Return to Video

Një arkitekturë autoktone dhe komunitare

  • 0:01 - 0:03
    Puna ime fokusohet në lidhjen
  • 0:03 - 0:07
    ndërmjet të menduarit për jetën e komunitetit
  • 0:07 - 0:08
    si pjesë e ambjentit
  • 0:08 - 0:11
    ku arkitektura kultivohet nga kushtet natyrale lokale
  • 0:11 - 0:14
    dhe traditave.
  • 0:14 - 0:16
    Sot, kam sjellë dy projekte te kohëve të fundit
  • 0:16 - 0:18
    si shembull i kësaj.
  • 0:18 - 0:20
    Te dy projektet janë në vendet në zhvillim
  • 0:20 - 0:24
    një në Etiopi dhe tjetri në Tunizi.
  • 0:24 - 0:25
    E përbashkëta e tyre është
  • 0:25 - 0:28
    që analiza të ndryshme nga perspektiva të ndryshme
  • 0:28 - 0:33
    bëhen pjese esenciale e arkitektures finale.
  • 0:33 - 0:36
    Shembulli i parë filloi me një ftesë
  • 0:36 - 0:38
    për të krijuar një qendër tregtare shumëkateshe
  • 0:38 - 0:40
    në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa.
  • 0:40 - 0:42
    Ky është tipi i ndërtesës
  • 0:42 - 0:45
    që na treguan si shembull, mua dhe grupit tim,
  • 0:45 - 0:47
    të asaj që duhej të krijonim.
  • 0:47 - 0:49
    Në fillim, gjëja e pare që mendova ishte,
  • 0:49 - 0:51
    do iki nga sytë kembët.
  • 0:51 - 0:53
    (Të qeshura)
  • 0:53 - 0:56
    Mbasi pashë disa nga këto ndërtesa--
  • 0:56 - 0:57
    ka shumë te tilla në qytet--
  • 0:57 - 1:01
    kuptuam që ato ndajnë tre vecori kryesore.
  • 1:01 - 1:03
    E para, këto ndërtesa janë pothuajse bosh
  • 1:03 - 1:05
    sepse kanë dyqane shumë të mëdha
  • 1:05 - 1:08
    ku njerëzit nuk i përballojnë dot cmimet.
  • 1:08 - 1:11
    E dyta, kërkojne shumë energji
  • 1:11 - 1:13
    për shkak të vetratave të gjera
  • 1:13 - 1:15
    që krijojnë nxehtësi në ambientet e brendshme,
  • 1:15 - 1:16
    dhe kanë kerkesë të lartë për ftohje.
  • 1:16 - 1:18
    Në një qytet ku kjo s'është e nevojshme,
  • 1:18 - 1:20
    sepse ata kanë kohë shumë të butë
  • 1:20 - 1:24
    që varion nga 20 në 25 grade gjatë gjithë vitit.
  • 1:24 - 1:27
    Dhe e treta është që pamja e tyre nuk ka të bejë fare
  • 1:27 - 1:29
    me Afrikën dhe Etiopinë.
  • 1:29 - 1:35
    Eshtë mekat në atë vend me një kulturë e tradita
    aq të pasura.
  • 1:35 - 1:38
    Gjatë vizitës sonë të parë në Etiopi,
  • 1:38 - 1:40
    më tërhoqi shumë pazari i vjetër
  • 1:40 - 1:42
    që është një strukturë e hapur
  • 1:42 - 1:44
    ku mijra njerëz shkojnë dhe blejnë
  • 1:44 - 1:46
    cdo ditë nga shitësit e vegjël.
  • 1:46 - 1:49
    Po ashtu të jep idenë e një hapësire publike
  • 1:49 - 1:52
    që përdor hapësirat e jashtme për të bërë aktivitete.
  • 1:52 - 1:55
    Kështu mendova, kjo është ajo që dua të krijoj
  • 1:55 - 1:57
    e jo një qendër tregtare.
  • 1:57 - 2:00
    Por cështja ishte se si mund të konceptonim
    një ndërtesë shumëkateshe
  • 2:00 - 2:03
    bashkëkohore me këto vecori.
  • 2:03 - 2:06
    Sfida tjetër ishte kur pamë sheshin e ndërtimit,
  • 2:06 - 2:08
    që është në një zonë të qytetit që po rritet shpejt.
  • 2:08 - 2:11
    Pjesa më e madhe e ndërtesave që shihni këtu
  • 2:11 - 2:12
    nuk ishin aty,
  • 2:12 - 2:15
    Ndodhet midis dy rrugëve paralele
  • 2:15 - 2:17
    që s'kanë asnjë lidhje për qindra metra.
  • 2:17 - 2:21
    Puna e parë që bëmë ishte të krijonim nje lidhje
  • 2:21 - 2:22
    midis këtyre dy rrugëve,
  • 2:22 - 2:25
    duke venë gjithë hyrjet e ndertesës.
  • 2:25 - 2:27
    Kjo krijon një atrium të pjerrët
  • 2:27 - 2:30
    që krijon një hapsirë boshe në ndërtesë
  • 2:30 - 2:32
    që me formën e saj mbron vetveten
  • 2:32 - 2:34
    nga dielli dhe shiu.
  • 2:34 - 2:36
    Rreth kësaj hapsire boshe
  • 2:36 - 2:39
    ne hodhëm idenë e nje tregu me dyqane të vogla
  • 2:39 - 2:43
    që ndryshon në cdo kat për shkak të formës boshe.
  • 2:43 - 2:45
    Po mendoja, si do ta mbyllim godinën?
  • 2:45 - 2:47
    Doja të gjeja një zgjidhje
  • 2:47 - 2:51
    që t'i përgjigjej kushteve klimaterike lokale.
  • 2:51 - 2:53
    Fillova të mendoj për një veshje
  • 2:53 - 2:55
    si një guackë prej betoni
  • 2:55 - 2:58
    me carje që lejojnë ajrin të hyjë brenda
  • 2:58 - 3:01
    dhe po ashtu dritën, por në mënyrë të filtruar.
  • 3:01 - 3:07
    Më pas frymëzimi erdhi nga motivet e bukura
    në fustanet e grave Etiopiane.
  • 3:07 - 3:09
    Ato kanë karakteristika gjeometrike fraktale
  • 3:09 - 3:11
    gjë që më ndihmoi të zhvilloj krejt fasadën.
  • 3:11 - 3:13
    Po e ndërtojmë atë
  • 3:13 - 3:15
    me këto elemente të parafabrikuar
  • 3:15 - 3:18
    që janë dritaret që lejojnë ajrin dhe dritën
  • 3:18 - 3:20
    në mënyrë të kontrolluar brenda ndërtesës.
  • 3:20 - 3:22
    Kjo plotësohet nga këto xhama të ngjyrosura
  • 3:22 - 3:25
    që përdorin dritën nga brenda ndërtesës
  • 3:25 - 3:28
    për të ndricuar godinën natën.
  • 3:28 - 3:32
    Në fillim nuk ishte e lehtë
    të bindje zhvilluesit për këto ide
  • 3:32 - 3:33
    sepse thoshin,
  • 3:33 - 3:36
    Kjo nuk është qendër tregtare.
    Ne nuk kërkuam këtë.
  • 3:36 - 3:42
    Por, më pas, të gjithë kuptuam se kjo ide e tregut
  • 3:42 - 3:44
    krijonte fitime shumë më të mëdha
    sesa ideja e qendrës tregtare.
  • 3:44 - 3:47
    sepse në fakt do të kishte më shumë dyqane për të shitur.
  • 3:47 - 3:51
    Madje, edhe ideja e fasadës ishte shumë më ekonomike,
  • 3:51 - 3:54
    jo vetëm për materialin e përdorur krahasuar me xhamin,
  • 3:54 - 3:56
    por edhe sepse nuk kishte më nevoje
    për ajër të kondicionuar.
  • 3:56 - 3:58
    Kështu kursimet nga buxheti
  • 3:58 - 4:00
    i përdorëm për të implementuar projektin.
  • 4:00 - 4:02
    Aplikimi i parë ishte të mendonim
  • 4:02 - 4:05
    sesi mund ta bënim ndërtesën
    të vetrregullueshme në termat e energjisë
  • 4:05 - 4:09
    në një qytet që ka ndërprerje të përditshme te korrentit.
  • 4:09 - 4:13
    Krijuam nje avantazh të madh duke vendosur
    panele fotovoltaike në tarracë.
  • 4:13 - 4:15
    Nën këto panele
  • 4:15 - 4:19
    e menduam tarracën si hapsirë e re publike
    për aktivitete dhe bare
  • 4:19 - 4:22
    që do të krijojnte një oaz urban.
  • 4:22 - 4:23
    Këta portikë në cati, lejojnë
  • 4:23 - 4:28
    të grumbullohet uji për ripërdorim
    për pajisjet hidrosanitare brenda.
  • 4:28 - 4:33
    Shpresojmë në fillim të vitit tjetër,
    sepse jemi tashmë në katin e pestë të konstruksionit.
  • 4:33 - 4:36
    Shembulli i dytë është një master plan
  • 4:36 - 4:40
    prej 2000 apartamentesh dhe ambientesh
    në qytetin e Tunisit.
  • 4:40 - 4:44
    Për të realizuar një projekt kaq të madh,
    më i madhi që kam dizenjuar ndonjëhere,
  • 4:44 - 4:46
    duhet patjetër të kuptoja qytetin e Tunisit,
  • 4:46 - 4:50
    por edhe zonën përreth si dhe traditën e kulturën.
  • 4:50 - 4:53
    Gjatë kësaj analize i kushtova vëmendje të vecantë Medinës
  • 4:53 - 4:57
    që është strukturë 1000 vjecare e mbyllur me mur,
  • 4:57 - 5:01
    nga ku hapen 12 porta të ndryshme,
    të lidhura me linja gati të drejta.
  • 5:01 - 5:06
    Kur vajta në vend, puna e parë dizajnuese
  • 5:06 - 5:10
    ishte të zgjeronim rrugët ekzistuese,
    duke krijuar 12 blloqe
  • 5:10 - 5:13
    të ngjashme ne madhësi dhe karakteristika
    me ato që kemi në Barcelona
  • 5:13 - 5:16
    dhe qytete të tjera europiane me këto oborre të brendshme.
  • 5:16 - 5:19
    Përvec kësaj, zgjodhëm pikat strategjike
  • 5:19 - 5:22
    dhe i lidhem ato me linja te drejta
    duke risjellë idenë e portave
  • 5:22 - 5:25
    dhe kjo modifikoi konfiguracionin fillestar.
  • 5:25 - 5:27
    Nderhyrja e fundit ishte ta mendonim
  • 5:27 - 5:30
    celulën e vogël të projektit, apartamentin,
  • 5:30 - 5:32
    si pjesë thelbësore të masterplanit.
  • 5:32 - 5:35
    Për këtë mendova, cili do të ishte orientimi më i mirë
  • 5:35 - 5:37
    për një apartament në klimën mesdhetare?
  • 5:37 - 5:42
    Eshtë veri-jug, sepse krijon diference termike
    midis dy faqeve të shtëpise
  • 5:42 - 5:45
    dhe si rrjedhim ka ventilim natyral.
  • 5:45 - 5:48
    E pra kemi zgjedhur një skemë që siguron
    që shumica e apartamenteve
  • 5:48 - 5:51
    janë të orientuara krejtesisht në atë drejtim.
  • 5:51 - 5:52
    Ky është rezultati,
  • 5:52 - 5:56
    është gati kombinimi i një blloku europian dhe një qyteti arab.
  • 5:56 - 5:57
    Ka blloqe me oborre te brendshme,
  • 5:57 - 5:58
    dhe në katin përdhe
  • 5:58 - 6:01
    kemi gjithë lidhjet për këmbësoret.
  • 6:01 - 6:04
    Po ashtu i përgjigjet rregulloreve lokale që kërkojnë
  • 6:04 - 6:07
    një dendësi më të madhe në katet e larta
    dhe më të vogël në katin përdhe.
  • 6:07 - 6:11
    Po ashtu përforcon idenë e portave.
  • 6:11 - 6:13
    Volumi ka këtë formë komunikuese
  • 6:13 - 6:16
    me tre tipe apartamentesh të ndryshme
  • 6:16 - 6:20
    dhe po ashtu lejon të hyjë dritë në katin përdhe
    në një lagje shumë të dendur.
  • 6:20 - 6:23
    Në oborr gjenden shërbime të ndryshme,
  • 6:23 - 6:24
    si palestër dhe kopësht fëmijësh
  • 6:24 - 6:28
    dhe aty afër, një seri hapsirash tregtare
    që ofrojne sherbime në katin përdhe.
  • 6:28 - 6:31
    Tarraca, që është pjesa ime e preferuar e projektit,
  • 6:31 - 6:35
    është si ti rikthesh komunitetit hapsirën e zënë nga ndërtimi.
  • 6:35 - 6:37
    Ai është vendi ku ata mund të mblidhen
  • 6:37 - 6:41
    dhe të bëjnë aktivitete si vrapim 2 km në mëngjes,
  • 6:41 - 6:44
    duke kaluar nga një godinë në tjetrën.
  • 6:44 - 6:47
    Këto dy shembuj,
  • 6:47 - 6:50
    kanë ngjashmëri në mënyrën si janë konceptuar.
  • 6:50 - 6:53
    Po ashtu, gjenden në vendet në zhvillim
  • 6:53 - 6:55
    ku po ndodh me shpejtesi rritja e qyteteve.
  • 6:55 - 6:59
    Në këto qytete, impakti i arkitekturës
    në jetën e njerëzve sot dhe nesër
  • 6:59 - 7:05
    ndryshon komunitetet dhe ekonomitë lokale
    me të njëjtën shpejtësi që ngrihen ndërtesat.
  • 7:05 - 7:07
    Për këtë arsye, mendoj se ka akoma më shumë rëndësi
  • 7:07 - 7:12
    t'i drejtohesh arkitektures për të gjetur zgjidhje
    të thjeshta por të përballueshme,
  • 7:12 - 7:16
    që shtojnë raportin e komunitetit me mjedisin
  • 7:16 - 7:20
    dhe që synojnë të lidhin natyrën dhe njerëzit.
  • 7:20 - 7:22
    Falemnderit
  • 7:22 - 7:24
    (Duartrokitje)
Title:
Një arkitekturë autoktone dhe komunitare
Speaker:
Xavier Vilalta
Description:

Kur partneri i TED Xavier Vilalta u ftua të krijonte një qendër tregëtare në Addis Ababa, atij i hyri paniku. Qendrat e tjera paraqisnin cdo gjë që ai urrente rreth arkitekturës bashkëkohore: kulla prej xhami të panevojshme që kërkojnë shumë energji dhe me nje dizajn që s'ka të bëjë fare me Afrikën. Në këtë fjalim tërheqes, Vilalta tregon sesi ai mbron një trajtim alternativ: për të shfrytëzuar natyrën, i referohet arkitekturës lokale të traditës dhe krijon ndërtesa të bukura, emblematike e moderne që i përshtaten komunitetit.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
07:44

Albanian subtitles

Revisions