Takohuni me nënën që nisi Ice Bucket Challenge
-
0:01 - 0:02Mirëdita.
-
0:02 - 0:04Sa prej jush
-
0:04 - 0:07kanë bërë ALS Ice Bucket Challenge?
-
0:07 - 0:09(Duartrokitje)
-
0:09 - 0:11(Brohoritje)
-
0:11 - 0:14Me lejoni tu them
nga thellësia e zemrave tona -
0:14 - 0:17shumë, shumë faleminderit
-
0:17 - 0:19A e dini se Shoqata ALS ka
-
0:19 - 0:25rritur të ardhurat me 125 milion dollarë?
-
0:25 - 0:28(Brohoritje) (Duartrokitje)
-
0:31 - 0:35Kështu, une kthehem prapa në kohë
në verën e vitit 2011. -
0:35 - 0:37Familja ime, fëmijet e mi që ishin rritur.
-
0:37 - 0:38Tashmë zyrtarisht na ishte zbrazur shtëpia,
-
0:38 - 0:41dhe vendosëm të shkonim
për pushime familjarisht. -
0:41 - 0:43Jenn, vajza ime, dhe dhëndri im
-
0:43 - 0:45erdhën nga New York-u.
-
0:45 - 0:46Djali i vogël, Andrew,
-
0:46 - 0:49ai erdhi nga shtëpia e tij në Charlestown
-
0:49 - 0:51ku po punonte ne Boston,
-
0:51 - 0:52dhe djali im Pete,
-
0:52 - 0:55qe ka luajtur bejzboll
në Boston College -
0:55 - 0:58dhe ka qene lojtar profesional në Europë,
-
0:58 - 1:03dhe ishte kthyer në shtëpi dhe shiste
siguracione, u bashkua dhe ai me ne. -
1:03 - 1:04Dhe një natë e gjeta veten
-
1:04 - 1:06duke pirë një birrë me Pete,
-
1:06 - 1:08dhe Pete po me shikonte mua
dhe thjesht me tha, -
1:08 - 1:10"O ma, e di çfarë,
-
1:10 - 1:14të shesësh siguracione
thjesht nuk është punë për mua." -
1:14 - 1:20Ai tha, "Më duket se nuk po e
perdor gjithe potencialin tim. -
1:20 - 1:23Nuk më duket se
është ky misioni im në jetë." -
1:23 - 1:27Dhe më tha, "Oh, meqë ra fjala, mami,
-
1:27 - 1:30më duhet të largohem më herët nga pushimet
-
1:30 - 1:34sepse skuadra ime ndër-qytetase
në të cilën unë luaj, është kualifikuar -
1:34 - 1:39dhe më duhet të kthehem përsëri në Boston
sepse nuk mund ta braktis skuadrën time. -
1:39 - 1:42Nuk jam aq i pasionuar ndaj punës sime
-
1:42 - 1:44sa jam ndaj bejzbollit.
-
1:44 - 1:47Kështu, Pete iku dhe
la pushimet familjare - -
1:47 - 1:49theu zemrën e një nëne -
-
1:49 - 1:53dhe ai iku, dhe ne e ndoqëm 4 ditë më vonë
-
1:53 - 1:56për të parë ndeshjen e tij të rradhës.
-
1:56 - 1:59Jemi duke parë ndeshjen,
Pete ndodhet në portë -
1:59 - 2:01dhe një top me shpejtësi të madhe
-
2:01 - 2:03vjen dhe e godet atë në kyçin e dorës.
-
2:03 - 2:06Oh, Pete.
-
2:06 - 2:08Kyçi i tij i dorës u ndrydh komplet,
pikërisht kështu. -
2:08 - 2:10Dhe për 6 muajt në vijim
-
2:10 - 2:12Pete u kthye përsëri në
shtëpinë e tij në Southie, -
2:12 - 2:15vazhdoi të punojë në atë punë
që nuk i pëlqente -
2:15 - 2:17dhe shkonte nëpër doktorë
-
2:17 - 2:19të kuptonte së ç'po shkonte ters
me kyçin e tij të dorës -
2:19 - 2:21që nuk u bë më si më parë.
-
2:21 - 2:23Gjashtë muaj më vonë, në mars,
-
2:23 - 2:24ai na merr mua dhe bashkëshortin tim
në telefon, dhe na thotë -
2:24 - 2:26"Oh, mami dhe babi, gjeta një doktor
-
2:26 - 2:29që gjeti një diagnozë për kyçin e dorës.
-
2:29 - 2:33A doni të vini me mua mua
në takimin me doktorin?" -
2:33 - 2:35I thashë, "Sigurisht, do të vijmë"
-
2:35 - 2:38Atë mëngjes, Pete, John dhe unë
-
2:38 - 2:40u zgjuam, u veshëm, hipëm në makinat tona-
-
2:40 - 2:42tre makina të ndara
-
2:42 - 2:43sepse do të shkonim në punë
-
2:43 - 2:47pas takimit me doktorin për të mësuar
çfarë kishte ndodhur me kyçin. -
2:47 - 2:49Ecëm drejt zyrës së neurologut, u ulëm,
-
2:49 - 2:51erdhën katër doktorë,
-
2:51 - 2:53bashkë me krye-neurologjistin që u ul.
-
2:53 - 2:56Dhe ai tha, "Shiko Pete, i kam
vëzhguar të gjitha analizat, -
2:56 - 2:59dhe më duhet të të them që,
nuk ke një kyç të përdredhur, -
2:59 - 3:02as të thyer,
-
3:02 - 3:04as një dëmtim të nervave në kyç,
-
3:04 - 3:06as një infeksion,
-
3:06 - 3:09as një sëmundje Lymi."
-
3:09 - 3:13Dhe doktori po bënte këtë eleminim
ne rritje të sëmundjeve, -
3:13 - 3:15dhe po mendoja me vete,
-
3:15 - 3:18ku do dalë me gjithë këtë?
-
3:18 - 3:20Pastaj, i vendosi duart mbi gjunjët e tij,
-
3:20 - 3:23e pa drejt e në sy fëmijën tim
27-vjeçar, dhe tha: -
3:23 - 3:27"Nuk e di si t'ja them këtë
një 27-vjeçari: -
3:27 - 3:30Pete, ti ke ALS."
-
3:30 - 3:33ALS? - (Skleroza amiotrofike laterale)
-
3:33 - 3:37Kam pasur një shok, babai 80-vjeçar
i të cilit ka qënë i prekur nga ALS. -
3:37 - 3:39Unë pashë bashkëshortin tim, dhe ai mua,
-
3:39 - 3:42dhe më pas ne pamë doktorin
dhe thamë, "ALS? -
3:42 - 3:44Okej, çfarë trajtimi duhet? Ta bëjmë!
-
3:46 - 3:48Çfarë do bëjmë tani? Ta bëjmë!"
-
3:48 - 3:50Dhe ai na pa ne tashmë. dhe tha
"Z. dhe Znj. Frates, -
3:50 - 3:52Më vjen shumë keq t'ua them këtë,
-
3:52 - 3:57por për këtë, nuk ka trajtim
dhe nuk ka kurim" -
3:57 - 4:00Ne ishim fajtorët më të mëdhenj.
-
4:00 - 4:02Ne as nuk e kishim kuptuar
-
4:02 - 4:04se kishin kaluar 75 vjet
që prej Lou Gehrig (i prekuri i parë) -
4:04 - 4:10dhe asgjë nuk ishte bërë në kuadër
të progresit kundër ALS. -
4:10 - 4:13Kështu, të gjithë ne shkuam në shtëpi
dhe Jenn me Dan -
4:13 - 4:15erdhën me avion nga Wall Street
-
4:15 - 4:18Andrew erdhi në shtëpi nga Charlestown,
-
4:18 - 4:20dhe Pete shkoi në Boston College,
për të marrë -
4:20 - 4:23të dashurën e tij të asaj kohe, Julie
dhe e solli atë në shtëpi -
4:23 - 4:25dhe 6 ore pas diagnozës së tij,
-
4:25 - 4:28të gjithë ishim ulur rreth tavolinës
duke ngrënë darkë, -
4:28 - 4:30dhe po bënim pak muhabet.
-
4:30 - 4:33As nuk më kujtohet të kem gatuar atë natë.
-
4:33 - 4:40Por pastaj, lideri yne, Pete, na
e bëri të qartë, -
4:40 - 4:43dhe foli me si, sikur të ishim
skuadra e tij e re. -
4:43 - 4:46Ai tha, "Nuk do të përpëlitemi, njerëz."
-
4:46 - 4:49Pastaj tha, "Nuk do te shohim më prapa,
-
4:49 - 4:51do të shohim përpara.
-
4:51 - 4:57Çfarë mundësie të mrekullueshme kemi
për të ndryshuar botën. -
4:57 - 4:59Unë do të ndryshoj fytyrën e
-
4:59 - 5:02kësaj situate të papranueshme të ALS.
-
5:02 - 5:04Ne do të ndryshojmë drejtimin
-
5:04 - 5:08dhe une do ta çoj këtë deri
tek filantropistë si puna e Bill Gates. -
5:08 - 5:12Epo kështu! Të gjithëve
na u dhanë drejtimet tona. -
5:12 - 5:14Në ditët dhe muajt në vazhdim,
-
5:14 - 5:17brenda një jave,
motrat dhe vëllezërit tanë, -
5:17 - 5:20familja jonë, të gjithë erdhën tek ne,
-
5:20 - 5:22dhe tashmë, ata ishin duke
krijuar Skuadren Treni Frate. -
5:22 - 5:25Xhaxha Dave ishte webmasteri i skuadrës;
-
5:25 - 5:27Xhaxha Artie ai ishte llogaritari;
-
5:27 - 5:30Halle Dana ishte dizenjatorja;
-
5:30 - 5:33dhe djali im më i vogël, Andrew,
-
5:33 - 5:36la punën e tij dhe apartamentin
e tij në Charlestown -
5:36 - 5:40dhe tha, "Une do të përkujdesem për
Pete dhe do të jem përkujdesësi i tij" -
5:40 - 5:43Pastaj, gjithë të tjerët, shokët e
tij të klasës, shokët e skuadrës, -
5:43 - 5:45shokët e punës që Pete i kishte frymëzuar
-
5:45 - 5:48gjatë gjithë jetës së tij,
-
5:48 - 5:52të gjithë qarqet e Pete, tashmë
filluan të bashkëpunonin me njëri-tjetrin, -
5:52 - 5:56dhe krijuan Skuadren Treni Frate.
-
5:56 - 5:58Gjashtë muaj pas diagnostikimit të tij,
-
5:58 - 6:03Pete-t ju dha një çmim në një
samit kërkimor me motivimin për përkrahje. -
6:03 - 6:06Ai u ngrit dhe mbajti një fjalim
shumë shprehës, -
6:06 - 6:09dhe në fund të fjalimit,
ishte një panel, -
6:09 - 6:11dhe në panelin në fjalë ndodheshin
drejtues të farmaceutikës -
6:11 - 6:14biokimistë dhe klinicistë
-
6:14 - 6:16dhe unë isha ulur atje,
duke i dëgjuar ata, -
6:16 - 6:19dhe shumë nga ato që u folën atje
nga një vesh më hyne, e nga tjetri dolën. -
6:19 - 6:22Unë gjithmonë i shmangesha
çdo mësimi shkencor. -
6:22 - 6:25Por isha duke parë këta njerëz,
dhe duke i dëgjuar ata, -
6:25 - 6:27dhe ata po thonin,
"Unë, unë bëj këtë. bëj atë," -
6:27 - 6:31dhe egzistonte me të vërtetë
një mospërputhje mes tyre. -
6:31 - 6:35Pra, në fund të bisedës së tyre, paneli,
-
6:35 - 6:36kishte pyetje dhe përgjigje,
-
6:36 - 6:39dhe "boom", unë ngrita dorën,
-
6:39 - 6:40dhe mora mikrofonin,
-
6:40 - 6:42i pashë ata në sy dhe u thashë,
"Faleminderit! -
6:42 - 6:44Faleminderit shumë që punoni në ALS.
-
6:44 - 6:46Kjo vërtet do të thotë shumë për ne."
-
6:46 - 6:48U thashë, "Por më duhet tu them
-
6:48 - 6:50që jam duke parë mimikat tuaja
-
6:50 - 6:52dhe jam duke dëgjuar ato që po thoni.
-
6:52 - 6:57Por thjesht nuk po më duket sikur
ka dhe aq shumë bashkëpunim mes jush atje. -
6:57 - 7:00Dhe jo vetëm kaq, por ku është tabloja
-
7:00 - 7:05me listën e objektivave, dhe vazhdimësinë
dhe me llogaritjet? -
7:05 - 7:09Çfarë do të beni pasi të
dilni nga kjo sallë?" -
7:09 - 7:12Dhe më pas u ktheva nga ana tjetër
-
7:12 - 7:19dhe pashë rreth 200 palë sy,
që më ishin ngulur duke më parë mua. -
7:19 - 7:22Dhe ai pikërisht ai çasti, kur unë kuptova
-
7:22 - 7:27që kisha folur për diçka që të gjithë e
dinin, por nuk po flisnin. -
7:27 - 7:30Kështu pra, misioni im kishte nisur.
-
7:30 - 7:33Pra, në vitet në vazhdim,
-
7:33 - 7:36Pete - dhe ne kishim ulje-ngritjet tona
-
7:36 - 7:38Pete ishte nën një rregjim
të mëshirmshëm ilaçesh. -
7:38 - 7:41Kjo ishte fija e shpresës për
të gjithë komunitetin e ALS. -
7:41 - 7:43Ishte në një fazë prove.
-
7:43 - 7:48Pastaj, gjashtë muaj më vonë, përfundimet
erdhën përsëri: asnjë përmirësim. -
7:48 - 7:50Ne do të bënim terapi
në vende të tjera, -
7:50 - 7:53por papritur na u hoq ajo mundesi,
-
7:53 - 7:54Dhe për dy vitet në vazhdim,
-
7:54 - 7:59pamë djalin tim,
të më ikte nga duart, -
7:59 - 8:02pak nga pak, çdo ditë.
-
8:02 - 8:05Dy vjet e gjysëm më parë,
-
8:05 - 8:08Pete ishte ai qe shenonte piket
ne fushat e bejzbollit. -
8:08 - 8:12Sot, Pete është komplet i paralizuar.
-
8:12 - 8:14Ai nuk mban dot më kokën ngritur.
-
8:14 - 8:17Ai është i izoluar në një karrige
të motorizuar me rrota. -
8:17 - 8:19Nuk mund më të përtypet apo të hajë.
-
8:19 - 8:21Ai ka një tub ushqyes.
-
8:21 - 8:24Ai nuk mund të flasë.
-
8:25 - 8:29Ai flet me anë të një pajisjeje
teknologjike që përdor sytë e tij -
8:29 - 8:30dhe një që gjeneron ligjëratë,
-
8:31 - 8:32dhe ne po shikojmë
edhe mushkërite e tij. -
8:32 - 8:35sepse diafragma e tij, në fund të fundit
do të falimentojë -
8:37 - 8:40dhe duhet të merret vendimi në
qoftë se do te vendoset apo jo ne respirator. -
8:40 - 8:50ALS e tret njeriun nga të gjitha anët
fizike, por truri ngelet i pacënuar. -
8:50 - 8:54Kështu, në 4 Korrik 2014,
-
8:54 - 8:59ishte viti i 75-të i fjalimit frymëzues të
Lou Gehrig, -
8:59 - 9:03dhe MLB.com i kërkoi Pete të shkruajë
një artikull në Bleacher Report. -
9:07 - 9:11Ishte vërtet domethënëse sepse ai e shkroi
me anë të teknologjisë se ndjekjes se syrit. -
9:14 - 9:18Njëzet ditë më vonë,
gjërat morën tjetër rrjedhë. -
9:18 - 9:22Në 27 Korrik, shoku i dhomës së Pete
nga New York City, -
9:22 - 9:25me një bluzë me simbolin
për ndihmën ndaj ALS -
9:25 - 9:29që simbolizonte Pat Quinn, një pacient
tjetër i sëmurë nga ALS, në New York, -
9:29 - 9:31dhe pantallona të shkurtra
të Boston College -
9:31 - 9:35tha, "Unë do të bëj
ALS Ice Bucket Challenge," -
9:35 - 9:38e mori akullin dhe e hodhi mbi kokën e tij.
-
9:38 - 9:42"Dhe, unë nominoj..."
Dhe e dërgoi atë në Boston. -
9:42 - 9:46Dhe e gjithë kjo ndodhi në 27 Korrik.
-
9:46 - 9:48Në disa prej ditëve në vazhdim,
kryefaqja jonë në FB, -
9:48 - 9:51kishte vetëm postime nga
shokë dhe të afërm. -
9:51 - 9:53Gjëja e mirë për Facebook është se,
në qoftë se nuk keni -
9:53 - 9:56shkuar prapa në kohë, mund të shkoni
duke pasur datat. -
9:56 - 10:00Ju duhet të shikoni koktejlin njerezor
Bloody Mary të xhaxha Artie-t! -
10:00 - 10:03Po ua them, është shumë i mrekullueshëm,
-
10:03 - 10:06Dhe me duket se kjo ndodhi ditën e dytë.
-
10:06 - 10:10Brenda ditës së katërt, xhaxha Dave,
ai që merrej me internetin, -
10:10 - 10:12nuk ishte në Facebook,
-
10:12 - 10:14dhe më dërgon një mesazh,
që shkruante, "Nancy, -
10:14 - 10:17çfarë dreqin po ndodh?"
-
10:17 - 10:21Xhaxha Dave-it i shkonte një njoftim
sa herë dikush dhuronte në faqen e Pete-t -
10:21 - 10:24dhe telefoni i tij, ishte gati të
shpërthente nga thirrjet. -
10:24 - 10:26Ne u ulëm të gjithë dhe e kuptuam se,
-
10:26 - 10:30po fitonim para - sa e gëzueshme.
-
10:30 - 10:32Ne e dinim se ndëgjegjësimi,
do të na çonte ne financim, -
10:32 - 10:35Thjesht ne nuk e dinim se,
do të na duheshin vetëm disa ditë. -
10:35 - 10:40Pra, të gjithë bashkë, dhamë më
të mirën tonë për të vendosur një -
10:40 - 10:43Organizatë Jofitimprurëse në faqen e Pete.
Ishim gati! -
10:43 - 10:46Java e parë, media e Bostonit.
-
10:46 - 10:48Java e dytë, media kombëtare.
-
10:48 - 10:51Dhe gjatë javës së dytë,
komshiu ngjitur me ne, -
10:51 - 10:53hapi derën dhe na solli një pica,
-
10:53 - 10:55duke na thënë,
-
10:55 - 10:58"Mendova se mund tju duhet pak
ushqim të gjithë juve këtu." -
10:58 - 11:01(Të qeshura)
-
11:01 - 11:05Java e tretë - Celebritetet-
Entertainment Tonight, -
11:05 - 11:07programe tv Access Hollywood.
-
11:07 - 11:13Java e katërt, media globale
- BBC, Irish Radio. -
11:13 - 11:16A e ka ndjekur ndonjë
nga ju filmin "Lost In Translation"? -
11:16 - 11:18Burri im është marrë
me televizion japonez. -
11:18 - 11:20Ishte interesante.
-
11:20 - 11:22(Të qeshura)
-
11:22 - 11:27Dhe ato videot, ato të famshmet,
-
11:27 - 11:32videoja e akullnajës, e Paul Bissonnette,
ishte e mrekullueshme. -
11:32 - 11:35Po murgeshat e Dublinit?
-
11:35 - 11:36Kush e ka parë atë?
-
11:36 - 11:39Ishte me të vërtetë fantastike.
-
11:39 - 11:41J.T., Justin Timberlake.
-
11:41 - 11:45Atëherë ne me të vërtetë e kuptuam se,
kishim të bënim me listën e vërtetë -
11:45 - 11:48të të famshmve. Po shikoja mesazhet
e mia, dhe vura re -
11:48 - 11:53"J.T! JT!" Ime motër që çonte mesazh.
-
11:53 - 11:56Angela Merkel, Kancelarja e Gjermanisë.
-
11:56 - 11:58E pabesueshme!
-
11:58 - 12:00Dhe pacientët e ALS,
-
12:00 - 12:03a e dini se cilat janë të preferuarat
e tyre dhe të familjeve të tyre? -
12:03 - 12:05Të gjitha.
-
12:05 - 12:10Sepse kjo sëmundje e rrallë
e keqkuptuar dhe pa fonde, -
12:10 - 12:16ata thjesht uleshin dhe i shikonin
njerëzit duke thënë e stërthënë "ALS, ALS" -
12:16 - 12:20Ishte e pabesueshme.
-
12:20 - 12:22Dhe ata mosbesuesit, pesimistët
-
12:22 - 12:24le të flasim pak për gjëndjen,
apo jo? -
12:24 - 12:27OK, pra, Shoqata e ALS,
-
12:27 - 12:31mendon se brenda fundvitit,
do të jetë 160 milion dollarë. -
12:31 - 12:34ALS TDI në Cambridge,
-
12:34 - 12:36ata mblodhën 3 milion dollarë.
-
12:36 - 12:37Epo, e dini çfarë?
-
12:37 - 12:40Ata kanë pasur një test-provë për një
ilaç që ishin duke prodhuar. -
12:40 - 12:44Ishte në një financim tre-vjeçar.
-
12:44 - 12:45Dy muaj!
-
12:46 - 12:47Do të hidhet në treg për dy muaj!
-
12:50 - 12:51(Duartrokitje)
-
12:54 - 12:59Dhe YouTube ka raportuar se
-
12:59 - 13:06mbi 150 shtete, kanë postuar video
për ALS Ice Bucket Challenge. -
13:06 - 13:12Dhe Facebook, 2,5 milion video,
-
13:12 - 13:16dhe une kam pasur
aventurën e mrekullueshme -
13:16 - 13:18të vizitoja kampusin e Facebook-ut
javën e kaluar, -
13:18 - 13:21dhe u thashe atyre, "Une e di si
është në shtëpinë time. -
13:21 - 13:24Por, nuk mund ta imagjinoj si
mund të jetë ketej." -
13:24 - 13:28Ajo tha vetëm,"Ngela gojë-hapur"
-
13:28 - 13:33Dhe videoja e preferuar e familjes time?
-
13:33 - 13:37Bill Gates.
-
13:37 - 13:40Sepse natën që Pete u diagnostikua,
-
13:40 - 13:47ai na tha që do ta çonte ALS në tavolinën
e filantropistëve si Bill Gates, -
13:47 - 13:49dhe ja doli.
-
13:49 - 13:51Qëllimi numër një, i kompletuar.
-
13:51 - 13:53Tani, trajtimi dhe kurimi.
-
13:56 - 13:59(Duartrokitje)
-
14:03 - 14:06Në rregull, pas gjithë këtij akulli,
-
14:06 - 14:08ne e dinim se ishte diçka më shumë
-
14:08 - 14:11se thjesht hedhja e një kove
me akull mbi kokë, -
14:11 - 14:12dhe vërtet dua t'u le ju
-
14:12 - 14:15disa gjëra që të mos i harroni.
-
14:15 - 14:17Gjëja e parë është,
-
14:17 - 14:19çdo mëngjes, kur zgjoheni,
-
14:19 - 14:22ju mund të zgjidhni ta jetoni
ditën tuaj në pozitivitet. -
14:24 - 14:27A do të mundej kush të më fajësonte mua
-
14:27 - 14:29në qoftë se do të isha në pozicionin fatal
-
14:29 - 14:32dhe do të rrija çdo ditë
shtrirë dhe mbuluar? -
14:32 - 14:34Jo, nuk besoj se dikush nga ju
do të më fajësonte, -
14:34 - 14:37por Pete na kishte frymezuar të
gjithë ne, të zgjohemi -
14:37 - 14:40çdo mëngjes dhe të jemi
pozitivë dhe proaktivë. -
14:40 - 14:43Në fakt mu desh të largohesha nga
grupet e mbështetjes -
14:43 - 14:46sepse të gjithë po thoshin se
-
14:46 - 14:48e kanë spërkatur barin me kimikate,
-
14:48 - 14:49prandaj u sëmurën me ALS,
-
14:49 - 14:51dhe unë thashë "Jo, jo s'mendoj fare ashtu"
-
14:51 - 14:55por më duhej të largoja
veten nga negativiteti. -
14:55 - 14:58Gjëja e dytë që dua tu le juve,
-
14:58 - 15:01është personi që është në mes të sfidës
-
15:01 - 15:04duhet të dojë te ketë fortësinë mendore
-
15:04 - 15:08për ta vendosur vetveten atje.
-
15:08 - 15:10Pete shkon akoma në lojërat e bejzbollit
-
15:10 - 15:13dhe ende ulet me shokët e tij
ne ulëset e rezervës -
15:13 - 15:16dhe e var qesen e tij ushqimit
-
15:16 - 15:18pikërisht tek koshat.
-
15:18 - 15:19Do ti shikoni fëmijët, janë atje,
varin qesen. -
15:19 - 15:21"Pete, a është në rregull?" "Po".
-
15:21 - 15:24Dhe pastaj ja vendosin atë
drejt e në stomakun e tij. -
15:24 - 15:28Sepse ai do që ata ta shohin,
realitetin e kësaj gjëjë, -
15:28 - 15:31dhe se si ai asnjëherë,
asnjëherë nuk do të dorëzohet. -
15:31 - 15:33Dhe gjëja e tretë që dua tu le ju:
-
15:33 - 15:37Në qoftë se ndonjëherë
bini ndesh me ndonjë situatë -
15:37 - 15:40që ju duket shumë e papranueshme,
-
15:40 - 15:44dua që të gërmoni sa më shumë të mundeni,
-
15:44 - 15:46të gjeni hartën e thesarit
-
15:46 - 15:49dhe të shkoni pas saj.
-
15:49 - 15:54(Duartrokitje)
-
16:23 - 16:25Ju faleminderit.
-
16:25 - 16:29(Duartrokitje)
-
16:29 - 16:30E di që po më mbaron koha,
-
16:30 - 16:32por më duhet tu le edhe këtë:
-
16:32 - 16:35dhuratat që im bir më ka dhënë.
-
16:35 - 16:38Kam 29 vjet që
-
16:38 - 16:42kam nderin të jem nëna
-
16:42 - 16:44e Pete Frates.
-
16:44 - 16:49Pete Frates ka frymëzuar dhe
ka drejtuar gjithë jetën e tij. -
16:49 - 16:51Ka rrezatuar mirësi,
-
16:51 - 16:55dhe gjithë ajo mirësi,
i është kthyer përsëri atij. -
16:55 - 17:01Ai ecën mbi sipërfaqen e Tokës tani,
dhe e di pse është atje. -
17:01 - 17:04Çfarë dhurate.
-
17:04 - 17:07Gjëja e dytë që im bir më ka falur,
-
17:07 - 17:10është fakti që ai më ka dhënë
një mision në jetë. -
17:10 - 17:12Tashmë unë e di pse jam këtu.
-
17:12 - 17:15Do të shpëtoj tim bir,
-
17:15 - 17:18dhe në qoftë se kjo nuk
ndodh në kohë për të, -
17:18 - 17:20do të punoj që asnjë nënë tjetër,
-
17:20 - 17:24të mos jetojë ato që përjetova unë.
-
17:24 - 17:27Dhe gjëja e tretë,
e fundit po jo më pak e rëndësishmja -
17:27 - 17:30dhuratë që im bir më ka dhënë,
-
17:30 - 17:32si një pikë thirrjeje,
-
17:32 - 17:33për muajin e mrekullueshëm
-
17:33 - 17:37të Gushtit 2014:
-
17:37 - 17:43E dashura që ai shkoi të marrë natën e
diagnostikimit, tani eshtë gruaja e tij, -
17:43 - 17:52dhe Pete dhe Julie më kanë bërë të jem
gjyshja e Lucy Fitzgerald Frates. -
17:52 - 17:57Lucy Fitzgerald Frates erdhi
para dy javësh -
17:57 - 17:59në pikën e thirrjes
-
17:59 - 18:03në 31 Gusht 2014.
-
18:03 - 18:05Kështu -
-
18:05 - 18:14(Duartrokitje) -
-
18:14 - 18:18Më lejoni tu le në fund me
fjalët e frymëzimit të Pete, -
18:18 - 18:25ato që ai do t'ua thoshte shokëve
të tij të klases, punës dhe skuadrës. -
18:25 - 18:28Jini pasionantë.
-
18:28 - 18:31Jini të çiltër.
-
18:31 - 18:34Jini punëtorë.
-
18:34 - 18:38Dhe mos harroni të jeni madhështorë.
-
18:38 - 18:40Faleminderit! (duartrokitje)
- Title:
- Takohuni me nënën që nisi Ice Bucket Challenge
- Speaker:
- Nancy Frates
- Description:
-
Kur 27-vjeçari Pete Frates dëmtoi kyçin e dorës së tij në një loje bejzbolli, ai mësoi një diagnozë të papritur: nuk kishte thyer kockën, por vuante nga ALS. E njohur gjithashtu edhe si sëmundja e Lou Gehrig, ALS shkakton paralizë dhe vdekje - nuk ka kurim. Por sidoqoftë, Pete pa një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin mbi këtë sëmundje. Në një bisedim të guximshëm, nëna e tij Nancy Frates tregon historinë se si familja zhvilloi ASL Ice Bucket Challenge dhe mori kënaqësinë e veçantë të të parit të shumë personave, nga Justin Timberlake tek Bill Gates, të behen pjesë e saj. Në qoftë se ju e pranuat këtë sfidë, ju lutemi bëni hapin tjetër: shpërndajeni këtë bisedim ashtu siç bëtë me videon tuaj.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 18:53
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Meet the mom who started the Ice Bucket Challenge | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Meet the mom who started the Ice Bucket Challenge | ||
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for Meet the mom who started the Ice Bucket Challenge | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Meet the mom who started the Ice Bucket Challenge | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Meet the mom who started the Ice Bucket Challenge | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Meet the mom who started the Ice Bucket Challenge | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Meet the mom who started the Ice Bucket Challenge | ||
Dejvi Azis edited Albanian subtitles for Meet the mom who started the Ice Bucket Challenge |