Return to Video

Dëshiron të bëhesh aktivist? Fillo me lodrat e tua

  • 0:01 - 0:03
    Une jam McKenna Pope. Jam 14 vjeç,
  • 0:03 - 0:05
    dhe kur isha 13, binda
  • 0:05 - 0:07
    një nga kompanitë më të mëdha
  • 0:07 - 0:09
    prodhuese të lodrave në botë, Hasbro,
  • 0:09 - 0:11
    të ndryshonin mënyrën e tregtimit
  • 0:11 - 0:13
    të një prej produkteve të tyre më të shitura.
  • 0:13 - 0:15
    Më lejoni t'ju tregoj për këtë.
  • 0:15 - 0:16
    Kam një vella, Gavin.
  • 0:16 - 0:19
    Kur gjithë kjo punë ndodhi, ai ishte katër vjec.
  • 0:19 - 0:20
    Ai adhuronte të gatuante.
  • 0:20 - 0:23
    Ai gjithmonë merrte përbërës nga frigoriferi
  • 0:23 - 0:25
    dhe i përziente e i kthente ato në, ska nevoje të them,
  • 0:25 - 0:26
    gatime të pa ngrënshme,
  • 0:26 - 0:29
    ose bënte makarona me djathë të pa dukshme.
  • 0:29 - 0:32
    Ai donte me doemos të bëhej një shef kuzhine.
  • 0:32 - 0:36
    Kështu cila dhuratë do të ishte më e mirë për
    një fëmijë që donte të bëhej një shef kuzhine
  • 0:36 - 0:38
    sesa nje furrë pjekje për fëmijë. Apo jo?
  • 0:38 - 0:40
    Dua të them, të gjithë ne e kemi patur
    një të tillë kur ishim të vegjël.
  • 0:40 - 0:42
    Dhe ai e donte patjeter një.
  • 0:42 - 0:45
    Por pastaj ai filloi të kuptojë dicka.
  • 0:45 - 0:48
    Në reklama, dhe në kutitë e këtyre furrave,
  • 0:48 - 0:51
    Hasbro e tregtonte veçanerisht per vajza.
  • 0:51 - 0:53
    Dhe ata e bënin në mënyrë të tillë
  • 0:53 - 0:56
    ku kishte vetëm vajza në reklamën e kutisë,
  • 0:56 - 0:58
    dhe kishte piktura lulesh kudo në furrë
  • 0:58 - 1:01
    dhe ishte në rozë të çelur dhe vjollcë,
  • 1:01 - 1:05
    ngjyra specifike për femra, apo jo?
  • 1:05 - 1:07
    Kështu që kjo përcillte një mesazh të atillë
  • 1:07 - 1:10
    që vetëm vajzat duhet të gatuajnë; djemtë jo.
  • 1:10 - 1:12
    Dhe kjo e demoralizoi shumë vellain tim.
  • 1:12 - 1:15
    Ai mendoi se nuk duhej të bëhej një shef,
  • 1:15 - 1:17
    sepse ishte diçka që e bënin vetëm vajzat.
  • 1:17 - 1:19
    Vajzat gatuanin; djemtë jo,
  • 1:19 - 1:21
    ose ky ishte mesazhi që Hasbro po trasmetonte.
  • 1:21 - 1:23
    Dhe kjo më beri të mendoja,
  • 1:23 - 1:25
    Zot, dëshiroj që të këtë një menyrë
    ku mund ta ndryshoj këtë,
  • 1:25 - 1:28
    që zëri im të dëgjohet nga Hasbro
  • 1:28 - 1:30
    kështu që mund t'i pyesja ata dhe tu thoshja
  • 1:30 - 1:31
    që po vepronin gabim
  • 1:31 - 1:33
    dhe tu kërkoja ta ndryshonin.
  • 1:33 - 1:35
    Dhe më bëri të mendoja për një faqe web
  • 1:35 - 1:36
    që kisha dëgjuar pak muaj më parë
  • 1:36 - 1:38
    e quajtur Change.org.
  • 1:38 - 1:41
    Change.org është një platformë peticioni online
  • 1:41 - 1:43
    ku ti mund të krijosh një
    peticion dhe ta shpërndash
  • 1:43 - 1:46
    në të gjithë rrjetet e këtyre mediave sociale,
  • 1:46 - 1:47
    përmes Facebook, Twitter,
  • 1:47 - 1:49
    You Tube, Reddit, Tumblr,
  • 1:49 - 1:51
    përmes çfarëdo gjëje që mund të të vij ndërmend.
  • 1:51 - 1:52
    Dhe kështu që krijova një peticion
  • 1:52 - 1:56
    me videon You Tube që hodha në peticion
  • 1:56 - 1:58
    në parim duke e pyetur Hasbro
  • 1:58 - 2:00
    të ndryshonte mënyren e tregtimit,
  • 2:00 - 2:03
    duke paraqitur djemtë në reklamat e kutive,
  • 2:03 - 2:05
    dhe mbi të gjitha t'i krijonin ato
  • 2:05 - 2:08
    në ngjyra më pak të specifikuara për vajza.
  • 2:08 - 2:11
    Kështu që ky peticion nisi--
  • 2:11 - 2:14
    aq shpejt sa nuk e keni idenë.
  • 2:14 - 2:18
    Po intervistohesha nga gjithë lajmet kombëtare
  • 2:18 - 2:21
    nga shtypi, dhe ishte e mahnitshme.
  • 2:21 - 2:24
    Në tre javë, ndoshta tre e gjysëm,
  • 2:24 - 2:29
    Kisha 46,000 firma në këtë peticion.
  • 2:29 - 2:31
    (Duartrokitje)
  • 2:31 - 2:33
    Ju faleminderit!
  • 2:33 - 2:35
    S'ka nevojë të them që ishte e frikshme.
  • 2:35 - 2:40
    Përfundimisht, Hasbro më ftoi te zyrat qëndrore
  • 2:40 - 2:41
    kështu që ata mund të më tregonin
  • 2:41 - 2:44
    produktin e tyre të ri të furrës pjekëse
  • 2:44 - 2:46
    në ngjyrë të zezë, argjend dhe blu.
  • 2:46 - 2:48
    Në kuptimin e plotë të fjalës, ishte
    momenti më i bukur i jetës sime.
  • 2:48 - 2:51
    Isha si "Willy Wonka dhe Fabrika e Cokollates".
  • 2:51 - 2:52
    Ishte mahnitëse.
  • 2:52 - 2:54
    Dhe nuk e kuptova në kohë, që sido që të ishte,
  • 2:54 - 2:56
    isha bërë një aktiviste,
  • 2:56 - 2:58
    që mund të ndryshonte dicka,
  • 2:58 - 3:01
    madje edhe si një fëmijë,
    vecanerisht si një fëmijë,
  • 3:01 - 3:03
    zëri im u dëgjua, dhe i juaji
    është po ashtu i rëndësishëm.
  • 3:03 - 3:05
    Dua të kuptoni që nuk do të jetë e lehtë,
  • 3:05 - 3:06
    dhe nuk ishte e lehtë për mua,
  • 3:06 - 3:09
    sepse përballova shumë vështirësi.
  • 3:09 - 3:13
    Njerëz online dhe madje ndonjëherë
    në jetën e vërtetë,
  • 3:13 - 3:16
    tregoheshin të pasjellshëm
    me mua dhe familjen time,
  • 3:16 - 3:19
    dhe thoshin se si gjithçka ishte një humbje kohe,
  • 3:19 - 3:20
    dhe më demoralizoi vërtet.
  • 3:20 - 3:23
    Dhe në fakt kam disa shembuj,
    sepse hakmarrja më e mirë
  • 3:23 - 3:26
    është të tregosh idiotësinë e tyre.
  • 3:26 - 3:28
    Le të shohim.
  • 3:28 - 3:30
    Nga emri i përdoruesit Liquidsore29--
  • 3:30 - 3:32
    paskemi emra interesant këtu--
  • 3:32 - 3:38
    "Mama të shëmtuara liberale i bëjnë fëmijet gej".
  • 3:38 - 3:41
    Liquidsore29, me të vërtet? Vërtet? Në rregull.
  • 3:41 - 3:45
    Po nga Whiteboy77AGS:
  • 3:45 - 3:49
    "Njerëzit nuk kanë nevojë për një punë të tillë "
  • 3:49 - 3:51
    Nga Jeffrey Gutierrez:
  • 3:51 - 3:54
    "O Zot, mjaft. Ti thjesht do para dhe vëmendje."
  • 3:54 - 3:56
    Kështu që kishte komente të tilla
  • 3:56 - 3:59
    që vërtetë me demoralizonin për
    të ndryshuar të ardhmen
  • 3:59 - 4:02
    sepse mendova se njerëzve, nuk u interesonte,
  • 4:02 - 4:04
    njerëzit mendonin që është një humbje kohe,
  • 4:04 - 4:08
    dhe njerëzit nuk kanë respekt
    për mua dhe familjen time.
  • 4:08 - 4:10
    Me dhimbte dhe më bënte të mendoja,
  • 4:10 - 4:13
    cili është kuptimi të ndryshosh të ardhmen?
  • 4:13 - 4:15
    Por pastaj fillova të kuptoja dicka,
  • 4:15 - 4:18
    Urryesit urrejnë.
  • 4:18 - 4:20
    Tani ta themi të gjithë së bashku. Një, dy, tre:
  • 4:20 - 4:22
    Urryesit urrejnë.
  • 4:22 - 4:24
    Kështu që i lini urryesit tuaj të urrejnë,
  • 4:24 - 4:26
    dhe realizoni ndryshimin tuaj,
  • 4:26 - 4:28
    sepse e di që mund ta bëni.
  • 4:28 - 4:29
    Shikoj jashtë kësaj turme,
  • 4:29 - 4:31
    dhe shikoj 400 persona
  • 4:31 - 4:34
    që u shfaqen sepse donin të dinin
    se si mund ta realizonin këtë ndryshim
  • 4:34 - 4:37
    dhe e di që ju mund ta beni, dhe të gjithë
    ju që shikoni të shtëpi mundeni gjithashtu
  • 4:37 - 4:41
    sepse ju keni kaq shumë që mund të bëni
    dhe ju besoni
  • 4:41 - 4:44
    dhe ju mund ta shpërndani përmes
    gjithë këtyre mediave sociale,
  • 4:44 - 4:46
    përmes Facebook, Twitter, You Tube, Reddit, Tumblr,
  • 4:46 - 4:48
    përmes çdogjëje tjetër që ju mund të mendoni.
  • 4:48 - 4:50
    Dhe ju mund ta bëni atë ndryshim.
  • 4:50 - 4:51
    Ju mund të merrni atë që besoni
  • 4:51 - 4:54
    ta shndërroni në një çështje dhe ta ndryshoni.
  • 4:54 - 4:57
    Dhe atë shkëndijë për të cilën ju keni dëgjuar sot,
  • 4:57 - 4:59
    mund ta merrni atë shkëndijë që keni brenda jush
  • 4:59 - 5:01
    dhe ta shndërroni në një zjarr.
  • 5:01 - 5:03
    Ju faleminderit !
  • 5:03 - 5:05
    (Duartrokitje)
Title:
Dëshiron të bëhesh aktivist? Fillo me lodrat e tua
Speaker:
McKenna Pope
Description:

Vëllai i vogël i McKenna Pope adhuronte gatimin, por ai nuk dëshironte të përdorte një furrë pjekëse lodër—sepse ajo ishte e dizenjuar vetëm për vajza. Kështu, në moshën 13 vjec, Pope filloi një peticion online ndaj kompanisë amerikane Hasbro për të ndryshuar ngjyrën rozë dhe vjollcë të lodrës klasike. Në këtë fjalim emocionues, Pope përmend çështjen e lodrave të tilla dhe bën një thirrje për të aktivizuar të gjithë fëmijët të cilët ndihen të pafuqishëm.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
05:22

Albanian subtitles

Revisions