Return to Video

8 sekretet e suksesit të Richard St. John

  • 0:00 - 0:03
    Ky në të vërtetë është një prezantim dy-orësh që bëj para studentëve te shkollave të mesme,
  • 0:03 - 0:04
    i shkurtuar në tre minuta.
  • 0:04 - 0:07
    Dhe e gjitha filloi një ditë ne aeroplan, duke shkuar në TED,
  • 0:07 - 0:08
    shtatë vjet më parë.
  • 0:08 - 0:09
    Në ndenjësen pranë meje
  • 0:09 - 0:13
    ishte një studente e shkollës së mesme, një adoleshente,
  • 0:13 - 0:15
    dhe ajo vinte nga një familje shumë e varfër.
  • 0:15 - 0:18
    Ajo donte që jeta e saj të kishte kuptim,
  • 0:18 - 0:19
    dhe më bëri një pyetje të thjeshtë.
  • 0:19 - 0:21
    Ajo tha, "Çka të shpie drejt suksesit?"
  • 0:21 - 0:23
    Unë u ndjeva shumë keq,
  • 0:23 - 0:25
    sepse nuk mund ti jepja një përgjigje të saktë.
  • 0:25 - 0:28
    Kështu që zbres nga aeroplani dhe mbërrij në TED.
  • 0:28 - 0:31
    Dhe mendoj, zot, jam në mes të një salle me njerëz të suksesshëm!
  • 0:31 - 0:34
    Pse nuk i pyes se çfarë i ndihmoi ata të kenë sukses,
  • 0:34 - 0:36
    dhe pastaj t'ia përcjell këtë fëmijëve?
  • 0:36 - 0:40
    Pra ja ku jemi, shtatë vjet, 500 intervista më vonë,
  • 0:40 - 0:43
    dhe do të ju tregoj se çfarë në të vërtetë ju çon drejt suksesit
  • 0:43 - 0:45
    dhe i bën TED-istëd të lëvizin.
  • 0:45 - 0:47
    Gjëja e parë është pasioni.
  • 0:47 - 0:50
    Freeman Thomas thotë, "Unë nxitem nga passioni im."
  • 0:50 - 0:53
    TEDistëd e bëjnë per kënaqësi, nuk e bëjnë për para.
  • 0:53 - 0:56
    Carol Coletta thotë, "Unë do të paguaja dikë të bëjë atë që bëj unë."
  • 0:56 - 0:58
    Dhe gjëja interesante është,
  • 0:58 - 1:00
    nëse e bën për qejf, parat vijnë gjithsesi.
  • 1:00 - 1:04
    Punë! Më tha, Rupert Murdoch. "E gjitha është punë e madhe.
  • 1:04 - 1:06
    Asgjë nuk vjen lehtë. Por kam shumë kënaqësi."
  • 1:06 - 1:10
    A tha kënaqësi? Rupert? Po!
  • 1:10 - 1:14
    TED-istëd bëjnë qejf duke punuar. Dhe ata punojnë shumë.
  • 1:14 - 1:17
    E kuptova, që ata nuk janë maniakë të punës. Ata kënaqen duke punuar.
  • 1:18 - 1:24
    Mirë! Alex Garden thotë, "Për të qenë i suksesshëm përkushtohu ndaj një gjëje
  • 1:24 - 1:25
    dhe zotëroje atë."
  • 1:25 - 1:28
    Nuk ka magji, është praktikë, praktikë, praktikë.
  • 1:28 - 1:31
    Dhe është përqëndrim. Norman Jewison më tha,
  • 1:31 - 1:34
    "Mendoj se e gjitha ka të bëjë me fokusimin e vetëvetes në një gjë"
  • 1:34 - 1:38
    Dhe shty! David Gallo thotë, "Shtyje vetëveten.
  • 1:38 - 1:40
    Fizikisht, mendërisht, duhesh të shtysh, shtysh, shtysh."
  • 1:40 - 1:43
    Duhet të tejkalosh përmes drojes dhe pasigurisë
  • 1:43 - 1:46
    Goldie Hawn thotë, "Gjithmonë kam pasur pasiguri.
  • 1:46 - 1:48
    Nuk isha e mirë sa duhej, e zgjuar sa duhej.
  • 1:48 - 1:50
    Nuk mendoja se mund t'ia dilja mbanë."
  • 1:50 - 1:52
    Tani nuk është gjithmonë e lehtë të shtysh veten,
  • 1:52 - 1:57
    ja pse janë shpikur nënat. (Të qeshura)
  • 1:57 - 2:00
    Frank Gehry -- Frank Gehry më tha,
  • 2:00 - 2:01
    "Nëna ime më shtyu."
  • 2:02 - 2:07
    Shërbe! Sherwin Nuland thotë, "Ishte një privilegj për të shërbyer si një mjek."
  • 2:07 - 2:10
    Shumë fëmijë më thonë se duan të bëhen milionerë.
  • 2:10 - 2:11
    Dhe gjëja e parë që ju them është,
  • 2:11 - 2:13
    "OK, ju nuk mund t'i shërbeni vetes,
  • 2:13 - 2:15
    ju duhet t'i shërbeni të tjerëve diçka me vlerë.
  • 2:15 - 2:18
    Sepse ajo është mënyra se si njerëzit bëhen të pasur."
  • 2:19 - 2:23
    Idetë. TED-isti Bill Gates thotë, "Kisha një ide --
  • 2:23 - 2:26
    themelimin e kompanisë së parë të programeve kompjuterike."
  • 2:26 - 2:28
    Unë do të thoja se ishte ide shumë e mirë.
  • 2:28 - 2:31
    Dhe nuk është magji për të ardhur idetë,
  • 2:31 - 2:33
    është vetëm të bësh disa gjëra të thjeshta.
  • 2:33 - 2:35
    Dhe unë jap shumë fakte.
  • 2:35 - 2:37
    Këmbëngul. Joe Kraus thotë,
  • 2:37 - 2:40
    "Këmbëngulja është arsyeja numër një për suksesin tonë."
  • 2:40 - 2:44
    Duhet të Këmbëngul nëpër dështime. Duhet të insistosh nëpër gjepura!
  • 2:44 - 2:47
    E cila sigurisht do të thotë "Kritika, Refuzime, Budallenj, Presion."
  • 2:47 - 2:49
    (Të qeshura)
  • 2:50 - 2:54
    Pra, përgjigjia e madhe e kësaj pyetje është e thjeshtë:
  • 2:54 - 2:57
    Paguaj 4,000 dollarë dhe eja në TED.
  • 2:57 - 3:00
    Nëse nuk mundeni, atëherë bëni tetë gjërat -- dhe më besoni,
  • 3:00 - 3:04
    këto janë tetë gjërat e mëdha që ju shpien drejt suksesit.
  • 3:04 - 3:06
    Faleminderit TED-istë për të gjitha intervistat!
Title:
8 sekretet e suksesit të Richard St. John
Speaker:
Richard St. John
Description:

Pse njerëzit janë të suksesshëm? Për shkak se janë të zgjuar? Apo janë me fat? Asnjëra. Analisti Richard St. John përmbledh intervistat përgjat viteve në një prezantim 3-minutësh mbi sekretet e vërteta të suksesit.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
03:13
Norik Krasniqi added a translation

Albanian subtitles

Revisions