Return to Video

Shpikja ime e thjeshtë, për ta ruajtur gjyshin tim.

  • 0:01 - 0:04
    Cili është kërcënimi më në rritje
    për shëndetin amerikan?
  • 0:04 - 0:07
    Kanceri? Sulmi kardiak? Diabeti?
  • 0:07 - 0:09
    Në fakt, nuk është asnjëri nga këto.
  • 0:09 - 0:11
    Është sëmundja e Alzheimerit.
  • 0:11 - 0:13
    Çdo 67 sekonda
  • 0:13 - 0:16
    dikush në SHBA është i diagnostikuar
    me Alzheimer.
  • 0:17 - 0:20
    Duke qenë që numri i pacientëve
    me Alzheimer trefishohet në vitin 2050
  • 0:20 - 0:23
    kujdesja ndaj këtyre, dhe kujdesja ndaj
    pjesës tjetër të popullatës së moshuar,
  • 0:24 - 0:26
    do të bëhet një sfide shoqërore
    e pakalueshme.
  • 0:26 - 0:28
    Familja ime është
    përballur drejtëpërdrejt
  • 0:28 - 0:31
    me vështirësitë e kujdesjes,
    për një pacient me Alzheimer.
  • 0:31 - 0:33
    I rritur në një familje me
    mbi tre gjenerata,
  • 0:33 - 0:35
    gjithmonë kam qenë i afërt me gjyshin tim.
  • 0:35 - 0:37
    Kur isha 4 vjeç,
  • 0:37 - 0:39
    gjyshi im dhe unë po shëtisnim
    në një park në Japoni
  • 0:39 - 0:40
    kur ai papritmas humbi.
  • 0:40 - 0:44
    Ishte një nga momentet më të frikshme
    që kam përjetuar në jetën time.
  • 0:44 - 0:46
    gjithashtu ishte momenti i parë
    që na informoi që gjyshi im
  • 0:46 - 0:49
    kishte sëmundjen e Alzheimerit.
  • 0:49 - 0:51
    Gjatë 12 viteve të fundit,
  • 0:51 - 0:53
    gjendja e tij vinte duke u përkeqësuar
  • 0:53 - 0:55
    dhe sidomos ecjet e tij në gjumë natën
  • 0:55 - 0:56
    i shkaktuan sidomos
    shumë stres familjes time.
  • 0:56 - 0:57
    Tezja ime, kujdestarja e tij kryesore
  • 0:57 - 1:00
    ka hequr keq duke qëndruar natën
    vonë për ta mbajtur nën vëzhgim
  • 1:00 - 1:03
    e megjithatë, shpeshherë nuk ia dilte
    ta kapte kur po lëshonte shtratin.
  • 1:03 - 1:06
    Fillova të shqetësohem me
    mirëqenien e tezes sime
  • 1:06 - 1:08
    si dhe për sigurinë e gjyshit tim.
  • 1:08 - 1:09
    Kam kërkuar shumë për një zgjidhje
  • 1:09 - 1:11
    me të cilën do të mund të
    ndihmoja familjen time,
  • 1:11 - 1:12
    por nuk ia dilja.
  • 1:13 - 1:15
    Derisa një natë, para dy vitesh
  • 1:15 - 1:17
    po kujdesesha për gjyshin tim
  • 1:17 - 1:19
    dhe e pashë duke u çuar nga shtrati.
  • 1:19 - 1:21
    Në momentin që këmba e tij preku dyshemenë
  • 1:21 - 1:24
    Thash me vete : " pse nuk vë një sensor
    presioni në thembrën e tij?"
  • 1:24 - 1:27
    Sapo të ecte mbi dysheme
    dhe të çohej nga shtrati
  • 1:27 - 1:29
    Sensori shtypës do të detektonte
    rritje presioni
  • 1:29 - 1:32
    të shkaktuar nga rëndesa e trupit
    dhe pastaj, me anë të valëve wifi,
  • 1:32 - 1:34
    t'i dërgoje një sinjal me zë
    smartfonit të kujdestarit.
  • 1:34 - 1:36
    Në këtë mënyrë, tezja do të mund të flinte
    shumë më mirë natën,
  • 1:36 - 1:39
    pa u shqetësuar me ecjet
    në gjumë të gjyshit.
  • 1:39 - 1:42
    Dhe tani do të doja të ju bëj
    një demonstrim të kësaj çorapeje.
  • 1:45 - 1:47
    A mund të ma jepni një çorape në skenë,
    ju lutem ?
  • 1:47 - 1:48
    (Të qeshura)
  • 1:48 - 1:50
    Shkëlqyeshëm.
  • 1:52 - 1:54
    Pra, sapo të shkelë pacienti mbi dysheme...
  • 1:56 - 1:57
    (Zile)
  • 1:58 - 2:01
    sinjali i dërgohet smartfonit të kujdestarit.
  • 2:05 - 2:06
    Ju falemnderit. (Duartrokitje)
  • 2:06 - 2:07
    Faleminderit, vajza e çorapes.
  • 2:11 - 2:14
    Ky është një vizatim i dizajnit fillestar.
  • 2:16 - 2:18
    Dëshira ime për të krijuar një teknologji
    të bazuar në sensorë
  • 2:18 - 2:21
    ndoshta buronte nga një dashuri e përjetshme
    për sensorët dhe teknologjinë.
  • 2:22 - 2:23
    Kur isha 6 vjeç,
  • 2:23 - 2:26
    një mik i moshuar i familjes
    u rrëzua në banjë
  • 2:26 - 2:28
    dhe pësoi lëndime të rënda.
  • 2:28 - 2:29
    Aty nisa të shqetësohem për gjyshërit e mi
  • 2:29 - 2:32
    dhe vendosa të shpik
    një sistem banjoje të mençur
  • 2:32 - 2:34
    Sensorë lëvizjesh që do të instaloheshin
  • 2:34 - 2:39
    brenda pllakave të dyshemesë së banjos
    kurdo që ato të rrëzoheshin në të.
  • 2:39 - 2:43
    Meqenëse isha vetëm 6 vjeç në atë kohë
    dhe nuk kisha dalur ende nga kopshti,
  • 2:44 - 2:48
    Nuk i kisha burimet dhe mjetet e nevojshme
    për ta kthyer idenë time në realitet,
  • 2:48 - 2:52
    por megjithatë, hulumtimet e mia
    me të vërtetë më dhanë një
  • 2:52 - 2:55
    dëshirë të çeliktë për të përdorur
    sensorët që të ndihmoj të moshuarit.
  • 2:55 - 2:59
    Vërtet besoj që sensorët mund t'ua
    përmirësojnë jetën të moshuarve.
  • 3:00 - 3:04
    Kur paraqita planin tim, e kuptova që
    po përballesha me tre sfida kryesore :
  • 3:04 - 3:06
    e para, të krijoj sensorin;
  • 3:06 - 3:08
    e dyta, të dizenjoj një qark;
  • 3:08 - 3:10
    dhe e treta, të programoj
    një aplikacion për smartfon.
  • 3:10 - 3:13
    Kjo më shtyu të kuptoj që projekti im ishte
    në fakt shumë më i vështirë për t'u realizuar
  • 3:13 - 3:15
    se sa e kisha menduar në fillim.
  • 3:15 - 3:17
    E para, mu desh që të krijoj një sensor
    që vishet e që ishte i hollë
  • 3:18 - 3:21
    dhe mjaft fleksibël për t'u mbajtur në
    thembrën e pacientit.
  • 3:21 - 3:24
    Pas shumë hulumtimeve dhe testimeve,
    në materiale si goma,
  • 3:24 - 3:28
    që doli të ishte shumë i trashë
    për t'u veshur fiks në thembër
  • 3:28 - 3:30
    vendosa të printoj një film-sensor
  • 3:30 - 3:33
    me grimca përçuesish elektrikë.
  • 3:33 - 3:36
    Sapo të aplikohet presioni, lidhja
    në mes grimcave zmadhohet.
  • 3:36 - 3:39
    Ndaj, munda të dizenjoj një qark që
    do të maste presionin
  • 3:39 - 3:41
    duke e matur rezistencën elektrike.
  • 3:41 - 3:44
    Pastaj, m'u desh të dizenjoj një
    qark wifi që mund të vishet lehtë.
  • 3:44 - 3:47
    por, transmisioni i sinjalit wifi
    konsumon shumë energji
  • 3:47 - 3:49
    dhe kërkon bateri të rënda dhe voluminoze.
  • 3:49 - 3:53
    Fatmirësisht, munda të mësoj
    mbi teknologjinë Bluetooth,
  • 3:53 - 3:56
    e cila konsumon shumë pak energji dhe
    mund të përçohet me bateri të vogla.
  • 3:56 - 4:00
    Kjo parandaloi që aparati të harxhohet
    në mes të natës.
  • 4:00 - 4:02
    Së fundi, m'u desh të kodoj një aplikacion
    për smartfonë
  • 4:02 - 4:04
    që do të transformonte thelbësisht
  • 4:04 - 4:06
    smartfonin e kujdestarit në një
    monitorues nga larg.
  • 4:06 - 4:09
    Për këtë, m'u desh që të zgjeroj
    njohuritë e mia mbi kodimin Java dhe XCode
  • 4:09 - 4:13
    dhe poashtu, si të programoj për
    aparate bluetooth të vogla në energji
  • 4:13 - 4:16
    duke parë kurse në Youtube
    dhe duke lexuar libra të ndryshëm.
  • 4:17 - 4:21
    Duke i bashkuar gjitha këto,
    isha i aftë të krijoj dy prototipe
  • 4:21 - 4:23
    në njërin, sensori është i futur
    brenda në çorape
  • 4:23 - 4:26
    dhe tjetri që është një sensor
    i montueshëm
  • 4:26 - 4:28
    që mund të ngjitet kudo ku mund
    të ketë kontakt
  • 4:28 - 4:30
    me thembrën e pacientit.
  • 4:30 - 4:33
    E kam testuar këtë aparat tek
    gjyshi im për gati një vit
  • 4:33 - 4:35
    dhe ka pasur 100 përqind sukses,
  • 4:35 - 4:38
    duke detektuar mbi 900 raste
    të të ecurit e tij në gjumë.
  • 4:39 - 4:41
    Verën e shkuar munda të bëj një
    beta testim aparatit tim
  • 4:41 - 4:44
    në shumë shtëpi kujdestarie në Kaliforni
  • 4:44 - 4:46
    dhe aktualisht jam duke grumbulluar
    reagimet
  • 4:46 - 4:49
    në mënyrë që të përmirësoj aparatin
    në një produkt që mund të shitet.
  • 4:49 - 4:51
    Duke e testuar aparatin në shumë pacientë
  • 4:51 - 4:53
    më bëri të kuptoj që duhet të
    gjeja nje zgjidhje
  • 4:53 - 4:56
    për njerëz të cilët nuk donin
    të vishnin çorape natën në gjumë.
  • 4:57 - 5:00
    Pra, të dhënat e sensorit, të grumbulluara
    në shumë pacientë
  • 5:00 - 5:03
    mund të jenë të vlefshme për të përmirësuar
    kujdesjen ndaj pacientit.
  • 5:03 - 5:05
    dhe poashtu, ndoshta duke e çuar atë
    drejt kurimit.
  • 5:05 - 5:07
    Për shembull, tani për tani po shqyrtoj
  • 5:07 - 5:10
    ndërlidhjet në mes shpeshtësisë
    së zgjuarjeve në gjumë të pacientit
  • 5:10 - 5:13
    aktivitetet e tij ditore, dhe dietës.
  • 5:14 - 5:17
    Një gjë që s'do ta harroj kurrë
    është kur aparati im,
  • 5:17 - 5:19
    për herë të parë, zuri gjyshin tim
    duke ecur në gjumë.
  • 5:19 - 5:22
    Në atë moment, isha i shtangur
    nga fuqia e teknologjisë
  • 5:22 - 5:24
    e cila e përmirëson jetën.
  • 5:24 - 5:26
    Njerëzit që jetojnë të lumtur dhe
    të shëndetshëm...
  • 5:26 - 5:28
    Kjo është bota që ëndërroj.
  • 5:28 - 5:30
    Falemnderit shumë.
  • 5:30 - 5:34
    (Duartrokitje).
Title:
Shpikja ime e thjeshtë, për ta ruajtur gjyshin tim.
Speaker:
Keneth Shinozuka
Description:

60 përqind e njerëzve me Alzheimer, ecin në gjumë natën, një çështje që rezulton tepër e stresueshme për të dy: edhe pacientët edhe kujdestarët. Në këtë ligjeratë simpatike, dëgjoni se si adoleshenti Keneth Shinozuka erdhi me një zgjidhje inovative për të ndihmuar gjyshin somnabul, dhe tezen që kujdeset për të...tash ai shpreson të ndihmoje të tjerë të sëmurë me Alzheimer.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
05:46

Albanian subtitles

Revisions