Return to Video

Smartphoni juaj është një problem i të drejtave civile.

  • 0:00 - 0:03
    Në pranverën e vitit 2016
  • 0:03 - 0:07
    një betejë ligjore mes Apple
    dhe Byrosë Federale të Investigimit (FBI)
  • 0:07 - 0:10
    tërhoqi vëmendjen e botës.
  • 0:10 - 0:13
    Apple ka krijuar në telefonat e saj
    karakteristika sigurie që mbrojnë
  • 0:13 - 0:17
    nga kushdo tjetër vec pronarit të dhënat
    që përmbajne produktet telefonike.
  • 0:17 - 0:21
    Kjo do të thotë se, kriminelët
    hackers-at dhe po, edhe qeveritë
  • 0:22 - 0:24
    janë të gjithë të bllokuar.
  • 0:24 - 0:27
    Për klientët e Apple,
    kjo është dicka e shkëlqyer.
  • 0:27 - 0:29
    Por qeveritë nuk janë aq te lumtura.
  • 0:29 - 0:31
    E shihni, Apple ka marrë një
    vendim shumë të vetëdijshëm,
  • 0:31 - 0:34
    të qëndrojë jashtë punëve të mbikqyrjes.
  • 0:34 - 0:37
    Apple e ka bërë mbikqyrjen
    për qeverinë dhe aktorët e tjerë
  • 0:37 - 0:40
    sa me të vështire që ka mundur.
  • 0:42 - 0:44
    Ne fakt ekzistojnë dy sisteme operative
  • 0:44 - 0:46
    të smartphonëve në tregun botëror:
  • 0:46 - 0:47
    iOS dhe Android.
  • 0:47 - 0:51
    iOS është zhvilluar nga Apple.
    Android është zhvilluar nga Google.
  • 0:51 - 0:55
    Apple ka harxhuar shumë kohë dhe para
  • 0:55 - 0:58
    për të siguruar që produktet e saj
    të jenë sa më të sigurta që mundet.
  • 0:58 - 1:02
    Apple kodon automatikisht
    të dhënat që gjenden në iPhone
  • 1:02 - 1:06
    si dhe SMS-et e dërguara nga një
    përdorues Apple në tjetrin
  • 1:06 - 1:08
    janë të koduara automatikisht
  • 1:08 - 1:10
    pa pasur nevojë që përdoruesi
    të bëjë dicka.
  • 1:11 - 1:12
    Pra, kjo do te thotë që,
  • 1:12 - 1:16
    nqse policia konfiskon një iPhone
    dhe ai ka nje fjalëkalim
  • 1:16 - 1:20
    ata do ta kenë mjaft të vështirë
    të nxjerrin ndonjë informacion prej tij
  • 1:20 - 1:22
    sigurisht, nqse do mund t'ia dalin.
  • 1:22 - 1:27
    Ndryshe nga Apple, siguria në Android
    nuk është dhe aq e mirë.
  • 1:27 - 1:30
    Telefonat Android, ose te paktën
    shumica e telefonave Android
  • 1:30 - 1:31
    që u jane shitur përdoruesve
  • 1:31 - 1:34
    nuk i kodojne informacionet e ruajtura
    në pajisje, automatikisht,
  • 1:34 - 1:39
    dhe aplikacionet integrale te Androidit
    nuk përdorin kodim.
  • 1:39 - 1:42
    Kështu që, nqse policia konfiskon
    një Android
  • 1:42 - 1:46
    shanset jane, që ata do mund të
    marrin cfarëdo që duan
  • 1:46 - 1:47
    nga ajo pajisje.
  • 1:48 - 1:50
    Dy smartphone
  • 1:50 - 1:52
    nga dy prej kompanive më
    të mëdha në botë;
  • 1:52 - 1:54
    një e cila i mbron të dhënat automatikisht
  • 1:54 - 1:56
    dhe një e cila nuk i mbron.
  • 1:57 - 2:00
    Apple është shitësi i produkteve luksoze.
  • 2:00 - 2:02
    Ai dominon pjesën e shtrenjtë të tregut.
  • 2:03 - 2:07
    Dhe konsumatori, pret nga prodhuesi i
    produktit luksoz të ketë produkte
  • 2:07 - 2:09
    që përfshijne me shumë mundësi.
  • 2:10 - 2:12
    Por jo të gjithë
    mund të blejnë një iPhone.
  • 2:12 - 2:15
    Këtu pra, Androidi dominon, dominon
    me të vertete bindshëm,
  • 2:15 - 2:17
    me cmime mesatare dhe të lira të tregut,
  • 2:17 - 2:20
    smartphone për një miliard
    e gjysmë të njerzve
  • 2:20 - 2:23
    që nuk mund të shpenzojnë
  • 2:23 - 2:25
    600 dollarë në një telefon.
  • 2:29 - 2:35
    Por dominanca e Android-it
    na ka cuar drejt asaj që unë e quaj
  • 2:35 - 2:37
    "ndarja e sigurisë digjitale".
  • 2:37 - 2:40
    Që do të thotë se, tani është
    një ndarje në rritje
  • 2:40 - 2:44
    mes privatësisë dhe
    sigurisë së të pasurve që mund
  • 2:45 - 2:48
    të blejnë pajisje që i sigurojnë
    të dhënat e tyre automatikisht
  • 2:48 - 2:50
    dhe të varfërve,
  • 2:50 - 2:55
    pajisjet e të cilëve s'bëjnë thuajse
    asgjë për t'i mbrojtur ato automatikisht.
  • 2:56 - 2:59
    Pra, mendoni për një klient
    mesatar të Apple:
  • 3:00 - 3:05
    një bankier, një jurist,
    një doktor, një politikan.
  • 3:05 - 3:11
    Këta individë gjithmonë e në rritje
    kanë në xhepat e tyre smartphonë
  • 3:11 - 3:14
    që kodojnë bisedat e tyre,
    mesazhet e tyre,
  • 3:14 - 3:16
    dhe të gjitha të dhënat në pajisje
  • 3:16 - 3:20
    pa pasur nevojë që ata të bëjnë dicka
    konkrete për të siguruar informacionet.
  • 3:21 - 3:25
    Në kontrast, të varfërit dhe ndërkohë,
    dhe me të cënuarit në shoqërine tonë
  • 3:25 - 3:30
    janë duke përdorur pajisje që i lenë
    komplet të hapur ndaj mbikqyrjes.
  • 3:31 - 3:33
    Në Shtetet e Bashkuara, ku unë jetoj,
  • 3:33 - 3:37
    ka të ngjarë që Afro-Amerikanët
    të shihen si më të dyshimtë,
  • 3:37 - 3:40
    ose ka të ngjarë të shihen
    më të profilizuar
  • 3:40 - 3:43
    dhe ka të ngjarë të jenë të piketuar
    nga shteti për sa i përket mbikqyrjes.
  • 3:44 - 3:47
    Por për Afro-Amerikanë, ka po
    aq të ngjarë
  • 3:47 - 3:50
    që të mos përdorin pajisjet Android
    të cilat nuk bëjnë asgjë
  • 3:50 - 3:52
    për t'i mbrojtur ata nga mbikqyrja.
  • 3:53 - 3:54
    Ky është një problem.
  • 3:56 - 3:58
    Nuk duhet të harrojmë se
    mbikqyrja është një mjet.
  • 3:59 - 4:01
    Eshtë një mjet i përdorur nga
    ata që kanë pushtet,
  • 4:02 - 4:04
    kundrejt atyre që nuk kanë pushtet.
  • 4:05 - 4:10
    Dhe ndërkohë që mendoj
    se ështëe e mrekullueshme
  • 4:10 - 4:13
    që kompani si Apple po e bëjnë
    kaq të thjeshtë për njerëzit, kodimin,
  • 4:14 - 4:18
    nqse njerëzit e vetëm që mund
    të mbrojnë vetveten
  • 4:18 - 4:20
    nga vështrimi i qeverisë
  • 4:20 - 4:22
    janë të pasurit dhe të pushtetshmit,
  • 4:22 - 4:24
    ky është një problem.
  • 4:24 - 4:28
    Dhe nuk është vetëm një problem
    privatësie apo kibernetik.
  • 4:28 - 4:30
    Eshtë nje problem i të drejtës civile.
  • 4:30 - 4:34
    Kështu që mungesa e sigurisë
    automatike në Android
  • 4:34 - 4:39
    nuk është vetëm një problem për
    të varfërit dhe ata që mund të cënohen
  • 4:39 - 4:41
    që varen nga pajisjet e tyre.
  • 4:41 - 4:44
    Ky është në fakt një problem,
    për demokracinë tonë.
  • 4:44 - 4:46
    Po e shpjegoj se cfarë nënkuptoj.
  • 4:46 - 4:49
    Lëvizjet moderne sociale,
    mbështeten në teknologji
  • 4:49 - 4:55
    nga kauzat "Black Lives Matter." në
    "Arab Spring" deri në "Occupy Wall Street".
  • 4:55 - 4:59
    Organizatorët e këtyre lëvizjeve
    dhe pjesëmarrësit në këto lëvizje
  • 4:59 - 5:04
    gjithmonë e në rritje komunikojnë
    dhe koordinohen mes smartphonëve.
  • 5:04 - 5:08
    Dhe kështu, natyrisht qeveritë që
    ndjehen të kërcënuara nga këto lëvizje
  • 5:08 - 5:12
    do të piketojnë organizatorët
    dhe smartphonët e tyre.
  • 5:13 - 5:16
    Tani, ka shume gjasa
  • 5:16 - 5:20
    që një Martin Luther King, Mandela apo
    Gandhi i ardhshëm,
  • 5:20 - 5:23
    të ketë një iPhone dhe të jetë i mbrojtur
    nga mbikqyrja e qeverisë.
  • 5:23 - 5:26
    Por mundesitë janë që,
  • 5:26 - 5:30
    ata më shumë mundet të kenë një telefon
    të lirë Android $20 në xhepin e tyre.
  • 5:30 - 5:34
    Dhe kështu, nqse s'bëjmë asgje për
    të adresuar ndarjen digjitale të sigurisë
  • 5:35 - 5:39
    nqse s'bëjme asgjë për të
    siguruar që secili nga ne
  • 5:39 - 5:41
    merr të njëjtin përfitim nga kodimi
  • 5:41 - 5:45
    dhe është i aftë në mënyrë të barabartë
    të mbrojë vetveten nga mbikqyrja e shtetit,
  • 5:45 - 5:50
    jo vetëm që i varfri dhe i cënuari
    do të jenë të ekspozuar ndaj mbikqyrjes,
  • 5:50 - 5:53
    por lëvizjet e ardhshme për
    të drejtat civile do të shtypen
  • 5:53 - 5:56
    përpara se të mund të arrijnë
    në potencialin e tyre të plotë
  • 5:56 - 5:57
    Ju falemnderit!
  • 5:57 - 6:00
    (Duartrokitje)
  • 6:03 - 6:06
    Helen Walters: Chris, ju falemnderit shumë.
  • 6:06 - 6:08
    Kam një pyetje për ju.
  • 6:08 - 6:10
    Pamë së fundmi në shtyp
  • 6:10 - 6:15
    që Mark Zuckerberg i Facebook-ut mbulon
    kameran e kompjuterit të tij
  • 6:15 - 6:18
    dhe bën dicka me fishën e mikrofonit
    dhe kufjes.
  • 6:18 - 6:21
    Prandaj doja t'u bëja një
    pyetje personale, që është:
  • 6:21 - 6:22
    A e bën dhe ti dicka të tillë?
  • 6:22 - 6:25
    Dhe, në emër të të gjithëve
    ne këtu, dhe vetes,
  • 6:25 - 6:26
    A duhet ta bëjme dhe ne këtë?
  • 6:26 - 6:28
    A duhet ti mbulojmë këto gjëra?
  • 6:28 - 6:32
    CS: Të vendosësh një letër-ngjitëse --
    në fakt, mua më pëlqejnë leukoplastet,
  • 6:32 - 6:34
    sepse mund ti heqësh dhe ti
    vendosësh përsëri
  • 6:34 - 6:36
    kurdo që do të bësh një
    telefonatë ose një thirrje në Skype.
  • 6:36 - 6:38
    Të vendosësh një leter-ngjitëse
    mbi kamera,
  • 6:38 - 6:41
    është ndoshta gjëja më e mirë
    që mund të bësh për privatësinë
  • 6:41 - 6:43
    duke mos harxhuar asgjë.
  • 6:43 - 6:46
    Ekziston me të vërtet një
    virus, me të vërtet infektiv
  • 6:46 - 6:48
    që mund të kontrollojë kamerën tuaj
  • 6:48 - 6:50
    edhe pa e ndezur dritën e saj.
  • 6:50 - 6:53
    Kjo përdoret nga kriminelët.
    Kjo përdoret nga vëzhguesit.
  • 6:53 - 6:57
    Ju mund ta blini online për vetëm
    $19.99 programin "spiunoni ish-in tuaj"
  • 6:57 - 6:59
    Eshtë me të vërtetë e tmerrshme.
  • 6:59 - 7:02
    Dhe patjeter, ajo përdoret
    edhe nga qeveritë.
  • 7:02 - 7:05
    Dhe dukshem, është dhe një detaj
    i dhunës seksuale
  • 7:05 - 7:09
    për të cilën kjo lloj mbikqyrjeje
    mund të përdoret në mënyrë më efektive,
  • 7:09 - 7:15
    kundrejt grave dhe njerëzve të tjerë
    që mund të turpërohen në shoqëri.
  • 7:15 - 7:19
    Edhe nqse mendoni se
    nuk keni asgjë për të fshehur
  • 7:19 - 7:22
    në rastin më të keq, nqse keni fëmijë,
    adoleshentë në jetën tuaj,
  • 7:22 - 7:26
    sigurohuni që të vendosni një leter-ngjitse
    mbi kamerën e tyre për t'i mbrojtur ata.
  • 7:26 - 7:28
    HW: Ju falemnderit shumë.
    CS: Ju falemnderit.
  • 7:28 - 7:29
    HW: Falemnderit, Chris.
  • 7:29 - 7:32
    (Duartrokitje)
Title:
Smartphoni juaj është një problem i të drejtave civile.
Speaker:
Christopher Soghoian
Description:

Smartphoni që përdorni, reflekton më shumë se sa thjesht shijet personale... ai mund të përcaktoje gjithashtu edhe se nga sa afër ju mund të mbikqyreni. Eksperti i privatësise dhe njëkohësisht TED Fellow, Christopher Soghoian, detajon një diferencë të dukshme mes kodimit të përdorur në pajisjet Apple dhe Android dhe na nxit ti japim vëmendje kësaj ndarjeje digjitale të sigurisë. "Nqse të vetmit njerëz që mund të mbrojnë vetveten nga vëzhgimi i qeverisë janë të pasurit dhe të pushtetshmit, ky po që është problem" - thotë ai. "Nuk është thjesht një problem kibernetik, është një problem i të drejtave civile".

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
07:44

Albanian subtitles

Revisions