Return to Video

Sëmundjet e Zemrës dhe Sulmet e Zemrës

  • 0:01 - 0:04
    Mendoj se shumica prej neve e dinë qfarë rëndësie ka zemra në trupin tonë.
  • 0:04 - 0:10
    Zemra pumpon gjakun dhe në veqanti e merr brenda të gjithë gjakun nga pjesa tjetër e trupit.
  • 0:10 - 0:15
    Kjo është e kaltër në diagramë sepse ky gjak nuk bart oksigjen
  • 0:15 - 0:20
    Dhe e pumpon gjakun në mushkëri ku merr oksigjenin e nevojshëm.
  • 0:20 - 0:27
    Dhe atëherë kthehet nga mushkëritë, tashmë me ngjyrë të kuqe, pasiqë bart oksigjen me vete.
  • 0:27 - 0:32
    Dhe pastaj ky gjak i oksigjenuar pumpohet në të gjithë trupin.
  • 0:32 - 0:38
    Dhe gjithashtu mendoj, shumica prej neve kanë një mendim gjeneral që kur njerëzit flasin për sëmundje të zemrës apo sulme në zemër
  • 0:38 - 0:45
    të cilat ne i mësojmë, janë dy gjëra krejt të ndryshme, të lidhura por të ndryshme, që ka të bëjë me klogimin e artiereve.
  • 0:46 - 0:50
    Pra kur unë isha fëmijë dhe për herë të parë mësova për klogimin e artereve.
  • 0:50 - 0:54
    dhe unë e dija aq gjë që zemra ka të bëjë me pumpimin e gjakut në trup.
  • 0:54 - 1:00
    Unë hamendësova që arteria për të cilën flisnin njerëzit, për këto artere të mëdha që dilnin nga zemra
  • 1:00 - 1:04
    në pjesën tjetër të trupit që në një mënyrë këto artere bllokoheshin.
  • 1:04 - 1:07
    Pra më leni të vizatoj këtë, me ngjyra të ndryshme mund ta shihni
  • 1:07 - 1:10
    pra kjo ishte mënyra ime... kjo ishte qfarë mendoja
  • 1:10 - 1:14
    kur njerëzit flisnin për bllokimin e artereve
  • 1:14 - 1:18
    dhe ndoshta kur ato bllokoheshin mjaftueshëm, ato në një mënyrë ndalonin qarkullimin e gjakut në pjesën tjetër të trupit
  • 1:18 - 1:24
    dhe kjo mud edhe të vriste një person. Unë dua të qartësoj këtë tani.
  • 1:24 - 1:28
    Ato nuk janë arteret për të cilkat njerëzit flasin
  • 1:28 - 1:32
    kur njerëzit flasin për sëmundje të zemrës ose sulmet në zemër.
  • 1:32 - 1:38
    Arteret për të cilat flitet janë në fakt arteret që e furnizojnë zemrën me gjak.
  • 1:38 - 1:43
    Kujtohuni që vet zemra është një muskul. Ajo vetë ka nevojë për oksigjen.
  • 1:43 - 1:51
    Pra ju keni arteriet këtu, tubat e kuq. Këto janë arterie.
  • 1:51 - 1:53
    dhe të kaltërtat janë vena.
  • 1:53 - 1:56
    Ato po marrin gjakun pa oksigjen nga indi i zemrës.
  • 1:56 - 1:58
    Dhe këto quhen arteriet koronare.
  • 1:58 - 2:04
    Dhe kjo këtu nga pika juaj e shikimit në mua gjendet në të djatht.
  • 2:04 - 2:09
    Ose nga pika e shikimit të personit që i përket zemra është në të majtë.
  • 2:09 - 2:13
    Kjo këtu quhet arteria koronare e majtë ose AKM.
  • 2:13 - 2:18
    Dhe kjo këtu në të kuqe quhet arteria koronare e djathtë ose AKD.
  • 2:18 - 2:23
    Dhe kështuqë kur njerëzit flasin për bllokimin e arterieve,
  • 2:23 - 2:26
    ata e kanë fjalën për arteriet koronare.
  • 2:26 - 2:30
    Ata flasin për gjërat që e furnizojnë zemrën me gjak.
  • 2:30 - 2:40
    Pra le të zmadhojmë një pjesë... Ndoshta mund ta zmadhojmë këtë pjesë të arteries.
  • 2:40 - 2:49
    ky është tubi... pikërisht aty ku është zmadhuar pamja. Unë po e zmadhoj pikërisht aty.
  • 2:49 - 2:56
    Pra me kalimin e kohës, unë nuk do të hyjë në detaje se si ka ndodhur. është temë për një video tjetër.
  • 2:56 - 3:00
    Ju mund ti keni këto pllaka të cilat ndërtohen përgjat mureve të arterieve.
  • 3:00 - 3:06
    Pra nëse një person nuk ka dietën e duhur, ose ndoshta thjesht kanë pridispozita,
  • 3:06 - 3:11
    ju mund ti keni këto gjëra të quajtura pllaka të formuara në muret e arterieve,
  • 3:11 - 3:16
    Dhe pllakat, materiali brenda tyre është lipide, pra gjërat si
  • 3:16 - 3:19
    yndyra, kolesteroli gjithashtu dhe qelizat e bardha të bardha,
  • 3:19 - 3:29
    është kjo substancë e përzier këtu. Kjo është qka ne quajmë një pllakë.
  • 3:29 - 3:35
    Dhe formimi i këtyre pllakave vshtë ajo qka bllokon qarkullimin e gjakut, që bllokon arterien.
  • 3:35 - 3:44
    Ne e quajmë...sigurohuni që e shihni atë. Ky është lloj tubi këtu. Më leni të vizatoj gjakun
  • 3:44 - 3:59
    Pra ky fromim i këtyre pllakave ne e quajmë aterokleroza.
  • 3:59 - 4:04
    Pra ju mund të imagjinoni nëse i keni këto gjëra të fromuara,
  • 4:04 - 4:11
    që këto ua ngushtojnë venën që e furnizon qarkullimin e gjakut nga ai bllokim.
  • 4:11 - 4:17
    Pra do të shkatërronte qarkullimin e gjakut pikërisht këtu.
  • 4:17 - 4:23
    Në këtë proces gjeneral ne flasim për ndalimin e qarkulimit të gjakut, e cila quhet iskemia.
  • 4:23 - 4:28
    Pra iskemia është mungesa e qarkullimit të gjakut dhe rrjedhës së oksigjenit nga këtu deri aty.
  • 4:28 - 4:39
    Kjo është qka quajmë sëmundja koronare e arteries, ose sëmundja e zemrës.
  • 4:39 - 4:52
    Pra kjo shkakton sëmundje koronare të arteries, e cila nganjëherë quhet sëmundje e zemrës.
  • 4:52 - 4:59
    Sëmundjet koronare të zemrës do të ishin me shumicë, sepse koronare tashmë i referohet zemrës.
  • 4:59 - 5:07
    Kjo është gjithashtu ndonjëherë e quajtur sulm i zemrës. Dhe pra ju mund të imagjinoni nëse indi muskulor
  • 5:07 - 5:10
    nuk e merr të gjithë oksigjenin që ka nevojë, sidomos nëse, e kujt do qoftë zemra,
  • 5:10 - 5:17
    kanë nevojë për më shumë oksigjen. Zemra duhet të pumpojë më fort.
  • 5:17 - 5:21
    nvse përgjat qarkullimit të gjakut qelizat nuk po marrin oksigjenin pvr të cilin kanë nevojë
  • 5:21 - 5:26
    ju mund të paramendoni që zemra nuk mund të jetë në gjendje të funksionojë plotësisht,
  • 5:26 - 5:29
    e kujt do qoftv kjo zemër.
  • 5:29 - 5:34
    Dhe ajo që ndodh është dështimi i zemrës.
  • 5:34 - 5:39
    Pra sëmundjed e zemrës janë njëra ndër shkaqet e dështimit të zemrës.
  • 5:39 - 5:43
    Tani dua të bëhem i qartë, dështimi i zemrës nuk do të thotë që zemra ndalon.
  • 5:43 - 5:49
    Që zemra ndalon dhe personi vdes, vetëm do të thotë
  • 5:49 - 5:54
    që ajo zemër nuk është në gjendje të bëjë atë që duhet të bëjë. Po dështon në furnizimin e nevojave tv atij personi.
  • 5:54 - 6:01
    Pra nuk po pumpon mjaftueshëm ose nuk përmush nevojat e atoj personi.
  • 6:01 - 6:07
    Simptoma tjetër që mund të shfaqet kur dikush ka sëmundje koronare të zemrës,
  • 6:07 - 6:11
    ku ata kanë bllokim apo iskemi
  • 6:11 - 6:19
    ose kjo mungesë e oksigjenit nv qarkullim e shkaktuar nga bllokimi, është që ata mund të përjetojnë një dhembje mbytëse në gjoks
  • 6:19 - 6:23
    Kjo quhet angjina pektoris ose thjesht angjina.
  • 6:23 - 6:33
    Shumë pak njerëz e thojnë emërtimine plotë. Ndonjëherë ju i dëgjoni njerëzit thjesht duke thënë oh angjina.
  • 6:33 - 6:40
    Angjina pektoris, që është në fakt dhembje në gjoks, angjina në fakt ka kuptimin e ndjenjvs së mbytjes.
  • 6:40 - 6:44
    dhe pektorisi vshtë gjoksi. Kjo është një ndjenjë mbytëse në gjoks.
  • 6:44 - 6:53
    Kjo është një simptom i sëmundjes së zemrës. Tani kjo nuk është një situatë në të cilën dëshiron të gjendesh
  • 6:53 - 6:57
    sepse tashmë trupi juaj nuk është i aftë të funksionojë aq mirë sa mundet.
  • 6:57 - 7:02
    Ndonjëherë, siq mund ta shojegojë unë, këtu është një pllakë.
  • 7:02 - 7:07
    Disa pllaka janë në fakt jostabile. Këto pllaka vetëm rriten rriten dhe vazhdojnë të rriten.
  • 7:07 - 7:12
    Kjo e bën sëmundjene zemrës edhe më keq, dështimin e zemrës më keq, dhe angjina pektorisin edhe më keq.
  • 7:12 - 7:16
    Këto pllaka janë jostabile. Munden në fakt të shpërthejnë.
  • 7:16 - 7:26
    Ju mund të imagjinoni të gjitha këto qarkullime të gjakut, me rritjen e pllakave, qarkullimi i gjakut bëhet paksa turbulent rreth këtyre pllakave.
  • 7:26 - 7:29
    Duhet të qarkullojë shumë shpejt përgjat kësaj pjese të ngushtë. Kur shkaktin turbukenca përbrenda
  • 7:29 - 7:35
    krijon fërkime dhe gjitha të tjerat. Në një moment, ju mund të paramendoni këto pllaka tv jenë jostabile.
  • 7:35 - 7:46
    Ato nv fakt mund të shpërthejnë. Më leni të vizatoj një pllakv të shpërthyer këtu... më lini tv vizatoj të njejtën... unë do të vizatoj shpërthimin.
  • 7:46 - 7:55
    Tani kjo pllakë ka shpërthyer, është bërë kaq e madhe. Ndoshta qarkullimi i shoejtë i gjakut e ka ndihmuar të rritet kaq shumë e ndoshta edhe diqka tjetër.
  • 7:55 - 8:00
    Për qfarëdo arsye, ajo shoërthen.
  • 8:00 - 8:05
    Kur shpërthen, tani do bëjë një thjeshtësim të procesit ja këtu.
  • 8:05 - 8:14
    Tani përmbajtja e kësaj pllake: lipidi, kolesteroli, yndyra, dhe qelizat e bardha të vdekura.
  • 8:14 - 8:19
    Tani është e papritmas prezente në qarkullimin e gjakut. Veqanërisht ndaj faktorit bllokues në gjak.
  • 8:19 - 8:25
    Ky është një material mjaft thrombogjenik. Thrombogjenike Vshtë një fjalë mjaft e sofistikuar.
  • 8:25 - 8:31
    Kjo thjesht ka kuptimin që ka tendencë pë të krijuar bllokimin e gjakut. Tromboza është një mpiksje e gjakut.
  • 8:31 - 8:36
    Qfarë ndodh në këtë rast është se kjo mund të ndodh brenda disa minutave apo sekondave.
  • 8:36 - 8:42
    Papritmas ju mund të keni këto faktorë mpikës të krijuar këtu në këtë pllakë.
  • 8:42 - 8:51
    Kur kjo ndodh, fillon të ngushtojëshumë venën e gjakut.
  • 8:51 - 8:55
    Ndonjëherë mund ta bllokojë komplet venën e gjakut.
  • 8:55 - 9:02
    Kur kjo ndodh, ju jeni duke pakësuar qarkullimin e gjakut përgjat venës.
  • 9:02 - 9:13
    Ju mund të jeni edhe duke e ndaluar plotësisht. Kur ju e bëni këtë, qelizat nuk marrin oksigjenin e nevojshëm.
  • 9:13 - 9:27
    Ato do të vdesin. Kjo këtu, quhet infark. Infarku në fakt është indi i vdekur i zemrës.
  • 9:27 - 9:37
    Ju mund të imagjinoni kur indi i zemrës fillon të vdesë, kjo është edhe më e keqe se ajo që përshkruajtëm për sëmundjen koronare të zemrës.
  • 9:37 - 9:43
    Jo vetëm që zemra koronare nuk merr oksigjenin e nevojshëm , por ato në fakt fillojnë edhe të vdesin.
  • 9:43 - 9:56
    Ato po shëndërrohen në inde të vdekura. Ky proces i cili i deprivon qelizat për të marrë oksigjenin e që pastaj vdesin quhet sulm në zemër.
  • 9:56 - 10:05
    Më lini ta bllokoj komplet këtë arterie. Kjo këtu është një sulm në zemër.
  • 10:05 - 10:09
    Ky është shkaku kryesor i sulmit në zemër.
  • 10:09 - 10:16
    Nuk ndodh shpesh por ndonjëherë një pllakë mundet të lëvizë përgjatë qarkullimit të gjakut, dhe të formojë tromboembolizmin.
  • 10:16 - 10:22
    Ky do të ishte materiali trombogjenik, që mpikset përreth.
  • 10:22 - 10:28
    Kjo në fakt do të shkonte dhe të bllokonte arterien më tej në qarkullim të gjakut dhe të bëhej embolizëm.
  • 10:28 - 10:34
    Ajo mund edhe të bllokojë arterien dhe të shkaktojë vdekjen e indit. Por shkaku kryesor është mpiksja e shpejtë që
  • 10:34 - 10:41
    mund të bllokojë arterien komplet. Kam edhe një fjalë të fundit që dua të përmend
  • 10:41 - 10:52
    ndonjëherë më shumë se thjesht një fjalë, e cila është arresti kardiak. Kjo përshkak se ne i pvrdorim ndonjëherë në kontekstin e njejtë.
  • 10:52 - 11:03
    Një gjë mund të na udhëheqë te tjetra. Sulmi i zemrës nuk është arrest kardiak. Arresti kardiak është vdekja e zemrës.
  • 11:03 - 11:13
    Ajo qka përshkrova në një sulm të zemrës, njerëzit mund të kenë një sulkm në zemër. Ata mund ta kenë të vdekur një pjesë të indit muskulor.
  • 11:13 - 11:22
    Një pjesë infart, kjo është qka e quanin infartin miokardial. Miokardial do të thotë se indi i zemrës ose muskuli është duke vdekur.
  • 11:22 - 11:27
    Ndonjëherë kjo quhet infart miokardial. Ajo nuk është arrest kardiak.
  • 11:27 - 11:32
    Një pjesë e indit të zemrës edhe pse vdes ju prap mund tv mbijetoni. Zemra juaj do ishte e gjymtë.
  • 11:32 - 11:38
    Por ju do të vazhdonit të jetonit. Arresti kardiak është ndalja e zemrës.
  • 11:38 - 11:42
    Kjo sigurisht do të shkaktonte vdekjen e personit. Nëse ju përjetoni një sulm zemre të rëndë,
  • 11:42 - 11:53
    nëse shumv inde vdesin si pasojë e mungesës së oksigjenit, atvherë ju mund të perjetoni infart.
  • 11:53 - 11:58
    Kjo mund të të qojë deri në arrest kardiak. Por jo gjitmonë ndodh kjo.
  • 11:58 - 12:03
    Sinqerisht, sulmi në zemër nuk është i vetmi faktor që shkakton arrest kardiak.
  • 12:03 - 12:11
    Unë dua që edhe një herë të them ndryshimin mes arrestit kardiak dhe dështimit të zemrës, sepse të dyjat duken njësoj, sikur në të dy rastet zemra dështon.
  • 12:11 -
    Arresti kardiak është ndalimi i zemrës. Dëshitmi i zemrës është të thuash që zemra nuk mund të përmbush të gjitha nevojat e trupit.
Title:
Sëmundjet e Zemrës dhe Sulmet e Zemrës
Description:

Baziket e sëmundjeve të zemrës, sulmeve të zemrës, dështimit të zemrës, angjinës, arrestit kardiak. Falënderime të veqanta për Eduard J Perper, MD për ndihmën e dhënë në sqarimin e disa aspekteve të kësaj videoje.

more » « less
Video Language:
English
Duration:
12:21
Janina Mehmeti edited Albanian subtitles for Heart Disease and Heart Attacks
Janina Mehmeti edited Albanian subtitles for Heart Disease and Heart Attacks
Janina Mehmeti edited Albanian subtitles for Heart Disease and Heart Attacks
Janina Mehmeti added a translation

Albanian subtitles

Revisions