Një arkitekturë autoktone dhe komunitare
-
0:01 - 0:03Puna ime fokusohet në lidhjen
-
0:03 - 0:07ndërmjet të menduarit për jetën e komunitetit
-
0:07 - 0:08si pjesë e ambjentit
-
0:08 - 0:11ku arkitektura kultivohet nga kushtet natyrale lokale
-
0:11 - 0:14dhe traditave.
-
0:14 - 0:16Sot, kam sjellë dy projekte te kohëve të fundit
-
0:16 - 0:18si shembull i kësaj.
-
0:18 - 0:20Te dy projektet janë në vendet në zhvillim
-
0:20 - 0:24një në Etiopi dhe tjetri në Tunizi.
-
0:24 - 0:25E përbashkëta e tyre është
-
0:25 - 0:28që analiza të ndryshme nga perspektiva të ndryshme
-
0:28 - 0:33bëhen pjese esenciale e arkitektures finale.
-
0:33 - 0:36Shembulli i parë filloi me një ftesë
-
0:36 - 0:38për të krijuar një qendër tregtare shumëkateshe
-
0:38 - 0:40në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa.
-
0:40 - 0:42Ky është tipi i ndërtesës
-
0:42 - 0:45që na treguan si shembull, mua dhe grupit tim,
-
0:45 - 0:47të asaj që duhej të krijonim.
-
0:47 - 0:49Në fillim, gjëja e pare që mendova ishte,
-
0:49 - 0:51do iki nga sytë kembët.
-
0:51 - 0:53(Të qeshura)
-
0:53 - 0:56Mbasi pashë disa nga këto ndërtesa--
-
0:56 - 0:57ka shumë te tilla në qytet--
-
0:57 - 1:01kuptuam që ato ndajnë tre vecori kryesore.
-
1:01 - 1:03E para, këto ndërtesa janë pothuajse bosh
-
1:03 - 1:05sepse kanë dyqane shumë të mëdha
-
1:05 - 1:08ku njerëzit nuk i përballojnë dot cmimet.
-
1:08 - 1:11E dyta, kërkojne shumë energji
-
1:11 - 1:13për shkak të vetratave të gjera
-
1:13 - 1:15që krijojnë nxehtësi në ambientet e brendshme,
-
1:15 - 1:16dhe kanë kerkesë të lartë për ftohje.
-
1:16 - 1:18Në një qytet ku kjo s'është e nevojshme,
-
1:18 - 1:20sepse ata kanë kohë shumë të butë
-
1:20 - 1:24që varion nga 20 në 25 grade gjatë gjithë vitit.
-
1:24 - 1:27Dhe e treta është që pamja e tyre nuk ka të bejë fare
-
1:27 - 1:29me Afrikën dhe Etiopinë.
-
1:29 - 1:35Eshtë mekat në atë vend me një kulturë e tradita
aq të pasura. -
1:35 - 1:38Gjatë vizitës sonë të parë në Etiopi,
-
1:38 - 1:40më tërhoqi shumë pazari i vjetër
-
1:40 - 1:42që është një strukturë e hapur
-
1:42 - 1:44ku mijra njerëz shkojnë dhe blejnë
-
1:44 - 1:46cdo ditë nga shitësit e vegjël.
-
1:46 - 1:49Po ashtu të jep idenë e një hapësire publike
-
1:49 - 1:52që përdor hapësirat e jashtme për të bërë aktivitete.
-
1:52 - 1:55Kështu mendova, kjo është ajo që dua të krijoj
-
1:55 - 1:57e jo një qendër tregtare.
-
1:57 - 2:00Por cështja ishte se si mund të konceptonim
një ndërtesë shumëkateshe -
2:00 - 2:03bashkëkohore me këto vecori.
-
2:03 - 2:06Sfida tjetër ishte kur pamë sheshin e ndërtimit,
-
2:06 - 2:08që është në një zonë të qytetit që po rritet shpejt.
-
2:08 - 2:11Pjesa më e madhe e ndërtesave që shihni këtu
-
2:11 - 2:12nuk ishin aty,
-
2:12 - 2:15Ndodhet midis dy rrugëve paralele
-
2:15 - 2:17që s'kanë asnjë lidhje për qindra metra.
-
2:17 - 2:21Puna e parë që bëmë ishte të krijonim nje lidhje
-
2:21 - 2:22midis këtyre dy rrugëve,
-
2:22 - 2:25duke venë gjithë hyrjet e ndertesës.
-
2:25 - 2:27Kjo krijon një atrium të pjerrët
-
2:27 - 2:30që krijon një hapsirë boshe në ndërtesë
-
2:30 - 2:32që me formën e saj mbron vetveten
-
2:32 - 2:34nga dielli dhe shiu.
-
2:34 - 2:36Rreth kësaj hapsire boshe
-
2:36 - 2:39ne hodhëm idenë e nje tregu me dyqane të vogla
-
2:39 - 2:43që ndryshon në cdo kat për shkak të formës boshe.
-
2:43 - 2:45Po mendoja, si do ta mbyllim godinën?
-
2:45 - 2:47Doja të gjeja një zgjidhje
-
2:47 - 2:51që t'i përgjigjej kushteve klimaterike lokale.
-
2:51 - 2:53Fillova të mendoj për një veshje
-
2:53 - 2:55si një guackë prej betoni
-
2:55 - 2:58me carje që lejojnë ajrin të hyjë brenda
-
2:58 - 3:01dhe po ashtu dritën, por në mënyrë të filtruar.
-
3:01 - 3:07Më pas frymëzimi erdhi nga motivet e bukura
në fustanet e grave Etiopiane. -
3:07 - 3:09Ato kanë karakteristika gjeometrike fraktale
-
3:09 - 3:11gjë që më ndihmoi të zhvilloj krejt fasadën.
-
3:11 - 3:13Po e ndërtojmë atë
-
3:13 - 3:15me këto elemente të parafabrikuar
-
3:15 - 3:18që janë dritaret që lejojnë ajrin dhe dritën
-
3:18 - 3:20në mënyrë të kontrolluar brenda ndërtesës.
-
3:20 - 3:22Kjo plotësohet nga këto xhama të ngjyrosura
-
3:22 - 3:25që përdorin dritën nga brenda ndërtesës
-
3:25 - 3:28për të ndricuar godinën natën.
-
3:28 - 3:32Në fillim nuk ishte e lehtë
të bindje zhvilluesit për këto ide -
3:32 - 3:33sepse thoshin,
-
3:33 - 3:36Kjo nuk është qendër tregtare.
Ne nuk kërkuam këtë. -
3:36 - 3:42Por, më pas, të gjithë kuptuam se kjo ide e tregut
-
3:42 - 3:44krijonte fitime shumë më të mëdha
sesa ideja e qendrës tregtare. -
3:44 - 3:47sepse në fakt do të kishte më shumë dyqane për të shitur.
-
3:47 - 3:51Madje, edhe ideja e fasadës ishte shumë më ekonomike,
-
3:51 - 3:54jo vetëm për materialin e përdorur krahasuar me xhamin,
-
3:54 - 3:56por edhe sepse nuk kishte më nevoje
për ajër të kondicionuar. -
3:56 - 3:58Kështu kursimet nga buxheti
-
3:58 - 4:00i përdorëm për të implementuar projektin.
-
4:00 - 4:02Aplikimi i parë ishte të mendonim
-
4:02 - 4:05sesi mund ta bënim ndërtesën
të vetrregullueshme në termat e energjisë -
4:05 - 4:09në një qytet që ka ndërprerje të përditshme te korrentit.
-
4:09 - 4:13Krijuam nje avantazh të madh duke vendosur
panele fotovoltaike në tarracë. -
4:13 - 4:15Nën këto panele
-
4:15 - 4:19e menduam tarracën si hapsirë e re publike
për aktivitete dhe bare -
4:19 - 4:22që do të krijojnte një oaz urban.
-
4:22 - 4:23Këta portikë në cati, lejojnë
-
4:23 - 4:28të grumbullohet uji për ripërdorim
për pajisjet hidrosanitare brenda. -
4:28 - 4:33Shpresojmë në fillim të vitit tjetër,
sepse jemi tashmë në katin e pestë të konstruksionit. -
4:33 - 4:36Shembulli i dytë është një master plan
-
4:36 - 4:40prej 2000 apartamentesh dhe ambientesh
në qytetin e Tunisit. -
4:40 - 4:44Për të realizuar një projekt kaq të madh,
më i madhi që kam dizenjuar ndonjëhere, -
4:44 - 4:46duhet patjetër të kuptoja qytetin e Tunisit,
-
4:46 - 4:50por edhe zonën përreth si dhe traditën e kulturën.
-
4:50 - 4:53Gjatë kësaj analize i kushtova vëmendje të vecantë Medinës
-
4:53 - 4:57që është strukturë 1000 vjecare e mbyllur me mur,
-
4:57 - 5:01nga ku hapen 12 porta të ndryshme,
të lidhura me linja gati të drejta. -
5:01 - 5:06Kur vajta në vend, puna e parë dizajnuese
-
5:06 - 5:10ishte të zgjeronim rrugët ekzistuese,
duke krijuar 12 blloqe -
5:10 - 5:13të ngjashme ne madhësi dhe karakteristika
me ato që kemi në Barcelona -
5:13 - 5:16dhe qytete të tjera europiane me këto oborre të brendshme.
-
5:16 - 5:19Përvec kësaj, zgjodhëm pikat strategjike
-
5:19 - 5:22dhe i lidhem ato me linja te drejta
duke risjellë idenë e portave -
5:22 - 5:25dhe kjo modifikoi konfiguracionin fillestar.
-
5:25 - 5:27Nderhyrja e fundit ishte ta mendonim
-
5:27 - 5:30celulën e vogël të projektit, apartamentin,
-
5:30 - 5:32si pjesë thelbësore të masterplanit.
-
5:32 - 5:35Për këtë mendova, cili do të ishte orientimi më i mirë
-
5:35 - 5:37për një apartament në klimën mesdhetare?
-
5:37 - 5:42Eshtë veri-jug, sepse krijon diference termike
midis dy faqeve të shtëpise -
5:42 - 5:45dhe si rrjedhim ka ventilim natyral.
-
5:45 - 5:48E pra kemi zgjedhur një skemë që siguron
që shumica e apartamenteve -
5:48 - 5:51janë të orientuara krejtesisht në atë drejtim.
-
5:51 - 5:52Ky është rezultati,
-
5:52 - 5:56është gati kombinimi i një blloku europian dhe një qyteti arab.
-
5:56 - 5:57Ka blloqe me oborre te brendshme,
-
5:57 - 5:58dhe në katin përdhe
-
5:58 - 6:01kemi gjithë lidhjet për këmbësoret.
-
6:01 - 6:04Po ashtu i përgjigjet rregulloreve lokale që kërkojnë
-
6:04 - 6:07një dendësi më të madhe në katet e larta
dhe më të vogël në katin përdhe. -
6:07 - 6:11Po ashtu përforcon idenë e portave.
-
6:11 - 6:13Volumi ka këtë formë komunikuese
-
6:13 - 6:16me tre tipe apartamentesh të ndryshme
-
6:16 - 6:20dhe po ashtu lejon të hyjë dritë në katin përdhe
në një lagje shumë të dendur. -
6:20 - 6:23Në oborr gjenden shërbime të ndryshme,
-
6:23 - 6:24si palestër dhe kopësht fëmijësh
-
6:24 - 6:28dhe aty afër, një seri hapsirash tregtare
që ofrojne sherbime në katin përdhe. -
6:28 - 6:31Tarraca, që është pjesa ime e preferuar e projektit,
-
6:31 - 6:35është si ti rikthesh komunitetit hapsirën e zënë nga ndërtimi.
-
6:35 - 6:37Ai është vendi ku ata mund të mblidhen
-
6:37 - 6:41dhe të bëjnë aktivitete si vrapim 2 km në mëngjes,
-
6:41 - 6:44duke kaluar nga një godinë në tjetrën.
-
6:44 - 6:47Këto dy shembuj,
-
6:47 - 6:50kanë ngjashmëri në mënyrën si janë konceptuar.
-
6:50 - 6:53Po ashtu, gjenden në vendet në zhvillim
-
6:53 - 6:55ku po ndodh me shpejtesi rritja e qyteteve.
-
6:55 - 6:59Në këto qytete, impakti i arkitekturës
në jetën e njerëzve sot dhe nesër -
6:59 - 7:05ndryshon komunitetet dhe ekonomitë lokale
me të njëjtën shpejtësi që ngrihen ndërtesat. -
7:05 - 7:07Për këtë arsye, mendoj se ka akoma më shumë rëndësi
-
7:07 - 7:12t'i drejtohesh arkitektures për të gjetur zgjidhje
të thjeshta por të përballueshme, -
7:12 - 7:16që shtojnë raportin e komunitetit me mjedisin
-
7:16 - 7:20dhe që synojnë të lidhin natyrën dhe njerëzit.
-
7:20 - 7:22Falemnderit
-
7:22 - 7:24(Duartrokitje)
- Title:
- Një arkitekturë autoktone dhe komunitare
- Speaker:
- Xavier Vilalta
- Description:
-
Kur partneri i TED Xavier Vilalta u ftua të krijonte një qendër tregëtare në Addis Ababa, atij i hyri paniku. Qendrat e tjera paraqisnin cdo gjë që ai urrente rreth arkitekturës bashkëkohore: kulla prej xhami të panevojshme që kërkojnë shumë energji dhe me nje dizajn që s'ka të bëjë fare me Afrikën. Në këtë fjalim tërheqes, Vilalta tregon sesi ai mbron një trajtim alternativ: për të shfrytëzuar natyrën, i referohet arkitekturës lokale të traditës dhe krijon ndërtesa të bukura, emblematike e moderne që i përshtaten komunitetit.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 07:44
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Architecture at home in its community | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Architecture at home in its community | ||
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Architecture at home in its community | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Architecture at home in its community | ||
Aida Musai accepted Albanian subtitles for Architecture at home in its community | ||
Aida Musai edited Albanian subtitles for Architecture at home in its community | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Architecture at home in its community | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Architecture at home in its community |