Return to Video

Si ndikon stresi në trupin tuaj

  • 0:08 - 0:11
    Po studion intensivisht
    për një test?
  • 0:11 - 0:14
    Po përpiqesh të përfundosh më tepër
    detyra sesa koha jote të lejon?
  • 0:15 - 0:20
    Stresi është një ndjesi që ne të gjithë e përjetojmë
    kur ndihemi të sfiduar apo të mbingarkuar.
  • 0:20 - 0:21
    Por më tepër sesa thjesht një emocion,
  • 0:22 - 0:29
    stresi është një përgjigjje fizike e menjëhershme
    që udhëton përgjatë gjithë trupit.
  • 0:29 - 0:32
    Në terma afatshkurtër,
    stresi mund të jetë avantazhues,
  • 0:32 - 0:35
    por kur aktivizohet shumë shpesh
    ose për shumë gjatë
  • 0:35 - 0:38
    përgjigjja primitive ndaj stresit
    'përballu ose arratisu'
  • 0:38 - 0:40
    jo vetëm që ndryshon trurin tënd,
  • 0:40 - 0:46
    por gjithashtu dëmton shumë prej organeve
    dhe qelizave përgjatë gjithë trupit.
  • 0:46 - 0:49
    Gjëndra juaj veshkore çliron
    hormonet e stresit
  • 0:49 - 0:53
    kortizolin, epinefrinën,
    gjithashtu të njohur si adrenalinë
  • 0:53 - 0:55
    dhe norepinefrinën.
  • 0:55 - 0:58
    Ndërsa këto hormone
    qarkullojnë me gjakun,
  • 0:58 - 1:01
    ato lehtësisht prekin
    enët e gjakut dhe zemrën.
  • 1:01 - 1:04
    Adrenalina shkakton rritjen
    e rrahjeve tuaja të zemrës
  • 1:04 - 1:09
    dhe rrit presionin e gjakut,
    duke shkaktuar me kohën hipertension.
  • 1:09 - 1:14
    Kortizoli gjithashtu mund të shaktojë endothelium,
    ose veshjen e brendshme të enëve të gjakut,
  • 1:14 - 1:16
    të mos funksionojë normalisht.
  • 1:16 - 1:19
    Shkencëtarët e dinë tashmë se ky
    është hapi i parë
  • 1:19 - 1:22
    për shkaktimin e procesit
    të arteriosklerozës
  • 1:22 - 1:26
    ose ndërtimit të pllakave të kolesterolit
    në arteriet tuaja.
  • 1:26 - 1:32
    Së bashku, këto ndryshime rrisin shanset
    tuaja për atak ose goditje në zemër
  • 1:32 - 1:34
    Kur truri juaj detekton stres,
  • 1:34 - 1:37
    ai aktivizon sistemin tuaj
    nervor automatik.
  • 1:37 - 1:39
    Përgjatë këtij rrjeti lidhjesh nervore,
  • 1:39 - 1:42
    truri i madh komunikon stresin drejt
    sistemit abdominal,
  • 1:42 - 1:47
    ose sistemit nervor intestinal.
  • 1:47 - 1:50
    Veç ndjesisë së fluturave në stomak,
  • 1:50 - 1:55
    kjo lidhje tru-stomak mund të shqetësojë
    kontraktimet natyrore ritmike
  • 1:55 - 1:57
    që lëvizin ushqimin drejt stomakut
  • 1:57 - 1:59
    duke çuar në
    sindromën e irritimit të zorrëve
  • 1:59 - 2:03
    dhe mund të rrisë ndjeshmërinë e stomakut
    ndaj aciditetit,
  • 2:03 - 2:06
    duke pasur më tepër gjasa
    të ndjeni urth.
  • 2:06 - 2:07
    Nëpërmjet sistemit nervor
    stomakor,
  • 2:07 - 2:13
    stresi mund poashtu të ndryshojë përbërjen
    e funksionimin e baktereve në stomak,
  • 2:13 - 2:17
    që mund të afektojë sistemin digjestiv
    dhe mirëqenien e përgjithshme.
  • 2:17 - 2:21
    Duke folur per sistemin tretes, a ndikon
    stresi kronik te gjerësia juaj e belit?
  • 2:21 - 2:22
    Epo, po.
  • 2:22 - 2:24
    Kortizoli mund të rrisë oreksin tuaj.
  • 2:24 - 2:27
    Ai vazhdon t'i thotë trupit të mbushë
    hapësirat energjitike
  • 2:27 - 2:34
    me ushqime kalorifike e karbohidrate
    dhe duke kërkuar rehati në ushqim.
  • 2:34 - 2:37
    Nivelet e larta te kortizolit mund të
    shaktojnë shtimin e ekstra-kalorive
  • 2:37 - 2:41
    si yndyrë e thellë në pjesën e barkut.
  • 2:41 - 2:44
    Kjo lloj yndyre jo vetem qe bën
    te veshtire kopsitjen e pantallonave.
  • 2:44 - 2:47
    Eshte nje organ që aktivisht
    çliron hormone
  • 2:47 - 2:50
    dhe kimikate të sistemit imunitar
    të quajtura citoksina
  • 2:50 - 2:54
    që mund të rrisin riskun e
    zhvillimit të sëmundjeve kronike
  • 2:54 - 2:57
    si përshembull sëmundjet e zemrës
    dhe rezistencën e insulinës
  • 2:57 - 3:02
    Ndërkohë, hormonet e stresit afektojnë
    qelizat imunitare në mënyra të ndryshme.
  • 3:02 - 3:06
    Fillimisht, ndihmojnë përgatitjen e sulmit
    ndaj invaduesve dhe shërimin pas dëmtimit.
  • 3:06 - 3:10
    por stresi kronik mund të ulë funskionin e
    disa qelizave imunitare,
  • 3:10 - 3:15
    duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj
    infeksioneve dhe të ule shkallën shëruese.
  • 3:15 - 3:17
    Dëshironi të jetoni gjatë?
  • 3:17 - 3:20
    Ndoshta do ju duhet te frenoni
    stresin kronik.
  • 3:20 - 3:24
    Kjo pasi është e lidhur me
    shkurtimin e telomerëve
  • 3:24 - 3:28
    skajet fundore të kromozomeve
    që masin moshën e një qelize.
  • 3:28 - 3:30
    Telomerët mbulojnë kromozomet
  • 3:30 - 3:34
    për të lejuar ADN të kopjohet
    sa herë që një qelizë ndahet
  • 3:34 - 3:37
    pa dëmtuar kodin gjenetik te qelizës
  • 3:37 - 3:40
    dhe shkurtohen pas çdo ndarjeje qelizore.
  • 3:40 - 3:45
    Kur telomeret bëhen shumë të shkurtër
    qeliza nuk mund të ndahet më tej dhe vdes.
  • 3:45 - 3:47
    Dhe sikur kaq të mos mjaftonte,
  • 3:47 - 3:50
    stresi kronik mund të sabotojë shëndetin
    tuaj edhe në mënyra të tjera,
  • 3:50 - 3:52
    duke përfshirë aknet,
  • 3:52 - 3:53
    humbjen e flokëve,
  • 3:53 - 3:54
    mosfunksionimin seksual,
  • 3:54 - 3:56
    dhimbje koke,
  • 3:56 - 3:57
    tensione muskulare,
  • 3:57 - 3:58
    vështiresi në përqëndrim,
  • 3:58 - 3:59
    lodhje,
  • 3:59 - 4:01
    dhe nervozizëm.
  • 4:01 - 4:04
    Pra, çfarë nënkupton e gjitha kjo për ty?
  • 4:04 - 4:07
    Jeta jote gjithmonë do të jetë e mbushur
    me situata stresuese.
  • 4:07 - 4:11
    Por ajo që ka rëndësi për trurin dhe
    trupin tuaj,
  • 4:11 - 4:13
    është mënyra se si
    ai përgjigjet ndaj stresit.
  • 4:13 - 4:18
    Nëse i konsideron këto situata si sfida
    që mund t'i kontrollosh dhe superosh,
  • 4:18 - 4:21
    sesa si kërcënime që janë të
    pakapërcyeshme,
  • 4:21 - 4:26
    do të performosh më mirë per momentin
    e do jesh i shëndetshëm në terma afatgjatë
Title:
Si ndikon stresi në trupin tuaj
Speaker:
Sharon Horesh Bergquist
Description:

Shiko leksionin e plotë në: http://ed.ted.com/lessons/how-stress-affects-your-body-sharon-horesh-bergquist

Përgjigjja jonë instinktive ndaj stresit është dizenjuar për të na dhënë shpërthimin e shpejtë të rritjes së gjendjes së alertit dhe energjisë së nevojshme për të performuar më të mirën tonë. Por stresi nuk është gjithmonë i mirë. Kur aktivizohet për shumë gjatë apo shumë shpesh, stresi mund të dëmtojë praktikisht cdo pjesë të trupit tonë. Sharon Horesh Bergquist na jep një vështrim në atë se cfarë ndodh brenda trupit tonë kur ne përjetojmë stres kronik.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TED-Ed
Duration:
04:43
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for How stress affects your body
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for How stress affects your body
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for How stress affects your body
Denajda Leka edited Albanian subtitles for How stress affects your body
Denajda Leka edited Albanian subtitles for How stress affects your body

Albanian subtitles

Revisions