Return to Video

Një shkollim i lartë me çmim shumë të ulët

  • 0:01 - 0:02
    Do të doja të ndaj me ju
  • 0:02 - 0:05
    një model të ri të edukimit të lartë
  • 0:05 - 0:08
    një model që, kur të zgjerohet,
  • 0:08 - 0:11
    mund të rrise inteligjencën kolektive
  • 0:11 - 0:15
    të miliona individëve të motivuar e kreativ
  • 0:15 - 0:18
    që në të kundërtën do të liheshin mbrapa.
  • 0:18 - 0:19
    Shikojeni botën
  • 0:19 - 0:22
    Zgjidh një një vend dhe përqendrohu në të.
  • 0:22 - 0:27
    Do t'i shihni njerëzit duke vrapuar pas arsimit të lartë.
  • 0:27 - 0:29
    Le të takojmë njërin prej tyre.
  • 0:29 - 0:30
    Patrick.
  • 0:30 - 0:33
    Patrick ka lindur në Liberi
  • 0:33 - 0:36
    në një familje me 20 fëmijësh.
  • 0:36 - 0:40
    Gjatë luftës civile, ai dhe familja e tij ishin detyruar
  • 0:40 - 0:42
    të ikin në Nigeri.
  • 0:42 - 0:45
    Atje, përkundër situatës së tij,
  • 0:45 - 0:49
    ai u diplomua nga shkolla e mesme
    me nota gati perfekte.
  • 0:49 - 0:52
    Ai dëshironte të vazhdonte shkollimin e lartë,
  • 0:52 - 0:54
    por për shkak të familjes së tij
  • 0:54 - 0:56
    e cila jetonte në kufi të varfërisë
  • 0:56 - 0:58
    ai u dërgua në Afrikën e Jugut
  • 0:58 - 1:00
    për të punuar e dërguar para
  • 1:00 - 1:03
    për ta ushqyer familjen e tij.
  • 1:03 - 1:07
    Patrick nuk hoqi kurrë dorë nga ëndrra
    për një edukim të lartë.
  • 1:07 - 1:09
    Në netët e vona, pas punës,
  • 1:09 - 1:14
    ai shfletonte internetin në kërkim
    të rrugëve për studim.
  • 1:14 - 1:15
    Njihuni me Debbie.
  • 1:15 - 1:17
    Debbie është nga Florida.
  • 1:17 - 1:20
    Prindërit e saj nuk kanë qenë në Kolegj,
  • 1:20 - 1:23
    e as motrat apo vëllezërit e saj.
  • 1:23 - 1:26
    Debbie ka punuar gjithë jetën e saj;
  • 1:26 - 1:30
    paguar taksa, mbështetur familjen ,nga muaji në muaj,
  • 1:30 - 1:32
    krenare me ëndrrën Amerikane,
  • 1:32 - 1:35
    ëndërr kjo thjesht e parealizueshme
  • 1:35 - 1:37
    pa edukim të lartë.
  • 1:37 - 1:39
    Por Debbie nuk posedon kursime
  • 1:39 - 1:40
    për edukim të lartë.
  • 1:40 - 1:43
    S'mund ta paguaj shkollimin.
  • 1:43 - 1:46
    E as s'mund ta lerë punën.
  • 1:46 - 1:48
    Njihuni me Wael.
  • 1:48 - 1:50
    Wael është nga Siria.
  • 1:50 - 1:53
    Ai është duke përjetuar drejtpërdrejt
  • 1:53 - 1:56
    mjerimin, frikën e dështimin
  • 1:56 - 1:59
    e imponuar në vendin e tij.
  • 1:59 - 2:01
    Ai është besimtar i madh i edukimit.
  • 2:01 - 2:04
    Ai e dinte se po të mund të gjente një mundësi
  • 2:04 - 2:05
    për shkollim të lartë,
  • 2:05 - 2:08
    një mundësi për të dal para të tjerëve,
  • 2:08 - 2:10
    ka shans më të mirë për të mbijetuar
  • 2:10 - 2:14
    në një botë të kthyer mbrapsht.
  • 2:14 - 2:17
    Sistemi i edukimit të lartë
  • 2:17 - 2:20
    ka dështuar Patrikun, Debin e Wael-in,
  • 2:20 - 2:23
    njëjtë siç është duke i dështuar
  • 2:23 - 2:25
    miliona student me potencial
  • 2:25 - 2:28
    miliona që përfunduan shkollën e mesme
  • 2:28 - 2:32
    miliona të kualifikuar për edukim të lartë
  • 2:32 - 2:34
    miliona që duan të studiojnë
  • 2:34 - 2:37
    por s'mund të kenë qasje, për arsye të ndryshme.
  • 2:37 - 2:40
    Së pari, financiare.
  • 2:40 - 2:43
    Universitetet janë të shtrenjta.
    Të gjithë e dimë këtë.
  • 2:43 - 2:45
    Në një pjesë të madhe të botës,
  • 2:45 - 2:48
    edukimi i lartë është i paarritshëm
  • 2:48 - 2:50
    për një qytetar mesatar.
  • 2:50 - 2:52
    Ky është ndoshta problemi më i madh
  • 2:52 - 2:55
    me të cilën përballet shoqëria jonë.
  • 2:55 - 2:58
    Edukimi i lartë ka ndaluar
    së qenuri e drejtë e të gjithëve
  • 2:58 - 3:02
    dhe është bërë privilegj i disave.
  • 3:02 - 3:06
    E dyta, kultura.
  • 3:06 - 3:09
    Studentet e kualifikuar për edukim të lartë
  • 3:09 - 3:13
    të cilët mund të paguajnë,
    duan të studiojnë - nuk munden
  • 3:13 - 3:16
    sepse nuk është e drejtë-
  • 3:16 - 3:19
    nuk është vend për femra.
  • 3:19 - 3:21
    Ky është tregimi i femrave të panumërta
  • 3:21 - 3:23
    në Afrikë, p.sh.,
  • 3:23 - 3:25
    të ndaluara nga edukimi i lartë
  • 3:25 - 3:28
    për shkak të pengesave kulturore.
  • 3:28 - 3:30
    Dhe ja tek vjen arsyeja e tretë:
  • 3:30 - 3:34
    UNESCO deklaroi në 2005-ën
  • 3:34 - 3:37
    se 100 milion studente
  • 3:37 - 3:39
    do të privohen nga edukimi i lartë
  • 3:39 - 3:43
    thjesht sepse s'do të ketë vende të mjaftueshme
  • 3:43 - 3:46
    për t'i akomoduar, për të plotësuar nevojat.
  • 3:46 - 3:48
    Ata do të hyjnë në provimin pranues,
  • 3:48 - 3:49
    do ta kalojnë atë
  • 3:49 - 3:52
    por prapë nuk do të pranohen
  • 3:52 - 3:55
    sepse nuk do të ketë vende të lira.
  • 3:55 - 3:57
    Këto janë arsyet
  • 3:57 - 4:00
    pse themelova University of the People,
  • 4:00 - 4:03
    një universitet jo profitabil, pa pagesë
  • 4:03 - 4:05
    që ofron ngritje akademike.
  • 4:05 - 4:07
    Për të ofruar një alternativë ,
  • 4:07 - 4:10
    për të krijuar një alternativë për ata
    që s'kanë ndonjë tjetër,
  • 4:10 - 4:14
    një alternative të përballueshme,
  • 4:14 - 4:16
    të kapshme,
  • 4:16 - 4:19
    një alternativë që do të përçajë
  • 4:19 - 4:22
    sistemin aktual edukativ,
  • 4:22 - 4:24
    e të hapë dyert e edukimit të lartë
  • 4:24 - 4:26
    për çdo student të kualifikuar
  • 4:26 - 4:31
    pavarësisht se sa fitojnë ata, ku jetojnë
  • 4:31 - 4:33
    çfarë shoqëria thotë për ta.
  • 4:33 - 4:35
    Patrick, Debbie dhe Wael
  • 4:35 - 4:37
    janë vetëm disa shembuj
  • 4:37 - 4:39
    nga 1,700 studentët e pranuar
  • 4:39 - 4:43
    nga 143 shtete.
  • 4:43 - 4:48
    Ne - (duartrokitje) - Faleminderit.
  • 4:48 - 4:50
    Ne s'kemi pasur nevojë ta rizbulojmë rrotën
  • 4:50 - 4:53
    Ne shikuam se çfarë s'po funksionon
  • 4:53 - 4:56
    dhe përdorëm fuqinë e mrekullueshme të internetit
  • 4:56 - 4:57
    për ta hulumtuar.
  • 4:57 - 5:00
    Kërkonim të ndërtonim një model
  • 5:00 - 5:03
    që do të hiqte pothuajse plotësisht
  • 5:03 - 5:06
    çmimin e edukimit të lartë,
  • 5:06 - 5:08
    dhe ja si e arritëm;
  • 5:08 - 5:11
    Së pari, tullat e llaçi kushtojne;
  • 5:11 - 5:13
    Universitetet kanë shpenzime
  • 5:13 - 5:16
    që universitetet virtuale nuk i kanë.
  • 5:16 - 5:18
    Ne s'kemi nevojë t'ua hedhin ato shpenzime
  • 5:18 - 5:20
    studentëve.
  • 5:20 - 5:21
    Ata nuk ekzistojnë.
  • 5:21 - 5:24
    Ne po ashtu s'kemi nevojë
    të brengosemi për kapacitetet.
  • 5:24 - 5:27
    S'ka limit të vendeve
  • 5:27 - 5:29
    në një universitet virtual.
  • 5:29 - 5:31
    Në fakt, askush s'ka nevojë të qëndroj
  • 5:31 - 5:33
    në fund të sallës së ligjëratave.
  • 5:33 - 5:35
    Librat po ashtu janë diçka
  • 5:35 - 5:38
    që studentët tanë s'kanë nevojë paguajnë.
  • 5:38 - 5:41
    Duke përdorur resurset e hapura të edukimit
  • 5:41 - 5:43
    dhe zemërgjerësinë e profesorëve
  • 5:43 - 5:45
    të cilët janë duke publikuar materialet e tyre
  • 5:45 - 5:48
    falas dhe të qasshme,
  • 5:48 - 5:51
    ne s'kemi nevojë t'i dërgojmë studentët
    tanë për të blerë libra.
  • 5:51 - 5:54
    Të gjitha ato materiale janë falas.
  • 5:54 - 5:55
    Madje edhe studentët,
  • 5:55 - 5:59
    linja më e shtrenjtë në bilancin
    buxhetor të çdo universiteti
  • 5:59 - 6:01
    vijnë falas për studentët tanë;
  • 6:01 - 6:03
    mbi 3,000 prej tyre,
  • 6:03 - 6:07
    përfshirë rektorët, zëvendës rektor,
  • 6:07 - 6:10
    profesor e këshilltar akademik
  • 6:10 - 6:13
    nga top universitete si NYU,
  • 6:13 - 6:15
    Yale, Barkeley dhe Oxford,
  • 6:15 - 6:18
    i janë bashkuar ekipit për të ndihmuar studentët.
  • 6:18 - 6:22
    Dhe në fund, është besimi ynë
    në të mësuarit mes kolegësh.
  • 6:22 - 6:26
    Ne përdorim këtë model pedagogjik në zë
  • 6:26 - 6:28
    për të inkurajuar studentët tanë nga e gjithë bota
  • 6:28 - 6:31
    për të bashkëvepruar e studiuar së bashku
  • 6:31 - 6:34
    e po ashtu, për të zvogëluar kohën
  • 6:34 - 6:38
    e profesorëve në detyrat klasore.
  • 6:41 - 6:46
    Nëse interneti na ka bërë banor të një fshati global,
  • 6:46 - 6:50
    ky model mund të zhvilloj lidershipin e tij të ardhshëm.
  • 6:50 - 6:52
    Ja si ja arrijmë:
  • 6:52 - 6:55
    Ne ofrojmë vetëm dy programe:
  • 6:55 - 6:58
    Administrim Biznesi dhe Shkenca Kompjuterike,
  • 6:58 - 6:59
    dy programet
  • 6:59 - 7:02
    më të kërkuara në mbarë botën,
  • 7:02 - 7:04
    dy programe me më së shumti gjasa
  • 7:04 - 7:07
    për të ndihmuar studentët tanë që të gjejnë punë.
  • 7:07 - 7:10
    Kur studentët pranohen,
  • 7:10 - 7:14
    ata vendosen në një klasë të vogël
  • 7:14 - 7:17
    prej 20-30 studentësh, për t'u siguruar
  • 7:17 - 7:21
    që ta kenë vëmendjen ata që kanë nevojë për të.
  • 7:21 - 7:25
    Veç kësaj, për çdo nëntë javë të kursit,
  • 7:25 - 7:27
    ata takojnë kolegë të ri,
  • 7:27 - 7:29
    grup të tërë studentësh të rinj
  • 7:29 - 7:30
    nga e mbarë bota.
  • 7:30 - 7:33
    Për çdo javë, kur ata hyjnë në klasë,
  • 7:33 - 7:36
    gjejnë shënimet e ligjëratave,
  • 7:36 - 7:38
    detyrat e leximit, detyrat e shtëpisë,
  • 7:38 - 7:40
    dhe pyetjet e diskutimit,
  • 7:40 - 7:42
    të cilat janë në themel të studimit tonë.
  • 7:42 - 7:44
    Çdo javë, çdo student
  • 7:44 - 7:47
    duhet të kontribuoj në diskutimin e klasës
  • 7:47 - 7:49
    e duhet të komentoj
  • 7:49 - 7:51
    në kontributin e të tjerëve.
  • 7:51 - 7:55
    Në këtë mënyrë, ne hapim mendjet e studentëve tanë
  • 7:55 - 7:57
    zhvillojmë një ndryshim pozitiv në qëndrimet
  • 7:57 - 8:00
    kundrejt kulturave të ndryshme.
  • 8:00 - 8:02
    Nga fundi i çdo jave,
  • 8:02 - 8:04
    studentët plotësojnë nga një kuiz
  • 8:04 - 8:05
    i dorëzojnë detyrat e shtëpisë
  • 8:05 - 8:07
    të cilat janë vlerësuar nga kolegët e tyre
  • 8:07 - 8:10
    nën mbikëqyrjen e instruktorëve
  • 8:10 - 8:13
    marrin një notë, vazhdojnë me javën tjetër.
  • 8:13 - 8:15
    Në fund të kursit, hyjnë në kursin përfundimtar,
  • 8:15 - 8:21
    marrin notën, dhe vazhdojnë me kursin e radhës.
  • 8:21 - 8:23
    Ne kemi hapur dyert e edukimit të lartë
  • 8:23 - 8:27
    për çdo student të kualifikuar.
  • 8:27 - 8:30
    Çdo student me një diplomë të shkollës së mesme
  • 8:30 - 8:33
    me njohuri të mjaftueshme
    të gjuhës angleze e një lidhje interneti
  • 8:33 - 8:34
    mund të studiojë tek ne.
  • 8:34 - 8:37
    Ne nuk përdorim audio. Nuk përdorim video.
  • 8:37 - 8:40
    Broadband nuk është i nevojshëm.
  • 8:40 - 8:42
    Çdo student nga cilado pjesë e botës
  • 8:42 - 8:44
    me një lidhje interneti
  • 8:44 - 8:47
    mund të studiojë me ne.
  • 8:47 - 8:49
    Ne s'kemi pagesa shkollimi.
  • 8:49 - 8:51
    Krejt çfarë kërkojmë nga
    studentët tanë është mbulimi
  • 8:51 - 8:53
    i çmimit të provimeve;
  • 8:53 - 8:55
    100 dollar për provim.
  • 8:55 - 8:58
    Një student i rregullt në shkallën bachelor
  • 8:58 - 9:00
    që merr 40 kurse
  • 9:00 - 9:03
    do të paguaj 1,000 dollar në vit,
  • 9:03 - 9:06
    4,000 dollar për të gjithë shkallën bachelor.
  • 9:06 - 9:09
    Dhe për ata që s'mund ta përballojnë as këtë shumë,
  • 9:09 - 9:12
    ne ju ofrojmë bursa të ndryshme.
  • 9:12 - 9:15
    Është misioni ynë që askush të mos mbetet prapa
  • 9:15 - 9:17
    për arsye financiare.
  • 9:17 - 9:21
    Me 5,000 student në 2016,
  • 9:21 - 9:25
    ky model është financiarisht i qëndrueshëm.
  • 9:25 - 9:30
    Para pesë vitesh, ishte një vizion.
  • 9:30 - 9:33
    Tani është një realitet.
  • 9:33 - 9:35
    Muajin e kaluar ne morëm
  • 9:35 - 9:38
    miratimin përfundimtar akademik për modelin tonë.
  • 9:38 - 9:42
    University of the People tani është plotësisht i akredituar.
  • 9:42 - 9:43
    (Duartrokitje)
  • 9:43 - 9:49
    Faleminderit.
  • 9:49 - 9:51
    Me këtë akreditim
  • 9:51 - 9:54
    është tani koha jonë e ngritjes.
  • 9:54 - 9:58
    Ne kemi dëshmuar se modeli ynë funksionon.
  • 9:58 - 10:01
    Unë ftoj universitetet, më e rëndësishmja,
  • 10:01 - 10:03
    qeveritë e vendeve në zhvillim
  • 10:03 - 10:05
    që të kopjojnë këtë model
  • 10:05 - 10:08
    për të siguruar që dyert e edukimit të lartë
  • 10:08 - 10:10
    të hapen plotësisht.
  • 10:10 - 10:12
    Një epokë e re po vjen,
  • 10:12 - 10:15
    epoka që do të jetë dëshmitare
  • 10:15 - 10:18
    e përçarjes së modelit të edukimit të lartë ,
  • 10:18 - 10:19
    siç është sot,
  • 10:19 - 10:24
    nga të qenit privilegj vetëm për disa
  • 10:24 - 10:26
    në të qenurit një e drejtë themelore,
  • 10:26 - 10:30
    e përballueshme dhe e qasshme për të gjithë.
  • 10:30 - 10:32
    Ju faleminderit.
  • 10:32 - 10:35
    (Duartrokitje)
Title:
Një shkollim i lartë me çmim shumë të ulët
Speaker:
Shai Reshef
Description:

Në Universitetin online, University of the People, secili me një diplomë të shkollës së mesme mund të marrë klasë drejt një diplome në Administrim Biznesi apo Shkenca Kompjuterike - pa pagesë të rregullt shkollimi (ndonëse provimet kushtojnë). Themeluesi Shai Reshef shpreson se edukimi i lartë po ndryshon "nga të qenurit një privilegj për disa në një të drejtë themelore, të përballueshme e të qasshme për të gjithë."

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
10:52

Albanian subtitles

Revisions