Return to Video

critique and feedback - the story of austin's butterfly - Ron Berger

  • 0:03 - 0:06
    Çfarë do t'u thonit mësuesve
  • 0:06 - 0:09
    nëse nxënësit nuk po punojnë mirë?
  • 0:09 - 0:10
    A mund të mësojnë diçka nga kjo?
  • 0:10 - 0:13
    Apo do të thonit që do të mësonin ndryshe në klasë?
  • 0:13 - 0:17
    Kjo histori quhet Flutura e Ostinit.
  • 0:17 - 0:21
    Dhe është një ngjarje e vërtetë mbi një djalë në klasë të parë. Ai quhet Ostin
  • 0:21 - 0:27
    dhe shkon në shkollë, ose shkonte në shkollë në një qytet që quhet Boise, Idaho.
  • 0:27 - 0:33
    Në klasë në Boise Idaho po mësonin mbi fluturat dhe ai duhet të bënte një projekt
  • 0:33 - 0:36
    Detyra e tij në klasë të parë ishte të vizatonte një flutur.
  • 0:36 - 0:38
    Dhe kjo ishte flutura që zgjodhi ai
  • 0:39 - 0:41
    Ostin duhet të përdorte këtë foto për model
  • 0:41 - 0:46
    dhe duhet të bënte një vizatim shkencor të kësaj fluture
  • 0:46 - 0:48
    Kjo quhet flutur tigër bishtdallëndyshe.
  • 0:48 - 0:50
    Nxënësi: E dija!
  • 0:50 - 0:52
    Tobi, a mund të më thuash përse quhet tigër?
  • 0:52 - 0:56
    Nxënësi: Se ka ca si vija tigri mu atje!
  • 0:56 - 0:59
    Mirë. Pra, kjo ishte çfarë vizatoi Ostin.
  • 0:59 - 1:03
    Ai duhet të bënte një vizatim shkencor të kësaj fluture,
  • 1:03 - 1:05
    por mbani mend, Ostin është vetëm në klasë të parë.
  • 1:05 - 1:06
    Dhe e dini çfarë bëri?
  • 1:06 - 1:09
    Harroi të shikonte me kujdes, si një shkencëtar.
  • 1:09 - 1:15
    Ai mori fletën dhe thjesht filloi të bënte vizatimin e një fluture që kishte në mendje
  • 1:15 - 1:19
    Dhe nuk po shikonte si shkencëtar, ndaj kjo ishte çfarë vizatoi.
  • 1:20 - 1:23
    Nuk është keq! Dhe është flutur.
  • 1:23 - 1:24
    Po a duket tamam si kjo?
  • 1:25 - 1:27
    Nxënësit: Jo...
  • 1:27 - 1:28
    Jo, ende jo.
  • 1:28 - 1:31
    Ende nuk duket pikërisht si kjo.
  • 1:31 - 1:34
    Për fat të mirë, Ostin nuk shkonte në një shkollë të zakonshme
  • 1:34 - 1:38
    Ishte një shkollë ku mësohej me projekte, njësoj si shkolla juaj.
  • 1:38 - 1:41
    Kështuqë ata nuk e panë vizatimin dhe thjesht t'i thonin: "Mirë, Ostin! E mbarove!"
  • 1:41 - 1:46
    Ata i thanë: "Ostin, fillim i mbarë! Tani ne mund të fillojmë të të japim kritika,
  • 1:46 - 1:49
    në mënyrë që të bësh një bocë të dytë dhe ta bësh më mirë."
  • 1:49 - 1:53
    dhe një bocë të tretë dhe ta bësh më mirë që ti ta bësh shumë shumë të ngjashme me këtë.
  • 1:53 - 1:54
    dhe ai ishte gati të fillonte.
  • 1:54 - 1:58
    Të gjithë nxënësit e grupit të tij të kritikës u ulën përtokë, siç jeni ulur ju.
  • 1:58 - 2:01
    Dhe vendosën ta ndajnë këshillën në dy lloje.
  • 2:01 - 2:05
    Së pari, vetëm formën e krahëve.
  • 2:08 - 2:11
    dhe kur forma ishte siç duhet, ata i dhanë këshilla për modelin brenda krahëve.
  • 2:11 - 2:12
    Aulia, çfarë do i thoje ti?
  • 2:12 - 2:14
    Mund ta bësh shumë me majë.
  • 2:14 - 2:17
    Mirë! Këto krahët mund të jenë shumë më me majë.
  • 2:17 - 2:18
    Kush tjetër do të shtonte diçka?
  • 2:18 - 2:19
    Etak, çfarë do i thoje ti?
  • 2:19 - 2:21
    Po për këndin?
  • 2:21 - 2:25
    Sepse, nuk dua të jem i keq, por nuk janë të saktë. Kështuqë...
  • 2:25 - 2:28
    Shumë mirë! Ma trego! Eja këtu, Etak!
  • 2:28 - 2:31
    Më trego ku... çfarë do i kërkoje ti që të ndryshonte pak.
  • 2:31 - 2:33
    Ëh, për shembull t'i bënte pak më të gjatë?
  • 2:33 - 2:35
    Ku më të gjatë? Vizatoje ku do të doje që t'i bënte ai.
  • 2:35 - 2:36
    Këtu për shembull.
  • 2:36 - 2:39
    Pra ta tërheqë këtë më shumë?
  • 2:39 - 2:39
    Po.
  • 2:39 - 2:41
    Kjo është shumë specifike, Etak. Faleminderit.
  • 2:41 - 2:42
    Xhemila, çfarë do i thoje ti?
  • 2:42 - 2:47
    Është...si... si trekëndësh?
  • 2:47 - 2:53
    Më pëlqen shumë, Xhemila. Pra, po thua më shumë si një formë trekëndëshi. Dhe unë jam dakord me ty.
  • 2:53 - 2:57
    E dini çfarë, edhe ata nxënësit e klasës së parë kishin pak a shumë këto këshilla.
  • 2:57 - 2:59
    Dhe e dini çfarë tha Ostin?
  • 2:59 - 3:05
    Ai tha: "Dakord! Do e provoj." Dhe u ul. Dhe vizatoi këtë.
  • 3:05 - 3:07
    Uau!
  • 3:07 - 3:09
    A duket më shumë si trekëndësh?
  • 3:09 - 3:10
    Po... po.
  • 3:10 - 3:12
    A u zgjat si sugjeroi Etak?
  • 3:12 - 3:13
    Po.
  • 3:13 - 3:16
    A shtoi ca dhëmbëza (po) si Sindi?
  • 3:16 - 3:18
    A e hoqi atë fundin?
  • 3:18 - 3:19
    Po.
  • 3:19 - 3:23
    Pra, ai i dëgjoi shokët dhe e përmirësoi.
  • 3:23 - 3:25
    Por nuk është perfekte. Tobi, si thua ti?
  • 3:25 - 3:33
    Do i thoja mos i vendos ato si bishta kaq me majë nga brenda, ktheje majën poshtë.
  • 3:33 - 3:35
    Mirë! Pra, Etan, çfarë do i thoje ti?
  • 3:35 - 3:39
    Mendoj se duhet t'i bësh krahët më shumë kështu, jo kështu.
  • 3:39 - 3:40
    Në rregull.
  • 3:40 - 3:44
    Ai i dëgjoi shokët dhe i thanë që vërtetë është më mirë tani Ostin.
  • 3:44 - 3:46
    Boca e dytë vërtetë është më mirë.
  • 3:46 - 3:48
    Mbase mund të bëjë një të tretë.
  • 3:48 - 3:51
    Mirë! Mbase mund të bëjë një të tretë.
  • 3:52 - 3:53
    Kështu ai bëri një vizatim të tretë.
  • 3:53 - 3:55
    Ky është vizatimi i tretë.
  • 3:55 - 3:58
    Ky është vizatimi i tretë. Hadli, pikërisht ashtu.
  • 3:58 - 4:00
    Elija, çfarë vë re?
  • 4:00 - 4:08
    Një krah është më me majë se tjetri. Dhe kjo anë është pak më e lartë se tjetra.
  • 4:08 - 4:08
    Mirë
  • 4:08 - 4:10
    Kobern?
  • 4:10 - 4:14
    Këtu, nuk e ka këtë gjënë brenda ende.
  • 4:14 - 4:17
    Ah! Në rregull! Ende ka nevojë ta rregullojë pak.
  • 4:17 - 4:19
    Pra ju mendoni se mbase duhet të bëjë një provë të katërt?
  • 4:19 - 4:21
    Nxënësit: Po!
  • 4:21 - 4:22
    Mirë, edhe ai tha po këtë.
  • 4:22 - 4:29
    Ai tha: "Mos! Në rregull. E kuptova, do shkoj të bëj një provë të katërt."
  • 4:29 - 4:30
    Ai dëgjoi këshillën!
  • 4:30 - 4:34
    Ai i dëgjoi! A duket më e barabartë si sugjeroi Elia?
  • 4:34 - 4:36
    Po!
  • 4:36 - 4:39
    A duket sikur është më e mprehtë, siç po sugjeronte Sindi?
  • 4:40 - 4:44
    Dhe si po thoshte Etak, këndi duket më mirë.
  • 4:44 - 4:47
    Pra tani Ostin po ndihej shumë mirë.
  • 4:47 - 4:49
    Ai tha "A jam gati t'i shtoj modele?"
  • 4:49 - 4:55
    Ata i thanë, "Në rregull. Pse nuk përpiqesh të shtosh pak nga modeli?"
  • 4:55 - 4:57
    Dhe kështu bëri!
  • 4:57 - 4:58
    Ai është i zoti
  • 4:58 - 5:00
    Është kaq i zoti!
  • 5:00 - 5:03
    Dhe ata thanë, "Ostin, je gati ta ngjyrosësh."
  • 5:03 - 5:07
    Le të shohim vizatimin e tij të fundit.
  • 5:07 - 5:10
    Pra çfarë mendoni? A doli vërtetë shumë mirë?
  • 5:10 - 5:13
    Nxënësit: Po!
  • 5:13 - 5:16
    Po ju kujtoj ku filloi, thjesht t'jua kujtoj shpejt.
  • 5:16 - 5:22
    Dhe më pas, çfarë mendoni se sa shumë përparoi ai?
  • 5:22 - 5:24
    Etak, çfarë do thoje për përparimin e tij?
  • 5:24 - 5:26
    Ka bërë shumë përparim.
  • 5:26 - 5:29
    Ai këmbënguli për ta bërë.
  • 5:29 - 5:32
    Shokët e tij ishin të ndershëm me të.
  • 5:32 - 5:39
    Ç'mund të thoni për llojet e këshillave që i dhanë që e lejuan të përmirësohet çdo herë?
  • 5:39 - 5:40
    Hasan?
  • 5:40 - 5:43
    Epo, ata i thanë çfarë nuk ishte mirë.
  • 5:43 - 5:46
    A i thanë thjesht që kjo është gabim, apo ishin më specifikë?
  • 5:46 - 5:48
    Ata ishin specifikë, por nuk ishin të këqinj.
  • 5:48 - 5:50
    Shkëlqyeshëm!
  • 5:50 - 5:51
    Hadli.
  • 5:51 - 5:53
    Ai bëri gjashtë vizatime.
  • 5:53 - 5:56
    A është kjo diçka nga e cila mund të mësoni ju?
  • 5:56 - 5:57
    Çfarë duhet të mësojmë prej saj?
  • 5:57 - 6:01
    Mund të bësh vizatime të tjera nëse nuk është në rregull.
  • 6:01 - 6:02
    Mirë
  • 6:02 - 6:05
    Pra, nëse nuk është e saktë, ti mund të vazhdosh të bësh vizatime të tjera që ta përmirësosh.
  • 6:05 - 6:08
    Dhe nuk përdor thjesht gjërat që ke në kokë.
  • 6:08 - 6:10
    Duhet të kesh sy të mprehtë.
  • 6:10 - 6:13
    Mirë! Ai përdori sytë e shkencëtarit.
  • 6:13 - 6:13
    Shumë mirë.
Title:
critique and feedback - the story of austin's butterfly - Ron Berger
Description:

more » « less
Video Language:
English
Duration:
06:31

Albanian subtitles

Revisions