë vjet, 0:01:04.290,0:01:06.762 ndaj është zbehur dhe ftohur. 0:01:06.762,0:01:09.070 Tani është 2.7 gradë. 0:01:09.070,0:01:11.350 Por s’është saktësisht 2.7 gradë. 0:01:11.350,0:01:13.644 2.7 gradë është vetëm për rreth 0:01:13.644,0:01:15.486 10 drejtime në një milion. 0:01:15.486,0:01:16.480 Këtej, është pak më i nxehtë, 0:01:16.480,0:01:18.348 kurse andej është pak më i ftohtë, 0:01:18.348,0:01:21.436 dhe kjo është jashtëzakonisht[br]e rëndësishme për këdo në këtë sallë, 0:01:21.436,0:01:23.160 sepse ku qe pak më nxehtë, 0:01:23.160,0:01:24.856 kish pak më shumë lëndë, 0:01:24.856,0:01:26.423 dhe ku kish ca lëndë më shumë, 0:01:26.423,0:01:28.392 kemi galaktika, grumbuj galaktikash, 0:01:28.392,0:01:29.644 supergrumbuj, 0:01:29.644,0:01:32.352 dhe krejt strukturën që shihni në kozmos. 0:01:32.352,0:01:35.464 Këto panjëtrajtshmëri të vogla, të imta, 0:01:35.464,0:01:37.746 20 në një milion, 0:01:37.746,0:01:40.500 qenë formuar nga dridhje mekanike kuantike 0:01:40.500,0:01:42.308 në fillimet e gjithësisë, që u shtri 0:01:42.308,0:01:44.587 sa madhësia e krejt kozmosit. 0:01:44.587,0:01:46.301 Kjo është e mahnitshme, 0:01:46.301,0:01:47.966 por jo ajo çka gjetën të hënën; 0:01:47.966,0:01:50.002 çka zbuluan të hënën [br]është më e bukur se kaq. 0:01:50.002,0:01:52.268 Ja se ç’gjetën të hënën: 0:01:52.268,0:01:55.771 Përfytyroni se merrni një zile, 0:01:55.771,0:01:57.382 dhe e goditni me çekiç. 0:01:57.382,0:01:59.058 Ç’ndodh? Tingëllon. 0:01:59.058,0:02:01.266 Por nëse prisni, tingëllima zbehet, 0:02:01.266,0:02:02.886 dhe zbehet e zbehet 0:02:02.886,0:02:04.828 derisa nuk e vini më re. 0:02:04.828,0:02:07.476 Gjithësia e hershme qe[br]pabesueshmërisht e dendur, 0:02:07.476,0:02:09.555 si metal, por shumë më e dendur, 0:02:09.555,0:02:11.960 dhe po ta goditnit, do të tingëllonte, 0:02:11.960,0:02:13.823 por çka do të tingëllonte do të qe 0:02:13.823,0:02:15.911 vetë struktura e hapësirë-kohës, 0:02:15.911,0:02:18.727 me mekanikën kuantike në[br]funksionin e çekiçit. 0:02:18.727,0:02:20.658 Ajo që gjetën të hënën 0:02:20.658,0:02:23.020 qe dëshmi për tingëllimën 0:02:23.020,0:02:25.335 e hapësirë-kohës së gjithësisë së hershme, 0:02:25.335,0:02:27.440 ato çka ne i quajmë valë rëndesore 0:02:27.440,0:02:28.960 prej epokës fillestare, 0:02:28.960,0:02:30.935 dhe ja se si i gjetën. 0:02:30.935,0:02:33.007 Këto valë ka kohë që janë zbehur. 0:02:33.007,0:02:34.495 Nëse dilni për një shëtitje, 0:02:34.495,0:02:36.083 ju nuk tundeni. 0:02:36.083,0:02:38.831 Këto valë rëndesore [br]në strukturën e hapësirës 0:02:38.831,0:02:41.605 janë krejtësisht të padukshme[br]për çfarëdo qëllimi praktik. 0:02:41.605,0:02:44.509 Por më herët, kur gjithësia prodhoi 0:02:44.509,0:02:46.879 atë muzg të fundit, 0:02:46.879,0:02:48.437 valët rëndesore shkaktuan 0:02:48.437,0:02:51.300 shformime të vogla në strukturën 0:02:51.300,0:02:52.827 e dritës që ne shohim. 0:02:52.827,0:02:55.793 Pra, duke vëzhguar qiellin e natës[br]thellë e më thellë - 0:02:55.793,0:02:58.431 në fakt, këta djem kaluan tre[br]vjet në Polin e Jugut, 0:02:58.431,0:03:01.020 duke vëzhguar përmes ajrit[br]më të ftohtë, më të kthjellët, 0:03:01.020,0:03:03.370 më të pastër që mundën të gjenin, 0:03:03.370,0:03:05.799 duke vëzhguar thellë në qiellin[br]e natës dhe duke studiuar 0:03:05.799,0:03:09.175 atë muzg për të kapur [br]shformimet më të dobëta 0:03:09.175,0:03:11.523 të cilat janë simboli, sinjali, 0:03:11.523,0:03:13.343 i valëve rëndesore, 0:03:13.343,0:03:15.684 tingëllima e gjithësisë së hershme. 0:03:15.684,0:03:17.471 Dhe të hënën shpallën se 0:03:17.471,0:03:19.215 e kanë pikasur atë. 0:03:19.215,0:03:21.642 Gjëja që është kaq [br]mahnitëse te kjo, për mua, 0:03:21.642,0:03:24.390 nuk është thjesht tingëllima,[br]edhe pse ajo është e mrekullueshme. 0:03:24.390,0:03:25.748 Gjëja që më lë krejtësisht me gojë hapur, 0:03:25.748,0:03:27.850 arsyeja pse jam në këtë skenë, është se 0:03:27.850,0:03:31.318 ajo çka na tregon, është diçka[br]e thellë rreth gjithësisë së hershme. 0:03:31.318,0:03:32.982 Na tregon se ne, 0:03:32.982,0:03:34.418 dhe çdo gjë që shohim përreth nesh 0:03:34.418,0:03:37.372 është në thelb një flluskë e madhe - 0:03:37.372,0:03:39.128 dhe kjo është ideja e zgjerimit - 0:03:39.128,0:03:43.020 një flluskë e madhe [br]e rrethuar nga diçka tjetër. 0:03:43.020,0:03:45.150 Nuk është dëshmi vërtetuese mbi zgjerimin, 0:03:45.150,0:03:47.324 por cilado teori që s’është zgjerim[br]dhe e shpjegon këtë, 0:03:47.324,0:03:48.641 do të dukej si kjo. 0:03:48.641,0:03:50.286 Që është një teori, një ide, 0:03:50.286,0:03:51.510 që ka ca kohë që qarkullon, 0:03:51.510,0:03:53.235 por kurrë nuk menduam se [br]do ta vinim re vërtet. 0:03:53.235,0:03:55.073 Me të drejtë, menduam se nuk[br]do të shihnim kurrë 0:03:55.073,0:03:57.321 dëshmi asgjësuese, dhe ja ku[br]e kemi dëshminë asgjësuese. 0:03:57.321,0:03:59.331 Por ideja vërtet për të luajtur mendsh 0:03:59.331,0:04:02.363 është se flluska jonë është[br]thjesht vetëm njëra 0:04:02.363,0:04:06.989 prej atyre, në një kazan më të madh,[br]gurgullues, lënde universale. 0:04:06.989,0:04:08.815 Ne nuk do t’i shohim kurrë[br]gjërat jashtë saj, 0:04:08.815,0:04:11.389 por me vajtjen në Polin e Jugut[br]dhe shpenzimin e tri viteve 0:04:11.389,0:04:13.949 duke vëzhguar strukturën e hollësishme[br]të qiellit të natës, 0:04:13.949,0:04:15.805 ne mund të zbulojmë 0:04:15.805,0:04:18.894 se ndoshta gjendemi në një gjithësi[br]që duket pak a shumë kështu. 0:04:18.894,0:04:21.317 Dhe kjo mua më mahnit. 0:04:21.317,0:04:22.653 Shumë faleminderit! 0:04:22.653,0:04:25.589 (Duartrokitje)