1 00:00:06,800 --> 00:00:09,222 Çfarë kanë të përbashkët një filozof i vjetër Grek 2 00:00:09,270 --> 00:00:12,413 dhe një Kuaker i shekullit të 19-të 3 00:00:12,427 --> 00:00:14,847 me shkencëtarë fitues të çmimit Nobel? 4 00:00:16,916 --> 00:00:20,940 Edhe pse ata janë të ndarë nga më shumë se 2,400 vite histori 5 00:00:20,940 --> 00:00:25,045 secili prej tyre ka kontribuar në përgjigjjen e pyetjes së përjetshme: 6 00:00:25,045 --> 00:00:26,764 nga çfarë përbëhen gjërat? 7 00:00:26,764 --> 00:00:31,254 Ishte rreth vitit 440 Para Erës Sonë kur Demokriti së pari propozoi 8 00:00:31,254 --> 00:00:35,104 se gjithçka në botë përbëhej nga grimca të vogla 9 00:00:35,114 --> 00:00:37,804 të rrethuara me hapësirë boshe. 10 00:00:37,804 --> 00:00:41,494 Dhe ai madje spekuloi se ato dallojnë në madhësi dhe formë 11 00:00:41,494 --> 00:00:44,153 varësisht nga substanca që kompozojnë. 12 00:00:44,153 --> 00:00:49,507 Ai i quajti këto grimca "atomos", Greqisht për "të pandashme" 13 00:00:49,507 --> 00:00:53,810 Idetë e tij u kundërshtuan nga filozofët më të njohur të kohës së tij. 14 00:00:53,810 --> 00:00:56,877 Aristoteli, për shembull, kundërshtoi plotësisht 15 00:00:56,877 --> 00:01:00,257 duke deklaruar se materia përbëhej nga 4 elemente: 16 00:01:00,257 --> 00:01:03,170 toka, era, uji dhe zjarri, 17 00:01:03,170 --> 00:01:06,762 dhe shumica e shkencëtarëve të mëvonshëm ndoqën mendimin e tij. 18 00:01:07,452 --> 00:01:12,198 Atomet do të qëndronin të harruara deri në 1808, 19 00:01:12,198 --> 00:01:17,797 kur një mësues Kuaker i quajtur Xhon Dalton u përpoq të sfidonte teorinë Aristoteliane. 20 00:01:17,797 --> 00:01:21,587 Përderisa atomizmi i Demokritit ishte plotësisht teorik, 21 00:01:21,587 --> 00:01:26,450 Daltoni tregoi se substancat e zakonshme gjithmonë ndaheshin në të njëjtat elemente 22 00:01:26,450 --> 00:01:28,264 me të njëjtat proporcione, 23 00:01:28,264 --> 00:01:30,666 Ai konkludoi se përzierjet e ndryshme 24 00:01:30,666 --> 00:01:33,807 ishin kombinime të atomeve të elementeve të ndryshme, 25 00:01:33,807 --> 00:01:36,333 secila e një mase dhe madhësie të veçantë 26 00:01:36,333 --> 00:01:39,437 që as nuk mund të krijohej, e as të shkatërrohej. 27 00:01:39,437 --> 00:01:41,636 Edhe pse ai morri shumë nderime për punën e tij, 28 00:01:41,636 --> 00:01:45,970 si Kuaker, Daltoni jetoi në mënyrë modeste deri në vdekje. 29 00:01:45,970 --> 00:01:49,309 Teoria atomike tani ishte e pranuar nga komuniteti shkencor, 30 00:01:49,309 --> 00:01:50,979 por zhvillimi tjetër i madh 31 00:01:50,979 --> 00:01:53,710 nuk do të vinte deri gati një shekull më vonë 32 00:01:53,710 --> 00:01:59,806 me zbulimin e elektronit në 1897 nga fizikanti J.J. Tomson. 33 00:01:59,806 --> 00:02:03,409 Në atë që ne mund ta quajmë modeli "biskotë me çokollatë" i atomit, 34 00:02:03,409 --> 00:02:07,631 ai tregoi atomet si sfera të paketuara identike të materies pozitive 35 00:02:07,631 --> 00:02:10,767 të mbushura me elektrone të ngarkuara negativisht. 36 00:02:10,767 --> 00:02:15,326 Tomsoni fitoi çmimin Nobel në 1906 për zbulimin e tij të elektronit, 37 00:02:15,326 --> 00:02:18,614 por modeli i tij i atomit nuk qëndroi rrotull gjatë. 38 00:02:18,614 --> 00:02:23,603 Kjo sepse ai ndodhi të kishte disa studentë mjaft të mençur, 39 00:02:24,943 --> 00:02:27,176 duke përfshirë njëfarë Ernest Rutherford, 40 00:02:27,176 --> 00:02:31,048 që do të bëhej i njohur si babai i epokës nukleare. 41 00:02:31,048 --> 00:02:34,042 Gjatë studimit të efekteve të rrezeve-X në gazra, 42 00:02:34,042 --> 00:02:37,188 Rutherford-i vendosi të hulumtonte atomet më afër 43 00:02:37,188 --> 00:02:43,019 duke qëlluar grimca alfa të vogla, pozitivisht të ngarkuara në një fletë ari. 44 00:02:43,019 --> 00:02:44,486 Nën modelin e Thompson-it, 45 00:02:44,486 --> 00:02:47,282 ngarkesa hollësisht e shpërndarë e atomit 46 00:02:47,282 --> 00:02:50,923 nuk do të ishte e mjaftueshme për shmangien e grimcave në çfarëdo vendi. 47 00:02:50,923 --> 00:02:53,199 Efekti do të kishte qenë si një grumbull topash tenisi 48 00:02:53,199 --> 00:02:55,737 duke goditur nëpër një ekran të hollë letre. 49 00:02:55,737 --> 00:02:58,400 Por ndërsa shumica e grimcave kaluan përtej, 50 00:02:58,400 --> 00:03:00,689 disa kërcyen mbrapsht, 51 00:03:00,689 --> 00:03:05,718 duke sugjeruar që fleta ishte më shumë si një rrjetë e trashë me vrima të mëdha. 52 00:03:05,718 --> 00:03:09,791 Rutherford-i konkludoi që atomet përbëheshin nga hapësira të mëdha boshe 53 00:03:09,791 --> 00:03:11,791 me vetëm disa elektrone, 54 00:03:11,791 --> 00:03:14,940 ndërsa shumica e masës ishte e koncentruar në qendër, 55 00:03:14,940 --> 00:03:16,881 të cilës ia la emrin bërthamë. 56 00:03:16,881 --> 00:03:19,282 Grimcat alfa kaluan përmes vrimave 57 00:03:19,282 --> 00:03:24,116 por kërcyen mbrapsht nga bërthama, e dendur, pozitivisht e ngarkuar. 58 00:03:24,116 --> 00:03:27,129 Por teoria atomike nuk ishte ende e plotësuar. 59 00:03:27,129 --> 00:03:31,706 Në vitin 1913, një tjetër student i Thompson-it me emrin Niles Bohr 60 00:03:31,706 --> 00:03:34,421 zgjeroi modelin nuklear të Rutherford-it. 61 00:03:34,421 --> 00:03:38,297 Duke vazhduar mbi punën e mëhershme nga Max Planck dhe Albert Ajnshtajn 62 00:03:38,297 --> 00:03:41,315 ai përcaktoi se elektronet orbitojnë bërthamën 63 00:03:41,315 --> 00:03:44,166 në distanca dhe energji fikse, 64 00:03:44,166 --> 00:03:48,086 të afta për të kërcyer nga një nivel në tjetrin, por jo për të ekzistuar në 65 00:03:48,086 --> 00:03:49,341 hapësirën ndërmjet. 66 00:03:49,341 --> 00:03:52,730 Modeli planetar i Borit mori vëmendje qendrore, 67 00:03:52,730 --> 00:03:55,929 por së shpejti, edhe ai hasi disa komplikime. 68 00:03:55,929 --> 00:04:00,016 Eksperimentet kishin treguar se në vend të së qenurit grimca të veçanta, 69 00:04:00,016 --> 00:04:03,844 elektronet njëkohësisht silleshin si valë, 70 00:04:03,844 --> 00:04:07,448 duke mos u kufizuar në një pikë të caktuar në hapësirë. 71 00:04:07,448 --> 00:04:10,776 Dhe në formulimin e principit të tij të famshëm të pasigurisë, 72 00:04:10,776 --> 00:04:13,830 Werner Heisenberg tregoi se ishte e pamundur të përcaktosh 73 00:04:13,830 --> 00:04:17,726 të dyja shpejtësinë dhe pozicionin ekzakt të elektroneve 74 00:04:17,726 --> 00:04:20,380 ndërsa lëvizin rreth një atomi. 75 00:04:20,380 --> 00:04:22,991 Ideja që elektronet nuk mund të lokalizohen saktë 76 00:04:22,991 --> 00:04:26,261 por ekzistojnë përbrenda një shtrirje lokacionesh të mundshme 77 00:04:26,261 --> 00:04:29,657 i dha ngritje modelit aktual kuantik të atomit, 78 00:04:29,657 --> 00:04:33,027 një teori mahnitëse me një seri të re të kompleksiteteve, 79 00:04:33,027 --> 00:04:36,477 implikimet e të cilave ende nuk janë kuptuar plotësisht. 80 00:04:36,477 --> 00:04:39,453 Edhe pse kuptimi jonë për atomet vazhdon të ndryshojë, 81 00:04:39,453 --> 00:04:42,026 fakti bazik i atomeve qëndron, 82 00:04:42,026 --> 00:04:44,916 pra le të festojmë triumfin e teorisë atomike 83 00:04:44,916 --> 00:04:46,583 me disa fishekzjarre. 84 00:04:46,583 --> 00:04:50,193 Përderisa elektronet që orbitojnë një atom ndërrojnë nivelet energjetike, 85 00:04:50,193 --> 00:04:54,872 ato absorbojnë ose lirojnë energji në formë të gjatësive valore të dritës, 86 00:04:54,872 --> 00:04:58,032 duke rezultuar në të gjitha ngjyrat mahnitëse që i shohim. 87 00:04:58,032 --> 00:05:00,875 Dhe mund ta imagjinojmë Demokritin duke shikuar nga ndokund, 88 00:05:00,875 --> 00:05:03,652 i kënaqur që më shumë se 2 mileniume më vonë 89 00:05:03,652 --> 00:05:06,731 doli që ai kishte pasur të drejtë gjatë gjithë kësaj kohe.