1 00:00:00,639 --> 00:00:02,378 Mirëdita. 2 00:00:02,378 --> 00:00:04,393 Sa prej jush 3 00:00:04,393 --> 00:00:07,160 kanë bërë ALS Ice Bucket Challenge? 4 00:00:07,160 --> 00:00:08,690 (Duartrokitje) 5 00:00:08,690 --> 00:00:10,950 (Brohoritje) 6 00:00:10,950 --> 00:00:14,038 Me lejoni tu them nga thellësia e zemrave tona 7 00:00:14,038 --> 00:00:16,818 shumë, shumë faleminderit 8 00:00:16,818 --> 00:00:19,469 A e dini se Shoqata ALS ka 9 00:00:19,469 --> 00:00:24,787 rritur të ardhurat me 125 milion dollarë? 10 00:00:24,787 --> 00:00:28,363 (Brohoritje) (Duartrokitje) 11 00:00:31,239 --> 00:00:34,513 Kështu, une kthehem prapa në kohë në verën e vitit 2011. 12 00:00:34,513 --> 00:00:36,602 Familja ime, fëmijet e mi që ishin rritur. 13 00:00:36,602 --> 00:00:38,228 Tashmë zyrtarisht na ishte zbrazur shtëpia, 14 00:00:38,228 --> 00:00:41,199 dhe vendosëm të shkonim për pushime familjarisht. 15 00:00:41,199 --> 00:00:43,306 Jenn, vajza ime, dhe dhëndri im 16 00:00:43,306 --> 00:00:44,880 erdhën nga New York-u. 17 00:00:44,880 --> 00:00:46,342 Djali i vogël, Andrew, 18 00:00:46,342 --> 00:00:48,897 ai erdhi nga shtëpia e tij në Charlestown 19 00:00:48,897 --> 00:00:50,675 ku po punonte ne Boston, 20 00:00:50,675 --> 00:00:51,916 dhe djali im Pete, 21 00:00:51,916 --> 00:00:54,858 qe ka luajtur bejzboll në Boston College 22 00:00:54,858 --> 00:00:57,682 dhe ka qene lojtar profesional në Europë, 23 00:00:57,682 --> 00:01:02,559 dhe ishte kthyer në shtëpi dhe shiste siguracione, u bashkua dhe ai me ne. 24 00:01:02,559 --> 00:01:03,981 Dhe një natë e gjeta veten 25 00:01:03,981 --> 00:01:05,602 duke pirë një birrë me Pete, 26 00:01:05,602 --> 00:01:08,270 dhe Pete po me shikonte mua dhe thjesht me tha, 27 00:01:08,270 --> 00:01:10,460 "O ma, e di çfarë, 28 00:01:10,460 --> 00:01:14,459 të shesësh siguracione thjesht nuk është punë për mua." 29 00:01:14,459 --> 00:01:20,087 Ai tha, "Më duket se nuk po e perdor gjithe potencialin tim. 30 00:01:20,087 --> 00:01:23,266 Nuk më duket se është ky misioni im në jetë." 31 00:01:23,266 --> 00:01:26,707 Dhe më tha, "Oh, meqë ra fjala, mami, 32 00:01:26,707 --> 00:01:29,512 më duhet të largohem më herët nga pushimet 33 00:01:29,512 --> 00:01:33,956 sepse skuadra ime ndër-qytetase në të cilën unë luaj, është kualifikuar 34 00:01:33,956 --> 00:01:38,665 dhe më duhet të kthehem përsëri në Boston sepse nuk mund ta braktis skuadrën time. 35 00:01:38,665 --> 00:01:41,880 Nuk jam aq i pasionuar ndaj punës sime 36 00:01:41,880 --> 00:01:44,146 sa jam ndaj bejzbollit. 37 00:01:44,146 --> 00:01:47,269 Kështu, Pete iku dhe la pushimet familjare - 38 00:01:47,269 --> 00:01:48,985 theu zemrën e një nëne - 39 00:01:48,985 --> 00:01:53,297 dhe ai iku, dhe ne e ndoqëm 4 ditë më vonë 40 00:01:53,297 --> 00:01:55,943 për të parë ndeshjen e tij të rradhës. 41 00:01:55,943 --> 00:01:58,573 Jemi duke parë ndeshjen, Pete ndodhet në portë 42 00:01:58,573 --> 00:02:00,974 dhe një top me shpejtësi të madhe 43 00:02:00,974 --> 00:02:03,290 vjen dhe e godet atë në kyçin e dorës. 44 00:02:03,290 --> 00:02:05,540 Oh, Pete. 45 00:02:05,540 --> 00:02:08,274 Kyçi i tij i dorës u ndrydh komplet, pikërisht kështu. 46 00:02:08,274 --> 00:02:09,790 Dhe për 6 muajt në vijim 47 00:02:09,790 --> 00:02:12,470 Pete u kthye përsëri në shtëpinë e tij në Southie, 48 00:02:12,470 --> 00:02:15,417 vazhdoi të punojë në atë punë që nuk i pëlqente 49 00:02:15,417 --> 00:02:16,813 dhe shkonte nëpër doktorë 50 00:02:16,813 --> 00:02:18,686 të kuptonte së ç'po shkonte ters me kyçin e tij të dorës 51 00:02:18,686 --> 00:02:20,556 që nuk u bë më si më parë. 52 00:02:20,556 --> 00:02:22,522 Gjashtë muaj më vonë, në mars, 53 00:02:22,522 --> 00:02:24,485 ai na merr mua dhe bashkëshortin tim në telefon, dhe na thotë 54 00:02:24,485 --> 00:02:26,487 "Oh, mami dhe babi, gjeta një doktor 55 00:02:26,487 --> 00:02:29,491 që gjeti një diagnozë për kyçin e dorës. 56 00:02:29,491 --> 00:02:32,647 A doni të vini me mua mua në takimin me doktorin?" 57 00:02:32,647 --> 00:02:34,620 I thashë, "Sigurisht, do të vijmë" 58 00:02:34,620 --> 00:02:37,736 Atë mëngjes, Pete, John dhe unë 59 00:02:37,736 --> 00:02:40,234 u zgjuam, u veshëm, hipëm në makinat tona- 60 00:02:40,234 --> 00:02:41,571 tre makina të ndara 61 00:02:41,571 --> 00:02:43,338 sepse do të shkonim në punë 62 00:02:43,338 --> 00:02:46,547 pas takimit me doktorin për të mësuar çfarë kishte ndodhur me kyçin. 63 00:02:46,547 --> 00:02:49,109 Ecëm drejt zyrës së neurologut, u ulëm, 64 00:02:49,109 --> 00:02:50,976 erdhën katër doktorë, 65 00:02:50,976 --> 00:02:53,020 bashkë me krye-neurologjistin që u ul. 66 00:02:53,020 --> 00:02:56,060 Dhe ai tha, "Shiko Pete, i kam vëzhguar të gjitha analizat, 67 00:02:56,060 --> 00:02:59,473 dhe më duhet të të them që, nuk ke një kyç të përdredhur, 68 00:02:59,473 --> 00:03:01,854 as të thyer, 69 00:03:01,854 --> 00:03:03,900 as një dëmtim të nervave në kyç, 70 00:03:03,900 --> 00:03:05,712 as një infeksion, 71 00:03:05,712 --> 00:03:09,480 as një sëmundje Lymi." 72 00:03:09,480 --> 00:03:13,140 Dhe doktori po bënte këtë eleminim ne rritje të sëmundjeve, 73 00:03:13,140 --> 00:03:14,723 dhe po mendoja me vete, 74 00:03:14,723 --> 00:03:18,040 ku do dalë me gjithë këtë? 75 00:03:18,040 --> 00:03:20,210 Pastaj, i vendosi duart mbi gjunjët e tij, 76 00:03:20,210 --> 00:03:23,361 e pa drejt e në sy fëmijën tim 27-vjeçar, dhe tha: 77 00:03:23,361 --> 00:03:26,577 "Nuk e di si t'ja them këtë një 27-vjeçari: 78 00:03:26,577 --> 00:03:30,472 Pete, ti ke ALS." 79 00:03:30,472 --> 00:03:32,654 ALS? - (Skleroza amiotrofike laterale) 80 00:03:32,654 --> 00:03:37,379 Kam pasur një shok, babai 80-vjeçar i të cilit ka qënë i prekur nga ALS. 81 00:03:37,379 --> 00:03:39,440 Unë pashë bashkëshortin tim, dhe ai mua, 82 00:03:39,440 --> 00:03:41,982 dhe më pas ne pamë doktorin dhe thamë, "ALS? 83 00:03:41,982 --> 00:03:43,829 Okej, çfarë trajtimi duhet? Ta bëjmë! 84 00:03:45,676 --> 00:03:47,523 Çfarë do bëjmë tani? Ta bëjmë!" 85 00:03:47,523 --> 00:03:50,407 Dhe ai na pa ne tashmë. dhe tha "Z. dhe Znj. Frates, 86 00:03:50,407 --> 00:03:52,356 Më vjen shumë keq t'ua them këtë, 87 00:03:52,356 --> 00:03:56,884 por për këtë, nuk ka trajtim dhe nuk ka kurim" 88 00:03:56,884 --> 00:03:59,729 Ne ishim fajtorët më të mëdhenj. 89 00:03:59,729 --> 00:04:02,264 Ne as nuk e kishim kuptuar 90 00:04:02,264 --> 00:04:04,313 se kishin kaluar 75 vjet që prej Lou Gehrig (i prekuri i parë) 91 00:04:04,313 --> 00:04:09,805 dhe asgjë nuk ishte bërë në kuadër të progresit kundër ALS. 92 00:04:09,805 --> 00:04:12,975 Kështu, të gjithë ne shkuam në shtëpi dhe Jenn me Dan 93 00:04:12,975 --> 00:04:15,166 erdhën me avion nga Wall Street 94 00:04:15,166 --> 00:04:17,787 Andrew erdhi në shtëpi nga Charlestown, 95 00:04:17,787 --> 00:04:20,217 dhe Pete shkoi në Boston College, për të marrë 96 00:04:20,217 --> 00:04:23,436 të dashurën e tij të asaj kohe, Julie dhe e solli atë në shtëpi 97 00:04:23,436 --> 00:04:25,369 dhe 6 ore pas diagnozës së tij, 98 00:04:25,369 --> 00:04:28,125 të gjithë ishim ulur rreth tavolinës duke ngrënë darkë, 99 00:04:28,125 --> 00:04:30,460 dhe po bënim pak muhabet. 100 00:04:30,460 --> 00:04:33,279 As nuk më kujtohet të kem gatuar atë natë. 101 00:04:33,279 --> 00:04:39,646 Por pastaj, lideri yne, Pete, na e bëri të qartë, 102 00:04:39,646 --> 00:04:42,802 dhe foli me si, sikur të ishim skuadra e tij e re. 103 00:04:42,802 --> 00:04:46,493 Ai tha, "Nuk do të përpëlitemi, njerëz." 104 00:04:46,493 --> 00:04:48,814 Pastaj tha, "Nuk do te shohim më prapa, 105 00:04:48,814 --> 00:04:50,869 do të shohim përpara. 106 00:04:50,869 --> 00:04:56,623 Çfarë mundësie të mrekullueshme kemi për të ndryshuar botën. 107 00:04:56,623 --> 00:04:58,958 Unë do të ndryshoj fytyrën e 108 00:04:58,958 --> 00:05:02,111 kësaj situate të papranueshme të ALS. 109 00:05:02,111 --> 00:05:03,969 Ne do të ndryshojmë drejtimin 110 00:05:03,969 --> 00:05:08,393 dhe une do ta çoj këtë deri tek filantropistë si puna e Bill Gates. 111 00:05:08,393 --> 00:05:11,899 Epo kështu! Të gjithëve na u dhanë drejtimet tona. 112 00:05:11,899 --> 00:05:14,130 Në ditët dhe muajt në vazhdim, 113 00:05:14,130 --> 00:05:17,417 brenda një jave, motrat dhe vëllezërit tanë, 114 00:05:17,417 --> 00:05:19,568 familja jonë, të gjithë erdhën tek ne, 115 00:05:19,568 --> 00:05:22,063 dhe tashmë, ata ishin duke krijuar Skuadren Treni Frate. 116 00:05:22,063 --> 00:05:24,971 Xhaxha Dave ishte webmasteri i skuadrës; 117 00:05:24,971 --> 00:05:27,318 Xhaxha Artie ai ishte llogaritari; 118 00:05:27,318 --> 00:05:30,097 Halle Dana ishte dizenjatorja; 119 00:05:30,097 --> 00:05:32,648 dhe djali im më i vogël, Andrew, 120 00:05:32,648 --> 00:05:35,635 la punën e tij dhe apartamentin e tij në Charlestown 121 00:05:35,635 --> 00:05:39,601 dhe tha, "Une do të përkujdesem për Pete dhe do të jem përkujdesësi i tij" 122 00:05:39,601 --> 00:05:42,942 Pastaj, gjithë të tjerët, shokët e tij të klasës, shokët e skuadrës, 123 00:05:42,942 --> 00:05:45,449 shokët e punës që Pete i kishte frymëzuar 124 00:05:45,449 --> 00:05:47,607 gjatë gjithë jetës së tij, 125 00:05:47,607 --> 00:05:51,715 të gjithë qarqet e Pete, tashmë filluan të bashkëpunonin me njëri-tjetrin, 126 00:05:51,715 --> 00:05:55,959 dhe krijuan Skuadren Treni Frate. 127 00:05:55,959 --> 00:05:58,060 Gjashtë muaj pas diagnostikimit të tij, 128 00:05:58,060 --> 00:06:03,047 Pete-t ju dha një çmim në një samit kërkimor me motivimin për përkrahje. 129 00:06:03,047 --> 00:06:05,976 Ai u ngrit dhe mbajti një fjalim shumë shprehës, 130 00:06:05,976 --> 00:06:08,582 dhe në fund të fjalimit, ishte një panel, 131 00:06:08,582 --> 00:06:11,480 dhe në panelin në fjalë ndodheshin drejtues të farmaceutikës 132 00:06:11,480 --> 00:06:13,890 biokimistë dhe klinicistë 133 00:06:13,890 --> 00:06:16,260 dhe unë isha ulur atje, duke i dëgjuar ata, 134 00:06:16,260 --> 00:06:19,482 dhe shumë nga ato që u folën atje nga një vesh më hyne, e nga tjetri dolën. 135 00:06:19,482 --> 00:06:21,760 Unë gjithmonë i shmangesha çdo mësimi shkencor. 136 00:06:21,760 --> 00:06:24,654 Por isha duke parë këta njerëz, dhe duke i dëgjuar ata, 137 00:06:24,654 --> 00:06:27,388 dhe ata po thonin, "Unë, unë bëj këtë. bëj atë," 138 00:06:27,388 --> 00:06:31,319 dhe egzistonte me të vërtetë një mospërputhje mes tyre. 139 00:06:31,319 --> 00:06:34,632 Pra, në fund të bisedës së tyre, paneli, 140 00:06:34,632 --> 00:06:36,465 kishte pyetje dhe përgjigje, 141 00:06:36,465 --> 00:06:38,562 dhe "boom", unë ngrita dorën, 142 00:06:38,562 --> 00:06:39,867 dhe mora mikrofonin, 143 00:06:39,867 --> 00:06:41,871 i pashë ata në sy dhe u thashë, "Faleminderit! 144 00:06:41,871 --> 00:06:44,270 Faleminderit shumë që punoni në ALS. 145 00:06:44,270 --> 00:06:45,995 Kjo vërtet do të thotë shumë për ne." 146 00:06:45,995 --> 00:06:47,800 U thashë, "Por më duhet tu them 147 00:06:47,800 --> 00:06:49,741 që jam duke parë mimikat tuaja 148 00:06:49,741 --> 00:06:51,862 dhe jam duke dëgjuar ato që po thoni. 149 00:06:51,862 --> 00:06:57,233 Por thjesht nuk po më duket sikur ka dhe aq shumë bashkëpunim mes jush atje. 150 00:06:57,233 --> 00:07:00,375 Dhe jo vetëm kaq, por ku është tabloja 151 00:07:00,375 --> 00:07:05,157 me listën e objektivave, dhe vazhdimësinë dhe me llogaritjet? 152 00:07:05,157 --> 00:07:09,149 Çfarë do të beni pasi të dilni nga kjo sallë?" 153 00:07:09,149 --> 00:07:11,984 Dhe më pas u ktheva nga ana tjetër 154 00:07:11,984 --> 00:07:18,750 dhe pashë rreth 200 palë sy, që më ishin ngulur duke më parë mua. 155 00:07:18,750 --> 00:07:22,310 Dhe ai pikërisht ai çasti, kur unë kuptova 156 00:07:22,310 --> 00:07:26,781 që kisha folur për diçka që të gjithë e dinin, por nuk po flisnin. 157 00:07:26,781 --> 00:07:29,892 Kështu pra, misioni im kishte nisur. 158 00:07:29,892 --> 00:07:32,862 Pra, në vitet në vazhdim, 159 00:07:32,862 --> 00:07:35,500 Pete - dhe ne kishim ulje-ngritjet tona 160 00:07:35,500 --> 00:07:37,938 Pete ishte nën një rregjim të mëshirmshëm ilaçesh. 161 00:07:37,938 --> 00:07:41,121 Kjo ishte fija e shpresës për të gjithë komunitetin e ALS. 162 00:07:41,121 --> 00:07:43,330 Ishte në një fazë prove. 163 00:07:43,330 --> 00:07:47,916 Pastaj, gjashtë muaj më vonë, përfundimet erdhën përsëri: asnjë përmirësim. 164 00:07:47,917 --> 00:07:50,388 Ne do të bënim terapi në vende të tjera, 165 00:07:50,388 --> 00:07:52,537 por papritur na u hoq ajo mundesi, 166 00:07:52,537 --> 00:07:54,482 Dhe për dy vitet në vazhdim, 167 00:07:54,482 --> 00:07:58,764 pamë djalin tim, të më ikte nga duart, 168 00:07:58,764 --> 00:08:02,435 pak nga pak, çdo ditë. 169 00:08:02,435 --> 00:08:04,952 Dy vjet e gjysëm më parë, 170 00:08:04,952 --> 00:08:08,110 Pete ishte ai qe shenonte piket ne fushat e bejzbollit. 171 00:08:08,110 --> 00:08:11,940 Sot, Pete është komplet i paralizuar. 172 00:08:11,940 --> 00:08:14,306 Ai nuk mban dot më kokën ngritur. 173 00:08:14,306 --> 00:08:16,920 Ai është i izoluar në një karrige të motorizuar me rrota. 174 00:08:16,920 --> 00:08:19,138 Nuk mund më të përtypet apo të hajë. 175 00:08:19,138 --> 00:08:21,033 Ai ka një tub ushqyes. 176 00:08:21,033 --> 00:08:23,698 Ai nuk mund të flasë. 177 00:08:25,239 --> 00:08:28,775 Ai flet me anë të një pajisjeje teknologjike që përdor sytë e tij 178 00:08:28,775 --> 00:08:30,415 dhe një që gjeneron ligjëratë, 179 00:08:30,625 --> 00:08:32,235 dhe ne po shikojmë edhe mushkërite e tij. 180 00:08:32,235 --> 00:08:34,789 sepse diafragma e tij, në fund të fundit do të falimentojë 181 00:08:37,383 --> 00:08:39,978 dhe duhet të merret vendimi në qoftë se do te vendoset apo jo ne respirator. 182 00:08:39,978 --> 00:08:49,586 ALS e tret njeriun nga të gjitha anët fizike, por truri ngelet i pacënuar. 183 00:08:49,586 --> 00:08:54,207 Kështu, në 4 Korrik 2014, 184 00:08:54,207 --> 00:08:58,615 ishte viti i 75-të i fjalimit frymëzues të Lou Gehrig, 185 00:08:58,615 --> 00:09:02,827 dhe MLB.com i kërkoi Pete të shkruajë një artikull në Bleacher Report. 186 00:09:07,039 --> 00:09:10,526 Ishte vërtet domethënëse sepse ai e shkroi me anë të teknologjisë se ndjekjes se syrit. 187 00:09:14,013 --> 00:09:17,501 Njëzet ditë më vonë, gjërat morën tjetër rrjedhë. 188 00:09:17,501 --> 00:09:22,176 Në 27 Korrik, shoku i dhomës së Pete nga New York City, 189 00:09:22,176 --> 00:09:24,785 me një bluzë me simbolin për ndihmën ndaj ALS 190 00:09:24,785 --> 00:09:28,635 që simbolizonte Pat Quinn, një pacient tjetër i sëmurë nga ALS, në New York, 191 00:09:28,635 --> 00:09:30,686 dhe pantallona të shkurtra të Boston College 192 00:09:30,686 --> 00:09:35,178 tha, "Unë do të bëj ALS Ice Bucket Challenge," 193 00:09:35,178 --> 00:09:37,958 e mori akullin dhe e hodhi mbi kokën e tij. 194 00:09:37,958 --> 00:09:42,166 "Dhe, unë nominoj..." Dhe e dërgoi atë në Boston. 195 00:09:42,166 --> 00:09:45,590 Dhe e gjithë kjo ndodhi në 27 Korrik. 196 00:09:45,590 --> 00:09:48,161 Në disa prej ditëve në vazhdim, kryefaqja jonë në FB, 197 00:09:48,161 --> 00:09:50,696 kishte vetëm postime nga shokë dhe të afërm. 198 00:09:50,696 --> 00:09:53,374 Gjëja e mirë për Facebook është se, në qoftë se nuk keni 199 00:09:53,374 --> 00:09:55,587 shkuar prapa në kohë, mund të shkoni duke pasur datat. 200 00:09:55,587 --> 00:09:59,558 Ju duhet të shikoni koktejlin njerezor Bloody Mary të xhaxha Artie-t! 201 00:09:59,558 --> 00:10:02,704 Po ua them, është shumë i mrekullueshëm, 202 00:10:02,704 --> 00:10:05,666 Dhe me duket se kjo ndodhi ditën e dytë. 203 00:10:05,666 --> 00:10:09,636 Brenda ditës së katërt, xhaxha Dave, ai që merrej me internetin, 204 00:10:09,636 --> 00:10:11,609 nuk ishte në Facebook, 205 00:10:11,609 --> 00:10:14,496 dhe më dërgon një mesazh, që shkruante, "Nancy, 206 00:10:14,496 --> 00:10:17,390 çfarë dreqin po ndodh?" 207 00:10:17,390 --> 00:10:20,987 Xhaxha Dave-it i shkonte një njoftim sa herë dikush dhuronte në faqen e Pete-t 208 00:10:20,987 --> 00:10:24,010 dhe telefoni i tij, ishte gati të shpërthente nga thirrjet. 209 00:10:24,010 --> 00:10:25,865 Ne u ulëm të gjithë dhe e kuptuam se, 210 00:10:25,865 --> 00:10:29,717 po fitonim para - sa e gëzueshme. 211 00:10:29,717 --> 00:10:32,261 Ne e dinim se ndëgjegjësimi, do të na çonte ne financim, 212 00:10:32,261 --> 00:10:35,239 Thjesht ne nuk e dinim se, do të na duheshin vetëm disa ditë. 213 00:10:35,239 --> 00:10:40,396 Pra, të gjithë bashkë, dhamë më të mirën tonë për të vendosur një 214 00:10:40,396 --> 00:10:42,505 Organizatë Jofitimprurëse në faqen e Pete. Ishim gati! 215 00:10:42,505 --> 00:10:45,686 Java e parë, media e Bostonit. 216 00:10:45,686 --> 00:10:48,154 Java e dytë, media kombëtare. 217 00:10:48,154 --> 00:10:50,608 Dhe gjatë javës së dytë, komshiu ngjitur me ne, 218 00:10:50,608 --> 00:10:53,000 hapi derën dhe na solli një pica, 219 00:10:53,000 --> 00:10:55,360 duke na thënë, 220 00:10:55,360 --> 00:10:58,299 "Mendova se mund tju duhet pak ushqim të gjithë juve këtu." 221 00:10:58,299 --> 00:11:00,504 (Të qeshura) 222 00:11:00,504 --> 00:11:04,520 Java e tretë - Celebritetet- Entertainment Tonight, 223 00:11:04,520 --> 00:11:06,586 programe tv Access Hollywood. 224 00:11:06,586 --> 00:11:12,741 Java e katërt, media globale - BBC, Irish Radio. 225 00:11:12,741 --> 00:11:15,663 A e ka ndjekur ndonjë nga ju filmin "Lost In Translation"? 226 00:11:15,663 --> 00:11:17,852 Burri im është marrë me televizion japonez. 227 00:11:17,852 --> 00:11:19,562 Ishte interesante. 228 00:11:19,562 --> 00:11:21,614 (Të qeshura) 229 00:11:21,614 --> 00:11:27,376 Dhe ato videot, ato të famshmet, 230 00:11:27,376 --> 00:11:31,864 videoja e akullnajës, e Paul Bissonnette, ishte e mrekullueshme. 231 00:11:31,864 --> 00:11:34,601 Po murgeshat e Dublinit? 232 00:11:34,601 --> 00:11:36,306 Kush e ka parë atë? 233 00:11:36,306 --> 00:11:38,893 Ishte me të vërtetë fantastike. 234 00:11:38,893 --> 00:11:41,110 J.T., Justin Timberlake. 235 00:11:41,110 --> 00:11:44,879 Atëherë ne me të vërtetë e kuptuam se, kishim të bënim me listën e vërtetë 236 00:11:44,879 --> 00:11:47,770 të të famshmve. Po shikoja mesazhet e mia, dhe vura re 237 00:11:47,770 --> 00:11:52,902 "J.T! JT!" Ime motër që çonte mesazh. 238 00:11:52,902 --> 00:11:56,150 Angela Merkel, Kancelarja e Gjermanisë. 239 00:11:56,150 --> 00:11:57,956 E pabesueshme! 240 00:11:57,956 --> 00:12:00,266 Dhe pacientët e ALS, 241 00:12:00,266 --> 00:12:03,460 a e dini se cilat janë të preferuarat e tyre dhe të familjeve të tyre? 242 00:12:03,460 --> 00:12:05,050 Të gjitha. 243 00:12:05,050 --> 00:12:09,898 Sepse kjo sëmundje e rrallë e keqkuptuar dhe pa fonde, 244 00:12:09,898 --> 00:12:16,378 ata thjesht uleshin dhe i shikonin njerëzit duke thënë e stërthënë "ALS, ALS" 245 00:12:16,378 --> 00:12:19,587 Ishte e pabesueshme. 246 00:12:19,587 --> 00:12:21,630 Dhe ata mosbesuesit, pesimistët 247 00:12:21,630 --> 00:12:24,469 le të flasim pak për gjëndjen, apo jo? 248 00:12:24,469 --> 00:12:27,107 OK, pra, Shoqata e ALS, 249 00:12:27,107 --> 00:12:31,064 mendon se brenda fundvitit, do të jetë 160 milion dollarë. 250 00:12:31,064 --> 00:12:33,649 ALS TDI në Cambridge, 251 00:12:33,649 --> 00:12:35,701 ata mblodhën 3 milion dollarë. 252 00:12:35,701 --> 00:12:37,143 Epo, e dini çfarë? 253 00:12:37,143 --> 00:12:40,437 Ata kanë pasur një test-provë për një ilaç që ishin duke prodhuar. 254 00:12:40,437 --> 00:12:43,553 Ishte në një financim tre-vjeçar. 255 00:12:43,553 --> 00:12:44,811 Dy muaj! 256 00:12:46,069 --> 00:12:47,328 Do të hidhet në treg për dy muaj! 257 00:12:49,624 --> 00:12:51,268 (Duartrokitje) 258 00:12:53,791 --> 00:12:58,806 Dhe YouTube ka raportuar se 259 00:12:58,806 --> 00:13:05,884 mbi 150 shtete, kanë postuar video për ALS Ice Bucket Challenge. 260 00:13:05,884 --> 00:13:12,455 Dhe Facebook, 2,5 milion video, 261 00:13:12,455 --> 00:13:15,570 dhe une kam pasur aventurën e mrekullueshme 262 00:13:15,570 --> 00:13:18,290 të vizitoja kampusin e Facebook-ut javën e kaluar, 263 00:13:18,290 --> 00:13:21,057 dhe u thashe atyre, "Une e di si është në shtëpinë time. 264 00:13:21,057 --> 00:13:23,677 Por, nuk mund ta imagjinoj si mund të jetë ketej." 265 00:13:23,677 --> 00:13:28,390 Ajo tha vetëm,"Ngela gojë-hapur" 266 00:13:28,390 --> 00:13:33,370 Dhe videoja e preferuar e familjes time? 267 00:13:33,370 --> 00:13:36,576 Bill Gates. 268 00:13:36,576 --> 00:13:39,659 Sepse natën që Pete u diagnostikua, 269 00:13:39,659 --> 00:13:47,244 ai na tha që do ta çonte ALS në tavolinën e filantropistëve si Bill Gates, 270 00:13:47,244 --> 00:13:48,790 dhe ja doli. 271 00:13:48,790 --> 00:13:51,260 Qëllimi numër një, i kompletuar. 272 00:13:51,260 --> 00:13:53,203 Tani, trajtimi dhe kurimi. 273 00:13:55,593 --> 00:13:59,498 (Duartrokitje) 274 00:14:02,775 --> 00:14:05,829 Në rregull, pas gjithë këtij akulli, 275 00:14:05,829 --> 00:14:07,725 ne e dinim se ishte diçka më shumë 276 00:14:07,725 --> 00:14:10,547 se thjesht hedhja e një kove me akull mbi kokë, 277 00:14:10,547 --> 00:14:12,375 dhe vërtet dua t'u le ju 278 00:14:12,375 --> 00:14:15,289 disa gjëra që të mos i harroni. 279 00:14:15,289 --> 00:14:16,964 Gjëja e parë është, 280 00:14:16,964 --> 00:14:19,190 çdo mëngjes, kur zgjoheni, 281 00:14:19,190 --> 00:14:22,266 ju mund të zgjidhni ta jetoni ditën tuaj në pozitivitet. 282 00:14:24,249 --> 00:14:26,520 A do të mundej kush të më fajësonte mua 283 00:14:26,520 --> 00:14:28,859 në qoftë se do të isha në pozicionin fatal 284 00:14:28,859 --> 00:14:32,096 dhe do të rrija çdo ditë shtrirë dhe mbuluar? 285 00:14:32,096 --> 00:14:34,308 Jo, nuk besoj se dikush nga ju do të më fajësonte, 286 00:14:34,308 --> 00:14:37,310 por Pete na kishte frymezuar të gjithë ne, të zgjohemi 287 00:14:37,310 --> 00:14:40,496 çdo mëngjes dhe të jemi pozitivë dhe proaktivë. 288 00:14:40,496 --> 00:14:43,300 Në fakt mu desh të largohesha nga grupet e mbështetjes 289 00:14:43,300 --> 00:14:45,779 sepse të gjithë po thoshin se 290 00:14:45,779 --> 00:14:47,613 e kanë spërkatur barin me kimikate, 291 00:14:47,613 --> 00:14:49,481 prandaj u sëmurën me ALS, 292 00:14:49,481 --> 00:14:51,440 dhe unë thashë "Jo, jo s'mendoj fare ashtu" 293 00:14:51,440 --> 00:14:55,459 por më duhej të largoja veten nga negativiteti. 294 00:14:55,459 --> 00:14:58,346 Gjëja e dytë që dua tu le juve, 295 00:14:58,346 --> 00:15:01,160 është personi që është në mes të sfidës 296 00:15:01,160 --> 00:15:04,240 duhet të dojë te ketë fortësinë mendore 297 00:15:04,240 --> 00:15:07,985 për ta vendosur vetveten atje. 298 00:15:07,985 --> 00:15:10,210 Pete shkon akoma në lojërat e bejzbollit 299 00:15:10,210 --> 00:15:13,264 dhe ende ulet me shokët e tij ne ulëset e rezervës 300 00:15:13,264 --> 00:15:16,147 dhe e var qesen e tij ushqimit 301 00:15:16,147 --> 00:15:17,547 pikërisht tek koshat. 302 00:15:17,547 --> 00:15:19,317 Do ti shikoni fëmijët, janë atje, varin qesen. 303 00:15:19,317 --> 00:15:20,988 "Pete, a është në rregull?" "Po". 304 00:15:20,988 --> 00:15:24,239 Dhe pastaj ja vendosin atë drejt e në stomakun e tij. 305 00:15:24,239 --> 00:15:27,641 Sepse ai do që ata ta shohin, realitetin e kësaj gjëjë, 306 00:15:27,641 --> 00:15:31,013 dhe se si ai asnjëherë, asnjëherë nuk do të dorëzohet. 307 00:15:31,013 --> 00:15:33,243 Dhe gjëja e tretë që dua tu le ju: 308 00:15:33,243 --> 00:15:36,759 Në qoftë se ndonjëherë bini ndesh me ndonjë situatë 309 00:15:36,759 --> 00:15:39,898 që ju duket shumë e papranueshme, 310 00:15:39,898 --> 00:15:43,621 dua që të gërmoni sa më shumë të mundeni, 311 00:15:43,621 --> 00:15:46,476 të gjeni hartën e thesarit 312 00:15:46,476 --> 00:15:48,885 dhe të shkoni pas saj. 313 00:15:48,885 --> 00:15:54,438 (Duartrokitje) 314 00:16:22,886 --> 00:16:24,954 Ju faleminderit. 315 00:16:24,954 --> 00:16:28,771 (Duartrokitje) 316 00:16:28,771 --> 00:16:30,430 E di që po më mbaron koha, 317 00:16:30,430 --> 00:16:32,197 por më duhet tu le edhe këtë: 318 00:16:32,197 --> 00:16:35,371 dhuratat që im bir më ka dhënë. 319 00:16:35,371 --> 00:16:38,084 Kam 29 vjet që 320 00:16:38,084 --> 00:16:41,900 kam nderin të jem nëna 321 00:16:41,900 --> 00:16:43,939 e Pete Frates. 322 00:16:43,939 --> 00:16:48,985 Pete Frates ka frymëzuar dhe ka drejtuar gjithë jetën e tij. 323 00:16:48,985 --> 00:16:51,257 Ka rrezatuar mirësi, 324 00:16:51,257 --> 00:16:54,897 dhe gjithë ajo mirësi, i është kthyer përsëri atij. 325 00:16:54,897 --> 00:17:01,336 Ai ecën mbi sipërfaqen e Tokës tani, dhe e di pse është atje. 326 00:17:01,342 --> 00:17:04,190 Çfarë dhurate. 327 00:17:04,190 --> 00:17:06,821 Gjëja e dytë që im bir më ka falur, 328 00:17:06,821 --> 00:17:09,876 është fakti që ai më ka dhënë një mision në jetë. 329 00:17:09,876 --> 00:17:11,680 Tashmë unë e di pse jam këtu. 330 00:17:11,680 --> 00:17:14,824 Do të shpëtoj tim bir, 331 00:17:14,824 --> 00:17:17,614 dhe në qoftë se kjo nuk ndodh në kohë për të, 332 00:17:17,614 --> 00:17:20,256 do të punoj që asnjë nënë tjetër, 333 00:17:20,256 --> 00:17:23,815 të mos jetojë ato që përjetova unë. 334 00:17:23,815 --> 00:17:26,509 Dhe gjëja e tretë, e fundit po jo më pak e rëndësishmja 335 00:17:26,519 --> 00:17:29,546 dhuratë që im bir më ka dhënë, 336 00:17:29,546 --> 00:17:31,633 si një pikë thirrjeje, 337 00:17:31,633 --> 00:17:33,426 për muajin e mrekullueshëm 338 00:17:33,426 --> 00:17:37,104 të Gushtit 2014: 339 00:17:37,104 --> 00:17:43,248 E dashura që ai shkoi të marrë natën e diagnostikimit, tani eshtë gruaja e tij, 340 00:17:43,248 --> 00:17:51,625 dhe Pete dhe Julie më kanë bërë të jem gjyshja e Lucy Fitzgerald Frates. 341 00:17:51,625 --> 00:17:56,730 Lucy Fitzgerald Frates erdhi para dy javësh 342 00:17:56,730 --> 00:17:58,928 në pikën e thirrjes 343 00:17:58,928 --> 00:18:03,307 në 31 Gusht 2014. 344 00:18:03,307 --> 00:18:04,981 Kështu - 345 00:18:04,981 --> 00:18:13,865 (Duartrokitje) - 346 00:18:13,865 --> 00:18:17,509 Më lejoni tu le në fund me fjalët e frymëzimit të Pete, 347 00:18:17,509 --> 00:18:24,777 ato që ai do t'ua thoshte shokëve të tij të klases, punës dhe skuadrës. 348 00:18:24,777 --> 00:18:28,153 Jini pasionantë. 349 00:18:28,153 --> 00:18:30,660 Jini të çiltër. 350 00:18:30,660 --> 00:18:33,654 Jini punëtorë. 351 00:18:33,654 --> 00:18:37,938 Dhe mos harroni të jeni madhështorë. 352 00:18:37,938 --> 00:18:40,362 Faleminderit! (duartrokitje)