Cili është kërcënimi më në rritje për shëndetin amerikan? Kanceri? Sulmi kardiak? Diabeti? Në fakt, nuk është asnjëri nga këto. Është sëmundja e Alzheimerit. Çdo 67 sekonda dikush në SHBA është i diagnostikuar me Alzheimer. Duke qenë që numri i pacientëve me Alzheimer trefishohet në vitin 2050 kujdesja ndaj këtyre, dhe kujdesja ndaj pjesës tjetër të popullatës së moshuar, do të bëhet një sfide shoqërore e pakalueshme. Familja ime është përballur drejtëpërdrejt me vështirësitë e kujdesjes, për një pacient me Alzheimer. I rritur në një familje me mbi tre gjenerata, gjithmonë kam qenë i afërt me gjyshin tim. Kur isha 4 vjeç, gjyshi im dhe unë po shëtisnim në një park në Japoni kur ai papritmas humbi. Ishte një nga momentet më të frikshme që kam përjetuar në jetën time. gjithashtu ishte momenti i parë që na informoi që gjyshi im kishte sëmundjen e Alzheimerit. Gjatë 12 viteve të fundit, gjendja e tij vinte duke u përkeqësuar dhe sidomos ecjet e tij në gjumë natën i shkaktuan sidomos shumë stres familjes time. Tezja ime, kujdestarja e tij kryesore ka hequr keq duke qëndruar natën vonë për ta mbajtur nën vëzhgim e megjithatë, shpeshherë nuk ia dilte ta kapte kur po lëshonte shtratin. Fillova të shqetësohem me mirëqenien e tezes sime si dhe për sigurinë e gjyshit tim. Kam kërkuar shumë për një zgjidhje me të cilën do të mund të ndihmoja familjen time, por nuk ia dilja. Derisa një natë, para dy vitesh po kujdesesha për gjyshin tim dhe e pashë duke u çuar nga shtrati. Në momentin që këmba e tij preku dyshemenë Thash me vete : " pse nuk vë një sensor presioni në thembrën e tij?" Sapo të ecte mbi dysheme dhe të çohej nga shtrati Sensori shtypës do të detektonte rritje presioni të shkaktuar nga rëndesa e trupit dhe pastaj, me anë të valëve wifi, t'i dërgoje një sinjal me zë smartfonit të kujdestarit. Në këtë mënyrë, tezja do të mund të flinte shumë më mirë natën, pa u shqetësuar me ecjet në gjumë të gjyshit. Dhe tani do të doja të ju bëj një demonstrim të kësaj çorapeje. A mund të ma jepni një çorape në skenë, ju lutem ? (Të qeshura) Shkëlqyeshëm. Pra, sapo të shkelë pacienti mbi dysheme... (Zile) sinjali i dërgohet smartfonit të kujdestarit. Ju falemnderit. (Duartrokitje) Faleminderit, vajza e çorapes. Ky është një vizatim i dizajnit fillestar. Dëshira ime për të krijuar një teknologji të bazuar në sensorë ndoshta buronte nga një dashuri e përjetshme për sensorët dhe teknologjinë. Kur isha 6 vjeç, një mik i moshuar i familjes u rrëzua në banjë dhe pësoi lëndime të rënda. Aty nisa të shqetësohem për gjyshërit e mi dhe vendosa të shpik një sistem banjoje të mençur Sensorë lëvizjesh që do të instaloheshin brenda pllakave të dyshemesë së banjos kurdo që ato të rrëzoheshin në të. Meqenëse isha vetëm 6 vjeç në atë kohë dhe nuk kisha dalur ende nga kopshti, Nuk i kisha burimet dhe mjetet e nevojshme për ta kthyer idenë time në realitet, por megjithatë, hulumtimet e mia me të vërtetë më dhanë një dëshirë të çeliktë për të përdorur sensorët që të ndihmoj të moshuarit. Vërtet besoj që sensorët mund t'ua përmirësojnë jetën të moshuarve. Kur paraqita planin tim, e kuptova që po përballesha me tre sfida kryesore : e para, të krijoj sensorin; e dyta, të dizenjoj një qark; dhe e treta, të programoj një aplikacion për smartfon. Kjo më shtyu të kuptoj që projekti im ishte në fakt shumë më i vështirë për t'u realizuar se sa e kisha menduar në fillim. E para, mu desh që të krijoj një sensor që vishet e që ishte i hollë dhe mjaft fleksibël për t'u mbajtur në thembrën e pacientit. Pas shumë hulumtimeve dhe testimeve, në materiale si goma, që doli të ishte shumë i trashë për t'u veshur fiks në thembër vendosa të printoj një film-sensor me grimca përçuesish elektrikë. Sapo të aplikohet presioni, lidhja në mes grimcave zmadhohet. Ndaj, munda të dizenjoj një qark që do të maste presionin duke e matur rezistencën elektrike. Pastaj, m'u desh të dizenjoj një qark wifi që mund të vishet lehtë. por, transmisioni i sinjalit wifi konsumon shumë energji dhe kërkon bateri të rënda dhe voluminoze. Fatmirësisht, munda të mësoj mbi teknologjinë Bluetooth, e cila konsumon shumë pak energji dhe mund të përçohet me bateri të vogla. Kjo parandaloi që aparati të harxhohet në mes të natës. Së fundi, m'u desh të kodoj një aplikacion për smartfonë që do të transformonte thelbësisht smartfonin e kujdestarit në një monitorues nga larg. Për këtë, m'u desh që të zgjeroj njohuritë e mia mbi kodimin Java dhe XCode dhe poashtu, si të programoj për aparate bluetooth të vogla në energji duke parë kurse në Youtube dhe duke lexuar libra të ndryshëm. Duke i bashkuar gjitha këto, isha i aftë të krijoj dy prototipe në njërin, sensori është i futur brenda në çorape dhe tjetri që është një sensor i montueshëm që mund të ngjitet kudo ku mund të ketë kontakt me thembrën e pacientit. E kam testuar këtë aparat tek gjyshi im për gati një vit dhe ka pasur 100 përqind sukses, duke detektuar mbi 900 raste të të ecurit e tij në gjumë. Verën e shkuar munda të bëj një beta testim aparatit tim në shumë shtëpi kujdestarie në Kaliforni dhe aktualisht jam duke grumbulluar reagimet në mënyrë që të përmirësoj aparatin në një produkt që mund të shitet. Duke e testuar aparatin në shumë pacientë më bëri të kuptoj që duhet të gjeja nje zgjidhje për njerëz të cilët nuk donin të vishnin çorape natën në gjumë. Pra, të dhënat e sensorit, të grumbulluara në shumë pacientë mund të jenë të vlefshme për të përmirësuar kujdesjen ndaj pacientit. dhe poashtu, ndoshta duke e çuar atë drejt kurimit. Për shembull, tani për tani po shqyrtoj ndërlidhjet në mes shpeshtësisë së zgjuarjeve në gjumë të pacientit aktivitetet e tij ditore, dhe dietës. Një gjë që s'do ta harroj kurrë është kur aparati im, për herë të parë, zuri gjyshin tim duke ecur në gjumë. Në atë moment, isha i shtangur nga fuqia e teknologjisë e cila e përmirëson jetën. Njerëzit që jetojnë të lumtur dhe të shëndetshëm... Kjo është bota që ëndërroj. Falemnderit shumë. (Duartrokitje).