Kjo është mbesa ime Stella. ajo sapo ka mbushur një vit, dhe ka filluar të ecë. Ajo ecën si çdo një vjeçar tjetër duke u lëkundur, e lëviz trupin më shpejt se këmbët Është absolutisht e mahnitshme Gjëja që më së shumti i pëlqen të bëjë është të sodisë veten në pasqyrë. Asaj i pëlqen shumë reflektimi i vetes në pasqyrë, ajo fillon të qeshë e të lëshojë klithma. Mundohet t'i japë vetes puthje të mëdha të lëngshme. Është shumë bukur. Siç duket të gjithë shoket e saj bëjnë të njejtën gjë. Nëna ime më tregon që dhe unë kam bërë të njejtën gjë. Dhe më bëri të mendoj, kur ndalova së bëri këtë? Kur përfundoi së qenuri në rregull, të duam mënyrën se si dukemi?! Sepse me sa duket nuk e duam pamjen tonë. 10 mijë persona çdo muaj, pyesin në Google, "A jam i shëmtuar?" Kjo është Faye, ajo është një 13 vjeçare nga Denver . Dhe si çdo adoleshent tjetër, ajo dëshiron të pëlqehet dhe të përshatet Është e Diele mbrëma ,dhe ajo po përgatitet për javën vijuese në shkollë. Ajo po ngurron, dhe është pak e hutuar, sepse, pavarësisht se nëna e saj i thotë gjatë gjithë kohës, se ajo është e bukur, çdo ditë në shkollë, dikush i thotë asaj se është e shëmtuar . Për shkak të dallimit mes asaj se çfare i thotë e ëma dhe çfarë shokët në shkollë i thonë asaj ,ajo nuk di se kujt t'i besojë . Ajo bën një video të vetvetes, e ngarkon në YouTube, dhe kerkon nga njerëzit që të lënë një koment, a jam e bukur apo e shëmtuar? Deri tani Faye ka marrë 13,000 komente, disa prej tyre jane aq të poshter saqë nuk mundohen të mendojnë për këtë. Kjo është një adoleshente e shëndetshme dhe e bukur, duke marrë këto përgjigje në momentet më të ndjeshme të jetës së saj Me mijra njerëz po postojnë video të tilla, më së shumti vajza adoleshente Por, ku po i dërgon kjo? Adoleshentët në ditët e sotme janë rrallë të vetëm. Ata janë nën presion për të qenë online dhe në dispozicion në çdo kohë Duke biseduar, shkëmbyer mesazhe, "pëlqyer", duke komentuar, duke shpërndarë, duke postuar... Kjo nuk ka të ndalur. Kurre me pare nuk kemi qene kaq te lidhur pa ndërprerje, të menjëhershëm, kaq të rinj. Dhe një herë nëna ime më tha: "Duket sikur ka festë në dhomën e gjumit çdo natë" Thjesht nuk ka privatësi. Dhe presioni shoqëror që shkon bashkë me të është i pamëshirshem. Ky trend i të qenit online po i trajnon fëmijet tanë që të vlerësojnë veten, duke u bazuar në numrin e "pëlqimeve", dhe tipin e komenteve që ata i marrin. S'ka ndarje mes jetës online dhe offline. Çka është reale apo çfarë nuk është, është shumë e vështirë të bësh këtë dallim. Dhe është shumë e vështirë për të dalluar çfarë është autentike, çfarë e manipuluar. Çfarë është e rëndësishme për dikë, e çfarë është e normale çdo ditë. Ku po e kërkojnë ata inspirimin? Epo, mund të shihni fotografitë që hasni në newsfeed të vajzave në ditët e sotme. Modelet me përmasa zero po dominojnë në pasarela. Airbrushing tani është rutinë, dhe trende si #thinspiration #thighgap, #bikinibridge dhe #proana, Për ata që nuk e dinë, #proana do të thotë pro- anorexia. Keto trende shkojnë së bashku me krijimin e stereotipeve dhe shndërrimit të gruas në objekt në kulturën e sotme kaq popullore. Është lehtësisht e dallueshme që vajzat po bëjnë krahasim kundrejtë njëra tjetrës, por as meshkujt nuk janë imun ndaj këtij trendi. Dëshira e tyre të krijojnë six-pack të mprehtë, duke imituar superheronjtë, yjet e sporteve apo playboy, artistë e muzikantë. Po ku qëndron problemi në tërë këtë? Ne të gjithë duam që fëmijët tanë të rriten të shëndetshëm, dhe të jenë individë të balancuar. Por në mes të këtij "foto-obsesioni", ne po i trajnojmë fëmijët tanë të shpenzojnë më shumë kohë dhe mund mendor në dukjen e tyre më shumë se në çdo aspekt tjetër në identitetin e tyre. Kështu që gjëra të tilla si marrdhëniet e tyre, zhvillimi fizik, dhe studimet fillojnë të dobësohen. Gjashtë nga dhjetë vajza, zgjedhin të mos bëjnë diçka sepse mendojnë se nuk duken bukur mjaftueshëm. Këto nuk janë aktivitete të parëndësishme, këto janë aktivitete thelbësore që ndikojnë në zhvillimin e tyre si qenie njerëzore, si kontribues në shoqëri dhe në fuqinë punëtore. 31%, pothuajse një në tre adoleshentë, tërhiqen nga debatet në klasë, Ata po dështojnë së bëri debate në klasë sepse nuk duan të marrin vëmendje ndaj mënyres se si duken. Një në pesë nxënës nuk shfaqen ndonjë ditë në shkollë me arsyen se nuk ndihen mirë, dhe kur vjen puna tek provimet, nëse ata mendojnë se nuk duken bukur, specifikisht nëse mendojnë se nuk janë të dobët, ata do të shënojnë një mesatare të ulët, më të ulët se bashkëmoshatarët e tyre, që nuk e kanë këtë shqetësim. Kjo është e pranishme në Finlandë, SHBA dhe Kinë, dhe ndodh pavarsisht se sa peshojnë ata në të vertetë. Më lejoni të sqarohem, nuk po flas për mënyrën se si ata duken por se si ata mendojnë se duken. Vetëbesimi i ulët në mënyren se si duken , po rezulton në minimizimin e arritjeve akademike . Por kjo gjithashtu dëmton shëndetin, adoleshentët me vetëbesim të ulët bëjnë më pak aktivitete fizike, hanë më pak fruta dhe perime, kanë prirjen të praktikojnë mënyra të pashëndetshme për të kontrolluar peshën, që çojnë në çrregullime në ushqim. Ata nuk kane vetëbesim, dhe ndikohen shumë lehtë nga njerëzit përreth tyre, dhe janë më të rrezikuar ndaj depresionit Dhe në mendojmë që këto janë arsyet që i bëjnë ata të marrin përsipër e më shumë rreziqe, si të provojnë alkoolin, drogën, dietat, ndërhyrjet kozmetike, seksin e hershëm të pambrojtur, dhe deri në lëndimin e vetes. Dëshira për të pasur një trup perfekt po vë nën presion sistemin tonë të shëndetit, dhe kjo po i kushton qeverisë sonë me miliona dollarë çdo vit. Dhe nuk mbaron me kaq, gratë që mendojnë se janë mbipeshë, edhe ndonëse mund të mos jenë, kanë një përqindje të lartë të abstenimit. 17% e grave nuk shkojnë në intervistën e punës, në diten e caktuar, sepse nuk ndihen të sigurta me menyrën se di ato duken. Mendoni se çfarë po i shkakton kjo ekonomisë sonë... Nëse do të tejkalonim këtë, si do të ishin mundësitë... Të nxjerrim në dritë këtë potencial, është në interesin e secilit prej nesh. Por, si ta bëjmë këtë? Epo, bisedat nuk të çojnë shumë larg. Nuk është e mjaftueshme vetëm të flasësh, nëse ti vërtetë dëshiron të bësh një ndryshim, ti duhet të bësh diçka. Kështu, mësuam se janë tre rrugë që shpien deri aty: E para është se duhet të edukojmë per sigurinë apo vetëbesimin ne paraqitje. Duhet të ndihmojmë adoleshentët tanë të zhvillojnë strategji që ta mposhtin presionin ndaj paraqitjes së jashtme e të rifitojnë vetëbesimin. Lajmi i mirë është se ka shumë programe në dispozicion që mund ta bëjnë këtë. Lajmi i keq është se shumica prej tyre nuk funksionojnë. U shokova kur kuptova që disa programe me qëllim të mirë, pa dashur e kanë përkeqësuar situatën. Pra, ne duhet të sigurohemi që këto programe që fëmijët tanë po ndjekin, të kenë ndikim jo vetëm pozitiv, por edhe afatgjatë. Kërkimet kanë treguar se programet më të mira adresojnë gjashtë faktorë kryesorë. Së pari, ndikimi nga familja, shokët dhe partneri. Së dyti, kultura e medias dhe famës. Pastaj si t'i menaxhojmë situatat me ngacmime dhe përqeshje. Mënyra se si ne garojmë dhe krahasojmë paraqitjen e jashtme me njëri tjetrin. Meqë po flasim për dukjen, disa njerëz e quajnë ketë "body talk" ose "fat talk". Dhe në fund, krijimi i respektit dhe përkujdesjes per vetveten. Këto 6 gjëra janë vendimtare, për të gjithë ata që duan të shpërndajnë edukim për vetëbesimin mbi trupin. Edukimi është kritik, ndjekja e këtij problemi kërkon prej secilit prej nesh që të hedhim një hap para e të jemi modele më të mira për gratë që janë pjesë e jetës sonë, duke e sfiduar mënyrën sesi gratë shihen dhe trajtohen në rrethet tona. Nuk është në rregull që ne të gjykojmë kontributin e politikaneve tona, nga stili i tyre i flokëve apo madhësia e gjoksit, apo të përcaktojmë suksesin e një olimpistje nga dukja e saj. Ne duhet të fillojmë të gjykojmë njerëzit nga ajo se çfarë bëjnë, e jo nga mënyra se si duken. Ne të gjithë mund të fillojmë, duke marrë përgjigjësi për atë se çfarë postojmë apo komentojmë në rrjetet sociale. Ne mund t'i përshëndesim njerëzit për përpjekjet, apo veprimet e tyre, dhe jo për paraqitjen e jashtme. Dhe, më lejoni t'ju pyes, kur për herë të fundit keni puthur pasqyrën? Përfundimisht, ne duhet të punojmë bashkë, si komunitete, qeveri apo biznese që ta ndryshojmë këtë kulturë, në mënyrë që fëmijët tanë të rriten duke i dhënë vlerë vetëvetes, duke vlerësuar personalitetin, diversitetitin, përfshirjen. Ne duhet t'i nxisim njerëzit që të bëjnë ndryshime në piedestalin tonë, të bëjnë ndryshime në botën e vërtetë, duke i dhënë kohën per tu shfaqur, sepse vetëm duke e bërë këtë ,ne krijojmë një botë ndryshe, një botë ku femijet tanë janë të lirë të jenë versioni më i mirë i vetvetes, një botë ku mendimi se si ata duken nuk do ti ndalojë të ecin përpara, e të bëhen çfarë dëshirojnë, apo të arrijnë atë se çfarë dëshirojnë. Mendoni se çdo të thotë kjo për dikë ne jeten tuaj. Për kë po mendoni? Gruan tuaj? Motrën tuaj? Bijën tuaj? Mbesën tuaj? Shoqen tuaj? Ajo mund te jetë një grua që është e ulur disa ulëse pranë jush. Çka do të thoshte për të, nëse ajo do të lirohej nga ai zë kritik i brendshëm që po e ngacmon atë, të ketë këmbë më të gjata, kofshë të dobëta, stomak më të vogël, shputë më të vogël... Çfarë nëse ne po i ndryejmë potencialin e saj në këtë mënyrë? Në këto momente, kultura jonë e obsesionimit ndaj paraqitjes, po na ndal, por le t'u tregojmë fëmijëve tanë të vërtetën. Le t'u tregojmë se mënyra se si duken, është vetëm një pjesë e identitetit. Dhe e vërteta është se ne i duam ata, për atë se çfarë janë, çfarë bëjnë dhe si na bëjnë të ndihemi. Le ta ngrejmë çështjen e vetëbesimit në kurrikulumet e shkollave. Le të mundohemi që secili prej nesh të ndryshojmë mënyrën se si flasim apo e krahasojmë veten me njerëz të tjerë. Dhe të punojmë së bashku si komunitet, që nga rrënjet deri tek qeveria, në mënyrë që një vjeçarët e sotëm të lumtur, të bëhen njerëz me vetëbesim që do ta ndryshojnë të nesërmen. Le ta bëjmë këtë. (Duartrokitje)