Return to Video

Përse është keq të mendosh se je i shëmtuar

  • 0:01 - 0:03
    Kjo është mbesa ime Stella.
  • 0:04 - 0:05
    ajo sapo ka mbushur një vit,
  • 0:05 - 0:07
    dhe ka filluar të ecë.
  • 0:07 - 0:09
    Ajo ecën si çdo një vjeçar tjetër
  • 0:09 - 0:13
    duke u lëkundur,
    e lëviz trupin më shpejt se këmbët
  • 0:13 - 0:16
    Është absolutisht e mahnitshme
  • 0:16 - 0:21
    Gjëja që më së shumti i pëlqen të bëjë
    është të sodisë veten në pasqyrë.
  • 0:22 - 0:24
    Asaj i pëlqen shumë reflektimi i vetes
    në pasqyrë,
  • 0:25 - 0:28
    ajo fillon të qeshë e të lëshojë klithma.
  • 0:28 - 0:32
    Mundohet t'i japë vetes puthje
    të mëdha të lëngshme.
  • 0:32 - 0:34
    Është shumë bukur.
  • 0:34 - 0:36
    Siç duket të gjithë shoket e saj
    bëjnë të njejtën gjë.
  • 0:36 - 0:39
    Nëna ime më tregon që dhe unë
    kam bërë të njejtën gjë.
  • 0:39 - 0:43
    Dhe më bëri të mendoj,
    kur ndalova së bëri këtë?
  • 0:43 - 0:48
    Kur përfundoi së qenuri në rregull,
    të duam mënyrën se si dukemi?!
  • 0:49 - 0:52
    Sepse me sa duket nuk e duam
    pamjen tonë.
  • 0:52 - 0:57
    10 mijë persona çdo muaj, pyesin në Google,
    "A jam i shëmtuar?"
  • 0:58 - 1:02
    Kjo është Faye, ajo është një 13 vjeçare
    nga Denver .
  • 1:02 - 1:06
    Dhe si çdo adoleshent tjetër, ajo
    dëshiron të pëlqehet dhe të përshatet
  • 1:06 - 1:10
    Është e Diele mbrëma ,dhe ajo po
    përgatitet për javën vijuese në shkollë.
  • 1:10 - 1:14
    Ajo po ngurron, dhe është pak e hutuar,
    sepse, pavarësisht se nëna e saj
  • 1:14 - 1:17
    i thotë gjatë gjithë kohës, se ajo është
    e bukur,
  • 1:17 - 1:22
    çdo ditë në shkollë, dikush i thotë asaj
    se është e shëmtuar .
  • 1:23 - 1:27
    Për shkak të dallimit mes asaj se
    çfare i thotë e ëma dhe çfarë shokët
  • 1:27 - 1:32
    në shkollë i thonë asaj ,ajo nuk di se
    kujt t'i besojë .
  • 1:32 - 1:37
    Ajo bën një video të vetvetes, e ngarkon
    në YouTube, dhe kerkon nga njerëzit
  • 1:37 - 1:40
    që të lënë një koment, a jam e bukur apo
    e shëmtuar?
  • 1:40 - 1:49
    Deri tani Faye ka marrë 13,000 komente,
    disa prej tyre jane aq të poshter
  • 1:49 - 1:50
    saqë nuk mundohen të mendojnë për këtë.
  • 1:50 - 1:55
    Kjo është një adoleshente e shëndetshme
    dhe e bukur, duke marrë këto përgjigje
  • 1:55 - 1:58
    në momentet më të ndjeshme të jetës së saj
  • 1:59 - 2:04
    Me mijra njerëz po postojnë video të tilla,
    më së shumti vajza adoleshente
  • 2:04 - 2:09
    Por, ku po i dërgon kjo?
  • 2:09 - 2:12
    Adoleshentët në ditët e sotme janë rrallë
    të vetëm.
  • 2:12 - 2:18
    Ata janë nën presion për të qenë online
    dhe në dispozicion në çdo kohë
  • 2:18 - 2:20
    Duke biseduar, shkëmbyer mesazhe,
    "pëlqyer", duke komentuar,
  • 2:20 - 2:24
    duke shpërndarë, duke postuar...
    Kjo nuk ka të ndalur.
  • 2:24 - 2:29
    Kurre me pare nuk kemi qene kaq te lidhur
    pa ndërprerje, të menjëhershëm, kaq të rinj.
  • 2:29 - 2:37
    Dhe një herë nëna ime më tha: "Duket sikur
    ka festë në dhomën e gjumit çdo natë"
  • 2:37 - 2:41
    Thjesht nuk ka privatësi.
    Dhe presioni shoqëror që shkon bashkë me
  • 2:41 - 2:43
    të është i pamëshirshem.
  • 2:44 - 2:49
    Ky trend i të qenit online po i trajnon
    fëmijet tanë që të vlerësojnë veten, duke
  • 2:49 - 2:54
    u bazuar në numrin e "pëlqimeve",
    dhe tipin e komenteve që ata i marrin.
  • 2:54 - 3:01
    S'ka ndarje mes jetës online dhe offline.
    Çka është reale apo çfarë nuk është,
  • 3:01 - 3:05
    është shumë e vështirë të bësh
    këtë dallim.
  • 3:05 - 3:10
    Dhe është shumë e vështirë për të dalluar
    çfarë është autentike, çfarë e manipuluar.
  • 3:10 - 3:15
    Çfarë është e rëndësishme për dikë,
    e çfarë është e normale çdo ditë.
  • 3:15 - 3:22
    Ku po e kërkojnë ata inspirimin?
    Epo, mund të shihni fotografitë që hasni
  • 3:22 - 3:26
    në newsfeed të vajzave në ditët e sotme.
    Modelet me përmasa zero po dominojnë
  • 3:26 - 3:32
    në pasarela. Airbrushing tani është rutinë,
    dhe trende si #thinspiration
  • 3:32 - 3:36
    #thighgap, #bikinibridge dhe #proana,
    Për ata që nuk e dinë,
  • 3:36 - 3:39
    #proana do të thotë pro-
    anorexia.
  • 3:39 - 3:44
    Keto trende shkojnë së bashku me
    krijimin e stereotipeve dhe shndërrimit
  • 3:44 - 3:46
    të gruas në objekt në kulturën e sotme
    kaq popullore.
  • 3:46 - 3:51
    Është lehtësisht e dallueshme që vajzat po
    bëjnë krahasim kundrejtë njëra tjetrës,
  • 3:51 - 3:54
    por as meshkujt nuk janë imun ndaj këtij
    trendi.
  • 3:54 - 3:57
    Dëshira e tyre të krijojnë six-pack të
    mprehtë, duke imituar
  • 3:57 - 4:01
    superheronjtë, yjet e sporteve
    apo playboy, artistë e muzikantë.
  • 4:01 - 4:06
    Po ku qëndron problemi në tërë këtë?
    Ne të gjithë duam që fëmijët tanë
  • 4:06 - 4:11
    të rriten të shëndetshëm, dhe të jenë
    individë të balancuar.
  • 4:11 - 4:15
    Por në mes të këtij "foto-obsesioni",
    ne po i trajnojmë fëmijët tanë
  • 4:15 - 4:20
    të shpenzojnë më shumë kohë dhe mund
    mendor në dukjen e tyre
  • 4:20 - 4:24
    më shumë se në çdo aspekt tjetër
    në identitetin e tyre.
  • 4:24 - 4:29
    Kështu që gjëra të tilla si marrdhëniet
    e tyre, zhvillimi fizik, dhe studimet
  • 4:29 - 4:35
    fillojnë të dobësohen.
    Gjashtë nga dhjetë vajza, zgjedhin të mos
  • 4:35 - 4:40
    bëjnë diçka sepse mendojnë se nuk
    duken bukur mjaftueshëm.
  • 4:40 - 4:44
    Këto nuk janë aktivitete të parëndësishme,
    këto janë aktivitete thelbësore
  • 4:44 - 4:49
    që ndikojnë në zhvillimin e tyre si qenie
    njerëzore, si kontribues në shoqëri
  • 4:49 - 4:56
    dhe në fuqinë punëtore.
    31%, pothuajse një në tre adoleshentë,
  • 4:56 - 4:59
    tërhiqen nga debatet në klasë,
    Ata po dështojnë së bëri debate në klasë
  • 4:59 - 5:04
    sepse nuk duan të marrin vëmendje
    ndaj mënyres se si duken.
  • 5:04 - 5:07
    Një në pesë nxënës nuk shfaqen ndonjë
    ditë në shkollë me arsyen se nuk
  • 5:07 - 5:12
    ndihen mirë, dhe kur vjen puna tek
    provimet, nëse ata mendojnë
  • 5:12 - 5:15
    se nuk duken bukur, specifikisht
    nëse mendojnë se nuk janë të
  • 5:15 - 5:20
    dobët, ata do të shënojnë një mesatare të
    ulët, më të ulët se bashkëmoshatarët e
  • 5:20 - 5:22
    tyre, që nuk e kanë këtë shqetësim.
  • 5:22 - 5:26
    Kjo është e pranishme në Finlandë, SHBA
    dhe Kinë,
  • 5:26 - 5:30
    dhe ndodh pavarsisht se
    sa peshojnë ata në të vertetë.
  • 5:30 - 5:34
    Më lejoni të sqarohem,
  • 5:34 - 5:39
    nuk po flas për mënyrën se si ata duken
    por se si ata mendojnë se duken.
  • 5:39 - 5:43
    Vetëbesimi i ulët në mënyren se si duken ,
    po rezulton në minimizimin e arritjeve
  • 5:43 - 5:44
    akademike .
  • 5:44 - 5:49
    Por kjo gjithashtu dëmton shëndetin,
    adoleshentët me vetëbesim të ulët
  • 5:49 - 5:53
    bëjnë më pak aktivitete fizike,
    hanë më pak fruta dhe perime,
  • 5:53 - 5:56
    kanë prirjen të praktikojnë mënyra të
    pashëndetshme për të kontrolluar peshën,
  • 5:56 - 6:01
    që çojnë në çrregullime në ushqim.
    Ata nuk kane vetëbesim, dhe ndikohen
  • 6:01 - 6:05
    shumë lehtë nga njerëzit përreth tyre,
    dhe janë më të rrezikuar ndaj depresionit
  • 6:05 - 6:08
    Dhe në mendojmë që këto janë arsyet
  • 6:08 - 6:11
    që i bëjnë ata të marrin përsipër
    e më shumë rreziqe, si të provojnë
  • 6:11 - 6:18
    alkoolin, drogën, dietat, ndërhyrjet
    kozmetike, seksin e hershëm të pambrojtur,
  • 6:18 - 6:22
    dhe deri në lëndimin e vetes.
    Dëshira për të pasur një trup perfekt
  • 6:22 - 6:26
    po vë nën presion sistemin tonë të
    shëndetit, dhe kjo po i kushton qeverisë
  • 6:26 - 6:31
    sonë me miliona dollarë çdo vit.
    Dhe nuk mbaron me kaq,
  • 6:31 - 6:36
    gratë që mendojnë se janë mbipeshë,
    edhe ndonëse mund të mos jenë,
  • 6:37 - 6:45
    kanë një përqindje të lartë të abstenimit.
    17% e grave nuk shkojnë në intervistën
  • 6:45 - 6:48
    e punës, në diten e caktuar,
    sepse nuk ndihen të sigurta me
  • 6:48 - 6:51
    menyrën se di ato duken.
  • 6:51 - 6:55
    Mendoni se çfarë po i shkakton kjo
    ekonomisë sonë...
  • 6:55 - 6:57
    Nëse do të tejkalonim këtë, si do të ishin
    mundësitë...
  • 6:57 - 7:05
    Të nxjerrim në dritë këtë potencial,
    është në interesin e secilit prej nesh.
  • 7:05 - 7:11
    Por, si ta bëjmë këtë?
    Epo, bisedat nuk të çojnë shumë larg.
  • 7:11 - 7:14
    Nuk është e mjaftueshme vetëm të flasësh,
    nëse ti vërtetë dëshiron të bësh
  • 7:14 - 7:19
    një ndryshim, ti duhet të bësh diçka.
    Kështu, mësuam se janë tre rrugë që shpien
  • 7:19 - 7:21
    deri aty:
    E para është se duhet të edukojmë
  • 7:21 - 7:23
    per sigurinë apo vetëbesimin ne paraqitje.
    Duhet të ndihmojmë adoleshentët tanë
  • 7:23 - 7:27
    të zhvillojnë strategji që ta mposhtin
    presionin ndaj paraqitjes së jashtme
  • 7:27 - 7:31
    e të rifitojnë vetëbesimin.
  • 7:31 - 7:34
    Lajmi i mirë është se ka shumë programe
    në dispozicion që mund ta bëjnë këtë.
  • 7:34 - 7:38
    Lajmi i keq është se shumica prej tyre
    nuk funksionojnë.
  • 7:38 - 7:45
    U shokova kur kuptova që disa programe
    me qëllim të mirë, pa dashur e kanë
  • 7:45 - 7:52
    përkeqësuar situatën.
    Pra, ne duhet të sigurohemi që këto
  • 7:52 - 7:56
    programe që fëmijët tanë po ndjekin,
    të kenë ndikim jo vetëm pozitiv,
  • 7:56 - 8:00
    por edhe afatgjatë.
  • 8:00 - 8:04
    Kërkimet kanë treguar se programet më të
    mira adresojnë gjashtë faktorë kryesorë.
  • 8:04 - 8:08
    Së pari, ndikimi nga familja, shokët dhe
    partneri.
  • 8:08 - 8:13
    Së dyti, kultura e medias dhe famës.
    Pastaj si t'i menaxhojmë situatat me
  • 8:13 - 8:15
    ngacmime dhe përqeshje.
    Mënyra se si ne garojmë dhe krahasojmë
  • 8:15 - 8:19
    paraqitjen e jashtme me njëri tjetrin. Meqë
    po flasim për dukjen, disa njerëz e quajnë
  • 8:19 - 8:23
    ketë "body talk" ose "fat talk".
    Dhe në fund, krijimi i respektit dhe
  • 8:23 - 8:28
    përkujdesjes per vetveten.
    Këto 6 gjëra janë vendimtare, për të
  • 8:28 - 8:33
    gjithë ata që duan të shpërndajnë edukim
    për vetëbesimin mbi trupin.
  • 8:33 - 8:40
    Edukimi është kritik, ndjekja e këtij
    problemi kërkon prej secilit prej nesh që
  • 8:40 - 8:46
    të hedhim një hap para e të jemi modele më
    të mira për gratë që janë pjesë e jetës sonë,
  • 8:46 - 8:49
    duke e sfiduar mënyrën sesi gratë shihen
    dhe trajtohen në rrethet tona.
  • 8:49 - 8:54
    Nuk është në rregull që ne të
  • 8:54 - 8:59
    gjykojmë kontributin e politikaneve tona,
    nga stili i tyre i flokëve apo madhësia
  • 8:59 - 9:06
    e gjoksit, apo të përcaktojmë suksesin e
    një olimpistje nga dukja e saj.
  • 9:06 - 9:11
    Ne duhet të fillojmë të gjykojmë njerëzit
    nga ajo se çfarë bëjnë, e jo nga mënyra
    se si duken.
  • 9:11 - 9:16
    Ne të gjithë mund të fillojmë, duke marrë
  • 9:16 - 9:20
    përgjigjësi për atë se çfarë postojmë apo
    komentojmë në rrjetet sociale.
  • 9:20 - 9:24
    Ne mund t'i përshëndesim njerëzit për
    përpjekjet, apo veprimet e tyre,
  • 9:24 - 9:28
    dhe jo për paraqitjen e jashtme.
  • 9:28 - 9:32
    Dhe, më lejoni t'ju pyes, kur për herë të
    fundit keni puthur pasqyrën?
  • 9:34 - 9:40
    Përfundimisht, ne duhet të punojmë bashkë,
    si komunitete, qeveri apo biznese
  • 9:40 - 9:45
    që ta ndryshojmë këtë kulturë,
    në mënyrë që fëmijët tanë të rriten
  • 9:45 - 9:48
    duke i dhënë vlerë vetëvetes,
    duke vlerësuar
  • 9:48 - 9:52
    personalitetin, diversitetitin,
    përfshirjen.
  • 9:52 - 9:57
    Ne duhet t'i nxisim njerëzit që të bëjnë
    ndryshime në piedestalin tonë,
  • 9:57 - 10:02
    të bëjnë ndryshime në botën e vërtetë,
    duke i dhënë kohën per tu shfaqur,
  • 10:02 - 10:07
    sepse vetëm duke e bërë këtë ,ne krijojmë
    një botë ndryshe, një botë ku femijet tanë
  • 10:08 - 10:13
    janë të lirë të jenë versioni më i mirë i
    vetvetes, një botë ku mendimi se si ata
  • 10:13 - 10:17
    duken nuk do ti ndalojë të ecin përpara,
    e të bëhen çfarë dëshirojnë,
  • 10:17 - 10:19
    apo të arrijnë atë se çfarë dëshirojnë.
    Mendoni se çdo të thotë kjo
  • 10:19 - 10:25
    për dikë ne jeten tuaj. Për kë po
    mendoni? Gruan tuaj?
  • 10:25 - 10:31
    Motrën tuaj? Bijën tuaj? Mbesën tuaj?
    Shoqen tuaj?
  • 10:31 - 10:34
    Ajo mund te jetë një grua që është e ulur
    disa ulëse pranë jush.
  • 10:35 - 10:43
    Çka do të thoshte për të, nëse ajo
    do të lirohej nga ai zë kritik i brendshëm
  • 10:43 - 10:48
    që po e ngacmon atë, të ketë këmbë më të
    gjata, kofshë të dobëta, stomak më të
  • 10:48 - 10:54
    vogël, shputë më të vogël...
    Çfarë nëse ne po i ndryejmë potencialin
  • 10:54 - 10:57
    e saj në këtë mënyrë?
  • 10:57 - 11:02
    Në këto momente, kultura jonë e
    obsesionimit ndaj paraqitjes, po na ndal,
  • 11:02 - 11:06
    por le t'u tregojmë fëmijëve tanë
    të vërtetën.
  • 11:06 - 11:11
    Le t'u tregojmë se mënyra se si duken,
    është vetëm një pjesë e identitetit.
  • 11:11 - 11:18
    Dhe e vërteta është se ne i duam ata,
    për atë se çfarë janë, çfarë bëjnë
  • 11:18 - 11:21
    dhe si na bëjnë të ndihemi.
  • 11:21 - 11:25
    Le ta ngrejmë çështjen e vetëbesimit
    në kurrikulumet e shkollave.
  • 11:25 - 11:28
    Le të mundohemi që secili prej nesh
    të ndryshojmë mënyrën se si flasim
  • 11:28 - 11:31
    apo e krahasojmë veten me njerëz
    të tjerë.
  • 11:31 - 11:36
    Dhe të punojmë së bashku si komunitet,
    që nga rrënjet deri tek qeveria,
  • 11:36 - 11:42
    në mënyrë që një vjeçarët e sotëm të lumtur,
    të bëhen njerëz me vetëbesim
  • 11:42 - 11:45
    që do ta ndryshojnë të nesërmen.
    Le ta bëjmë këtë.
  • 11:45 - 11:48
    (Duartrokitje)
Title:
Përse është keq të mendosh se je i shëmtuar
Speaker:
Meaghan Ramsey
Description:

Rreth 10,000 persona në muaj bëjnë në Google pyetjen, "A jam i shëmtuar?" Meaghan Ramsey nga projekti i Dove për Vetëvlerësimin (Dove Self-Esteem Project) pandeh se shumë nga ato janë vajza të reja. Në një fjalim thellësisht të prekshëm, ajo përshkruan ndikimin e madh që sjell vetëbesimi i ulët në paraqitjen e jashtme -- duke filluar nga rreziqe të vogla deri tek abuzimi me drogën dhe alkoolin. Më pas ajo tregon për gjërat thelbësore qe ne mund të bëjmë për ta ndryshuar këtë realitet.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
12:02

Albanian subtitles

Revisions