Return to Video

Çfarë mendojnë dhe ndiejnë kafshët?

  • 0:01 - 0:05
    E keni menduar ndonjëherë
    çfarë mendojnë dhe ndiejnë kafshët?
  • 0:05 - 0:07
    Le të fillojmë me një pyetje:
  • 0:08 - 0:12
    Më do vërtetë qeni im,
    apo do thjesht ushqim?
  • 0:13 - 0:18
    Është e lehtë të shohim
    që qeni ynë na do vërtet,
  • 0:18 - 0:20
    e lehtë ta shohësh, apo jo?,
  • 0:20 - 0:24
    ç’po ndodh në atë kokën e vogël.
  • 0:25 - 0:26
    Çfarë po ndodh?
  • 0:27 - 0:29
    Diçka po ndodh.
  • 0:30 - 0:34
    Por pse është pyetja “A na duan?”
  • 0:34 - 0:36
    Pse është gjithmonë për ne?
  • 0:36 - 0:39
    Pse jemi kaq narcisistë?
  • 0:41 - 0:44
    Unë gjeta një pyetje tjetër
    për t’i pyetur kafshët.
  • 0:46 - 0:47
    Kush jeni ju?
  • 0:50 - 0:54
    Mendja e njeriut ka kapacitete
    që ne priremi të mendojmë
  • 0:54 - 0:58
    që janë kapacitete ekskluzive
    të trurit të njeriut.
  • 0:58 - 1:00
    Por a është kjo e vërtetë?
  • 1:00 - 1:04
    Ç’bëjnë qëniet e tjera me trurin e tyre?
  • 1:05 - 1:08
    Çfarë mendojnë dhe ndiejnë?
  • 1:08 - 1:09
    A ka një mënyrë për t’a marrë vesh?
  • 1:09 - 1:11
    Unë mendoj që ka një mënyrë.
  • 1:11 - 1:13
    Mendoj që ka disa mënyra.
  • 1:13 - 1:17
    Mund të studiojmë evolucionin,
    mund të studiojmë trurin e tyre
  • 1:17 - 1:20
    dhe të shikojmë çfarë bëjnë.
  • 1:21 - 1:25
    Gjëja e parë për t’u mbajtur mend është:
    truri ynë është i trashëguar.
  • 1:26 - 1:30
    Neuronet e para erdhën
    nga kandilat e detit.
  • 1:30 - 1:33
    Kandilat sollën ekzistencën e kordatëve.
  • 1:33 - 1:37
    Kordatët e parë sollen kurrizorët e parë.
  • 1:37 - 1:40
    Kurrizorët e parë dolën nga deti,
  • 1:40 - 1:41
    dhe ja ku jemi ne.
  • 1:43 - 1:48
    E vërteta është që një neuron,
    një qelizë nervore, duket njësoj
  • 1:48 - 1:52
    si te aragosta, si te një zog,
    ashtu edhe te ti.
  • 1:52 - 1:56
    Çfarë na thotë kjo për
    trurin e aragostave?
  • 1:57 - 1:58
    Çfarë mund të themi për këtë?
  • 1:58 - 2:02
    Epo, siç duket, nëse i shkarkojmë
    shumë impulse
  • 2:03 - 2:05
    të vogla elektrike një aragoste
  • 2:05 - 2:07
    sa herë që përpiqet të dalë nga strofulla,
  • 2:08 - 2:10
    ajo do të zhvillojë ankth.
  • 2:11 - 2:15
    Nëse i japim aragostës të njëjtin ilaç
  • 2:15 - 2:17
    që përdoret për kurimin
    e ankthit te njerëzit,
  • 2:17 - 2:21
    ajo qetësohet, del nga
    strofulla dhe eksploron.
  • 2:22 - 2:25
    Si e tregojmë ne sa shumë na
    intereson ankthi i aragostave?
  • 2:26 - 2:27
    Kryesisht, i ziejmë.
  • 2:27 - 2:29
    (Të qeshura)
  • 2:30 - 2:36
    Oktapodët përdorin mjete,
    si shumica e majmunëve,
  • 2:36 - 2:38
    dhe njohin fytyrat e njerëzve.
  • 2:39 - 2:44
    Si e vlerësojmë ne inteligjencën
    e këtij jovertebrori?
  • 2:44 - 2:45
    Kryesisht, të zier.
  • 2:47 - 2:51
    Nëse një peshk kern (cernie) ndjek
    një peshk në një të çarë në korale,
  • 2:51 - 2:56
    ai ndonjëherë shkon aty ku e di
    që po fle ndonjë ngjalë
  • 2:56 - 3:00
    dhe i bën sinjal ngjalës “Më ndiq,”
  • 3:00 - 3:02
    dhe ngjala e kupton këtë sinjal.
  • 3:02 - 3:06
    Ngjala mund të shkojë në të çarën
    e koraleve dhe të kapi peshkun,
  • 3:06 - 3:09
    por peshku mundet edhe të largohet
    befas dhe të bjerë pre e peshkut kern.
  • 3:09 - 3:15
    Ky është një partneritet i lashtë,
    të cilin e kemi zbuluar vetëm së fundmi.
  • 3:15 - 3:18
    Si e vlerësojmë këtë
    partneritet të lashtë?
  • 3:18 - 3:20
    Kryesisht të skuqur.
  • 3:21 - 3:25
    Po shfaqet një model i rregullt,
    dhe tregon më shumë për ne
  • 3:25 - 3:27
    se ç’tregon për ata.
  • 3:28 - 3:30
    Vidrat e detit përdorin mjete
  • 3:30 - 3:33
    dhe marrin kohë nga çfarë po bëjnë
  • 3:33 - 3:37
    për t’u treguar të vegjëlve të tyre
    çfarë të bëjnë, pra japin mësim.
  • 3:37 - 3:40
    Shimpazetë nuk japin mësim.
  • 3:41 - 3:45
    Balenat vrasëse (orkat) japin mësim
    dhe ndajnë ushqimin me të tjerët.
  • 3:47 - 3:49
    Kur evolucioni bën diçka të re,
  • 3:49 - 3:53
    ai përdor fillimisht pjesët që ka në stok,
  • 3:53 - 3:56
    përpara se të krijojë një gërshetim të ri.
  • 3:56 - 3:58
    Dhe truri ynë ka ardhur në këtë formë
  • 3:58 - 4:02
    pas një lëvizjeje madhështore të kohës.
  • 4:02 - 4:06
    Nëse krahason trurin e njeriut
    me trurin e një shimpazeje,
  • 4:06 - 4:10
    do të shohësh që ne kemi thjesht
    një tru shumë të madh shimpazeje.
  • 4:10 - 4:14
    Për fat, i joni është më i madh, sepse
    ne jemi edhe shume të pasigurtë.
  • 4:14 - 4:16
    (Të qeshura)
  • 4:16 - 4:19
    Por, uh-oh, ja ku është një delfin.
  • 4:19 - 4:22
    Një tru më i madh me më shumë përdredhje.
  • 4:23 - 4:25
    Ndoshta po thoni "Ok,
    në rregull, shohim trurin,
  • 4:25 - 4:28
    por çfarë na thotë kjo për mendjet?"
  • 4:28 - 4:32
    Epo, mund t’a shohim punën e mendjes
  • 4:32 - 4:34
    në logjikën e veprimeve.
  • 4:35 - 4:38
    Pra, këta elefantët, mund ta shihni,
  • 4:38 - 4:41
    qartësisht po pushojnë.
  • 4:41 - 4:45
    Kanë gjetur një copë hije nën palma,
  • 4:45 - 4:48
    ku i lejnë të vegjlit të flenë, ndërkohë
  • 4:48 - 4:51
    që vetë bëjnë një sy gjumë
    por mbeten vigjilentë.
  • 4:51 - 4:54
    Per ne ka kuptim te plotë kjo foto
  • 4:54 - 4:58
    ashtu siç ka kuptim per ta
    ajo çfarë po bëjnë,
  • 4:58 - 5:02
    sepse nën të njëjtin diell,
    në të njëjtat fusha,
  • 5:02 - 5:05
    duke dëgjuar të njëjtat ulërima
    të të njëjtat rreziqeve,
  • 5:05 - 5:10
    ata u bënë ata që janë,
    dhe ne u bëmë këta që jemi.
  • 5:11 - 5:13
    Ne kemi qenë fqinj për shumë gjatë.
  • 5:13 - 5:16
    Asnjë nuk do të mendonte se
    këta elefantë janë të relaksuar.
  • 5:16 - 5:19
    Ata janë qartësisht
    të shqetësuar për dicka.
  • 5:19 - 5:22
    Për çfarë janë të shqetësuar?
  • 5:22 - 5:26
    Me sa duket, nëse regjistroni
    dhe luani zërat e turistëve
  • 5:26 - 5:29
    nga një altoparlant i fshehur në shkurre,
  • 5:30 - 5:34
    elefantët do e injorojnë, sepse
    turistët nuk i ngacmojnë kurrë elefantët.
  • 5:35 - 5:39
    Por nëse regjistroni zërat
    e barinjve që mbajnë shtiza
  • 5:39 - 5:44
    dhe lëndojnë shpesh elefantët në
    konfrontime te vrimat e ujit,
  • 5:44 - 5:48
    elefantët do të grumbullohen dhe largohen
    me vrap nga altoparlanti i fshehur.
  • 5:49 - 5:52
    Elefantët jo vetëm që e dinë që ka njerëz,
  • 5:52 - 5:55
    por dallojnë edhe llojet e tyre,
  • 5:55 - 5:58
    dhe dinë që disa janë OK,
    e disa janë të rrezikshëm.
  • 5:58 - 6:03
    Ata na kanë vëzhguar më gjatë
    se ç’i kemi vëzhguar ne.
  • 6:03 - 6:06
    Ata na njohin më mirë se ç’i njohim ne.
  • 6:06 - 6:09
    Ne kemi të njëjtat nevoja thelbësore:
  • 6:09 - 6:13
    të kujdesemi për të vegjlit, të gjejmë
    ushqim, të përpiqemi të mbahemi gjallë.
  • 6:14 - 6:18
    Qofshim të pajisur për ecje
    në kodrat e Afrikës,
  • 6:18 - 6:22
    ose për zhytje nën det,
    në thelb, jemi të njëjtë.
  • 6:22 - 6:25
    Nën lëkurë, jemi të afërm.
  • 6:25 - 6:27
    Elefanti ka të njëjtin skelet,
  • 6:27 - 6:30
    orka ka të njëjtin skelet,
  • 6:30 - 6:32
    sikurse edhe ne.
  • 6:34 - 6:36
    Ne kuptojmë kur nevojitet ndihma.
  • 6:37 - 6:40
    Shohim kuriozitet tek të vegjlit.
  • 6:41 - 6:44
    Shohim lidhjet e forta
    në marrëdhëniet familjare.
  • 6:46 - 6:48
    Njohim afeksionin.
  • 6:49 - 6:51
    Dashuria është dashuri.
  • 6:52 - 6:55
    Pastaj pyesim: "A janë të ndërgjegjshëm?"
  • 6:55 - 6:58
    Kur bëni anestezi,
    ju bëheni të pavetëdijshëm,
  • 6:58 - 7:01
    që do të thotë që ju
    nuk keni asnjë ndjesi.
  • 7:01 - 7:05
    Ndërgjegja është thjesht
    ajo që ndihet si diçka.
  • 7:05 - 7:09
    Nëse shihni, nëse dëgjoni,
    nëse ndjeni, nëse jeni të vetëdijshëm,
  • 7:09 - 7:12
    ju jeni koshientë,
    dhe ata janë koshientë.
  • 7:15 - 7:17
    Disa thonë “Epo, ka disa gjëra
  • 7:17 - 7:19
    që i bëjnë njerëzit njerëz,
  • 7:19 - 7:21
    dhe një nga këto është empatia.”
  • 7:21 - 7:27
    Empatia është aftësia e mendjes që të
    përputhë emocionet me ato të shokëve.
  • 7:27 - 7:29
    Është diçka shumë e dobishme.
  • 7:29 - 7:32
    Nëse shokët tuaj fillojnë
    të lëvizin shpejt,
  • 7:32 - 7:33
    ju mendoni që duhet të nguteni.
  • 7:33 - 7:35
    Tani jemi të gjithë me nxitim.
  • 7:35 - 7:39
    Forma më e vjetër e empatisë
    është frika ngjitëse.
  • 7:39 - 7:42
    Nëse shokët tuaj papritur
    tremben e fluturojnë,
  • 7:42 - 7:44
    nuk do funksiononte shumë mirë për ju
  • 7:44 - 7:47
    që të pyesnit veten “pse ikën të gjithë.”
  • 7:48 - 7:49
    (Të qeshura)
  • 7:51 - 7:55
    Empatia është e vjetër, por empatia,
    si cdo gjë tjetër në jetë,
  • 7:55 - 7:59
    ka disa shkallë dhe zhvillime.
  • 7:59 - 8:03
    Ekziston empatia bazë:
    ju jeni të trishtuar, unë mërzitem.
  • 8:03 - 8:05
    Unë ju shoh të lumtur, lumturohem me ju.
  • 8:05 - 8:08
    Pastaj është ajo që e quaj 'keqardhje,'
  • 8:08 - 8:10
    pak më e largët:
  • 8:10 - 8:14
    "Më vjen keq për humbjen e gjyshes.
  • 8:14 - 8:16
    Nuk ndiej të njëjtën dhimbje,
    por e kuptoj;
  • 8:16 - 8:19
    E di ç’po kalon dhe shqetësohem."
  • 8:19 - 8:22
    Dhe nëse motivohemi
    të veprojmë mbi keqardhjen,
  • 8:22 - 8:24
    këtë e quaj ‘dhembshuri.’
  • 8:24 - 8:28
    Shumë larg nga të qënurit gjëja
    që na bën njerëzorë,
  • 8:28 - 8:31
    empatia njerëzore është edhe
    shumë larg përsosmërisë.
  • 8:31 - 8:36
    Ne grumbullojmë krijesa të
    ndjeshme, i vrasim dhe i hamë.
  • 8:36 - 8:39
    Tani, ndoshta thoni “OK,
    por ato janë specie të tjera.
  • 8:39 - 8:43
    Kjo është thjesht gjueti,
    dhe njerëzit janë grabitqarë.”
  • 8:43 - 8:48
    Por ne as llojin tonë
    nuk e trajtojmë mirë.
  • 8:49 - 8:53
    Personat që duket se dinë vetëm një gjë
    në lidhje me sjelljen e kafshëve, dinë që
  • 8:53 - 8:56
    mendimet dhe emocionet njerëzore nuk duhet
  • 8:56 - 8:58
    t’i atribuohen specieve të tjera.
  • 8:59 - 9:01
    Epo, unë mendoj se kjo është qesharake,
  • 9:01 - 9:05
    sepse atribuimi i mendimeve dhe
    emocioneve tona specieve të tjera,
  • 9:05 - 9:09
    është hamendësimi më i mirë që kemi
    për çfarë ata bëjnë dhe si ndihen,
  • 9:09 - 9:12
    sepse truri i tyre është në thelb
    i njëjtë me tonin.
  • 9:12 - 9:14
    Ato kanë të njëjtat struktura.
  • 9:14 - 9:18
    Të njëjtat hormone që krijojnë
    humorin dhe motivimin te ne,
  • 9:18 - 9:21
    janë edhe në trurin e tyre.
  • 9:23 - 9:27
    Nuk është shkencore të themi që
    janë të uritur kur po gjuajnë
  • 9:27 - 9:31
    apo që janë të lodhur kur u varen gjuhët,
  • 9:31 - 9:34
    dhe pastaj, kur luajnë me të vegjlit
  • 9:34 - 9:38
    dhe sillen të gëzuar e të lumtur,
    të themi që nuk kemi asnjë ide
  • 9:38 - 9:41
    nëse mund të përjetojnë vërtetë dicka.
  • 9:41 - 9:43
    Kjo nuk është shkencore.
  • 9:44 - 9:48
    Pra Ok, një gazetar më tha,
    “Ndoshta, por si e di ti vërtet
  • 9:48 - 9:51
    që kafshët e tjera mund
    të mendojnë dhe ndiejnë?”
  • 9:51 - 9:53
    Dhe fillova të kërkoja nëpër qindra
  • 9:53 - 9:57
    referencat shkencore që kisha
    në librin tim dhe kuptova që
  • 9:57 - 9:59
    përgjigjja ishte në dhomë me mua.
  • 10:00 - 10:04
    Kur qeni im lëviz nga qilimi
    dhe afrohet drejt meje
  • 10:04 - 10:05
    - jo drejt kolltukut, drejt meje-
  • 10:05 - 10:09
    dhe rrotullohet me kurriz
    dhe ekspozon barkun, ajo ka menduar,
  • 10:09 - 10:12
    "Do të më pëlqente të ma fërkonin barkun.
  • 10:15 - 10:17
    E di që mund të shkoj tek Karli,
  • 10:17 - 10:20
    ai do t’a kuptojë çfarë po i kërkoj.
  • 10:20 - 10:23
    E di që mund t'i besoj,
    sepse jemi familje.
  • 10:23 - 10:26
    Ai do t’a kryeje punën,
    dhe mua do të më pëlqejë."
  • 10:26 - 10:28
    (Të qeshura)
  • 10:28 - 10:31
    Ajo ka menduar, dhe ka ndjerë,
  • 10:31 - 10:34
    dhe vërtetë që nuk është
    më e komplikuar se kaq.
  • 10:34 - 10:36
    Por ne shohim kafshët dhe themi,
  • 10:36 - 10:41
    "Oh shiko, balena vrasëse,
    ujqër, elefantë:
  • 10:41 - 10:43
    ata nuk e shohin kështu.”
  • 10:44 - 10:47
    Ai mashkulli i gjatë është L41.
  • 10:48 - 10:50
    Ai është 38 vjeç.
  • 10:50 - 10:53
    Femra në krahun e tij të majtë është L22.
  • 10:53 - 10:55
    Ajo është 44 vjeç.
  • 10:55 - 10:58
    Ata njihen prej dekadash.
  • 10:59 - 11:01
    E dinë ekzaktësisht kush janë.
  • 11:01 - 11:03
    E dinë kë kanë shokë.
  • 11:03 - 11:04
    E dinë kush janë armiqtë.
  • 11:04 - 11:07
    Jeta e tyre ndjek harkun e një karriere.
  • 11:07 - 11:09
    E dinë ku janë gjatë gjithë kohës.
  • 11:11 - 11:14
    Ky është një elefant i quajtur Fajlo.
  • 11:14 - 11:15
    Ai ishte një mashkull i ri.
  • 11:16 - 11:18
    Këtu është ai katër ditë më vonë.
  • 11:19 - 11:24
    Njerëzit jo vetëm që ndiejnë dhimbje,
    por edhe e shkaktojnë shumë.
  • 11:27 - 11:29
    Ne duam të gdhendim dhëmbët e tyre.
  • 11:30 - 11:34
    Pse s’mund të presim që të vdesin?
  • 11:36 - 11:39
    Elefantët dikur shtriheshin
    nga brigjet e Mesdheut
  • 11:39 - 11:42
    deri në Kepin e Shpresës së Mirë.
  • 11:42 - 11:46
    Në 1980, kishte shtrirje
    të gjerë të elefantëve
  • 11:46 - 11:47
    në Afrikën Qendrore dhe Lindore.
  • 11:47 - 11:51
    Tani shtrirja e tyre është
    zvogëluar në copëza të vogla.
  • 11:52 - 11:54
    Kjo është gjeografia e një kafshe
  • 11:54 - 11:58
    që po e cojmë drejt zhdukjes,
    një krijese si ne,
  • 11:58 - 12:00
    krijesës më të madhërishme të tokës.
  • 12:01 - 12:06
    Sigurisht ne përkujdesemi më shumë për
    gjallesat e egra në Shtetet e Bashkuara.
  • 12:06 - 12:10
    Në Parkun Kombëtar Yellowstone,
    ne vramë çdo ujk.
  • 12:10 - 12:13
    Në fakt, vramë të gjithë ujqit
    në jug të kufirit Kanadez.
  • 12:13 - 12:17
    Rojet e parkut e bënë këtë në vitet 1920
  • 12:17 - 12:20
    dhe 60 vite më vonë,
    iu desh t’i sillnin prapë,
  • 12:20 - 12:23
    sepse popullsia e drerëve
    doli jashtë kontrollit.
  • 12:24 - 12:26
    Pas kësaj, erdhën njerëzit.
  • 12:26 - 12:29
    Njerëzit erdhën me mijëra që të shihnin
  • 12:29 - 12:33
    ujqërit më lehtësisht të dukshëm në botë.
    Edhe unë shkova dhe pashë
  • 12:33 - 12:38
    një familje fantastike ujqërish.
    Një turmë është një familje.
  • 12:38 - 12:42
    Kishte disa të rritur dhe
    disa gjenerata të vegjlish.
  • 12:43 - 12:45
    Pashë turmën më të famshme,
    më të qëndrueshme
  • 12:45 - 12:48
    në Parkun Kombëtar Yellowstone.
  • 12:48 - 12:51
    Dhe pastaj, teksa bridhnin pak
    jashtë kufirit,
  • 12:51 - 12:55
    dy nga të rriturit u vranë,
    duke përfshirë mamanë,
  • 12:55 - 12:58
    të cilën shpesh e quajmë femra alfa.
  • 13:00 - 13:03
    Pjesa tjetër e familjes
    u përfshi menjëherë nga rivaliteti.
  • 13:05 - 13:07
    Motrat përzunë motrat e tjera.
  • 13:07 - 13:11
    Ajo majtas u përpoq për ditë me rradhë
    t’i ribashkohej familjes.
  • 13:11 - 13:13
    Ato nuk e lejuan sepse ishin xheloze.
  • 13:14 - 13:17
    Ajo po merrte shumë vëmendje
    nga dy meshkuj të rinj,
  • 13:17 - 13:19
    dhe ishte më e zhvilluara.
  • 13:19 - 13:21
    Kaq ishte mjaftueshëm për to.
  • 13:21 - 13:24
    Ajo përfundoi duke bredhur
    jashtë parkut dhe u qëllua me armë.
  • 13:25 - 13:28
    Mashkullin alfa gjithashtu
    e përzuri familja e vetë.
  • 13:28 - 13:30
    Ndërsa dimri afronte,
  • 13:30 - 13:33
    ai humbi territorin, suportin në gjueti,
  • 13:34 - 13:37
    pjesëtarët e familjes dhe partneren e tij.
  • 13:39 - 13:43
    Ne u shkaktojmë kaq shumë dhimbje.
  • 13:43 - 13:49
    Misteri është pse nuk na lëndojnë
    më shumë se c’bëjnë aktualisht?
  • 13:50 - 13:52
    Kjo balenë sapo kishte mbaruar së ngrëni
  • 13:52 - 13:56
    pjesë të një balene gri me
    partnerin e saj që e vrau balenën.
  • 13:56 - 13:59
    Këta njerëz në varkë nuk kishin
    asnjë arsye për t’u frikësuar.
  • 14:00 - 14:02
    Kjo balenë është T20.
  • 14:02 - 14:07
    Ai sapo kishte shqyer një fokë
    në tre copa me dy partnerët e tij.
  • 14:07 - 14:10
    Foka peshonte pak a shumë
    sa të gjithë njerëzit në varkë.
  • 14:10 - 14:12
    Ata nuk kishin asgjë për t’u frikësuar.
  • 14:12 - 14:17
    Ato hanë foka.
    Pse nuk na hanë ne?
  • 14:19 - 14:23
    Pse mund t’i besojmë atyre
    rreth të vegjëlve tanë?
  • 14:25 - 14:28
    Pse janë kthyer balenat vrasëse
    te hulumtuesit e humbur
  • 14:28 - 14:32
    në mjegullën e trashë
    dhe i kanë udhëhequr për milje
  • 14:32 - 14:34
    derisa mjegulla është larguar
  • 14:34 - 14:37
    dhe shtëpia e hulumtuesve ka qënë në breg?
  • 14:37 - 14:39
    Dhe kjo ka ndodhur më shumë se një herë.
  • 14:41 - 14:44
    Në Bahamas, është një grua
    e quajtur Denise Herzing.
  • 14:44 - 14:46
    Ajo studion delfinët,
    dhe ata e njohin atë.
  • 14:46 - 14:50
    Ajo i njeh shumë mirë.
    I njeh kush janë të gjithë. Ata e njohin.
  • 14:50 - 14:52
    Njohin varkën e hulumtimeve.
  • 14:52 - 14:54
    Kur vjen ajo, është një ribashkim
    shumë i lumtur.
  • 14:54 - 14:57
    Vetëm se, një herë, ata nuk donin
    t’i afroheshin varkës.
  • 14:57 - 14:59
    Ishte e çuditshme.
  • 15:00 - 15:01
    Asnjë nuk po kuptonte ç’po ndodhte
  • 15:01 - 15:05
    derisa dikush erdhi në bord dhe lajmëroi
    që një nga pjesëtarët e ekuipazhit
  • 15:05 - 15:07
    kishte vdekur në gjumë në dhomën e tij.
  • 15:07 - 15:10
    Si mund ta dinin delfinët
  • 15:10 - 15:12
    që një nga zemrat njerëzore
  • 15:12 - 15:14
    sapo kishte ndaluar?
  • 15:15 - 15:17
    Pse do i interesonte?
  • 15:17 - 15:20
    Dhe pse do i frikësonte?
  • 15:21 - 15:24
    Këto situata misterioze janë dëshmi
  • 15:24 - 15:29
    e gjërave që u kalojnë ndër mend
    mendjeve që janë në Tokë me ne,
  • 15:29 - 15:33
    që ne nuk i konsiderojmë
    pothuajse asnjëherë.
  • 15:34 - 15:38
    Në një akuarium në Afrikën e Jugut
    ishte një delfin i vogël hundë-shishe
  • 15:38 - 15:42
    e quajtur Dolly.
    Ajo ishte me qumësht gjiri.
  • 15:43 - 15:46
    Një ditë një kujdestar po bënte
    një pushim cigareje,
  • 15:46 - 15:50
    dhe duke tymosur, po shikonte
    drejt dritares së pishinës.
  • 15:51 - 15:55
    Dolly erdhi dhe e pa, u kthye te e ëma,
  • 15:55 - 15:59
    piu qumësht për pak minuta,
    u kthye te dritarja
  • 15:59 - 16:03
    dhe lëshoi një re qumështi
    që e rrethoi kokën e saj si tym.
  • 16:04 - 16:07
    Në një farë mënyre,
    ky delfin hundë-shishe
  • 16:07 - 16:10
    mori idenë të përdorte qumështin
  • 16:10 - 16:12
    për të përfaqësuar tymin.
  • 16:13 - 16:14
    Kur njerëzit përdorin dicka
  • 16:14 - 16:17
    për të përfaqësuar dicka tjetër,
    ne e quajmë art.
  • 16:18 - 16:19
    (Të qeshura)
  • 16:20 - 16:22
    Gjërat që na bëjnë njerëz nuk janë gjërat
  • 16:22 - 16:25
    që ne mendojmë se na bëjnë njerëz.
  • 16:25 - 16:27
    Çfarë na bën njerëz është që,
  • 16:27 - 16:30
    nga gjithë këto gjëra që mendjet tona
    e mendjet e tyre mbajnë,
  • 16:30 - 16:33
    ne jemi më ekstremët.
  • 16:34 - 16:37
    Ne jemi kafsha më e dhembsur,
  • 16:37 - 16:41
    më e dhunshme, më kreative
    dhe më shkatërrimtare
  • 16:41 - 16:44
    që ka qenë ndonjëherë në këtë planet,
  • 16:44 - 16:48
    dhe ne jemi të gjitha këto gjëra
    të përziera bashkë.
  • 16:50 - 16:53
    Por dashuria nuk është
    ajo që na bën njerëzorë.
  • 16:54 - 16:59
    Ajo nuk është e veçanta jonë.
  • 16:59 - 17:03
    Ne nuk jemi të vetmit
    që kujdesemi për shokët tanë.
  • 17:03 - 17:06
    Nuk jemi as të vetmit
    që kujdesemi për të vegjlit tanë.
  • 17:07 - 17:11
    Albatrosët fluturojnë periodikisht 10,
    ndonjëherë 15 mijë kilometra
  • 17:11 - 17:16
    përgjatë disa javëve
    që t’i japin një vakt, një vakt të madh,
  • 17:16 - 17:23
    zogut të tyre që i pret. Ato strehohen
    në ishujt më të veçuar në oqeanet e botës,
  • 17:23 - 17:26
    dhe ja si duket.
  • 17:27 - 17:30
    Kalimi i jetës nga
    një gjeneratë në tjetrën
  • 17:30 - 17:32
    është zixhiri i të qenurit.
  • 17:32 - 17:35
    Nëse kjo ndalon, çdo gjë zhduket.
  • 17:35 - 17:40
    Nëse ka ndonjë gjë të shenjtë, është kjo.
    Dhe në këtë marrëdhënie të shenjtë
  • 17:40 - 17:42
    futen mbetjet tona plastike.
  • 17:42 - 17:46
    Tani të gjithë këta zogj
    kanë plastikë brenda.
  • 17:46 - 17:48
    Ky është një albatros 6 muajsh
  • 17:48 - 17:54
    gati për të fluturuar --
    vdiq, i mbushur me çakmakë të kuq.
  • 17:55 - 17:58
    Kjo nuk është marrëdhënia
    që supozohet të kemi
  • 17:58 - 18:00
    me pjesën tjetër të botës.
  • 18:00 - 18:03
    Por ne, që jemi vetëemëruar
    si funksion i trurit tonë,
  • 18:04 - 18:07
    nuk mendojmë kurrë për pasojat.
  • 18:09 - 18:12
    Kur ne mirëpresim jetë të re
    njerëzore në botë,
  • 18:12 - 18:15
    i mirëpresim bebet
    në shoqërinë e krijesave të tjera.
  • 18:15 - 18:18
    Ne i pikturojmë muret me kafshë.
  • 18:18 - 18:21
    Nuk pikturojmë celulare.
  • 18:21 - 18:24
    Nuk pikturojmë zyra. Ne pikturojmë kafshë,
  • 18:24 - 18:29
    që t’i tregojmë që nuk jemi vetëm.
    Që kemi shoqëri.
  • 18:31 - 18:35
    Të gjitha kafshët në pikturat
    e varkës së Noas,
  • 18:35 - 18:39
    të konsideruara të denja për t’u shpëtuar,
    janë në rrezik për jetën tani,
  • 18:39 - 18:42
    dhe përmbytja e tyre jemi ne.
  • 18:43 - 18:52
    Pra ne e nisëm me një pyetje: A na duan?
    Do të bëjmë një pyetje tjetër.
  • 18:53 - 18:59
    A jemi të aftë të përdorim çfarë kemi,
    që të na interesojë mjaftueshëm
  • 18:59 - 19:00
    thjesht sa për t’i lënë
  • 19:00 - 19:02
    të vazhdojnë të na duan?
  • 19:05 - 19:07
    Ju falemnderit shumë.
  • 19:07 - 19:10
    (Duartrokitje)
Title:
Çfarë mendojnë dhe ndiejnë kafshët?
Speaker:
Carl Safina
Description:

Çfarë ndodh brenda trurit të kafshëve? A mund ta dimë çfarë, ose nëse, po mendojnë dhe ndiejnë? Carl Safina mendon që mundemi. Duke përdorur zbulime dhe anekdota nga ekologjia, biologjia dhe shkenca e sjelljes, ai thur bashkë histori balenash, ujqërish, elefantësh dhe albatrosësh për të argumentuar që krijesat - dhe mendjet - e tjera me të cilat e ndajmë Tokën, mendojnë, ndiejnë, përdorin mjete dhe shprehin emocione, ashtu si ne.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
19:26

Albanian subtitles

Revisions