Kërkimi i atomit në 2400 vjet - Theresa Doud
-
0:07 - 0:09Çfarë kanë të përbashkët një
filozof i vjetër Grek -
0:09 - 0:12dhe një Kuaker i shekullit të 19-të
-
0:12 - 0:15me shkencëtarë fitues të çmimit Nobel?
-
0:17 - 0:21Edhe pse ata janë të ndarë nga
më shumë se 2,400 vite histori -
0:21 - 0:25secili prej tyre ka kontribuar në
përgjigjjen e pyetjes së përjetshme: -
0:25 - 0:27nga çfarë përbëhen gjërat?
-
0:27 - 0:31Ishte rreth vitit 440 Para Erës Sonë
kur Demokriti së pari propozoi -
0:31 - 0:35se gjithçka në botë përbëhej
nga grimca të vogla -
0:35 - 0:38të rrethuara me hapësirë boshe.
-
0:38 - 0:41Dhe ai madje spekuloi se ato
dallojnë në madhësi dhe formë -
0:41 - 0:44varësisht nga substanca që kompozojnë.
-
0:44 - 0:50Ai i quajti këto grimca "atomos",
Greqisht për "të pandashme" -
0:50 - 0:54Idetë e tij u kundërshtuan nga
filozofët më të njohur të kohës së tij. -
0:54 - 0:57Aristoteli, për shembull,
kundërshtoi plotësisht -
0:57 - 1:00duke deklaruar se materia
përbëhej nga 4 elemente: -
1:00 - 1:03toka, era, uji dhe zjarri,
-
1:03 - 1:07dhe shumica e shkencëtarëve të
mëvonshëm ndoqën mendimin e tij. -
1:07 - 1:12Atomet do të qëndronin të
harruara deri në 1808, -
1:12 - 1:18kur një mësues Kuaker i quajtur Xhon Dalton
u përpoq të sfidonte teorinë Aristoteliane. -
1:18 - 1:22Përderisa atomizmi i Demokritit
ishte plotësisht teorik, -
1:22 - 1:26Daltoni tregoi se substancat e zakonshme
gjithmonë ndaheshin në të njëjtat elemente -
1:26 - 1:28me të njëjtat proporcione,
-
1:28 - 1:31Ai konkludoi se përzierjet e ndryshme
-
1:31 - 1:34ishin kombinime të atomeve
të elementeve të ndryshme, -
1:34 - 1:36secila e një mase dhe madhësie të veçantë
-
1:36 - 1:39që as nuk mund të krijohej,
e as të shkatërrohej. -
1:39 - 1:42Edhe pse ai morri shumë nderime
për punën e tij, -
1:42 - 1:46si Kuaker, Daltoni jetoi në mënyrë
modeste deri në vdekje. -
1:46 - 1:49Teoria atomike tani ishte e pranuar
nga komuniteti shkencor, -
1:49 - 1:51por zhvillimi tjetër i madh
-
1:51 - 1:54nuk do të vinte deri
gati një shekull më vonë -
1:54 - 2:00me zbulimin e elektronit në 1897
nga fizikanti J.J. Tomson. -
2:00 - 2:03Në atë që ne mund ta quajmë
modeli "biskotë me çokollatë" i atomit, -
2:03 - 2:08ai tregoi atomet si sfera të paketuara
identike të materies pozitive -
2:08 - 2:11të mbushura me elektrone të
ngarkuara negativisht. -
2:11 - 2:15Tomsoni fitoi çmimin Nobel në
1906 për zbulimin e tij të elektronit, -
2:15 - 2:19por modeli i tij i atomit
nuk qëndroi rrotull gjatë. -
2:19 - 2:24Kjo sepse ai ndodhi të kishte
disa studentë mjaft të mençur, -
2:25 - 2:27duke përfshirë njëfarë Ernest Rutherford,
-
2:27 - 2:31që do të bëhej i njohur si
babai i epokës nukleare. -
2:31 - 2:34Gjatë studimit të efekteve të
rrezeve-X në gazra, -
2:34 - 2:37Rutherford-i vendosi të hulumtonte
atomet më afër -
2:37 - 2:43duke qëlluar grimca alfa të vogla,
pozitivisht të ngarkuara në një fletë ari. -
2:43 - 2:44Nën modelin e Thompson-it,
-
2:44 - 2:47ngarkesa hollësisht
e shpërndarë e atomit -
2:47 - 2:51nuk do të ishte e mjaftueshme për
shmangien e grimcave në çfarëdo vendi. -
2:51 - 2:53Efekti do të kishte qenë
si një grumbull topash tenisi -
2:53 - 2:56duke goditur nëpër një
ekran të hollë letre. -
2:56 - 2:58Por ndërsa shumica e grimcave
kaluan përtej, -
2:58 - 3:01disa kërcyen mbrapsht,
-
3:01 - 3:06duke sugjeruar që fleta ishte më shumë si
një rrjetë e trashë me vrima të mëdha. -
3:06 - 3:10Rutherford-i konkludoi që atomet përbëheshin
nga hapësira të mëdha boshe -
3:10 - 3:12me vetëm disa elektrone,
-
3:12 - 3:15ndërsa shumica e masës ishte
e koncentruar në qendër, -
3:15 - 3:17të cilës ia la emrin bërthamë.
-
3:17 - 3:19Grimcat alfa kaluan përmes vrimave
-
3:19 - 3:24por kërcyen mbrapsht nga bërthama,
e dendur, pozitivisht e ngarkuar. -
3:24 - 3:27Por teoria atomike nuk ishte
ende e plotësuar. -
3:27 - 3:32Në vitin 1913, një tjetër student
i Thompson-it me emrin Niles Bohr -
3:32 - 3:34zgjeroi modelin nuklear të Rutherford-it.
-
3:34 - 3:38Duke vazhduar mbi punën e mëhershme nga
Max Planck dhe Albert Ajnshtajn -
3:38 - 3:41ai përcaktoi se elektronet
orbitojnë bërthamën -
3:41 - 3:44në distanca dhe energji fikse,
-
3:44 - 3:48të afta për të kërcyer nga një nivel
në tjetrin, por jo për të ekzistuar në -
3:48 - 3:49hapësirën ndërmjet.
-
3:49 - 3:53Modeli planetar i Borit mori vëmendje
qendrore, -
3:53 - 3:56por së shpejti, edhe ai hasi
disa komplikime. -
3:56 - 4:00Eksperimentet kishin treguar se në
vend të së qenurit grimca të veçanta, -
4:00 - 4:04elektronet njëkohësisht silleshin si valë,
-
4:04 - 4:07duke mos u kufizuar në një
pikë të caktuar në hapësirë. -
4:07 - 4:11Dhe në formulimin e principit
të tij të famshëm të pasigurisë, -
4:11 - 4:14Werner Heisenberg tregoi se ishte
e pamundur të përcaktosh -
4:14 - 4:18të dyja shpejtësinë dhe pozicionin
ekzakt të elektroneve -
4:18 - 4:20ndërsa lëvizin rreth një atomi.
-
4:20 - 4:23Ideja që elektronet nuk mund
të lokalizohen saktë -
4:23 - 4:26por ekzistojnë përbrenda një
shtrirje lokacionesh të mundshme -
4:26 - 4:30i dha ngritje modelit aktual
kuantik të atomit, -
4:30 - 4:33një teori mahnitëse me një seri
të re të kompleksiteteve, -
4:33 - 4:36implikimet e të cilave ende
nuk janë kuptuar plotësisht. -
4:36 - 4:39Edhe pse kuptimi jonë për atomet
vazhdon të ndryshojë, -
4:39 - 4:42fakti bazik i atomeve qëndron,
-
4:42 - 4:45pra le të festojmë triumfin
e teorisë atomike -
4:45 - 4:47me disa fishekzjarre.
-
4:47 - 4:50Përderisa elektronet që orbitojnë një atom
ndërrojnë nivelet energjetike, -
4:50 - 4:55ato absorbojnë ose lirojnë energji në
formë të gjatësive valore të dritës, -
4:55 - 4:58duke rezultuar në të gjitha ngjyrat
mahnitëse që i shohim. -
4:58 - 5:01Dhe mund ta imagjinojmë Demokritin
duke shikuar nga ndokund, -
5:01 - 5:04i kënaqur që më shumë se 2 mileniume
më vonë -
5:04 - 5:07doli që ai kishte pasur të drejtë
gjatë gjithë kësaj kohe.
- Title:
- Kërkimi i atomit në 2400 vjet - Theresa Doud
- Description:
-
Lexo të gjithë leksionin në: http://ed.ted.com/lessons/the-2-400-year-search-for-the-atom-theresa-doud
Si e dimë se nga cfarë është bërë lënda? Rruga e gjatë drejt atomit, ka filluar 2400 vjet më parë, me punën e një filozofi grek e më vonë nga një Kuakër e disa shkencëtarë të cmimit Nobel. Theresa Doud shpjegon në detaje historinë e teorisë atomike.
Leksioni nga Theresa Doud, animacioni nga TED-Ed.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TED-Ed
- Duration:
- 05:23
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for The 2,400-year search for the atom - Theresa Doud | ||
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for The 2,400-year search for the atom - Theresa Doud | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for The 2,400-year search for the atom - Theresa Doud | ||
Çlirim Sheremeti edited Albanian subtitles for The 2,400-year search for the atom - Theresa Doud | ||
Çlirim Sheremeti edited Albanian subtitles for The 2,400-year search for the atom - Theresa Doud | ||
Çlirim Sheremeti edited Albanian subtitles for The 2,400-year search for the atom - Theresa Doud | ||
Çlirim Sheremeti edited Albanian subtitles for The 2,400-year search for the atom - Theresa Doud | ||
Çlirim Sheremeti edited Albanian subtitles for The 2,400-year search for the atom - Theresa Doud |