Return to Video

Lidershipi i përditshëm

  • 0:00 - 0:03
    Dua ta nis duke ju bërë
    të gjithëve një pyetje:
  • 0:03 - 0:05
    Sa prej jush ndjehen plotësisht rehat
  • 0:05 - 0:07
    duke quajtur veten lider?
  • 0:08 - 0:10
    E kam bërë këtë pyetje
    në të gjithë vendin,
  • 0:10 - 0:13
    kudo që pyeta për këtë,
    nuk ka rëndësi se ku,
  • 0:13 - 0:16
    ishte një pjesë e madhe e audiencës
    që nuk e ngrinte dorën.
  • 0:16 - 0:19
    Dhe kam kuptuar
    se ne e kemi shndërruar lidershipin
  • 0:19 - 0:21
    në diçka më të madhe se ne;
    diçka përtej nesh.
  • 0:21 - 0:23
    Ne e kemi bërë atë për të ndryshuar botën.
  • 0:23 - 0:25
    E kemi marrë titullin e ‘liderit’
  • 0:25 - 0:28
    dhe trajtuar si diçka
    që do ta meritonim një ditë.
  • 0:28 - 0:29
    Por për tia dhënë vetes tonë atë tani
  • 0:29 - 0:33
    tregon nivel arrogance ose mendjemadhësie
    me të cilën ne nuk ndihemi rehat.
  • 0:33 - 0:35
    Shqetësohem ndonjëherë që
    ne harxhojmë aq shumë kohë
  • 0:35 - 0:38
    duke festuar gjëra
    që arrihen me vështirësi,
  • 0:38 - 0:41
    saqë e kemi bindur veten që ato
    janë të vetmet gjëra që ia vlejnë.
  • 0:41 - 0:44
    Ne kemi filluar të nënvlerësojmë
    gjërat që mund të bëjmë çdo ditë.
  • 0:44 - 0:46
    Ne kemi momente
    ku realisht jemi një lider
  • 0:46 - 0:49
    dhe nuk e vlerësojmë veten për këtë
    ose të ndihemi mirë për këtë.
  • 0:49 - 0:52
    Kam qenë shumë me fat
    10 vitet e fundit të punoj
  • 0:52 - 0:55
    me njerëz të mrekullueshëm që më
    kanë ndihmuar ta rikonceptoj lidershipin
  • 0:55 - 0:57
    në një mënyrë që
    më ka bërë mua më të lumtur.
  • 0:57 - 0:59
    Në kaq pak kohë sa kam sot,
  • 0:59 - 1:02
    do doja të ndaja me ju një histori
    që me siguri është me shumë përgjegjëse
  • 1:02 - 1:03
    për këtë rikonceptim të lidershipit.
  • 1:03 - 1:05
    Shkova në një shkollë të vogël
  • 1:05 - 1:08
    Universiteti Mount Allison
    në Sackville, New Brunswick.
  • 1:08 - 1:11
    Në ditën time të fundit atje, një vajzë
    erdhi tek unë dhe më tha
  • 1:11 - 1:13
    “Më kujtohet hera e parë që ju takova.”
  • 1:13 - 1:16
    Ajo më tregoi një histori
    se çfarë kishtë ndodhur 4 vite më parë.
  • 1:16 - 1:19
    Ajo tha, “Një ditë para
    se të filloja universitetin,
  • 1:19 - 1:21
    isha në dhomën e hotelit me prindërit e mi
  • 1:21 - 1:24
    dhe isha shumë e frikësuar
    dhe e bindur që nuk mund ta bëja këtë.
  • 1:24 - 1:27
    që nuk isha gati për në universitet
    saqë shpërtheva në lot.
  • 1:27 - 1:28
    Mami e babi janë fantastike.
  • 1:28 - 1:31
    Më thanë, “E dimë që ke frikë,
    por le të shkojmë njëherë nesër,
  • 1:31 - 1:35
    në ditën e parë dhe nëse në ndonjë moment
    ndjen sikur nuk mund ta bësh,
  • 1:35 - 1:37
    na thuaj dhe do të shkojmë në shtëpi.
  • 1:37 - 1:38
    Ne të duam ty sidoqoftë.”
  • 1:38 - 1:40
    “Kështu u nisëm ditën tjetër."
  • 1:40 - 1:42
    Vajta të regjistrohem.
  • 1:42 - 1:45
    Pashë përreth dhe thjesht e dija
    që nuk mund ta bëja këtë; nuk isha gati.
  • 1:45 - 1:46
    E dija që duhet të hiqja dorë.
  • 1:46 - 1:48
    E mora këtë vendim
    dhe sapo e bëra këtë
  • 1:48 - 1:50
    një ndjenjë e pabesueshme
    paqeje më përshkoi.
  • 1:50 - 1:53
    U ktheva tek prinderit për
    t’i thënë që duhet të shkonim në shtëpi,
  • 1:53 - 1:56
    dhe në atë moment ju dolët
    nga ndërtesa e unionit të studentëve
  • 1:56 - 1:59
    me kapelen më qesharake
    që kisha parë ndonjëherë në jetën time."
  • 1:59 - 2:00
    (Të qeshura)
  • 2:00 - 2:01
    “Ishte mbresëlënëse.
  • 2:01 - 2:03
    Ju kishit një simbol të madh
    që promovonte "Shinerama,”
  • 2:03 - 2:05
    e cila është Studentët që Luftojnë
    Fibrozën Cistike,
  • 2:05 - 2:07
    një bamirësi me të cilën kam punuar për vite --
  • 2:07 - 2:09
    “Ju kishit një shportë plot lëpirëse.
  • 2:09 - 2:12
    Ju po i shpërndanit lëpirëse
    njerëzve në rradhë
  • 2:12 - 2:13
    dhe po i flisnit për Shirenama.
  • 2:13 - 2:16
    Dhe papritur, mu afrove mua
    dhe thjesht ndalove.
  • 2:16 - 2:18
    Dhe mi ngule sytë. Ishte e sikletshme.”
  • 2:18 - 2:20
    (Të qeshura)
  • 2:20 - 2:22
    Kjo vajzë e di se për çfarë po flas.
  • 2:22 - 2:23
    (Të qeshura)
  • 2:23 - 2:26
    “Pastaj ju patë tek djali pranë meje,
    buzëqeshet, shkuat tek shporta,
  • 2:26 - 2:29
    nxorrët nje lëpirëse,
    ia dhatë atij dhe i thatë,
  • 2:29 - 2:32
    “Ti duhet t’i japësh një lëpirëse
    gruas së bukur pranë teje.”
  • 2:32 - 2:36
    Ajo tha, “Kurrë nuk kam parë dikë
    të turpërohet kaq shpejt në jetën time.
  • 2:36 - 2:38
    Ai u skuq dhe nuk mundej
    as të më shikonte.
  • 2:38 - 2:41
    Ai thjesht i mbajti lëpirëset kështu.”
  • 2:41 - 2:42
    (Të qeshura)
  • 2:42 - 2:45
    “U ndjeva aq keq për këtë person
    sa e mora lëpirësen.
  • 2:45 - 2:48
    Sa e bëra këtë, ju morët këtë
    çehre të ashpër të pabesueshme,
  • 2:48 - 2:51
    patë nga prindërit dhe thatë,
    “Shikojeni këtë! Shikojeni këtë!
  • 2:51 - 2:52
    Dita e parë larg shtëpisë,
  • 2:53 - 2:55
    dhe që tashmë po pranon lëpirëse
    nga një i huaj?!"
  • 2:55 - 2:57
    (Të qeshura)
  • 2:57 - 2:58
    “Të gjithë u surprizuan.
  • 2:58 - 3:01
    Pesë metra nga çdo drejtim, të gjithë
    filluan të qeshnin me të madhe.
  • 3:01 - 3:04
    E di që nuk është e këndshme dhe nuk e di
    pse po jua tregoj këtë,
  • 3:04 - 3:08
    por në atë moment kur të gjithë qeshnin
    e kuptova që nuk duhet të hiqja dorë.
  • 3:08 - 3:11
    E kuptova që isha aty ku duhet
    të isha; që isha në shtëpi.
  • 3:11 - 3:14
    Dhe nuk ju kam folur asnjëherë
    në këto katër vjet që nga ajo ditë.
  • 3:14 - 3:17
    Por dëgjova se po largoheni
    dhe duhet të vija dhe t'jua tregoja
  • 3:17 - 3:20
    që keni qënë jashtëzakonisht
    i rëndësishëm në jetën time.
  • 3:20 - 3:22
    Do më mungoni. Paçi fat.”
  • 3:22 - 3:24
    Ajo largohet dhe unë shtanga.
  • 3:24 - 3:26
    Ajo u largua 6 hapa,
    u kthye, qeshi dhe vazhdoi,
  • 3:26 - 3:28
    “Mbase duhet ta dish këtë gjithashtu:
  • 3:28 - 3:31
    Jam e lidhur me atë djalë,
    edhe katër vjet më vonë.”
  • 3:31 - 3:31
    (Të qeshura)
  • 3:31 - 3:34
    Një vit e gjysëm
    pasi u shpërngula në Toronto,
  • 3:34 - 3:36
    mora një ftesë për në dasmën e tyre.
  • 3:36 - 3:37
    (Të qeshura)
  • 3:37 - 3:39
    Këtu është marifeti:
    Unë nuk e mbaj mend këtë.
  • 3:40 - 3:42
    Nuk kisha kujtime të atij momenti.
  • 3:42 - 3:43
    E kam kërkuar në memorien time
  • 3:43 - 3:47
    se është qesharake e duhet të kujtoj
    ta kem bërë këtë dhe nuk më kujtohet.
  • 3:47 - 3:49
    Kjo ishte si të më hapeshin sytë,
    moment reflektimi për mua,
  • 3:49 - 3:52
    të mendoj se mbase impakti më i madh
    në jetën e dikujt,
  • 3:52 - 3:56
    ishte një moment ku një grua kishte takuar
    katër vjet më parë një të panjohur,
  • 3:56 - 3:59
    e thotë “Ju keni qenë një person
    i rëndësishëm në jetën time,”
  • 3:59 - 4:01
    ishte një moment që unë
    as që e mbaja mend.
  • 4:01 - 4:02
    Sa nga ju kanë një moment të veçantë,
  • 4:02 - 4:05
    një moment ku dikush
    ju thotë ose bëni diçka
  • 4:05 - 4:07
    ku ndjetë se jua ka bërë
    jetën krejtësisht më të mirë?
  • 4:07 - 4:10
    Sa nga ju i kanë thënë atij
    personi që e kanë bërë këtë?
  • 4:10 - 4:11
    E shikoni, pse jo?
  • 4:11 - 4:13
    Ne festojmë ditëlindje,
  • 4:13 - 4:16
    ku gjithçka që duhet të bësh
    është të mos vdesësh për 365 ditë –
  • 4:16 - 4:17
    (Të qeshura)
  • 4:17 - 4:19
    Ende ne i lemë njerzit
    që na e kanë bërë jetën më të mirë
  • 4:19 - 4:21
    të vërdallisen pa e ditur këtë.
  • 4:21 - 4:23
    Gjithsecili prej jush ka qenë katalizator
  • 4:23 - 4:24
    për një moment special.
  • 4:24 - 4:27
    E keni bërë jetën e dikujt më të mirë
    nga diçka qe keni thënë ose bërë.
  • 4:27 - 4:28
    Nëse mendoni që nuk e keni bërë,
  • 4:29 - 4:31
    mendoni për të gjithë ato duart
    që nuk u ngritën kur unë bëra pyetjen.
  • 4:31 - 4:33
    Ju jeni thjesht një prej tyre
    që nuk u është thënë.
  • 4:33 - 4:36
    Eshtë e frikshme të mendojmë veten
    aq të fuqishme,
  • 4:36 - 4:39
    e frikshme të mendosh se mund të
    kemi aq rëndësi në jetën e të tjerëve.
  • 4:39 - 4:41
    Për aq kohe sa e konsiderojmë lidershipin
    si diçka më e madhe se ne,
  • 4:41 - 4:43
    për sa kohë sa mbajmë
    lidershipin përtej nesh
  • 4:43 - 4:45
    dhe e bëjnë atë për të ndryshuar botën,
  • 4:45 - 4:48
    ne i japim vetes një justifikim
    që të mos e presim atë çdo ditë,
  • 4:48 - 4:50
    nga vetja jonë dhe nga njëri tjetri.
  • 4:50 - 4:53
    Marianne Williamson tha “ Frika jonë më
    e madhe nuk është se ne jemi jokompetent.
  • 4:53 - 4:55
    Eshtë fakti i të qenurit të fuqishëm
    përtej limitit.
  • 4:55 - 4:58
    Eshtë drita jonë dhe jo errësira ajo
    që na frikëson ne."
  • 4:58 - 5:01
    Thirrja ime për veprim sot
    është që duhet të përballojmë frikën tonë
  • 5:01 - 5:04
    se sa shumë të fuqishëm
    mund të jemi ne në jetën e njëri tjetrit.
  • 5:04 - 5:07
    Kemi nevojë ta përballojmë
    që ta tejkalojmë
  • 5:07 - 5:09
    dhe vëllezërit e motrat tona të vogla,
    një ditë fëmijët tanë
  • 5:09 - 5:12
    ose fëmijët tanë tani –
    mund të shohin dhe vlerësojnë
  • 5:12 - 5:14
    impaktin që kemi në jetën e njëri tjetrit,
  • 5:14 - 5:17
    më shumë se paraja, fuqia,
    titujt dhe influenca.
  • 5:17 - 5:20
    Ne duhet ta ripërkufizojmë lidershipin
    si momentet tona të veçanta
  • 5:20 - 5:22
    sa prej tyre ne krijojmë,
    sa shumë i pranojmë,
  • 5:22 - 5:26
    sa prej tyre ia shpërblejmë
    dhe sa prej tyre i falenderojmë.
  • 5:26 - 5:28
    Sepse e kemi lidhur lidershipin
    me ndryshimin e botës,
  • 5:28 - 5:29
    nuk ka botë.
  • 5:29 - 5:32
    Ka vetëm 6 miliardë interpretime të saj.
  • 5:32 - 5:34
    Dhe nëse ndryshon mënyrën
    se si dikush e kupton atë
  • 5:34 - 5:36
    atë për të cilën ata janë të aftë,
  • 5:36 - 5:38
    të kuptuarit se sa shumë
    njerëzit kujdesen për ta,
  • 5:38 - 5:41
    të kuptuarit se sa mjet
    ndryshimi të fuqishëm,
  • 5:41 - 5:42
    mund të jenë në këtë botë,
  • 5:42 - 5:44
    ju keni ndryshuar gjithçka.
  • 5:44 - 5:46
    Nëse mund ta kuptojmë lidershipin
    në këtë mënyrë,
  • 5:46 - 5:49
    mendoj se nëse mund ta ripërkufizonim
    lidershipin në këtë mënyrë
  • 5:49 - 5:51
    mendoj se do të ndryshonte gjithçka.
  • 5:51 - 5:54
    Kjo është një ide e thjeshtë
    por nuk mendoj se është e vogël.
  • 5:54 - 5:57
    Dua t’ju falenderoj shumë
    që më lejuat ta ndaj me ju sot.
Title:
Lidershipi i përditshëm
Speaker:
Drew Dudley
Description:

Të gjithë ne kemi ndryshuar jetën e dikujt -- zakonisht pa e kuptuar këtë. Në këtë bisedë të këndshme, Drew Dudley na bën thirrje të festojmë lidershipin si një veprim që përmirëson jetën e njëri tjetrit. (Filmuar në TEDxToronto)

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
06:14
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Everyday leadership
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Everyday leadership
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Everyday leadership
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for Everyday leadership
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Everyday leadership
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Everyday leadership
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Everyday leadership
Marilda Salla edited Albanian subtitles for Everyday leadership
Show all

Albanian subtitles

Revisions