Return to Video

Rimendojmë pabesinë ... një fjalim për këdo që ka dashuruar ndonjëherë

  • 0:01 - 0:02
    Pse tradhëtojmë?
  • 0:04 - 0:07
    Dhe pse njerëzit e lumtur tradhëtojnë?
  • 0:09 - 0:13
    Dhe kur themi “pabesi”,
    çfarë nënkuptojmë saktësisht?
  • 0:14 - 0:21
    Nënkupton një bashkim, histori dashurie,
    seks me pagesë, një dhomë chat-i,
  • 0:21 - 0:23
    një masazh me fund të lumtur?
  • 0:24 - 0:29
    Pse mendojmë se burrat mashtrojnë nga
    mërzija dhe frika e intimitetit,
  • 0:29 - 0:34
    por gratë mashtrojnë nga vetmia
    dhe etja për intimitet?
  • 0:36 - 0:40
    Dhe a përbën një aferë gjithmonë
    fundin e një marrëdhënie?
  • 0:41 - 0:44
    Përgjatë 10 viteve të fundit,
    kam udhëtuar nëpër botë
  • 0:44 - 0:48
    dhe kam punuar gjerësisht
    me qindra çifte
  • 0:48 - 0:50
    të cilët kanë qënë
    shpartalluar nga tradhëtia.
  • 0:51 - 0:55
    Është një akt i thjeshtë shkelje
  • 0:55 - 0:59
    i cili mund t’i vjedhë
    një çifti marrëdhënien e tyre,
  • 0:59 - 1:03
    lumturinë dhe thelbin
    e identitetit të tyre: një aferë.
  • 1:04 - 1:09
    E megjithatë, ky akt ekstremisht
    i zakonshëm është kaq pak i kuptuar.
  • 1:11 - 1:15
    Pra, ky diskutim është për cilindo
    që ka dashuruar ndonjeherë.
  • 1:18 - 1:22
    Tradhtia bashkëshortore ka ekzistuar
    që kur u shpik martesa,
  • 1:22 - 1:24
    po kështu dhe tabu-ja, kundër saj.
  • 1:25 - 1:31
    Në fakt, tradhëtia ka një këmbëngulje që
    martesa mund vetëm ta ketë zili,
  • 1:31 - 1:34
    aq e vërtetë është kjo saqë,
    kjo është urdhëresa e vetme
  • 1:34 - 1:38
    që përsëritet dy herë në Bibël
  • 1:38 - 1:42
    një herë për kryerjen dhe herën tjetër
    vetëm për të menduarit.
  • 1:42 - 1:45
    (Të qeshura)
  • 1:45 - 1:49
    Pra, si mund ta pajtojmë atë që
    ndalohet universalisht,
  • 1:49 - 1:51
    dhe po universalisht praktikohet?
  • 1:53 - 1:58
    Përgjatë historisë, burrat praktikisht
    kishin licensë për të tradhetuar
  • 1:58 - 2:00
    me pasoja minimale,
  • 2:00 - 2:05
    dhe të mbështetur nga një mori teorish
    biologjike dhe evolucionare
  • 2:05 - 2:07
    që justifikonin nevojën e tyre
    për të bredhur,
  • 2:07 - 2:11
    kështu që standardi i dyfishtë është aq
    i vjetër sa dhe vetë adulteria.
  • 2:12 - 2:18
    Por kush e di se çfarë ndodh në të vërtetë
    atje nën ҫarҫafë, apo jo?
  • 2:18 - 2:20
    Sepse kur vjen fjala te seksi,
  • 2:20 - 2:24
    presioni për burrat
    është që të mburren dhe ta egzagjerojnë,
  • 2:24 - 2:29
    por presioni për gratë është ta fshehin,
    minimizojnë dhe mohojnë,
  • 2:29 - 2:34
    ҫka nuk është e habitshme kur kujton se
    ka ende nëntë shtete
  • 2:34 - 2:36
    ku gratë mund të vriten
    për shmangje nga e duhura.
  • 2:38 - 2:42
    Tani, monogamia nënkuptonte
    një person për gjithë jetën.
  • 2:43 - 2:46
    Sot, monogamia nënkupton
    një person në një kohë.
  • 2:46 - 2:48
    (Të qeshura)
  • 2:48 - 2:50
    (Duartrokitje)
  • 2:52 - 2:54
    Them se, shumë prej jush mund keni thënë
  • 2:54 - 2:57
    "Unë jam monogam në të gjitha
    marrëdhëniet e mia."
  • 2:57 - 3:00
    (Të qeshura)
  • 3:01 - 3:02
    Dikur, në fillim martoheshim,
  • 3:02 - 3:04
    dhe bënim seks për herë të parë.
  • 3:05 - 3:06
    Por tani ne martohemi,
  • 3:06 - 3:08
    dhe ndalojmë së kryeri seks me të tjerët.
  • 3:09 - 3:14
    Fakti është se monogamia nuk kishte
    të bënte fare me dashurinë.
  • 3:14 - 3:17
    Burrat mbështeteshin në
    besnikërinë e grave
  • 3:17 - 3:20
    në mënyrë që të dinin se kujt
    i përkisnin fëmijët,
  • 3:20 - 3:22
    dhe kush do ta marrë lopën
    kur të vdes unë.
  • 3:24 - 3:27
    Tani, të gjithë duan të dinë
  • 3:27 - 3:28
    sa përqind e njerëzve tradhëtojnë.
  • 3:28 - 3:32
    Ma kanë bërë këtë pyetje
    që kur kam ardhur në këtë konferencë.
  • 3:32 - 3:34
    (Të qeshura)
  • 3:34 - 3:36
    Kjo vlen edhe për ju.
  • 3:36 - 3:41
    Por përcaktimi i tradhëtisë
    vazhdon të zgjerohet
  • 3:41 - 3:46
    sekstimi, të parit porno, qëndrimi aktiv
    fshehurazi në aplikacionet e takimeve.
  • 3:46 - 3:51
    Pra, duke qënë se nuk ka një përkufizim
    të rënë dakord universalisht
  • 3:51 - 3:54
    mbi atë ҫka përbën tradhëti,
  • 3:54 - 4:00
    vlerësimet ndryshojnë shumë,
    nga 26 deri në 75 përqind.
  • 4:01 - 4:04
    Por mbi të gjitha,
    ne jemi kontradikta vetë.
  • 4:04 - 4:08
    Pra, 95 përqind prej nesh thonë se
    është tmerrësisht e gabuar
  • 4:08 - 4:11
    që partneri jonë të gënjejë
    në lidhje me pasjen e një afere,
  • 4:11 - 4:13
    por po i njëjti numër
    prej nesh do të thonë
  • 4:13 - 4:16
    se kjo është ekzakt ajo që do bënim
    po të kishim vetë një aferë.
  • 4:16 - 4:19
    (Të qeshura)
  • 4:20 - 4:24
    Tani, më pëlqen ky përkufizim për aferat –
  • 4:24 - 4:27
    sespe i bashkon të tre elementet kryesore
  • 4:27 - 4:33
    një marrëdhënie e fshehtë, e cila
    është struktura kryesore e një afere;
  • 4:33 - 4:38
    një lidhje emocionale në një farë mase;
  • 4:38 - 4:39
    dhe një alkimi seksuale.
  • 4:40 - 4:43
    Dhe alkimi është fjala kyçe këtu,
  • 4:43 - 4:50
    sepse frisoni erotik është i tillë që
    puthja që vetëm e imagjinon të japësh,
  • 4:50 - 4:53
    mund të jetë aq e fuqishme
    dhe aq e këndshme
  • 4:53 - 4:56
    sa orë të tëra aktuale duke bërë dashuri.
  • 4:58 - 4:59
    Siç ka thënë dhe Marcel Proust,
  • 4:59 - 5:05
    është imagjinata jonë që është përgjegjëse
    për dashurinë, dhe jo personi tjetër.
  • 5:06 - 5:10
    Pra, kurrë nuk ka qenë më e lehtë
    të tradhëtohet,
  • 5:10 - 5:13
    dhe kurrë nuk ka qenë më e vështirë
    për të ruajtur një sekret.
  • 5:14 - 5:18
    Dhe pabesia nuk ka kërkuar
    një taksë të tillë psikologjike.
  • 5:20 - 5:23
    Kur martesa ishte
    një ndërmarrje ekonomike,
  • 5:23 - 5:26
    pabesia kërcënonte
    sigurinë tonë ekonomike.
  • 5:27 - 5:30
    Por tani që martesa është
    një marrëveshje romantike,
  • 5:30 - 5:34
    pabesia kërcënon sigurinë tonë emocionale.
  • 5:34 - 5:38
    Ironikisht, ne i jemi drejtuar tradhëtisë-
  • 5:38 - 5:41
    si hapësirë për të kërkuar
    dashurinë e pastër.
  • 5:41 - 5:43
    Por tani që ne kërkojmë dashuri
    në martesë,
  • 5:43 - 5:45
    tradhëtia e shkatërron.
  • 5:47 - 5:51
    Tani, ka tre mënyra me të cilat unë mendoj
    se pabesia lëndon ndryshe sot.
  • 5:54 - 6:00
    Ne kemi një ideal romantik në bazë
    të të cilit i drejtohemi një personi
  • 6:00 - 6:03
    për të na përmbushur një listë
    të pafund nevojash:
  • 6:03 - 6:06
    të jetë dashuria ime më e madhe,
    miku im më i mirë,
  • 6:06 - 6:10
    prindi më i mirë, i besuari im,
  • 6:10 - 6:13
    miku im emocional,
    i barabarti im intelektual.
  • 6:14 - 6:18
    Dhe unë jam me AI/AJO:
    unë jam i zgjedhuri, unë jam i veçantë,
  • 6:18 - 6:21
    unë jam i domosdoshëm,
    unë jam i pazëvendësueshëm,
  • 6:21 - 6:22
    unë jam i duhuri.
  • 6:23 - 6:27
    Dhe tradhëtia më tregon se nuk jam.
  • 6:27 - 6:29
    Kjo është tradhëtia e vërtetë.
  • 6:30 - 6:33
    Tradhëtia na trondit
    ambicien e madhe të dashurisë.
  • 6:35 - 6:40
    Por nëse gjatë gjithë historisë,
    tradhëtia ka qenë gjithmonë e dhimbshme,
  • 6:40 - 6:42
    sot ajo është shpesh traumatike,
  • 6:42 - 6:45
    sepse kërcënon imazhin e vetes tonë.
  • 6:45 - 6:48
    Pacienti im Fernando, është i rrënuar.
  • 6:48 - 6:51
    Ai vazhdon e thotë:
    "Mendoja se e njihja jetën time.
  • 6:51 - 6:55
    Mendoja se e dija se kush ishe ti,
    se kush ishim ne si çift, kush isha unë.
  • 6:55 - 6:57
    Tani, dyshoj për çdo gjë."
  • 6:58 - 7:03
    Tradhëtia - një shkelje besimi,
    një krizë identiteti.
  • 7:03 - 7:05
    "A do të mund të
    besoj sërisht tek ty?" pyet ai.
  • 7:05 - 7:07
    "A do të mund të besoj
    dikë tjetër përsëri?"
  • 7:09 - 7:12
    Dhe kjo është ajo ҫka më thotë
    dhe pacientja ime Heather,
  • 7:12 - 7:15
    kur është duke më folur
    për historinë e saj me Nick.
  • 7:15 - 7:16
    E martuar, me dy fëmijë.
  • 7:16 - 7:19
    Nick sapo është larguar
    në një udhëtim pune,
  • 7:19 - 7:22
    dhe Heather është duke luajtur
    në iPad e tij me djemtë,
  • 7:22 - 7:25
    kur ajo e sheh një mesazh
    që shfaqet në ekran:
  • 7:25 - 7:27
    "Mezi po pres të të shoh."
  • 7:28 - 7:30
    E çuditshme, mendon ajo, ne sapo u pamë.
  • 7:31 - 7:32
    Dhe pastaj një mesazh tjetër:
  • 7:33 - 7:35
    "Mezi po pres të të mbaj në krahët e mi."
  • 7:36 - 7:38
    Dhe Heather e kupton
  • 7:38 - 7:40
    këto mesazhe s'janë për të.
  • 7:40 - 7:44
    Ajo gjithashtu më tregon se
    babai i saj kishte afera,
  • 7:44 - 7:48
    por nëna e saj kish gjetur
    një faturë të vogël në xhep,
  • 7:48 - 7:50
    dhe pak buzëkuq në jakë.
  • 7:51 - 7:55
    Heather, fillon gërmimin,
  • 7:55 - 7:58
    dhe gjen me qindra mesazhe,
  • 7:58 - 8:01
    foto të shkëmbyera
    dhe dëshira të shprehura.
  • 8:01 - 8:04
    Detajet e gjalla të një afere
    dy-vjeçare të Nick
  • 8:04 - 8:07
    shpalosen përballë saj në kohë reale.
  • 8:08 - 8:09
    Dhe kjo më bëri të mendoj:
  • 8:09 - 8:14
    Aferat në epokën dixhitale janë
    vdekje prej një mijë thikash.
  • 8:16 - 8:19
    Por ne kemi një tjetër paradoks
    me të cilin përballemi këto kohë.
  • 8:19 - 8:21
    Për shkak të këtij ideali romantik,
  • 8:21 - 8:26
    ne mbështetemi në besnikërinë e partnerit
    me një entuziazëm të veçantë.
  • 8:27 - 8:31
    Por gjithashtu ne kurrë nuk kemi qenë
    më të prirur se tani për të devijuar,
  • 8:31 - 8:33
    dhe jo sepse kemi dëshira të reja sot,
  • 8:33 - 8:35
    por sepse jetojmë në një epokë
  • 8:35 - 8:39
    ku ndjejmë se është e drejta
    jonë të ndjekim dëshirat tona,
  • 8:39 - 8:42
    sepse kjo është kultura
    ku unë e meritoj të jem i/e lumtur.
  • 8:43 - 8:47
    Dhe nëse dikur kemi jemi divorcuar,
    sepse ishim të palumtur,
  • 8:47 - 8:50
    sot divorcohemi,
    sepse mund të jemi edhe më të lumtur.
  • 8:52 - 8:55
    Dhe nëse divorci përmbante gjithë turpin,
  • 8:55 - 8:59
    sot, të zgjedhësh të qëndrosh,
    kur mund të ikësh
  • 8:59 - 9:00
    është turpi i ri.
  • 9:01 - 9:03
    Pra Heather, nuk mund
    të flasë me miqtë e saj,
  • 9:03 - 9:06
    sepse ka frikë se do ta gjykojnë
    se pse e dashuron ende Nick,
  • 9:06 - 9:10
    dhe ngado që kthehet,
    merr të njëjtën këshillë:
  • 9:10 - 9:13
    Lëre atë. Hidhe në rrugë qenin.
  • 9:14 - 9:19
    Dhe nëse situata do ishte e anasjelltë,
    Nick do të ish në të njëjtën situatë.
  • 9:19 - 9:21
    Të qëndruarit është turpi i ri.
  • 9:23 - 9:26
    Pra, nëse ne mund të divorcohemi,
  • 9:26 - 9:28
    pse kemi ende afera?
  • 9:30 - 9:35
    Tani, supozimi tipik është se
    në qoftë se dikush mashtron,
  • 9:35 - 9:38
    ka diçka që nuk shkon
    ose me marrëdhënien tuaj ose me ty.
  • 9:39 - 9:43
    Por miliona njerëz
    nuk mund të jenë të gjithë patologjikë.
  • 9:44 - 9:48
    Logjika është kjo:
    Nëse ke gjithçka që të duhet në shtëpi,
  • 9:48 - 9:52
    atëherë nuk ke nevojë
    të kërkosh diku tjetër,
  • 9:52 - 9:55
    supozimi se ekziston diҫka e tillë
    si martesa perfekte
  • 9:55 - 9:58
    na injekton kundër dëshirës
    së shfrenuar për bredhje.
  • 9:59 - 10:02
    Por, po sikur pasioni të ketë
    një jetëzgjatje të limituar?
  • 10:04 - 10:07
    Po sikur të ketë gjëra që
    as edhe një marrëdhënie e mirë
  • 10:07 - 10:09
    nuk mund t’i sigurojë kurrë?
  • 10:10 - 10:13
    Nëse edhe njerëzit e lumtur tradhëtojnë,
  • 10:13 - 10:15
    si është puna?
  • 10:17 - 10:20
    Shumica dërrmuese e njerëzve
    me të cilët punoj
  • 10:20 - 10:22
    nuk janë aspak bredhës kronike.
  • 10:22 - 10:26
    Ata janë shpesh njerëz thellësisht
    monogame në besimet e tyre,
  • 10:26 - 10:28
    ose të paktën për partnerët e tyre.
  • 10:29 - 10:32
    Por e gjejnë veten në konflikt
  • 10:32 - 10:35
    ndërmjet vlerave dhe sjelljes së tyre.
  • 10:36 - 10:40
    Shpesh janë njerëz të cilët
    kanë qëndruar besnik për dekada të tëra,
  • 10:40 - 10:43
    por një ditë kapërcejnë një kufi
  • 10:43 - 10:45
    që kurrë nuk mendonin se do ta kapërcenin,
  • 10:45 - 10:48
    dhe me rriskun e humbjes së gjithçkaje.
  • 10:49 - 10:51
    Por, në shpërblim të çfarë?
  • 10:52 - 10:55
    Aferat janë një akt tradhëtie,
  • 10:55 - 10:58
    dhe gjithashtu janë një shprehje
    e mallit dhe humbjes.
  • 10:59 - 11:03
    Në zemër të një afere, shpesh gjen
  • 11:03 - 11:07
    një dëshirë dhe një shtysë të zjarrtë
    për një lidhje emocionale,
  • 11:07 - 11:13
    për risi, për liri, për autonomi,
    për intensitet seksual,
  • 11:13 - 11:16
    një dëshirë për të rimarrë
    pjesë të humbura të vetvetes
  • 11:16 - 11:22
    ose një përpjekje për të risjellë
    vitalitet përballë humbjes e tragjedisë.
  • 11:23 - 11:26
    Po mendoj për një paciente tjetër timen,
    Priya,
  • 11:26 - 11:28
    e cila është lumturisht e martuar,
  • 11:28 - 11:30
    e do burrin e saj,
  • 11:30 - 11:32
    dhe nuk do të donte kurrë që ta lëndonte.
  • 11:33 - 11:35
    Por ajo gjithashtu më tregon
  • 11:35 - 11:38
    se ka bërë gjithmonë
    atë që pritej prej saj:
  • 11:38 - 11:42
    vajzë e mirë, grua e mirë, nënë e mirë,
  • 11:42 - 11:45
    kujdesej për prindërit e saj emigrantë.
  • 11:45 - 11:49
    Priya, u dashurua me pemëtarin
    që hoqi pemën nga oborri i saj,
  • 11:49 - 11:51
    pas uraganit Sandy.
  • 11:52 - 11:56
    Me kamionin dhe tatuazhet e tij,
    ai është krejt e kundërta e saj.
  • 11:58 - 12:03
    Por në moshën 47 vjeҫ afera e Priya lidhet
    me adoleshencën që ajo s'e pati kurrë.
  • 12:04 - 12:09
    Dhe historia e saj më përforcon idenë se
    kur kërkojmë vështrimin e një tjetri,
  • 12:09 - 12:14
    nuk kërkojmë gjithmonë
    largimin nga partneri jonë,
  • 12:14 - 12:17
    por largimin nga personi që jemi bërë.
  • 12:18 - 12:21
    Dhe nuk ka shumë të bëjë me atë që
    jemi duke kërkuar për një person tjetër,
  • 12:21 - 12:25
    sesa me atë që jemi duke
    kërkuar për një vete tjetër.
  • 12:27 - 12:29
    Tani, në të gjithë botën,
  • 12:29 - 12:32
    ekziston një fjalë të cilën njerëzit
    që kanë afera ma thonë gjithmonë.
  • 12:33 - 12:35
    Ata ndjehen gjallë.
  • 12:36 - 12:40
    Shpesh më tregojnë histori
    të humbjeve të fundit -
  • 12:40 - 12:42
    të një prindi që ka vdekur,
  • 12:42 - 12:44
    të një miku që iku shumë shpejt,
  • 12:44 - 12:46
    dhe një lajm i keq nga mjeku.
  • 12:47 - 12:52
    Vdekja dhe vdekshmëria shpesh
    jetojnë nën hijen e një afere,
  • 12:52 - 12:55
    sepse ngrenë këto pyetje.
  • 12:55 - 12:58
    A është kjo e gjitha? A ka më tepër?
  • 12:58 - 13:01
    Do të vazhdoj kështu edhe
    për 25 vjet të tjera?
  • 13:02 - 13:04
    A do ta ndjej ndonjëherë atë gjë përsëri?
  • 13:06 - 13:11
    Dhe kjo ka bërë të mendoj se
    ndoshta këto janë pyetjet
  • 13:11 - 13:14
    që i shtyjnë njerëzit të kalojnë kufirin,
  • 13:14 - 13:18
    dhe disa afera janë një përpjekje
    për të mposhtur asgjësinë,
  • 13:18 - 13:20
    në një antidot për vdekjen.
  • 13:22 - 13:25
    Dhe në kundërshtim me
    atë që mund të mendoni,
  • 13:25 - 13:30
    aferat kanë të bëjnë më pak me seksin,
    dhe shumë më tepër me dëshirën:
  • 13:30 - 13:33
    dëshirë për vëmendje,
    dëshirë për t'u ndjerë i veçantë,
  • 13:33 - 13:35
    dëshirën për t'u ndjerë i rëndësishëm.
  • 13:36 - 13:39
    Dhe vetë struktura e një afere,
  • 13:39 - 13:41
    fakti se nuk mund ta kesh dashnorin tend,
  • 13:42 - 13:43
    ju bën të doni.
  • 13:43 - 13:46
    Kjo në vetvete është një makineri dëshirë,
  • 13:46 - 13:49
    sepse paplotshmëria, ambiguiteti,
  • 13:49 - 13:52
    ju shtyn të doni atë që nuk mund ta keni.
  • 13:54 - 13:55
    Disa prej jush ndoshta mendojnë
  • 13:55 - 13:59
    se aferat nuk ndodhin
    në marrëdhëniet e hapura,
  • 13:59 - 14:00
    por ja që ndodhin.
  • 14:00 - 14:04
    Pikë së pari, biseda rreth monogamisë
    nuk është e njëjtë
  • 14:04 - 14:06
    me bisedën rreth tradhtisë.
  • 14:06 - 14:10
    Por fakti është se edhe kur kemi
  • 14:10 - 14:13
    lirinë për të patur
    partnerë të tjerë seksualë,
  • 14:13 - 14:17
    përsëri duket se joshemi
    nga fuqia e së ndaluarës,
  • 14:17 - 14:20
    se nëse bëjmë atë që nuk duhet ta bëjmë,
  • 14:20 - 14:23
    atëherë ndjehemi sikur jemi
    duke bërë atë që duam.
  • 14:25 - 14:29
    dhe, shumë prej pacientëve të mi,
    ju kam thënë
  • 14:29 - 14:34
    se nëse ata sjellin në marrëdhëniet e tyre
  • 14:34 - 14:37
    një të dhjetën e guximit,
    imagjinatën dhe entuziazmin
  • 14:37 - 14:39
    që vendosin në aferat e tyre,
  • 14:39 - 14:41
    ndoshta kurrë nuk do t'ju duhej
    të më takonin.
  • 14:41 - 14:43
    (Të qeshura)
  • 14:44 - 14:47
    Pra si mund të shërohemi nga një aferë?
  • 14:48 - 14:50
    Dëshira shkon thellë.
  • 14:50 - 14:52
    Tradhëtia shkon thellë.
  • 14:53 - 14:55
    Por ajo mund të shërohet.
  • 14:56 - 14:59
    Dhe disa afera janë këmbana vdekje
  • 14:59 - 15:02
    për marrëdhënie të cilat
    kanë qenë duke vdekur.
  • 15:03 - 15:06
    Por disa të tjera do të na
    hedhin në mundësi të reja.
  • 15:06 - 15:08
    Fakti është se, shumica e çifteve
  • 15:08 - 15:10
    që kanë përjetuar një
    aferë qëndrojnë bashkë.
  • 15:11 - 15:13
    Por disa prej tyre
    thjesht do të mbijetojnë,
  • 15:13 - 15:18
    ndërsa të tjerët do të jenë në gjendje
    ta kthejnë krizën në oportunitet.
  • 15:19 - 15:22
    Ata do të jenë në gjendje ta kthejnë
    këtë në një përvojë rigjeneruese.
  • 15:22 - 15:26
    Dhe për me tepër mendoj këtë
    për partnerin e mashtruar,
  • 15:26 - 15:28
    i cili shpesh thotë,
  • 15:28 - 15:29
    "Mendon se dhe unë nuk doja më tepër?
  • 15:29 - 15:31
    Por s'isha unë që e bëra atë gjë."
  • 15:32 - 15:34
    Por tani që afera u zbulua,
  • 15:34 - 15:36
    ata gjithashtu fillojnë
    të kërkojnë më tepër,
  • 15:36 - 15:39
    dhe nuk u duhet më të
    mbështesin status quo-në
  • 15:39 - 15:42
    që mund të mos ketë funksionuar
    dhe aq mirë as për ta.
  • 15:44 - 15:47
    Kam vënë re se shumë çifte,
  • 15:47 - 15:49
    në vorbullën e menjëhershme
    pas një afere,
  • 15:49 - 15:54
    për shkak të këtij çrregullimi të ri,
    që në fakt mund të sjellë një rend të ri,
  • 15:54 - 15:57
    do të kenë thellësi bisedash
    të hapura dhe të ndershme
  • 15:57 - 15:59
    siҫ nuk kanë patur në dekada.
  • 16:00 - 16:03
    Dhe, partnerët që kanë qenë
    indiferent seksualisht
  • 16:03 - 16:05
    e gjejnë veten papritmas
    kaq të pangopur në epsht,
  • 16:05 - 16:08
    sa nuk e kuptojnë nga po u vjen.
  • 16:09 - 16:13
    Ka diçka në frikën e humbjes
    që e rindez dëshirën,
  • 16:13 - 16:16
    dhe hap rrugën për një lloj
    krejt të ri të vërtete.
  • 16:18 - 16:21
    Pra, kur ekspozohet një aferë,
  • 16:21 - 16:24
    cilat janë disa gjëra specifike
    që mund të bëjnë çiftet?
  • 16:26 - 16:30
    Ne e dimë nga trauma që shërimi fillon
  • 16:30 - 16:34
    kur fajtori e pranon gabimin.
  • 16:35 - 16:39
    Kështu, për partnerin që ka patur aferën,
  • 16:39 - 16:41
    për Nick,
  • 16:41 - 16:42
    një gjë është t'i japë fund aferës,
  • 16:42 - 16:47
    por tjetër është akti, thelbësor
    dhe i rëndësishëm i shprehjes
  • 16:47 - 16:50
    së fajit dhe keqardhjes
    për lëndimin gruas së tij.
  • 16:51 - 16:52
    Por e vërteta është
  • 16:52 - 16:55
    se unë kam vënë re se
    shumë njerëz që kanë afera
  • 16:55 - 16:58
    mund të ndjehen tmerrësisht fajtorë
    që kanë lënduar partnerin,
  • 16:58 - 17:02
    por ata nuk ndjehen fajtorë
    për përjetimin e aferës në vetvete.
  • 17:02 - 17:04
    Dhe ky dallim është i rëndësishëm.
  • 17:05 - 17:09
    Dhe Nick, ai ka nevojë ta mbajë
    të mbrojtur marrëdhënien.
  • 17:09 - 17:12
    Ai ka nevojë që për një periudhë
    të bëhet, mbrojtës i kufijve.
  • 17:12 - 17:15
    Është përgjegjësia e tij
    të kujdeset për të,
  • 17:15 - 17:17
    sepse nëse mendon për të,
  • 17:17 - 17:20
    ai mund ta lehtësojë Heather
    nga obsesioni,
  • 17:20 - 17:23
    dhe nga detyrimi për t’i siguruar
    që afera ende nuk është harruar,
  • 17:23 - 17:26
    dhe kjo në vetvete
    fillon të rivendosë besimin.
  • 17:28 - 17:29
    Por, për Heather,
  • 17:29 - 17:31
    ose partnrët e mashtruar,
  • 17:31 - 17:37
    është thelbësore të bëjë gjëra që sjellin
    përsëri një ndjenjë vetë-vlerësimi,
  • 17:37 - 17:40
    ta rrethojnë veten me dashuri,
    me miq dhe aktivitete
  • 17:40 - 17:44
    që ju japin gëzim, kuptim dhe identitet.
  • 17:44 - 17:46
    Por akoma më e rëndësishme,
  • 17:46 - 17:51
    është të frenojnë kureshtjen
    për të gërmuar në detajet e pista -
  • 17:51 - 17:53
    Ku ishe? Ku e ke bërë?
  • 17:53 - 17:56
    Sa shpesh e keni bërë?
    A është më mirë se unë në shtrat?-
  • 17:56 - 17:58
    pyetje që vetëm të shkaktojnë
    më shumë dhimbje,
  • 17:58 - 18:00
    dhe të mbajnë zgjuar natën.
  • 18:01 - 18:05
    Dhe në vend të kësaj, të kalojnë në
    ato që unë i quaj pyetje hetimore,
  • 18:05 - 18:09
    të cilat gërmojnë për
    kuptimin dhe motivet -
  • 18:09 - 18:11
    Çfarë do të thotë kjo afere për ty?
  • 18:11 - 18:14
    Çfarë ishe në gjendje të shprehje
    ose përjetoje atje
  • 18:14 - 18:16
    që nuk mund ta bëje dot me mua?
  • 18:16 - 18:19
    Si ishte për ty kur ktheheshe në shtëpi?
  • 18:19 - 18:23
    Cila është ajo gjë që vlerëson
    në lidhjen tonë?
  • 18:23 - 18:25
    A je i kënaqur që kjo mori fund?
  • 18:26 - 18:31
    Çdo aferë e ripërcakton një marrëdhënie,
  • 18:31 - 18:34
    dhe çdo çift do të përcaktojë
  • 18:34 - 18:36
    se cila do të jetë vazhdimësia e aferës.
  • 18:38 - 18:41
    Por aferat kanë ardhur të qëndrojnë,
    dhe nuk kanë për të ikur.
  • 18:42 - 18:45
    Dhe dilemat e dashurisë dhe dëshirës,
  • 18:45 - 18:51
    nuk japin përgjigje të thjeshta
    bardh ose zi, të mira ose të këqija,
  • 18:51 - 18:53
    viktime ose dhunuesi.
  • 18:54 - 18:58
    Tradhëtia në një marrëdhënie
    vjen në disa forma.
  • 18:58 - 19:01
    Ka shumë mënyra si
    ne e tradhtojmë partnerin:
  • 19:01 - 19:03
    me përbuzje, me mospërfillje,
  • 19:03 - 19:05
    me indiferencë, me dhunë.
  • 19:06 - 19:09
    Tradhtia seksuale është vetëm një mënyrë
    e të lënduarit të një partneri.
  • 19:09 - 19:12
    Me fjalë të tjera, viktima e një afere
  • 19:12 - 19:15
    nuk është gjithmonë viktima e martesës.
  • 19:18 - 19:20
    Tani që më dëgjuat mua,
  • 19:20 - 19:22
    e di se çfarë jeni duke menduar:
  • 19:22 - 19:26
    Ajo ka një theks francez,
    ajo duhet të jetë pro-aferave.
  • 19:27 - 19:30
    (Të qeshura)
  • 19:32 - 19:33
    Por, gaboheni.
  • 19:34 - 19:35
    Unë nuk jam Franceze.
  • 19:36 - 19:38
    (Të qeshura)
  • 19:38 - 19:41
    (Duartrokitje)
  • 19:42 - 19:43
    Dhe unë nuk jam pro-aferave.
  • 19:45 - 19:49
    Por nga që mendoj se mund
    të vijnë të mira nga një aferë,
  • 19:49 - 19:52
    shpesh më kanë bërë këtë pyetje
    shumë të çuditshme:
  • 19:52 - 19:54
    A do ta rekomandoja ndonjëherë atë?
  • 19:56 - 19:59
    Tani, do ta rekomandoja një aferë
  • 19:59 - 20:01
    po aq sa do të rekomandoja
    që të kishit një kancer,
  • 20:01 - 20:04
    megjithatë ne e dimë se njerëzit
    që kanë qenë sëmurë
  • 20:04 - 20:08
    shpesh flasin për mënyrën se si sëmundja
    u ka dhënë një perspektivë të re.
  • 20:09 - 20:12
    Pyetja kryesore që më kanë bërë
    që kur kam ardhur në këtë konferencë,
  • 20:12 - 20:15
    kur thashë se do të flas për tradhëtinë,
    ishte: pro apo kundër?
  • 20:16 - 20:18
    Unë thashë, "Po."
  • 20:18 - 20:21
    (Të qeshura)
  • 20:22 - 20:26
    Unë i shoh aferat nga një
    perspektivë e dyfishtë:
  • 20:26 - 20:29
    lëndimi dhe tradhtia nga njëra anë,
  • 20:29 - 20:33
    dhe rritja dhe vetë-zbulimi
    nga ana tjetër –
  • 20:33 - 20:36
    ҫfarë të shkaktoi ty,
    dhe çfarë kuptimi kish për mua.
  • 20:37 - 20:41
    Dhe kështu, kur një çift vjen tek unë,
    në periudhën pasi një aferë
  • 20:41 - 20:43
    është zbuluar,
  • 20:43 - 20:45
    unë shpesh ju tregoj këtë atyre:
  • 20:45 - 20:48
    Sot në Perëndim,
  • 20:48 - 20:53
    shumica prej nesh do të kenë
    dy ose tre marrëdhënie
  • 20:53 - 20:54
    ose martesa,
  • 20:54 - 20:58
    dhe disa prej nesh do ta bëjnë këtë
    me të njëjtin person.
  • 20:59 - 21:01
    Martesa juaj e parë ka marrë fund.
  • 21:02 - 21:04
    Do të ju pëlqente të krijonit
    një të dytë së bashku?
  • 21:05 - 21:07
    Faleminderit.
  • 21:07 - 21:13
    (Duartrokitje)
Title:
Rimendojmë pabesinë ... një fjalim për këdo që ka dashuruar ndonjëherë
Speaker:
Esther Perel
Description:

Pabesia është tradhëtia përfundimtare. Por a duhet të jetë kështu? Terapistja e marrdhënieve Esther Perel, ekzaminon pse tradhëtojnë njerzit, zbulon se aferat janë kaq traumatike: sepse ato na kërcënojnë sigurinë emocionale. Në pabesi, ajo sheh diçka të papritur- një shpalosje të dëshirave dhe humbjes. Një fjalim që duhet parë nga gjithësecili që ka tradhëtuar, është tradhëtuar apo thjesht do një perspektivë e re për të kuptuar marrdhëniet.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
21:31

Albanian subtitles

Revisions